{"id":145966,"date":"2023-04-01T13:30:41","date_gmt":"2023-04-01T11:30:41","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=145966"},"modified":"2023-04-01T13:30:41","modified_gmt":"2023-04-01T11:30:41","slug":"a-mund-te-kete-lindur-1-prilli-prej-bullizmit-te-kishes-ndaj-protestanteve-ose-prej-pushtetit-ndaj-opozitareve-pergjigjet-e-plota-me-shkas-nje-interviste-per-median-kosovare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/a-mund-te-kete-lindur-1-prilli-prej-bullizmit-te-kishes-ndaj-protestanteve-ose-prej-pushtetit-ndaj-opozitareve-pergjigjet-e-plota-me-shkas-nje-interviste-per-median-kosovare\/","title":{"rendered":"A mund t\u00eb ket\u00eb lindur 1-Prilli prej bullizmit t\u00eb Kish\u00ebs ndaj protestant\u00ebve, ose prej pushtetit ndaj opozitar\u00ebve?! (p\u00ebrgjigjet e plota me shkas nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr median kosovare)"},"content":{"rendered":"<p>Avni Rudaku<\/p>\n<p>1-Prilli n\u00eb Kosov\u00eb<\/p>\n<p>Pasi q\u00eb 1-Prilli, ose \u201cG\u00ebnjeprilli\u201d nuk dihet sakt\u00eb kur filloi as n\u00eb Evrop\u00eb, pasi ka shum\u00eb interpretime e data t\u00eb ndryshme t\u00eb origjin\u00ebs, edhe m\u00eb pak mund t\u00eb dihet kur filluan sakt\u00eb t\u00eb b\u00ebheshin g\u00ebnjeshtra me shkas k\u00ebt\u00eb dit\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb. Por nga rr\u00ebfimet orale, me m\u00eb t\u00eb moshuarit e lindur edhe n\u00eb vitet e \u201950-ta t\u00eb shekullit XX, pak pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, q\u00eb n\u00eb shkoll\u00eb fillore, q\u00eb at\u00ebbot\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb shaka me nj\u00ebri-tjetrin, dhe kur dikush ka g\u00ebnjyer di\u00e7ka, pasi \u2018tjetri\u2019 apo \u2018tjetra\u2019 e ka pranuar mesazhin pa e ditur menj\u00ebher\u00eb v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e saj apo jo, dhe kur g\u00ebnjeprilltari i ka treguar menj\u00ebher\u00eb ose pas pak sekondash, minutash apo or\u00ebsh, atij\/asaj, at\u00ebher\u00eb ia ka kthyer: Aprili-aprilili! Pra, shakat\u00eb p\u00ebr 1-Prillin, kan\u00eb filluar q\u00eb her\u00ebt edhe n\u00eb Kosov\u00eb, por natyrisht kjo \u00ebsht\u00eb ndikuar dhe bartur nga shakat\u00eb e p\u00ebrhapura gjithandej Evrop\u00ebs Per\u00ebndimore edhe n\u00eb Ballkan, e rrjedhimisht edhe n\u00eb Kosov\u00eb, nga ardhja e k\u00ebsaj feste mahie sikurse edhe shum\u00eb festave t\u00eb tjera, nga Evropa e bota. Kosova e sunduar her\u00ebt nga Perandoria Romake e Bizanti, Bullgaria e shekullit IX, Mbret\u00ebria Serbe n\u00eb Mesjet\u00eb, Perandoria Osmane, Austro-Hungaria e Bullgaria gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore, m\u00eb pas n\u00ebn Mbret\u00ebrin\u00eb Serbo-Kroate-Sllovene, n\u00eb Luft\u00ebn e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore n\u00ebn nazist\u00ebt gjerman\u00eb e bullgar\u00ebt dhe periudha e shkurt\u00ebr dyvje\u00e7are e \u201cbashkimit komb\u00ebtar\u201d me Shqip\u00ebrin\u00eb e okupuar n\u00ebn sundimin italian fashist, e pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore n\u00ebn Jugosllavin\u00eb komuniste e socialiste, natyrisht se \u00ebsht\u00eb ndikuar kulturalisht dhe folklorikisht edhe nga k\u00ebto pushtime e sundime, duke u bartuar p\u00ebrmes t\u00eb huajve edhe poemat evropiane, franceze, flamandeze (holandeze), angleze etj., t\u00eb Mesjet\u00ebs evropiane, me kode tematike