{"id":145669,"date":"2023-03-28T16:05:37","date_gmt":"2023-03-28T14:05:37","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=145669"},"modified":"2023-03-28T16:05:37","modified_gmt":"2023-03-28T14:05:37","slug":"apeli-e-kthen-ne-rigjykim-rastin-ndaj-shaban-gogajt-i-denuar-per-vrasjen-e-agonis-tetajt","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/apeli-e-kthen-ne-rigjykim-rastin-ndaj-shaban-gogajt-i-denuar-per-vrasjen-e-agonis-tetajt\/","title":{"rendered":"Apeli e kthen n\u00eb rigjykim rastin ndaj Shaban Gogajt, i d\u00ebnuar p\u00ebr vrasjen e Agonis Tetajt"},"content":{"rendered":"<p>Gjykata e Apelit ka anuluar aktgjykimin e Gjykat\u00ebs Themelore n\u00eb Pej\u00eb dhe ka kthyer n\u00eb rigjykim rastin e Shaban Gogajt, i cili nga Gjykata Themelore n\u00eb Pej\u00eb, \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar me 7 vjet e gjasht\u00eb muaj burgim, p\u00ebr vrasjen e Agonis Tetajt.<\/p>\n<p>Lajmi e ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit p\u00ebrmes komunikat\u00ebs p\u00ebr media, raporton \u201cBetimi p\u00ebr Drejt\u00ebsi\u201d.<\/p>\n<p>\u201cGjykata e Apelit me aktvendimin PAKR.nr.103\/2023, t\u00eb dat\u00ebs 23.03.2023, e ka aprovuar ankes\u00ebn e Prokuroris\u00eb Themelore n\u00eb Gjilan-Departamenti p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda dhe sipas detyr\u00ebs zyrtare ka anuluar aktgjykimin e gjykat\u00ebs s\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb dhe \u00e7\u00ebshtja i \u00ebsht\u00eb kthyer t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs gjykat\u00eb n\u00eb rigjykim dhe rivendosje.\u201d, thuhet n\u00eb komunikat\u00ebn e Apelit.<\/p>\n<p>Tutje n\u00eb komunikat\u00ebn e Apelit sipas arsyetimit thuhet se Gjykata e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb shkelje t\u00eb cilat nuk kan\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebse e q\u00ebshtje penale dhe se k\u00ebshtu aktgjykimi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb i pa kuptuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201cAktgjykimi i gjykat\u00ebs s\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb me shkelje t\u00eb cilat nuk mund t\u00eb jen\u00eb pjes\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebse e \u00e7\u00ebshtjes penale dhe t\u00eb nj\u00ebjtat aktgjykimin e gjykat\u00ebs s\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb, e b\u00ebjn\u00eb t\u00eb pa kuptuesh\u00ebm dhe \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje penale, \u00ebsht\u00eb mbajtur shqyrtimi gjyq\u00ebsor dhe \u00ebsht\u00eb nxjerr\u00eb aktgjykimi, mir\u00ebpo gjykata e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb nuk i ka vler\u00ebsuar n\u00eb mas\u00eb t\u00eb duhur t\u00eb gjitha provat t\u00eb cilat e karakterizojn\u00eb \u00e7\u00ebshtjen penale\u201d, thuhet n\u00eb njoftim.<\/p>\n<p>Tutje \u00ebsht\u00eb theksuar se gjykata e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb nuk ka vler\u00ebsuar ekzistimin e vepr\u00ebs penale, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn e ka shpallur fajtor t\u00eb akuzuarin.<\/p>\n<p>\u201cTutje \u00ebsht\u00eb theksuar se gjykata  e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb nuk ka vler\u00ebsuar ekzistimin e vepr\u00ebs penale, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn e ka shpallur fajtor t\u00eb akuzuarin, si dhe rezulton se n\u00eb mas\u00eb t\u00eb duhur nuk jan\u00eb vler\u00ebsuar t\u00eb gjitha provat t\u00eb cilat jan\u00eb pjes\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebse e k\u00ebsaj l\u00ebnde penale p\u00ebr t\u00eb gjetur p\u00ebrfundimin e rikualifikimit t\u00eb vepr\u00ebs penale nga vepra