{"id":145999,"date":"2023-04-02T00:30:15","date_gmt":"2023-04-01T22:30:15","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=145999"},"modified":"2023-04-02T00:30:15","modified_gmt":"2023-04-01T22:30:15","slug":"gjilani-sipas-sallnameve-osmane-ne-fillim-te-shekullit-xx","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/gjilani-sipas-sallnameve-osmane-ne-fillim-te-shekullit-xx\/","title":{"rendered":"Gjilani sipas sallnameve osmane n\u00eb fillim t\u00eb shekullit XX"},"content":{"rendered":"<p>Shkruan: Dr. Enver Sadiku<\/p>\n<p>Duke qen\u00eb q\u00eb nga themelimi qytet n\u00ebn sundimin e Perandoris\u00eb Osmane, Gjilani n\u00eb fillim t\u00eb shekullit XX kishte marr\u00eb pamjen e nj\u00eb qyteti oriental-islamik q\u00eb karakterizohej me dend\u00ebsi t\u00eb sht\u00ebpive, oborre t\u00eb rrethuara dhe me dyqane t\u00eb vogla dhe t\u00eb shpeshta. Ato ishin t\u00eb vendosura kryesisht rreth Xhamis\u00eb s\u00eb Madhe. Rrug\u00ebt e qytetit ishin t\u00eb ngushta, jo t\u00eb drejta e t\u00eb shtruara me kalldr\u00ebm, kurse objektet m\u00eb karakteristike t\u00eb qytetit ishin xhamit\u00eb, shat\u00ebrvani, hamami, teqet\u00eb, tyrbet, sahat-kulla e \u00e7ezmat publike.[1]<\/p>\n<p>Deboji \u2013 depot e municionit t\u00eb ushtris\u00eb osmane n\u00eb Gjilan e fillimit t\u00eb shek. XX (ish- Qendra Rajonale p\u00ebr Pun\u00ebsim dhe Selia e deg\u00ebs s\u00eb LDK-s\u00eb).<\/p>\n<p>Sipas sallnameve* t\u00eb Vilajetit t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr fundin e shekullit XIX dhe fillim t\u00eb shekullit XX, n\u00eb brendi t\u00eb qytetit kishte dy xhami, nj\u00eb medrese, nj\u00eb teqe, nj\u00eb kish\u00eb dhe shkollat. Qyteti kishte af\u00ebr 1000 sht\u00ebpi, 20 hane e nj\u00eb hamam, 242 dyqane, nj\u00eb magaze, dy mullinj etj. N\u00eb gjith\u00eb kazan\u00eb kishte 28 shkolla, prej t\u00eb cilave 24 ishin islame dhe kat\u00ebr t\u00eb krishtera, t\u00eb besimit katolik e ortodoks. Gjilani kishte edhe nj\u00eb spital me 20 shtret\u00ebr. N\u00eb dalje t\u00eb qytetit kishte dy rrug\u00eb, ku nj\u00ebra lidhej me Prishtin\u00ebn e tjetra me Preshev\u00ebn, e p\u00ebrgjat\u00eb k\u00ebtyre rrug\u00ebve kishte edhe vij\u00eb telegrafike.[2] Ishte edhe kazerma, e Gjilani kishte edhe konakun e hyqmetit, konakun e redif\u00ebve (rezervist\u00ebve) dhe debojin (depo e municionit). N\u00eb vitin 1912, ishin dy depo t\u00eb tilla t\u00eb municionit, sikurse q\u00eb n\u00eb Gjilan ishte edhe komanda ushtarake e redif\u00ebve.[3]<\/p>\n<p>Tregu i kafsh\u00ebve n\u00eb Gjilan.[4]<\/p>\n<p>N\u00eb mes t\u00eb Gjilanit dhe skaj shum\u00eb sht\u00ebpive t\u00eb Gjilanit kalonte lumi Banja dhe me t\u00eb pastroheshin lagjet dhe ujiteshin kopshtet. Uji i pijsh\u00ebm n\u00eb qytet vinte me qyng prej katundit Koretisht\u00eb dhe shp\u00ebrndahej me an\u00eb t\u00eb disa \u00e7ezmave dhe ky uj\u00eb ishte shum\u00eb cil\u00ebsor.[5]<\/p>\n<p>Depo e vjet\u00ebr osmane e municionit (ish-nd\u00ebrtesa e gjimnazit n\u00eb Gjilan).