{"id":143862,"date":"2023-03-03T22:11:26","date_gmt":"2023-03-03T21:11:26","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=143862"},"modified":"2023-03-03T22:19:55","modified_gmt":"2023-03-03T21:19:55","slug":"ka-grua-qe-i-ka-femijet-te-nje-gjinie-me-shume-dhe-e-do-edhe-femijen-e-gjinise-tjeterdhe-me-punen-time-shume-bashkeshort-i-kam-bo-me-gjinine-qe-e-duan-kjo-eshte-deklarata","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/ka-grua-qe-i-ka-femijet-te-nje-gjinie-me-shume-dhe-e-do-edhe-femijen-e-gjinise-tjeterdhe-me-punen-time-shume-bashkeshort-i-kam-bo-me-gjinine-qe-e-duan-kjo-eshte-deklarata\/","title":{"rendered":"Duan djem, n\u00eb Kosov\u00eb po aplikohen metoda t\u00eb ndryshme p\u00ebr t\u00eb mos lindur vajza"},"content":{"rendered":"<p>\u201cKa grua q\u00eb i ka f\u00ebmij\u00ebt t\u00eb nj\u00eb gjinie m\u00eb shum\u00eb dhe e do edhe f\u00ebmij\u00ebn e gjinis\u00eb tjet\u00ebr\u2026dhe me pun\u00ebn time, shum\u00eb bashk\u00ebshort i kam bo me gjinin\u00eb q\u00eb e duan\u201d, kjo \u00ebsht\u00eb deklarata e kund\u00ebrligjshme e nj\u00eb gjinekologu n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo, vjen si shkak q\u00eb mozaiku i familjes n\u00eb Kosov\u00eb ende nuk konsiderohet i plot\u00eb n\u00ebse familja nuk e ka nj\u00eb djal\u00eb.<\/p>\n<p>Mentaliteti patriarkal i trash\u00ebguar me breza n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb kosovare po institucionet e drejt\u00ebsis\u00eb duke lejuar q\u00eb \u00e7ifte t\u00eb shumta q\u00eb nuk u kan\u00eb lindur n\u00eb rrug\u00eb natyrale djem,t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb m\u00ebnyra t\u00eb ndryshme p\u00ebr t\u00eb ardhur deri tek lindja e nj\u00eb f\u00ebmije mashkulli.<\/p>\n<p>Metoda alternative mjek\u00ebsore por edhe t\u00eb tilla shkencore po aplikohen nga grat\u00eb q\u00eb duan t\u00eb lindin f\u00ebmij\u00eb t\u00eb gjinis\u00eb mashkullore, p\u00ebrkund\u00ebr se Ligji p\u00ebr sh\u00ebndetin riprodhues, neni 23, tek veprimtarit\u00eb e ndaluara n\u00eb l\u00ebmin e riprodhimit t\u00eb asistuar ndalon p\u00ebrzgjedhjen e gjinis\u00eb.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj, jan\u00eb kryesisht mjek\u00ebt specialist\u00eb gjinekolog\u00eb ata q\u00eb po ndihmojn\u00eb k\u00ebto gra n\u00eb gjetjen e nj\u00eb zgjidhjeje p\u00ebr selektim gjinie, q\u00eb pos e kund\u00ebrligjshme \u00ebsht\u00eb edhe e d\u00ebnueshme.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrfundimisht kam vendos\u00eb me e bo nj\u00eb send q\u00eb ndoshta logjikisht me mjek\u00ebsi nuk \u00ebsht\u00eb e lejueshme\u201d, shprehet nj\u00eb N\u00ebn\u00eb e cila n\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr emisionin Udh\u00ebve n\u00eb RTK, tregon se \u00e7far\u00eb metodash p\u00ebrdori q\u00eb t\u00eb b\u00ebnte selektimin e gjinis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cAi q\u00eb ma ka bo mu ka qen\u00eb gjinekolog, rrotullimi i anit t\u00eb f\u00ebmij\u00ebs, ajo ka qen\u00eb definitivja q\u00eb e kam bo, se ka qen\u00eb ani n\u00eb an\u00ebn e vajzave, sipas gjinekologut\u201d, thot\u00eb ajo n\u00eb forme anonime.<\/p>\n<p>Pas lindjes s\u00eb 5 vajzave, k\u00ebsaj N\u00ebne iu shtua presioni nga rrethi q\u00eb t\u00eb ket\u00eb edhe nj\u00eb djal\u00eb. P\u00ebrkund\u00ebr d\u00ebshir\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb djal\u00eb, bashk\u00ebshorti i saj nuk kishte ndryshuar sjelljen n\u00eb raport me t\u00eb e as nuk i b\u00ebnte presion gruas. Nd\u00ebrkoh\u00eb, \u00e7iftit iu plot\u00ebsua d\u00ebshira.