penale e vrasjes s\u00eb r\u00ebnd\u00eb, nga neni 179 par.1 pika 1.5 t\u00eb KPK, n\u00eb vepr\u00ebn penale t\u00eb vraj\u00ebs nga pakujdesia, nga neni 181 t\u00eb KPK, si dhe motivin e kryer\u00ebsit t\u00eb vepr\u00ebs penale. Nd\u00ebrsa sa i p\u00ebrket \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb paraburgimit, i nj\u00ebjti \u00ebsht\u00eb shqyrtuar por kolegji i k\u00ebsaj gjykate ka ardhur n\u00eb p\u00ebrfundim se i nj\u00ebjti duhet t\u00eb zgjatet, ngase ende ekzistojn\u00eb kushtet ligjore, q\u00eb i akuzuari Sh.G., t\u00eb q\u00ebndroj n\u00eb paraburgim\u201d, thuhet n\u00eb njoftimin e Apelit.<\/p>\n<p>Ndryshe, n\u00eb seanc\u00ebn e 23 marsit t\u00eb k\u00ebtij viti p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i autorizuar i familjes s\u00eb t\u00eb ndjerit Agonis Tetaj, avokat Berat Tmava, ka k\u00ebrkuar nga Apeli ashp\u00ebrsim t\u00eb d\u00ebnimit ndaj Shaban Gogaj, ose rasti t\u00eb kthehej n\u00eb rigjykim.<\/p>\n<p>M\u00eb 14 tetor 2022, Gogaj isht\u00eb shpallur fajtor dhe isht\u00eb d\u00ebnuar me 7 vite e 6 muaj  burgim, p\u00ebr vrasjen nga pakujdesia t\u00eb Agonis Tetaj, n\u00eb shtator t\u00eb vitit 2018 n\u00eb De\u00e7an.<\/p>\n<p>Procesi gjyq\u00ebsor n\u00eb rastin Gogaj u zhbllokua m\u00eb 6 tetor, pasi \u00ebsht\u00eb caktuar mbrojt\u00ebse sipas detyr\u00ebs zyrtare, avokatja Sabrije Abazi, e cila u caktua si avokate n\u00eb gatishm\u00ebri, n\u00eb p\u00ebrputhje me radh\u00ebn sipas memorandumit t\u00eb Od\u00ebs s\u00eb Avokat\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs (OAK).<\/p>\n<p>Seanca e caktuar m\u00eb 27 shtator, kishte d\u00ebshtuar pasi avokati Blerim Ademaj i caktuar si mbrojt\u00ebs n\u00eb gatishm\u00ebri p\u00ebr t\u00eb pandehurin Gogaj, mungoi n\u00eb seanc\u00eb p\u00ebr shkak se i nj\u00ebjti pretendon se gjykata nuk ka t\u00eb drejt\u00eb ta angazhoj\u00eb sipas detyr\u00ebs zyrtare, por Oda e Avokat\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs (OAK).<\/p>\n<p>Ndryshe, m\u00eb 8 shtator 2022 avokati Liridon Tafa, i caktuar si avokat sipas detyr\u00ebs zyrtare p\u00ebr mbrojtjen e t\u00eb pandehurit Shaban Gogaj, e kishte liruar sall\u00ebn e gjykimit gjat\u00eb shqyrtimit gjyq\u00ebsor n\u00eb Gjykat\u00ebn e Pej\u00ebs, pasi njoftoi trupin gjykues se ishte kanosur nga tani i pandehuri Shaban Gogaj.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00ebn e mbajtur m\u00eb 23 gusht 2022 mbrojt\u00ebsi i caktuar sipas detyr\u00ebs zyrtare nga gjykata p\u00ebr t\u00eb akuzuarin Shaban Gogaj, avokati Liridon Tafa, ka pranuar t\u00eb mbroj\u00eb Gogajn, ndaj t\u00eb cilit r\u00ebndojn\u00eb akuzat p\u00ebr vrasje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb Agonis Tetajt. Por, edhe ky mbrojt\u00ebs u kund\u00ebrshtua nga i akuzuari.<\/p>\n<p>Seanca e mbajtur m\u00eb 27 korrik 2022, kishte d\u00ebshtuar pasi avokati Asdren Mekaj ishte t\u00ebrhequr nga mbrojtja pasi i akuzuari Gogaj tha se nuk d\u00ebshiron mbrojt\u00ebs tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7 Besnik Berish\u00ebs.<\/p>\n<p>Edhe seanca e 4 korrikut, kishte d\u00ebshtuar pasi mbrojt\u00ebsi i ri i t\u00eb pandehurit Shaban Gogaj, avokati Asdren Mekaj ka k\u00ebrkuar koh\u00eb shtes\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatis\u00eb mbrojtjen dhe t\u00eb njihet me shkresat e l\u00ebnd\u00ebs, pasi \u00ebsht\u00eb caktuar avokat i Gogajt sipas detyr\u00ebs zyrtare.<\/p>\n<p>Kurse, seanca e 22 qershorit kishte d\u00ebshtuar t\u00eb mbahet pasi mbrojt\u00ebsi i t\u00eb pandehurit Shaban Gogaj, avokati i caktuar sipas detyr\u00ebs zyrtare, Haxhi \u00c7ekaj kishte munguar n\u00eb seanc\u00eb, pasi sipas parashtres\u00ebs s\u00eb d\u00ebrguar n\u00eb gjykat\u00eb, kishte th\u00ebn\u00eb se i pandehuri nuk ka pranuar ta p\u00ebrfaq\u00ebsonte at\u00eb n\u00eb gjykat\u00eb.