{"id":144993,"date":"2023-03-19T20:39:12","date_gmt":"2023-03-19T19:39:12","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=144993"},"modified":"2023-03-19T20:40:18","modified_gmt":"2023-03-19T19:40:18","slug":"nuk-duhet-keshtu","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/nuk-duhet-keshtu\/","title":{"rendered":"NUK DUHET K\u00cbSHTU"},"content":{"rendered":"<p>Shkruan: Dr. Baftijar Kryeziu<\/p>\n<p>Jeta ka baticat dhe zbaticat e saj. Ka t\u00eb mirat dh t\u00eb k\u00ebqijat. Ka p\u00ebrpjetat dhe tat\u00ebpjetat. Ka g\u00ebzimet e pik\u00ebllimet\u2026 Ndaj, q\u00ebndrimi i njeriut dhe i njer\u00ebzve t\u00eb formuar \u2013 duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb sinkron me to, me mend e me vend. Por a mendojm\u00eb dhe veprojm\u00eb ne k\u00ebshtu gjithmon\u00eb ndaj k\u00ebtyre sfidave t\u00eb jet\u00ebs? Un\u00eb them se jo. As kur duhet t\u00eb veprojm\u00eb e as kur duhet t\u00eb mos veprojm\u00eb. Ndoshta \u00ebsht\u00eb faji i edukat\u00ebs, kultur\u00ebs, formimit ton\u00eb, apo i ndonj\u00eb gjeni q\u00eb na ka p\u00ebrcjell\u00eb e po na p\u00ebrcjell\u00eb edhe sot e t\u00ebr\u00eb dit\u00ebn! Vet\u00ebm disa raste, t\u00eb viteve t\u00eb fundit, q\u00eb po i shohim e p\u00ebrjetojm\u00eb, mjaftojn\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebrligjin k\u00ebto mendime q\u00eb shp\u00ebrfaq\u00ebm k\u00ebtu. \u00c7ka e si?<br \/>\n1. Cenohet shteti: sovraniteti e integriteti. Kanoset Vu\u00e7iqi e Vu\u00e7iqat edhe me luft\u00eb. Ne heshtim, heshtin pothuajse edhe mediet e shkruara dhe ato elektronike. Heshtin organet shtet\u00ebrore. Hesht edhe popullata jon\u00eb, sikur nuk po thuhet e nuk po ndodh\u00eb asgj\u00eb. S\u2019ka madje asnj\u00eb protest\u00eb nga ne. Kemi harruar vitet e \u201960-ta, \u201970-ta, \u201980-ta e \u201990-ta, kur trandej edhe vendi, ish-Jugosllavia e Serbia, nga protestat e t\u00eb rinjve tan\u00eb e popullata jon\u00eb, por ne sot heshtim, pa p\u00ebrdorur madje asnj\u00eb mjet demokratik t\u00eb reagimit e revolt\u00ebs!<br \/>\nK\u00ebshtu nuk duhet.<br \/>\n2. Deklarohet ak\u00ebcili nd\u00ebrkomb\u00ebtar a emisar i huaj se Kosova duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb e at\u00eb: deshi \u2013 nuk deshi, dhe ne, heshtim, sikur t\u00eb mos ishte th\u00ebn\u00eb asgj\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e papranueshme, n\u00eb vend se t\u00eb ket\u00eb reagime ndaj q\u00ebndrimeve t\u00eb tilla, qofshin edhe nga miqt\u00eb tan\u00eb. Ata k\u00ebshtu edhe e masin pulsin ton\u00eb, kurse ne ose i turremi Qeveris\u00eb e Kryeministrit, q\u00eb k\u00ebta t\u00eb reagojn\u00eb, thuajse Kosova \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm e Qeveris\u00eb dhe e Kryeministrit, ose ne prap\u00eb b\u00ebjm\u00eb vet\u00ebm sehir!<br \/>\nAs k\u00ebshtu nuk duhet.<br \/>\n3. Edhe pas 24 vjet nga p\u00ebrfundimi i luft\u00ebs dhe 15 vjet nga Pavar\u00ebsia e Kosov\u00ebs, nuk ka liberalizim t\u00eb vizave! Liberalizohen vizat p\u00ebr qytetar\u00ebt e Serbis\u00eb, t\u00eb atij shteti i cili b\u00ebri 4 lufta me dhe n\u00eb republikat e ish-Jugosllavis\u00eb: Slloveni, Kroaci, Bosnj\u00eb e Kosov\u00eb, madje n\u00eb Bosnj\u00eb e Kosov\u00eb b\u00ebri edhe gjenocid t\u00eb past\u00ebr etnik. Francez\u00ebt vet\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb zgjatjes s\u00eb koh\u00ebs s\u00eb pensionimit, po e trandin edhe shtetin e vet, kurse ne, t\u00eb bllokuar me dekada heshtim, sikur jemi populli me t\u00eb drejtat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb rruzullin tok\u00ebsor!<br \/>\nK\u00ebshtu nuk duhet.<br \/>\n4. Paguhen borxhet e serb\u00ebve me vite t\u00eb t\u00ebra, p\u00ebr rrym\u00eb, uj\u00eb, b\u00ebrllok\u2026, nga shqiptar\u00ebt taksapagues, t\u00eb pasur a t\u00eb varf\u00ebr, dhe ne heshtim, dhe heshtim!