{"id":145114,"date":"2023-03-21T18:17:06","date_gmt":"2023-03-21T17:17:06","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=145114"},"modified":"2023-03-21T18:17:06","modified_gmt":"2023-03-21T17:17:06","slug":"kryetari-hyseni-nuk-jemi-marre-me-te-kaluaren-por-as-nuk-e-kemi-harruar-ate-ju-paraqes-tri-raste-te-keqperdorimit-dhe-keqmenaxhimit-te-pasurise-publike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/kryetari-hyseni-nuk-jemi-marre-me-te-kaluaren-por-as-nuk-e-kemi-harruar-ate-ju-paraqes-tri-raste-te-keqperdorimit-dhe-keqmenaxhimit-te-pasurise-publike\/","title":{"rendered":"Kryetari Hyseni: Nuk jemi marr\u00eb me t\u00eb kaluar\u00ebn por as nuk e kemi harruar at\u00eb, ju paraqes tri raste t\u00eb keqp\u00ebrdorimit dhe keqmenaxhimit t\u00eb pasuris\u00eb publike"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i Komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit, Alban Hyseni, ka mbajtur sot nj\u00eb konferenc\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme p\u00ebr media, n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb cil\u00ebs ka paraqitur tri raste t\u00eb keqp\u00ebrdorimit dhe keqmenaxhimit t\u00eb pasuris\u00eb publike.<\/p>\n<p>Kryetari Hyseni tha se \u2018nuk jemi marr\u00eb me t\u00eb kaluar\u00ebn por as nuk e kemi harruar at\u00eb\u2019.<\/p>\n<p>P\u00ebr rastin e par\u00eb, kryetari Hyseni tha se ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me diferenc\u00ebn mes faturave t\u00eb paraqitura dhe gjendjes faktike t\u00eb inventarit n\u00eb QKMF, nd\u00ebrkaq p\u00ebr dy rastet tjera theksoi se kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me shpron\u00ebsimet. <\/p>\n<p>\u201cTashm\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb shum\u00eb s\u00eb 1 vit qeverisje, nd\u00ebrkaq nuk jemi marr\u00eb me t\u00eb kaluar\u00ebn por as nuk e kemi harruar at\u00eb. Nuk do t\u00eb lejojm\u00eb q\u00eb e kaluara t\u00eb ik\u00eb pa p\u00ebrgjegj\u00ebsi, kur kemi persona e njer\u00ebz t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb edhe t\u00eb p\u00ebrgjegjsh\u00ebm edhe fajtor\u201d, ka th\u00ebn\u00eb, nd\u00ebr t\u00eb tjera, kryetari Hyseni. <\/p>\n<p>Deklarata e plot\u00eb e kryetarit Alban Hyseni n\u00eb konferenc\u00ebn p\u00ebr media:<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb mediave,<\/p>\n<p>Faleminderit p\u00ebr p\u00ebrgjigjen n\u00eb ftes\u00ebn ton\u00eb, me rastin e k\u00ebsaj konference t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, lidhur me denoncimin e disa prej shkeljeve te evidentuara nga qeverisja jon\u00eb, deri m\u00eb tani. <\/p>\n<p>Sigurisht, q\u00eb k\u00ebto denoncime nuk jan\u00eb t\u00eb fundit, por vet\u00ebm nisma e paraqitjes s\u00eb shkeljeve ligjore nga e kaluara. <\/p>\n<p>Tashm\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb shum\u00eb s\u00eb 1 vit qeverisje, nd\u00ebrkaq nuk jemi marr\u00eb me t\u00eb kaluar\u00ebn por as nuk e kemi harruar at\u00eb. Nuk do t\u00eb lejojm\u00eb q\u00eb e kaluara t\u00eb ik\u00eb pa p\u00ebrgjegj\u00ebsi, kur kemi persona e njer\u00ebz t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb edhe t\u00eb p\u00ebrgjegjsh\u00ebm edhe fajtor. <\/p>\n<p>Andaj, m\u00eb lejoni q\u00eb n\u00eb vazhdim t\u00eb paraqes 3 raste t\u00eb keqp\u00ebrdorimit dhe keqmenaxhimit t\u00eb pasuris\u00eb publike me \u00e7\u2019rast t\u00eb nj\u00ebjtat do t\u00eb adresohen