{"id":145106,"date":"2023-03-21T16:53:36","date_gmt":"2023-03-21T15:53:36","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=145106"},"modified":"2023-03-21T16:53:36","modified_gmt":"2023-03-21T15:53:36","slug":"lajcak-nuk-ka-zotime-te-reja-per-kosoven-me-nenin-7-vetemenaxhimi-nenkupton-asociacionin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/lajcak-nuk-ka-zotime-te-reja-per-kosoven-me-nenin-7-vetemenaxhimi-nenkupton-asociacionin\/","title":{"rendered":"Laj\u00e7ak: Nuk ka zotime t\u00eb reja p\u00ebr Kosov\u00ebn me nenin 7, vet\u00ebmenaxhimi n\u00ebnkupton Asociacionin"},"content":{"rendered":"<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesi i posa\u00e7\u00ebm i Bashkimit Evropian p\u00ebr dialogun Kosov\u00eb-Serbi, Mirosllav Laj\u00e7ak, tha se marr\u00ebveshja mes kryeministrit t\u00eb Kosov\u00ebs, Albin Kurti, dhe presidentit t\u00eb Serbis\u00eb, Aleksandar Vu\u00e7iq, paraqet nj\u00eb pik\u00eb kthese n\u00eb procesin e normalizimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve mes tyre.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb q\u00eb Laj\u00e7ak dha p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb dhe Euronews-in Serbi \u2013 t\u00eb par\u00ebn prej se Kurti dhe Vu\u00e7iq u pajtuan p\u00ebr t\u00eb zbatuar Marr\u00ebveshjen e BE-s\u00eb, m\u00eb 18 mars n\u00eb Oh\u00ebr \u2013 ai n\u00ebnvizoi se t\u00eb dyja pal\u00ebt duhet t\u2019i zbatojn\u00eb t\u00eb gjitha nenet e Marr\u00ebveshjes drejt normalizimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve.<\/p>\n<p>Aty b\u00ebn pjes\u00eb edhe Neni 4, i cili thot\u00eb se Serbia nuk do ta kund\u00ebrshtoj\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimin e Kosov\u00ebs n\u00eb asnj\u00eb organizat\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Laj\u00e7ak theksoi se Kosova e ka obligim q\u00eb menj\u00ebher\u00eb t\u00eb filloj\u00eb me zbatimin e pjes\u00ebs s\u00eb Marr\u00ebveshjes q\u00eb lidhet me formimin e Asociacionit t\u00eb komunave me shumic\u00eb serbe n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Ai pranoi se BE-ja kishte nj\u00eb plan m\u00eb ambicioz: n\u00ebnshkrimin e Marr\u00ebveshjes p\u00ebr normalizim dhe nj\u00eb draft-aneks me afate kohore dhe detyra t\u00eb qarta.<\/p>\n<p>Por, ai tha se udh\u00ebheq\u00ebsit e dy vendeve nuk kan\u00eb mundur t\u00eb bien dakord p\u00ebr secil\u00ebn pik\u00eb dhe se presidenti serb ka refuzuar ta n\u00ebnshkruaj\u00eb dokumentin. Prandaj, propozimi ka ndryshuar.<\/p>\n<p>Laj\u00e7ak paralajm\u00ebroi nj\u00eb takim t\u00eb kryenegociator\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb s\u00eb shpejti, p\u00ebr t\u00eb filluar, si\u00e7 tha, pun\u00ebn p\u00ebr zbatimin e dispozitave t\u00eb Marr\u00ebveshjes.<\/p>\n<p>N\u00eb intervist\u00eb, ai foli fillimisht p\u00ebr pajtimin e arritur n\u00eb Oh\u00ebr dhe p\u00ebr Aneksin e zbatimit t\u00eb Marr\u00ebveshjes:<\/p>\n<p><strong>Mirosllav Laj\u00e7ak:<\/strong>\u00a0Dua t\u00eb them se Marr\u00ebveshja e arritur n\u00eb Oh\u00ebr, t\u00eb shtun\u00ebn e kaluar, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb moment i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm historik. Krijon nj\u00eb cil\u00ebsi t\u00eb re t\u00eb procesit t\u00eb normalizimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb. E ngre dialogun n\u00eb nj\u00eb nivel m\u00eb t\u00eb lart\u00eb dhe do t\u2019i hap\u00eb rrug\u00eb normalizimit, ashtu si edhe p\u00ebrshpejtimit t\u00eb procesit t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE, si p\u00ebr Serbin\u00eb, ashtu edhe p\u00ebr Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>Si\u00e7 thot\u00eb fraza \u201cprova e pudingut \u00ebsht\u00eb n\u00eb t\u00eb ngr\u00ebnit e tij\u201d, ashtu edhe prova e marr\u00ebveshjes \u00ebsht\u00eb n\u00eb zbatimin e saj. Andaj, fokusi tani \u00ebsht\u00eb n\u00eb zbatim.