{"id":146563,"date":"2023-04-08T12:10:02","date_gmt":"2023-04-08T10:10:02","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=146563"},"modified":"2023-04-08T12:10:02","modified_gmt":"2023-04-08T10:10:02","slug":"mandl-askush-se-lejon-hyrjen-e-serbise-ne-be-pa-e-njohur-kosoven-tiroli-i-jugut-zgjidhje-per-serbet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/mandl-askush-se-lejon-hyrjen-e-serbise-ne-be-pa-e-njohur-kosoven-tiroli-i-jugut-zgjidhje-per-serbet\/","title":{"rendered":"Mandl: Askush s\u2019e lejon hyrjen e Serbis\u00eb n\u00eb BE pa e njohur Kosov\u00ebn \u2013 Tiroli i Jugut, zgjidhje p\u00ebr serb\u00ebt"},"content":{"rendered":"<p>Arritja e marr\u00ebveshjes n\u00eb Oh\u00ebr nga Kosova dhe Serbia ngriti pik\u00ebpyetje n\u00eb t\u00eb dyja vendet rreth pikave t\u00eb aneksit. N\u00eb Kosov\u00eb u rrit droja se p\u00ebrmes k\u00ebsaj marr\u00ebveshje po i mund\u00ebsohet Serbis\u00eb hyrja n\u00eb Bashkimin Europian pa e njohur de jure Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>Kreu i LDK-s\u00eb, Lumir Abdixhiku, krahas kritikave t\u00eb shumta p\u00ebr marr\u00ebveshjen, kishte deklaruar n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs se kryeministri Kurti i hapi rrug\u00ebn Serbis\u00eb p\u00ebr n\u00eb BE, duke hequr kushtin ndaj saj p\u00ebr ta njohur Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cD\u00ebshtimin eventual do t\u2019ia faturojm\u00eb vendit ton\u00eb si penalizim, p\u00ebrderisa Serbis\u00eb i kemi hapur rrug\u00ebn p\u00ebr normalizim pa njohje brenda kapitullit 35\u201d, kishte th\u00ebn\u00eb Abdixhiku.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebto pika t\u00eb marr\u00ebveshjes n\u00eb nj\u00eb bised\u00eb ka folur eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, i cili shfaqi bindje t\u00eb plot\u00eb se s\u2019ka lider n\u00eb BE q\u00eb e lejon hyrjen e Serbis\u00eb n\u00eb Union pa e njohur fqinjin e saj.<\/p>\n<p>\u201cRruga e Kosov\u00ebs drejt BE-s\u00eb dhe organizatave nd\u00ebrkomb\u00ebtare, p\u00ebrfshir\u00eb OKB-n\u00eb, do t\u00eb hapet politikisht. K\u00ebrkon lidership t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. E nj\u00ebjta gj\u00eb vlen edhe p\u00ebr rrug\u00ebn e Serbis\u00eb drejt BE-s\u00eb. Asnj\u00eb lider i v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb asnj\u00eb nivel nuk do ta lejoj\u00eb Serbin\u00eb t\u00eb b\u00ebhet an\u00ebtare e BE-s\u00eb pa e njohur Kosov\u00ebn. Dhe Serbia zyrtarisht nuk ka fuqi p\u00ebr t\u00eb bllokuar q\u00eb Kosova t\u00eb b\u00ebhet shtet an\u00ebtar i OKB-s\u00eb\u201d. Mandl thot\u00eb se vet\u00ebm mungesa e lidershipit \u00ebsht\u00eb ende arsyeja pse Kosova nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb ende an\u00ebtare e OKB-s\u00eb dhe K\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs. \u201cDo t\u00eb nevojiten vendime t\u00eb guximshme\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e Asociacionit, eurodeputeti austriak thot\u00eb se duhet merret p\u00ebr model nj\u00eb zgjidhje q\u00eb \u00ebsht\u00eb gjetur n\u00eb mes t\u00eb vendit t\u00eb tij dhe Italis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cRekomandimi im \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb marrim si shembull Tirolin e Jugut dhe n\u00ebse \u00ebsht\u00eb e nevojshme ta p\u00ebrshtatim at\u00eb me situat\u00ebn nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb. N\u00eb histori ishte shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb. Por sot askush nuk dyshon se Tiroli i Jugut \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e Italis\u00eb dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb Austria luan nj\u00eb rol unik p\u00ebr Tirolin e Jugut. Dhe popullsia e Tirolit t\u00eb Jugut ka t\u00eb drejtat e veta, p\u00ebr shembull n\u00eb lidhje me gjuh\u00ebn. Dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb \u00ebsht\u00eb plot\u00ebsisht n\u00ebn ligjin dhe juridiksionin italian dhe europian\u201d.<\/p>\n<p>Mandl ka komentuar marr\u00ebveshjen e fundit mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn tha se po e sheh si d\u00ebshmi se kur BE-ja angazhohet mund t\u00eb sjell\u00eb ndryshim.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb i vler\u00ebsoj deklaratat e udh\u00ebheqjes s\u00eb BE-s\u00eb n\u00eb koordinimin e k\u00ebsaj [marr\u00ebveshje]. E kam vler\u00ebsuar planin q\u00eb u quajt joformalisht propozimi franko-gjerman. Mendoj se rolet e Borrellit, Vahelyit dhe Lajcakut jan\u00eb goxha t\u00eb v\u00ebshtira, sepse Vu\u00e7iq ka hezituar t\u00eb kontribuoj\u00eb p\u00ebr ndonj\u00eb p\u00ebrparim. Vet\u00eb Vu\u00e7iq tha publikisht se do t\u00eb l\u00ebvizte p\u00ebr shkak t\u00eb presionit t\u00eb BE-s\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb prova m\u00eb e mir\u00eb se BE-ja mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb ndryshim p\u00ebr m\u00eb mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjasht\u00eb vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor\u201d.