biblike, nga p\u00ebrplasjet e \u201cLindjes\u201d e \u201cPer\u00ebndimit\u201d p\u00ebr pranimin ose refuzimin e kalendarit julian (romak) e gregorian (pas K\u00ebshillit katolik t\u00eb Trentit 1545-1563 n\u00eb Italin\u00eb Veriore, q\u00eb lindi edhe si nevoj\u00eb p\u00ebr kund\u00ebraksion ndaj protestantizmit), konfliktet e katolik\u00ebve e protestant\u00ebve dhe qendrat evropiane t\u00eb koh\u00ebs. Kosova nuk ka qen\u00eb e izoluar kulturalisht nga ato q\u00eb ndodh\u00ebn n\u00eb Evrop\u00eb, pasi q\u00eb ka qen\u00eb kontinentalisht af\u00ebr Italis\u00eb, Franc\u00ebs, Holand\u00ebs, Anglis\u00eb, prej nga besohet q\u00eb kan\u00eb rrjedhur mitet e 1-Prillit.<\/p>\n<p>1-Prilli pas vitit 1999 n\u00eb Kosov\u00eb<\/p>\n<p>Pas vitit 1999, prania e ushtar\u00ebve e civil\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb (KFOR, UNMIK, OSBE etj.), globalizmi, masmediet, trend\u00ebt e rinj nga mediet sociale, udh\u00ebtimet brenda e jasht\u00eb vendit t\u00eb kosovar\u00ebve, emigracioni lart\u00eb e masiv, kan\u00eb ndikuar q\u00eb 1-Prilli n\u00eb Kosov\u00eb t\u00eb zgjerohet, masivizohet kudo dhe nga t\u00eb gjitha grupmoshat, sekset, gjinit\u00eb, profesionet, statusi social etj. Tashm\u00eb 1-Prilli \u00ebsht\u00eb globalizuar, i njohur anglisht edhe si: \u201cApril Fool\u2019s Day\u201d (lexo semantikisht si njihet sot festa e mahis\u00eb duke g\u00ebnjyer: Dita e G\u00ebnjeshtrave, kurse bukvalisht: Dita e t\u00eb Marr\u00ebve\/Budallenjve t\u00eb Prillit). N\u00eb aspektin sociologjik, n\u00ebse g\u00ebnjeshtrat kan\u00eb ndodhur para 50 vjet\u00ebsh me shkas 1-Prillin, ato jan\u00eb b\u00ebr\u00eb kryesisht nd\u00ebrmjet vet\u00eb f\u00ebmij\u00ebve, ose bashk\u00ebmoshatar\u00ebve, ose brenda rrethit t\u00eb ngusht\u00eb familjar, kurse pas transformimeve t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb farefisit e familjes kosovare q\u00eb ndodh\u00ebn pas vitit 1999, shakat\u00eb b\u00ebhen gjithandej, qoft\u00eb n\u00eb mes t\u00eb bashk\u00ebmoshatar\u00ebve, qoft\u00eb n\u00eb mes t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve e m\u00eb t\u00eb rriturve apo m\u00eb t\u00eb moshuarve, qoft\u00eb n\u00eb \u00e7ift, qoft\u00eb gruaja b\u00ebn mahi me burrin, q\u00eb dallon duksh\u00ebm nga m\u00eb par\u00eb. Dikur n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb kosovare, me m\u00eb t\u00eb moshuarit, duhej treguar m\u00eb shum\u00eb respekt, rrjedhimisht, m\u00eb pak g\u00ebnjeshtra e shaka, ose ishte e v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb grat\u00eb t\u00eb b\u00ebnin shaka p\u00ebr 1-Prillin me burrat e tyre patriarkal\u00eb, ose vjehrrin\u00eb n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri tradicionale, konservatore e t\u00eb sforcuar patriarkalisht, kur nuk i thirrnin partner\u00ebt e tyre as n\u00eb em\u00ebr personal. Tashm\u00eb 1-Prilli b\u00ebhet kudo n\u00eb Kosov\u00eb, me k\u00ebdo dhe pa ndonj\u00eb penges\u00eb, madje edhe masmediet lansojn\u00eb ndonj\u00eb lajm, duke paralajm\u00ebruar n\u00eb fund se, ishte mahi e 1-Prillit. Komercializmi, konsumi masiv, klikueshm\u00ebria e monetarizuar n\u00eb globaliz\u00ebm, kapitaliz\u00ebm e teknologji t\u00eb avancuar, vet\u00ebm i kan\u00eb forcuar festat dhe reklamat p\u00ebr to, p\u00ebrfshir\u00eb edhe 1-Prillin. Sidoqoft\u00eb, kjo dit\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb fest\u00eb zyrtare, pasi shtetet e shoq\u00ebrit\u00eb nuk duan n\u00eb aspektin etik, ta legjitimojn\u00eb qoft\u00eb edhe p\u00ebr nj\u00eb dit\u00eb, p\u00ebr t\u00eb g\u00ebnjyer.