{"id":144729,"date":"2023-03-16T20:57:42","date_gmt":"2023-03-16T19:57:42","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=144729"},"modified":"2023-03-16T20:57:42","modified_gmt":"2023-03-16T19:57:42","slug":"escobar-pres-qe-kosova-dhe-serbia-te-arrijne-marreveshje-kete-vit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/escobar-pres-qe-kosova-dhe-serbia-te-arrijne-marreveshje-kete-vit\/","title":{"rendered":"Escobar: Pres q\u00eb Kosova dhe Serbia t\u00eb arrijn\u00eb marr\u00ebveshje k\u00ebt\u00eb vit"},"content":{"rendered":"<p>I d\u00ebrguari special i Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor, Gabriel Escobar, tha se do t\u00eb d\u00ebshironte q\u00eb marr\u00ebveshja p\u00ebrfundimtare p\u00ebr normalizimin e raporteve nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs e Serbis\u00eb t\u00eb arrihej k\u00ebt\u00eb vit.<\/p>\n<p>&#8220;Mendoj q\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb \u00ebsht\u00eb plot\u00ebsisht e mundur&#8221;, tha Escobar gjat\u00eb konferenc\u00ebs p\u00ebr media n\u00eb Beograd.<\/p>\n<p>\u201cKjo marr\u00ebveshje nuk \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka p\u00ebr t&#8217;u frik\u00ebsuar. Shpresojm\u00eb se nuk do t\u00eb ndryshoj\u00eb rr\u00ebnj\u00ebsisht jet\u00ebn e askujt, por se do t\u00eb mund\u00ebsoj\u00eb nj\u00eb nivel t\u00eb caktuar stabiliteti dhe paqeje p\u00ebr njer\u00ebzit n\u00eb rajon. Synimi i saj nuk \u00ebsht\u00eb t\u00eb krijoj\u00eb pengesa t\u00eb reja. E kund\u00ebrta. Ne d\u00ebshirojm\u00eb q\u00eb kjo marr\u00ebveshje t\u00eb jet\u00eb e mir\u00eb jo vet\u00ebm p\u00ebr Serbin\u00eb dhe Kosov\u00ebn, por sepse Serbia dhe Kosova jan\u00eb n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor, p\u00ebr t\u00eb krijuar mund\u00ebsi edhe p\u00ebr fqinj\u00ebt tuaj\u201d, tha Escobar.<\/p>\n<p>Escobar foli n\u00eb Beograd dy dit\u00eb para rundit t\u00eb ri t\u00eb dialogut nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, q\u00eb pritet t\u00eb mbahet m\u00eb 18 mars n\u00eb Oh\u00ebr t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, ku pal\u00ebt do t\u00eb bisedojn\u00eb p\u00ebr zbatimin e propozimit evropian.<\/p>\n<p>I d\u00ebrguari special i SHBA-s\u00eb p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor, Gabriel Escobar, gjat\u00eb konferenc\u00ebs p\u00ebr media n\u00eb Beograd.<\/p>\n<p>I pyetur n\u00ebse pas vizit\u00ebs s\u00eb tij dhe t\u00eb Laj\u00e7akut n\u00eb Serbi, mund t\u00eb thuhet se formimi i Asociacionit \u00ebsht\u00eb m\u00eb af\u00ebr se sa ishte nj\u00eb muaj m\u00eb par\u00eb, ai konfirmoi pozitivisht.<\/p>\n<p>\u201cMund t\u00eb them se bisedimet tona me Qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs po b\u00ebhen gjithnj\u00eb m\u00eb produktive dhe realiste. Shpresoj se ne jemi shum\u00eb m\u00eb af\u00ebr k\u00ebsaj sesa disa jav\u00eb m\u00eb par\u00eb&#8221;, deklaroi Escobar.<\/p>\n<p>Escobar po ashtu tha se Asociacioni \u00ebsht\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje ekzistuese dhe nj\u00eb detyrim nd\u00ebrkomb\u00ebtar q\u00eb duhet t\u00eb zbatohet, &#8220;pavar\u00ebsisht a do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb re apo jo&#8221;.<\/p>\n<p>Qeveria e Kosov\u00ebs deri tani ka refuzuar ta formoj\u00eb Asociacionin, duke argumentuar se asociacionet nj\u00ebetnike shkelin Kushtetut\u00ebn e saj dhe k\u00ebrc\u00ebnojn\u00eb funksionalitetin e shtetit.<\/p>\n<p>Zbatimi i marr\u00ebveshjeve t\u00eb Brukselit, n\u00eb mesin e t\u00eb cilave \u00ebsht\u00eb edhe ajo p\u00ebr Asociacionin, parashihet n\u00eb propozimin evropian p\u00ebr normalizimin e raporteve p\u00ebr t\u00eb cilin Kosova dhe Serbia jan\u00eb pajtuar muajin e kaluar n\u00eb Bruksel. M\u00eb 18 mars n\u00eb Oh\u00ebr pal\u00ebt pritet t\u00eb diskutojn\u00eb p\u00ebr zbatimin e k\u00ebtij propozimi.<\/p>\n<p>Ky propozim shihet si nj\u00eb marr\u00ebveshje e p\u00ebrkohshme e cila do t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb at\u00eb p\u00ebrfundimtare nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb. Edhe pse nuk e parasheh njohjen reciproke, diplomat\u00ebt per\u00ebndimor\u00eb thon\u00eb se \u00ebsht\u00eb marr\u00ebveshja m\u00eb e mir\u00eb q\u00eb aktualisht mund t\u00eb arrihet mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb konferenc\u00ebs n\u00eb Beograd, Escobari u b\u00ebri thirrje pal\u00ebve nga Kosova dhe Serbia q\u00eb t\u00eb jen\u00eb konstruktive dhe fleksibile gjat\u00eb takimit n\u00eb Oh\u00ebr.