<br \/>\nK\u00ebshtu nuk duhet.<br \/>\n5. Serb\u00ebt e pun\u00ebsuar, paguhen nga dy burime: nga organet shtet\u00ebrore t\u00eb Kosov\u00ebs dhe nga ato t\u00eb Serbis\u00eb, madje paguhen ose jan\u00eb paguar edhe ata q\u00eb me vite nuk kan\u00eb qen\u00eb as n\u00eb vendet e tyre t\u00eb pun\u00ebs, se t\u00eb punojn\u00eb jo se jo dhe reagimet tona kan\u00eb qen\u00eb e edhe sot jan\u00eb zero!<br \/>\nEdhe k\u00ebshtu nuk duhet.<br \/>\n6. Shkojn\u00eb deputet\u00ebt tan\u00eb n\u00eb Parlamentin e Kosov\u00ebs, \u201cpunojn\u00eb\u201d sa t\u00eb duan, kur nuk ju p\u00eblqen \u2013 e l\u00ebshojn\u00eb seanc\u00ebn pa fije obligimi e do t\u00eb thoshim edhe morali, ndoshta q\u00eb p\u00ebr ato pika t\u00eb rendit t\u00eb dit\u00ebs q\u00eb nuk shqyrtohen, ua k\u00ebnda, t\u00eb marrin edhe nj\u00eb m\u00ebditje tjet\u00ebr q\u00eb t\u00eb arrijn\u00eb pag\u00ebn nj\u00ebmujore t\u00eb nj\u00eb n\u00ebpun\u00ebsi, m\u00ebsuesi etj., dhe, assesi t\u00eb nd\u00ebrrohet Rregullorja p\u00ebr nj\u00eb rregull e rend tjet\u00ebr. Askush nuk e detyron ask\u00eb t\u00eb votoj\u00eb at\u00eb q\u00eb nuk e sheh t\u00eb arsyeshme t\u00eb votoj\u00eb, por jo t\u00eb ik\u00eb \u201cnga vendi i pun\u00ebs\u201d pa far\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsie. Po ta l\u00ebshonte n\u00ebpun\u00ebsi zyr\u00ebn e tij \u2013 do t\u00eb nd\u00ebshkohet. Po t\u2019i humbte m\u00ebsuesi or\u00ebt me nx\u00ebn\u00ebs fshati a qyteti do t\u00eb alarmohet, kurse deputeti, qoft\u00eb edhe ai i padisiplinuari, mund edhe t\u00eb dekorohet!<br \/>\nAs k\u00ebshtu nuk duhet.<br \/>\n7. Nj\u00eb numri student\u00ebsh t\u00eb diplomuar n\u00eb Fakultetin e Edukimit t\u00eb UP-s\u00eb n\u00eb deg\u00ebt: anglisht, gjeografi, histori, n\u00eb qendrat \u2013 deg\u00ebt e k\u00ebtij fakulteti: n\u00eb Gjilan, Prizren e Gjakov\u00eb, edhe pas sa vitesh nuk mund t\u2019i realizojn\u00eb t\u00eb drejtat e tyre p\u00ebr studime jasht\u00eb Kosove, ngase nuk ju jepet vula apostile (sikur t\u00eb till\u00ebt studimet t\u2019i kishin kryer n\u00ebp\u00ebr berberhane e jo n\u00eb institucione publike t\u00eb UP-s\u00eb), kur dihet se ato diploma jan\u00eb vulosur nga dekani i Fakultetit t\u00eb Edukimit n\u00eb Prishtin\u00eb dhe rektori i UP-s\u00eb, sikur p\u00ebr \u00e7do student tjet\u00ebr t\u00eb k\u00ebtij fakulteti. Theksuam se vet\u00ebm nj\u00eb numri po i mohohet kjo e drejt\u00eb p\u00ebr marrjen e k\u00ebtij \u201cmyhyri\u201d, sepse ata me shpin\u00eb t\u00eb fort\u00eb, si\u00e7 pati deklaruar m\u00eb her\u00ebt zoti Iamajl Kurteshi, kryetar i Komisionit p\u00ebr Arsim n\u00eb Parlamentin e Kosov\u00ebs, kaher\u00eb kan\u00eb mbaruar pun\u00eb dhe, organet shtet\u00ebrore p\u00ebrkat\u00ebse edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb padrejt\u00ebsi heshtin!<br \/>\nK\u00ebshtu nuk duhet.<br \/>\n8. Ka student\u00eb t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb p\u00ebrfunduar studimet jasht\u00eb Kosove, kryesisht n\u00eb ato deg\u00eb t\u00eb cilat nuk ekzistojn\u00eb te ne, me q\u00ebllim pun\u00ebsimi m\u00eb t\u00eb leht\u00eb, si p.sh. dega p\u00ebr diet\u00eb, specializimi n\u00eb implantologji e p\u00ebr disa profile t\u00eb tjera dhe diplomat e tyre nuk pranohen n\u00eb Kosov\u00eb \u2013 nuk nostrifikohen, as edhe ato nga Shqip\u00ebria, ani se ka do vendime qeverish t\u00eb dy shteteve tona, se k\u00ebso problemesh nuk do t\u00eb ket\u00eb. Student\u00ebt e till\u00eb kan\u00eb menduar se marrja e diplomave n\u00eb deg\u00eb atraktive, jo se do t\u2019ju ndihmojn\u00eb vet\u00ebm atyre, por si ekspert\u00eb t\u00eb rrall\u00eb, do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb dobish\u00ebm edhe p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb, por as kjo nuk p\u00ebrfillet nga shteti yn\u00eb. N\u00eb vend t\u00eb diplomuarit n\u00eb deg\u00ebn e diet\u00ebs, pun\u00ebn e dietologut e kryen ai i bujq\u00ebsis\u00eb, sikur fjala t\u00eb ishte p\u00ebr diet\u00eb t\u00eb kafsh\u00ebve e jo t\u00eb njer\u00ebzve. Pun\u00ebn e implantologut e kryen \u00e7do dentist, ndesh ligjit, e organet tona shtet\u00ebrore b\u00ebjn\u00eb sehir!