{"id":147537,"date":"2023-04-20T20:56:31","date_gmt":"2023-04-20T18:56:31","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=147537"},"modified":"2023-04-20T20:56:31","modified_gmt":"2023-04-20T18:56:31","slug":"kushtetuesja-shpall-vendimin-per-rastin-e-veton-berishes-e-albert-kinollit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/kushtetuesja-shpall-vendimin-per-rastin-e-veton-berishes-e-albert-kinollit\/","title":{"rendered":"Kushtetuesja shpall vendimin p\u00ebr rastin e Veton Berish\u00ebs e Albert Kinollit"},"content":{"rendered":"<p>Gjykata Kushtetuese ka vendosur sot lidhur me k\u00ebrkesat e ish-deputet\u00ebve Albert Kinolli dhe Veton Berisha, lidhur me vler\u00ebsimin e kushtetushm\u00ebris\u00eb s\u00eb Aktgjykimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Supreme. N\u00eb rast se Kushtetuesja do t\u00eb merrte parasysh pretendimet e tyre at\u00ebher\u00eb mund t\u00eb afektohej edhe pozita e Presidentes, \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar nga njoh\u00ebs t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebrkes\u00ebn e Kinollit e ka deklaruar si t\u00eb papranueshme, derisa at\u00eb t\u00eb Veton Berish\u00ebs e ka deklaruar t\u00eb pranueshme p\u00ebr shqyrtim n\u00eb merita.<\/p>\n<p>Berisha dhe Kinolli pretendonin se mandatet e tyre jan\u00eb marr\u00eb nga disa shkelje t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb zgjedhjet e fundi t\u00eb p\u00ebrgjithshme. Sipas tyre, Iniciativa Rome ka arritur t\u2019ua z\u00eb vendin n\u00eb Kuvend me ndihm\u00eb t\u00eb votave t\u00eb serb\u00ebve t\u00eb instruktuar nga Lista Serbe.<\/p>\n<p>Sipas Kushtetueses, aktgjykimi i Supremes nuk e ka cenuar t\u00eb drejt\u00ebn e Berish\u00ebs p\u00ebr t\u2019u zgjedhur n\u00eb Kuvend pas zgjedhjeve parlamentare t\u00eb 14 shkurtit 2021 si dhe ka konstatuar q\u00eb ky Aktgjykim nuk ka efekt prapaveprues dhe q\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb parimit t\u00eb siguris\u00eb juridike, nuk afekton t\u00eb drejtat e pal\u00ebve t\u00eb treta.<\/p>\n<p>Thelbi i konstatimit t\u00eb aktgjykimit \u00ebsht\u00eb se \u201cVota n\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb personale, e barabart\u00eb, e lir\u00eb dhe e fsheht\u00eb. Vota nuk mund t\u00eb anulohet\/shpallet e pavlefshme bazuar n\u00eb p\u00ebrkat\u00ebsi etnike t\u00eb votuesit\u201c.<\/p>\n<p>\u201cGjykata, nj\u00ebz\u00ebri, ka vendosur q\u00eb (i) k\u00ebrkes\u00ebn e parashtruar nga PREBK, t\u00eb deklaroj\u00eb t\u00eb papranueshme, si rezultat i mosshterimit t\u00eb mjeteve juridike t\u00eb p\u00ebrcaktuara me ligj; dhe (ii) k\u00ebrkes\u00ebn e parashtruar nga PLE, t\u00eb deklaroj\u00eb t\u00eb pranueshme p\u00ebr shqyrtim n\u00eb merita; nd\u00ebrsa, me shumic\u00eb, ka vendosur q\u00eb (iii) t\u00eb konstatoj\u00eb q\u00eb Aktgjykimi [AA.nr.29\/2021] i 12 marsit 2021 i Gjykat\u00ebs Supreme nuk ka cenuar t\u00eb drejt\u00ebn e parashtruesit t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs, p\u00ebrkat\u00ebsisht PLE-s\u00eb, p\u00ebr t\u2019u zgjedhur n\u00eb Kuvend pas zgjedhjeve parlamentare t\u00eb 14 shkurtit 2021, sipas paragrafit 1 t\u00eb nenit 45 [T\u00eb Drejtat Zgjedhore dhe t\u00eb Pjes\u00ebmarrjes] t\u00eb Kushtetut\u00ebs n\u00eb lidhje me nenin 3 (E drejta p\u00ebr zgjedhje t\u00eb lira) t\u00eb Protokollit nr. 1 t\u00eb Konvent\u00ebs Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut; dhe (iv) t\u00eb konstatoj\u00eb q\u00eb ky Aktgjykim nuk ka efekt prapaveprues dhe q\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb parimit t\u00eb siguris\u00eb juridike, nuk afekton t\u00eb drejtat e pal\u00ebve t\u00eb treta. Aktgjykimi do t\u00eb plot\u00ebsohet me mendim konkurrues\u201d, thuhet n\u00eb njoftim.<\/p>\n<p>Berisha e kishte d\u00ebrguar k\u00ebrkes\u00ebn n\u00eb Kushtetuese para dy vjet\u00ebsh, lidhur me votat e partis\u00eb \u201cRomani Iniciativa\u201d n\u00eb vendbanimet e komunitetit me shumic\u00eb serbe n\u00eb zgjedhjet e parakohshme t\u00eb 14 shkurtit.