{"id":142591,"date":"2023-02-19T12:21:16","date_gmt":"2023-02-19T11:21:16","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=142591"},"modified":"2023-02-19T12:21:16","modified_gmt":"2023-02-19T11:21:16","slug":"pensionistet-smund-te-mbijetosh-me-100-euro-ne-muaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/pensionistet-smund-te-mbijetosh-me-100-euro-ne-muaj\/","title":{"rendered":"Pensionist\u00ebt: S\u2019mund t\u00eb mbijetosh me 100 euro n\u00eb muaj"},"content":{"rendered":"<p>Foto Ilustrim<\/p>\n<p>Naim Jakaj, hulumtues n\u00eb Institutin e Kosov\u00ebs p\u00ebr Drejt\u00ebsi (IKD), ka th\u00ebn\u00eb se aktualisht jan\u00eb 149 mij\u00eb pensionist\u00eb kosovar\u00eb q\u00eb marrin nga vet\u00ebm 100 euro n\u00eb muaj, shum\u00eb kjo e pamjaftueshme p\u00ebr jetes\u00eb normale.<\/p>\n<p>Jakaj ka th\u00ebn\u00eb se reformat pensionale dhe sociale jan\u00eb parapar\u00eb n\u00eb programin qeveris\u00ebs 2021-2025, por ato nuk kan\u00eb ndodhur.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb programin qeveris\u00ebs 2021-2025 \u00ebsht\u00eb parapar\u00eb reforma pensionale dhe sociale, por ajo nuk ka ndodhur brenda dy viteve t\u00eb para. Kan\u00eb ndodhur disa propozime, disa vendime, por reforma nuk ka pasur\u201d.<\/p>\n<p>\u201cAktualisht jan\u00eb 200 mij\u00eb pensionist\u00eb; 49 mij\u00eb jan\u00eb kontribut-pagues, nd\u00ebrsa 149 mij\u00eb jan\u00eb pensionist\u00eb t\u00eb cil\u00ebt marrin shum\u00ebn mujore prej 100 eurove. Shuma prej 100 eurove nuk \u00ebsht\u00eb e mjaftueshme. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye konsiderojm\u00eb si IKD se reforma pensionale dhe sociale duhet t\u00eb beh\u00ebt sa m\u00eb shpejt\u201d.<\/p>\n<p>Jakaj tha se gjendja e pensionist\u00ebve \u00ebsht\u00eb r\u00ebnduar edhe m\u00eb shum\u00eb nga krizat bot\u00ebrore dhe rritja e \u00e7mimeve e produkteve baz\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cSot pensionist\u00ebt ballafaqohen me jetes\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, si pasoj\u00eb e tri krizave bot\u00ebrore: Pandemia, kriza energjetike dhe kriza e shkaktuar nga agresioni rus q\u00eb ka ndodhur n\u00eb Ukrain\u00eb. E kemi par\u00eb sesi prokutet baz\u00eb, si kripa, buka, mielli, pem\u00ebt, perimet e mishi, jan\u00eb shtrenjtuar; \u00ebsht\u00eb shtrenjtuar \u00e7mimi i energjis\u00eb, \u00e7mimi i banimit. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye Qeveria \u00ebsht\u00eb dashur ta b\u00ebj\u00eb ndryshimin. Jo t\u2019i zvog\u00ebloj\u00eb pensionet n\u00eb em\u00ebr t\u00eb reform\u00ebs, por n\u00eb em\u00ebr t\u00eb k\u00ebsaj skeme t\u00eb zgjerohen ato, q\u00eb ata t\u00eb mos ken\u00eb probleme p\u00ebr ta kaluar nj\u00eb muaj jetes\u00eb\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Tutje, ai e ka cil\u00ebsuar t\u00eb drejt\u00eb vendimin e i Gjykat\u00ebs Kushtetuese p\u00ebr t\u2019u shfuqizuar dispozita ligjore p\u00ebr pensionist\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt nuk kan\u00eb pasur 15 vjet p\u00ebrvoj\u00eb pune.<\/p>\n<p>\u201cSi rezultat i mosreformimit t\u00eb Ligjit p\u00ebr skemat pensionale, e kemi vendimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese q\u00eb e shfuqizon dispozit\u00ebn ligjore, p\u00ebrkat\u00ebsisht nj\u00eb nen diskriminues p\u00ebr pensionist\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt nuk kan\u00eb mundur ta marrin pensionin e plot\u00eb p\u00ebr shkak se nuk e kan\u00eb 15-vitshin, para 31 janarit t\u00eb vitit 1999. Fatmir\u00ebsisht kjo dispozit\u00eb \u00ebsht\u00eb shfuqizuar dhe \u00ebsht\u00eb urdh\u00ebruar Kuvendi dhe Qeveria q\u00eb t\u2019i b\u00ebjn\u00eb ndryshimet deri me 15 korrik 2023\u2033, tha ai.<\/p>\n<p>Kryetari i Shoqat\u00ebs s\u00eb Pensionist\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, Njazi Gashi, tha se as kjo Qeveri nuk i ka p\u00ebrmbushur premtimet e dh\u00ebna gjat\u00eb fushat\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cNuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm kjo Qeveri, por t\u00eb gjitha qeverit\u00eb, n\u00eb kampanja zgjedhore premtojn\u00eb mjalt\u00eb dhe tam\u00ebl, por n\u00eb realitet na ofron therra dhe shkurre. Edhe kjo qeveri nuk i ka p\u00ebrmbushur premtimet q\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb gjat\u00eb fushat\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Gashi tha se kur flitet p\u00ebr pensionist\u00ebt, duhet t\u00eb pyeten vet\u00eb ata, porse Ministria e Financave ka refuzuar vazhdimisht q\u00eb t\u2019i p\u00ebrfshij\u00eb n\u00eb proces.