{"id":147565,"date":"2023-04-21T11:32:07","date_gmt":"2023-04-21T09:32:07","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=147565"},"modified":"2023-04-21T11:32:07","modified_gmt":"2023-04-21T09:32:07","slug":"fahri-rashidi-mjeku-dhe-patrioti-nga-gjilani-qe-mori-pjese-ne-tri-qeveri-shqiptare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/fahri-rashidi-mjeku-dhe-patrioti-nga-gjilani-qe-mori-pjese-ne-tri-qeveri-shqiptare\/","title":{"rendered":"Fahri Rashidi, mjeku dhe patrioti nga Gjilani q\u00eb mori pjes\u00eb n\u00eb tri qeveri shqiptare"},"content":{"rendered":"<p>Mjeku dhe patrioti i shquar Fahri Rashidi (Gorani), \u00ebsht\u00eb pak i njohur n\u00eb Shqip\u00ebri, ku punoi e jetoi dhe aq m\u00eb pak, ose fare hiq, n\u00eb vendin e tij t\u00eb origjin\u00ebs, n\u00eb Kosov\u00eb, shkruan Mediafokus.info<\/p>\n<p>Sipas sh\u00ebnimeve t\u00eb arkivave shqiptare, dr Fahri Rashidi, mjek kirurg n\u00eb Shqip\u00ebri, ka lindur n\u00eb Gjilan, n\u00eb vitin 1881, n\u00eb nj\u00eb familje me tradita t\u00eb larta atdhedashurie.<\/p>\n<p>Kjo ndjenj\u00eb, atij do t`i forcohet edhe m\u00eb tep\u00ebr nga shoq\u00ebrimi me bashkatdhetar\u00ebt e tij q\u00eb jetonin dhe studionin n\u00eb Stamboll, n\u00eb krye me dr Rifat Frash\u00ebrin dhe miqt\u00eb tjer\u00eb t\u00eb shumt\u00eb.<\/p>\n<p>Fahriu e kreu Fakultetin e Mjek\u00ebsis\u00eb n\u00eb Stamboll, m\u00eb 1905. I ndihmuar prej patriotit shqiptar Hasan Prishtina, Fahriu shkon n\u00eb Paris dhe specializohet n\u00eb l\u00ebmin e kirurgjis\u00eb dhe ortopedis\u00eb, m\u00eb 1907.<\/p>\n<p>Gjasht\u00eb muaj punoi n\u00eb Stamboll, e m\u00eb pas shkoi n\u00eb Prevez\u00eb, ku kishte vet\u00ebm shqiptar\u00eb dhe atje punoi si kirurg, vijon shkrimi i Mediafokus.info<\/p>\n<p>M\u00eb von\u00eb kthehet n\u00eb Pej\u00eb e Prizren, ku punoi si kirurg. M\u00eb 1914, dr Fahriu ftohet nga doktor\u00ebt Z. Starja, I. Temo, R. Pobrati dhe kthehet n\u00eb Durr\u00ebs, n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb Princ Vidit, me q\u00ebllim t\u00eb stabilizimit t\u00eb gjendjes s\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe organizimin e k\u00ebtij sektori, ku q\u00ebndroi dy vjet.<\/p>\n<p>Pas ikjes s\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb Vidit, shkon n\u00eb Shkod\u00ebr. Me sugjerimet e dr Frash\u00ebrit dhe dr Pobratit shkon t\u00eb punoj\u00eb n\u00eb Kor\u00e7\u00eb (1022-1924). N\u00eb qeverin\u00eb e Nolit ka punuar si minist\u00ebr i Arsimit, ku hartoi nj\u00eb program strategjik p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e shkollimit t\u00eb talenteve t\u00eb rinj shqiptar\u00eb n\u00eb shtetet e per\u00ebndimit.<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb qeverin\u00eb e Zogut, dr Rashidi e vazhdoi veprimtarin\u00eb e vet\u00eb. Me k\u00ebrkes\u00ebn e Mbretit Zog shkon n\u00eb Vlor\u00eb, ku em\u00ebrohet drejtor i Spitalit t\u00eb Kirurgjis\u00eb dhe Neuropsikiatris\u00eb (1926-1932).<\/p>\n<p>Vlora e njohu mir\u00eb mjekun kosovar goj\u00ebmb\u00ebl, t\u00eb qet\u00eb e shum\u00eb t\u00eb edukuar. N\u00eb Vlor\u00eb, dr Fahriun e ndihmoi edhe mjeku popullor dr Xheladini, q\u00eb gjithashtu ishte nga Kosova, por nuk dihet sakt\u00eb se nga cili vend.<\/p>\n<p>M\u00eb von\u00eb dr Rashidi u caktua drejtor i Kryqit t\u00eb Kuq Shqiptar, ku q\u00ebndroi deri m\u00eb 1934, kur u t\u00ebrhoq, meq\u00eb edhe Zogu nuk e shihte m\u00eb me sy t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb lidhjeve t\u00eb tij me Hasan Prishtin\u00ebn.<\/p>\n<p>Derisa ishte n\u00eb krye t\u00eb k\u00ebsaj organizate humanitare, vuri lidhje dhe bashk\u00ebpunim me organizatat per\u00ebndimore.<\/p>\n<p>Vitet e fundit t\u00eb jet\u00ebs, punoi k\u00ebshilltar n\u00eb klinik\u00ebn obstetrike-gjinekologjike, t\u00eb ngritur nga J. Bashko dhe O. Jonuzi.<\/p>\n<p>Kontribuoi p\u00ebr ngritjen e sh\u00ebrbimit t\u00ebr\u00ebsor kirurgjikal. Bashk\u00ebpunoi me atdhetar\u00eb dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb forcave demokratike, si I. Boletini, B. Curri, F. Noli dhe t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri radhitet nd\u00ebr figurat e shquara t\u00eb mjek\u00ebsis\u00eb shqiptare t\u00eb asaj kohe, vijon tutje Mediafokus.