{"id":145850,"date":"2023-03-30T12:50:45","date_gmt":"2023-03-30T10:50:45","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=145850"},"modified":"2023-03-30T12:50:45","modified_gmt":"2023-03-30T10:50:45","slug":"avni-rudaku-a-e-shkeli-kushtetuten-kryetari-i-gjilanit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/avni-rudaku-a-e-shkeli-kushtetuten-kryetari-i-gjilanit\/","title":{"rendered":"Avni Rudaku: A e shkeli kushtetut\u00ebn Kryetari i Gjilanit?"},"content":{"rendered":"<p>Shkruan: Avni Rudaku<\/p>\n<p>Kushtetuta e Kosov\u00ebs si akti m\u00eb i lart\u00eb juridik pas Pakos s\u00eb Ahtisarit, e p\u00ebrcakton me nenin 8, se &#8220;Republika e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb shtet laik dhe neutral n\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb besimeve.&#8221;<\/p>\n<p>A jan\u00eb t\u00eb ngjashme laicizmi q\u00eb p\u00ebrmendet n\u00eb kushtetut\u00eb me sekularizmin? Jo. Dallojn\u00eb n\u00eb definicion: laicizmi \u00ebsht\u00eb munges\u00eb e ndikimit dhe p\u00ebrfshirjes s\u00eb fes\u00eb n\u00eb shtet, ose dob\u00ebsim i ndikimit t\u00eb fes\u00eb n\u00eb shtet, kurse sekularizmi \u00ebsht\u00eb kur shteti nuk lidhet me asnj\u00eb lloj religjioni, madje me raste, b\u00ebhet afetar, antifetar dhe ateist. N\u00eb promovim: laicizmi nuk promovon asnj\u00eb fe, as p\u00ebr mir\u00eb, as p\u00ebr keq, kurse sekularizmi promovon aktivisht shkenc\u00ebn, por kurrsesi religjionin. Gjersa laicizmi dob\u00ebson ndikimin e fes\u00eb n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet publike e shtet\u00ebrore, sekularizmi e promovon shkenc\u00ebn dhe vet\u00ebm bot\u00ebn e tashme, duke e kund\u00ebrshtuar fen\u00eb dhe bot\u00ebn tjet\u00ebr, ahiretin, spiritualitetin. <\/p>\n<p>Kosova nuk \u00ebsht\u00eb shtet sekular, por laik. Do t\u00eb thot\u00eb, nuk e kund\u00ebrshton aktivisht fen\u00eb, por vet\u00ebm sillet asnjan\u00ebs ndaj secil\u00ebs fe, por me ligje, i jep p\u00ebrpar\u00ebsi njoh\u00ebse zyrtare disa bashk\u00ebsive fetare tradicionale si islame, katolike, ortodokse&#8230; P\u00ebr festa, krer\u00ebt e shtetit vizitojn\u00eb BIK-un, Ipeshkvin\u00eb e Kosov\u00ebs etj. Urojn\u00eb p\u00ebr festa zyrtare. Ka ligj p\u00ebr festa fetare si dit\u00eb pushimi: festat islame, katolike dhe ortodokse. <\/p>\n<p>Kryetari i Komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit, ka n\u00ebnshkruar vendim zyrtar p\u00ebr lirim t\u00eb zyrtar\u00ebve t\u00eb komun\u00ebs, 1 or\u00eb para or\u00ebs s\u00eb rregullt, p\u00ebr shkak t\u00eb agj\u00ebrimit islam. K\u00ebt\u00eb e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe kryetar\u00ebt nga qeverisjet e kaluara, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb praktikat e tilla n\u00ebse jan\u00eb kund\u00ebrkushtetuese, i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe kryetar\u00ebt e m\u00ebhersh\u00ebm, e jo ve\u00e7 kryetari aktual. <\/p>\n<p>Gjithashtu, ka disa variante t\u00eb sekularizmit n\u00eb bot\u00eb: fundamentalist ose radikalist, q\u00eb kund\u00ebrshton rrept\u00eb fen\u00eb n\u00eb institucionet publike; sekulariz\u00ebm human, q\u00eb