<\/p>\n<p>ChatGPT dhe 1-Prilli<\/p>\n<p>N\u00ebse e pyesim nj\u00eb ChatGPT t\u00eb Inteligjenc\u00ebs artificiale, pse ka mbetur tradita e 1-Prillit, do t\u00eb na jepte k\u00ebt\u00eb p\u00ebrgjigje: \u201cDita e 1 prillit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dit\u00eb kushtuar shakave praktike. Ajo festohet \u00e7do vit m\u00eb 1 Prill dhe njer\u00ebzit b\u00ebjn\u00eb shaka me nj\u00ebri-tjetrin, tregojn\u00eb shaka dhe n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi p\u00ebrpiqen ta b\u00ebjn\u00eb nj\u00ebri-tjetrin p\u00ebr t\u00eb qeshur. Origjina e fest\u00ebs \u00ebsht\u00eb e paqart\u00eb, por besohet se ka filluar n\u00eb Evrop\u00eb gjat\u00eb Mesjet\u00ebs. Sot, 1 prilli festohet n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn me tradita dhe zakone t\u00eb ndryshme, por q\u00ebllimi \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb i nj\u00ebjt\u00eb: t\u00eb arg\u00ebtohemi dhe t&#8217;i b\u00ebjm\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb qeshin. Respektimi modern i Dit\u00ebs s\u00eb G\u00ebnjeprillit besohet se \u00ebsht\u00eb ndikuar nga miratimi i kalendarit gregorian n\u00eb shekullin e 16-t\u00eb. Para se t\u00eb futej kalendari gregorian, Viti i Ri festohej m\u00eb 1 Prill n\u00eb shum\u00eb pjes\u00eb t\u00eb Evrop\u00ebs. Megjithat\u00eb, kur kalendari i ri u miratua, dita e Vitit t\u00eb Ri u zhvendos n\u00eb 1 janar. Disa njer\u00ebz vonuan ta pranonin k\u00ebt\u00eb ndryshim dhe vazhduan ta festonin Vitin e Ri m\u00eb 1 Prill. T\u00eb tjer\u00eb b\u00ebnin shaka me k\u00ebta tradicionalist\u00eb, duke i d\u00ebrguar n\u00eb \u201cmarr\u00ebzi\u201d apo duke i mashtruar n\u00eb m\u00ebnyra t\u00eb tjera. Me kalimin e koh\u00ebs, kjo evoluoi n\u00eb tradit\u00ebn moderne t\u00eb Dit\u00ebs s\u00eb G\u00ebnjeprillit.\u201d (Ask AI. Aplikacion celulari. Pyetje e A.R. p\u00ebr robotin AI m\u00eb 23 mars 2023, ora 15:34: Pse festohet Dita e G\u00ebnjeshtrave?) Shum\u00eb shpejt manualet e citimeve dhe referencave, do t\u00eb diskutojn\u00eb se a mund t\u00eb citohet p\u00ebrgjigjja e AI-s\u00eb n\u00eb punime shkencore apo publicistike, por un\u00eb po e b\u00ebj k\u00ebt\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb, ndoshta p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb! Por a p\u00ebrfundon e t\u00ebr\u00eb kjo me k\u00ebt\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb AI-s\u00eb? Natyrisht se AI \u00ebsht\u00eb e kufizuar vet\u00ebm me informacionet q\u00eb qarkullojn\u00eb n\u00eb internet dhe me disa algoritme t\u00eb krijimit t\u00eb p\u00ebrmbajtjes logjike, por i mungojn\u00eb operacionet e t\u00eb menduarit njer\u00ebzor si: analiza, sinteza, krahasimi, abstraksioni dhe p\u00ebrgjith\u00ebsimi. Ka edhe disa shpjegime t\u00eb tjera t\u00eb origjin\u00ebs se 1-Prillit n\u00eb baz\u00eb t\u00eb asaj q\u00eb kam hulumtuar.