<\/p>\n<p>Ndryshe, pas 9 muajsh bllokad\u00eb n\u00eb zhvillimin e seancave gjyq\u00ebsore ndaj t\u00eb pandehurit Shaban Gogaj, K\u00ebshilli Drejtues i Od\u00ebs s\u00eb Avokat\u00ebve(OAK), m\u00eb 22 prill 2022, kishte vendosur q\u00eb t\u00eb shfuqizoj\u00eb vendimin e saj q\u00eb ndaj Gogajt t\u00eb mos caktohet ndonj\u00eb avokat  sipas detyr\u00ebs zyrtare.<\/p>\n<p>Pasi mbrojt\u00ebsi i t\u00eb pandehurit Gogaj, avokati Besnik Berisha ishte p\u00ebrjashtuar nga dh\u00ebnia e mbrojtjes p\u00ebr shkak t\u00eb prishjes dhe rendit t\u00eb gjykat\u00ebs, p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebtij vendimi, shumica e avokat\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt ishin caktuar nga ana e Gjykat\u00ebs s\u00eb Pej\u00ebs p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar Shaban Gogaj, kishin refuzuar t\u00eb japin mbrojtjen e tyre p\u00ebr shkak t\u00eb vendimit t\u00eb OAK q\u00eb ndalonte avokat\u00ebt sipas detyr\u00ebs zyrtare ta p\u00ebrfaq\u00ebsonin Gogajn n\u00eb gjykat\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00ebn e 25 n\u00ebntorit 2021, i akuzuari Gogaj kishte refuzuar t\u00eb caktoj\u00eb mbrojt\u00ebs tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7 avokatit Besnik Berisha. <\/p>\n<p>Gjithashtu, kryetari i Od\u00ebs s\u00eb Avokat\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs (OAK), Behar Ejupi, n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr media t\u00eb mbajtur m\u00eb 10 dhjetor 2021, lidhur me p\u00ebrjashtimin e avokatit Besnik Berisha n\u00eb rastin e t\u00eb akuzuarit Shaban Gogaj, ka th\u00ebn\u00eb se k\u00ebtij t\u00eb fundit po i mohohet e drejta p\u00ebr zgjedhjen e avokatit. po ashtu, Ejupi n\u00eb at\u00eb konferenc\u00eb ka th\u00ebn\u00eb se \u00e7do avokat q\u00eb nuk respekton vendimet e tyre b\u00ebn shkelje disiplinore.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00ebn e 1 prillit t\u00eb k\u00ebtij viti, avokati Gani Kelmendi e kishte njoftuar gjykat\u00ebn se pa vullnetin e tij ishte t\u00ebrhequr nga dh\u00ebnia e mbrojtjes p\u00ebr t\u00eb pandehurin Gogaj, pasi q\u00eb ishte paralajm\u00ebruar p\u00ebr heqjen e licenc\u00ebs s\u00eb avokatit, n\u00ebse ai e p\u00ebrfaq\u00ebson k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje penale. <\/p>\n<p>Kurse, n\u00eb seanc\u00ebn e 16 shkurtit 2022, avokati G\u00ebzim Koll\u00e7aku, i cili i ishte caktuar t\u00eb akuzuarit Gogaj si mbrojt\u00ebs sipas detyr\u00ebs zyrtare,  ishte d\u00ebnuar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb tret\u00eb me 250 euro gjob\u00eb, p\u00ebr zvarritje t\u00eb procedur\u00ebs penale, i cili nuk ka pranuar t\u00eb mbrojt\u00eb t\u00eb pandehurin Gogaj. <\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn seanc\u00eb, gjykat\u00ebsja Husaj-Rugova tha se meqen\u00ebse Oda e Avokat\u00ebve nuk ka pranuar me caktuar avokat, do t\u2019i th\u00ebrrasin gjith\u00eb avokat\u00ebt n\u00eb Kosov\u00eb, derisa t\u00eb plot\u00ebsohen kushtet ligjore.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, n\u00eb seanc\u00ebn e mbajtur m\u00eb 31 janar 2022, mbrojt\u00ebsi i t\u00eb akuzuarit Shaban Gogaj, avokati G\u00ebzim Koll\u00e7aku ishte d\u00ebnuar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb tret\u00eb me 250 euro gjob\u00eb p\u00ebr zvarritje t\u00eb gjykimit.<\/p>\n<p>Edhe m\u00eb 30 dhjetor 2021, kryetarja e trupit gjykues, Violeta Husaj-Rugova ka shqiptuar 250 euro gjob\u00eb ndaj avokatit Koll\u00e7aku, i cili kishte munguar n\u00eb seanc\u00ebn e 29 dhjetorit, duke refuzuar ftes\u00ebn e gjykat\u00ebs.