<\/p>\n<p>\u201cNuk \u00ebsht\u00eb qe kemi b\u00ebr\u00eb ndonj\u00eb planifikim familjar por t\u00eb gjith\u00eb f\u00ebmij\u00ebt kan\u00eb ardhur me nj\u00eb d\u00ebshir\u00eb, dmth i kam 6 f\u00ebmij\u00eb, 5 vajza dhe nj\u00eb djal\u00eb, dhe jam shum\u00eb e lumtur\u201d, shprehet ajo.<\/p>\n<p>\u201c\u2026 pas5 vajzave e kam djalin\u201d, vazhdon rr\u00ebfimin N\u00ebna e cila tregon se deri n\u00eb momentin q\u00eb kishte vendos t\u00eb kishte edhe nj\u00eb djal\u00eb, nuk kishte tentuar t\u00eb provonte as nj\u00eb metode t\u00eb p\u00ebrfolur nga t\u00eb af\u00ebrmit, p\u00ebr mund\u00ebsin e t\u00eb pasurit nj\u00eb djal\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cDeri sa kam vendos me e pas djalin pas 5 vajzave, nuk kam qen\u00eb me her\u00ebt as n\u00eb mjek as s\u2019kom provu\u2026 kam shku n\u00eb mjek t\u00eb ndrysh\u00ebm, s\u2019kam lan\u00eb vend pa shku, kam shku n\u00ebp\u00ebr mjek q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb thirrun p\u00ebr at\u00eb pun\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Me ligjet n\u00eb Kosov\u00eb, selektimi i gjinis\u00eb s\u00eb frytit \u00ebsht\u00eb i ndaluar rrept\u00ebsisht\u00eb dhe paraqet vep\u00ebr penale.<\/p>\n<p>Nga rr\u00ebfimi i k\u00ebsaj gruaje kuptohet se kishte mjek\u00eb q\u00eb shkel\u00ebn ligjin duke u dor\u00ebzuar karshi zakoneve patriarkale. K\u00ebt\u00eb sigurisht se e b\u00ebnin n\u00eb kund\u00ebrvler\u00eb parash, duke ju premtuar \u00e7ifteve q\u00eb do t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb t\u00eb gjinis\u00eb mashkullore.<\/p>\n<p>\u201cMua me kan\u00eb preferua edhe injeksione t\u00eb ndryshme edhe me shkua me u ngjesh edhe gj\u00ebra t\u00eb ndryshme,,, por nuk kam pranuar, e vetmja nd\u00ebrhyrje q\u00eb kam bo un\u00eb me mujt me e bo nj\u00eb djal\u00eb, ka qen\u00eb rrotullimi i anit t\u00eb f\u00ebmij\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Gruaja q\u00eb ka pranuar t\u00eb flas\u00eb p\u00ebr emisionin Udh\u00ebve vet\u00ebm n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb anonime tregon se nuk \u00ebsht\u00eb e vetmja q\u00eb nga gjinekologu i \u00ebsht\u00eb rekomanduar metoda alternative mjek\u00ebsore p\u00ebr t\u00eb mbetur shtatz\u00ebn\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb djal\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb tu u bazu n\u00eb raste m\u00eb p\u00ebrpara, qe kan\u00eb pas sukses edhe un\u00eb kam dasht\u00eb me provu\u2026 kam edhe t\u00eb af\u00ebrm t\u00eb mia q\u00eb jan\u00eb detyrua p\u00ebr shkak edhe t\u00eb kushteve q\u00eb dojn\u00eb me e pas edhe nj\u00eb djal\u00eb , i kan\u00eb dy ri vajza edhe s\u2019dojn\u00eb me e zgjat\u00eb m\u00eb shum\u00eb por provojn\u00eb metoda\u201d.<\/p>\n<p>Tema e selektimit t\u00eb gjinis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb vazhdon t\u00eb jet\u00eb tem\u00eb tabu. Megjith\u00ebse ligjet ndalojn\u00eb selektimin gjinor kjo tem\u00eb mbet\u00ebt nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb diskutuarat nd\u00ebrmjet grave n\u00eb rrjete sociale. Madje, rekomandohen edhe emra mjek\u00ebsh q\u00eb kryejn\u00eb k\u00ebt\u00eb pun\u00eb.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb Riza Malaj, gjinekolog nga Sk\u00ebnderaj q\u00eb i prin\u00eb list\u00ebs s\u00eb mjek\u00ebve q\u00eb nuk heziton t\u00eb flas\u00eb p\u00ebr emisionin Udh\u00ebve p\u00ebr k\u00ebrkesat e m\u00ebdha q\u00eb ai ka nga \u00e7iftet p\u00ebr ti b\u00ebr\u00eb me djal\u00eb.