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb sekret q\u00eb ne, si leht\u00ebsues [t\u00eb dialogut], kemi p\u00ebrgatitur fillimisht nj\u00eb aneks m\u00eb t\u00eb detajuar t\u00eb zbatimit. Me nj\u00eb sekuenc\u00eb hapash, me afate t\u00eb qarta kohore, do t\u00eb ishte m\u00eb e leht\u00eb t\u00eb matej. Megjithat\u00eb, pas disa or\u00ebsh negociata, pal\u00ebt kan\u00eb arritur t\u00eb bien dakord p\u00ebr 12 nga 18 pikat. Ka qen\u00eb e pamundur t\u00eb tejkalohen dallimet p\u00ebr gjasht\u00eb pikat e mbetura. Kemi provuar shum\u00eb, shum\u00eb m\u00ebnyra p\u00ebr t\u2019i kap\u00ebrcyer ato dallime, por ka qen\u00eb e qart\u00eb se nuk do t\u00eb funksionojn\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, kemi paraqitur nj\u00eb aneks t\u00eb ri, i cili \u00ebsht\u00eb m\u00eb i p\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe m\u00eb pak konkret. Por, dispozitat kryesore jan\u00eb aty, sidomos fakti q\u00eb pal\u00ebt do t\u2019i zbatojn\u00eb t\u00eb gjitha dispozitat e Marr\u00ebveshjes dhe Aneksit, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb plot\u00eb dhe n\u00eb mir\u00ebbesim.<\/p>\n<p>Po ashtu, e kemi p\u00ebrmendur edhe nj\u00eb pjes\u00eb tjet\u00ebr shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme \u2013 se kjo marr\u00ebveshje tani po b\u00ebhet pjes\u00eb e rrug\u00ebs s\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Serbis\u00eb [n\u00eb BE] p\u00ebrmes kapitullit 35, dhe p\u00ebr Kosov\u00ebn p\u00ebrmes komisionit special t\u00eb normalizimit. Kjo \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb tani.<\/p>\n<p>Si hap t\u00eb ardhsh\u00ebm, tashm\u00eb kemi nisur procedurat e brendshme n\u00eb Bashkimin Evropian p\u00ebr ta zyrtarizuar k\u00ebt\u00eb faktor \u2013 [pra], p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb t\u00eb agjend\u00ebs s\u00eb BE-s\u00eb p\u00ebr Serbin\u00eb dhe p\u00ebr Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>Si hap t\u00eb ardhsh\u00ebm n\u00eb dialog, do t\u2019i ftoj kryenegociator\u00ebt n\u00eb Bruksel dhe do t\u2019i diskutojm\u00eb hapat p\u00ebr zbatimin [e Marr\u00ebveshjes], p\u00ebr t\u2019u siguruar se kemi nj\u00eb pajtim se si t\u00eb vazhdojm\u00eb me zbatimin. Kjo \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja q\u00eb \u00ebsht\u00eb diskutuar shum\u00eb n\u00eb diskursin publik, ka qen\u00eb \u00e7\u00ebshtja e n\u00ebnshkrimit t\u00eb Marr\u00ebveshjes. K\u00ebtu dua t\u00eb them se preferenca jon\u00eb, si leht\u00ebsues t\u00eb BE-s\u00eb, ka qen\u00eb q\u00eb dokumenti t\u00eb n\u00ebnshkruhet. Ky ka qen\u00eb propozimi yn\u00eb p\u00ebr pal\u00ebt. Presidenti [i Serbis\u00eb, Aleksandar] Vu\u00e7iq e ka b\u00ebr\u00eb mjaft t\u00eb qart\u00eb se nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb pozicion p\u00ebr ta n\u00ebnshkruar k\u00ebt\u00eb dokument. Ai ka p\u00ebrmendur kufizimet kushtetuese. Ne kemi b\u00ebr\u00eb p\u00ebrs\u00ebri disa propozime se si t\u00eb trajtohet \u00e7\u00ebshtja, por ato jan\u00eb refuzuar.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, kemi r\u00ebn\u00eb dakord q\u00eb ky dokument t\u00eb formalizohet p\u00ebrmes njoftimit t\u00eb P\u00ebrfaq\u00ebsuesit t\u00eb Lart\u00eb\u00a0[Josep Borrell]\u00a0\u2013 gj\u00eb q\u00eb ka ndodhur t\u00eb shtun\u00ebn. Kjo \u00ebsht\u00eb plot\u00ebsisht n\u00eb p\u00ebrputhje me praktik\u00ebn juridike nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Pra, kjo do t\u00eb thot\u00eb se ky dokument \u00ebsht\u00eb i detyruesh\u00ebm, \u00ebsht\u00eb zyrtar, \u00ebsht\u00eb formal. \u00c7do spekulim se \u00ebsht\u00eb apo jo i vlefsh\u00ebm dhe i detyruesh\u00ebm, \u00ebsht\u00eb i pakuptimt\u00eb.<\/p>\n<p>Dua t\u00eb shtoj, po ashtu, edhe nj\u00eb v\u00ebzhgim tjet\u00ebr. Kur i shikojm\u00eb marr\u00ebveshjet e kaluara, nuk i gjykojm\u00eb nga k\u00ebndv\u00ebshtrimi se cilat jan\u00eb n\u00ebnshkruar dhe cilat jo. Por, gjithmon\u00eb shikojm\u00eb se cilat jan\u00eb zbatuar dhe cilat jo. Prandaj, v\u00ebrtet besoj se nuk duhet t\u00eb p\u00ebrfshihemi n\u00eb diskutimet p\u00ebr n\u00ebnshkrimin. Ky \u00ebsht\u00eb realiteti.<\/p>\n<p>Dokumenti \u00ebsht\u00eb i detyruesh\u00ebm n\u00eb dy m\u00ebnyra. E para \u2013 p\u00ebrmes njoftimit t\u00eb P\u00ebrfaq\u00ebsuesit t\u00eb Lart\u00eb, dhe e dyta \u2013 duke e b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb t\u00eb procesit t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE, ose t\u00eb agjend\u00ebs s\u00eb BE-s\u00eb p\u00ebr Serbin\u00eb dhe p\u00ebr Kosov\u00ebn. Tani fokusi \u00ebsht\u00eb te zbatimi.