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn q\u00eb Berisha e kishte  d\u00ebrguar ne Kushtetuese, pretendon se n\u00eb zgjedhjet e fundit nacionale ka pasur orkestrim t\u00eb votave nga ana e \u201c Romani Iniciativa\u201d me \u201cList\u00ebn Serbe\u201d  dhe s\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebtij orkestrimi me nj\u00eb vendim t\u00eb nj\u00ebansh\u00ebm t\u00eb PZAP-s\u00eb dhe e konfirmuar edhe nga ana e Gjykat\u00ebs Supreme t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Kuvendin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs ka deputetet jo-legjitim pik\u00ebrisht nga \u201cRomani Iniciativa\u201d.<\/p>\n<p>Ndryshe, ish-gjygjtari i Kushtetueses, Kadri Kryeziu, kishte th\u00ebn\u00eb se presidentja mund t\u00eb rr\u00ebzohet, n\u00ebse Kushtetuesja vendos n\u00eb favor t\u00eb Berish\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cKur nj\u00eb autoritet shteti merr detyr\u00ebn e p\u00ebrcaktuar n\u00eb Kushtetut\u00eb dhe deputet\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb votuar nuk kan\u00eb legalitet dhe legjitimitet t\u00eb plot\u00eb, at\u00ebher\u00eb detyra e tyre \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrkohshme. N\u00ebse rastin konkret, kandidati p\u00ebr deputet e fiton, presidentja e shtetit duhet t\u00eb jap dor\u00ebheqje.\u201d \u2013 kishte th\u00ebn\u00eb Kadri Kryeziu.<\/p>\n<p>Blerim Vela, shefi i kabinetit t\u00eb presidentes Vjosa Osmani i kishte quajtur tentim-pu\u00e7 ndaj institucioneve, raportimet se Gjykata Kushtetuese mund ta rr\u00ebzoj\u00eb shefen e shtetit.<\/p>\n<p>\u201cPretendimet se gjoja Gjykata Kushtetuese do ta \u201crr\u00ebzoj\u00eb\u201d Presidenten, \u00ebsht\u00eb synim perfid p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb presion Gjykat\u00ebs dhe p\u00ebr t\u00eb krijuar huti n\u00eb publik. GjK \u00ebsht\u00eb institucion i pavarur, e cila ka detyrim t\u00eb qart\u00eb ligjor p\u00ebr t\u00eb ruajtur integritetin e vendimmarrjes gjyq\u00ebsore\u201d, shkroi Vela n\u00eb Twitter.<\/p>\n<p>Ai kishte th\u00ebn\u00eb se raportimet se Gjykata Kushtetuese mund t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb vendim q\u00eb do ta trazoj\u00eb sken\u00ebn politike jan\u00eb \u201ct\u00eb realizuar sipas skem\u00ebs s\u00eb p\u00ebrgatitur nga Beogradi\u201d.<\/p>\n<p>\u201cE kemi plot\u00ebsisht t\u00eb qart\u00eb se dezinformatat dhe propaganda q\u00eb b\u00ebhet gjoja duke u thirr\u00eb \u201cn\u00eb burime brenda Gjykat\u00ebs\u201d, jan\u00eb pjes\u00eb e luft\u00ebs speciale t\u00eb realizuar sipas skem\u00ebs s\u00eb p\u00ebrgatitur nga Beogradi dhe t\u00eb realizuar p\u00ebrmes kriminel\u00ebve t\u00eb veriut dhe sekser\u00ebve t\u00eb tyre, t\u00eb cil\u00ebt ndodhen n\u00eb list\u00ebn e zez\u00eb t\u00eb ShBA-ve. \u00c7far\u00ebdo skenari eventual p\u00ebr t\u00eb shkaktuar kriza institucionale n\u00eb Kosov\u00eb dhe p\u00ebr ta nxjerr\u00eb nga binar\u00ebt procesin e dialogut (n\u00eb ve\u00e7anti p\u00ebr ta parandaluar zbatimin e nenit 4, t\u00eb marr\u00ebveshjes), \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm skenar i vet\u00eb Serbis\u00eb\u201d, shkroi Vela.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjykata Kushtetuese ka vendosur sot lidhur me k\u00ebrkesat e ish-deputet\u00ebve Albert Kinolli dhe Veton Berisha, lidhur me vler\u00ebsimin e kushtetushm\u00ebris\u00eb s\u00eb Aktgjykimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Supreme. N\u00eb rast se Kushtetuesja do t\u00eb merrte parasysh pretendimet e tyre at\u00ebher\u00eb mund t\u00eb afektohej edhe pozita e Presidentes, \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar nga njoh\u00ebs t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb. K\u00ebrkes\u00ebn e Kinollit e ka [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":147538,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-147537","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/147537","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=147537"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/147537\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/147538"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=147537"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=147537"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=147537"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}