<\/p>\n<p>M\u00eb 25 dhjetor 2021, Ministria e Drejt\u00ebsis\u00eb (MD) kishte miratuar propozimin p\u00ebr ndalimin e ekzekutimit t\u00eb vendimit t\u00eb OAK-s\u00eb p\u00ebr moscaktim t\u00eb avokatit n\u00eb rastin Gogaj.<\/p>\n<p>Ndryshe, kjo l\u00ebnd\u00eb penale ishte nd\u00ebrprer\u00eb, pasi gjykat\u00ebsja e rastit Husaj-Rugova i kishte shqiptuar v\u00ebrejtje, d\u00ebnim me gjob\u00eb prej 500 eurosh dhe m\u00eb pas e kishte p\u00ebrjashtuar mbrojt\u00ebsin e t\u00eb pandehurit Gogaj, avokatin Besnik Berisha, p\u00ebr shkak t\u00eb prishjes dhe rendit n\u00eb seanc\u00eb gjyq\u00ebsore.<\/p>\n<p>Vendimi i gjykat\u00ebses ishte atakuar dy her\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit, kur kjo e fundit p\u00ebrfundimisht kishte konstatuar se Gjykata e Pej\u00ebs kishte vendosur drejt\u00eb kur kishte d\u00ebnuar me gjob\u00eb avokatin Berisha.<\/p>\n<p>Sipas vendimit t\u00eb siguruar nga \u201cBetimi p\u00ebr Drejt\u00ebsi\u201d, t\u00eb marr\u00eb m\u00eb 27 tetor 2021, Gjykata e Apelit kishte refuzuar si t\u00eb pabazuar ankes\u00ebn e avokatit Besnik Berisha dhe ka v\u00ebrtetuar d\u00ebnimin me gjob\u00eb prej 500 euro t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Pej\u00ebs p\u00ebr shkak t\u00eb prishjes s\u00eb rendit n\u00eb gjykatore.<\/p>\n<p>Gjykata e Apelit ka vler\u00ebsuar se Gjykata e Pej\u00ebs ka vendosur drejt\u00eb kur ka shqiptuar d\u00ebnimin me gjob\u00eb ndaj avokatit Besnik Berisha.<\/p>\n<p>\u201cKjo Gjykat\u00eb pajtohet n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi me gjetjet e gjykat\u00ebs s\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb, duke marr\u00eb parasysh se avokati ka prishur rendin n\u00eb gjykat\u00eb disa her\u00eb q\u00eb i \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr v\u00ebrejtja, dhe p\u00ebrkund\u00ebr k\u00ebsaj, ka vazhduar me prishjen e rendit, \u00e7ka mb\u00ebshtet nga shikimi i procesverbalit t\u00eb shqyrtimit gjyq\u00ebsor t\u00eb dat\u00ebs 28.06.2021, nga audo dhe video incizimi i t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs seanc\u00eb por edhe nga procesverbalet e shqyrtimit gjyq\u00ebsor t\u00eb datave 10.12.2019, 11.12.2019 dhe 7.05.2021\u201d, thuhet n\u00eb arsyetimin e Apelit.<\/p>\n<p>Ndryshe, Gjykata e Pej\u00ebs m\u00eb 7 shtator 2021, pasi Apeli prishi vendimin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Pej\u00ebs p\u00ebr gjobitjen e mbrojt\u00ebsit t\u00eb t\u00eb pandehurit Shaban Gogaj, avokatit Besnik Berisha p\u00ebr shkak t\u00eb arsyeve t\u00eb paqarta n\u00eb shqiptimin e d\u00ebnimit, kjo e fundit s\u00ebrish ka gjobitur avokatin Berisha me 500 euro, sipas udh\u00ebzimeve t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb vendim t\u00eb till\u00eb e ka marr\u00eb kryetarja e trupit gjykues, Violeta Husaj-Rugova, m\u00eb 1 shtator 2021, e cila n\u00eb dispozitivin e vendimit ka shqiptuar d\u00ebnim me gjob\u00eb n\u00eb shum\u00eb prej 500 euro ndaj Berish\u00ebs p\u00ebr prishje t\u00eb rendit n\u00eb seanc\u00eb gjyq\u00ebsore.<\/p>\n<p>Deri te vendimi mbi d\u00ebnimin me gjob\u00eb t\u00eb avokatit Besnik Berisha n\u00eb seanc\u00ebn e dat\u00ebs 28 qershor 2021, kryetarja e trupit gjykues ka ardhur bazuar n\u00eb dispozit\u00ebn e nenit 302, par.1 t\u00eb KPRK-s\u00eb, pasi q\u00eb i nj\u00ebjti ka prishur rendin dhe qet\u00ebsin\u00eb n\u00eb gjykat\u00eb disa her\u00eb, i \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr v\u00ebrejtja dhe s\u00ebrish ka vazhduar me prishje t\u00eb rendit\u201d, thuhet n\u00eb arsyetimin e gjykat\u00ebses Husaj-Rugova.