{"id":147053,"date":"2023-04-14T22:33:03","date_gmt":"2023-04-14T20:33:03","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=147053"},"modified":"2023-04-14T22:33:03","modified_gmt":"2023-04-14T20:33:03","slug":"rrethi-i-gjilanit-ne-kryengritjen-e-kosoves-te-vitit-1910","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/rrethi-i-gjilanit-ne-kryengritjen-e-kosoves-te-vitit-1910\/","title":{"rendered":"Rrethi i Gjilanit n\u00eb Kryengritjen e Kosov\u00ebs t\u00eb vitit 1910"},"content":{"rendered":"<p>Rrethi i Gjilanit n\u00eb Kryengritjen e Kosov\u00ebs t\u00eb vitit 1910<br \/>\n0<br \/>\nSHARES<\/p>\n<p> KRYELAJMI 14\/04\/2023<\/p>\n<p>Dr. Enver Sadiku<\/p>\n<p>Rajoni i Gjilanit me rrethin\u00eb, krahas viseve tjera t\u00eb Kosov\u00ebs dhe viseve shqiptare mori pjes\u00eb aktive n\u00eb Revolucionin xhonturk dhe n\u00eb kryengritjet e viteve 1910 \u2013 1912 e m\u00eb pas edhe n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr Serbis\u00eb, duke i dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb kontribut t\u00eb \u00e7muar luft\u00ebs p\u00ebr \u00e7lirim dhe bashkim komb\u00ebtar. Ardhja e \u201chyrietit\u201d (liris\u00eb), q\u00eb ishte propaganduar me revolucionin xhonturk t\u00eb vitit 1908, nd\u00ebr shqiptar\u00eb u prit me g\u00ebzim dhe ata besonin se n\u00eb kushtet e reja t\u00eb krijuara, ata do t\u00eb mund t\u00eb realizojn\u00eb autonomin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye xhonturqit gjet\u00ebn mb\u00ebshtetjen, posa\u00e7\u00ebrisht nga radh\u00ebt e oficer\u00ebve dhe ushtar\u00ebve shqiptar\u00eb t\u00eb ushtris\u00eb osmane, por edhe bashk\u00ebpunimin me komitetet shqiptare.<\/p>\n<p>Edhe mes paris\u00eb dhe atdhetar\u00ebve t\u00eb Kazas\u00eb s\u00eb Gjilanit kishte ekzistuar nj\u00eb bashk\u00ebpunim me organizatat dhe komitetet xhonturke, kurse veprimtar\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj ane, t\u00eb prir\u00eb nga Idriz Seferi* kan\u00eb qen\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs t\u00eb tubimeve t\u00eb komiteteve xhonturke dhe n\u00eb Kuvendin Shqiptar n\u00eb Ferizaj, pa p\u00ebrkrahjen e t\u00eb cilit Revolucioni Borgjez Xhonturk nuk do t\u00eb mund t\u00eb ngadh\u00ebnjente.[1]<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt e kishin kuptuar \u201chyrijetin\u201d si liri e barazi t\u00eb p\u00ebrgjithshme, ku t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt pa dallim kombi e feje do t\u00eb mund t\u00eb zhvilloheshin n\u00eb t\u00eb gjitha aspektet, pra edhe n\u00eb realizimin e synimeve t\u00eb tyre komb\u00ebtare, por nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb nuk ndodhi, andaj shum\u00eb shpejt nd\u00ebr shqiptar\u00eb filloi t\u00eb shfaqet nj\u00eb mosbesim ndaj xhonturqve, sepse u d\u00ebshmua se ishin t\u00eb mashtruar. Me q\u00ebllim q\u00eb shqiptar\u00ebt t\u2019i linin sa m\u00eb larg pushtetit dhe q\u00eb pushteti t\u00eb mos binte n\u00eb duart e shqiptar\u00ebve, xhonturqit shpejtuan t\u00eb formojn\u00eb komitetet xhonturke, ku i inkuadronin njer\u00ebzit e vet. Mosbesim ndaj pushtetit xhonturk nga ana e shqiptar\u00ebve pati edhe n\u00eb rajonin e Gjilanit, ku q\u00eb nga muajt e par\u00eb pas ngadh\u00ebnjimit t\u00eb Revolucionit xhonturk pati p\u00ebrleshje t\u00eb armatosura.<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2023\/04\/FAEF63DC-2BC0-4032-A8E2-BA3BC446074E.jpeg\"><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2023\/04\/FAEF63DC-2BC0-4032-A8E2-BA3BC446074E.jpeg\" alt=\"\" width=\"527\" height=\"758\" class=\"alignnone size-full wp-image-147054\" srcset=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2023\/04\/FAEF63DC-2BC0-4032-A8E2-BA3BC446074E.jpeg 527w, https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2023\/04\/FAEF63DC-2BC0-4032-A8E2-BA3BC446074E-209x300.jpeg 209w\" sizes=\"auto, (max-width: 527px) 100vw, 527px\" \/><\/a><\/p>\n<p>Idriz Seferi, Ram\u00eb Abdyli dhe bashk\u00ebluft\u00ebtar\u00eb t\u00eb tyre n\u00eb Ferizaj.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt nis\u00ebn t\u00eb shfaqin haptas pak\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb e tyre sidomos ndaj mbledhjes s\u00eb taksave dhe tatimeve, grumbullimit t\u00eb arm\u00ebve nga popullsia dhe rekrutimit t\u00eb t\u00eb rinjve n\u00eb nj\u00ebsitet e ushtris\u00eb osmane. Gjithashtu, n\u00eb Gjilan, por edhe qytete t\u00eb tjera u mbyll\u00ebn shkollat shqipe, ngase pushteti osman i udh\u00ebhequr nga xhonturqit mbylljen e shkollave e arsyetonte me at\u00eb se \u00e7\u00ebshtja e gjuh\u00ebs kishte marr\u00eb karakter politik.