<\/p>\n<p>Dhe, p\u00ebrfundimisht, ne, si leht\u00ebsues, do t\u2019u raportojm\u00eb rregullisht shteteve an\u00ebtare \u2013 n\u00eb baza mujore \u2013 p\u00ebr p\u00ebrparimin. Natyrisht, do t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb punojm\u00eb shum\u00eb ngusht\u00eb me Shtetet e Bashkuara dhe jemi shum\u00eb mir\u00ebnjoh\u00ebs q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb shum\u00eb, shum\u00eb besnike ndaj nesh dhe i kan\u00eb mb\u00ebshtetur p\u00ebrpjekjet tona para Ohrit, n\u00eb Oh\u00ebr, dhe do t\u00eb vazhdojn\u00eb pas Ohrit.<\/p>\n<p>Dhe, sigurisht, vendet an\u00ebtare t\u00eb Bashkimit Evropian jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb interesuara q\u00eb kjo Marr\u00ebveshje dhe ky Aneks t\u00eb b\u00ebhen realitet.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb:<\/strong>\u00a0Cili autoritet vendos hierarkin\u00eb ose m\u00ebnyr\u00ebn e [zbatimit t\u00eb] dispozitave t\u00eb k\u00ebsaj Marr\u00ebveshjeje? Duhet ta them k\u00ebt\u00eb, sepse kemi dy kontradikta n\u00eb Aneks. E para thot\u00eb se Kosova nis menj\u00ebher\u00eb krijimin e aranzhimeve dhe garancive specifike, p\u00ebr t\u00eb siguruar nj\u00eb vet\u00ebmenaxhim adekuat p\u00ebr komunitetin serb. Dhe, kontradikta e dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb se \u201crendi i paragraf\u00ebve t\u00eb k\u00ebtij Aneksi nuk e paragjykon rendin e zbatimit t\u00eb tyre\u201d. Tani, sipas narrativ\u00ebs s\u00eb zyrtar\u00ebve evropian\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb zotin Borrell, vet\u00ebmenaxhimi i komunitetit serb \u00ebsht\u00eb me prioritet t\u00eb lart\u00eb. Kush \u00ebsht\u00eb autoriteti q\u00eb do t\u00eb vendos\u00eb se cila dispozit\u00eb shkon e para dhe cila m\u00eb pas?<\/p>\n<p><strong>Mirosllav Laj\u00e7ak:\u00a0<\/strong>Autoriteti q\u00eb do t\u00eb monitoroj\u00eb, vler\u00ebsoj\u00eb dhe raportoj\u00eb p\u00ebr zbatimin [e Marr\u00ebveshjes] \u00ebsht\u00eb Komiteti i P\u00ebrbashk\u00ebt Monitorues, i kryesuar nga Bashkimi Evropian. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga elementet e Aneksit, ku thuhet se Komiteti i P\u00ebrbashk\u00ebt Monitorues do t\u00eb themelohet brenda 30 dit\u00ebsh. Tani jemi duke punuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb intensive p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrcaktuar objektivat e k\u00ebtij Komiteti t\u00eb P\u00ebrbashk\u00ebt Monitorues. Ai do t\u00eb jet\u00eb autoriteti.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket v\u00ebrejtjes suaj t\u00eb par\u00eb, nuk ka asnj\u00eb kontradikt\u00eb. Dua t\u00eb them se deklarata q\u00eb lidhet me Nenin 7 t\u00eb Marr\u00ebveshjes, i referohet, thjesht, p\u00ebrkushtimit ton\u00eb afatgjat\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn, q\u00eb rrjedh nga Marr\u00ebveshja e vitit 2013 dhe 2015. Dhe, meqen\u00ebse kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje kaq e gjat\u00eb, \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se duhet trajtuar si \u00e7\u00ebshtje me prioritet.<\/p>\n<p>Por, ajo q\u00eb kemi th\u00ebn\u00eb edhe n\u00eb dispozitat e tjera t\u00eb k\u00ebtij Aneksi, \u00ebsht\u00eb se pal\u00ebt nuk duhet ta kusht\u00ebzojn\u00eb zbatimin e pjes\u00ebs s\u00eb tyre t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsive me zbatimin nga pala tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>I takon leht\u00ebsuesit [t\u00eb dialogut] q\u00eb t\u2019u raportoj\u00eb shteteve an\u00ebtare. Por, si\u00e7 e thash\u00eb, Komiteti i P\u00ebrbashk\u00ebt Monitorues \u00ebsht\u00eb nj\u00eb platform\u00eb, ku do t\u2019i diskutojm\u00eb gj\u00ebrat. Ai do t\u00eb themelohet ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb r\u00ebn\u00eb dakord, brenda 30 dit\u00ebsh nga miratimi i k\u00ebtij Aneksi.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb:<\/strong>\u00a0Pra, \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb t\u00eb thuhet se fillimisht shkon vet\u00ebmenaxhimi i komunitetit serb, e pastaj mund t\u00eb flasim p\u00ebr dispozitat tjera\u2026<\/p>\n<p><strong>Mirosllav Laj\u00e7ak:\u00a0<\/strong>Jo, ne duhet t\u00eb fillojm\u00eb me v\u00ebnien e k\u00ebtyre n\u00eb agjend\u00eb. Dhe [pastaj] do t\u00eb vazhdojm\u00eb me zbatimin.