n\u00eb organet p\u00ebrgjegj\u00ebse. <\/p>\n<p>Rasti i par\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me Qendr\u00ebn Kryesore t\u00eb Mjek\u00ebsis\u00eb Familjare (QKMF). Nd\u00ebrtimi i objektit t\u00eb ri t\u00eb QKMF-s\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe nisma e keqp\u00ebrdorimeve brenda k\u00ebtij institucioni. P\u00ebrve\u00e7 faz\u00ebs s\u00eb nd\u00ebrtimit, lidhjes s\u00eb kontratave edhe kund\u00ebrligjsh\u00ebm edhe me p\u00ebrmbajtje q\u00eb d\u00ebmtojn\u00eb buxhetin e komun\u00ebs edhe ashtu t\u00eb varf\u00ebr, keqp\u00ebrdorime jan\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe n\u00eb faz\u00ebn e blerjes s\u00eb inventarit dhe furnizimit t\u00eb objektit t\u00eb ri. <\/p>\n<p>Sipas nj\u00eb Raporti t\u00eb Auditimit t\u00eb Brendsh\u00ebm, ku \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb regjistrimi i inventarit, kemi nj\u00eb diferenc\u00eb mes faturave t\u00eb paraqitura dhe gjendjes faktike. M\u00eb pas, p\u00ebr t\u00eb verifikuar nj\u00eb konstatim t\u00eb till\u00eb, kam formuar nj\u00eb komision t\u00eb tret\u00eb, i cili ka b\u00ebr\u00eb regjistrimin dhe evidentimin e inventarit, p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb nj\u00eb rezultat t\u00eb tret\u00eb, t\u00eb pavarur dhe p\u00ebrfundimtar, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb krijohet nj\u00eb pasqyr\u00eb e qart\u00eb. Kjo p\u00ebr shkak se, Raporti i Auditimit t\u00eb Brendsh\u00ebm dhe ai i komisionit p\u00ebr regjistrimin e inventarit nga QKMF nuk jan\u00eb p\u00ebrputhur. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb, Raporti i Auditimit t\u00eb Brendsh\u00ebm dhe i komisionit t\u00eb tret\u00eb t\u00eb formuar nga un\u00eb si Kryetar i Komun\u00ebs, jan\u00eb pothuajse 100% n\u00eb p\u00ebrputhje, ashtu q\u00eb \u00ebsht\u00eb konstatuar nj\u00eb diferenc\u00eb e madhe n\u00eb mes t\u00eb inventarit t\u00eb faturuar dhe gjendjes faktike n\u00eb QKMF sipas verifikimit t\u00eb inventarit t\u00eb komisionit t\u00eb tret\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu, ka edhe fatura fiktive n\u00eb vler\u00eb prej dhjet\u00ebra mij\u00ebra eurove, pages\u00ebn e t\u00eb cilave e kemi ndaluar. E nj\u00ebjta, figuron ende si obligim nga institucioni sh\u00ebndet\u00ebsor QKMF dhe duhet verifikim i saj. <\/p>\n<p>Rasti i dyt\u00eb: \u00cbsht\u00eb shkelje e keqp\u00ebrdorim n\u00eb vlera milion\u00ebshe. Kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me shpron\u00ebsimin e tokave nga komuna e Gjilanit dhe organi shpron\u00ebsues, q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast \u00ebsht\u00eb Kryetari i Komun\u00ebs. Nga 26 milion\u00eb euro q\u00eb \u00ebsht\u00eb vlera totale e borxheve t\u00eb trash\u00ebguara, vet\u00ebm n\u00eb shpron\u00ebsim, i kemi gjithsej 11 milion\u00eb euro. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kjo vler\u00eb, \u00e7do dit\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb rritje sepse kemi raste q\u00eb po paraqiten tek ne edhe tani.