{"id":147895,"date":"2023-04-27T19:45:50","date_gmt":"2023-04-27T17:45:50","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=147895"},"modified":"2023-04-27T19:45:50","modified_gmt":"2023-04-27T17:45:50","slug":"kuvendaret-e-gjilanit-miratojne-vendimin-per-ndarjen-e-275-mije-eurove-per-mbeshtetjen-e-lehonave-personave-me-aftesi-te-kufizuar-bizneseve-dhe-praktikanteve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/kuvendaret-e-gjilanit-miratojne-vendimin-per-ndarjen-e-275-mije-eurove-per-mbeshtetjen-e-lehonave-personave-me-aftesi-te-kufizuar-bizneseve-dhe-praktikanteve\/","title":{"rendered":"Kuvendar\u00ebt e Gjilanit miratojn\u00eb vendimin p\u00ebr ndarjen e 275 mij\u00eb eurove p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e lehonave, personave me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuar, bizneseve dhe praktikant\u00ebve"},"content":{"rendered":"\n<p>Kuvendi Komunal i Gjilanit ka mbajtur sot seanc\u00ebn e radh\u00ebs, n\u00ebn drejtimin e kryesuesit Arianit Sadiku, ku ka shqyrtuar dhe miratuar raportin financiar janar-mars 2023, vendimin p\u00ebr komisionin p\u00ebr p\u00ebrzgjedhjen e drejtor\u00ebve dhe z\u00ebvend\u00ebs drejtor\u00ebve t\u00eb institucioneve edukativo-arsimore n\u00eb shkollat me m\u00ebsim n\u00eb gjuh\u00ebn serbe, raportet e pun\u00ebs t\u00eb Komiteteve p\u00ebr vitin 2022 si dhe planet e pun\u00ebs s\u00eb k\u00ebtyre trupave komunale p\u00ebr  vitin 2023, k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr mb\u00ebshtetje me 10 mij\u00eb euro t\u00eb KV \u201cDrita\u201d (meshkujt) si dhe \u00ebsht\u00eb informuar rreth manifestimit tradicional \u201cFlaka e Janarit\u201d 2023.<\/p>\n<p>Nj\u00ebher\u00ebsh, Kuvendi ka miratuar edhe vendimin p\u00ebr subvencionimin e grave lehona, bizneseve p\u00ebr t\u00eb rinj, p\u00ebr gra, si dhe pun\u00ebsimin e personave me aft\u00ebsi te kufizuar si dhe pun\u00ebsimin e praktikant\u00ebve.<br \/>\nRiad Rashiti, drejtor i Buxhetit, sqaroi se nga k\u00ebto subvencione p\u00ebrfitojn\u00eb 20 persona me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuar, p\u00ebrmes pun\u00ebsimit n\u00eb sektorin privat dhe kjo \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb ndodh di\u00e7ka e till\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, po edhe n\u00eb Gjilan.<\/p>\n<p>Sipas k\u00ebtij vendimi, grat\u00eb do t\u00eb subvencionohen me nga 100 euro p\u00ebr \u00e7do lindje t\u00eb re. Mjetet, 85 mij\u00eb euro, ndahen nga Drejtoria p\u00ebr Sh\u00ebndet\u00ebsi dhe Mir\u00ebqenie Sociale.<br \/>\n20 personave me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuar do t`u subvencionohen pagat me nga 300 euro n\u00eb muaj, duke filluar nga data 1 maj 2023 e deri m\u00eb 31 dhjetor. Mjetet ndahen nga Drejtoria p\u00ebr Sh\u00ebndet\u00ebsi dhe Mir\u00ebqenie Sociale.<\/p>\n<p>P\u00ebr bizneset me pronare gra jan\u00eb ndar\u00eb subvencione me nj\u00eb vler\u00eb totale prej 50 mij\u00eb euro, ose deri n\u00eb 5 mij\u00eb euro p\u00ebr biznes. Mjetet ndahen nga Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik.<\/p>\n<p>Bizneset Start UP p\u00ebr t\u00eb rinj subvencionohen me 85 mij\u00eb euro, ose n\u00eb vler\u00ebn deri n\u00eb 7.500 euro p\u00ebr biznes. Mjetet ndahen nga Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik.<\/p>\n<p>Po ashtu, praktikant\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt pun\u00ebsohen n\u00eb institucionet komunale, do t\u00eb kompensohen me nga 170  euro n\u00eb muaj, duke filluar nga data 1 maj e deri m\u00eb 31 dhjetor 2023, projekt ky q\u00eb realizohet n\u00eb bashk\u00ebpunim me UNICEF-in dhe MFPT-n\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebrkesa mori mb\u00ebshtetjen e plot\u00eb t\u00eb Kuvendit, p\u00ebrfshir\u00eb edhe opozit\u00ebn, e cila fillimisht k\u00ebrkoi shtyrjen e k\u00ebsaj pike p\u00ebr nj\u00eb seanc\u00eb tjet\u00ebr, me arsyetim se nuk jan\u00eb ofruar sqarime t\u00eb mjaftueshme se si do t\u00eb b\u00ebhet subvencionimi i k\u00ebtyre kategorive.