[3] Pas k\u00ebtyre pak\u00ebnaq\u00ebsive, n\u00eb pranver\u00ebn e vitit 1910, shqiptar\u00ebt nis\u00ebn rezistenc\u00ebn e armatosur. T\u00eb rinjt\u00eb shqiptar\u00eb, duke mos dashur q\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb n\u00eb ushtrin\u00eb osmane, nis\u00ebn t\u00eb dalin n\u00eb mal, atje formuan \u00e7eta t\u00eb armatosura dhe nis\u00ebn p\u00ebrgatitje p\u00ebr aksione t\u00eb armatosura kund\u00ebr regjimit q\u00eb po ushtronin xhonturqit.[4]<\/p>\n<p>P\u00ebrgatitje p\u00ebr aksione t\u00eb armatosura jan\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe n\u00eb Kazan\u00eb e Gjilanit. N\u00eb fillim t\u00eb vitit 1910, krer\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj ane dhe Komiteti i fsheht\u00eb i qytetit, q\u00eb udh\u00ebhiqej nga Idriz Seferi, i cili kishte lidhje me komitetet tjera shqiptare dhe kishte bashk\u00ebpunim me prij\u00ebsit Isa Boletini, Bajram Curri e me deputet\u00eb atdhetar\u00eb n\u00eb parlamentin osman, po zhvillonin aktivitet t\u00eb gjer\u00eb me masat popullore, duke i nxitur ato p\u00ebr mospages\u00eb t\u00eb taksave, mosshkuarje n\u00eb ushtrin\u00eb osmane dhe mosdor\u00ebzim t\u00eb arm\u00ebve. N\u00eb muajin mars t\u00eb vitit 1910, n\u00ebn nism\u00ebn dhe drejtimin e Idriz Seferit, n\u00eb Gjilan u mbajt nj\u00eb mbledhje e shqiptar\u00ebve t\u00eb k\u00ebtij rrethi. N\u00eb mbledhje, ku pati shum\u00eb atdhetar\u00eb u fol rreth masave p\u00ebr organizimin e kryengritjes s\u00eb re. Shum\u00eb shpejt, pas k\u00ebsaj mbledhjeje, u krijua nj\u00eb num\u00ebr i madh i \u00e7etave vullnetare shqiptare dhe u shtuan veprimet e armatosura.[5] N\u00eb mesin e organizator\u00ebve t\u00eb kryengritjes s\u00eb vitit 1910 n\u00eb Kazan\u00eb e Gjilanit, p\u00ebrve\u00e7 Idriz Seferit, shquheshin edhe shum\u00eb atdhetar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj ane, si\u00e7 ishin v\u00ebllez\u00ebrit Mustaf\u00eb* e Adem Kabashi nga Kabashi i Vitis\u00eb, Ram\u00eb Avdyli*, Zeq\u00eb Pira*, Islam Pira* nga Pozharani, Shabi Kajolli* nga Gjylekari, Murat Bilalli* nga Bresalci, Fetah Sadovina* nga Sadovina e atdhetar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb.[6] N\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb, numri i vullnetar\u00ebve shtohej \u00e7do dit\u00eb e nj\u00ebsitet kryengrit\u00ebse po kontrollonin thuajse t\u00ebr\u00eb Rrethin e Gjilanit, kurse Morava e Ep\u00ebrme filloi t\u00eb b\u00ebhej qend\u00ebr e tubimit t\u00eb kryengrit\u00ebsve t\u00eb armatosur q\u00eb vinin nga rrethina e Gjilanit, ajo e Preshev\u00ebs dhe nga viset e tjera t\u00eb Vilajetit t\u00eb Kosov\u00ebs.[7]<\/p>\n<p>Kryengrit\u00ebsit arrit\u00ebn fitoret e para, gj\u00eb e cila kishte alarmuar pushtetin xhonturk, q\u00eb me garnizonet ushtarake q\u00eb kishte n\u00eb Vilajetin e Kosov\u00ebs nuk ishte n\u00eb gjendje q\u00eb t\u00eb shtypnin kryengritjet. M\u00eb von\u00eb, kryengritjet kishin p\u00ebrfshir\u00eb edhe pjes\u00eb t\u00eb tjera t\u00eb Vilajetit t\u00eb Kosov\u00ebs, si Rrafshin e Dukagjinit, rrethin\u00ebn e Prizrenit e n\u00eb fillim t\u00eb prillit 1910, kryengrit\u00ebsit kishin z\u00ebn\u00eb pika me r\u00ebnd\u00ebsi n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb qyteteve t\u00eb Prishtin\u00ebs, t\u00eb Pej\u00ebs e t\u00eb Prizrenit.[8]<\/p>\n<p>Fitoret e kryengrit\u00ebsve shqiptar\u00eb alarmuan Port\u00ebn e Lart\u00eb, andaj qeveria xhonturke nisi p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb penguar zgjerimin e kryengritjes. Perandoria shpalli gjendje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme n\u00eb zon\u00eb edhe at\u00eb me dekretin perandorak t\u00eb sulltan Mehmet Reshatit V dhe urdh\u00ebroi shp\u00ebrndarjen e forcave kryengrit\u00ebse, arrestimin dhe nxjerrjen para gjykatave organizator\u00ebt e kryengritjes, sikurse q\u00eb urdh\u00ebruan regjistrimin e popullsis\u00eb dhe t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb patundshme, zbatimin e sh\u00ebrbimit t\u00eb detyruesh\u00ebm ushtarak e masa t\u00eb tjera. P\u00ebr t\u00eb shtypur kryengritjen e shqiptar\u00ebve Sulltani urdh\u00ebroi Ministrin\u00eb e Luft\u00ebs q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb nj\u00eb ekspedit\u00eb ushtarake ndaj kryengrit\u00ebsve. Duke qen\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr gjeneral\u00ebt m\u00eb n\u00eb z\u00eb t\u00eb Ushtris\u00eb Osmane, Shefqet Turgut Pasha u vu n\u00eb krye t\u00eb ekspedit\u00ebs q\u00eb do t\u00eb d\u00ebrgohej n\u00eb zonat q\u00eb kontrolloheshin nga kryengrit\u00ebsit.[9]<\/p>\n<p>Ndaj k\u00ebtij Dekreti reaguan deputet\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb Stamboll. Ata k\u00ebrkonin q\u00eb n\u00eb vend t\u00eb ekspeditave ushtarake, n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb d\u00ebrgohej nj\u00eb komision parlamentar dhe q\u00eb atje t\u00eb send\u00ebrtoheshin hap pas hapi reforma rr\u00ebnj\u00ebsore. Hasan Prishtina, deputet n\u00eb Stamboll, nguli k\u00ebmb\u00eb q\u00eb ky Komision n\u00eb vend t\u00eb hetonte shkaqet e kryengritjes. Edhe Ismail Qemali, deputet, k\u00ebrkonte q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrpriteshin veprimet ushtarake kund\u00ebr shqiptar\u00ebve. Por k\u00ebto k\u00ebrkesa nuk u p\u00ebrfill\u00ebn.