<\/p>\n<p>\u201c Tash m\u00eb shum\u00eb ka k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr gjini, se sa p\u00ebr tjerat gj\u00ebra, i ka 3-4 vajza dhe e don\u00eb edhe nj\u00eb djal\u00eb, ose e kund\u00ebrta por ma rrall\u00eb\u201d, thot\u00eb doktori Malaj.<\/p>\n<p>Ai thot se ka metoda mjek\u00ebsore t\u00eb cilat n\u00eb vazhdimsi kan\u00eb pasur sukses sipas tij n\u00eb p\u00ebrcaktimin e gjinis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201c\u2026disa metoda q\u00eb kan\u00eb kallxu sukses\u2026 80% t\u00eb rasteve q\u00eb i marr e di rastin q\u00eb di me e mjeku edhe kan\u00eb sukses, kan\u00eb djal\u00eb\u2026 jan\u00eb t\u00eb panum\u00ebrta numri i pacient\u00ebve q\u00eb i kam bo me djal\u00eb\u201d, thot\u00eb me krenari Malaj.<\/p>\n<p>Gjinekologu Malaj \u00ebsht\u00eb i vet\u00ebdijsh\u00ebm se nj\u00eb veprim i till\u00eb i selektimit gjinor \u00ebsht\u00eb i ndaluar me ligj por ai thot\u00eb se k\u00ebt\u00eb e b\u00ebn\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebrkesave dhe d\u00ebshirave t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb \u00e7ifteve p\u00ebr t\u00eb pasur f\u00ebmij\u00eb t\u00eb dy gjinive.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrcaktimi i gjinis\u00eb \u00ebsht\u00eb i ndalum dihet, edhe nuk \u00ebsht\u00eb e lejume\u2026 por kjo nuk \u00ebsht\u00eb ndonj\u00eb metod\u00eb q\u00eb lyp me u stopu, d\u00ebshira p\u00ebr gjini\u201d, shprehet ai.<\/p>\n<p>\u201cTash vijn\u00eb edhe prej lindjes s\u00eb par, e kan\u00eb nj\u00ebr\u00ebn gjini edhe d\u00ebshirojn\u00eb me e pas gjinin\u00eb tjet\u00ebr\u201d, tregon Malaj p\u00ebr llojet e pacienteve q\u00eb trajton, ai thot\u00eb se p\u00ebrve\u00e7 djalit, gjinin\u00eb tjet\u00ebr nuk ka k\u00ebrkesa t\u00eb shpeshta.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr vajza shum\u00eb ma rrall\u00eb, zakonisht lypin djem\u201d.<\/p>\n<p>N\u00ebna e cila tregoi se ishte mjekuar tek disa gjinekolog\u00eb ka th\u00ebn\u00eb se kishte t\u00eb till\u00eb q\u00eb i kishin propozuar edhe mund\u00ebsin\u00eb e fertilizimit artificial p\u00ebr mbetje shtatz\u00ebn\u00eb. Ndon\u00ebse nuk i p\u00ebrmend me emra thot\u00eb se kishte t\u00eb till\u00eb q\u00eb i premtonin edhe selektim t\u00eb gjinis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201c Me IVF me kan\u00eb ofruar shum\u00eb por se kam bo, t\u00eb te tret k\u00ebta mjek\u00ebt q\u00eb kam shku me kan\u00eb ofru, n\u00ebse nuk mundesh me k\u00ebto metoda q\u00eb po i provojm\u00eb, mundemi me shku me IVF, por se kam pranuar\u201d, thot\u00eb ajo.<\/p>\n<p>Emisioni Udh\u00ebve p\u00ebrvce rastit t\u00eb doktorit Malaj, ka siguruar nj\u00eb audio incizim q\u00eb e ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb paciente n\u00ebnj\u00eb spital n\u00eb Rrafshin e Dukagjinit.<\/p>\n<p>Redaksia nuk ka zbuluar emrin e as qytetin se ku gjendet kyspital, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mos promovohen institucionet q\u00eb dyshohet se shkelin ligjin p\u00ebrmes p\u00ebrcaktimit t\u00eb gjinis\u00eb. Cilido institucion q\u00eb ka gatishm\u00ebri v\u00ebrtetimin e shkeljes s\u00eb ligjit, mund t\u00eb ket\u00eb n\u00eb dispozicion provat e siguruara nga redaksia hulumtuese e emisionit Udh\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00eb incizimin q\u00eb \u00ebsht\u00eb siguruar doktoresha i tregon pacientes rrug\u00ebn q\u00eb ajo duhet t\u00eb ndjek\u00eb p\u00ebr t\u00eb pasur mund\u00ebsi t\u00eb ngel\u00eb shtatz\u00ebn\u00eb dhe t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb djal\u00eb. Doktoresha gjinekologe, megjithat\u00eb nuk jep garanci absolute se kjo do t\u00eb ndodh\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse don 100% me qen\u00eb djal\u00eb at\u00ebher\u00eb duhet vet\u00ebm me ferilizim artificial sepse ndryshe nuk mundemi me e bo\u201d, d\u00ebgjohet duke th\u00ebn\u00eb doktoresha.