{"id":145518,"date":"2023-03-26T22:56:02","date_gmt":"2023-03-26T20:56:02","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=145518"},"modified":"2023-03-26T22:56:02","modified_gmt":"2023-03-26T20:56:02","slug":"rudaku-i-bene-thirrje-kryetarit-hyseni-te-beje-zgjidhje-per-qente-endacake-ne-qytetin-e-gjilanit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/rudaku-i-bene-thirrje-kryetarit-hyseni-te-beje-zgjidhje-per-qente-endacake-ne-qytetin-e-gjilanit\/","title":{"rendered":"Rudaku i b\u00ebn\u00eb thirrje kryetarit Hyseni, t\u00eb b\u00ebj\u00eb zgjidhje p\u00ebr qent\u00eb endacak\u00eb n\u00eb qytetin e Gjilanit"},"content":{"rendered":"<p><strong>Shkruan: Avni Rudaku<\/strong><\/p>\n<p>Kryetar i Gjilanit, lidhi qent\u00eb endacak\u00eb!<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht se gjilanasit mbesin nd\u00ebr qytetar\u00ebt q\u00eb m\u00eb s\u00eb shumti rrotullojn\u00eb partit\u00eb politike dhe askush nuk e ka me tapi, Kryetari i ri n\u00eb mosh\u00eb kalendarike, ende po drejton Komun\u00ebn e Gjilanit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb zbeht\u00eb dhe nuk e kallxon veten. Ende nuk po l\u00eb gjurm\u00eb, t\u00eb pakt\u00ebn n\u00ebse do t&#8217;i zgjidhte disa probleme q\u00eb n\u00eb dukje jan\u00eb t\u00eb vogla, por me pasoja t\u00eb r\u00ebnda psikologjike (trauma, fobi, ankth) dhe me rrezik p\u00ebr l\u00ebndime fizike e n\u00eb mos m\u00eb keq, me humbje t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb ndokujt nga qent\u00eb endacak\u00eb. <\/p>\n<p>Qent\u00eb pa pronar\u00eb mbesin problem i qytetit dhe sfid\u00eb nd\u00ebrkomunale, madje edhe nd\u00ebrkufitare (qent\u00eb vijn\u00eb edhe nga Serbia e Maqedonia e Veriut). <\/p>\n<p>P\u00ebr \u00e7do dit\u00eb, mbesa e vog\u00ebl frik\u00ebsohet nga turma e qenve q\u00eb rrin\u00eb n\u00eb kopsht t\u00eb shkoll\u00ebs fillore &#8220;Selami Halla\u00e7i&#8221;, aty ku i ndjek m\u00ebsimet dhe kur shkon e vjen nga shkolla kah parku i loj\u00ebrave n\u00eb Dardania 1 dhe pran\u00eb \u00e7erdhes. <\/p>\n<p>Para pak jav\u00ebsh, bashk\u00ebshortja shtatz\u00ebn\u00eb deshi fati t&#8217;i shp\u00ebtonte nj\u00eb tentim sulmi duke hyr\u00eb n\u00eb vendin e pun\u00ebs.<\/p>\n<p>Pun\u00ebtoret e shumta di q\u00eb marrin me vete mjete piroteknike p\u00ebr \u00e7do dit\u00eb pune, ose detyrohen t\u00eb marrin taksin, vet\u00ebm t&#8217;i kalojn\u00eb qent\u00eb endacak\u00eb.<\/p>\n<p>Shum\u00eb prind\u00ebr detyrohen t&#8217;i d\u00ebrgojn\u00eb f\u00ebmij\u00ebt n\u00eb shkoll\u00eb, ve\u00e7 p\u00ebr shkak t\u00eb qenve, dhe m\u00eb rrall\u00eb, edhe p\u00ebr shkak t\u00eb tejkalimit t\u00eb shpejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb lejuar brends vendbanimit nga disa shofer\u00eb pa vet\u00ebkontrollin n\u00eb adrenalin\u00eb dhe me kompleksin p\u00ebr v\u00ebmendje sociale p\u00ebrreth kafebareve me karriget jasht\u00eb n\u00eb form\u00eb spektator\u00ebsh.<\/p>\n<p>Qent\u00eb endacak\u00eb u b\u00ebn\u00eb me nj\u00eb rast tragjik, shkas edhe p\u00ebr emigrim t\u00eb nj\u00eb familjeje.<\/p>\n<p>Qent\u00eb endacak\u00eb jan\u00eb nd\u00ebr faktor\u00ebt e prishjes s\u00eb lumturis\u00eb s\u00eb p\u00ebrditshme nga f\u00ebmij\u00ebria jon\u00eb.