[10]<\/p>\n<p>Ministria e Luft\u00ebs n\u00eb Perandorin\u00eb Osmane nisi t\u00eb zbatoj\u00eb dekretin perandorak dhe n\u00eb mesin e prillit 1910, gjenerali Turgut Pasha mb\u00ebrriti n\u00eb krye t\u00eb nj\u00eb ushtrie prej 16 mij\u00eb forcash n\u00eb kryeqendr\u00ebn e Vilajetit t\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00eb Shkup. Kryengrit\u00ebsit shqiptar\u00eb, me t\u00eb marr\u00eb vesh se Shefqet Turgut Pasha kishte nisur nj\u00eb ushtri kaq t\u00eb madhe, t\u00eb ndar\u00eb n\u00eb dy kolona, filluan t\u00eb zinin pozicionet rreth Gryk\u00ebs s\u00eb Ka\u00e7anikut. N\u00eb nj\u00eb mbledhje t\u00eb mbajtur te sheshi i xhamis\u00eb n\u00eb Carralev\u00eb, ku ishin tubuar kryengrit\u00ebs nga an\u00eb t\u00eb ndryshme t\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebn e kryesoi Idriz Seferi, u caktua K\u00ebshilli i Furnizimit dhe u vendos q\u00eb t\u00eb d\u00ebrgoheshin n\u00eb t\u00eb dy an\u00ebt e Gryk\u00ebs s\u00eb Ka\u00e7anikut luft\u00ebtar\u00eb t\u00eb st\u00ebrvitur nga t\u00eb gjitha viset e Kosov\u00ebs. Idriz Seferi s\u00eb bashku me kryengrit\u00ebsit e an\u00ebve t\u00eb Gjilanit e t\u00eb Preshev\u00ebs u caktua t\u00eb mbronte Gryk\u00ebn e Ka\u00e7anikut nga ushtria osmane, e cila dep\u00ebrtonte nga Shkupi drejt Rrafshit t\u00eb Kosov\u00ebs. M\u00eb 24 prill 1910, forcat kryengrit\u00ebse, t\u00eb udh\u00ebhequra nga Idriz Seferi, e shtin\u00eb n\u00eb dor\u00eb Gryk\u00ebn e Ka\u00e7anikut,  e  ndal\u00ebn  trenin  q\u00eb  qarkullonte n\u00ebp\u00ebr Ka\u00e7anik, i \u00e7armatos\u00ebn ushtar\u00ebt dhe nd\u00ebrpren\u00eb lidhjen ky\u00e7e t\u00eb komunikacionit Shkup \u2013 Vilajeti i Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2023\/04\/E0BC7391-FF06-454B-8688-A817EE27A9A1.jpeg\"><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2023\/04\/E0BC7391-FF06-454B-8688-A817EE27A9A1.jpeg\" alt=\"\" width=\"633\" height=\"794\" class=\"alignnone size-full wp-image-147055\" srcset=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2023\/04\/E0BC7391-FF06-454B-8688-A817EE27A9A1.jpeg 633w, https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2023\/04\/E0BC7391-FF06-454B-8688-A817EE27A9A1-239x300.jpeg 239w\" sizes=\"auto, (max-width: 633px) 100vw, 633px\" \/><\/a><\/p>\n<p>Gryka e Ka\u00e7anikut.[11]<\/p>\n<p>Kur Gryka e Ka\u00e7anikut ishte e mbyllur, 30 ushtar\u00ebve q\u00eb ishin n\u00eb tren u jan\u00eb marr\u00eb arm\u00ebt,[12] nd\u00ebrkaq ekuipazhin e trenit dhe n\u00ebpun\u00ebsit e hekurudh\u00ebs kryengrit\u00ebsit i kishin porositur q\u00eb t\u00eb mos bartnin ushtar\u00eb, arm\u00eb dhe municion dhe se gjithnj\u00eb do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb obliguar ta ndalin trenin n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend p\u00ebr ta kontrolluar, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt kryengrit\u00ebsit do t\u00eb shtinin mbi t\u00eb.[13] N\u00eb nj\u00eb telegram d\u00ebrguar nga Mitrovica, Vjena njoftohej se shqiptar\u00ebt n\u00eb Ka\u00e7anik kishin kthyer mbrapsht trenin q\u00eb nga Shkupi do t\u00eb duhej t\u00eb shkonte p\u00ebr Mitrovic\u00eb, sikurse q\u00eb kishin kthyer mbrapsht trenin q\u00eb nga Mitrovica ishte nisur p\u00ebr Ferizaj, andaj shqiptar\u00ebt po ndjekin taktik\u00ebn q\u00eb t\u00eb detyrojn\u00eb Turgut Pash\u00ebn q\u00eb ai me ta t\u00eb ndeshet n\u00eb pyllin e Ka\u00e7anikut p\u00ebr t\u2019i rr\u00ebmbyer atij t\u00eb vetmen linj\u00eb lidhjeje q\u00eb i ka mbetur. N\u00eb telegram thuhej se edhe rruga Ferizaj \u2013 Prizren q\u00ebndron gjithnj\u00eb e mbyllur.[14]<\/p>\n<p>Gazeta franceze e koh\u00ebs \u201cLe Temps\u201d, lidhur me Betej\u00ebn e Ka\u00e7anikut shkruante se \u201cn\u00eb Shqip\u00ebri, kryengrit\u00ebsit kan\u00eb ndal\u00eb trafikun hekurudhor n\u00eb linj\u00ebn Shkup \u2013 Mitrovic\u00eb e luftime po b\u00ebhen n\u00eb linj\u00ebn mes Ferizajt dhe Ka\u00e7anikut. Trupat osmane jan\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb largojn\u00eb shqiptar\u00ebt q\u00eb n\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh jan\u00eb mbledhur n\u00eb Ka\u00e7anik dhe e kan\u00eb z\u00ebn\u00eb at\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb konsiderueshme.