<\/p>\n<p>Duke vazhduar se \u201cp\u00ebr seleksionim t\u00eb gjinis\u00eb ne nuk e bojm\u00eb, dmth ne e b\u00ebjm\u00eb ferilizimimin artificial tek pacient\u00ebt q\u00eb dojn\u00eb me e bo, s\u2019\u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi a \u00e7ik\u00eb a djal\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb qoft\u00eb se don me provu n\u00eb form\u00ebn natyrale at\u00ebher\u00eb mund\u00ebsia e shtatz\u00ebnis\u00eb p\u00ebr djal\u00eb \u00ebsht\u00eb dikun 70% sepse nuk mundet me qen\u00eb 100 e sak, n\u00eb qoft\u00eb se ke d\u00ebshir\u00eb un\u00eb pota shkruaj se \u00e7ka duhet me bo recepsion detajet\u201d, d\u00ebgjohet duke i th\u00ebn\u00eb doktoresha pacientes.<\/p>\n<p>Pacientja d\u00ebgjohet q\u00eb thot\u00eb se ka shkuar vet\u00ebm p\u00ebr konsult\u00eb tek kjo doktoresh\u00eb. Udh\u00ebzimi Administrativ p\u00ebr fertizlimimin artificial e ndalon rrept\u00ebsisht\u00eb q\u00eb mjek\u00ebt t\u00eb japin informata q\u00eb nd\u00ebrlidhen me p\u00ebrcaktimin selektiv t\u00eb gjinis\u00eb, informacione k\u00ebto q\u00eb doktoresha d\u00ebgjohet se i jep qysh n\u00eb fillim t\u00eb bised\u00ebs me pacientin.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb n\u00eb emisionin Udh\u00ebve, doktoresha Aida Kumnova, e cila d\u00ebgjohet n\u00eb ato incizime, mohon kategorikisht t\u00eb ket\u00eb dh\u00ebn\u00eb rekomandime t\u00eb tilla, duke th\u00ebn\u00eb se k\u00ebto jan\u00eb vet\u00ebm shpifje t\u00eb pacient\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cNuk ekziston metod\u00eb e sigurt p\u00ebr trajtimin e gjinis\u00eb, sepse n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb e ndaluar me ligj edhe nuk mundem me bisedua me pacientin p\u00ebr seleksionim t\u00eb gjinis\u00eb\u2026.Nuk ka shanca me rekomandu\u2026nuk mundemi \u00ebsht\u00eb e pamundur, vet\u00ebm ai lart e cakton gjinin\u00eb\u2026 as me IVF s\u2019ka shanca, sepse \u00ebsht\u00eb e ndaluar me ligj\u201d, thot\u00eb doktoresha Aida Kumnova, gjinekologe obstet\u00ebr<\/p>\n<p>Redaksia e emisionit Udh\u00ebve n\u00eb lidhur me t\u00eb gjeturat e saja ka kontaktuar me Inspektoratin sh\u00ebndet\u00ebsor. Ky inspektorat p\u00ebr momentin udh\u00ebhiqet nga u.d. kryeinspektorja Nora Kursani Demjaha.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjigjet e Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb thuhet se ata nuk kan\u00eb inspektime n\u00eb ket\u00eb sektor.<\/p>\n<p>\u201cInspektorati Sh\u00ebndet\u00ebsor realizon inspektime sipas k\u00ebrkes\u00ebs, ankes\u00ebs dhe inspektime sipas planit t\u00eb pun\u00ebs. Sipas informatave nga Inspektorati Sh\u00ebndet\u00ebsor, nuk ka pasur ndonj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb\/ankes\u00eb p\u00ebr ndonj\u00eb inspektim t\u00eb k\u00ebtij lloji\u201d, thuhet n\u00eb p\u00ebrgjigjet e Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Kryetari i shoqat\u00ebs s\u00eb Gjinekolog\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, Dr. Shefqet Lulaj thot\u00eb se n\u00ebse ka mjek\u00eb t\u00eb till\u00eb ata e d\u00ebmtojn\u00eb