{"id":142973,"date":"2023-02-23T18:03:48","date_gmt":"2023-02-23T17:03:48","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=142973"},"modified":"2023-02-23T18:03:48","modified_gmt":"2023-02-23T17:03:48","slug":"kuvendi-i-gjilanit-vendos-ti-behet-nje-auditim-periudhes-11-vjecare-te-partneritetit-ne-kompanine-ecohigjiena","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/kuvendi-i-gjilanit-vendos-ti-behet-nje-auditim-periudhes-11-vjecare-te-partneritetit-ne-kompanine-ecohigjiena\/","title":{"rendered":"Kuvendi i Gjilanit vendos t`i b\u00ebhet nj\u00eb auditim periudh\u00ebs 11-vje\u00e7are t\u00eb partneritetit n\u00eb kompanin\u00eb \u2018Ecohigjiena\u2019"},"content":{"rendered":"<p>Kuvendi Komunal i Gjilanit, n\u00eb mbledhjen e sotme, e cila u mbajt n\u00ebn drejtimin e Arianit Sadiku, kryesues, ka shqyrtuar dhe miratuar nj\u00eb mori pikash, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjigje edhe n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e ngritura nga k\u00ebshilltar\u00ebt komunal\u00eb. <\/p>\n<p>Kryetari i Komun\u00ebs, Alban Hyseni, duke u p\u00ebrgjigjur n\u00eb interesimin p\u00ebr shpron\u00ebsimet nga kalon kolektori, ka th\u00ebn\u00eb se b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr 380 metra katror\u00eb tok\u00eb n\u00eb total, t\u00eb nevojshme p\u00ebr nd\u00ebrtimin e pusetave dhe ne marrin zotim p\u00ebr 262 metra katror\u00eb, aq sa i p\u00ebrkasin komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket premtimit p\u00ebr nd\u00ebrtimin e dy n\u00ebnkalimeve n\u00eb qytet, ai ka th\u00ebn\u00eb se n\u00ebnkalimet ishin nj\u00eb vizion i tyre i m\u00ebhersh\u00ebm, p\u00ebr t\u00eb zhbllokuar qytetin nga automjetet dhe mund\u00ebsuar l\u00ebvizjen e lir\u00eb t\u00eb qytetar\u00ebve, por qasja tani ka nd\u00ebrruar, sepse po planifikohet nj\u00eb ndryshim rr\u00ebnj\u00ebsor n\u00eb planin urban, me \u00e7`rast projekti i sheshit t\u00eb madh t\u00eb qytetit e bllokon qarkullimin mbitok\u00ebsor fare dhe p\u00ebr n\u00ebnkalime nuk do t\u00eb ket\u00eb nevoj\u00eb m\u00eb. Por, ky \u00ebsht\u00eb projekt madhor dhe nuk mund t\u00eb kryhet p\u00ebr nj\u00eb e dy vjet, ka shtuar kryetari Hyseni.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, n\u00eb lidhje me autostrad\u00ebn e Gjilanit, ku ka pasur zvarritje t\u00eb punimeve q\u00eb prej fillimit t\u00eb saj, n\u00eb vitin 20218, kryetari Hyseni tha se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vit jan\u00eb ndar\u00eb 27 milion\u00eb euro dhe nga kompanit\u00eb kontraktuese ka premtime q\u00eb segmenti i par\u00eb do t\u00eb kryhet n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb k\u00ebtij viti, ndon\u00ebse ai u shpreh skeptik sa i p\u00ebrket k\u00ebtij afati, meq\u00eb ka shum\u00eb pun\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb.<\/p>\n<p>Kurse sa i p\u00ebrket rrug\u00ebs V\u00ebrbic\u00eb-Sllovi, kryetari Hyseni tha se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb projekt nuk ka pasur buxhet t\u00eb ndar\u00eb, prandaj ka k\u00ebrkuar nga Ministria q\u00eb kjo rrug\u00eb t\u00eb futet n\u00eb buxhet dhe t\u00eb mund\u00ebsohet vazhdimi tutje, pasi q\u00eb ka mbetur n\u00eb gjendje t\u00eb keqe dhe shkakton probleme n\u00eb komunikimin ditor t\u00eb njer\u00ebzve atje.<\/p>\n<p>Kryetari Hyseni u p\u00ebrgjigj edhe n\u00eb pyetjen p\u00ebr fshatin e lumtur, i cili ende nuk \u00ebsht\u00eb hapur, duke th\u00ebn\u00eb se implementimin i SOS fshatit \u00ebsht\u00eb problematik\u00eb n\u00eb vete. P\u00ebr kapacitetin q\u00eb e ka ai fshat, aq f\u00ebmij\u00eb jetim\u00eb nuk ka aq gati n\u00eb gjith\u00eb Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>\u2018F\u00ebmij\u00ebt jetim\u00eb, f\u00ebmij\u00ebt me nevoja t\u00eb ve\u00e7anta, grat\u00eb &#8211; viktima t\u00eb dhun\u00ebs n\u00eb familje, pleqt\u00eb pa p\u00ebrkujdesje, \u00ebsht\u00eb gabim me i vendos n\u00eb nj\u00eb vend. Atje jan\u00eb dy konvikte\u2019, ka th\u00ebn\u00eb ai.<\/p>\n<p>N\u00eb pyetjet tjera t\u00eb k\u00ebshilltar\u00ebve, p\u00ebrgjigje kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb drejtor\u00ebt komunal\u00eb, secili nga fusha p\u00ebrkat\u00ebse.         <\/p>\n<p>Kuvendi miratoi vendimin p\u00ebr miratimin e planit t\u00eb pun\u00ebs t\u00eb Kuvendit p\u00ebr vitin 2023, me plot\u00ebsime, vendimin p\u00ebr draft-statutin e QKMF \u201cDr. Nagip Rexhepi\u201d, po ashtu me v\u00ebrejtje dhe sugjerime p\u00ebr plot\u00ebsime, programin trevje\u00e7ar t\u00eb banimit 2023\/2025, ku opozita abstenoi, vendimin p\u00ebr lirim t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm nga pagesa e gjob\u00ebs komunale p\u00ebr regjistrim t\u00eb m\u00ebvonsh\u00ebm t\u00eb lindjeve dhe vdekjeve, vendimin p\u00ebr kompensimin e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Komisionit p\u00ebr ndarjen e bursave, n\u00eb shum\u00eb prej 400 eurove, pasi ky propozim mori m\u00eb shum\u00eb vota, k\u00ebrkes\u00ebn e DKR-s\u00eb p\u00ebr ndarjen e mjeteve p\u00ebrmes Kuvendit p\u00ebr subvencionimin e shoqatave t\u00eb dala nga lufta, t\u00eb veteran\u00ebve, familjeve t\u00eb d\u00ebshmor\u00ebve dhe t\u00eb tjera, gjithsej 6 organizata, pa iu n\u00ebnshtruar thirrjes publike q\u00eb e hap drejtoria \u00e7do vit p\u00ebr OJQ dhe individ\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu, Kuvendi ka miratuar edhe vendimin p\u00ebr formimin e nj\u00eb komisioni prej 7 an\u00ebtar\u00ebve p\u00ebr shqyrtimin e k\u00ebrkesave dhe ankesave n\u00eb procesin e em\u00ebrtimit t\u00eb rrug\u00ebve, shesheve dhe num\u00ebrimit t\u00eb adresave, si nevoj\u00eb p\u00ebr em\u00ebrtimin e rrug\u00ebve dhe rrugicave t\u00eb reja (Bujar Nevzati, Blerim Haziri, Sami Ahmeti, Venhar Murati, Arjeta Maka, Arbion Hyseni si dhe nj\u00eb propozim q\u00eb do t\u00eb d\u00ebrgohet nga zyra e kryetarit).<\/p>\n<p>Nj\u00ebher\u00ebsh, Kuvendi ka zhvilluar nj\u00eb debat t\u00eb gjer\u00eb, ku ka marr\u00eb pjes\u00eb edhe n\u00ebnkryetarja e Komun\u00ebs, Leonora Morina  Bunjaku, sa i p\u00ebrket partneritetit publiko-privat me kompanin\u00eb \u2018Ecohigjiena\u2019, pasi menaxhmenti i saj nuk e ka respektuar kontrat\u00ebn, ka marr\u00eb disa vendime t\u00eb nj\u00ebanshme koh\u00ebve t\u00eb fundit, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb rritja e \u00e7mimit t\u00eb fatur\u00ebs p\u00ebr amvisni, p\u00ebrfshirja n\u00eb regjistrim e pagesave edhe t\u00eb kategorive t\u00eb liruara nga obligimi dhe t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Kuvendi miratoi k\u00ebrkesat e propozuesit, Bujar Nevzati, q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb kompani t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb auditim i p\u00ebrgjithsh\u00ebm p\u00ebr periudh\u00ebn 11-vje\u00e7are, q\u00eb komisioni komunal i aksionar\u00ebve t\u00eb sjell\u00eb n\u00eb Kuvend nj\u00eb raport financiar p\u00ebr vitin 2022, q\u00eb t\u00eb pezullohet rritja e nj\u00ebanshme e tarifave.<\/p>\n<p>Kuvendi diskutoi edhe p\u00ebr propozimin p\u00ebr ndryshimin e projektit n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb qytetit, duke zhvendosur vazot e m\u00ebdha nga sheshi, si k\u00ebrkes\u00eb e bizneseve, por vendosi q\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje ta shtyj\u00eb p\u00ebr seanc\u00ebn tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Me propozimin e kryesuesit Arianit Sadiku dhe p\u00ebrkrahjen e Kuvendit, informata p\u00ebr suksesin e nx\u00ebn\u00ebsve n\u00eb gjysm\u00eb vjetorin e par\u00eb t\u00eb vitit shkollor 2022-2023, u shty p\u00ebr seanc\u00ebn e radh\u00ebs, meq\u00eb drejtoresha e Arsimit, nuk ishte e pranishme n\u00eb seanc\u00eb p\u00ebr shkaqe sh\u00ebndet\u00ebsore.<\/p>\n<p>Kuvendi Komunal i Gjilanit, me propozimin e n\u00ebnkryetarit p\u00ebr komunitete, Kadir Hysein, vendosi q\u00eb t`i ndaj\u00eb 10 mij\u00eb euro ndihm\u00eb p\u00ebr t\u00eb prekurit nga t\u00ebrmeti n\u00eb Turqi.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kuvendi Komunal i Gjilanit, n\u00eb mbledhjen e sotme, e cila u mbajt n\u00ebn drejtimin e Arianit Sadiku, kryesues, ka shqyrtuar dhe miratuar nj\u00eb mori pikash, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjigje edhe n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e ngritura nga k\u00ebshilltar\u00ebt komunal\u00eb. Kryetari i Komun\u00ebs, Alban Hyseni, duke u p\u00ebrgjigjur n\u00eb interesimin p\u00ebr shpron\u00ebsimet nga kalon kolektori, ka th\u00ebn\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":142974,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-142973","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/142973","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=142973"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/142973\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/142974"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=142973"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=142973"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=142973"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}