nuk kund\u00ebrshton hapur fen\u00eb, por mbetet neutral; sekularizmi liberal i respekton ndjenjat fetare, i mir\u00ebkupton, por nuk i jep p\u00ebrpar\u00ebsi asnj\u00eb fes\u00eb, qoft\u00eb edhe n\u00ebse n\u00eb at\u00eb shtet shumica e popullsis\u00eb i takon fes\u00eb islame apo ndonj\u00eb feje tjet\u00ebr; dhe sekularizmi si pseudo, i rrejsh\u00ebm, sepse n\u00eb nj\u00eb an\u00eb shteti thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb neutral, kurse n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr favorizon ndonj\u00eb fe t\u00eb caktuar.<\/p>\n<p>Kosova luhatet nganj\u00ebher\u00eb edhe n\u00eb pseudosekulariz\u00ebm, edhe n\u00eb sekulariz\u00ebm fundamentalist, edhe n\u00eb human e liberal.<\/p>\n<p>Kryetari i Gjilanit me vendimin p\u00ebr agj\u00ebrimin bashk\u00eb me paraardh\u00ebsit e tij komunal\u00eb, e ka shkelur kushtetut\u00ebn, por jo sepse Kosova \u00ebsht\u00eb shtet sekular, por edhe pse \u00ebsht\u00eb shtet laik. Sidoqoft\u00eb, Kosova anon m\u00eb shum\u00eb kah forma e sekularizmit human e liberal, sesa e sekularizmit t\u00eb ashp\u00ebr t\u00eb ndarjes s\u00eb fes\u00eb nga shteti dhe nuk e lufton fen\u00eb si prapambeturi.<br \/>\nKryetari i Gjilanit e ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebr simpati ndaj ndjenjave fetare t\u00eb zyrtar\u00ebve komunal\u00eb, por tash hapet dera edhe p\u00ebr pjes\u00ebtar\u00ebt e feve t\u00eb tjera, pasi \u00ebsht\u00eb shtet neutral, duke mos i dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi asnj\u00eb feje. <\/p>\n<p>E ka shkelur kushtetut\u00ebn, sepse praktikisht shteti e komuna rrin\u00eb larg \u00e7do religjioni. N\u00ebse do t\u00eb interpretohej n\u00eb Gjykat\u00eb Kushtetuese, konstatohet se e ka shkelur kushtetut\u00ebn. Por n\u00ebse flasim privatisht, shkenc\u00ebrisht, sekularizmi n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb i variantit t\u00eb but\u00eb, jo atij francez etj. Sekularizmi e sheh fen\u00eb si prapambeturi, joshkencore, kurse laicizmi as nuk e sheh prapambeturi, as emancipim. Gjersa sekularizmi ka qasje pozitiviste, ku shkenca \u00ebsht\u00eb i vetmi orientim, p\u00ebrpiqet ta b\u00ebj\u00eb qytetarin, nx\u00ebn\u00ebsin, studentin sa m\u00eb shkencor, afetar, madje n\u00eb disa shtete edhe antifetar e ateist, shteti laik si Kosova, p\u00ebrpiqet ta b\u00ebj\u00eb qytetarin m\u00eb shkencor, por jo afetar, antifetar apo ateist. N\u00eb disa variante, sekularizmi dhe laicizmi distancohen edhe nga ateizmi. P.sh., shteti m\u00eb sekular, ka qen\u00eb Shqip\u00ebria e Enver Hoxh\u00ebs! Shtet zyrtarisht ateist. Antifetar. Edhe ajo ka qen\u00eb tep\u00ebr \u00e7njer\u00ebzore, antidemokratike. Komunizmi, opiumi i Karll Marksit, jan\u00eb n\u00eb esenc\u00eb antifetar\u00eb. Maoizmi e ka sulmuar edhe konfu\u00e7ianizmin, por autoritarizmi i sot\u00ebm kinez kujdeset p\u00ebr konfu\u00e7ianizmin. <\/p>\n<p>Kryetari i Gjilanit duhet ta ndal\u00eb praktik\u00ebn e till\u00eb, sepse gjersa kemi k\u00ebt\u00eb kushtetut\u00eb, b\u00ebn shkelje kushtetuese, kurse n\u00eb popull merr shum\u00eb p\u00ebrkrahje. Pra, Kryetari i Gjilanit nuk \u00ebsht\u00eb as sekularist, as laicist, por sikur  t\u00eb gjith\u00eb politikan\u00ebt e tjer\u00eb, i ri populist. Aty ku beson se merr p\u00ebrkrahje e vota, e p\u00ebrmend fen\u00eb, e promovon dhe e inkurajon. Shumica e politikan\u00ebve koketojn\u00eb me imam\u00eb, prift\u00ebrinj, pastor\u00eb, berber\u00eb, taksist\u00eb, aktor\u00eb, reper\u00eb, yje sociale, jo pse jan\u00eb fetar\u00eb, ose reper\u00eb a futbollist\u00eb, ose pse duan ta prishin shtetin laik e sekular, as ta b\u00ebjn\u00eb Kosov\u00ebn teokratike, por vet\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb votave. Gjersa LDK-ja dhe AAK-ja kan\u00eb koketuar n\u00eb nivel nacional m\u00eb shum\u00eb me katolik\u00ebt, kurse n\u00eb nivel lokal, k\u00ebt\u00eb rregull\u00eb e ka thyer sidomos ish-Kryetari Lutfi Haziri, pasi merrte shum\u00eb vota nga elektorati islam, me ndikimin edhe t\u00eb imam\u00ebve lokal\u00eb, \u00ebsht\u00eb afruar kryesisht me islamin, por ka pasur raporte shum\u00eb t\u00eb mira edhe prift\u00ebrinjt\u00eb katolik\u00eb. N\u00eb nivel nacional, PDK-ja dhe LVV-ja jan\u00eb p\u00ebrafruar m\u00eb shum\u00eb me islamin.<br \/>\nPrandaj, partit\u00eb e m\u00ebdha nuk merren me teokraci, por me populiz\u00ebm, ndon\u00ebse, me vendime si p\u00ebr lirim nga puna p\u00ebr shkak t\u00eb agj\u00ebrimit, shkelin kushtetut\u00ebn, por marrin mb\u00ebshtetje t\u00eb madhe nga opinioni publik. Fetar\u00ebt jan\u00eb shum\u00eb aktiv n\u00eb mediet sociale, si dikur t\u00eb rinjt\u00eb e LVV-s\u00eb, si dy komunitetet m\u00eb aktive me komente n\u00eb mediet sociale. Kjo ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb edhe shum\u00eb shkrues t\u00eb hezitojn\u00eb t\u00eb japin kritika p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb rreth fes\u00eb, sepse ballafaqohen me shum\u00eb komentues, q\u00eb mund t\u00eb fyejn\u00eb shum\u00eb r\u00ebnd\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkruan: Avni Rudaku Kushtetuta e Kosov\u00ebs si akti m\u00eb i lart\u00eb juridik pas Pakos s\u00eb Ahtisarit, e p\u00ebrcakton me nenin 8, se &#8220;Republika e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb shtet laik dhe neutral n\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb besimeve.&#8221; A jan\u00eb t\u00eb ngjashme laicizmi q\u00eb p\u00ebrmendet n\u00eb kushtetut\u00eb me sekularizmin? Jo. Dallojn\u00eb n\u00eb definicion: laicizmi \u00ebsht\u00eb munges\u00eb e ndikimit dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":145852,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":{"0":"post-145850","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-opinion"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/145850","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=145850"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/145850\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/145852"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=145850"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=145850"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=145850"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}