<\/p>\n<p>Propozimi yn\u00eb fillestar ka pasqyruar qasjen dhe logjik\u00ebn ton\u00eb se duhet t\u00eb p\u00ebrparojm\u00eb hap pas hapi. Sepse, nuk do t\u00eb ishte e drejt\u00eb t\u00eb besohej se nj\u00eb vend duhet t\u00eb kryej\u00eb gjith\u00e7ka i pari, dhe pastaj pala tjet\u00ebr ta b\u00ebj\u00eb pjes\u00ebn e saj.<\/p>\n<p>Por, besoj se \u2013 marr\u00eb parasysh nivelin mjaft t\u00eb ul\u00ebt t\u00eb besimit t\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb \u2013 \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e drejt\u00eb t\u00eb kemi nj\u00eb proces, ku nj\u00ebra pal\u00eb b\u00ebn hapin e par\u00eb dhe pala e dyt\u00eb e b\u00ebn at\u00eb hapin e par\u00eb. Dhe, pastaj, kalojm\u00eb n\u00eb hapin e dyt\u00eb dhe n\u00eb hapin e tret\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja p\u00ebrse ne e dim\u00eb se t\u00eb dyja pal\u00ebt do t\u00eb duhet ta zbatojn\u00eb at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb shkruar dhe q\u00eb e kan\u00eb pranuar.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb:<\/strong>\u00a0Doja t\u2019ju pyesja p\u00ebr monitorimin e p\u00ebrbashk\u00ebt q\u00eb p\u00ebrmend\u00ebt. Ju that\u00eb se do t\u00eb kryesohet nga BE-ja, por kush do t\u00eb jet\u00eb gjithashtu pjes\u00eb e atij komiteti? Dhe, kush do t\u00eb garantoj\u00eb se gj\u00ebrat do t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb thoni ju \u2013 duke u p\u00ebrmbushur t\u00eb nj\u00ebjtat gj\u00ebra nga t\u00eb dyja pal\u00ebt?<\/p>\n<p><strong>Mirosllav Laj\u00e7ak:\u00a0<\/strong>\u00cbsht\u00eb shum\u00eb her\u00ebt p\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrgjigjur k\u00ebsaj pyetjeje, sepse, si\u00e7 e thash\u00eb, Komiteti i P\u00ebrbashk\u00ebt Monitorues do t\u00eb krijohet brenda 30 dit\u00ebsh. Ne po punojm\u00eb p\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrgjigjur sakt\u00ebsisht k\u00ebtyre pyetjeve. Sugjerimet tona do t\u00eb kalojn\u00eb n\u00eb proces t\u00eb konsultimeve dhe k\u00ebshtu me radh\u00eb. Por, \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se Kosova, Serbia dhe BE-ja do t\u00eb jen\u00eb atje. BE-ja do ta kryesoj\u00eb \u2013 p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb r\u00ebn\u00eb dakord gjithashtu. BE-ja do t\u00eb jet\u00eb ajo q\u00eb do t\u2019i informoj\u00eb shtetet an\u00ebtare.<\/p>\n<p>T\u00eb mos harrojm\u00eb se p\u00ebrparimi i Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn e BE-s\u00eb, tash e tutje, do t\u00eb varet edhe nga zbatimi i dispozitave t\u00eb k\u00ebsaj marr\u00ebveshjeje dhe dinamika.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb:<\/strong>\u00a0Por, sa t\u00ebrheq\u00ebse \u00ebsht\u00eb kjo nxitje, marr\u00eb parasysh se sa larg jan\u00eb t\u00eb dyja vendet n\u00eb procesin e integrimeve evropiane? \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, Serbia \u00ebsht\u00eb lidere, Kosova nuk \u00ebsht\u00eb gj\u00ebkundi n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces. Megjithat\u00eb, edhe pa problemin e sanksioneve p\u00ebr shembull p\u00ebr Serbin\u00eb, ajo mbetet shum\u00eb larg. Si mund t\u2019ju ofroni nj\u00eb \u201ckarot\u00eb m\u00eb t\u00eb \u00ebmb\u00ebl\u201d?<\/p>\n<p><strong>Mirosllav Laj\u00e7ak:\u00a0<\/strong>Nuk do t\u00eb komentoj p\u00ebr kategorit\u00eb e t\u00ebrheqjes. Nuk mendoj se ka ofert\u00eb m\u00eb t\u00ebrheq\u00ebse. Nuk jam n\u00eb dijeni p\u00ebr ndonj\u00eb ofert\u00eb m\u00eb t\u00ebrheq\u00ebse, as p\u00ebr Serbin\u00eb, as p\u00ebr Kosov\u00ebn \u2013 p\u00ebr t\u00eb ardhmen e tyre strategjike. Serbia dhe Kosova e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimin e tyre n\u00eb BE prioritet t\u00eb tyrin strategjik. \u00cbsht\u00eb th\u00ebn\u00eb, gjithashtu, shum\u00eb koh\u00eb m\u00eb par\u00eb se rruga e tyre drejt s\u00eb ardhmes evropiane kalon p\u00ebrmes normalizimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve. Nuk \u00ebsht\u00eb i vetmi kusht. Sigurisht, q\u00eb ka kushte q\u00eb duhet t\u00eb plot\u00ebsohen, por pa normalizim, nuk ka t\u00eb ardhme n\u00eb BE. Kjo \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e qart\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb:<\/strong>\u00a0Por, n\u00eb rastin e Kosov\u00ebs, nuk ka t\u00eb ardhme evropiane