[15]<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2023\/04\/17A52DE2-C31F-4424-A5A4-637BF0797B5F.jpeg\"><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2023\/04\/17A52DE2-C31F-4424-A5A4-637BF0797B5F.jpeg\" alt=\"\" width=\"458\" height=\"630\" class=\"alignnone size-full wp-image-147056\" srcset=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2023\/04\/17A52DE2-C31F-4424-A5A4-637BF0797B5F.jpeg 458w, https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2023\/04\/17A52DE2-C31F-4424-A5A4-637BF0797B5F-218x300.jpeg 218w\" sizes=\"auto, (max-width: 458px) 100vw, 458px\" \/><\/a><\/p>\n<p>Le temps\u201d, gazet\u00eb  e cila ka shkruar p\u00ebr Betej\u00ebn e Ka\u00e7anikut.[16]<\/p>\n<p>P\u00ebr revolt\u00ebn e shqiptar\u00ebve shkruante edhe korrespondenti i k\u00ebsaj gazete nga Selaniku, sipas t\u00eb cilit rezultat i k\u00ebsaj revolte ishte censura e tepruar e ushtruar nga autoritetet civile \u2013 ushtarake. Ai shkruante se ushtria osmane nuk ishte e p\u00ebrgatitur p\u00ebr t\u00eb luftuar me kryengrit\u00ebsit e pakapsh\u00ebm n\u00eb gryka malesh dhe se n\u00eb kushte t\u00eb tilla vdekja p\u00ebr ushtar\u00ebt osman\u00eb ishte e pashmangshme. Sipas raportuesit, kryengrit\u00ebsit shqiptar\u00eb, kan\u00eb aplikuar nj\u00eb taktik\u00eb shum\u00eb inteligjente, duke u ndar\u00eb n\u00eb grupe prej 20 deri n\u00eb 25 burra, duke q\u00eblluar batalionet gjat\u00eb marshimit dhe n\u00eb mbr\u00ebmje dhe duke goditur pa u ndalur mbi armikun. Ai fliste edhe p\u00ebr Idriz Seferin, udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb kryengrit\u00ebsve, i cili sipas raportuesit shoq\u00ebrohej nga pes\u00ebdhjet\u00eb burra dhe q\u00eb kishte krijuar nj\u00eb besim t\u00eb pathyesh\u00ebm. \u201cGjuani, un\u00eb ju them se qeveria \u00ebsht\u00eb n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb d\u00ebrguar ushtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb\u201d, citonte gazeta fjal\u00ebt e Idriz Seferit, q\u00eb u ka th\u00ebn\u00eb ai njer\u00ebzve t\u00eb tij dhe shqiptar\u00ebt, duke besuar n\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsin e tyre, gjuajn\u00eb n\u00eb mas\u00ebn e trup\u00ebs duke mos dyshuar se batalione t\u00eb reja do t\u00eb arrijn\u00eb nga Azia e Vog\u00ebl dhe q\u00eb pas tyre do t\u00eb vijn\u00eb edhe t\u00eb tjera n\u00ebse \u00ebsht\u00eb e nevojshme. Sipas korrespondentit nga Selaniku, n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb, gati e t\u00ebr\u00eb Shqip\u00ebria ishte shnd\u00ebrruar n\u00eb fush\u00eb t\u00eb betej\u00ebs, sepse si\u00e7 raportonte ai d\u00ebgjohen shp\u00ebrthimet disa kilometra nga stacioni i Bujanocit, n\u00eb linj\u00ebn Shkup \u2013 Zibefqe, derisa n\u00eb Veri-Lindje, jo larg nga kufiri serbo \u2013 osman, po luftohej n\u00eb Kazan\u00eb e Gjilanit, n\u00eb Ferizaj, n\u00eb Ka\u00e7anik, kah Dibra etj., e kryengrit\u00ebsve duket se do t\u2019i bashk\u00ebngjitet edhe popullata.[17]<\/p>\n<p>R\u00ebnia e Gryk\u00ebs s\u00eb Ka\u00e7anikut n\u00eb duar t\u00eb kryengrit\u00ebsve shqiptar\u00eb pati nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb madhe p\u00ebr kryengrit\u00ebsit n\u00eb pengimin e dep\u00ebrtimit t\u00eb ushtris\u00eb osmane, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn kjo Gryk\u00eb konsiderohej si nj\u00eb port\u00eb e domosdoshme drejt n\u00ebnshtrimit t\u00eb tokave shqiptare.[18] Z\u00ebnia e Gryk\u00ebs s\u00eb Ka\u00e7anikut nga kryengrit\u00ebsit shqiptar\u00eb ishte e planifikuar dhe n\u00eb baz\u00eb t\u00eb njohurive t\u00eb sakta strategjike. N\u00eb k\u00ebt\u00eb aksion t\u00eb kryengrit\u00ebsve shqiptar\u00eb forc\u00eb kryesore ishin kryengrit\u00ebsit shqiptar\u00eb t\u00eb Gjilanit dhe t\u00eb rrethin\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb madhe, e sidomos t\u00eb Karadakut, por n\u00eb t\u00eb kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb edhe preshevar\u00ebt dhe ka\u00e7anikasit, nd\u00ebrsa figur\u00eb kryesore komanduese ishte Idriz Seferi.[19]<\/p>\n<p>Porta e Lart\u00eb, me t\u00eb marr\u00eb lajmin se Gryka e Ka\u00e7anikut kishte r\u00ebn\u00eb n\u00eb duar t\u00eb shqiptar\u00ebve, vendosi t\u00eb d\u00ebrgonte edhe m\u00eb shum\u00eb forca n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebr t\u00eb shuar kryengritjen dhe p\u00ebr ta sht\u00ebn\u00eb n\u00eb dor\u00eb sa m\u00eb par\u00eb Gryk\u00ebn e Ka\u00e7anikut.[20]<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2023\/04\/2E8DAE9A-F1E3-47BF-BFB5-1D95DE6FACE4.jpeg\"><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2023\/04\/2E8DAE9A-F1E3-47BF-BFB5-1D95DE6FACE4.jpeg\" alt=\"\" width=\"534\" height=\"602\" class=\"alignnone size-full wp-image-147057\" srcset=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2023\/04\/2E8DAE9A-F1E3-47BF-BFB5-1D95DE6FACE4.jpeg 534w, https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2023\/04\/2E8DAE9A-F1E3-47BF-BFB5-1D95DE6FACE4-266x300.jpeg 266w\" sizes=\"auto, (max-width: 534px) 100vw, 534px\" \/><\/a><\/p>\n<p>Idriz Seferi me bashk\u00ebluft\u00ebtar\u00eb n\u00eb Gryk\u00eb t\u00eb Ka\u00e7anikut.