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq jan\u00eb shtyr\u00eb p\u00ebr nj\u00eb seanc\u00eb tjet\u00ebr projekt rregullorja p\u00ebr ndarjen e bursave p\u00ebr student\u00eb, projekt rregullorja p\u00ebr te drejtat, detyrimet, disiplin\u00ebn dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e nx\u00ebn\u00ebsve n\u00eb shkollat fillore si dhe projekt rregullorja mbi p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb disiplinore t\u00eb n\u00ebpun\u00ebsve n\u00eb institucionet edukativo-arsimore, pasi u vler\u00ebsua se ato kan\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohen dhe t\u00eb b\u00ebhen m\u00eb t\u00eb dobishme.<\/p>\n<p>Arianit Sadiku, kryesues i Kuvendit, tha se nuk ka nevoj\u00eb t\u00eb b\u00ebhet komision i ri p\u00ebr k\u00ebto rregullore, derisa nj\u00eb komision p\u00ebr akte komunale ekziston dhe ai vet\u00ebm duhet t\u00eb ndihmohet k\u00ebshilltar\u00ebt komunal\u00eb si dhe grupet e interesit, p\u00ebr t`i b\u00ebr\u00eb plot\u00ebsimet e nevojshme.<\/p>\n<p>\u2018Ne vet\u00ebm mund ta ftojm\u00eb komisionin n\u00eb takime dhe t`i b\u00ebjm\u00eb propozimet tona deri n\u00eb seanc\u00ebn e radh\u00ebs, kur b\u00ebhet plot\u00ebsimi dhe ndryshimi i k\u00ebtyre rregulloreve\u2019, ka th\u00ebn\u00eb Sadiku<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, duke u p\u00ebrgjigjur n\u00eb nj\u00eb prej interesimeve t\u00eb k\u00ebshilltar\u00ebve komunal\u00eb, sa i p\u00ebrket asfaltimit t\u00eb rrug\u00ebve n\u00eb drejtim t\u00eb Bujanocit dhe Ferizajt, n\u00ebnkryetarja e Komun\u00ebs, Leonora Morina Bunjaku ka th\u00ebn\u00eb se jemi n\u00eb kontakt me Ministrin\u00eb e Infrastruktur\u00ebs dhe po b\u00ebjm\u00eb presion q\u00eb punimet t\u00eb p\u00ebrshpejtohen dhe t\u00eb kryhen sa m\u00eb par\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb leht\u00ebsohet aktiviteti i bizneseve p\u00ebrgjat\u00eb k\u00ebtyre dy rrug\u00ebve sikurse edhe l\u00ebvizja e qytetar\u00ebve dhe bashkatdhetar\u00ebve n\u00eb koh\u00ebn kur ata vijn\u00eb p\u00ebr pushime n\u00eb vendlindje.    <\/p>\n<p>P\u00ebrndryshe, n\u00eb fillim t\u00eb seanc\u00ebs s\u00eb sotme, Ismet Kryeziu (KDI) ka prezantuar programin e DEMOS-it q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me matjen e performanc\u00ebs s\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Kuvendeve Komunale n\u00eb 6 komuna, ku p\u00ebrfshihet edhe Gjilani, duke dh\u00ebn\u00eb detaje edhe p\u00ebr indikator\u00ebt dhe poentimin.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kuvendi Komunal i Gjilanit ka mbajtur sot seanc\u00ebn e radh\u00ebs, n\u00ebn drejtimin e kryesuesit Arianit Sadiku, ku ka shqyrtuar dhe miratuar raportin financiar janar-mars 2023, vendimin p\u00ebr komisionin p\u00ebr p\u00ebrzgjedhjen e drejtor\u00ebve dhe z\u00ebvend\u00ebs drejtor\u00ebve t\u00eb institucioneve edukativo-arsimore n\u00eb shkollat me m\u00ebsim n\u00eb gjuh\u00ebn serbe, raportet e pun\u00ebs t\u00eb Komiteteve p\u00ebr vitin 2022 si dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":147896,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-147895","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/147895","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=147895"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/147895\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/147896"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=147895"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=147895"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=147895"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}