<\/p>\n<p>Sipas arsyetimit t\u00eb vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Pej\u00ebs, avokati Berisha i ishte drejtuar kryetares s\u00eb trupit gjykues se ishte e padenj\u00eb t\u00eb drejtonte shqyrtimin kryesor, paragjykuese dhe se ishte e nj\u00ebanshme.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb seanc\u00ebn e 7 maj 2021, para se gjykata t\u00eb l\u00ebshohet n\u00eb shqyrtim gjyq\u00ebsor e mbrojt\u00ebsi n\u00eb fjal\u00eb k\u00ebrkon fjal\u00ebn dhe i drejtohet gjykat\u00ebs: \u201cse ka humbur besimin dhe se ju e keni paragjykuar \u00e7\u00ebshtjen\u201d, me pretendimin e tij n\u00eb vazhdim, pastaj \u201cju keni l\u00ebn\u00eb njoll\u00eb n\u00eb drejt\u00ebsi\u201d, thuhet n\u00eb arsyetimin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Pej\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb arsyetim thuhet se gjykat\u00ebsja ia kishte t\u00ebrhequr v\u00ebrejtjen mbrojt\u00ebsit Berisha pasi i nj\u00ebjti ka marr\u00eb fjal\u00ebn pa lejen e gjykat\u00ebs, duke e njoftuar p\u00ebr pasojat d\u00ebnimit me gjob\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cPra, si\u00e7 rrjedh nga t\u00eb lartcekurat, mbrojt\u00ebsi ka prishur rendin dhe qet\u00ebsin\u00eb n\u00eb gjykat\u00eb disa her\u00eb gjat\u00eb shqyrtimit gjyq\u00ebsor kur i drejtohet kryetares s\u00eb trupit gjykues, \u201ce padenj\u00eb p\u00ebr t\u00eb udh\u00ebhequr k\u00ebt\u00eb shqyrtim gjyq\u00ebsor, \u201cparagjykues i \u00e7\u00ebshtjes\u201d, pastaj kur b\u00ebn komente merr fjal\u00ebn pa lejen e gjykat\u00ebs, kur i drejtohet d\u00ebshmitarit se \u201ckeni dal\u00eb atje si kozmetik\u00eb\u201d, si dhe p\u00ebr secilin rast kryetrja e trupit gjykues i ka t\u00ebrhequr v\u00ebrejtjen, e po ashtu si\u00e7 u cek m\u00eb lart, \u00ebsht\u00eb njoftuar p\u00ebr pasojat\u201d, thuhet n\u00eb arsyetimin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Pej\u00ebs.<\/p>\n<p>Ndryshe, Gjykata e Apelit m\u00eb 20 gusht 2021 e ka aprovuar ankes\u00ebn e mbrojt\u00ebsit t\u00eb t\u00eb pandehurit Shaban Gogaj, avokatit Besnik Berisha dhe e ka kthyer n\u00eb rivendosje vendimin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Pej\u00ebs p\u00ebr d\u00ebnimin me gjob\u00eb ndaj avokatit Besnik Berisha.<\/p>\n<p>Apeli arsyeton se Gjykata e Pej\u00ebs nuk ka dh\u00ebn\u00eb arsye t\u00eb qarta n\u00eb lidhje me shqiptimin e d\u00ebnimit me gjob\u00eb ndaj avokatit Berisha.<\/p>\n<p>\u201cNga arsyetimi i vendimit nuk \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb n\u00ebse gjoba mbrojt\u00ebsit av. Besnik Berisha \u00ebsht\u00eb shqiptuar p\u00ebr shkak t\u00eb prishjes s\u00eb rendit ose mosbindjes s\u00eb urdhrave t\u00eb gjyqtarit-kreytarit t\u00eb trupit gjykues, ngase n\u00eb arsyetim vet\u00ebm konstatohet se i \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr disa her\u00eb v\u00ebrejtja q\u00eb t\u00eb mos pengoj\u00eb pun\u00ebn pa dh\u00ebn\u00eb sqarime se kur dhe si \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr v\u00ebrejtja, ngase v\u00ebrejtja duhet rrjedhimisht t\u00eb konstatohet dhe t\u2019i b\u00ebhet me dije p\u00ebr pasojat q\u00eb mund t\u2019i pasojn\u00eb sipas k\u00ebsaj dispozite ligjore, duke cekur sakt\u00ebsisht k\u00ebto konstatime procedurale apo se p\u00ebrs\u00ebritjen nga i nj\u00ebjti trup gjykues \u00ebsht\u00eb paragjykues e konsideron si prishje t\u00eb r\u00ebndit gjegj\u00ebsisht pengimin e pun\u00ebs s\u00eb gjykat\u00ebs apo mosbindja e urdhrit t\u00eb gjykat\u00ebs\u201d, thuhet n\u00eb arsyetimin e Apelit.