<\/p>\n<p>Datat e lindjes s\u00eb mundshme t\u00eb 1-Prillit<\/p>\n<p>Jan\u00eb k\u00ebto data dhe vende me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb origjin\u00ebs s\u00eb 1-Prillit: 1392 (Angli, nga poema e tipit p\u00ebrrallor), 1508 (Franc\u00eb, poema p\u00ebr Satanin dhe Luciferin), 1530 (Gjermani, vendimi i shtyr\u00eb p\u00ebr valut\u00ebn e parlamentit t\u00eb Augsburgut t\u00eb Bavaris\u00eb s\u00eb sotme), 1561 (Holand\u00eb, poema komike), 1559 (Franc\u00eb, traktati i paqes nga kriza ekonomike dhe lodhja me luft\u00ebra nd\u00ebrshtet\u00ebrore dhe brendareligjioze, katolik\u00eb-protestant\u00eb) dhe 1582 (Itali, vendimi i Pap\u00ebs katolik p\u00ebr ndryshimin e kalendarit julian me at\u00eb gregorian dhe mospranimin i menj\u00ebhersh\u00ebm i k\u00ebtij vendimi t\u00eb Pap\u00ebs, ve\u00e7mas nga protestant\u00ebt dhe ortodoks\u00ebt). N\u00eb vitin 1392, Xhefri Qoser e b\u00ebri poem\u00ebn \u201cP\u00ebrralla e priftit t\u00eb murgesh\u00ebs\u201d, t\u00eb cil\u00ebn e kam lexuar n\u00eb origjinal. Qoser u lind n\u00eb Lond\u00ebr, djali i nj\u00eb vreshtari, rreth mesit t\u00eb shekullit XIV, njihte disa gjuh\u00eb dhe njihte mjaft mir\u00eb astronomin\u00eb, mjek\u00ebsin\u00eb, fizik\u00ebn dhe alkimin\u00eb. Poema b\u00ebn fjal\u00eb, se si na ishte shum\u00eb koh\u00eb m\u00eb par\u00eb, nj\u00eb e ve e varf\u00ebr e vjet\u00ebr, n\u00eb nj\u00eb vil\u00eb t\u00eb vog\u00ebl, e cila kishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb jet\u00eb shum\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb, e k\u00ebnaqur me at\u00eb q\u00eb d\u00ebrgoi Per\u00ebndia, duke e mbajtur veten dhe dy vajzat e saj me shum\u00eb sfida. M\u00eb pas, poema si p\u00ebrrall\u00eb vazhdon: \u201cTani kur muaji n\u00eb t\u00eb cilin filloi bota, Marsi\/ muaji i par\u00eb kur Zoti krijoi njeriun\/mbaroi dhe dita e tridhjet\u00eb e dyt\u00eb\/m\u00eb pas p\u00ebrfundoi, m\u00eb 3 maj\/ndodhi q\u00eb Shantiklliri me gjith\u00eb krenarin\u00eb e tij\/shtat\u00eb grat\u00eb e tij shoq\u00ebruese pran\u00eb tij\/hodhi syt\u00eb lart drejt diellit flak\u00ebrues\/n\u00eb shenj\u00ebn e Demit&#8230;, ku mashtrohet nga nj\u00eb dhelp\u00ebr p\u00ebr 32 dit\u00ebt e muajit mars, pra 32 dit\u00eb q\u00eb nga fillimi i marsit, q\u00eb \u00ebsht\u00eb 1 prilli.\u201d(f.9) Poema mund t\u00eb ishte me figura stilistike letrare t\u00eb koh\u00ebs, me plot metafora, simbolika e alegori, p\u00ebr ndonj\u00eb ngjarje n\u00eb rrethin mbret\u00ebror anglez, p\u00ebr ndonj\u00eb fejes\u00eb a martes\u00eb n\u00eb oborrin mbret\u00ebror, por kjo u shk\u00ebput bukvalisht dhe iu atribua 1-Prillit. N\u00eb vitin 1508, Eloy d&#8217;Amerval, nj\u00eb kompozitor francez, botoi nj\u00eb poem\u00eb t\u00eb titulluar Le livre de la deablerie, q\u00eb fliste p\u00ebr nj\u00eb dialog mes satanit dhe luciferit, e ku n\u00eb nj\u00ebrin nga vargjet \u00ebsht\u00eb edhe kjo fjali: &#8220;Maquereau inf\u00e2me de maint homme et de mainte femme, poisson d&#8217;avril&#8221;, ku togfjal\u00ebshi \u201cpoisson d\u2019avril\u201d p\u00ebrdoret si \u201cpeshku i prillit\u201d, q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb dy kuptime: 1-prillin, ose nj\u00eb person budalla. Edhe n\u00eb p\u00ebrditshm\u00ebrin\u00eb kosovare, kur themi: e ka trurin e peshkut, e merr kuptimin \u201cpa tru\u201d, ose budalla. Edhe n\u00eb gjuh\u00ebn angleze, njihet si Fest\u00eb e Budallenjve t\u00eb Prillit. Shkrimtari flamand Eduard De Dene botoi nj\u00eb poem\u00eb komike n\u00eb vitin 1561 p\u00ebr nj\u00eb fisnik i cili b\u00ebri nj\u00eb plan p\u00ebr t\u00eb d\u00ebrguar sh\u00ebrb\u00ebtorin e tij n\u00eb pun\u00eb absurde m\u00eb 1 prill, kinse p\u00ebr t\u00eb ndihmuar n\u00eb p\u00ebrgatitjen p\u00ebr nj\u00eb fest\u00eb dasme. Sh\u00ebrb\u00ebtori e kuptoi se ajo q\u00eb po i b\u00ebhej atij ishte nj\u00eb shaka e 1-Prillit. Poema titullohet \u201cRefereyn vp verzendekens dach\/Twelck den eersten April te zyne plach.