{"id":145448,"date":"2023-03-25T21:34:13","date_gmt":"2023-03-25T20:34:13","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=145448"},"modified":"2023-03-25T21:34:13","modified_gmt":"2023-03-25T20:34:13","slug":"popullsia-e-kazase-se-gjilanit-ne-fillim-te-shekullit-xx-sipas-dokumenteve-osmane-austriake-gjermane-bullgare-e-serbe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/popullsia-e-kazase-se-gjilanit-ne-fillim-te-shekullit-xx-sipas-dokumenteve-osmane-austriake-gjermane-bullgare-e-serbe\/","title":{"rendered":"Popullsia e Kazas\u00eb s\u00eb Gjilanit n\u00eb fillim t\u00eb shekullit XX sipas dokumenteve osmane, austriake, gjermane, bullgare e serbe"},"content":{"rendered":"<p>Shkruan: Dr. Enver Sadiku<\/p>\n<p>Fundi i shekullit XIX dhe fillimi i shekullit XX ishte periudh\u00eb kohore kur Perandoria Osmane kishte humbur fuqin\u00eb e saj t\u00eb dikurshme dhe ndodhej para shp\u00ebrb\u00ebrjes. Trazirat brendap\u00ebrbrenda Perandoris\u00eb dhe kryengritjet e vazhdueshme t\u00eb shqiptar\u00ebve i kishin dob\u00ebsuar themelet e saj n\u00eb Gadishullin Ballkanik. Edhe n\u00eb dhjet\u00ebvjet\u00ebshin e par\u00eb t\u00eb shekullit XX, Perandoria Osmane vazhdonte q\u00eb n\u00ebn sundimin e saj t\u00eb kishte territore n\u00eb Ballkan. Territoret e banuara me shqiptar\u00eb n\u00ebn sundimin osman ishin t\u00eb ndara n\u00eb kat\u00ebr vilajete: t\u00eb Shkodr\u00ebs, t\u00eb Janin\u00ebs, t\u00eb Manastirit e t\u00eb Kosov\u00ebs. Vilajeti i Kosov\u00ebs i krijuar n\u00eb vitin 1873, fillimisht njihej si Vilajeti i Prizrenit, i cili p\u00ebrve\u00e7 territoret e Kosov\u00ebs s\u00eb tashme, p\u00ebrfshinte territoret e sanxhakut t\u00eb Dibr\u00ebs, Shkupit dhe sanxhakut t\u00eb Nishit. N\u00eb fillim t\u00eb shekullit t\u00eb XX, Vilajeti i Kosov\u00ebs me territor ka qen\u00eb shum\u00eb m\u00eb i madh se sa Kosova e sotme dhe n\u00eb t\u00eb jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb Kosova, Sanxhaku, Lugina e Preshev\u00ebs dhe Maqedonia Per\u00ebndimore. Shumic\u00ebn d\u00ebrmuese t\u00eb popullat\u00ebs e kan\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb shqiptar\u00ebt, sikurse q\u00eb ka pasur edhe pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb popullatave t\u00eb tjera, q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb duksh\u00ebm m\u00eb pak n\u00eb num\u00ebr se sa shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>Pas luft\u00ebs ruso \u2013 osmane t\u00eb viteve 1877 \u2013 1878 e ndryshimeve territoriale, n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje t\u00eb Vilajetit t\u00eb Kosov\u00ebs me qend\u00ebr n\u00eb Shkup (1888 \u2013 1912), kan\u00eb qen\u00eb nj\u00ebsit\u00eb m\u00eb t\u00eb vogla administrative \u2013 sanxhaqet, t\u00eb tilla ishin Sanxhaku i Shkupit, i Prizrenit, i Pej\u00ebs, i Pazarit t\u00eb Ri dhe i Prishtin\u00ebs, t\u00eb cilat i udh\u00ebhiqnin mytesarif\u00ebt apo kryetar\u00ebt e rretheve. N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb sanxhaqeve, nj\u00ebsi m\u00eb t\u00eb vogla administrative kan\u00eb qen\u00eb kazat\u00eb (rrethet), e n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb kazave si nj\u00ebsi edhe m\u00eb t\u00eb vogla ishin nahijet.