<br \/>\nK\u00ebshtu nuk duhet.<br \/>\n9. Zgjedhja e stafit akademik n\u00eb disa universitete pa far\u00eb kriteri; zgjedhja e stafit akademik p\u00ebr angazhime nga komisione (jo profesionale) edhe p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb kurse (l\u00ebnd\u00eb m\u00ebsimore); angazhimi i m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsve n\u00eb fusha joprofesionale sa p\u00ebr t\u00eb krijuar norm\u00eb mbi norm\u00eb \u2013 honorar p\u00ebr dostat e dikujt; angazhimi i m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsve edhe n\u00eb mbi 10 l\u00ebnd\u00eb m\u00ebsimore n\u00eb nj\u00eb universitet e edhe goxha shum\u00eb or\u00eb n\u00eb nj\u00eb universitet tjet\u00ebr; nostrifikimi i diplomave n\u00eb MASHT, edhe kur nuk duhet (ka mbaruar ba\u00e7elor p\u00ebr m\u00ebsues, ka studiuar psikologji n\u00eb master, ka doktoruar diku privat p\u00ebr histori) dhe: profesor universiteti!!!<br \/>\nAs k\u00ebshtu nuk b\u00ebn.<br \/>\n10. Tolerimi dhe mosmarrja e masave p\u00ebrkat\u00ebse ndaj profesor\u00ebve t\u00eb diplomuar me doktorata plagjiatur\u00eb, nj\u00eb num\u00ebr syresh ve\u00e7 qen\u00eb identifikuar m\u00eb her\u00ebt, ndaj t\u00eb cil\u00ebve ka pasur reagime edhe nga student\u00ebt, por jo edhe nga organet e universiteteve tona, e as nga MASHT-i; udh\u00ebheqja (mentorimi) edhe deri e 40 student\u00ebve bachelor\u00eb n\u00eb diplom\u00eb p\u00ebr dy afate, ose edhe p\u00ebr nj\u00eb afat; mosp\u00ebrfillje t\u00eb kurrfar\u00eb ligjit nga kolegjet universitare private me rastin e pranimit t\u00eb student\u00ebve (pa p\u00ebrgatitje t\u00eb duhur) edhe pa provime pranuese, madje regjistrim edhe n\u00eb muajin prill, si\u00e7 ka pasur e ndoshta ka raste t\u00eb tilla edhe tani e l\u00ebshime t\u00eb tjera ndesh \u00e7do norme ligjore!<br \/>\nEdhe k\u00ebto dukuri nuk duhen lejuar k\u00ebshtu.<br \/>\nJan\u00eb k\u00ebto vet\u00ebm disa \u201cplag\u00eb\u201d e padrejt\u00ebsi tona, nga shum\u00eb syresh, q\u00eb duhen sh\u00ebruar, m\u00ebnjanuar e nd\u00ebshkuar. Sa m\u00eb par\u00eb, aq m\u00eb mir\u00eb \u2013 mendojm\u00eb ne.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkruan: Dr. Baftijar Kryeziu Jeta ka baticat dhe zbaticat e saj. Ka t\u00eb mirat dh t\u00eb k\u00ebqijat. Ka p\u00ebrpjetat dhe tat\u00ebpjetat. Ka g\u00ebzimet e pik\u00ebllimet\u2026 Ndaj, q\u00ebndrimi i njeriut dhe i njer\u00ebzve t\u00eb formuar \u2013 duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb sinkron me to, me mend e me vend. Por a mendojm\u00eb dhe veprojm\u00eb ne k\u00ebshtu gjithmon\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":144996,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":{"0":"post-144993","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-opinion"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/144993","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=144993"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/144993\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/144996"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=144993"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=144993"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=144993"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}