<\/p>\n<p>Ndryshe, m\u00eb 28 qershor  2021, kryetarja e trupit gjykues, gjykat\u00ebsja Violeta Husaj-Rugova, e ka p\u00ebrjashtuar avokatin Besnik Berisha nga mbrojtja e Shaban Gogaj. Kjo pasi, avokati Berisha i ishte drejtuar trupit gjykues me fjal\u00ebt \u201cparagjykues t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes penale\u201d.<\/p>\n<p>Fillimisht, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ai \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar me 500 euro gjob\u00eb, p\u00ebr \u00e7ka, avokati Berisha nuk ka ngelur i befasuar e duke u shprehur me fjal\u00ebt; \u201cshyqyr q\u00eb ekzistojn\u00eb shkall\u00ebt e tjera\u201d. Pas k\u00ebsaj, gjykat\u00ebsja Husaj-Rugova mori aktvendim p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e tij.<\/p>\n<p>Me d\u00ebnimin me gjob\u00eb dhe p\u00ebrjashtimin e avokatit Besnik Berisha nga mbrojtja e t\u00eb akuzuarit Shaban Gogaj, nuk \u00ebsht\u00eb pajtuar K\u00ebshilli Drejtues i Od\u00ebs s\u00eb Avokat\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs (OAK), ku kjo e fundit e ka cil\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb vendim, cenim t\u00eb nderit dhe profesionit t\u00eb avokatis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb arsyetimin e vendimit t\u00eb siguruar nga \u201cBetimi p\u00ebr Drejt\u00ebsi\u201d, thuhet se gjykat\u00ebsja Violeta Husaj-Rugova nuk kishte p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb procesverbal t\u00eb gjitha deklarimet e b\u00ebra n\u00eb at\u00eb seanc\u00eb.<\/p>\n<p>Si rrjedhoj\u00eb e k\u00ebsaj, K\u00ebshilli Drejtues ka k\u00ebrkuar nga K\u00ebshilli Gjyq\u00ebsor i Kosov\u00ebs (KGJ), t\u00eb b\u00ebj\u00eb vler\u00ebsimin e ligjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Pej\u00ebs p\u00ebr d\u00ebnimin dhe p\u00ebrjashtimin e avokatit Besnik Berisha.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, K\u00ebshilli ka k\u00ebrkuar nga kryetari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Pej\u00ebs, Armend Berisha, q\u00eb p\u00ebrve\u00e7 vler\u00ebsimit t\u00eb vendimeve, t\u00eb b\u00ebj\u00eb edhe inicimin e procedur\u00ebs disiplinore ndaj gjykat\u00ebses Violeta Husaj-Rugova.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, sipas K\u00ebshillit Drejtues, deri n\u00eb p\u00ebrfundimin e hetimeve disiplinore ndaj avokatit Berisha nga prokurori disiplinor i OAK-s\u00eb, nuk do t\u00eb b\u00ebj\u00eb caktimin e avokatit sipas detyr\u00ebs zyrtare ndaj t\u00eb pandehurit Shaban Gogaj, n\u00eb rast t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs nga Gjykata Themelore n\u00eb Pej\u00eb.<\/p>\n<p>Ndryshe, Gjykata Themelore n\u00eb Pej\u00eb, gjegj\u00ebsisht kryetari Armend Berisha ka refuzuar k\u00ebrkes\u00ebn e Od\u00ebs s\u00eb Avokat\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs (OAK), q\u00eb t\u00eb inicoj\u00eb procedur\u00eb disiplinore ndaj gjykat\u00ebses Violeta Husaj-Rugova.<\/p>\n<p>Sipas burimeve brenda gjykat\u00ebs, \u201cBetimi p\u00ebr Drejt\u00ebsi\u201d merr vesh se Gjykata e Pej\u00ebs nuk e ka gjetur t\u00eb bazuar k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr inicim disiplinor dhe rishqyrtim t\u00eb vendimit p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e avokatit Berisha dhe si rrjedhoj\u00eb, kjo k\u00ebrkes\u00eb \u00ebsht\u00eb refuzuar si e pabazuar.<\/p>\n<p>Kurse, Kryesuesi i K\u00ebshillit Gjyq\u00ebsor t\u00eb Kosov\u00ebs, Albert Zogaj, ka th\u00ebn\u00eb se nuk mund t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb n\u00eb pun\u00ebn profesionale t\u00eb gjyqtar\u00ebve pasi institucioni q\u00eb e udh\u00ebheq merret vet\u00ebm me administrimin e gjyq\u00ebsorit n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb p\u00ebrgjigje Zogaj ia ka kthyer kryetarit t\u00eb Od\u00ebs s\u00eb Avokat\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs (OAK), Behar Ejupi, kur ka refuzuar t\u00eb b\u00ebj\u00eb vler\u00ebsimin e ligjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb aktvendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Pej\u00ebs, e cila ka gjobitur dhe p\u00ebrjashtuar avokatin Besnik Berisha nga mbrojtja e t\u00eb akuzuarit p\u00ebr vrasje, Shaban Gogaj.