<\/p>\n<p>Kazaja (Rrethi) e Gjilanit me rrethin\u00eb, sipas rregullimit administrativ, n\u00eb fillim t\u00eb shekullit XX ishte kaza n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb sanxhakut t\u00eb Prishtin\u00ebs dhe kishte t\u00eb gjitha zyrat si t\u00eb gjitha kazat\u00eb tjera. Sipas sallnameve t\u00eb fundit t\u00eb shekullit XIX dhe fillimit t\u00eb shekullit XX, Kazaja e Gjilanit kishte kapitalin e Ark\u00ebs s\u00eb Jetim\u00ebve, deg\u00ebn e Bashkis\u00eb s\u00eb Bujq\u00ebsis\u00eb, nj\u00eb shkoll\u00eb qyteti me shtat\u00eb nx\u00ebn\u00ebs, nj\u00eb foshnjore vajzash dhe pes\u00eb shkolla fillore me 325 nx\u00ebn\u00ebs. E gjith\u00eb kazaja p\u00ebrb\u00ebhej prej 190 katundeve.[1]<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2023\/03\/BF61D18C-B251-4A6F-9128-CFBB7EA19C11.jpeg\"><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2023\/03\/BF61D18C-B251-4A6F-9128-CFBB7EA19C11-213x300.jpeg\" alt=\"\" width=\"213\" height=\"300\" class=\"alignnone size-medium wp-image-145449\" srcset=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2023\/03\/BF61D18C-B251-4A6F-9128-CFBB7EA19C11-213x300.jpeg 213w, https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2023\/03\/BF61D18C-B251-4A6F-9128-CFBB7EA19C11.jpeg 524w\" sizes=\"auto, (max-width: 213px) 100vw, 213px\" \/><\/a><\/p>\n<p>Shat\u00ebrvani para Xhamis\u00eb s\u00eb Madhe n\u00eb Gjilan (foto e fundit t\u00eb shek. XIX)<\/p>\n<p>Kazaja e Gjilanit ishte nd\u00ebr rrethet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb Vilajetit t\u00eb Kosov\u00ebs, ajo p\u00ebrfshinte territore t\u00eb tanishme t\u00eb komunave t\u00eb Gjilanit, Dardan\u00ebs (Kamenic\u00ebs), Artan\u00ebs (Novob\u00ebrd\u00ebs), Vitis\u00eb e n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb kazas\u00eb hynin edhe territore t\u00eb komunave t\u00eb Ka\u00e7anikut, Prishtin\u00ebs, Preshev\u00ebs dhe Bujanocit. P\u00ebr nga shtrirja gjeografike, kjo kaza p\u00ebrfshinte Mal\u00ebsin\u00eb e Karadakut dhe kufizohej me Lugin\u00ebn e Preshev\u00ebs, nga Veriu e Verilindja ka kufirin natyror t\u00eb Maleve t\u00eb Gollakut dhe Maleve t\u00eb Zhegocit nga Lindja dhe Per\u00ebndimi, p\u00ebrmes k\u00ebtij territori shtrihet rrafshi i lugin\u00ebs s\u00eb Lumit Morava.[2] Selia e kazas\u00eb ishte n\u00eb Gjilan, q\u00eb ishte kasaba (qytet). Qyteti p\u00ebrb\u00ebhej prej gjasht\u00eb m\u00ebhall\u00ebve (lagje): M\u00ebhalla e \u00c7arshis\u00eb, M\u00ebhalla e Xhamis\u00eb s\u00eb Vjet\u00ebr, M\u00ebhalla e Re (M\u00ebhalla e Balecit), M\u00ebhalla e Varoshit, M\u00ebhalla e Poshtme (Dere M\u00ebhalla) dhe M\u00ebhalla e Rom\u00ebve.