n\u00ebse pes\u00eb shtetet mosnjoh\u00ebse [t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb saj] nuk b\u00ebjn\u00eb ndonj\u00eb l\u00ebvizje\u2026<\/p>\n<p><strong>Mirosllav Laj\u00e7ak:\u00a0<\/strong>Kjo Marr\u00ebveshje dhe zbatimi i saj do t\u2019i vendosin shum\u00eb gj\u00ebra n\u00eb l\u00ebvizje. Prandaj, le t\u00eb mos mendojm\u00eb se \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb si hap i kat\u00ebrt ose i pest\u00eb, pa u siguruar se kemi zbatuar hapin e par\u00eb ose t\u00eb dyt\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb:\u00a0<\/strong>Por, kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr Kapitullin 35 dhe p\u00ebr rrug\u00ebn evropiane t\u00eb t\u00eb dyja pal\u00ebve, \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb sqarohet n\u00ebse, p\u00ebr shembull, Serbia p\u00ebrmbush nj\u00eb prej pjes\u00ebve t\u00eb Aneksit t\u00eb zbatimit. A n\u00ebnkupton kjo p\u00ebrmir\u00ebsim e rrug\u00ebs s\u00eb saj evropiane, hapjen e disa pjes\u00ebve t\u00eb procesit negociues?<\/p>\n<p><strong>Mirosllav Laj\u00e7ak:\u00a0<\/strong>Kapitulli 35, sigurisht \u00ebsht\u00eb kapitull q\u00eb merret me normalizimin e raporteve me Kosov\u00ebn. Dhe p\u00ebrmes Kapitullit 35 dhe Komitetit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm p\u00ebr Normalizim ne do t\u00eb monitorojm\u00eb dhe raportojm\u00eb p\u00ebr zbatimin e zotimeve t\u00eb secil\u00ebs pal\u00eb q\u00eb dalin nga marr\u00ebveshja. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, ato kan\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie ndaj nj\u00ebra-tjetr\u00ebs, q\u00eb \u00ebsht\u00eb normalizimi. Si\u00e7 e thash\u00eb, procesi i integrimit evropian \u00ebsht\u00eb m\u00eb i nd\u00ebrlikuar, ky nuk \u00ebsht\u00eb elementi i vet\u00ebm, por \u00ebsht\u00eb element i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb p\u00ebrparimin n\u00eb rrug\u00ebn evropiane dhe shtetet an\u00ebtare sigurisht jan\u00eb duke v\u00ebzhguar p\u00ebrparimin n\u00eb normalizim.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb:<\/strong>\u00a0Duam t\u2019iu pyesim p\u00ebr Nenin 4. Ai nen ka l\u00ebn\u00eb shum\u00eb hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr keqkuptime dhe interpretime t\u00eb ndryshme, pasi aty nuk p\u00ebrmendet ndonj\u00eb organizat\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb specifike. Prandaj, dua t\u2019iu pyes n\u00ebse pjesa ku shkruan se Serbia nuk do t\u00eb kund\u00ebrshtoj\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimin e Kosov\u00ebs n\u00eb organizata nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00ebnkupton an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb Kombet e Bashkuara, sepse kemi d\u00ebgjuar nga shum\u00eb zyrtar\u00eb serb\u00eb se kjo p\u00ebr ta \u00ebsht\u00eb vij\u00eb e kuqe, t\u00eb cil\u00ebn nuk do ta shkelin n\u00eb dialog?<\/p>\n<p><strong>Mirosllav Laj\u00e7ak:<\/strong>\u00a0Dua t\u00eb them q\u00eb teksti i marr\u00ebveshjes son\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i qart\u00eb. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, si\u00e7 ndodh shum\u00eb shpesh, diskursi publik p\u00ebrqendrohet n\u00eb di\u00e7ka q\u00eb s\u2019\u00ebsht\u00eb objektiv, sepse an\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb Kombet e Bashkuara \u00ebsht\u00eb problem m\u00eb i madh sesa raportet Kosov\u00eb-Serbi. Sigurisht, kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb OKB, njer\u00ebzit duhet t\u00eb mendojn\u00eb edhe p\u00ebr procedurat, lidhur me rolin e K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit, lidhur me rolin e pes\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm dhe \u00ebsht\u00eb e nevojshme t\u00eb investohet edhe n\u00eb at\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie.<\/p>\n<p>Prandaj, besimi q\u00eb kjo varet vet\u00ebm nga Kosova dhe Serbia do t\u00eb thot\u00eb se nuk kuptohet kompleksiteti i procesit. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, marr\u00ebveshja jon\u00eb p\u00ebrcakton se \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb Kosova dhe Serbia. Pal\u00ebt jan\u00eb zotuar se do t\u00eb zbatojn\u00eb ose respektojn\u00eb t\u00eb gjitha nenet e k\u00ebsaj marr\u00ebveshjeje dhe t\u00eb aneksit t\u00eb saj.