<\/p>\n<p>N\u00eb rastin e par\u00eb t\u00eb shpron\u00ebsimit, kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me shpron\u00ebsimin e gjithsej 27 ari e 66 metrash. <\/p>\n<p>Sipas vler\u00ebsimit n\u00eb ueb faqen zyrtare t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Financave, vlera e tok\u00ebs n\u00eb po k\u00ebt\u00eb zon\u00eb \u00ebsht\u00eb 120 euro p\u00ebr met\u00ebr katror\u00eb. <\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb, shpron\u00ebsimi i k\u00ebtyre tokave, nga komuna e Gjilanit \u00ebsht\u00eb realizuar n\u00eb vler\u00ebn prej 330 dhe 325 euro (b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr dy parcela t\u00eb ndara q\u00eb jan\u00eb n\u00eb kufinj\u00eb kadastral me nj\u00ebra tjetr\u00ebn).<br \/>\nKontratat e shitblerjes s\u00eb tokave, n\u00eb po k\u00ebt\u00eb zon\u00eb, me t\u00eb nj\u00ebjtin koeficient t\u00eb nd\u00ebrtimit, n\u00eb po t\u00eb nj\u00ebjtat vite, jan\u00eb nga 120 deri n\u00eb 190 euro p\u00ebr met\u00ebr katror. <\/p>\n<p>Vlera totale e shpron\u00ebsimit, p\u00ebr 27 ari e 66 met\u00ebr, komun\u00ebs se Gjilanit i kan\u00eb kushtuar plot 902,910 euro.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga shum\u00eb l\u00ebnd\u00ebt e shpron\u00ebsimit, por q\u00eb p\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb, ende nuk ka kaluar afati ligjor p\u00ebr pages\u00eb, nd\u00ebrsa jemi n\u00eb faz\u00ebn finale, kur l\u00ebnda mund t\u00eb d\u00ebrgohet dhe t\u00eb ekzekutohet edhe p\u00ebrmes p\u00ebrmbaruesit privat. <\/p>\n<p>N\u00eb rastin e dyt\u00eb t\u00eb shpron\u00ebsimit, kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me shpron\u00ebsimin e gjithsej 30 ari e 57 met\u00ebr. <\/p>\n<p>Sipas vler\u00ebsimit n\u00eb ueb faqen zyrtare te Ministris\u00eb s\u00eb Financave, vlera e tok\u00ebs n\u00eb po k\u00ebt\u00eb zon\u00eb \u00ebsht\u00eb 200 euro p\u00ebr met\u00ebr katror. <\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb, shpron\u00ebsimi i k\u00ebtyre tokave, nga komuna e Gjilanit \u00ebsht\u00eb realizuar n\u00eb vler\u00ebn prej 520 euro p\u00ebr met\u00ebr katror.<\/p>\n<p>Vlera totale e shpron\u00ebsimit, p\u00ebr 30 ari e 57 met\u00ebr, komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit i kan\u00eb kushtuar plot 1,589,640 euro.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb shum\u00eb, ne si komun\u00eb dhe qeverisje e re, jemi detyruar qe ta paguajm\u00eb si rezultat i ndjekjes s\u00eb procedurave ligjore nga p\u00ebrmbaruesi privat. Vlera q\u00eb jemi detyruar ta paguajm\u00eb p\u00ebr shpenzimet p\u00ebrmbarimore \u00ebsht\u00eb 22,709.90 euro.<\/p>\n<p>Edhe pse n\u00eb vite e periudha t\u00eb ndryshme, n\u00eb dy rastet e lartp\u00ebrmendura t\u00eb shpron\u00ebsimit, ekspert\u00ebt p\u00ebr vler\u00ebsim t\u00eb tokave p\u00ebr shpron\u00ebsim ishin t\u00eb nj\u00ebjtit. Kjo mund t\u00eb verifikohet leht\u00eb p\u00ebrmes numrit identifikues t\u00eb licencave t\u00eb ekspert\u00ebve t\u00eb shpron\u00ebsimeve, n\u00eb Raportet P\u00ebrfundimtare t\u00eb vler\u00ebsimit t\u00eb tokave.<\/p>\n<p>N\u00eb 11 muajt e par\u00eb t\u00eb qeverisjes, pra n\u00eb vitin 2022, ne si udh\u00ebheqje e re e komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit, kemi paguar obligime t\u00eb trash\u00ebguara nga ish qeverisja, n\u00eb vler\u00eb prej 6,676,566.19 euro. Nga e gjith\u00eb kjo shum\u00eb e paguar p\u00ebr borxhet, n\u00eb vler\u00eb prej afro 1 milion\u00eb euro kemi paguar vet\u00ebm shpenzimet p\u00ebrcjell\u00ebse p\u00ebr borxhet e trash\u00ebguara. <\/p>\n<p>M\u00eb lejoni q\u00eb tani, t\u00eb paraqes edhe shkeljen e fundit, dhe m\u00eb t\u00eb r\u00ebnden p\u00ebr nga vlera. <\/p>\n<p>N\u00eb vitet 2017, 2019, 2020 dhe 2021 vlera totale e vendimeve p\u00ebr shpron\u00ebsim \u00ebsht\u00eb 11,838,296.50 euro, nd\u00ebrsa planifikimi nga qeverisja e asaj kohe, p\u00ebr shpron\u00ebsim, ka qen\u00eb vet\u00ebm 3,998,673.57 euro. Pra, diferenca mes vendimeve p\u00ebr shpron\u00ebsim dhe planifikimit buxhetor p\u00ebr shpron\u00ebsim \u00ebsht\u00eb 7,238,472.08 euro.