<\/p>\n<p>Kryetar Komune, n\u00ebse nuk je n\u00eb gjendje nj\u00eb problem jet\u00ebgjat\u00eb q\u00eb nuk e zgjidhi nj\u00eb ish-Kryetar q\u00eb merrej me tema nacionale e nuk merrej seriozisht me problemet lokale, \u00e7far\u00eb t\u00eb pritet di\u00e7ka m\u00eb e madhe nga ju?!<\/p>\n<p>Si ndjehesh kur je i pari i sht\u00ebpis\u00eb me rreth 100 mij\u00eb banor\u00eb, pa p\u00ebrcaktuar shifr\u00ebn e sakt\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt nga ASK dhe nga emigrimi i lart\u00eb, e nuk je n\u00eb gjendje nj\u00eb problem t\u00eb qenve endacak\u00eb ta zgjidh\u00ebsh?<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb t\u00eb duhet posti?<br \/>\n\u00c7far\u00eb krenarie t\u00eb mbetet n\u00eb qeverisje kur i sheh qent\u00eb endacak\u00eb ngado?<br \/>\nPse nuk bashk\u00ebpunon edhe me Eko-Higjien\u00ebn e t&#8217;i detyrosh bizneset e m\u00ebdha t&#8217;i mbulojn\u00eb kontinjer\u00ebt e mbeturinave, sepse kudo ku ka menaxhim t\u00eb dob\u00ebt t\u00eb shportave t\u00eb mbeturinave, ka p\u00ebrreth edhe qen\u00eb endacak\u00eb, meq\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb pik\u00ebrisht aty ushqimin dhe b\u00ebhen agresiv?!<\/p>\n<p>Pse nuk e shpall si me qen\u00eb gjendje e jasht\u00ebzakonshme ve\u00e7 p\u00ebr qent\u00eb endacak\u00eb dhe nj\u00eb muaj dit\u00eb, t\u00eb b\u00ebsh \u00e7do gj\u00eb, konsultime, politika, investime, q\u00eb ta zgjidh\u00ebsh problemin e strehimit t\u00eb qenve?<\/p>\n<p>Pse nuk takohesh me pronar\u00eb restorantesh, Burgun n\u00eb Pasjak dhe institucionet e tjera, q\u00eb ushqimin q\u00eb e hedhin, ta grumbullojn\u00eb p\u00ebr strehimoren e qenve n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb lokalizuar?<\/p>\n<p>Pse nuk k\u00ebrkon ndihm\u00eb nga Qeveria dhe t\u00eb shkosh bashk\u00eb edhe me Kryetarin e Kamenic\u00ebs, Vitis\u00eb, Ferizajt e Novob\u00ebrd\u00ebs e t&#8217;i bashkoni forcat, sepse \u00ebsht\u00eb edhe problem nd\u00ebrkomunal? <\/p>\n<p>Pse nuk takohesh edhe me Kryetarin e Bujanocit e Preshev\u00ebs, pasi qent\u00eb vijn\u00eb edhe nga Serbia?<\/p>\n<p>Pse nuk takohesh me veterinar\u00eb dhe mbrojt\u00ebs t\u00eb drejtave t\u00eb kafsh\u00ebve?<\/p>\n<p>Pse nuk i shpall qytetar\u00eb nderi personat q\u00eb i duan qent\u00eb dhe duan t\u00eb b\u00ebhen pronar\u00eb t\u00eb qenve endacak\u00eb? Emrat e tyre t\u00eb vendosen kudo n\u00eb pano t\u00eb qytetit, q\u00eb ndihmuan komun\u00ebn e varf\u00ebr e me shum\u00eb borxhe shpron\u00ebsimi edhe nga qeverisja e pap\u00ebrgjegjshme e koalicionit t\u00eb kaluar LDK-AAK?<\/p>\n<p>Pse aq i ri Kryetar dhe nuk ndryshon mentalitetin qeveris\u00ebs e nuk e krijon nj\u00eb ekip t\u00eb fort\u00eb profesionist\u00ebsh n\u00eb komun\u00eb?<\/p>\n<p>T\u00eb njoh si djalosh, por fatkeq\u00ebsisht, nuk po i p\u00ebrvjel m\u00ebng\u00ebt e t&#8217;i zgjidh\u00ebsh problemet elementare t\u00eb Gjilanit. <\/p>\n<p>Her\u00ebt je vet\u00ebk\u00ebnaqur dhe po ta b\u00ebjn\u00eb &#8220;rrafsh&#8221; dashamir\u00ebt p\u00ebrreth!<\/p>\n<p>Dije se un\u00eb ta dua m\u00eb shum\u00eb t\u00eb mir\u00ebn se dikush tjet\u00ebr. T\u00eb mir\u00ebn ta do ve\u00e7 dikush q\u00eb vazhdimisht t&#8217;i adreson para fytyr\u00ebs, problemet e p\u00ebrditshme me t\u00eb cilat po ballafaqohemi ne q\u00eb ende nuk kemi vendosur t\u00eb emigrojm\u00eb.