{"id":148299,"date":"2023-05-04T20:25:22","date_gmt":"2023-05-04T18:25:22","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=148299"},"modified":"2023-05-04T20:25:22","modified_gmt":"2023-05-04T18:25:22","slug":"partite-proruse-iniciuan-terheqjen-e-njohjes-se-kosoves-nga-mali-i-zi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/partite-proruse-iniciuan-terheqjen-e-njohjes-se-kosoves-nga-mali-i-zi\/","title":{"rendered":"Partit\u00eb proruse iniciuan t\u00ebrheqjen e njohjes s\u00eb Kosov\u00ebs nga Mali i Zi"},"content":{"rendered":"<p>Deklarata p\u00ebr anulimin e vendimit p\u00ebr njohjen e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs nuk do t\u00eb ket\u00eb efekt juridik dhe as nuk mund t\u00eb jet\u00eb akt ligj\u00ebrisht obligues, thon\u00eb nga Qeveria e Malit t\u00eb Zi.<\/p>\n<p>Fronti Demokratik prorus, i cili ka pushtet absolut n\u00eb Zet\u00eb, komuna m\u00eb e re n\u00eb Mal t\u00eb Zi, mori vendim p\u00ebr miratimin e nj\u00eb Deklarate, me t\u00eb cil\u00ebn, si\u00e7 than\u00eb ata, njohja e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs nuk do t\u00eb vlej\u00eb n\u00eb at\u00eb territor.<\/p>\n<p>Komuna e Zet\u00ebs, e cila ndodhet n\u00eb rrethin\u00ebn e pabanuar t\u00eb kryeqytetit malazez, Podgoric\u00eb, do ta shpreh\u00eb mendimin e saj p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dokument n\u00eb seanc\u00ebn e fundit t\u00eb majit.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsia e Kosov\u00ebs u njoh nga Qeveria e Malit t\u00eb Zi n\u00eb vitin 2008, kur n\u00eb pushtet ishte Partia Demokratike e Socialist\u00ebve (DPS) e Milo Gjukanoviqit, e cila n\u00eb gusht 2020 humbi zgjedhjet nga Fronti Demokratik proserb dhe prorus, Demokrat\u00ebt dhe L\u00ebvizja URA.<\/p>\n<p>S\u00eb fundmi, Gjukanoviq ka p\u00ebsuar disfat\u00eb edhe n\u00eb zgjedhjet presidenciale dhe zyrtarisht m\u00eb 24 maj duhet t\u2019ia dor\u00ebzoj\u00eb at\u00eb post presidentit t\u00eb sapozgjedhur, Jakov Milatoviq, i cili deklaroi se nuk do t\u00eb ket\u00eb t\u00ebrheqje t\u00eb njohjeve t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb thot\u00eb Qeveria?<\/p>\n<p>Deklarata p\u00ebr anulimin e vendimit p\u00ebr njohjen e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs nuk do t\u00eb ket\u00eb efekt juridik dhe as nuk mund t\u00eb jet\u00eb akt ligj\u00ebrisht obligues, thon\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb nga Qeveria e Malit t\u00eb Zi.<\/p>\n<p>K\u00ebshilltari p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje juridike n\u00eb Kryeministri, Ivo Shoq, miratimin e nj\u00eb Deklarate t\u00eb till\u00eb e sheh si akt politik p\u00ebr t\u00eb cilin Qeveria nuk duhet t\u00eb deklarohet.<\/p>\n<p>\u201cMiratimi i nj\u00eb akti t\u00eb till\u00eb ndoshta synon t\u00eb d\u00ebrgoj\u00eb nj\u00eb mesazh politik, m\u00eb shum\u00eb sesa mund t\u00eb prodhoj\u00eb ndonj\u00eb efekt juridik n\u00eb territorin e komun\u00ebs q\u00eb do t\u00eb miratonte nj\u00eb akt t\u00eb till\u00eb. Un\u00eb e shoh k\u00ebt\u00eb si nj\u00eblloj revolte t\u00eb mundshme ndaj ngjarjeve t\u00eb fundit, lidhur me pranimin e Kosov\u00ebs n\u00eb K\u00ebshillin e Evrop\u00ebs\u201d, thot\u00eb ai p\u00ebr REL-in.<\/p>\n<p>Shoq, po ashtu, thekson dimensionin juridik t\u00eb miratimit t\u00eb shpallur t\u00eb Deklarat\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cNga pik\u00ebpamja e ligjit, edhe n\u00eb rast t\u00eb deklarimeve t\u00eb tilla, komunat do t\u00eb dilnin jasht\u00eb juridiksionit t\u00eb tyre dhe mbetet e paqart\u00eb se si do t\u00eb mund t\u00eb zbatoheshin. Ne ende nuk e dim\u00eb se cila do t\u00eb ishte p\u00ebrmbajtja e nj\u00eb akti t\u00eb till\u00eb dhe n\u00ebse n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb k\u00ebsaj, ai mund t\u00eb jet\u00eb objekt i procedur\u00ebs para Gjykat\u00ebs Administrative ose Kushtetuese\u201d, shpjegon ai.