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb:<\/strong>\u00a0Megjithat\u00eb, zyrtar\u00eb ky\u00e7\u00eb serb\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb presidentin dhe ministrin e Jasht\u00ebm, insistojn\u00eb se ata do ta zbatojn\u00eb k\u00ebt\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebr aq koh\u00eb sa nuk prek vijat e tyre t\u00eb kuqe, duke l\u00ebn\u00eb hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e moszbatimit t\u00eb disa neneve specifike. A jan\u00eb pal\u00ebt t\u00eb detyruara q\u00eb t\u00eb zbatojn\u00eb plot\u00ebsisht \u00e7do nen t\u00eb Marr\u00ebveshjes drejt normalizimit?<\/p>\n<p><strong>Mirosllav Laj\u00e7ak:<\/strong>\u00a0Po. P\u00ebrgjigja p\u00ebr pyetjen tuaj t\u00eb dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb po. N\u00ebse e lexoni marr\u00ebveshjen, n\u00ebse e lexoni aneksin, e thon\u00eb mjaft qart\u00eb se pal\u00ebt jan\u00eb zotuar, dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, ne nuk duhet ta nxjerrim qerren para kalit. Ne po fokusohemi q\u00eb t\u00eb nisim me \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb mund t\u00eb kryhen nga Serbia dhe Kosova dhe cilat \u00e7\u00ebshtje mund t\u00eb b\u00ebhen tani. Si\u00e7 thash\u00eb, kjo do t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb shum\u00eb gj\u00ebra tjera.<\/p>\n<p>Ne s\u00ebrish po spekulojm\u00eb p\u00ebr di\u00e7ka q\u00eb nuk varet nga BE-ja, n\u00eb Serbin\u00eb dhe Kosov\u00ebn, ne vet\u00ebm mund t\u00eb p\u00ebrcaktojm\u00eb se \u00e7far\u00eb Kosova dhe Serbia duhet t\u00eb b\u00ebjn\u00eb. Por, pse nuk po p\u00ebrqendrohemi n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb jan\u00eb plot\u00ebsisht n\u00ebn kontrollin ton\u00eb dhe n\u00eb rrezen ton\u00eb t\u00eb veprimit. Ne po shp\u00ebrqendrojm\u00eb veten nga fokusimi n\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb mund t\u00eb kryhen dhe duhet t\u00eb kryhen si \u00e7\u00ebshtje me prioritet. Dhe, neve nuk na duhet K\u00ebshilli i Sigurimit apo an\u00ebtaret e p\u00ebrhershme [t\u00eb OKB-s\u00eb] q\u00eb kjo t\u00eb zbatohet.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb:<\/strong>\u00a0Kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje q\u00eb jan\u00eb prioritet, ku dhe kur duhet t\u00eb nisin. N\u00ebse e kuptoj mir\u00eb, p\u00ebr Kosov\u00ebn \u00ebsht\u00eb Asociacioni i komunave me shumic\u00eb serbe, dhe p\u00ebr Serbin\u00eb cili prisni q\u00eb t\u00eb jet\u00eb prioriteti i par\u00eb?<\/p>\n<p><strong>Mirosllav Laj\u00e7ak:<\/strong>\u00a0N\u00eb draftin e Aneksit, q\u00eb ne fillimisht e paraqit\u00ebm, radhitja ishte shum\u00eb e qart\u00eb. Por, ky draft nuk \u00ebsht\u00eb miratuar nga pal\u00ebt. Kjo do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb agjend\u00ebn e kryenegociator\u00ebve. Ne po p\u00ebrgatisim propozimin ton\u00eb, pres q\u00eb edhe ata t\u00eb ken\u00eb propozimet e tyre, dhe p\u00ebr mua qasja m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb ecur p\u00ebrpara \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb procedojm\u00eb hap pas hapi: nj\u00ebra pal\u00eb b\u00ebn nj\u00eb hap, pala tjet\u00ebr nj\u00eb tjet\u00ebr. Nuk dua t\u00eb flas p\u00ebr k\u00ebta hapa tani, pasi q\u00eb nuk ka nj\u00eb platform\u00eb zyrtare, nj\u00eb dokument zyrtar dhe ne duhet t\u00eb pajtohemi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Por, un\u00eb ju siguroj se ne jemi shum\u00eb t\u00eb fokusuar, t\u00eb vendosur dhe ne do t\u00eb sigurohemi se ajo p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn jemi pajtuar, do t\u00eb zbatohet.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb:<\/strong>\u00a0Pas takimit t\u00eb s\u00eb shtun\u00ebs, n\u00eb Kosov\u00eb ka nj\u00eb debat t\u00eb nxeht\u00eb. A mund t\u00eb na thoni p\u00ebr ngjashm\u00ebrit\u00eb apo dallimet mes vet\u00ebmenaxhimit t\u00eb komunitetit serb dhe Asociacionit t\u00eb komunave me shumic\u00eb serbe n\u00eb Kosov\u00eb?