\u201d N\u00eb rreshtin mbyll\u00ebs t\u00eb \u00e7do vargu, sh\u00ebrb\u00ebtori thot\u00eb: \u201cKam frik\u00eb&#8230; se po m\u00eb thua ta b\u00ebj nj\u00eb pun\u00eb budallai.\u201d Edhe k\u00ebtu, nuk e merr kuptimin e g\u00ebnjeshtr\u00ebs, por t\u00eb marr\u00ebzis\u00eb. N\u00eb vitin 1530, Parlamentit i Augsburgut t\u00eb Bavaris\u00eb &#8211; vend i famsh\u00ebm i familjes s\u00eb bankier\u00ebve Fuger, po unifikonte nj\u00eb monedh\u00eb, ku edhe pse u vendos dita e valut\u00ebs m\u00eb 1 prill, u shty vet\u00ebm pak or\u00eb para se t\u00eb hynin m\u00eb 1 prill dhe kjo b\u00ebri q\u00eb njer\u00ebzit t\u2019i humbnin parat\u00eb e tyre dhe filluan shakat\u00eb e 1 prillit p\u00ebr ta. M\u00eb 2 e 3 prill 1559 u b\u00eb edhe traktati i paqes Cateau-Cambr\u00e9sis n\u00eb Franc\u00eb, q\u00eb nd\u00ebrlidhet me Italin\u00eb, Franc\u00ebn dhe Spanj\u00ebn nga kriza ekonomike e politike. Ka qen\u00eb edhe nj\u00eb histori interesante e shpjegimit t\u00eb origjin\u00ebs s\u00eb 1-Prillit, t\u00eb publikuar n\u00eb agjencin\u00eb prestigjioze t\u00eb lajmeve, Asoshiejt\u00ebd Pres, n\u00eb vitin 1983, nga profesori Jozef Boskin, i cili kishte deklaruar se, \u201cg\u00ebnjeprilli e ka origjin\u00ebn gjat\u00eb sundimit t\u00eb Kostandinit, kur humoristi Kugel i tha Konstandinit se ai mund ta qeveriste m\u00eb mir\u00eb perandorin\u00eb. Kostandini ia mund\u00ebsoi Kugel-it t\u00eb b\u00ebhej perandor p\u00ebr nj\u00eb dit\u00eb, vet\u00ebm p\u00ebr 1 prill, t\u00eb cil\u00ebn Kugeli e shpalli dit\u00ebn e g\u00ebnjeshtrave&#8230;\u201d M\u00eb pas, media e njohur u k\u00ebrkoi falje lexuesve, pasi Boskin e kishte b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebr t\u00eb bukur, p\u00ebr shkak t\u00eb 1-Prillit, por nuk kishte t\u00eb b\u00ebnte asgj\u00eb me shpjegimin shkencor mbi origjin\u00ebn e fest\u00ebs s\u00eb g\u00ebnjeshtr\u00ebs.<\/p>\n<p>Origjina evropiane e 1-Prillit<\/p>\n<p>Origjina e 1-Prillit me t\u00eb dh\u00ebnat e deritashme letrare, folklorike, religjioze dhe kalendarike-astronomike, na b\u00ebjn\u00eb t\u00eb kuptojm\u00eb se, vet\u00eb origjina e k\u00ebsaj dite t\u00eb shakave t\u00eb panum\u00ebrta e her\u00eb t\u00eb rrezikshme, vjen o nga Holanda, o nga Anglia, o nga Franca, o nga Italia, o nga sintetizimi i ngjarjeve historike, kalendarike, religjioze e politike n\u00eb truallin e kontinentit evropian fill pas p\u00ebrfundimit t\u00eb Mesjet\u00ebs, ose n\u00eb Mesjet\u00ebn e Von\u00eb, ose n\u00eb Epok\u00ebn e Renesanc\u00ebs (Rilindjes evropiane). Pra, n\u00eb Evrop\u00eb ndodh e nj\u00ebjta, sepse pik\u00ebrisht aty dominojn\u00eb faktet p\u00ebr origjin\u00ebn e 1-Prillit. Vet\u00eb g\u00ebnjeshtrat lindin nga nevoja p\u00ebr t\u00eb mos pranuar gabimin, p\u00ebr t\u00eb qet\u00ebsuar t\u00eb tjer\u00ebt, p\u00ebr t\u00eb mos pranuar nd\u00ebshkime t\u00eb \u00e7far\u00ebdo lloji, p\u00ebr t\u2019u ndjer\u00eb m\u00eb mir\u00eb, p\u00ebr t\u00eb fuqizuar relacionet interpersonale, p\u00ebr t\u00eb shmangur qortimin, p\u00ebr v\u00ebmendje, p\u00ebr t\u00eb fituar shp\u00ebrblime etj. Por 1-Prilli m\u00eb shum\u00eb lindi si nevoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrqeshur kund\u00ebrshtar\u00ebt q\u00eb vazhdonin avazin e vjet\u00ebr