{"id":145054,"date":"2023-03-20T20:39:59","date_gmt":"2023-03-20T19:39:59","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=145054"},"modified":"2023-03-20T20:39:59","modified_gmt":"2023-03-20T19:39:59","slug":"cerkini-kritikon-ashper-qeverine-nuk-jane-serioze-nuk-u-dhimbset-shpirti-yne","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/cerkini-kritikon-ashper-qeverine-nuk-jane-serioze-nuk-u-dhimbset-shpirti-yne\/","title":{"rendered":"\u00c7erkini kritikon ashp\u00ebr Qeverin\u00eb: Nuk jan\u00eb serioz\u00eb, nuk u dhimbset shpirti yn\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i Shoqat\u00ebs \u201cZ\u00ebri i Prind\u00ebrve\u201d, Bajram \u00c7erkini, ka th\u00ebn\u00eb se Qeveria e Kosov\u00ebs, nuk i ka informuar familjar\u00ebt e personave t\u00eb zhdukur se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb diskutuar n\u00eb takimin e 18 marsit n\u00eb Oh\u00ebr. Ai ka th\u00ebn\u00eb se edhe kjo si qeverit\u00eb e tjera nuk po merret seriozisht me personat e pagjetur.<\/p>\n<p>24 vjet pas luft\u00ebs s\u00eb fundit n\u00eb Kosov\u00eb, dhimbjet e familjar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb af\u00ebrmit e tyre jan\u00eb t\u00eb fresk\u00ebta. Jan\u00eb mbi 1600 persona, fati i t\u00eb cil\u00ebve nuk dihet si pasoj\u00eb e luft\u00ebs. Sa m\u00eb shum\u00eb q\u00eb kalon koha, dhimbja e familjar\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt k\u00ebrkojn\u00eb \u201cpak drit\u00eb\u201d p\u00ebr t\u00eb dashurit e tyre shtohet.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb zotimi yn\u00eb si qeveri e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb n\u00ebse ka nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb nuk pret, ajo \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtja e t\u00eb pagjeturve, t\u00eb atyre q\u00eb u zhduk\u00ebn me dhun\u00eb\u201d, ishte nj\u00eb nga premtimet e kryeministrit Albin Kurti, n\u00eb vitin 2021.<\/p>\n<p>I d\u00ebshp\u00ebruar me partin\u00eb n\u00eb pushtet, sikurse me t\u00eb gjitha partit\u00eb q\u00eb qeveris\u00ebn Kosov\u00ebn pas lufte, \u00ebsht\u00eb shprehur kryetari i Shoqat\u00ebs \u201cZ\u00ebri i Prind\u00ebrve\u201d, Bajram \u00c7erkini.<\/p>\n<p>Si \u00e7do Qeveri tjet\u00ebr, \u00c7erkini nuk e ka kursyer as aktualen, duke e kritikuar ashp\u00ebr e duke d\u00ebrguar mesazh t\u00eb qart\u00eb se e ka humbur besimin  te ta.<\/p>\n<p>\u201cE di kur \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr persona t\u00eb pagjetur nuk jan\u00eb serioz, nuk iu dhimbset as shpirti jon\u00eb q\u00eb 24 vjet q\u00eb po hjekum, nuk jan\u00eb aspak duke na besu \u00e7far\u00eb dhimbje kemi q\u00eb 24 vjet, nuk i besojn\u00eb as t\u00eb gjall\u00ebve, i mbajn\u00eb peng edhe t\u00eb gjall\u00ebt, edhe ata q\u00eb na kan\u00eb shku, edhe ata q\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb jet\u00ebn p\u00ebr liri, \u00e7far\u00eb t\u00eb them un\u00eb \u00e7far\u00eb vendimi kan\u00eb marr\u00eb, nuk besojm\u00eb shum\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai p\u00ebr Portalin Dukagjini.<\/p>\n<p>Po ashtu, ai e ka kritikuar Qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs, p\u00ebr mosinformim t\u00eb duhur sa i p\u00ebrket diskutimeve q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb me 18 mars n\u00eb Oh\u00ebr, p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e t\u00eb pagjeturve.<\/p>\n<p>\u201cKemi prit\u00eb q\u00eb do t\u00eb takohemi dhe t\u00eb na tregojn\u00eb, se \u00e7far\u00eb ka ndodh\u00eb, ose \u00e7far\u00eb e kan\u00eb njet t\u00eb b\u00ebjn\u00eb, ose \u00e7ka \u00ebsht\u00eb vendos p\u00ebr varrezat masive t\u00eb cilat dihen. As p\u00ebrpara takimi n\u00eb Oh\u00ebr, as pas, nuk na kan\u00eb tregu asgj\u00eb, jemi informuat vet\u00ebm prej mediave\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai.<\/p>\n<p>I d\u00ebshp\u00ebruar, por pa u dor\u00ebzuar asnj\u00ebher\u00eb, \u00c7erkini shprehet se \u201cpo b\u00ebhet loj\u00eb me personat e pagjetur\u201d, teksa p\u00ebrfundon duke th\u00ebn\u00eb \u201cm\u00eb thirrni kur t\u00eb doni p\u00ebr t\u00eb pagjeturit, n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje jemi bashk\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Se p\u00ebr \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb diskutuar n\u00eb Oh\u00ebr, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb dialogut, Kosov\u00eb \u2013 Serbi, sa i p\u00ebrket personave t\u00eb pagjetur, Portali Dukagjini, ka kontaktuar me Kryesuesin e Komisionit Qeveritar p\u00ebr Personat e Zhdukur, Andin Hoti, i cili ka th\u00ebn\u00eb se k\u00ebrkesat e pal\u00ebs kosovare kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb shumta duke caktuar edhe afat kohor q\u00eb brenda 12 muajsh t\u00eb zgjidhet kjo \u00e7\u00ebshtje. Hoti tha se nga pala serbe kan\u00eb hasur rezistenc\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb fakt k\u00ebrkesat e Kosov\u00ebs kane qen\u00eb te shumta sa i p\u00ebrket \u00e7\u00ebshtjes se personave te zhdukur, duke i p\u00ebrfshi edhe afatet kohore qe brenda 12 muajve te marre epilog zgjidhja e fatit te personave te zhdukur, fatkeq\u00ebsisht disa her\u00eb kemi pas rezistenc\u00eb te madhe ne k\u00ebt\u00eb pik\u00eb. E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb qe dje \u00ebsht\u00eb arritur nj\u00eb marr\u00ebveshje ne te cil\u00ebn Serbia ka hezituar te n\u00ebnshkruaj, por q\u00eb garanti do te jete Bashkimi Evropian\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai.<\/p>\n<p>Sipas tij p\u00ebr shkak t\u00eb presionit t\u00eb madh nga Kosova, \u00ebsht\u00eb arritur t\u00eb p\u00ebrfshihet \u00e7\u00ebshtja e personave t\u00eb zhdukur n\u00eb aneksin e planit t\u00eb zbatimit t\u00eb marr\u00ebveshjes Kosov\u00eb \u2013 Serbi.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb kuad\u00ebr te k\u00ebsaj marr\u00ebveshje, ne fakt ne kuad\u00ebr te aneksit ne kemi arritur pas nj\u00eb imponimi te madh, te p\u00ebrfshijm\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e personave te zhdukur si \u00e7\u00ebshtje e ve\u00e7ant\u00eb dhe me urgjenc\u00eb. Kjo pik\u00eb i referohet deklarat\u00ebs se Brukselit, ne te cil\u00ebn kemi punuar tash e 1 vit e gjysme\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Hoti.<\/p>\n<p>Ajo pjes\u00eb e marr\u00ebveshjes sipas Hotit, p\u00ebrfshin marrjen e informacioneve t\u00eb klasifikuara nga Serbia.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb t\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 tjerash p\u00ebrfshihet marrja e informacioneve te klasifikuara nga Serbia, si dhe trajtimi i dinjitetsh\u00ebm i personave te zhdukur me force\u201d, tha Hoti.<\/p>\n<p>N\u00eb aneksin e planit t\u00eb marr\u00ebveshjes Kosov\u00eb \u2013 Serbi, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pik\u00eb u flitet p\u00ebr personat e zhdukur.<\/p>\n<p>\u201cPal\u00ebt bien dakord t\u00eb miratojn\u00eb Deklarat\u00ebn p\u00ebr Personat e Zhdukur, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb negociuar n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Dialogut t\u00eb leht\u00ebsuar nga BE-ja, si \u00e7\u00ebshtje urgjente\u201d, thuhet aty.<\/p>\n<p>Se a do t\u00eb ket\u00eb gatishm\u00ebri nga Serbia q\u00eb ta zgjidh\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, mbetet t\u00eb shihet kur t\u00eb filloj zbatimi i planit t\u00eb marr\u00ebveshjes Kosov\u00eb \u2013 Serbi.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Shoqat\u00ebs \u201cZ\u00ebri i Prind\u00ebrve\u201d, Bajram \u00c7erkini, ka th\u00ebn\u00eb se Qeveria e Kosov\u00ebs, nuk i ka informuar familjar\u00ebt e personave t\u00eb zhdukur se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb diskutuar n\u00eb takimin e 18 marsit n\u00eb Oh\u00ebr. Ai ka th\u00ebn\u00eb se edhe kjo si qeverit\u00eb e tjera nuk po merret seriozisht me personat e pagjetur. 24 vjet pas [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":145055,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-145054","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/145054","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=145054"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/145054\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/145055"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=145054"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=145054"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=145054"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}