<\/p>\n<p>Komanda e ushtris\u00eb osmane me q\u00ebllim q\u00eb t\u2019i shmangej ballafaqimit t\u00eb m\u00ebtejm\u00eb me kryengrit\u00ebsit shqiptar\u00eb u dha afat atyre q\u00eb t\u00eb dor\u00ebzoheshin, duke u dh\u00ebn\u00eb afat deri n\u00eb mesdit\u00ebn e 28 prillit 1910. Forcat kryengrit\u00ebse nuk e p\u00ebrfill\u00ebn k\u00ebt\u00eb ultimatum t\u00eb ushtris\u00eb osmane, e cila qe e detyruar q\u00eb s\u00ebrish t\u00eb nis marshimin drejt Gryk\u00ebs s\u00eb Ka\u00e7anikut, k\u00ebsaj radhe nga Veriu, Juglindja, Lindja dhe Jugper\u00ebndimi, t\u00eb ndara n\u00eb tri kolona. Nga Shkupi u nis\u00ebn dy kolona t\u00eb tjera. Forcat Osmane q\u00eb sulmuan Gryk\u00ebn e Ka\u00e7anikut nj\u00ebher\u00ebsh nga pes\u00eb drejtime ishin n\u00eb num\u00ebr tejet t\u00eb madh dhe p\u00ebrb\u00ebheshin nga 26 batalione, 9 bateri fushore dhe tri skuadra mitraljer\u00ebsh.[21] P\u00ebr k\u00ebt\u00eb ekspedit\u00eb, gazeta e koh\u00ebs \u201cLe temps\u201d, duke u thirrur n\u00eb autoritetet lokale osmane, nga Shkupi njoftonte se drejt lart\u00ebsive t\u00eb Ka\u00e7anikut kishin marshuar tre reparte divizioni prej Ferizajt, dhe se nj\u00ebkoh\u00ebsisht jan\u00eb nisur atje prej Shkupi tri batalione artilerie. Aty thuhej se ishte zhvilluar nj\u00eb p\u00ebrleshje nd\u00ebrmjet nj\u00ebrit prej reparteve t\u00eb ardhur nga veriu dhe t\u00eb shqiptar\u00ebve jo larg nga parakalimi, e cila zgjati tet\u00eb or\u00eb.[22] N\u00eb k\u00ebto luftime, kryengrit\u00ebsit shqiptar\u00eb kishin nj\u00eb taktik\u00eb t\u00eb zgjuar dhe i shkaktuan humbje t\u00eb m\u00ebdha ushtris\u00eb osmane e qeveria Osmane humbjet e m\u00ebdha p\u00ebrpiqej t\u2019ia atribuonte mb\u00ebshtetjes s\u00eb kryengrit\u00ebsve shqiptar\u00eb nga ndihma austro \u2013 hungareze. Ajo e mb\u00ebshteste k\u00ebt\u00eb tez\u00eb n\u00eb taktik\u00ebn e zgjuar t\u00eb kryengrit\u00ebsve shqiptar\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb betej\u00eb, q\u00eb sipas tyre i tejkalonte aft\u00ebsit\u00eb e tyre organizative.[23]<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse autoritet osmane n\u00eb k\u00ebt\u00eb betej\u00eb kund\u00ebr kryengrit\u00ebsve shqiptar\u00eb kishin angazhuar rreth 30 000 veta, kryengrit\u00ebsit shqiptar\u00eb arrit\u00ebn t\u2019i b\u00ebjn\u00eb ball\u00eb divizioneve osmane p\u00ebr dy dit\u00eb rresht, prej 30 prill deri m\u00eb 1 maj. Humbjet e ushtris\u00eb osmane ishin tejet t\u00eb m\u00ebdha. Ajo n\u00eb betej\u00eb la disa mij\u00ebra ushtar\u00eb dhe 90 oficer\u00eb. N\u00eb betej\u00eb u shfaros m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb \u00e7erek i saj, ngase Shefqet Turgut Pash\u00ebs iu shpartalluan rreth 20 batalione.[24]Pas betejave t\u00eb ashpra, ushtria osmane, e ndihmuar edhe nga artileria e r\u00ebnd\u00eb i detyroi kryengrit\u00ebsit t\u00eb t\u00ebrhiqen n\u00eb lindje, n\u00eb zon\u00ebn e Gjilanit (Mal\u00ebsia e Gollakut, e Bujanocit dhe e Preshev\u00ebs).[25] T\u00eb dh\u00ebnat dokumentare d\u00ebshmojn\u00eb se n\u00eb k\u00ebto veprime nuk jan\u00eb kursyer as fshatrat shqiptare me popullat\u00eb t\u00eb fes\u00eb katolike shqiptare n\u00eb Karadak.[26] Gjat\u00eb t\u00ebrheqjes, kryengrit\u00ebsve u \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb pas nj\u00eb pjes\u00eb e ushtris\u00eb osmane, e cila n\u00ebn komand\u00ebn e Osman Pash\u00ebs ishte drejtuar kah Lugina e Morav\u00ebs, drejt Gjilanit. Kjo ushtri ka hasur n\u00eb rezistenc\u00eb n\u00eb fshatrat Kabash, Bin\u00e7\u00eb, Stagov\u00eb, Lubisht\u00eb e fshatra t\u00eb tjera dhe tek t\u00eb dyja pal\u00ebt kishte humbje t\u00eb konsiderueshme.[27] N\u00eb nj\u00eb telegram nga Shkupi, konsulli austro-hungarez njoftonte Vjen\u00ebn se shqiptar\u00ebt po t\u00ebrhiqen n\u00ebp\u00ebr Lugin\u00ebn e Morav\u00ebs dhe po ndiqen nga k\u00ebmb\u00ebsoria dhe kalor\u00ebsia dhe se humbjet nuk dihen e tre fshatra jan\u00eb djegur, kurse edhe telegrafi nd\u00ebrmjet Shkupit e Ferizajt \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrprer\u00eb.[28] Pas k\u00ebsaj, ushtria filloi t\u00eb hakmerrej mbi popullsin\u00eb e pambrojtur. \u201cLuftimet q\u00eb kryengrit\u00ebsit shqiptar\u00eb zhvilluan n\u00eb Ka\u00e7anik, pat\u00ebn jehon\u00eb brenda dhe jasht\u00eb vendit\u201d.