{"id":145170,"date":"2023-03-22T10:48:45","date_gmt":"2023-03-22T09:48:45","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=145170"},"modified":"2023-03-22T10:48:45","modified_gmt":"2023-03-22T09:48:45","slug":"be-shba-kerkojne-zbatimin-e-marreveshjes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/be-shba-kerkojne-zbatimin-e-marreveshjes\/","title":{"rendered":"BE-SHBA k\u00ebrkojn\u00eb zbatimin e marr\u00ebveshjes"},"content":{"rendered":"<p>Shefi i politik\u00ebs s\u00eb Jashtme t\u00eb BE Josep Borrell, tha se zbatimi i marr\u00ebveshjes Kosov\u00eb-Serbi, do t\u00eb mbik\u00ebqyret nga nj\u00eb komision i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga t\u00eb dyja vendet dhe Bashkimi Evropian. Ajo \u00ebsht\u00eb ligj\u00ebrisht e obligueshme.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesi i lart\u00eb i Bashkimit Evropian p\u00ebr Politik\u00eb t\u00eb Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, i njoftoi ministrat e jasht\u00ebm t\u00eb BE-s\u00eb, p\u00ebr marr\u00ebveshjen e Ohrit, q\u00eb u arrit nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb me 18 mars. Sipas Borrell, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb arritje e madhe dhe, si\u00e7 tha, \u201cm\u00eb nuk do t\u00eb jemi n\u00eb gjendje krize, por n\u00eb implementim t\u00eb marr\u00ebveshjeve t\u00eb arritura m\u00eb par\u00eb me 27 shkurt n\u00eb Bruksel\u201d.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebto marr\u00ebveshje hyjn\u00eb n\u00eb fuqi me deklarat\u00ebn q\u00eb e l\u00ebshova. Nuk ishte n\u00ebnshkrim p\u00ebr shkaqe ligjore, por t\u00eb dyja pal\u00ebt u pajtuan se deklarata ime \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkushtim nga ana e tyre p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar t\u00ebr\u00ebsisht obligimet q\u00eb dalin nga kjo marr\u00ebveshje e aneksi i implementimit\u201d, tha Borrell.<\/p>\n<p>Shefi i diplomacis\u00eb evropiane p\u00ebrs\u00ebriti q\u00eb Prishtina zyrtare e ka urgjente fillimin e formimit t\u00eb Asociacionit t\u00eb komunave me shumic\u00eb serbe.<\/p>\n<p>\u201cKalendari k\u00ebrkon q\u00eb secila pal\u00eb ta b\u00ebj\u00eb pjes\u00ebn e vet, nuk fillon nd\u00ebrtimi i sht\u00ebpis\u00eb nga kulmi. Disa nga k\u00ebto gj\u00ebra jan\u00eb shum\u00eb urgjente, e kam th\u00ebn\u00eb se Kosova urgjentisht duhet t\u00eb p\u00ebrkushtohet p\u00ebr formimin e Asociacionit. Jan\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb zotimesh dhe ne do t\u00eb shohim se si pal\u00ebt do t\u2019i p\u00ebrmbushin ato\u201d, tha Borrell.<\/p>\n<p>Marr\u00ebveshjet e Ohrit<\/p>\n<p>N\u00eb takimin e Ohrit, q\u00eb u mbajt m\u00eb 18 mars, n\u00ebn nd\u00ebrmjet\u00ebsimin e kryediplomatit evropian, kryeministri Albin Kurti dhe Presidenti Aleksandar Vu\u00e7iq, ran\u00eb dakord me aneksin e zbatimit t\u00eb Marr\u00ebveshjes drejt normalizimit t\u00eb raporteve. Marr\u00ebveshja q\u00eb u publikua nga Bashkimi Evropian me 27 shkurt n\u00eb Bruksel, ka 11 nene, por nuk p\u00ebrmend n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb specifike njohjen e nd\u00ebrsjell\u00eb. Megjithat\u00eb, dokumenti k\u00ebrkon nga t\u00eb dyja pal\u00ebt q\u00eb t\u2019i pranojn\u00eb dokumentet dhe simbolet e nj\u00ebra-tjetr\u00ebs, p\u00ebrfshir\u00eb edhe pasaportat, diplomat dhe targat. Marr\u00ebveshja k\u00ebrkon, po ashtu, nga pal\u00ebt q\u00eb t\u2019i zbatojn\u00eb t\u00eb gjitha marr\u00ebveshjet e arritura deri m\u00eb tash n\u00eb dialogun p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve, p\u00ebrfshir\u00eb edhe at\u00eb p\u00ebr formimin e Asociacionit t\u00eb komunave me shumic\u00eb serbe n\u00eb Kosov\u00eb. Kryeministri i Kosov\u00ebs Albin Kurti i cili nuk p\u00eblqen ta quaj Asociacion, thot\u00eb se Kosova \u201cdo t\u00eb udh\u00ebhiqet prej standardeve m\u00eb t\u00eb larta q\u00eb edhe serb\u00ebt n\u00eb Kosov\u00eb t\u00eb mos ken\u00eb asnj\u00eb cenim\u201d.