kalendarik p\u00ebr vit t\u00eb ri e festa fetare nga mb\u00ebshtet\u00ebsit e pushtetit q\u00eb kishin vendosur p\u00ebr nj\u00eb kalendar t\u00eb ri. Festa e mahis\u00eb mbahet n\u00eb vende e kultura t\u00eb ndryshme dhe origjina e saj nuk \u00ebsht\u00eb krejt\u00ebsisht e njohur, ndon\u00ebse ka lloj-lloj interpretimesh. G\u00ebnjeprilli do t\u00eb shuhej ndoshta, sikur edhe t\u00eb mos vinte n\u00eb epok\u00ebn e medieve sociale, medieve t\u00eb shumta private e publike, duke u p\u00ebrforcuar me lloj-lloj kreativiteti. Kemi vegla e mjete digjitale, p\u00ebrmes t\u00eb cilave, njer\u00ebzit ngarendin dhe vuajn\u00eb q\u00eb p\u00ebr \u00e7do dit\u00eb t\u00eb ken\u00eb aft\u00ebsi p\u00ebr kreativitet, ve\u00e7anti, risi, shaka, klikim, ndarje dhe disa edhe shp\u00ebrblehen me t\u00ebrheqjen e audienc\u00ebs, duke fituar edhe mjete financiare. Arsyeja e par\u00eb \u00ebsht\u00eb: nevoja e nj\u00eb grupi pushtetar\u00ebsh (vendimmarr\u00ebsit dhe p\u00ebrqafuesit e kalendarit gregorian, p.sh., Papa si autoriteti suprem i katolik\u00ebve n\u00eb bot\u00eb), e ve\u00e7mas t\u00eb Evrop\u00ebs Per\u00ebndimore e Veriore, ndaj refuzuesve t\u00eb kalendarit gregorian dhe mbetjes m\u00eb konservator\u00eb duke e ruajtur kalendarin e vjet\u00ebr julian p\u00ebr 1600 vjet, p\u00ebrkat\u00ebsisht rezistenca fillestare e protestant\u00ebve per\u00ebndimor\u00eb dhe ortodoks\u00ebve t\u00eb Evrop\u00ebs Lindore ndaj Pap\u00ebs. Arsyeja e dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb, nga p\u00ebrplasja dhe konflikti i madh i hersh\u00ebm i katolik\u00ebve me protestant\u00ebt, pasi katolik\u00ebt e p\u00ebrdor\u00ebn edhe talljen (1-Prillin) p\u00ebr protestant\u00ebt, si heretik\u00eb q\u00eb lind\u00ebn dhe kund\u00ebrshtonin autoritetin e Pap\u00ebs. Arsyeja e tret\u00eb, nevoja e pushtetar\u00ebve p\u00ebr ta p\u00ebrdorur talljen ndaj kund\u00ebrshtar\u00ebve, rival\u00ebve, heretik\u00ebve, rebel\u00ebve, revolucionar\u00ebve. Nj\u00ebsoj si\u00e7 b\u00ebnte dikur humor Hashim Tha\u00e7i me pushtet me rivalin e tij politik Ramush Haradinajn: \u201cBora ka z\u00ebn\u00eb t\u00eb shkrihet shpejt\u2026Uroj t\u00eb mos b\u00ebhet skllot\u00eb! HTH\u201d. Nj\u00ebsoj si\u00e7 b\u00ebn sot Albin Kurti me rival\u00ebt e tij, Lumin Abdixhikun e Memli Krasniqin, duke ua cituar Sk\u00ebnder Hysenin e Ganimete Musliun! Pra, Kisha ishte tronditur nga heretik\u00ebt e koh\u00ebs \u2013 protestant\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt filluan t\u00eb thirrin besimtar\u00ebt n\u00eb nj\u00eb form\u00eb shum\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb t\u00eb krishterimit, bazuar n\u00eb leximet fjal\u00eb p\u00ebr fjal\u00eb t\u00eb Bibl\u00ebs dhe kund\u00ebrshtonin struktur\u00ebn e pushtetit t\u00eb Kish\u00ebs Katolike. Fakti q\u00eb Kisha ndjeu rrezik, vet\u00eb Papa si autoriteti m\u00eb i lart\u00eb i bot\u00ebs katolike, i shtyu ndjek\u00ebsit e tij (katolik\u00ebt), t\u00eb talleshin me protestant\u00ebt. Protestant\u00ebt kishin mendim t\u00eb kund\u00ebrt nga interpretimi zyrtar ose popullor i Pap\u00ebs, dhe herezia ishte n\u00eb vetvete e d\u00ebnueshme si tradhti &#8211; sepse p\u00ebrmbyste autoritetin e kish\u00ebs nga brenda. Ndoshta 1-Prilli nga ajo q\u00eb kam analizuar, \u00ebsht\u00eb shaka e prodhuar nga Kisha Katolike ndaj heretik\u00ebve protestant\u00eb, ose atribuim i \u201cithtar\u00ebve t\u00eb kalendarit