[3]<\/p>\n<p>N\u00eb Gjilan ishte e vendosur edhe administrata, nd\u00ebrsa si organ kryesor administrativ n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb kazas\u00eb ishte kajmekami, i cili drejtonte t\u00eb gjitha pun\u00ebt publike, financiare dhe policore. Sipas k\u00ebtij rregullimi administrativ, kazaja e Gjilanit kishte Gjyqin e Rrethit q\u00eb kishte kryetarin (naibi), shefin e financave (defterdari) dhe sekretarin e korrespondenc\u00ebs (qatipi). Naibi, defterdari dhe qatipi p\u00ebrb\u00ebnin Kuvendin e Kazas\u00eb, bashk\u00eb me an\u00ebtar\u00ebt e zgjedhur q\u00eb ishin tre qytetar\u00eb mysliman\u00eb dhe nj\u00eb i krishter\u00eb. N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb kazas\u00eb funksiononte edhe Gjyqi Civil i Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb p\u00ebr pun\u00ebt qytetare, ku kryetar i trupit gjykues ishte naibi dhe dy an\u00ebtar\u00eb t\u00eb zgjedhur, nj\u00eb mysliman e nj\u00eb i krishter\u00eb. Gjithashtu n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb kazas\u00eb vepronte edhe komisioni i regjistrimit t\u00eb pasuris\u00eb, nd\u00ebrsa kishte edhe n\u00ebpun\u00ebs tjer\u00eb si: mbledh\u00ebsi i tatimeve, dh\u00ebn\u00ebsi i pasaportave, qatipi i tapive, mydyri i telegrafit e n\u00ebpun\u00ebs t\u00eb tjer\u00eb.[4]<\/p>\n<p>Kazaja e Gjilanit p\u00ebrfshinte nj\u00eb territor t\u00eb gjer\u00eb, andaj p\u00ebr shkak t\u00eb l\u00ebvizjeve t\u00eb shumta kryengrit\u00ebse n\u00eb fillim t\u00eb vitit 1910, me urdhrin e sulltanit, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb kazas\u00eb s\u00eb Gjilanit u formuan dy nahije: Nahija e Morav\u00ebs s\u00eb Ep\u00ebrme me qend\u00ebr n\u00eb Lubisht\u00eb dhe Nahija e Morav\u00ebs s\u00eb Poshtme me qend\u00ebr n\u00eb Hogosht.[5]<\/p>\n<p>Sipas sallnames\u00eb s\u00eb ndarjes territoriale t\u00eb Perandoris\u00eb Osmane, n\u00eb fillim t\u00eb shekullit XX, rrethi i Gjilanit n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje t\u00eb tij kishte 54694 banor\u00eb, ku dominonte popullsia myslimane (shqiptare), pastaj vinin t\u00eb krishter\u00ebt, e kishte edhe rom\u00eb, t\u00eb t\u00eb dy p\u00ebrkat\u00ebsive fetare. Edhe n\u00eb brendi t\u00eb qytetit dominonte popullsia myslimane (shqiptare). Kazaja e Gjilanit kishte 28 mij\u00eb e 595 meshkuj e femra mysliman\u00eb (shqiptar\u00eb) dhe 21 mij\u00eb e 412 t\u00eb krishter\u00eb meshkuj e femra (n\u00eb kazan\u00eb e Gjilanit, sidomos n\u00eb fshatrat e Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Karadakut jetonin dhe vazhdojn\u00eb t\u00eb jetojn\u00eb nj\u00eb num\u00ebr i shqiptar\u00ebve t\u00eb besimit katolik. E.S.).