<\/p>\n<p>Kurse m\u00eb 24 shtator 2021, Zyra e Prokurorit Disiplinor e Od\u00ebs s\u00eb Avokat\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs (OAK), nuk kishte gjetur shkelje ligjore n\u00eb veprimet e mbrojt\u00ebsit t\u00eb pandehurit Shaban Gogaj, avokatit Besnik Berisha, ku ky i fundit ishte gjobitur dhe p\u00ebrjashtuar  nga mbrojtja e Gogajt, p\u00ebr shkak t\u00eb mosrespektimit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Pej\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin t\u00eb siguruar nga \u201cBetimi p\u00ebr Drejt\u00ebsi\u201d, sqarohet se m\u00eb 1 shtator 2021, Zyra e Prokurorit Disiplonor t\u00eb OAK nga provat e administruara,  nuk ishte v\u00ebrtetuar se avokati Besnik Berisha kishte kryer shkelje disiplinore.<\/p>\n<p>Po ashtu, njofton Gjykat\u00ebn e Pej\u00ebs se nuk do t\u00eb caktoj\u00eb mbrojt\u00ebs tjet\u00ebr sipas detyr\u00ebs zyrtare p\u00ebr t\u00eb pandehurin Shaban Gogaj.<\/p>\n<p>Ndryshe, sipas aktakuz\u00ebs s\u00eb ngritur nga Prokuroria Themelore n\u00eb Pej\u00eb, m\u00eb 12 qershor 2019, Shaban Gogaj akuzohej se m\u00eb 23 shtator 2018, rreth or\u00ebs 11:04, n\u00eb De\u00e7an, n\u00eb rrug\u00ebn \u201cLuan Haradinaj\u201d, p\u00ebrkat\u00ebsisht n\u00eb kompanin\u00eb \u201cGogaj AG\u201d, me dashje e privon nga jeta Agonis Tetaj dhe me k\u00ebt\u00eb ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb rrezik edhe jet\u00ebn e t\u00eb d\u00ebmtuarve Agzon Had\u00ebrgjonaj dhe Faruk Zukaj.<\/p>\n<p>Sipas aktakuz\u00ebs, pasi i pandehuri merr nj\u00eb telefonat\u00eb nga e cila bised\u00eb shihet se \u00ebsht\u00eb duksh\u00ebm i acaruar dhe posa e p\u00ebrfundon k\u00ebt\u00eb bised\u00eb, i pandehuri nga karrigia e an\u00ebs s\u00eb majt\u00eb t\u00eb banakut kalon n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb gjendej n\u00eb mes t\u00eb banakut, lakohet dhe nxjerr nga sirtari i fundit n\u00eb an\u00ebn e djatht\u00eb t\u00eb tij revolen e tipi \u201cBeretta\u201d, vendos karikatorin dhe e repeton t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn, e merr n\u00eb shenj\u00eb tani t\u00eb ndjerin Tetaj.<\/p>\n<p>N\u00eb aktakuz\u00eb thuhet se tani ndjeri n\u00eb ato momente ishte n\u00eb mes t\u00eb dy d\u00ebmtuarve tjer\u00eb dhe i pandehuri q\u00ebllon nj\u00eb her\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb tij dhe e kthen arm\u00ebn ku e kishte marr, m\u00eb pas menj\u00ebher\u00eb \u00e7ohet nga karrigia, me \u00e7\u2019rast p\u00ebr pasoj\u00eb i d\u00ebmtuari merr plag\u00eb n\u00eb kok\u00eb, ku si rrjedhoj\u00eb p\u00ebson vdekje t\u00eb menj\u00ebhershme.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, p\u00ebr arm\u00ebmbajtje pa leje akuzohet edhe Isuf Cacaj, ku sipas aktakuz\u00ebs, m\u00eb 23 shtator 2019, rreth or\u00ebs 14:50 n\u00eb De\u00e7an, n\u00eb shitoren \u201cGogaj AG\u201d, ka mbajt n\u00eb pron\u00ebsi arm\u00eb dhe at\u00eb pistolet\u00ebn e tipit \u201cBlo\u00eb TR 92\u201d, e kalibrit 9mm, e gjetur nga policia n\u00eb sirtar\u00ebt n\u00ebn banakun e ark\u00ebs.<\/p>\n<p>Kurse, sipas aktakuz\u00ebs q\u00eb ishte ricil\u00ebsuar m\u00eb 16 mars 2021, nga prokurori Agon Uka, Shaban Gogaj akuzohej se m\u00eb 23 shtator 2018, rreth or\u00ebs 11:05:31, n\u00eb De\u00e7an, n\u00eb rrug\u00ebn \u201cLuan Haradinaj\u201d, n\u00eb kompanin\u00eb \u201cGogaj Ag\u201d, nga pakujdesia i pandehuri Gogaj, e privon t\u00eb ndjerin nga jeta, Agonis Tetaj.