<\/p>\n<p>\u201cEkziston nj\u00eb paragraf i cili flet p\u00ebr nj\u00eb nivel adekuat t\u00eb vet\u00ebmenaxhimit t\u00eb komunitetit jo-shumic\u00eb serb dhe natyrisht se ne do t\u00eb udh\u00ebhiqemi prej standardeve m\u00eb t\u00eb larta q\u00eb edhe serb\u00ebt n\u00eb Kosov\u00eb t\u00eb mos ken\u00eb asnj\u00eb cenim, asnj\u00eb diskriminim\u201d, tha kryeministri Kurti, pas nj\u00eb takimi q\u00eb zhvilloi me ambasador\u00ebt e vendeve t\u00eb QUINT-it n\u00eb Prishtin\u00eb.<\/p>\n<p>Shtimi i presionit<\/p>\n<p>Presion mbi Prishtin\u00ebn dhe Beogradin zyrtar\u00eb q\u00eb t\u00eb nisin menj\u00ebher\u00eb zbatimin e marr\u00ebveshjes po b\u00ebjn\u00eb edhe SHBA-t\u00eb. I d\u00ebrguari amerikan p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor, Gabriel Escobar, q\u00eb ishte v\u00ebzhgues n\u00eb takimin e Ohrit, tha se pajtimi nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb p\u00ebr zbatimin e marr\u00ebveshjes p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve \u00ebsht\u00eb historik, dhe pal\u00ebt duhet t\u00eb fillojn\u00eb menj\u00ebher\u00eb v\u00ebnien n\u00eb jet\u00eb t\u00eb saj. Sipas tij, marr\u00ebveshja ka detyrime ligjore p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrmbushur. Prishtina duhet ta b\u00ebj\u00eb pun\u00ebn e saj, e k\u00ebt\u00eb duhet ta b\u00ebj\u00eb edhe Serbia, tha ai duke shtuar se Beogradi duhet t\u00eb filloj\u00eb mr njohjen e dokumenteve t\u00eb Kosov\u00ebs dhe simboleve komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr Kosov\u00ebn \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb t\u00eb filloj\u00eb hartimin e versionit t\u00eb saj t\u00eb Asociacionit t\u00eb komunave me shumic\u00eb serbe. Ka shum\u00eb detyrime t\u00eb tjera, por mendoj se k\u00ebto jan\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishmet\u201d, tha zoti Escobar, n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb m\u00eb gazetar\u00eb n\u00eb distanc\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNe besojm\u00eb se duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb (Asociacion) q\u00eb u sh\u00ebrben interesave t\u00eb popullit t\u00eb rajonit, nj\u00eb q\u00eb funksionon p\u00ebr t\u00eb dyja pal\u00ebt, q\u00eb lejon serb\u00ebt etnik\u00eb t\u00eb marrin pjes\u00eb plot\u00ebsisht n\u00eb jet\u00ebn civile dhe demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs. Por duhet t\u00eb jet\u00eb edhe nj\u00eb Asociacion q\u00eb nuk shkel struktur\u00ebn kushtetuese t\u00eb Kosov\u00ebs apo prek funksionalitetin e saj\u201d, tha Gabriel Escobar. Ai e b\u00ebri t\u00eb qart\u00eb se pajtimi i Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb n\u00eb Oh\u00ebr p\u00ebr zbatimin e marr\u00ebveshjes \u00ebsht\u00eb obligim ligjor, ndon\u00ebse nuk kishte n\u00ebnshkrime.<\/p>\n<p>Zbatimi \u00ebsht\u00eb obligim ligjor<\/p>\n<p>\u201cDua ta b\u00ebj\u00eb t\u00eb qart\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb detyrim ligjor p\u00ebr t\u00eb cilin Serbia \u00ebsht\u00eb pajtuar, sikurse edhe Kosova. Diskutimi rreth n\u00ebnshkrimit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrqendrim ndaj di\u00e7kaje q\u00eb nuk ka ndikim n\u00eb faktin se e kemi nj\u00eb marr\u00ebveshje. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje, ne e trajtojm\u00eb t\u00eb till\u00eb, t\u00eb dyja pal\u00ebt hyn\u00eb n\u00eb t\u00eb me seriozitet dhe Bashkimi Evropian e konfirmoi se \u00ebsht\u00eb e till\u00eb n\u00eb syt\u00eb e tij\u201d, theksoi emisari amerikan Gabriel Escobar.