{"id":148073,"date":"2023-04-30T21:24:26","date_gmt":"2023-04-30T19:24:26","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=148073"},"modified":"2023-04-30T21:24:26","modified_gmt":"2023-04-30T19:24:26","slug":"qytetaret-e-kosoves-pa-sigurim-shendetesor-minimumi-edhe-4-vjet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/qytetaret-e-kosoves-pa-sigurim-shendetesor-minimumi-edhe-4-vjet\/","title":{"rendered":"Qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs pa sigurim sh\u00ebndet\u00ebsor minimumi edhe 4 vjet"},"content":{"rendered":"<p>P\u00ebr sistemin e informimit sh\u00ebndet\u00ebsor, ka filluar procesi i studimit t\u00eb fizibilitetit dhe pritet t\u00eb finalizohet n\u00eb qershor, nd\u00ebrsa sigurime sh\u00ebndet\u00ebsore qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs nuk do t\u00eb ken\u00eb s\u00eb paku edhe kat\u00ebr vite.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu thot\u00eb ministri i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, por q\u00eb p\u00ebr dallim prej tij an\u00ebtar t\u00eb Komisionit p\u00ebr Sh\u00ebndet\u00ebsi nga opozita dhe nga Shoqata e Pacient\u00ebve, nuk jan\u00eb optimist se sigurimet sh\u00ebndet\u00ebsore do t\u00eb jet\u00ebsohen nga kjo qeveri.<\/p>\n<p>Dhjet\u00ebra n\u00eb mos qindra miliona euro qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs p\u00ebr \u00e7do vit i harxhojn\u00eb p\u00ebr trajtim mjek\u00ebsor jasht\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb nj\u00eb Ligj p\u00ebr sigurime sh\u00ebndet\u00ebsore ishte miratuar n\u00eb vitin 2007. 16 vjet pas ende qytetar\u00ebt nuk kan\u00eb sigurim sh\u00ebndet\u00ebsor. Tek n\u00eb muajin qershor sipas Ministrit t\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb pritet t\u00eb finalizohet hapi fillestar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb proces.<\/p>\n<p>\u201cSistemi i informimit sh\u00ebndet\u00ebsor, ka filluar procesi i studimit t\u00eb fizibilitetit nga nj\u00eb kompani jasht\u00ebzakonisht e njohur gjermane, dhe ky studim pritet q\u00eb t\u00eb mbaroj\u00eb n\u00eb pjes\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb qershorit dhe n\u00eb momentin e par\u00eb q\u00eb t\u00eb mbaroj ky studim fizibiliteti do t\u00eb merren rekomandimet q\u00eb merren nga ky studim dhe do t\u00eb fillojn\u00eb menj\u00ebher\u00eb edhe investimet edhe implementimi i tij si parakusht p\u00ebr sigurimet sh\u00ebndet\u00ebsore\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Arben Vitia, Minist\u00ebr i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Sistemi informativ sh\u00ebndet\u00ebsor sipas ministrit Vitia do t\u00eb finalizohet p\u00ebr nj\u00eb vit e gjysm\u00eb maksimumi, nd\u00ebrsa jet\u00ebsimi i sigurimeve sh\u00ebndet\u00ebsore do t\u00eb vonoj\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cDeri sa t\u00eb gjith\u00eb kan\u00eb th\u00ebn\u00eb q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhet p\u00ebr 10 muaj dhe 12 muaj, p\u00ebr bes\u00eb kan\u00eb qen\u00eb fontan\u00eb d\u00ebshirash. Fondi i sigurimeve sh\u00ebndet\u00ebsore, sigurimet sh\u00ebndet\u00ebsore nuk mund t\u00eb b\u00ebhen para nj\u00eb periudhe 4 vje\u00e7are sepse \u00ebsht\u00eb e pamundur, kjo \u00ebsht\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn\u201d, shoti ai.