<\/p>\n<p>\u201cM\u00eb e keqja \u00ebsht\u00eb se nuk ka vesh me d\u00ebgju dhe nuk e ka sensin e t\u00eb d\u00ebgjuarit. Kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr pensionist\u00ebt duhet t\u00eb pyeten pensionist\u00ebt\u201d.<\/p>\n<p>\u201cNe nuk jemi t\u00eb verb\u00ebr, nuk jemi t\u00eb shurdh\u00ebr. Ne nuk jemi m\u00eb pak t\u00eb ngritur n\u00eb aspektin profesional dhe intelektual sesa ata q\u00eb po vendosin p\u00ebr ne, bile po them me kompetenc\u00eb q\u00eb ata jan\u00eb m\u00eb pa p\u00ebrvoj\u00eb dhe me pak t\u00eb informuar p\u00ebr k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje sesa q\u00eb jan\u00eb pensionist\u00ebt\u201d.<\/p>\n<p>Gashi thekson se Qeveria e ka p\u00ebr detyr\u00eb t\u2019i rris\u00eb pensionet n\u00eb baz\u00eb t\u00eb indeksit t\u00eb inflacionit.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebta kan\u00eb vendos\u00eb me na pre nj\u00eb k\u00ebmish\u00eb, pavar\u00ebsisht q\u00eb s\u2019i kan\u00eb mat\u00eb dimensionet tona sa jan\u00eb. Dimensionet tona jan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb popullat\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb \u00ebsht\u00eb me nj\u00eb inflacion deri n\u00eb 60 p\u00ebr qind brenda 2 viteve. Qeveria e ka me ligj q\u00eb ta b\u00ebj\u00eb vler\u00ebsimin e indeksit t\u00eb inflacionit \u00e7do fund vit dhe komfor inflacionit t\u2019i rris\u00eb pensionet p\u00ebr \u00e7do vit\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>\u201cNe po e d\u00ebgjojm\u00eb n\u00eb media q\u00eb \u00ebsht\u00eb duke u b\u00ebr\u00eb reform\u00eb. Ne i kemi b\u00ebr\u00eb shkres\u00eb zyrtare p\u00ebrmes email-it Ministris\u00eb s\u00eb Financave, Pun\u00ebs dhe Transfereve q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb nj\u00eb person nga Lidhja e Pensionist\u00ebve n\u00eb Komisionin p\u00ebr hartimin e k\u00ebtij draft-ligji. Ata nuk e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb, nuk na kan\u00eb ftuar kurr\u00eb. Kemi b\u00ebr\u00eb k\u00ebrkes\u00eb q\u00eb t\u00eb kemi nj\u00eb kopje t\u00eb k\u00ebtij draft-ligji dhe as kopje nuk na kan\u00eb d\u00ebrguar. P\u00ebr ata ne nuk ekzistojm\u00eb dhe p\u00ebr ata ne nuk paraqesim asgj\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Gashi tha se m\u00eb shum\u00eb se gjysma e parave q\u00eb pensionist\u00ebt marrin shkojn\u00eb n\u00eb barna, k\u00ebshtu q\u00eb atyre nuk u mbetet asgj\u00eb p\u00ebr ushqim e nevoja t\u00eb tjera t\u00eb jet\u00ebs, raporton EO.<\/p>\n<p>\u201cNuk mundesh me lidh\u00eb fillimin e muajit me fundin e muajit me 100 euro. Mesataren q\u00eb e shpenzojn\u00eb pensionist\u00ebt p\u00ebr barna \u00ebsht\u00eb diku 60 euro dhe ju mbeten 40 euro. N\u00ebse 40 euro p\u00ebrdoren p\u00ebr ushqim, nga nj\u00eb byrek n\u00eb dit\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb 130 cent nj\u00eb, tani nuk ka as drek\u00eb as dark\u00eb, as p\u00ebr t\u00eb paguar rrym\u00eb, as p\u00ebr ngrohje, as veshmbathje\u201d.\/EO\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Foto Ilustrim Naim Jakaj, hulumtues n\u00eb Institutin e Kosov\u00ebs p\u00ebr Drejt\u00ebsi (IKD), ka th\u00ebn\u00eb se aktualisht jan\u00eb 149 mij\u00eb pensionist\u00eb kosovar\u00eb q\u00eb marrin nga vet\u00ebm 100 euro n\u00eb muaj, shum\u00eb kjo e pamjaftueshme p\u00ebr jetes\u00eb normale. Jakaj ka th\u00ebn\u00eb se reformat pensionale dhe sociale jan\u00eb parapar\u00eb n\u00eb programin qeveris\u00ebs 2021-2025, por ato nuk kan\u00eb ndodhur. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":142592,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-142591","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/142591","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=142591"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/142591\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/142592"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=142591"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=142591"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=142591"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}