<\/p>\n<p>&#8220;Propozimi evropian p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga mund\u00ebsit\u00eb m\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar rajonin p\u00ebrpara dhe p\u00ebr t\u00eb krijuar kushte paq\u00ebsore p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb rajon&#8221;, tha i d\u00ebrguari special i SHBA-s\u00eb p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>\u201cPritjet tona jan\u00eb q\u00eb t\u00eb dy lider\u00ebt t\u00eb jen\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb nj\u00ebri-tjetrin dhe q\u00eb ata do t\u00eb punojn\u00eb p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb marr\u00ebveshje realitet. T\u00eb mendojn\u00eb p\u00ebr pengesat, t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb m\u00ebnyra p\u00ebr t&#8217;i kap\u00ebrcyer ato dhe t\u00eb largohen nga takimi duke kuptuar se do t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb punojn\u00eb deri n\u00eb zgjidhje\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>I d\u00ebrguari special i SHBA-s\u00eb tha se nuk pret q\u00eb gjat\u00eb takimit n\u00eb Oh\u00ebr t\u00eb ket\u00eb n\u00ebnshkrime, por theksoi se do t\u00eb hapet rruga p\u00ebr p\u00ebrparim t\u00eb m\u00ebtejm\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ai nuk deshi t\u00eb flas\u00eb se \u00e7far\u00eb mund t\u00eb ndodh\u00eb n\u00ebse Ohri nuk jep rezultate.<\/p>\n<p>Escobar rikujtoi se kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebr normalizim, jo p\u00ebr njohje, por ai p\u00ebrs\u00ebriti q\u00ebndrimin e SHBA-s\u00eb se Kosova \u00ebsht\u00eb shtet i pavarur me integritet territorial dhe sovranitet.<\/p>\n<p>Dokumenti prej 11 nenesh \u2013 q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb publik nga Bashkimi Evropian \u2013 nuk p\u00ebrmend n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb specifike njohjen e nd\u00ebrsjell\u00eb, q\u00eb Qeveria e Kosov\u00ebs ka th\u00ebn\u00eb se duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshjeje eventuale p\u00ebr normalizim t\u00eb raporteve.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, n\u00eb nenin 2 t\u00eb propozimit p\u00ebrmendet q\u00eb pal\u00ebt duhet t\u00eb respektojn\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb, sovranitetin dhe integritetin territorial t\u00eb nj\u00ebra-tjetr\u00ebs. Propozimi, po ashtu, p\u00ebrfshin zotimin e pal\u00ebve p\u00ebr t&#8217;i respektuar t\u00eb gjitha marr\u00ebveshjet e arritura deri m\u00eb tani n\u00eb dialogun p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve, si dhe p\u00ebrkushtimin e tyre p\u00ebr t\u00eb mos e penguar nj\u00ebra-tjetr\u00ebn n\u00eb proceset integruese.<\/p>\n<p>P\u00ebrfitimet nga kjo marr\u00ebveshje, tha Escobar, jan\u00eb integrimi m\u00eb i shpejt\u00eb ekonomik, jo vet\u00ebm i Kosov\u00ebs dhe i Serbis\u00eb, por i gjith\u00eb rajonit.<\/p>\n<p>\u201cAjo q\u00eb \u00ebsht\u00eb ndryshe tani krahasuar me dy vjet m\u00eb par\u00eb \u00ebsht\u00eb se tani shihni nj\u00eb bised\u00eb reale brenda dy shteteve, Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, se \u00e7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb p\u00ebr Serbin\u00eb dhe Kosov\u00ebn t\u00eb ken\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie paq\u00ebsore, t\u00eb parashikueshme dhe konstruktive. T\u00eb gjith\u00eb n\u00eb rajon do t\u00eb p\u00ebrfitonin nga kjo. \u00cbsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb \u00ebsht\u00eb reale, nuk \u00ebsht\u00eb bised\u00eb e rrejshme, sepse po flasim p\u00ebr mund\u00ebsi reale\u201d, tha Escobar n\u00eb Beograd.<\/p>\n<p>Mund\u00ebsia q\u00eb t\u00eb dyja pal\u00ebt t&#8217;i shohin p\u00ebrfitimet e k\u00ebsaj marr\u00ebveshjeje, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e madhe, tha Escobar dhe shtoi se \u201ckjo \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb m\u00eb s\u00eb shumti u nevojitet serb\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>&#8220;Ata jan\u00eb gjithmon\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb konfrontimeve, tensioneve dhe kjo u shkakton atyre d\u00ebme psikologjike dhe d\u00ebme t\u00eb tjera\u201d, theksoi ai.