gregorian\u201d ndaj \u201cruajt\u00ebsve t\u00eb kalendarit julian\u201d, ose nj\u00ebfar\u00eb cinizmi, satire, e katolik\u00ebve kundrejt protestant\u00ebve dhe ortodoks\u00ebve q\u00eb e pranuan shum\u00eb von\u00eb kalendarin gregorian dhe diferenca e disa dit\u00ebve me kalendarin julian p\u00ebr festa fetare e fillim t\u00eb vitit t\u00eb ri, ose p\u00ebrplasje n\u00eb mes t\u00eb \u201cnostalgjik\u00ebve t\u00eb Perandoris\u00eb Romake\u201d dhe \u201cbizantinofil\u00ebve\u201d; ose lidhet direkt me ekuinoksin pranveror, si shum\u00eb festa q\u00eb dol\u00ebn pik\u00ebrisht nga meteorologjia, moti, koha e mbjelljeve e korrjeve, fal\u00ebnderimet p\u00ebr Per\u00ebndin\u00eb pas lindjes s\u00eb drith\u00ebrave (bujq\u00ebsis\u00eb), astrologjia, fenomenet astronomike, e ve\u00e7mas me solsticin veror e dim\u00ebror, l\u00ebvizjet e diellit, ndryshimet h\u00ebnore etj. P\u00ebr sa ka fakte deri m\u00eb tash, shpjegimi m\u00eb i besuesh\u00ebm mbetet q\u00eb Dita e G\u00ebnjeshtrave t\u00eb Prillit daton n\u00eb vitin 1582, kur Franca kaloi nga kalendari Julian n\u00eb kalendarin Gregorian, si\u00e7 k\u00ebrkohej nga K\u00ebshilli i Trentit n\u00eb 1563. 1-Prilli lidhej me ekuinoksin pranveror 19, 20 e 21 mars, e diku m\u00eb 25 mars, var\u00ebsisht nga viti dhe kalendari, pasi q\u00eb me kalendarin julian, n\u00eb \u00e7do vit t\u00eb kat\u00ebrt pa p\u00ebrjashtim, kemi nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb brisht\u00eb. P.sh., n\u00ebse un\u00eb po ua d\u00ebrgoj p\u00ebrgjigjet m\u00eb 24 mars 2023 me kalendarin gregorian, me kalendarin julian \u00ebsht\u00eb 11 mars 2023. M\u00eb 25 mars me ekuinoksin pranveror fillonte viti i ri, e diku i binte nj\u00eb jav\u00eb pas, q\u00eb sillet rreth 1 prillit. Kalendarin julian ende e p\u00ebrdorin sidomos n\u00eb liturgjin\u00eb fetare, ortodoks\u00ebt lindor\u00eb. Kalendari julian ishte pranuar gjithandej Perandoris\u00eb Romake dhe m\u00eb pas n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb bot\u00ebs per\u00ebndimore p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 16 shekuj, deri n\u00eb vitin 1582, kur Papa Gregori XIII k\u00ebrkoi nj\u00eb ndryshim. Kalendari gregorian p\u00ebr shkak t\u00eb autoritetit t\u00eb Pap\u00ebs, u pranua fillimisht vet\u00ebm n\u00eb vendet katolike si Italia, Spanja, Portugalia, Polonia etj., e m\u00eb von\u00eb u pranua n\u00eb ato protestante, shum\u00eb von\u00eb n\u00eb ato ortodokse, p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb, n\u00eb k\u00ebto t\u00eb fundit, nuk u pranua kurr\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht, s\u00eb paku n\u00eb ritualet dhe festat fetare ortodokse. Madje, edhe kur shtetet e Evrop\u00ebs Lindore e pranuan kalendarin gregorian n\u00eb shekullin XX, kishat e tyre komb\u00ebtare nuk e pranuan. Edhe sot Krishtlindjet Ortodokse ose Pashk\u00ebt, festohen n\u00eb shum\u00eb kisha e shtete, n\u00eb data t\u00eb ndryshme nga ato katolike. Dit\u00eblindja e Krishtit te katolik\u00ebt m\u00eb 25 dhjetor, kurse n\u00eb ato ortodokse-lindore, kryesisht m\u00eb 7 janar t\u00eb vitit tjet\u00ebr. Nj\u00ebsoj edhe ringjallja e Krishtit, kryesisht n\u00eb dekad\u00ebn e fundit, \u00ebsht\u00eb festuar n\u00eb muajin prill. Ngjash\u00ebm si\u00e7 ka shaka her\u00eb pas her\u00eb, kur ora ndryshon nj\u00eb or\u00eb p\u00ebrpara, ose nj\u00eb or\u00eb mbrapa, kur vjen stina e dimrit me net\u00ebt m\u00eb