<\/p>\n<p>Vitet    Planifikimi           Shpron\u00ebsimi        Ndryshimi<br \/>\n2017    500,000.00 \u20ac       6,062,151.00 \u20ac     5,562,151.00 \u20ac<br \/>\n2019    900,000.00 \u20ac       2,968,977.00 \u20ac     2,068,977.00 \u20ac<br \/>\n2020    1,177,250.42 \u20ac    784,594.50 \u20ac        392,655.92 \u20ac<br \/>\n2021    1,421,423.15 \u20ac    2,022,574.00 \u20ac     601,150.85 \u20ac<br \/>\nTotali   3,998,673.57 \u20ac    11,838,296.50 \u20ac    7,238,472.0 \u20ac<\/p>\n<p>Kodi penal i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00eb nenin 414 parasheh vepr\u00ebn penale Keqp\u00ebrdorim i pozit\u00ebs apo autoritetit zyrtar. Nd\u00ebrsa, ligji p\u00ebr shpron\u00ebsim t\u00eb pron\u00ebs s\u00eb paluajtshme, nj\u00eb nga kriteret p\u00ebr shpron\u00ebsim e parasheh edhe planifikimin p\u00ebr shpron\u00ebsimin ose zotimin se do t\u00eb planifikohen mjetet n\u00eb t\u00eb ardhmen. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, asnj\u00eb nga k\u00ebto dy kritere mes kritereve t\u00eb tjera nuk jan\u00eb evidente. <\/p>\n<p>Pra, konstatojm\u00eb se n\u00eb ket\u00eb rast, kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me keqp\u00ebrdorim t\u00eb detyr\u00ebs zyrtare nga autoriteti iniciues i shpron\u00ebsimit. Autoritet p\u00ebr inicim t\u00eb shpron\u00ebsimit n\u00eb nivel lokal \u00ebsht\u00eb Kryetari i Komun\u00ebs. I nj\u00ebjti, me paramendim, ka d\u00ebmtuar buxhetin e komun\u00ebs se Gjilanit n\u00eb vlera milion\u00ebshe dhe ka shkaktuar edhe shpenzime t\u00eb tjera shtes\u00eb po ashtu n\u00eb vlera milion\u00ebshe. Nd\u00ebrsa, edhe pas 1 viti qeverisje t\u00eb ndershme e t\u00eb p\u00ebrgjegjshme, me gjith\u00eb borxhet e paguara, jemi larg qe t\u00eb dalim nga kriza buxhetore e shkaktuar nga qeverisja e kaluar, e pap\u00ebrgjegjshme, e padrejt\u00eb, e padenj\u00eb dhe pa planifikim t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb. <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit, Alban Hyseni, ka mbajtur sot nj\u00eb konferenc\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme p\u00ebr media, n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb cil\u00ebs ka paraqitur tri raste t\u00eb keqp\u00ebrdorimit dhe keqmenaxhimit t\u00eb pasuris\u00eb publike. Kryetari Hyseni tha se \u2018nuk jemi marr\u00eb me t\u00eb kaluar\u00ebn por as nuk e kemi harruar at\u00eb\u2019. P\u00ebr rastin e par\u00eb, kryetari Hyseni tha se [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":145115,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-145114","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/145114","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=145114"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/145114\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/145115"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=145114"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=145114"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=145114"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}