<\/p>\n<p>Sipas Escobarit, pozita e serb\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb do t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohet p\u00ebrmes zbatimit t\u00eb marr\u00ebveshjes p\u00ebr Asociacionin e komunave me shumic\u00eb serbe.<\/p>\n<p>Escobar tha se pret nga Kosova q\u00eb nj\u00eb nga modelet e propozuara t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit special t\u00eb BE-s\u00eb, Miroslav Laj\u00e7ak, t\u00eb jet\u00eb model p\u00ebr Asociacionin.<\/p>\n<p>\u201cKur flas p\u00ebr k\u00ebt\u00eb si k\u00ebrkes\u00eb, nuk dua t\u00eb shkaktoj nj\u00eb konfrontim apo ta paraqes at\u00eb si nj\u00eb sfid\u00eb. Fakti \u00ebsht\u00eb se Asociacioni \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e marr\u00ebveshjes s\u00eb Brukselit&#8230; do t\u00eb realizohet. Pyetja e vetme \u00ebsht\u00eb sa shpejt do t\u00eb ndodh\u00eb. Pjesa e dyt\u00eb, cili model do t\u00eb zbatohet. P\u00ebrfaq\u00ebsuesi i posa\u00e7\u00ebm i BE-s\u00eb p\u00ebrmendi disa shembuj t\u00eb ndrysh\u00ebm se si funksionon ky lloj Asociacioni n\u00eb BE, p\u00ebr t&#8217;u dh\u00ebn\u00eb pakicave t\u00eb drejt\u00ebn e vet\u00ebqeverisjes, e cila nuk ndikon n\u00eb funksionalitetin, nuk nxit tensione dhe ndihmon n\u00eb afrimin e vendeve. Ne d\u00ebshirojm\u00eb q\u00eb nj\u00ebri prej atyre modeleve t\u00eb jet\u00eb model p\u00ebr komunitetin e komunave me shumic\u00eb serbe\u201d, u shpreh Escobar.<\/p>\n<p>Ai, po ashtu, b\u00ebri t\u00eb ditur se n\u00eb Oh\u00ebr do t\u00eb diskutohet edhe p\u00ebr pjes\u00ebmarrjen e serb\u00ebve n\u00eb veri n\u00eb zgjedhjet e jasht\u00ebzakonshme, m\u00eb 23 prill, si dhe p\u00ebr kthimin e tyre n\u00eb institucionet e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>&#8220;Un\u00eb do t\u00eb doja t\u00eb shihja se \u00e7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb n\u00eb Oh\u00ebr p\u00ebr ta arritur k\u00ebt\u00eb&#8221;, tha ai.<\/p>\n<p>Serb\u00ebt u larguan nga institucionet e Kosov\u00ebs n\u00eb fund t\u00eb vitit t\u00eb kaluar n\u00eb shenj\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsie me vendimin e Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr t&#8217;i riregjistruar automjetet me targa serbe n\u00eb ato t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Escobar gjat\u00eb s\u00eb m\u00ebrkur\u00ebs \u00ebsht\u00eb takuar me presidentin e Serbis\u00eb, Aleksandar Vu\u00e7iq.<\/p>\n<p>N\u00eb takim, si\u00e7 thuhet n\u00eb komunikat\u00ebn e Presidenc\u00ebs s\u00eb Serbis\u00eb, \u00ebsht\u00eb diskutuar p\u00ebr procesin e normalizimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve me Kosov\u00ebn, formimin e Asociacionit t\u00eb komunave me shumic\u00eb serbe, dhe \u201cmund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr gjetjen e zgjidhjeve kompromisi dhe t\u00eb q\u00ebndrueshme n\u00eb dialogun e zhvilluar me nd\u00ebrmjet\u00ebsimin e Bashkimit Evropian\u201d.<\/p>\n<p>Pas Serbis\u00eb Escobar pritet ta vizitoj\u00eb edhe Kosov\u00ebn.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>I d\u00ebrguari special i Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor, Gabriel Escobar, tha se do t\u00eb d\u00ebshironte q\u00eb marr\u00ebveshja p\u00ebrfundimtare p\u00ebr normalizimin e raporteve nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs e Serbis\u00eb t\u00eb arrihej k\u00ebt\u00eb vit. &#8220;Mendoj q\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb \u00ebsht\u00eb plot\u00ebsisht e mundur&#8221;, tha Escobar gjat\u00eb konferenc\u00ebs p\u00ebr media n\u00eb Beograd. \u201cKjo marr\u00ebveshje nuk [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":144730,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-144729","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/144729","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=144729"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/144729\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/144730"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=144729"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=144729"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=144729"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}