[6] Statistikat e Perandoris\u00eb Osmane, kur krahasohen me ato gjermane, serbe e bullgare t\u00eb koh\u00ebs, e q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me p\u00ebrkat\u00ebsin\u00eb komb\u00ebtare, shpesh nuk p\u00ebrputhen, duke qen\u00eb nganj\u00ebher\u00eb edhe kontradiktore. Dihet se Perandoria Osmane regjistrimin e popullsis\u00eb e b\u00ebnte n\u00eb baz\u00eb t\u00eb fes\u00eb e jo n\u00eb baz\u00eb t\u00eb komb\u00ebsis\u00eb, kurse nga t\u00eb dh\u00ebnat e nxjerra d\u00ebshmohet se shumica e banor\u00ebve t\u00eb Gjilanit dhe e t\u00ebr\u00eb kazas\u00eb ishin shqiptar\u00eb t\u00eb besimit islam. N\u00eb disa fshatra t\u00eb Karadakut kishte popullsi shqiptare t\u00eb besimit katolik. Pjesa tjet\u00ebr e popullsis\u00eb ishin serb\u00eb, rom\u00eb, \u00e7erkez\u00eb e t\u00eb tjer\u00eb. Gjuha osmane ishte gjuh\u00eb zyrtare e administrat\u00ebs dhe at\u00eb e flisnin nj\u00eb num\u00ebr i shqiptar\u00ebve, sidomos ata n\u00eb qytete, pra edhe n\u00eb qytetin e Gjilanit, duke pranuar disa prej tyre edhe doket dhe zakonet osmane.[7]<\/p>\n<p>Se popullsia shqiptare e Vilajetit t\u00eb Kosov\u00ebs, e me k\u00ebt\u00eb edhe ata t\u00eb kazas\u00eb s\u00eb Gjilanit ishin shumic\u00eb d\u00ebrmuese, d\u00ebshmojn\u00eb edhe dokumente t\u00eb Arkivit Shtet\u00ebror t\u00eb Vjen\u00ebs t\u00eb vitit 1912, t\u00eb cilat japin fakte se n\u00eb kat\u00ebr vilajetet e banuara kryesisht me shqiptar\u00eb (Vilajeti i Kosov\u00ebs, Shkodr\u00ebs, Manastirit dhe Janin\u00ebs) jetonin rreth 1.980.000 shqiptar\u00eb e prej tyre Vilajeti i Kosov\u00ebs kishte 900.000 banor\u00eb, kurse Sanxhaku i Prishtin\u00ebs n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb t\u00eb cilit ishte edhe kazaja e Gjilanit, kishte rreth 250.000 banor\u00eb.[8]<\/p>\n<p>Pas pushtimit t\u00eb Vilajetit t\u00eb Kosov\u00ebs nga Serbia n\u00eb tetor t\u00eb vitit 1912, n\u00eb Kosov\u00ebn e pushtuar e me t\u00eb edhe n\u00eb Gjilan me rrethin\u00eb, Serbia vuri n\u00eb zbatim ndarje territoriale me t\u00eb cilat n\u00eb nj\u00ebsit\u00eb territoriale mundohej t\u00eb p\u00ebrfshinte sa m\u00eb tep\u00ebr element\u00eb sllav\u00eb nga viset e brendshme t\u00eb Serbis\u00eb. Me k\u00ebto veprime, duke u munduar q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrroj\u00eb struktur\u00ebn e popullat\u00ebs, Serbia synonte q\u00eb para Fuqive t\u00eb M\u00ebdha t\u00eb v\u00ebrtetonte se n\u00eb viset administrative t\u00eb pushtuara kishte element\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm sllav\u00eb. Kjo ndarje administrative kishte gjithashtu p\u00ebr q\u00ebllim shp\u00ebrnguljen e shqiptar\u00ebve dhe kolonizimin e k\u00ebtyre trojeve me element\u00eb sllav\u00eb.[9] Pos ndarjes administrative, pushtuesi i ri kishte filluar evidentimin dhe regjistrimin e popullsis\u00eb. Sipas nj\u00eb raporti t\u00eb ushtris\u00eb serbe n\u00eb vitin 1912, popullsia e Gjilanit p\u00ebr koh\u00ebn, numerikisht ishte mjaft e madhe. Qyteti i Gjilanit kishte 7.767 banor\u00eb, nd\u00ebrsa Rrethi i Gjilanit, sipas k\u00ebtij raporte kishte: serb\u00eb \u2013 21.349 banor\u00eb, rom\u00eb ortodoks\u00eb 2.732 banor\u00eb, katolik\u00eb 1.864 banor\u00eb, turq 4.357 banor\u00eb, shqiptar\u00eb 44.354 banor\u00eb dhe rom\u00eb mysliman\u00eb 3.075 banor\u00eb, pra gjithsej 77.731 banor\u00eb.