{"id":147767,"date":"2023-04-25T10:21:58","date_gmt":"2023-04-25T08:21:58","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=147767"},"modified":"2023-04-25T10:21:58","modified_gmt":"2023-04-25T08:21:58","slug":"tensione-te-larta-ne-takimin-e-keshillit-te-sigurimit-te-okb-se-te-udhehequr-nga-rusia","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/tensione-te-larta-ne-takimin-e-keshillit-te-sigurimit-te-okb-se-te-udhehequr-nga-rusia\/","title":{"rendered":"Tensione t\u00eb larta n\u00eb takimin e K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit t\u00eb OKB-s\u00eb, t\u00eb udh\u00ebhequr nga Rusia"},"content":{"rendered":"<p>Takimi i K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit t\u00eb OKB-s\u00eb, i drejtuar nga ministri i jasht\u00ebm i Rusis\u00eb, Sergey Lavrov, u shoq\u00ebrua t\u00eb h\u00ebn\u00ebn me p\u00ebr\u00e7arje dhe shk\u00ebmbime akuzash lidhur me sulmin e Mosk\u00ebs ndaj Ukrain\u00ebs.<\/p>\n<p>Rusia mban presidenc\u00ebn e rradh\u00ebs t\u00eb k\u00ebshillit 15 an\u00ebtar\u00ebsh k\u00ebt\u00eb muaj. Para se t\u00eb hynin n\u00eb takim p\u00ebr t\u00eb diskutuar tem\u00ebn e zgjedhur t\u00eb Mosk\u00ebs p\u00ebr \u201cmultilateralizmin efektiv p\u00ebrmes mbrojtjes s\u00eb parimeve t\u00eb Kart\u00ebs s\u00eb OKB-s\u00eb\u201d, vendet per\u00ebndimore denoncuan luft\u00ebn e Kremlinit ndaj Ukrain\u00ebs dhe hipokrizin\u00eb e tij n\u00eb zgjedhjen e tem\u00ebs s\u00eb takimit.<\/p>\n<p>\u201cDuke organizuar k\u00ebt\u00eb debat, Rusia po p\u00ebrpiqet ta portretizoj\u00eb veten si nj\u00eb mbrojt\u00ebse e Kart\u00ebs s\u00eb OKB-s\u00eb dhe multilateralizmit\u201d, tha ambasadori i Bashkimit Evropian Olaf Skoog, i rrethuar nga t\u00eb d\u00ebrguarit e 27 vendeve t\u00eb BE-s\u00eb. \u201cAsgj\u00eb nuk mund t\u00eb jet\u00eb m\u00eb larg nga e v\u00ebrteta. \u00cbsht\u00eb cinike. T\u00eb gjith\u00eb e dim\u00eb se nd\u00ebrsa Rusia po shkat\u00ebrron, ne po nd\u00ebrtojm\u00eb. Nd\u00ebrsa ata e shkelin, ne e mbrojm\u00eb. Karta e OKB-s\u00eb, Asambleja e P\u00ebrgjithshme e OKB-s\u00eb, GJND-ja [Gjykata Nd\u00ebrkomb\u00ebtare e Drejt\u00ebsis\u00eb], GJNP [Gjykata Penale Nd\u00ebrkomb\u00ebtare] \u2013 ngado q\u00eb shikoni, Rusia \u00ebsht\u00eb duke b\u00ebr\u00eb shkelje\u201d, shtoi ai.<\/p>\n<p>Ambasadorja amerikane n\u00eb OKB, Linda Thomas-Greenfield, e rrethuar nga homolog\u00ebt nga Kandaja dhe Irlanda, u tha gazetar\u00ebve se Rusia ka shkelur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur t\u00eb drejtat universale t\u00eb njeriut dhe lirit\u00eb themelore, brenda dhe jasht\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Ajo shoq\u00ebrohej nga motra e amerikanit Paul Whelan, i cili u arrestua n\u00ebn akuzat p\u00ebr spiunazh gjat\u00eb nj\u00eb vizite n\u00eb Mosk\u00eb. Ai \u00ebsht\u00eb n\u00eb paraburgim n\u00eb Rusi q\u00eb nga dhjetori i vitit 2018.<\/p>\n<p>\u201cPaul Whelan nuk ka kryer asnj\u00eb krim, por \u00ebsht\u00eb kryer nj\u00eb krim ndaj tij\u201d, tha p\u00ebr gazetar\u00ebt motra e tij Elizabeth Whelan.<\/p>\n<p>Ajo tha se v\u00ebllai i saj \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u201cviktim\u00eb e p\u00ebrdorur\u201d nga Rusia n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb strategjis\u00eb s\u00eb saj p\u00ebr t\u00eb arrestuar qytetar\u00eb amerikan\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar di\u00e7ka nga Uashingtoni n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb lirimit t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>\u201cKjo nuk \u00ebsht\u00eb pun\u00eb e nj\u00eb vendi t\u00eb matur dhe t\u00eb p\u00ebrgjegjsh\u00ebm, por veprim i nj\u00eb shteti terrorist\u201d, tha Elizabeth Whelan. \u201cPaul-i ishte i pari n\u00eb nj\u00eb val\u00eb arrestimesh t\u00eb paligjshme nga Rusia. S\u00eb pari, v\u00ebllai im Paul Whelan, pastaj Trevor Reed, t\u00eb dy turist\u00eb, basketbollistja Brittney Griner, dhe tani gazetari Evan Gershkovich\u201d, tha ajo.