[29]<\/p>\n<p>Marrja e Gryk\u00ebs s\u00eb Ka\u00e7anikut, ushtris\u00eb s\u00eb komanduar nga Shefqet Turgut Pasha i hapi udh\u00eb p\u00ebr t\u00eb marshuar drejt viseve tjera q\u00eb kontrolloheshin nga kryengrit\u00ebsit shqiptar\u00eb. Ushtris\u00eb Osmane i erdh\u00ebn n\u00eb ndihm\u00eb forca t\u00eb tjera nga Selaniku dhe bashk\u00ebrisht vazhduan marshimin e n\u00eb drejtimin Ferizaj \u2013 Carralev\u00eb u ndesh\u00ebn me forcat kryengrit\u00ebse q\u00eb num\u00ebronin rreth 4000 vullnetar\u00eb e q\u00eb vepronin n\u00eb zon\u00ebn Shtime \u2013 Carralev\u00eb dhe komandoheshin nga Isa Boletini. M\u00eb 10 maj, pas nj\u00eb lufte q\u00eb zgjati t\u00ebr\u00eb dit\u00ebn, kryengrit\u00ebsit arrit\u00ebn q\u00eb t\u00eb \u00e7ajn\u00eb rrethimin dhe bashk\u00eb me shok\u00ebt q\u00eb ishin t\u00eb plagosur ia dol\u00ebn t\u00eb largohen. N\u00eb k\u00ebt\u00eb betej\u00eb \u00ebsht\u00eb i pamohuesh\u00ebm roli dhe aft\u00ebsia komanduese e Isa Boletinit.[30]<\/p>\n<p>Pos Betej\u00ebs s\u00eb Gryk\u00ebs s\u00eb Ka\u00e7anikut e n\u00eb Gryk\u00eb t\u00eb Carralev\u00ebs, luftime pati edhe n\u00eb viset e Morav\u00ebs s\u00eb Ep\u00ebrme dhe n\u00eb Zon\u00ebn e Karadakut, nga u t\u00ebrhoq\u00ebn forcat kryengrit\u00ebse. Shefqet Turgut Pasha do t\u00eb dilte t\u00ebrthorazi n\u00eb Rrafshin e Kosov\u00ebs, p\u00ebrmes Kumanov\u00ebs e Preshev\u00ebs dhe Gryk\u00ebs s\u00eb Kon\u00e7ulit, p\u00ebr t\u2019i sulmuar kryengrit\u00ebsit prapa shpine.[31]<\/p>\n<p>Humbjet e nj\u00ebpasnj\u00ebshme t\u00eb trupave osmane u shpreh\u00ebn n\u00eb r\u00ebnien e moralit luftarak t\u00eb ushtar\u00ebve. Kjo ishte arsyeja q\u00eb Kajmekami i Gjilanit d\u00ebrgoi nj\u00eb delegacion n\u00eb Ferizaj, p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar nga komanda supreme bisedime me kryengrit\u00ebsit, sepse sipas tij, gjith\u00e7ka po dilte jasht\u00eb kontrollit.[32]<\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb shekullit t\u00eb XX, Vilajeti i Kosov\u00ebs ka qen\u00eb qendra m\u00eb aktive e L\u00ebvizjes Komb\u00ebtare Shqiptare, i cili i priu luft\u00ebs p\u00ebr \u00e7lirim nga Perandoria Osmane. N\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb t\u00eb trungut shqiptar, ka pasur disa kryengritje q\u00eb kishin p\u00ebr q\u00ebllim arritjen e autonomis\u00eb kulturore, ekonomike dhe politike. T\u00eb gjitha k\u00ebtyre kryengritjeve qeveritar\u00ebt osman\u00eb iu kund\u00ebrp\u00ebrgjigj\u00ebn me zjarr. Paria shqiptare, n\u00eb fillim t\u00eb revolucionit xhonturk u vu n\u00eb an\u00ebn e k\u00ebtij revolucioni, ngase<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2023\/04\/6AB32020-AA09-4EEC-A5A7-9F29F21855A5.jpeg\"><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2023\/04\/6AB32020-AA09-4EEC-A5A7-9F29F21855A5.jpeg\" alt=\"\" width=\"521\" height=\"608\" class=\"alignnone size-full wp-image-147058\" srcset=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2023\/04\/6AB32020-AA09-4EEC-A5A7-9F29F21855A5.jpeg 521w, https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2023\/04\/6AB32020-AA09-4EEC-A5A7-9F29F21855A5-257x300.jpeg 257w\" sizes=\"auto, (max-width: 521px) 100vw, 521px\" \/><\/a><\/p>\n<p>Hyrja n\u00eb Gjilan e zbukuruar n\u00eb prag t\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb sulltan Reshatit t\u00eb V n\u00eb qershor t\u00eb vitit 1911.<\/p>\n<p>shqiptar\u00ebve u ishte premtuar autonomi, ulje t\u00eb taksave e detyrimeve, p\u00ebrmir\u00ebsim t\u00eb kushteve t\u00eb jet\u00ebs, arsimim n\u00eb gjuh\u00ebn amtare e leht\u00ebsira t\u00eb tjera, por kur xhonturqit forcuan pushtetin e tyre harruan premtimet e tyre, nd\u00ebr t\u00eb tjera edhe at\u00eb p\u00ebr gjuh\u00ebn, duke e b\u00ebr\u00eb gjuh\u00ebn turke gjuh\u00eb t\u00eb vetme t\u00eb administrat\u00ebs dhe duke centralizuar pushtetin. Popullata shqiptare e pak\u00ebnaqur me trajtimin q\u00eb i b\u00ebhej s\u00ebrish kap\u00ebn arm\u00ebt n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb tyre. Qeveria qendrore n\u00eb Stamboll, n\u00eb vend q\u00eb t\u2019u p\u00ebrgjigjej k\u00ebrkesave t\u00eb shqiptar\u00ebve d\u00ebrgoi ekspedita nd\u00ebshkuese. K\u00ebto forca u p\u00ebrball\u00ebn me kryengrit\u00ebsit shqiptar\u00eb n\u00eb Gryk\u00eb t\u00eb Ka\u00e7anikut, ku vullnetar\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00eb prir\u00eb nga Idriz Seferi luftuan heroikisht. N\u00eb Betej\u00ebn e Ka\u00e7anikut, pjesa d\u00ebrmuese e vullnetar\u00ebve ishin nga rrethi i Gjilanit e kryengritjet e shqiptar\u00ebve vazhduan edhe gjat\u00eb vitit 1911. Pik\u00ebrisht me q\u00ebllim t\u00eb pengimit t\u00eb zgjerimit t\u00eb kryengritjes u organizua nj\u00eb udh\u00ebtim n\u00eb Kosov\u00eb i sulltan Reshatit t\u00eb V, n\u00eb nderim t\u00eb t\u00eb cilit n\u00eb Prishtin\u00eb u organizua nj\u00eb parad\u00eb e madhe ushtarake, kurse \u00ebsht\u00eb mbajtur edhe ceremonia n\u00eb Tyrben e Sulltan Muratit, por q\u00eb gjat\u00eb k\u00ebsaj vizite nuk u mblodh\u00ebn aq njer\u00ebz sa pritnin xhonturqit. Duke menduar se ai mund t\u00eb kalonte edhe n\u00eb kazan\u00eb e Gjilanit edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet ishin b\u00ebr\u00eb p\u00ebrgatitje p\u00ebr pritjen e sulltanit.