[10] P\u00ebr q\u00ebllime t\u00eb tyre politike, pushtuesi serb mundohej q\u00eb popullat\u00ebn e tyre t\u00eb vog\u00ebl me an\u00ebn e falsifikimeve ta paraqesin numerikisht sa m\u00eb t\u00eb madhe se sa ishte n\u00eb realitet, sepse nj\u00eb statistik\u00eb e till\u00eb i nevojitej p\u00ebr m\u00eb von\u00eb n\u00eb Konferenc\u00ebn e Londr\u00ebs.[11] Mir\u00ebpo, si\u00e7 shihet n\u00eb Memorandumin shtes\u00eb t\u00eb delegacionit t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Vlor\u00ebs n\u00eb Lond\u00ebr, m\u00eb 25.01.1913, ku jepeshin t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr popullsin\u00eb shqiptare n\u00eb trojet etnike, fakte k\u00ebto q\u00eb duhej t\u00eb ndihmonin n\u00eb caktimin e kufijve, nd\u00ebr t\u00eb tjera, n\u00eb pjes\u00ebn ku flitej p\u00ebr Gjilanin, thuhej se n\u00eb kazan\u00eb e Gjilanit, mbi 80 p\u00ebrqind e popullsis\u00eb jan\u00eb shqiptar\u00eb.[12]<\/p>\n<p>P\u00ebr nevojat e saja politike, Serbia m\u00eb 4 prill 1913, b\u00ebri nj\u00eb regjistrim t\u00eb popullat\u00ebs sipas rretheve, regjistrim i cili u realizua n\u00eb kushte shtetrrethimi dhe terrori t\u00eb papar\u00eb mbi shqiptar\u00ebt. Sipas k\u00ebtij regjistrimi, n\u00eb pjes\u00ebn ku flitet p\u00ebr rrethin e Gjilanit, thuhet se kishte 15 komuna, 195 fshatra, 11.264 sht\u00ebpi, prej t\u00eb cilave 3.135 ishin serbe, 628 \u2013 turke, 6.629 \u2013 shqiptare dhe 872 \u2013 t\u00eb tjera. N\u00eb pjes\u00ebn ku flitej mbi numrin e banor\u00ebve t\u00eb Gjilanit, sipas k\u00ebtij regjistrimi, rrethi i Gjilanit kishte 76.579 banor\u00eb prej tyre 39.004 meshkuj dhe 37.575 femra.[13] Nd\u00ebrkoh\u00eb, shefi i Qarkut t\u00eb Prishtin\u00ebs, n\u00eb raportin e tij nr. 3133 t\u00eb dat\u00ebs 08 maj 1913, p\u00ebr gjendjen n\u00eb Qarkun e Prishtin\u00ebs, n\u00eb pjes\u00ebn ku flet p\u00ebr Rrethin e Gjilanit, thot\u00eb se ky rreth kishte 76.731 banor\u00eb, prej t\u00eb cil\u00ebve serb\u00eb ishin 7.868 banor\u00eb, rom\u00eb ortodoks\u00eb \u2013 2.732, katolik\u00eb \u2013 1.864, turq \u2013 4.357, shqiptar\u00eb \u2013 44.354 dhe rom\u00eb mysliman\u00eb \u2013 3.075 banor\u00eb.[14]<\/p>\n<p>N\u00eb baz\u00eb t\u00eb t\u00eb gjitha statistikave, osmane, gjermane, bullgare, serbe, por edhe t\u00eb atyre q\u00eb i kishte paraqitur delegacioni i Qeveris\u00eb s\u00eb Vlor\u00ebs n\u00eb memorandumin d\u00ebrguar Konferenc\u00ebs s\u00eb Ambasador\u00ebve n\u00eb Lond\u00ebr, del dhe dokumentohet se n\u00eb Gjilan dhe rrethin e tij, ky territor ishte i banuar me shumic\u00eb d\u00ebrmuese shqiptare, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb komuniteteve t\u00eb tjera, q\u00eb ishin duksh\u00ebm n\u00eb num\u00ebr m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl.<\/p>\n<p>N\u00eb baz\u00eb t\u00eb t\u00eb gjitha statistikave, osmane, gjermane, bullgare, serbe, por edhe t\u00eb atyre q\u00eb i kishte paraqitur delegacioni i Qeveris\u00eb s\u00eb Vlor\u00ebs n\u00eb memorandumin d\u00ebrguar Konferenc\u00ebs s\u00eb Ambasador\u00ebve n\u00eb Lond\u00ebr, del dhe dokumentohet se n\u00eb Gjilan dhe rrethin e tij, ky territor ishte i banuar me shumic\u00eb d\u00ebrmuese shqiptare, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb komuniteteve t\u00eb tjera, q\u00eb ishin duksh\u00ebm n\u00eb num\u00ebr m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl.<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2023\/03\/368AE6AB-61F4-4175-B4B6-6A2FFF10DCC1.jpeg\"><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2023\/03\/368AE6AB-61F4-4175-B4B6-6A2FFF10DCC1-300x190.jpeg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"190\" class=\"alignnone size-medium wp-image-145450\" srcset=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2023\/03\/368AE6AB-61F4-4175-B4B6-6A2FFF10DCC1-300x190.jpeg 300w, https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2023\/03\/368AE6AB-61F4-4175-B4B6-6A2FFF10DCC1-768x486.jpeg 768w, https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2023\/03\/368AE6AB-61F4-4175-B4B6-6A2FFF10DCC1-860x544.jpeg 860w, https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2023\/03\/368AE6AB-61F4-4175-B4B6-6A2FFF10DCC1.jpeg 931w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a><\/p>\n<p>Qendra e Gjilanit m\u00eb 1912[15]<\/p>\n<p>[1] Arkivi i Institutit t\u00eb Historis\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb (m\u00eb tej AIH), Fondi dokumente t\u00eb sjella nga Arkivi i Stambollit (AS) dhe t\u00eb p\u00ebrkthyera n\u00eb shqip \u2013 Sallnameja e ndarjes administrative dhe territoriale t\u00eb Perandoris\u00eb Osmane n\u00eb vitin 1899, A-IV-93, f. 36. Var\u00ebsisht nga sallnamet (vjetar\u00ebt), numri i fshatrave n\u00eb kazan\u00eb e Gjilanit ndryshon. Sallnameja e vitit 1873\/1874 jep se Gjilani kishte 227 fshatra, ajo e vitit 1893\/1894 jep t\u00eb dh\u00ebna se kishte 200 fshatra.<\/p>\n<p>[2] Gjilani me rrethin\u00eb \u2013 studim monografik. 2012. Kuvendi i Komun\u00ebs, Gjilan: Proview, f. 35.<\/p>\n<p>[3] Selmani, A. 2010. Gjilani n\u00eb gjysm\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb shek. XIX dhe fillim XX. Vjetar 43-44. Prishtin\u00eb: Agjencia Shtet\u00ebrore e Arkivave t\u00eb Kosov\u00ebs. f. 280 \u2013 281.<\/p>\n<p>[4] Rizaj, S. 1969. Kosovski Vilajet 1896-97. N\u00eb Buletini i Fakultetit Filozofik VI, Prishtin\u00eb, f. 349.<\/p>\n<p>[5] Rizaj, S. 1974. Disa dokumente serbe mbi reformat administrative n\u00eb Vilajetin e Kosov\u00ebs n\u00eb gjysm\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb shekullit XIX dhe n\u00eb fillim t\u00eb shekullit XX. N\u00eb Vjetar i Arkivit t\u00eb Kosov\u00ebs VI-VII, Prishtin\u00eb, f. 108.