<\/p>\n<p>Trevor Reed u lirua n\u00eb prill 2022 dhe Brittney Griner n\u00eb dhjetor. T\u00eb dy ishin pjes\u00eb e shk\u00ebmbimeve t\u00eb t\u00eb burgosurve midis Mosk\u00ebs dhe Uashingtonit. Gershkovich ishte n\u00eb Rusi si korrespondent n\u00eb Mosk\u00eb i gazet\u00ebs amerikane Wall Street Journal kur u arrestua m\u00eb 29 mars gjat\u00eb nj\u00eb udh\u00ebtimi pune dhe u akuzua p\u00ebr spiunazh.<\/p>\n<p>Brenda dhom\u00ebs s\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit, ministri i jasht\u00ebm rus u ankua se gazetar\u00ebt rus\u00eb q\u00eb kishin aplikuar p\u00ebr t\u00eb mbuluar udh\u00ebtimin e tij n\u00eb Nju Jork mor\u00ebn vizat e tyre amerikane pasi ishte ngritur avioni i tij, dhe ai u b\u00ebri thirrje drejtp\u00ebrdrejt gazetar\u00ebve q\u00eb ta mbulonin takimin.<\/p>\n<p>\u201cPra, un\u00eb k\u00ebrkoj, insistoj, q\u00eb t\u00eb kompensoni munges\u00ebn e gazetar\u00ebve rus\u00eb\u201d, tha Lavrov. \u201cP\u00ebrpiquni ta b\u00ebni raportimin tuaj objektiv n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb komuniteti nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb pasqyr\u00eb objektive, t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb dhe shum\u00ebpal\u00ebshe n\u00eb vler\u00ebsimet tuaja dhe n\u00eb faktet e dh\u00ebna.\u201d<\/p>\n<p>Lavrov u ul pran\u00eb Sekretarit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm Antonio Guterres nd\u00ebrsa shefi i OKB-s\u00eb d\u00ebnoi luft\u00ebn e Kremlinit n\u00eb Ukrain\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cSulmi rus ndaj Ukrain\u00ebs \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me Kart\u00ebn e Kombeve t\u00eb Bashkuara dhe ligjin nd\u00ebrkomb\u00ebtar, po shkakton vuajtje dhe shkat\u00ebrrime masive p\u00ebr vendin dhe popullin e tij dhe po shton nivelin e zhvendosjes s\u00eb njer\u00ebzve p\u00ebr arsye ekonomike n\u00eb nivel global, t\u00eb shkaktuar nga pandemia COVID-19\u201d, tha Guterres.<\/p>\n<p>Duke iu kthyer tem\u00ebs s\u00eb debatit, multilateralizmi efektiv, shefi i OKB-s\u00eb tha se duhet t\u00eb ket\u00eb bashk\u00ebpunim m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb forcuar institucionet shum\u00ebpal\u00ebshe.<\/p>\n<p>\u201cAn\u00ebtar\u00ebt e k\u00ebtij k\u00ebshilli, ve\u00e7an\u00ebrisht vendet q\u00eb g\u00ebzojn\u00eb privilegjin e statusit t\u00eb an\u00ebtarit t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm, kan\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr t\u00eb kontribuar n\u00eb funksionimin e multilateralizmit, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb kontribuojn\u00eb n\u00eb shkat\u00ebrrimin e tij\u201d, tha Guterres. Rusia \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr pes\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e p\u00ebrhersh\u00ebm t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit, i cili p\u00ebrb\u00ebhet nga 15 vende, s\u00eb bashku me Britanin\u00eb, Kin\u00ebn, Franc\u00ebn dhe Shtetet e Bashkuara.<\/p>\n<p>Komentet e Lavrov zgjat\u00ebn p\u00ebr gati 25 minuta dhe prek\u00ebn nj\u00eb num\u00ebr temash t\u00eb njohura nganj\u00ebher\u00eb jokoherente. Ai tha se Rusia po lufton nazist\u00ebt n\u00eb Ukrain\u00eb, NATO \u00ebsht\u00eb nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr Rusin\u00eb, sanksionet e per\u00ebndimit ndaj Rusis\u00eb jan\u00eb t\u00eb paligjshme, per\u00ebndimi kurr\u00eb nuk synonte t\u00eb zbatonte Marr\u00ebveshjet e Minskut, por vet\u00ebm donte t\u00eb fitonte koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb armatosur Ukrain\u00ebn.<\/p>\n<p>Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara donin \u201ct\u00eb shfryt\u00ebzonin regjimin haptazi racist\u201d n\u00eb Kiev me shpres\u00ebn p\u00ebr t\u00eb dob\u00ebsuar Rusin\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb eliminuar konkurrent\u00ebt e saj.