<\/p>\n<p>Mjeku dhe patrioti shqiptar me origjin\u00eb nga Kosova, p\u00ebrmendet edhe n\u00eb nj\u00eb shkrim t\u00eb ish-kryeministrit Pandeli Majko, t\u00eb vitit 2012, ku ai flet p\u00ebr Dom Nikoll Ka\u00e7orrin, si njeri t\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb harres\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb pasues t\u00eb v\u00ebshtrimit t\u00eb tij, Majko thot\u00eb: \u201cPas d\u00ebshtimit t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb Ismail Qemalit, imzot Nikoll Ka\u00e7orri, s\u00eb bashku me Luigj Gurakuqin, Fahri Gjilanin (Rashidin-v.j), Themistokli Germenjnin dhe Mustafa Kruj\u00ebn themeloi lidhjen \u201cP\u00ebr atdhe e p\u00ebr Thronin\u201d p\u00ebr shp\u00ebtimin e atdheut nga trazirat e ndryshme antikomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>K\u00ebtu Majko v\u00eb n\u00eb dukje kontributin dhe atdhedashurin\u00eb e mjekut nga Gjilani i Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Sa di vendlindja p\u00ebr t\u00eb?<\/p>\n<p>Mr Sc Isa Shefkiu \u00ebsht\u00eb nj\u00ebri nga familjar\u00ebt e tij m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt n\u00eb Gjilan. Ai hedh m\u00eb shum\u00eb drit\u00eb mbi k\u00ebt\u00eb figur\u00eb t\u00eb shquar komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Thot\u00eb se kjo familje \u00ebsht\u00eb thirrur Gorani dhe vjen nga Livo\u00e7i i Posht\u00ebm, q\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb njihet si galeri e doktor\u00ebve.<\/p>\n<p>Asnj\u00eb lokalitet tjet\u00ebr n\u00eb Kosov\u00eb nuk ka dh\u00ebn\u00eb m\u00eb shum\u00eb mjek\u00eb se ky fshat. Te rasti i dr Fahriut, q\u00eb \u00ebsht\u00eb mjeku i par\u00eb nga Kosova, mbiemri i tij Rashidi, si\u00e7 e gjejm\u00eb n\u00eb arkivat e Shqip\u00ebris\u00eb, \u00ebsht\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb emri i babait t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Nga ish-familjar\u00eb t\u00eb tij m\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr, Isa ka d\u00ebgjuar q\u00eb mjeku Fahri t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb n\u00eb Gjilan gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, por nuk di m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr fatin e tij dhe t\u00eb familjes.<\/p>\n<p>\u201cAs ne nuk dim\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr familjen e tij dhe n\u00ebse ka l\u00ebn\u00eb pasardh\u00ebs ose jo, por jemi n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb fakteve tjera p\u00ebr t\u00eb\u201d, thot\u00eb Isa Shefkiu, ish-kryetar i Komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit, para vitit 1990 dhe ish-deputet i Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs, q\u00eb shpalli Deklarat\u00ebn e 2 Korrikut si dhe Kushtetut\u00ebn e Ka\u00e7anikut.<\/p>\n<p>Por, nj\u00eb gj\u00eb, sipas tij, \u00ebsht\u00eb e sigurt sa i p\u00ebrket Fahriut. Ai \u00ebsht\u00eb nga Gjilani, sakt\u00ebsisht nga fshati Livo\u00e7 i Posht\u00ebm.<\/p>\n<p>Rashidi, babai i Fahriut dhe Salihu, st\u00ebrgjyshi i Is\u00ebs, kan\u00eb qen\u00eb kush\u00ebri t\u00eb par\u00eb. Njer\u00ebzit m\u00eb t\u00eb af\u00ebrm t\u00eb tij n\u00eb Gjilan, tani jan\u00eb familja Shefkiu dhe Salihu.<\/p>\n<p>Flitet se varri i dr Fahri Rashidit (Gorani) gjendet n\u00eb Prizren, por kjo duhet t\u00eb konfirmohet.<\/p>\n<p>N\u00eb shkrimet e pakta q\u00eb hasim p\u00ebr t\u00eb, nuk p\u00ebrmendet askund n\u00ebse ai ishte i martuar dhe kishte pasardh\u00ebs.<\/p>\n<p>Jeta dhe veprimtaria e mjekut t\u00eb par\u00eb kosovar dhe patriotit t\u00eb madh t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes komb\u00ebtare, meriton t\u00eb ndri\u00e7ohet m\u00eb shum\u00eb, sepse Kosova di fare pak p\u00ebr dr Fahri Rashidin.<\/p>\n<p>Nj\u00eb personalitet i k\u00ebtij formati nuk meriton t\u00eb mbetet anonim n\u00eb vendlindjen e tij.\/Mediafokus.info<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mjeku dhe patrioti i shquar Fahri Rashidi (Gorani), \u00ebsht\u00eb pak i njohur n\u00eb Shqip\u00ebri, ku punoi e jetoi dhe aq m\u00eb pak, ose fare hiq, n\u00eb vendin e tij t\u00eb origjin\u00ebs, n\u00eb Kosov\u00eb, shkruan Mediafokus.info Sipas sh\u00ebnimeve t\u00eb arkivave shqiptare, dr Fahri Rashidi, mjek kirurg n\u00eb Shqip\u00ebri, ka lindur n\u00eb Gjilan, n\u00eb vitin 1881, n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":147566,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[3],"tags":[],"class_list":{"0":"post-147565","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-shendetesi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/147565","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=147565"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/147565\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/147566"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=147565"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=147565"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=147565"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}