<\/p>\n<p>A mund t\u00eb shp\u00ebtojn\u00eb pal\u00ebt nga detyrimet e marra nga kjo marr\u00ebveshje p\u00ebr faktin se ajo nuk \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar?<\/p>\n<p>\u201cNuk b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr \u201cikje\u201d, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces i gjat\u00eb t\u00eb cilin ne t\u00eb gjith\u00eb duhet ta ndjekim: Un\u00eb shpresoj thell\u00eb n\u00eb njohjen e Kosov\u00ebs nga Serbia. Kjo do t\u2019i hap\u00eb rrug\u00ebn rinis\u00eb s\u00eb Serbis\u00eb dhe gjith\u00eb rajonit p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ardhme m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Sepse at\u00ebher\u00eb gj\u00ebrat mund t\u00eb bien n\u00eb vendin e duhur \u2013 si njohja e pes\u00eb shteteve mosnjoh\u00ebse q\u00eb ka koh\u00eb q\u00eb ka vonuar, si an\u00ebtar\u00ebsimi i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb shum\u00eb organizata nd\u00ebrkomb\u00ebtare e shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr\u201d.<\/p>\n<p>Mandl komentoi edhe kontradikt\u00ebn e deklaratave t\u00eb presidentit serb, i cili tha se nuk e n\u00ebnshkroi marr\u00ebveshjes sepse do t\u00eb ishte ligj\u00ebrisht e detyrueshme. Derisa n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr ai deklaroi publikisht n\u00eb Oh\u00ebr se \u201ckemi nj\u00eb marr\u00ebveshje\u201d.<\/p>\n<p>\u201cPyetja kryesore \u00ebsht\u00eb: A d\u00ebshiron Vu\u00e7iq t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb lider i v\u00ebrtet\u00eb? A do t\u00eb mbahet mend nj\u00eb dit\u00eb si nj\u00eb kontribuues i v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr lirin\u00eb, paqen dhe prosperitetin e Serbis\u00eb dhe t\u00eb gjith\u00eb rajonit? I takon atij q\u00eb t\u00eb vendos\u00eb t\u00eb sillet me pjekuri dhe vizion\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb pyetjen p\u00ebr deklaratat e komentuesve politik\u00eb t\u00eb cil\u00ebt thon\u00eb se Marr\u00ebveshja e Ohrit tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb e d\u00ebshtuar sepse nuk ka rregulluar asgj\u00eb n\u00eb veriun e Kosov\u00ebs, Mandl vendosi t\u00eb p\u00ebrgjigjet p\u00ebr p\u00ebrfitimet q\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb me pranimin dhe zbatimin e k\u00ebsaj marr\u00ebveshje.<\/p>\n<p>\u201cNga nj\u00ebra an\u00eb do t\u00eb thosha se kryeministri Albin Kurti e mori seriozisht dialogun. Edhe partit\u00eb opozitare n\u00eb Kosov\u00eb kan\u00eb vendosur q\u00eb t\u00eb mos e b\u00ebjn\u00eb \u00e7\u00ebshtje konflikti n\u00eb politik\u00ebn e brendshme. Kjo tregon pjekurin\u00eb e sistemit politik t\u00eb Kosov\u00ebs dhe forcimin e pozit\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb dialog. Dhe si qeveria e kaluar edhe qeveria aktuale e Kosov\u00ebs i ka paraqitur bot\u00ebs nj\u00eb qasje t\u00eb p\u00ebrgjegjshme. Nga ana tjet\u00ebr: Si t\u00eb gjith\u00eb, edhe serb\u00ebt meritojn\u00eb nj\u00eb lidership t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr vendin dhe t\u00eb ardhmen e tyre. At\u00ebher\u00eb Serbia jo vet\u00ebm q\u00eb do t\u00eb b\u00ebhet shtet an\u00ebtar i BE-s\u00eb, por edhe vendi kryesor i rajonit p\u00ebr nga ekonomia, motori ekonomik. Nga kjo do t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb vet\u00eb Serbia dhe i gjith\u00eb rajoni n\u00eb aspektin e prosperitetit dhe perspektiv\u00ebs p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb. K\u00ebshtu q\u00eb un\u00eb do t\u00eb fokusohesha k\u00ebtu n\u00eb tablon\u00eb m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb dhe jo n\u00eb deklarata t\u00eb vetme\u201d.<\/p>\n<p>Eurodeputeti u zotua se do t\u00eb loboj\u00eb pro an\u00ebtar\u00ebsimet t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb institucionet nd\u00ebrkomb\u00ebtare ku ajo synon.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb vazhdoj t\u2019i k\u00ebrkoj duke p\u00ebrdorur instrumentet e mia parlamentare\u201d. \/express<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Arritja e marr\u00ebveshjes n\u00eb Oh\u00ebr nga Kosova dhe Serbia ngriti pik\u00ebpyetje n\u00eb t\u00eb dyja vendet rreth pikave t\u00eb aneksit. N\u00eb Kosov\u00eb u rrit droja se p\u00ebrmes k\u00ebsaj marr\u00ebveshje po i mund\u00ebsohet Serbis\u00eb hyrja n\u00eb Bashkimin Europian pa e njohur de jure Kosov\u00ebn. Kreu i LDK-s\u00eb, Lumir Abdixhiku, krahas kritikave t\u00eb shumta p\u00ebr marr\u00ebveshjen, kishte deklaruar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":146565,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-146563","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/146563","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=146563"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/146563\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/146565"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=146563"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=146563"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=146563"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}