<\/p>\n<p>Kryetari i Shoqat\u00ebs s\u00eb Pacient\u00ebve nuk \u00ebsht\u00eb optimist aq sa kreu i sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb. Besim Kodra thot\u00eb se jan\u00eb edhe disa parakushte t\u00eb tjera p\u00ebr sigurimin sh\u00ebndet\u00ebsor, projekt i cili sipas tij do t\u00eb zgjidh\u00eb gjendjen e mjerueshme sh\u00ebndet\u00ebsore n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cPacient\u00ebt 18% e tyre nuk po shkojn\u00eb fare te mjeku n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr t\u2019i paguar tarifat financiare, 34% po kan\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi financiare me i siguruar sh\u00ebrbimet, 40% jan\u00eb pagesa nga gjepi q\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb rekomandimeve t\u00eb OBSH-s\u00eb duhet t\u00eb jen\u00eb n\u00ebn 20%\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Besim Kodra, kryetar i Shoqat\u00ebs s\u00eb Pacient\u00ebve.<\/p>\n<p>Kodra thot\u00eb se institucionet publike sh\u00ebndet\u00ebsore nuk jan\u00eb t\u00eb licencuara p\u00ebr shkak se nuk i plot\u00ebsojn\u00eb shum\u00eb nga kushtet e k\u00ebrkuar, p\u00ebr \u00e7ka edhe pas implementimit t\u00eb sigurimeve sh\u00ebndet\u00ebsore, pacient\u00ebt do t\u00eb v\u00ebrshojn\u00eb spitalet private.<\/p>\n<p>Edhe an\u00ebtar\u00ebt e Komisionit p\u00ebr sh\u00ebndet\u00ebsi nga opozita thon\u00eb se me k\u00ebt\u00eb Qeveri nuk besojn\u00eb se do t\u00eb realizohen sigurimet sh\u00ebndet\u00ebsore.<\/p>\n<p>Shemsedin Dreshaj thekson se si opozit\u00eb n\u00eb komision jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb interesuar dhe do t\u00eb jen\u00eb konstruktiv n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces, i cili nuk po realizohet p\u00ebr fajin dhe paaft\u00ebsin\u00eb e Qeveris\u00eb \u201cKurti\u201d.<\/p>\n<p>\u201cJan\u00eb b\u00ebr\u00eb agjenda jan\u00eb b\u00ebr\u00eb ligje por ato kurr\u00eb nuk jan\u00eb finalizu, me ardhjen e qeverisjes s\u00eb re gjith\u00e7ka ka nisur nga fillimi. Edhe kjo legjislatur\u00eb e ka n\u00eb agjend\u00eb ligjin p\u00ebr sigurime sh\u00ebndet\u00ebsore mir\u00ebpo ai ligj ka qen\u00eb n\u00eb vitin e kaluar nuk \u00ebsht\u00eb debatuar, \u00ebsht\u00eb k\u00ebt\u00eb vit jemi n\u00eb gjysm\u00ebn e vitit dhe ende nuk shihen askund fillet nj\u00eb p\u00ebrmbyllje t\u00eb tij\u201d, ka th\u00ebn\u00eb An\u00ebtari i Komisionit p\u00ebr Sh\u00ebndet\u00ebsi, Shemsedin Dreshaj.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2009 ligji p\u00ebr sigurime sh\u00ebndet\u00ebsore ishte t\u00ebrhequr p\u00ebr shkak t\u00eb buxhetit. Nd\u00ebrkaq ligji i ri p\u00ebr sigurime sh\u00ebndet\u00ebsore u miratua n\u00eb vitin 2014, por q\u00eb prap\u00eb asnj\u00ebher\u00eb nuk u zbatua. Ata pak qytetar\u00ebt q\u00eb kan\u00eb sigurime sh\u00ebndet\u00ebsore jan\u00eb t\u00eb siguruar vet\u00ebm p\u00ebrmes kompanive private.\/RTV Dukagjini\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebr sistemin e informimit sh\u00ebndet\u00ebsor, ka filluar procesi i studimit t\u00eb fizibilitetit dhe pritet t\u00eb finalizohet n\u00eb qershor, nd\u00ebrsa sigurime sh\u00ebndet\u00ebsore qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs nuk do t\u00eb ken\u00eb s\u00eb paku edhe kat\u00ebr vite. K\u00ebshtu thot\u00eb ministri i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, por q\u00eb p\u00ebr dallim prej tij an\u00ebtar t\u00eb Komisionit p\u00ebr Sh\u00ebndet\u00ebsi nga opozita dhe nga Shoqata e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":148074,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-148073","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/148073","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=148073"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/148073\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/148074"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=148073"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=148073"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=148073"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}