<\/p>\n<p>* Idriz Seferi (1847 \u2013 1927). I lindur n\u00eb fshatin Sefer t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Karadakut t\u00eb Gjilanit ishte atdhetar i dalluar udh\u00ebheq\u00ebs ushtarak popullor i L\u00ebvizjes Komb\u00ebtare. Qysh n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb re mori pjes\u00eb dhe iu kund\u00ebrvu shtypjes ekonomike e komb\u00ebtare q\u00eb soll\u00ebn reformat e Tanzimatit. P\u00ebr shkak t\u00eb veprimtaris\u00eb atdhetare dhe pas nj\u00eb aksioni t\u00eb armatosur kund\u00ebr autoriteteve osmane qysh m\u00eb 1875 u burgos nga pushteti osman. Gjyqi e d\u00ebnoi me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm, kurse lirin\u00eb e fitoi pas 2 \u2013 3 vjet\u00ebsh n\u00eb koh\u00ebn kur viset shqiptare t\u00eb Morav\u00ebs, Pirotit, Leskovcit, Vraj\u00ebs, Prokuples e Kurshumlis\u00eb nga serb\u00ebt ishin shkrumbuar e ishin kryer d\u00ebbime t\u00eb popullat\u00ebs shqiptare. Ishte pjes\u00ebmarr\u00ebs aktiv n\u00eb kuvendet e n\u00eb veprimet luftarake t\u00eb Lidhjes Shqiptare t\u00eb Prizrenit dhe t\u00eb asaj t\u00eb Pej\u00ebs. U shqua p\u00ebr aft\u00ebsit\u00eb luftarake, si strateg popullor n\u00eb betej\u00ebn e Ka\u00e7anikut, si edhe n\u00eb betejat e Karadakut (Drenogllav\u00ebs) e t\u00eb Morav\u00ebs. (P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr shih Jeta dhe vepra e Idriz Seferit. 2004. Prishtin\u00eb: Instituti i Historis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs; Braha, Sh. 1981. Idriz Seferi n\u00eb l\u00ebvizjet komb\u00ebtare shqiptare, Tiran\u00eb: 8 n\u00ebntori; Demiri \u2013 \u00c7unaj S. 1997. Jeta dhe lufta \u00e7lirimtare e Idriz Seferit n\u00eb LKSH, Gjilan; Jeta dhe vepra e Idriz Seferit. 2004. Prishtin\u00eb; R. 2005. Seferi nd\u00ebr shekuj (monografi), Gjilan.<\/p>\n<p>[1] Rizaj, S., 1974. Roli i Shqiptar\u00ebve n\u00eb Revolucionin Xhonturk 1908. N\u00eb Kosova III, Prishtin\u00eb: Instituti i Historis\u00eb, f. 175 \u2013 176.<\/p>\n<p>[2] Brestovci, S., 2008. L\u00ebvizja komb\u00ebtare n\u00eb Kazan\u00eb e Gjilanit \u2013 Islam Pira 1866 \u2013 1931, Prishtin\u00eb: Biblioteka Komb\u00ebtare dhe Universitare e Kosov\u00ebs, f. 50.<\/p>\n<p>[3]Arkivi Shtet\u00ebror i Kosov\u00ebs (ASHK), Prishtin\u00eb, Fondi i Jovan Jovanoviqit \u2013 Pizhon, Raport i konsullit t\u00eb Serbis\u00eb nga Shkupi i dat\u00ebs 09.02.1909.<\/p>\n<p>[4] Historia e Popullit Shqiptar II. 2002. Tiran\u00eb: Toena, f. 426.<\/p>\n<p>[5] Rahimi, Sh. 1969. Vilajeti i Kosov\u00ebs m\u00eb 1878 \u2013 1912, Prishtin\u00eb: Enti i Teksteve dhe i Mjeteve M\u00ebsimore t\u00eb Krahin\u00ebs Socialiste Autonome t\u00eb Kosov\u00ebs, f. 142.<\/p>\n<p>* Mustaf\u00eb Kabashi. Ishte nj\u00ebri nd\u00ebr atdhetar\u00ebt m\u00eb t\u00eb dalluar t\u00eb Morav\u00ebs s\u00eb Ep\u00ebrme e bashk\u00ebluft\u00ebtar\u00eb i ngusht\u00eb i Idriz Seferit. Atdhetar dhe njeri i dalluar n\u00eb t\u00ebr\u00eb rrethin\u00ebn e Anamorav\u00ebs p\u00ebr p\u00ebrhapjen e ideve atdhetare dhe pas Idriz Seferit konsiderohet si nj\u00ebri nga prij\u00ebsit me t\u00eb dalluar t\u00eb kryengritjes s\u00eb vitit 1910, n\u00eb Kazan\u00eb e Gjilanit. Bashk\u00eb me t\u00eb v\u00ebllain Ademin u zun\u00eb rob nga ushtria turke dhe u pushkatuan. (shih Brestovci, S. 2008. L\u00ebvizja\u2026).<\/p>\n<p>* Ram\u00eb Avdyli (1852 \u2013 1920). U lind n\u00eb pranver\u00ebn e vitit 1852. Ishte bashk\u00ebluft\u00ebtar\u00eb i Idriz Seferit dhe udh\u00ebheq\u00ebs i kryengrit\u00ebsve n\u00eb Morav\u00ebn e Ep\u00ebrme. Ishte nj\u00ebri nd\u00ebr komandant\u00ebt e spikatur t\u00eb luft\u00ebrave n\u00eb t\u00eb Gryk\u00ebs s\u00eb Ka\u00e7anikut, pas s\u00eb cil\u00ebs iu burgos familja e iu dogj kulla dhe pas dor\u00ebzimit u d\u00ebnua me 101 vite, i liruar m\u00eb von\u00eb dhe ishte n\u00eb mesin e figurave m\u00eb eminente t\u00eb L\u00ebvizjes Komb\u00ebtare Shqiptare. (shih Terziu, H. 1997. Ram\u00eb Avdyli dhe bashk\u00ebluft\u00ebtar\u00ebt e tij. Prishtin\u00eb: Rrg Design).<\/p>\n<p>* Zeq\u00eb Pira nga Pozharani ishte pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb kryengritjet kosovare n\u00eb fillim t\u00eb shekullit XX. Ve\u00e7an\u00ebrisht \u00ebsht\u00eb angazhuar q\u00eb t\u00eb tuboj\u00eb nj\u00eb num\u00ebr sa m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb kryengrit\u00ebsve p\u00ebr nj\u00ebsit\u00eb e Idriz Seferit n\u00eb vitin 1910. Luftoi deri m\u00eb 1912, kur u vra duke b\u00ebr\u00eb rezistenc\u00eb t\u00eb armatosur gjat\u00eb hyrjes s\u00eb forcave serbe n\u00eb vendin T\u00ebrska e Budrig\u00ebs. (shih Brestovci, S. 2008. L\u00ebvizja\u2026).