<\/p>\n<p>Sipas sallnameve t\u00eb Vilajetit t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr fundin e shekullit XIX dhe fillim t\u00eb shekullit XX, n\u00eb Gjilan kishte nj\u00eb medrese me 60 nx\u00ebn\u00ebs e nj\u00eb medrese ishte n\u00eb fshatin Dob\u00ebrqan me 30 nx\u00ebn\u00ebs, nj\u00eb shkoll\u00eb Ruzhdije (Progjimnaz) kat\u00ebrvje\u00e7ar me 70 nx\u00ebn\u00ebs, pes\u00eb ibtiadije (shkoll\u00eb fillore, tri p\u00ebr djem dhe dy p\u00ebr vajza) me 335 nx\u00ebn\u00ebs, kurse ibtiadije kishte edhe n\u00eb dhjet\u00eb fshatra m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb kazas\u00eb, n\u00eb Morav\u00ebn e Ep\u00ebrme n\u00eb 11 fshatra, n\u00eb Morav\u00ebn e Poshtme n\u00eb 10 fshatra, n\u00eb Gallap n\u00eb 7 fshatra dhe n\u00eb Karadak n\u00eb 3 fshatra. M\u00ebsimi mbahej n\u00eb gjuh\u00ebn turke dhe n\u00eb at\u00eb arabe dhe m\u00eb tep\u00ebr kishte karakter fetar, kurse l\u00ebnd\u00ebt me karakter laik m\u00eb tep\u00ebr kishin karakter formal. Me ardhjen e pushtetit serb m\u00eb 1912, u mbyll\u00ebn t\u00eb gjitha shkollat, p\u00ebrve\u00e7 medreses\u00eb s\u00eb Gjilanit. N\u00eb Gjilan kishte edhe nj\u00eb shkoll\u00eb krishtere-ortodokse kat\u00ebrklas\u00ebshe p\u00ebr djem e vajza si dhe pes\u00eb shkolla fillore krishtere-ortodokse n\u00eb fshatrat serbe.[6]<\/p>\n<p>Qendra e Gjilanit.[7]<\/p>\n<p>*sallname\/-nia (pers. sal \u2013 vit + name \u2013 shkrim, lib\u00ebr, vep\u00ebr; tur. salname \u2013 vjetar, kalendar) Ndreca, M. 1986. Fjalor fjal\u00ebsh e shprehjesh t\u00eb huja. Prishtin\u00eb: Rilindja, f. 621<\/p>\n<p>[1] Selmani, A. 1998. Gjilani me rrethin\u00eb 1908 \u2013 1912. Prishtin\u00eb: Dritapress, f. 30.<\/p>\n<p>[2] Arkivi i Institutit t\u00eb Historis\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb (AIH), Fondi dokumente t\u00eb sjella nga Arkivi i Stambollit (AS) dhe t\u00eb p\u00ebrkthyera n\u00eb shqip \u2013 Sallnameja e ndarjes administrative dhe territoriale t\u00eb Perandoris\u00eb Osmane n\u00eb vitin 1899, A-IV-93, f. 36.<\/p>\n<p>[3] Selmani, A. 2010. Gjilani n\u00eb gjysm\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb shek. XIX dhe fillim XX. Vjetar 43-44. Prishtin\u00eb: Agjencia Shtet\u00ebrore e Arkivave t\u00eb Kosov\u00ebs. f. 282 \u2013 283.<\/p>\n<p>[4] Foto e shkrepur nga Frederik de Buasona (Fr\u00e9d\u00e9ric de Boissonnas 1858 \u2013 1946), fotograf i njohur zviceran. Ai me origjin\u00eb ishte nga Gjeneva dhe pas vetit ka l\u00ebn\u00eb nj\u00eb koleksion t\u00eb fotografive q\u00eb kan\u00eb nj\u00eb vler\u00eb t\u00eb madhe dokumentare dhe artistike. Photographies de Fred. Boissonnas, introduction de D. Baud Bovy, Gen\u00e8ve, Editions d\u2019Art Boissonnas, 1919.<\/p>\n<p>[5] AIH, AS, A-IV-93, f. 36.<\/p>\n<p>[6] Selmani, A. art. i p\u00ebrm., f. 281 \u2013 291.<\/p>\n<p>[7] Foto gjendet n\u00eb Arkivin Nd\u00ebrajonal n\u00eb Gjilan.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkruan: Dr. Enver Sadiku Duke qen\u00eb q\u00eb nga themelimi qytet n\u00ebn sundimin e Perandoris\u00eb Osmane, Gjilani n\u00eb fillim t\u00eb shekullit XX kishte marr\u00eb pamjen e nj\u00eb qyteti oriental-islamik q\u00eb karakterizohej me dend\u00ebsi t\u00eb sht\u00ebpive, oborre t\u00eb rrethuara dhe me dyqane t\u00eb vogla dhe t\u00eb shpeshta. Ato ishin t\u00eb vendosura kryesisht rreth Xhamis\u00eb s\u00eb Madhe. Rrug\u00ebt [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":146000,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-145999","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/145999","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=145999"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/145999\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/146000"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=145999"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=145999"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=145999"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}