t\u00eb gjata, ose kthehet stina e ver\u00ebs me dit\u00ebt m\u00eb t\u00eb gjata, ngjash\u00ebm ka gjasa q\u00eb lindi 1-Prilli, me mahi e g\u00ebnjeshtra p\u00ebr shkak t\u00eb kalimit t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb (tranzicionit) nga kalendari julian n\u00eb at\u00eb gregorian dhe dallimet e tyre fillestare me nj\u00eb jav\u00eb, q\u00eb i binte o 25 mars, o 1 prill. Pranimi, ngurrimi ose refuzimi i kalendarit gregorian, kishte t\u00eb b\u00ebnte me refuzimin e protestant\u00ebve dhe ortodoks\u00ebve p\u00ebr t\u00eb pranuar autoritetin e Papa Gregorit q\u00eb mori vendim. Pra, m\u00eb shum\u00eb se \u00e7\u00ebshtje kalendari, ishte \u00e7\u00ebshtje politike, kulturore dhe religjioze. N\u00ebse ndryshonte kalendari, a t\u00eb vazhdohej t\u00eb festohej lindja e ringjallja e Krishtit, me kalendarin julian, si m\u00eb par\u00eb, apo me kalendarin gregorian. Pra, 1-Prilli m\u00eb shum\u00eb ka gjasa t\u00eb ishte krijuar nga katolik\u00ebt kundrejt protestant\u00ebve gjat\u00eb tranzicionit kalendarik nga ai julian n\u00eb at\u00eb gregorian, e q\u00eb m\u00eb von\u00eb do t\u00eb merrte karakterin universal, si shaka, e do t\u00eb sekularizohej festa e mahis\u00eb. Pra, sot, 1-Prillin e p\u00ebrqafojn\u00eb si dit\u00eb e mahis\u00eb e \u201cprenkave\u201d, pjes\u00ebtar\u00ebt e shumic\u00ebs s\u00eb feve, kulturave, shteteve. Tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb fest\u00eb e globalizuar e mahis\u00eb, sidomos nga ndikimi i internetit, globalizmit dhe komercializmit. Ngjash\u00ebm me fest\u00ebn e Vitit t\u00eb Ri, ose edhe shum\u00eb festa t\u00eb tjera. Ka mund\u00ebsi t\u00eb jet\u00eb ndikuar edhe nga ndikimet letrare t\u00eb poemave t\u00eb lartp\u00ebrmendura, pasi q\u00eb at\u00ebbot\u00eb nuk ishim n\u00eb koh\u00ebn e skrollokracis\u00eb, videokracis\u00eb e imazhokracis\u00eb, ku roli i shkrimtar\u00ebve, letrar\u00ebve, filozof\u00ebve, ishte m\u00eb me ndikim e autoritet, sesa sot q\u00eb kemi dekonstruktim t\u00eb \u00e7do intelektuali, shkrimtari, autoriteti, figure, nga hyrja n\u00eb sken\u00eb edhe e \u201cmasave t\u00eb gjera\u201d, influencer\u00ebve, blloger\u00ebve, vloger\u00ebve, tiktokist\u00ebve etj.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Avni Rudaku 1-Prilli n\u00eb Kosov\u00eb Pasi q\u00eb 1-Prilli, ose \u201cG\u00ebnjeprilli\u201d nuk dihet sakt\u00eb kur filloi as n\u00eb Evrop\u00eb, pasi ka shum\u00eb interpretime e data t\u00eb ndryshme t\u00eb origjin\u00ebs, edhe m\u00eb pak mund t\u00eb dihet kur filluan sakt\u00eb t\u00eb b\u00ebheshin g\u00ebnjeshtra me shkas k\u00ebt\u00eb dit\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb. Por nga rr\u00ebfimet orale, me m\u00eb t\u00eb moshuarit e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":145967,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":{"0":"post-145966","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-opinion"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/145966","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=145966"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/145966\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/145967"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=145966"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=145966"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=145966"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}