r\u00ebnd\u00eb imazhin e mantelbardh\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb qoft\u00eb se ka asi mjek asi gjinekolog ata nuk mund t\u00eb radhiten n\u00eb vargun e gjinekolog\u00ebve ata jan\u00eb m\u00eb shum\u00eb fallgji q\u00eb mashtrojn\u00eb pacientin p\u00ebr q\u00ebllime materiale sepse mjek\u00ebsia bashk\u00ebkohore nuk e din as nj\u00eb metod\u00eb q\u00eb paraprakisht mundesh me e p\u00ebrcaktua gjinin\u00eb e f\u00ebmij\u00ebs\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Shefqet Lulaj, Kryetar i Shoqat\u00ebs s\u00eb Gjinekolog\u00ebve<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, kryetari i shoqat\u00ebs p\u00ebr mbrojtjen e pacient\u00ebve Besim Kodra konsideron se pavar\u00ebsisht k\u00ebrkesave t\u00eb pacient\u00ebve, selektimi i gjinis\u00eb nga ana e mjek\u00ebve p\u00ebrb\u00ebn vep\u00ebr t\u00eb r\u00ebnd\u00eb penale.<\/p>\n<p>\u201cFillimisht besoj q\u00eb k\u00ebrkesa p\u00ebr selektim t\u00eb gjinis\u00eb vjen me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb grave fillimisht, dhe pastaj nj\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb till\u00eb jan\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm me e kry edhe doktor\u00ebt n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb parave\u2026 p\u00ebr mua \u00e7do diskutim p\u00ebr p\u00ebrcaktim t\u00eb gjinis\u00eb nuk duhet as me u vazhdua me u diskutua..kjo \u00ebsht\u00eb edhe vep\u00ebr penale p\u00ebrdorimi I metodave t\u00eb pa licencuara\u201d, ka th\u00ebn\u00eb p\u00ebr Udh\u00ebve Besim Kodra nga Shoqata e Pacient\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs<\/p>\n<p>N\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs, kryetarja e komisionit parlamentar p\u00ebr sh\u00ebndet\u00ebsi Fatmire Koll\u00e7aku thot\u00eb se Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb duhet urgjentisht t\u00eb marr\u00eb masa n\u00eb parandalimin e k\u00ebtyre rasteve dhe t\u00eb hetoj\u00eb e t\u00eb rris\u00eb llogaridh\u00ebnien n\u00eb raport me shkel\u00ebsit e ligjit.<\/p>\n<p>\u201c \u00cbsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb ta quajm\u00eb gjendercid t\u00eb ket\u00eb tentative q\u00eb ta ndryshojm\u00eb lindjen e nj\u00eb vajze p\u00ebr nj\u00eb djal\u00eb, kjo \u00ebsht\u00eb e pa-tolerueshme dhe \u00ebsht\u00eb e nd\u00ebshkueshme me ligj\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Kollqaku.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cKa grua q\u00eb i ka f\u00ebmij\u00ebt t\u00eb nj\u00eb gjinie m\u00eb shum\u00eb dhe e do edhe f\u00ebmij\u00ebn e gjinis\u00eb tjet\u00ebr\u2026dhe me pun\u00ebn time, shum\u00eb bashk\u00ebshort i kam bo me gjinin\u00eb q\u00eb e duan\u201d, kjo \u00ebsht\u00eb deklarata e kund\u00ebrligjshme e nj\u00eb gjinekologu n\u00eb Kosov\u00eb. Kjo, vjen si shkak q\u00eb mozaiku i familjes n\u00eb Kosov\u00eb ende nuk konsiderohet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":143863,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-143862","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/143862","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=143862"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/143862\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/143863"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=143862"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=143862"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=143862"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}