<\/p>\n<p>Kryetar, nise me nj\u00eb energji t\u00eb re. N\u00ebse do, t\u00eb mbahesh mend, fillo menj\u00ebher\u00eb. Me problemet q\u00eb t\u00eb duken t\u00eb vogla, si qent\u00eb endacak\u00eb. Me trotuarin e bllokuar nga perimeshit\u00ebsit dhe frutashit\u00ebsit. N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, jo q\u00eb nuk do t\u00eb b\u00ebhesh model kryetari n\u00eb Kosov\u00eb, si\u00e7 t\u00eb krekos\u00ebn disa n\u00eb nj\u00eb emision televiziv, por s&#8217;do t\u00eb mbahesh mend si model as p\u00ebr qytetar\u00ebt e komun\u00ebs t\u00ebnde. Ji konkret, pa ciniz\u00ebm, pa arroganc\u00eb dhe tako qytetar\u00eb jasht\u00eb partis\u00eb e kabinetit. Mos u vet\u00ebk\u00ebnaq \u00e7far\u00eb t\u00eb lavd\u00ebrojn\u00eb njer\u00ebzit p\u00ebrreth teje. Zbeht\u00eb, Kryetar. Zbeht\u00eb! Kryetar light! <\/p>\n<p>Kryetar, lidhi qent\u00eb! Po shumohen \u00e7do dit\u00eb, qoft\u00eb duke u \u00e7ift\u00ebzuar sepse nuk po sterilizohen t\u00eb gjith\u00eb, disa po lirohen nga pronar\u00eb t\u00eb pap\u00ebrgjegjsh\u00ebm, disa po vijn\u00eb nga territore t\u00eb tjera, disa po grumbullohen rreth shportave t\u00eb mbeturinave pa kapak\u00eb, e disa jan\u00eb inteligjent\u00eb, rrin\u00eb af\u00ebr qebaptoreve, dynerave, mishtoreve. Mjer\u00eb banor\u00ebt ku nuk ka ndri\u00e7im publik dhe mbeturina, e u dalin befas qent\u00eb endacak\u00eb! Mos prit regjistrimin e tejzgjatur t\u00eb qenve nga niveli qendror. Jan\u00eb t\u00eb ngatht\u00eb! <\/p>\n<p>Kryetar, lidhi qent\u00eb endacak\u00eb!<br \/>\nStrehoji diku!<br \/>\nB\u00ebji zgjidhje, sepse kur njeriu e zbuti qenin nga familja e ujq\u00ebrve, e ka obligim t\u00eb kujdeset p\u00ebr ta! Pa njeriun, qent\u00eb nuk mbijetojn\u00eb dot, kurse ujku, gjindet vetvetiu!<br \/>\nEdhe 30 ide jam n\u00eb gjendje t&#8217;i diskutoj me ty, pa asnj\u00eb kosto buxhetore p\u00ebr Komun\u00ebn.<br \/>\nVet\u00ebm shfaq vullnet, ama mos ma luaj t\u00eb naltin. Se p\u00ebr mendjemadh, s&#8217;ta l\u00ebshoj udh\u00ebn!<br \/>\nThjesht, shfaq vullnet e ta zgjidhim t\u00eb gjith\u00eb s\u00eb bashku, k\u00ebt\u00eb problem t\u00eb vog\u00ebl, problem madhor dhe jet\u00ebgjat\u00eb!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkruan: Avni Rudaku Kryetar i Gjilanit, lidhi qent\u00eb endacak\u00eb! Pavar\u00ebsisht se gjilanasit mbesin nd\u00ebr qytetar\u00ebt q\u00eb m\u00eb s\u00eb shumti rrotullojn\u00eb partit\u00eb politike dhe askush nuk e ka me tapi, Kryetari i ri n\u00eb mosh\u00eb kalendarike, ende po drejton Komun\u00ebn e Gjilanit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb zbeht\u00eb dhe nuk e kallxon veten. Ende nuk po l\u00eb gjurm\u00eb, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":145519,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":{"0":"post-145518","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-opinion"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/145518","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=145518"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/145518\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/145519"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=145518"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=145518"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=145518"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}