<\/p>\n<p>Por, edhe Fronti Demokratik \u00ebsht\u00eb i vet\u00ebdijsh\u00ebm se deklarata e nj\u00eb komune nuk mund t\u00eb ket\u00eb efekt juridik, por duan, si\u00e7 thon\u00eb ata, t\u00eb d\u00ebrgojn\u00eb nj\u00eb mesazh politik.<\/p>\n<p>Fronti Demokratik u b\u00ebn thirrje bashkive t\u00eb tjera t\u00eb b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb \u201cgjest simbolik\u201d<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesi i k\u00ebtij grupi politik, Milun Zogoviq, ka th\u00ebn\u00eb se miratimi i Deklarat\u00ebs p\u00ebr anulimin e njohjes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Komun\u00ebn e Zet\u00ebs \u00ebsht\u00eb logjike, sepse paraqet reagim ndaj mb\u00ebshtetjes s\u00eb diplomacis\u00eb malazeze q\u00eb Kosova t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb an\u00ebtare e K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cEdhe pse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vendim simbolik, ai \u00ebsht\u00eb i justifikuar sepse do t\u00eb tregoj\u00eb se \u00e7far\u00eb mendon shumica e Malit t\u00eb Zi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb shprehje e dy t\u00eb tretave t\u00eb vullnetit t\u00eb popullit\u201d, tha Zogoviq.<\/p>\n<p>Zyrtar\u00ebt e Frontit Demokratik u b\u00ebn\u00eb thirrje bashkive t\u00eb tjera ku Qeveria p\u00ebrb\u00ebhet nga an\u00ebtar\u00eb t\u00eb shumic\u00ebs aktuale parlamentare q\u00eb t\u00eb miratojn\u00eb Deklarata t\u00eb tilla:<\/p>\n<p>\u201cDhe, k\u00ebshtu t\u00eb filloj\u00eb procesi i kthimit t\u00eb Malit t\u00eb Zi n\u00eb burimet e tij historike, shpirt\u00ebrore dhe shtetformuese\u201d, thuhet n\u00eb nj\u00eb nga njoftimet e FSH.<\/p>\n<p>Si erdhi deri k\u00ebtu?<\/p>\n<p>Mali i Zi m\u00eb 24 prill votoi p\u00ebr pranimin e Kosov\u00ebs n\u00eb K\u00ebshillin e Evrop\u00ebs, p\u00ebr \u00e7ka reaguan ashp\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb e partive proserbe n\u00eb pushtet, duke e gjykuar nj\u00eb politik\u00eb t\u00eb till\u00eb \u201ct\u00eb turpshme p\u00ebr Beogradin zyrtar\u201d.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb rast, t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn e 3 majit, Kuvendi mbajti seanc\u00ebn kontrolluese t\u00eb kryeministrit Dritan Abazoviq, i cili \u00ebsht\u00eb edhe koordinator i Ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme.<\/p>\n<p>Me at\u00eb rast, Abazoviq ka th\u00ebn\u00eb se an\u00ebtar\u00ebsimi i Kosov\u00ebs n\u00eb K\u00ebshillin e Evrop\u00ebs \u00ebsht\u00eb n\u00eb interes t\u00eb stabilitetit rajonal.<\/p>\n<p>\u201cAsgj\u00eb nuk ka ndryshuar n\u00eb politik\u00ebn e jashtme t\u00eb Malit t\u00eb Zi, ne kemi ndjekur nj\u00eb politik\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjegjshme dhe konsekuente dhe jemi sjell\u00eb si t\u00eb gjitha vendet e tjera q\u00eb e kan\u00eb njohur Kosov\u00ebn\u201d, shpjegoi Abazoviq gjat\u00eb seanc\u00ebs.<\/p>\n<p>A mund t\u00eb revokohet njohja?<\/p>\n<p>\u201cSigurisht q\u00eb nj\u00eb Qeveri e p\u00ebrgjegjshme duhet t\u00eb reagoj\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, sepse nuk p\u00ebrjashtohet q\u00eb komunat tjera t\u00eb miratojn\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb ngjashme\u201d, thot\u00eb profesori i s\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare, Nebojsha Vu\u00e7iniq, n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr REL-in.