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, ministri i Jasht\u00ebm i Serbis\u00eb, Ivica Da\u00e7iq, ka th\u00ebn\u00eb se Serbia \u00ebsht\u00eb e gatshme ta zbatoj\u00eb marr\u00ebveshjen e arritur me Kosov\u00ebn n\u00eb Oh\u00ebr, por vet\u00ebm deri te vijat e saja t\u00eb kuqe.<\/p>\n<p>Vijat e kuqe t\u00eb Serbis\u00eb<\/p>\n<p>\u201cVijat tona t\u00eb kuqe, me t\u00eb cilat nuk pajtohemi p\u00ebrfshijn\u00eb njohjen reciproke: jo njohje e Kosov\u00ebs dhe as an\u00ebtar\u00ebsim i Kosov\u00ebs n\u00eb Kombet e Bashkuara\u201d, tha Da\u00e7iq n\u00eb Bruksel, gjat\u00eb nj\u00eb konference donator\u00ebsh, pas t\u00ebrmetit q\u00eb ka goditur Turqin\u00eb. Sipas tij, marr\u00ebveshja e Ohrit, \u201c\u00ebsht\u00eb vet\u00ebm n\u00eb drejtim t\u00eb normalizimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve dhe asgj\u00eb m\u00eb shum\u00eb se kaq\u201d.<\/p>\n<p>\u201cMendoj se \u00ebsht\u00eb vazhdim\u00ebsi e asaj q\u00eb kemi filluar rreth 10 vjet m\u00eb par\u00eb, dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb dihet se kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebr hapat e m\u00ebtejsh\u00ebm n\u00eb normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve dhe jo p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet e statusit\u201d, u shpreh Da\u00e7iq.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, plani evropian p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve p\u00ebr t\u00eb cilin Prishtina dhe Beogradi u pajtuan m\u00eb 27 shkurt n\u00eb Bruksel, nd\u00ebrsa me 18 mars u pajtuan p\u00ebr zbatimin e tij, k\u00ebrkon marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb mira fqinj\u00ebsore, njohje t\u00eb dokumenteve dhe simboleve dhe respektim t\u00eb sovranitetit dhe t\u00ebr\u00ebsis\u00eb tok\u00ebsore. Ai k\u00ebrkon q\u00eb pal\u00ebt t\u00eb mos pengojn\u00eb nj\u00ebra tjetr\u00ebn n\u00eb proceset integruese, por nuk k\u00ebrkon njohje t\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb. Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb partit\u00eb opozitare n\u00eb Kosov\u00eb, ftuan p\u00ebr t\u00eb enjten n\u00eb seanc\u00eb parlamentare kryeministrin Kurti, t\u00eb raportoj\u00eb p\u00ebr marr\u00ebveshjen p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn opozita thot\u00eb se do t\u00eb d\u00ebmtoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb proceset integruese t\u00eb vendit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shefi i politik\u00ebs s\u00eb Jashtme t\u00eb BE Josep Borrell, tha se zbatimi i marr\u00ebveshjes Kosov\u00eb-Serbi, do t\u00eb mbik\u00ebqyret nga nj\u00eb komision i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga t\u00eb dyja vendet dhe Bashkimi Evropian. Ajo \u00ebsht\u00eb ligj\u00ebrisht e obligueshme. P\u00ebrfaq\u00ebsuesi i lart\u00eb i Bashkimit Evropian p\u00ebr Politik\u00eb t\u00eb Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, i njoftoi ministrat e jasht\u00ebm t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":145171,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-145170","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/145170","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=145170"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/145170\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/145171"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=145170"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=145170"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=145170"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}