<\/p>\n<p>Sipas ricil\u00ebsimit, gjersa i pandehuri ishte duke komunikuar n\u00eb telefon me Natyra Melaj, vajz\u00ebn e hall\u00ebs rreth shkuarjes s\u00eb tij n\u00eb bjeshk\u00eb, duke e porosit q\u00eb t\u00eb merrte gj\u00ebsende ushqimore, posa e p\u00ebrfundon k\u00ebt\u00eb bised\u00eb, e l\u00ebshon telefonin n\u00eb tavolin\u00eb, nga karrika n\u00eb skajin e majt\u00eb t\u00eb banakut ku ishte ulur, kalon n\u00eb karriken tjet\u00ebr q\u00eb gjendet n\u00eb mes t\u00eb banakut, lakohet duke shikuar n\u00eb an\u00ebn e djatht\u00eb kah dritaret n\u00eb drejtim t\u00eb rrug\u00ebs dhe nxjerr nga sirtari i tret\u00eb i an\u00ebs s\u00eb djatht\u00eb, revolen e llojit \u201cBeretta\u201d, Model 92 FS, e vendos karikatorin n\u00eb arm\u00eb, e reperton t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dhe shkrep nj\u00eb her\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb, Asgan Had\u00ebrgjonaj, Agonis Tetaj e Faruk Zukaj, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb distanc\u00eb rreth 70 cm n\u00eb mes vete, nd\u00ebrsa n\u00eb raport me t\u00eb pandehurin distance ka qen\u00eb 4-5 metra,<\/p>\n<p>Nga kjo shkrepje, sipas prokurorit Uka, goditet tani i ndjeri Agonis Tetaj n\u00eb moll\u00ebz\u00ebn e djatht\u00eb t\u00eb fytyr\u00ebs, e pas k\u00ebtij veprimi i akuzuari kthen arm\u00ebn ku e ka marr\u00eb duke e kap kok\u00ebn me dy duart, duke menduar se ka shkrep me arm\u00ebn me gaz, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn paraprakisht e ka njoftuar xhaxhi i tij, Isuf Cacaj, se arma me gaz ndodhet aty.<\/p>\n<p>Sipas aktakuz\u00ebs q\u00eb ishte ricil\u00ebsuar nga prokurori Uka, i akuzuari k\u00ebt\u00eb veprim nuk e ka d\u00ebshiruar as pasoj\u00ebn e shkaktuar, p\u00ebrkat\u00ebsisht pasoja shkaktohet kund\u00ebr vullnetit t\u00eb tij, si rezultat i moskujdesit apo indiferenc\u00ebs apo jo seriozitetit t\u00eb tij, ashtu q\u00eb p\u00ebrkund\u00ebr p\u00ebrpjekjeve p\u00ebr ofrimin e ndihm\u00ebs, tani t\u00eb ndjerit Agonis, i nj\u00ebjti nuk ka mundur t\u2019i mbijetoj\u00eb plag\u00ebs. \/Betimip\u00ebrDrejt\u00ebsi<\/p>\n<p>She\u0308nim: Personat e pe\u0308rmendur ne\u0308 ke\u0308te\u0308 artikull konsiderohen te\u0308 pafajshe\u0308m, pe\u0308rvec\u0327 ne\u0308se nga gjykata ve\u0308rtetohet se jane\u0308 fajtore\u0308 me vendim te\u0308 forme\u0308s se\u0308 prere\u0308.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjykata e Apelit ka anuluar aktgjykimin e Gjykat\u00ebs Themelore n\u00eb Pej\u00eb dhe ka kthyer n\u00eb rigjykim rastin e Shaban Gogajt, i cili nga Gjykata Themelore n\u00eb Pej\u00eb, \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar me 7 vjet e gjasht\u00eb muaj burgim, p\u00ebr vrasjen e Agonis Tetajt. Lajmi e ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit p\u00ebrmes komunikat\u00ebs p\u00ebr media, raporton [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":145670,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[117],"tags":[],"class_list":{"0":"post-145669","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-gjykata"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/145669","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=145669"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/145669\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/145670"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=145669"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=145669"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=145669"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}