<\/p>\n<p><strong>Mirosllav Laj\u00e7ak:\u00a0<\/strong>Dua t\u00eb jem i qart\u00eb, Neni 7 nuk p\u00ebrfshin zotime t\u00eb reja p\u00ebr Kosov\u00ebn. Neni 7 flet p\u00ebr nevoj\u00ebn e zbatimit t\u00eb asaj p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn Kosova dhe Serbia ve\u00e7se jan\u00eb pajtuar. Kjo n\u00ebnkupton marr\u00ebveshjet e viteve 2013 dhe 2015, q\u00eb flasin q\u00eb themelimin e nj\u00eb\u00a0lloj asociacioni\u00a0t\u00eb komunave me shumic\u00eb serbe. P\u00ebrndryshe, kjo do t\u00eb n\u00ebnkuptonte Nenin 10, q\u00eb thot\u00eb se t\u00eb gjitha marr\u00ebveshjet e m\u00ebparshme, plus Nenin 7, pra aranzhime shtes\u00eb, q\u00eb nuk do t\u00eb kishte logjik\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb:<\/strong>\u00a0Pra, kjo n\u00ebnkupton\u00a0krijimin e Asociacionit\u00a0t\u00eb komunave me shumic\u00eb serbe n\u00eb Kosov\u00eb\u2026<\/p>\n<p><strong>Mirosllav Laj\u00e7ak:<\/strong>\u00a0Po.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb:\u00a0<\/strong>Me po t\u00eb nj\u00ebjtin em\u00ebr, ashtu si\u00e7 pal\u00ebt ishin marr\u00eb vesh n\u00eb marr\u00ebveshjet e viteve 2013 dhe 2015?<\/p>\n<p><strong>Mirosllav Laj\u00e7ak:<\/strong>\u00a0Un\u00eb nuk insistoj tek emri. Un\u00eb insistoj n\u00eb at\u00eb q\u00eb iu sh\u00ebrben t\u00eb dyja pal\u00ebve. Por, kjo \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb t\u00eb gjitha marr\u00ebveshjet paraprake duhet t\u00eb zbatohen plot\u00ebsisht. Pra, ne nuk mund t\u00eb zgjedhim marr\u00ebveshjen q\u00eb na p\u00eblqen; cil\u00ebn ta zbatojm\u00eb e cil\u00ebn ta injorojm\u00eb, sepse procesi serioz do t\u00eb shnd\u00ebrrohej n\u00eb tallje.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb:\u00a0<\/strong>Kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr normalizimin, normalisht se kjo \u00ebsht\u00eb fjal\u00eb ky\u00e7e, por t\u00eb dyja pal\u00ebt kryesisht nuk zotohen ndaj nj\u00ebra-tjetr\u00ebs, por ndarazi drejt BE-s\u00eb. Retorika \u00ebsht\u00eb ende e ashp\u00ebr, ashtu si\u00e7 ishte edhe para marr\u00ebveshjes. Si ndikojn\u00eb k\u00ebto lloj situatash dhe si e shihni ju normalizimin n\u00eb rrethana t\u00eb tilla?<\/p>\n<p><strong>Mirosllav Laj\u00e7ak:\u00a0<\/strong>Dua t\u00eb them se procesi i normalizimit udh\u00ebhiqet nga BE-ja, e jo nga partner\u00ebt. Do t\u00eb ishte mir\u00eb q\u00eb t\u00eb ishte e kund\u00ebrta. Gjithsesi, fal\u00eb faktit se ne jemi angazhuar shum\u00eb n\u00eb normalizim, situata n\u00eb terren \u00ebsht\u00eb stabilizuar.<\/p>\n<p>Gjysma e dyt\u00eb e vitit t\u00eb kaluar ishte e mbushur me menaxhim t\u00eb krizave. Kemi pasur gjasht\u00eb kriza. Neve na u desh q\u00eb t\u00eb ulnim tensionet, dhe nuk mund\u00ebm q\u00eb t\u00eb mendonim p\u00ebr normalizimin. Por, q\u00eb nga dhjetori, q\u00eb nga nisja e k\u00ebtij viti, ne jemi plot\u00ebsisht t\u00eb p\u00ebrqendruar n\u00eb nj\u00eb agjend\u00eb pozitive, n\u00eb agjend\u00ebn q\u00eb shikon p\u00ebrpara. Prandaj, tani jam shum\u00eb i sigurt se vazhdimi i zbatimit t\u00eb k\u00ebsaj marr\u00ebveshjeje do t\u00eb na mbaj\u00eb neve n\u00eb rrug\u00ebn pozitive.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb jasht\u00ebzakonisht e r\u00ebnd\u00ebsishme, dhe dua ta b\u00ebj k\u00ebt\u00eb t\u00eb qart\u00eb, \u00ebsht\u00eb q\u00eb asnj\u00ebra pal\u00eb nuk duhet t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb veprime t\u00eb nj\u00ebanshme q\u00eb kan\u00eb kapacitet t\u00eb destabilizojn\u00eb atmosfer\u00ebn dhe procesin e normalizimit. V\u00ebrtet, besoj se kjo marr\u00ebveshje, me nj\u00eb platform\u00eb t\u00eb re, gj\u00ebrat do t\u00eb b\u00ebhen n\u00eb koordinim dhe partneritet, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb sigurohemi q\u00eb ne t\u00eb ecim p\u00ebrpara e jo t\u00eb b\u00ebjm\u00eb hapa prapa.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb:<\/strong>\u00a0\u00c7\u00ebshtja e zbatimit bie n\u00eb nivelin e kryenegociator\u00ebve. A parashikoni q\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen t\u00eb ket\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb takim tjet\u00ebr t\u00eb lider\u00ebve?<\/p>\n<p><strong>Mirosllav Laj\u00e7ak:\u00a0<\/strong>Nuk pajtohem me deklarat\u00ebn tuaj. Neve na duhen t\u00eb dyja nivelet dhe q\u00eb lider\u00ebt t\u00eb pajtohen p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn strategjike p\u00ebrpara dhe kryenegociator\u00ebt t\u00eb diskutojn\u00eb p\u00ebr detajet e zbatimit n\u00eb linj\u00eb me ato p\u00ebr t\u00eb cilat jan\u00eb pajtuar lider\u00ebt.