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb e qart\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, edhe pse jo t\u00eb gjith\u00eb flasin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, se kjo nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb fare me Ukrain\u00ebn\u201d, tha Lavrov. \u201cKjo ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me m\u00ebnyr\u00ebn sesi marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrkomb\u00ebtare do t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb form\u00ebsohen p\u00ebrmes vendosjes s\u00eb nj\u00eb konsensusi t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb mbi baz\u00ebn e ekuilibrit t\u00eb interesave ose p\u00ebrmes avancimit agresiv dhe t\u00eb paq\u00ebndruesh\u00ebm t\u00eb hegjemonis\u00eb s\u00eb Uashingtonit\u201d.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse ishte nj\u00eb mbledhje e nivelit t\u00eb ministrave t\u00eb jasht\u00ebm, nga 15 an\u00ebtar\u00ebt e k\u00ebshillit, vet\u00ebm Gaboni dhe Gana d\u00ebrguan z\u00ebvend\u00ebsministrat e tyre t\u00eb jasht\u00ebm dhe Emiratet e Bashkuara Arabe d\u00ebrguan nj\u00eb minist\u00ebr shteti. Shumica e vendeve t\u00eb tjera an\u00ebtare ishin t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar n\u00eb nivel ambasadori.<\/p>\n<p>Ministri i Jasht\u00ebm rus Sergey Lavrov dhe Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm Guterres u takuan t\u00eb h\u00ebn\u00ebn pasdite p\u00ebr diskutime private q\u00eb zgjat\u00ebn gati nj\u00eb or\u00eb e gjysm\u00eb.<\/p>\n<p>Takimi i tyre vjen vet\u00ebm disa jav\u00eb p\u00ebrpara afatit t\u00eb 18 majit q\u00eb Rusia i ka caktuar OKB-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur kushtet e saj p\u00ebr zgjatjen e marr\u00ebveshjes p\u00ebr eksportet e drithit ukrainas dhe plehrave ruse p\u00ebrmes Detit t\u00eb Zi. Moska \u00ebsht\u00eb ankuar prej muajsh se nuk po p\u00ebrfiton nga marr\u00ebveshja n\u00ebnt\u00ebmujore.<\/p>\n<p>OKB-ja tha p\u00ebrmes nj\u00eb deklarate p\u00ebr takimin se Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i dha Lavrov nj\u00eb let\u00ebr p\u00ebr Presidentin Vladimir Putin mbi \u201czgjerimin dhe p\u00ebrmir\u00ebsimin\u201d e marr\u00ebveshjes p\u00ebr eksportin e drithit. OKB-ja tha se propozimi merr parasysh q\u00ebndrimet e shprehura nga pal\u00ebt dhe rreziqet q\u00eb vijn\u00eb nga pasiguria ushqimore globale, si dhe nj\u00eb \u201craport t\u00eb detajuar\u201d mbi p\u00ebrparimin e arritur tashm\u00eb n\u00eb trajtimin e shqet\u00ebsimeve t\u00eb Mosk\u00ebs n\u00eb lidhje me d\u00ebrgesat e saj t\u00eb ushqimit dhe plehrave.<\/p>\n<p>Nj\u00eb let\u00ebr e ngjashme do t\u2019u d\u00ebrgohet zyrtar\u00ebve ukrainas dhe atyre turq. Turqia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga n\u00ebnshkrueset e marr\u00ebveshjes s\u00eb grurit dhe anijet q\u00eb udh\u00ebtojn\u00eb nga Ukraina kalojn\u00eb p\u00ebrmes ngushtic\u00ebs s\u00eb Bosforit dhe inspektohen nga nj\u00eb ekip i p\u00ebrbashk\u00ebt n\u00eb Stamboll. <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Takimi i K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit t\u00eb OKB-s\u00eb, i drejtuar nga ministri i jasht\u00ebm i Rusis\u00eb, Sergey Lavrov, u shoq\u00ebrua t\u00eb h\u00ebn\u00ebn me p\u00ebr\u00e7arje dhe shk\u00ebmbime akuzash lidhur me sulmin e Mosk\u00ebs ndaj Ukrain\u00ebs. Rusia mban presidenc\u00ebn e rradh\u00ebs t\u00eb k\u00ebshillit 15 an\u00ebtar\u00ebsh k\u00ebt\u00eb muaj. Para se t\u00eb hynin n\u00eb takim p\u00ebr t\u00eb diskutuar tem\u00ebn e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":147768,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-147767","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/147767","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=147767"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/147767\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/147768"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=147767"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=147767"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=147767"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}