<\/p>\n<p>[6] AIH, AS, A-IV-93, f. 36.<\/p>\n<p>[7] Selmani, A. 1998. Gjilani me rrethin\u00eb 1908 \u2013 1912. Prishtin\u00eb: Dritapress, f. 26-27.<\/p>\n<p>[8] AIH, Mikrofilm nga Arkivi Shtet\u00ebror i Vjen\u00ebs p\u00ebr vitin 1912, nr. 25\/37. 58\/1912.<\/p>\n<p>[9] Gexha, Q. 2003. Popullsia dhe raportet nd\u00ebretnike n\u00eb Kosov\u00eb 1912\u20131914 (disertacion i doktorat\u00ebs), Prishtin\u00eb, f. 43 \u2013 44.<\/p>\n<p>[10] Rushiti, L. 1997. Rrethanat politike e shoq\u00ebrore n\u00eb Kosov\u00eb 1912-1918, Prishtin\u00eb: Rilindja, 1997, f. 89 \u2013 90.<\/p>\n<p>[11] Gexha, Q., vep. e p\u00ebrm., f. 80.<\/p>\n<p>[12] Po aty.<\/p>\n<p>[13] Rushiti, L., vep. e p\u00ebrm., f. 71; \u0410\u0440\u0445\u0438\u0432 \u0421\u0440\u0431\u0438\u0458\u0435 (\u0410C) \u041c\u0438\u043d\u0438\u0441\u0442\u0430\u0440\u0441\u0442\u0432\u043e \u0423\u043d\u0443\u0442\u0440\u0430\u0448\u045a\u0438\u0445 \u0414\u0435\u043b\u0430 (\u041c\u0423\u0414). \u0424-22, \u0431\u0440. 1. \u0412\u0440\u0445\u043e\u0432\u043d\u0430 \u041a\u043e\u043c\u0430\u043d\u0434\u0430 III \u0421\u0440\u043f\u0441\u043a\u0435 \u0410\u0440\u043c\u0438\u0458\u0435, 1913\/04\/03.<\/p>\n<p>[14] Rushiti, L., vep. e p\u00ebrm., f. 89; AC. M\u0423\u0414. \u0424 -XV, \u0431\u0440. 41. \u0418\u0437\u0432\u0435\u0448\u0442\u0430\u0458 \u043d\u0430\u0447\u0435\u043b\u0438\u043d\u043a\u0430 \u041e\u043a\u0440\u0443\u0433\u0430 \u041a\u043e\u0441\u043e\u0432\u0430, \u0431\u0440. 3133, 18.\u0412.1913.<\/p>\n<p>[15] Fotoja gjendet n\u00eb Arkivin Nd\u00ebrajonal n\u00eb Gjilan.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkruan: Dr. Enver Sadiku Fundi i shekullit XIX dhe fillimi i shekullit XX ishte periudh\u00eb kohore kur Perandoria Osmane kishte humbur fuqin\u00eb e saj t\u00eb dikurshme dhe ndodhej para shp\u00ebrb\u00ebrjes. Trazirat brendap\u00ebrbrenda Perandoris\u00eb dhe kryengritjet e vazhdueshme t\u00eb shqiptar\u00ebve i kishin dob\u00ebsuar themelet e saj n\u00eb Gadishullin Ballkanik. Edhe n\u00eb dhjet\u00ebvjet\u00ebshin e par\u00eb t\u00eb shekullit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":145451,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":{"0":"post-145448","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-opinion"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/145448","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=145448"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/145448\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/145451"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=145448"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=145448"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=145448"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}