<\/p>\n<p>Vitin e kaluar dhe vitet paraprake kemi pasur shum\u00eb takime t\u00eb kryenegociator\u00ebve, q\u00eb \u00e7oi n\u00eb kritika se procesi \u00ebsht\u00eb reduktuar n\u00eb nj\u00eb proces teknik, por nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. Procesi b\u00ebhet n\u00eb t\u00eb dyja nivelet. Prandaj, \u00ebsht\u00eb e logjikshme q\u00eb tani t\u00eb diskutojm\u00eb p\u00ebr zbatimin e asaj q\u00eb jemi pajtuar n\u00eb Bruksel m\u00eb 27 shkurt dhe n\u00eb Oh\u00ebr m\u00eb 18 mars, kjo k\u00ebrkon dy negociator\u00ebt dhe eksperienc\u00eb p\u00ebr t\u00eb diskutuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>Por, kurdo q\u00eb ka nevoj\u00eb p\u00ebr takim t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb, takimi do t\u00eb mbahet me presidentin dhe kryeministrin dhe ata kan\u00eb treguar se jan\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb takohen dhe diskutojn\u00eb p\u00ebr gj\u00ebrat n\u00eb t\u00eb ardhmen. Le t\u2019i l\u00ebm\u00eb lider\u00ebt t\u00eb diskutojn\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet e m\u00ebdha politike dhe kryenegociator\u00ebt p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje praktike.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb:\u00a0<\/strong>Edhe nj\u00eb pyetje p\u00ebr afatet. Kemi d\u00ebgjuar se nuk ka afate specifike kohore, por q\u00eb n\u00eb dit\u00ebt dhe muajt e ardhsh\u00ebm ne mund t\u00eb d\u00ebgjojm\u00eb nga BE-ja dhe partner\u00ebt e saj se duan q\u00eb pal\u00ebt t\u00eb zbatojn\u00eb \u00e7\u00ebshtje [nga marr\u00ebveshja] deri n\u00eb fund t\u00eb vitit sepse vitin e ardhsh\u00ebm do t\u00eb ket\u00eb zgjedhje dhe \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. A prisni q\u00eb t\u00eb ndodhin gj\u00ebra k\u00ebt\u00eb vit dhe \u00e7far\u00eb prisni q\u00eb t\u00eb zbatohet k\u00ebt\u00eb vit?<\/p>\n<p><strong>Mirosllav Laj\u00e7ak:\u00a0<\/strong>S\u00ebrish, ne kishim planifikuar shum\u00eb afate konkrete kohore n\u00eb dokumentin fillestar. Tani, ne nuk duam q\u00eb pal\u00ebve t\u2019iu imponojm\u00eb afate. Ne duhet t\u00eb pajtohemi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kur t\u00eb takohemi. Por, ky nuk \u00ebsht\u00eb sekret.<\/p>\n<p>E kemi th\u00ebn\u00eb shum\u00eb her\u00eb se ne duam ta p\u00ebrfundojm\u00eb k\u00ebt\u00eb proces gjat\u00eb mandatit aktual t\u00eb udh\u00ebheqjes s\u00eb BE-s\u00eb, t\u00eb Komisionit Evropian, por edhe t\u00eb administrat\u00ebs amerikane. Do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb realitet t\u00eb ri politik vitin e ardhsh\u00ebm. Ka zgjedhje n\u00eb Evrop\u00eb, n\u00eb SHBA, do t\u00eb ket\u00eb m\u00eb pak v\u00ebmendje, m\u00eb pak p\u00ebrkushtim. Ne besojm\u00eb se kemi koh\u00eb t\u00eb mjaftueshme q\u00eb ta p\u00ebrmbyllim k\u00ebt\u00eb proces n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb suksesshme dhe t\u00eb zbatojm\u00eb nenet e k\u00ebsaj marr\u00ebveshjeje. Por, e gjith\u00eb kjo varet nga p\u00ebrkushtimi i pal\u00ebve.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesi i posa\u00e7\u00ebm i Bashkimit Evropian p\u00ebr dialogun Kosov\u00eb-Serbi, Mirosllav Laj\u00e7ak, tha se marr\u00ebveshja mes kryeministrit t\u00eb Kosov\u00ebs, Albin Kurti, dhe presidentit t\u00eb Serbis\u00eb, Aleksandar Vu\u00e7iq, paraqet nj\u00eb pik\u00eb kthese n\u00eb procesin e normalizimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve mes tyre. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb q\u00eb Laj\u00e7ak dha p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb dhe Euronews-in Serbi \u2013 t\u00eb par\u00ebn [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":145107,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-145106","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/145106","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=145106"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/145106\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/145107"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=145106"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=145106"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=145106"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}