<\/p>\n<p>* Islam Pira (1866 \u2013 1931). Lindi n\u00eb Pozharan dhe ishte nj\u00ebri nd\u00ebr bashk\u00ebluft\u00ebtar\u00ebt m\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb t\u00eb Idriz Seferit. Nd\u00ebrtoi shkoll\u00ebn e par\u00eb shqipe me mjete private dhe b\u00ebri p\u00ebrpjekje t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr t\u00eb siguruar m\u00ebsues dhe tekste n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe e ishte luft\u00ebtar i pa kompromis kund\u00ebr padrejt\u00ebsis\u00eb. T\u00ebr\u00eb jet\u00ebn ia kushtoi L\u00ebvizjes Komb\u00ebtare Shqiptare. (shih Brestovci, S. 2008. L\u00ebvizja\u2026).<\/p>\n<p>* Shabi Kajolli nga fshati Gjylekar, luft\u00ebtar vullnetar i dalluar n\u00eb betejat e L\u00ebvizjes Komb\u00ebtare dhe nj\u00eb nd\u00ebr organizator\u00ebt e kryengritjes s\u00eb vitit 1910. Nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb jet\u00ebs e kaloi n\u00ebp\u00ebr male. (shih Brestovci, S. 2008. L\u00ebvizja\u2026).<\/p>\n<p>* Murat Billalli nga fshati Bresalc i Gjilanit u dallua si bashk\u00ebluft\u00ebtar i ngusht\u00eb i Idriz Seferit n\u00eb kryengritjen e vitit 1910 , pas s\u00eb cil\u00ebs u burgos nga organet e pushtetit turk. U vra m\u00eb 1912, pa hyrjes s\u00eb forcave serbe. (shih Brestovci, S. 2008. L\u00ebvizja\u2026).<\/p>\n<p>* Fetah Sadovina nga fshati Sadovin\u00eb u angazhua shum\u00eb n\u00eb p\u00ebrhapjen e ideve atdhetare dhe organizimin e mas\u00ebs s\u00eb gjer\u00eb n\u00eb luft\u00ebrat e armatosura t\u00eb shekullit XX. U vra n\u00eb nj\u00eb betej\u00eb t\u00eb armatosur t\u00eb zhvilluar mes Kabashit e Smir\u00ebs, Begrac\u00ebs e Sadovin\u00ebs dy dit\u00eb para Betej\u00ebs s\u00eb Drenogllav\u00ebs. (shih Brestovci, S. 2008. L\u00ebvizja\u2026).<\/p>\n<p>[6] Selmani, A., 2009. Gjurmime historike p\u00ebr Gjilanin e rrethin\u00ebn, Gjilan: Drita e Jet\u00ebs, f. 32.<\/p>\n<p>[7] Po aty., f. 33.<\/p>\n<p>[8] Historia e Popullit Shqiptar II\u2026, f. 427.<\/p>\n<p>[9] Po aty.<\/p>\n<p>[10] Po aty., f. 428-429.<\/p>\n<p>[11]Foto e realizuar nga Fr\u00e9d\u00e9ric Boissonnas  (Gen\u00e8ve, \u00c9ditions d\u2019art Boissonnas, 1919).<\/p>\n<p>[12] AIH, A \u2013 IV \u2013 50, f. 4.<\/p>\n<p>[13] Selmani, A., Gjilani\u2026 f. 125.<\/p>\n<p>[14] AIH, Vj. 20 \u2013 8 \u2013 862, telegram i von Tahy, nga Mitrovica, m\u00eb 26 prill 1910.<\/p>\n<p>[15] Le Temps. 28.04. 1912. \u201cTurqie\u201d. Paris, f. 2.<\/p>\n<p>[16] Ballina e gazet\u00ebs Le Temps e dat\u00ebs 1 maj 1912 (e m\u00ebrkur\u00eb), f.1.<\/p>\n<p>[17] Le Temps  nr. 17851. 14.05. 1912. La r\u00e9volte d\u2019albanais. Paris, f. 1.<\/p>\n<p>[18] Brestovci, S., art. i p\u00ebrm., f. 29.<\/p>\n<p>[19] Brestovci, S., vep. e p\u00ebrm., f. 85.<\/p>\n<p>[20] Po aty.<\/p>\n<p>[21] Abdyli, R., 2004. L\u00ebvizja Komb\u00ebtare Shqiptare 1908 \u2013 1910 (libri 1), Prishtin\u00eb: Instituti i Historis\u00eb Prishtin\u00eb, f. 349.<\/p>\n<p>[22] AIH, Vj. 20 \u2013 5 \u2013 524, Telegram zotit Adamkievic, Shkup m\u00eb 29 prill 1910.<\/p>\n<p>[23] Abdyli, R., vep. e p\u00ebrm., f. 350.<\/p>\n<p>[24] Historia e Popullit Shqiptar II\u2026, f. 431.<\/p>\n<p>[25] D\u00ebrmaku, I., 2009. Shoq\u00ebria e m\u00ebsimit shqip \u201cDrita\u201d e Bukureshtit n\u00eb zgjimin dhe \u00e7lirimin komb\u00ebtar (1884 \u2013 1914) sipas dokumenteve m\u00eb t\u00eb reja arkivore, Prishtin\u00eb, f. 243.<\/p>\n<p>[26] AIH, Vj. A \u2013 IV \u2013 50, f. 7<\/p>\n<p>[27] Rahimi, Sh., vep. e p\u00ebrm. f. 144.<\/p>\n<p>[28] AIH, Vj. 20 \u2013 5 \u2013 524, Telegram zotit Adamkievic, Shkup m\u00eb 29 prill 1910.<\/p>\n<p>[29] Historia e Popullit Shqiptar II\u2026, f. 431.<\/p>\n<p>[30] Po aty, f. 432-433.<\/p>\n<p>[31] Abdyli, R., vep e p\u00ebrm. f. 362<\/p>\n<p>[32] Po aty, f. 375.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Rrethi i Gjilanit n\u00eb Kryengritjen e Kosov\u00ebs t\u00eb vitit 1910 0 SHARES KRYELAJMI 14\/04\/2023 Dr. Enver Sadiku Rajoni i Gjilanit me rrethin\u00eb, krahas viseve tjera t\u00eb Kosov\u00ebs dhe viseve shqiptare mori pjes\u00eb aktive n\u00eb Revolucionin xhonturk dhe n\u00eb kryengritjet e viteve 1910 \u2013 1912 e m\u00eb pas edhe n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr Serbis\u00eb, duke i dh\u00ebn\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":147059,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-147053","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/147053","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=147053"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/147053\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/147059"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=147053"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=147053"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=147053"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}