<\/p>\n<p>Ai thekson se vendimi p\u00ebr njohjen e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb i parevokuesh\u00ebm dhe se asnj\u00eb vendim i m\u00ebvonsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn \u00e7\u00ebshtje nuk mund ta kund\u00ebrshtoj\u00eb at\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cAs Zeta dhe asnj\u00eb Qeveri n\u00eb bot\u00eb, n\u00ebse e anulon vendimin p\u00ebr njohjen e Kosov\u00ebs, nuk ka efekt, sepse njohja e shtetit \u00ebsht\u00eb e parevokueshme dhe prapavepruese. Revokimi nuk ka asnj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi juridike, mund t\u00eb ket\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi populiste \u201d, shpjegon Vu\u00e7iniq.<\/p>\n<p>Profesor Vu\u00e7iniq thot\u00eb se n\u00eb rastin e \u201c\u00e7njohjes s\u00eb Kosov\u00ebs\u201d nga Zeta, dhe potencialisht nga komunat e tjera, po p\u00ebrdoret nj\u00eb mjet p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur nj\u00eb q\u00ebllim t\u00eb qart\u00eb politik:<\/p>\n<p>\u201cI gjith\u00eb sistemi juridik dhe politik \u00ebsht\u00eb n\u00eb funksion t\u00eb realizimit t\u00eb asaj q\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb pezhorative quhet \u2018bota serbe\u2019. Gjith\u00e7ka i n\u00ebnshtrohet asaj. Lejohen t\u00eb gjitha mjetet p\u00ebr t\u00eb arritur q\u00ebllimin. Nj\u00eb nga mjetet \u00ebsht\u00eb revokimi i njohjes s\u00eb Kosov\u00ebs\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Cilat jan\u00eb reagimet e opozit\u00ebs?<\/p>\n<p>Z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i Partis\u00eb Socialdemokrate t\u00eb opozit\u00ebs, Mirko Staniq, beson se me k\u00ebt\u00eb iniciativ\u00eb, DF-ja po tenton ta rifitoj\u00eb pozit\u00ebn e dob\u00ebsuar para zgjedhjeve parlamentare t\u00eb 11 qershorit.<\/p>\n<p>\u201cKy \u00ebsht\u00eb mesazhi \u2013 se n\u00ebnshkrimi i nj\u00eb s\u00ebr\u00eb marr\u00ebveshjesh nga Fronti Demokratik para formimit t\u00eb Qeveris\u00eb, n\u00eb t\u00eb cilat, thuhet se nuk do t\u2019i ndryshojn\u00eb detyrimet nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe angazhimi i politik\u00ebs s\u00eb jashtme t\u00eb Malit t\u00eb Zi, \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb mashtrim\u201d, thot\u00eb Staniq.<\/p>\n<p>P\u00ebrkat\u00ebsisht, shumica parlamentare, p\u00ebrfshir\u00eb edhe Frontin Demokratik, u angazhuan pas fitores n\u00eb vitin 2020 q\u00eb t\u00eb mos e ndryshojn\u00eb kursin e politik\u00ebs s\u00eb jashtme t\u00eb vendit, ku p\u00ebrfshihet edhe njohja e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Staniq thot\u00eb se ekziston mund\u00ebsia q\u00eb Zeta s\u00eb shpejti ta revokoj\u00eb vendimin p\u00ebr anulimin e njohjes s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebj\u00eb Fronti Demokratik kur Serbia ta njoh\u00eb Kosov\u00ebn pas disa muajsh? A do t\u00eb shfuqizohet edhe ai vendim \u2018n\u00eb territorin e komun\u00ebs s\u00eb Zet\u00ebs\u2019\u201d, shprehet Staniq.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb duhet t\u00eb dini p\u00ebr Zet\u00ebn?<\/p>\n<p>Zeta \u00ebsht\u00eb komuna m\u00eb e re n\u00eb Mal t\u00eb Zi, e formuar m\u00eb pak se nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb. N\u00eb zgjedhjet e para t\u00eb mbajtura n\u00eb tetor t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, partit\u00eb q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb Frontin Demokratik fituan mbi gjysm\u00ebn e shumic\u00ebs.<\/p>\n<p>Kryesia e Frontit Demokratik u b\u00ebri thirrje bashkive t\u00eb tjera ku jan\u00eb shumic\u00eb, q\u00eb ta b\u00ebjn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn deklarat\u00eb. Fronti Demokratik me partner\u00ebt e tij Demokrat\u00ebt dhe L\u00ebvizja URA kontrollon qeverisjen lokale n\u00eb 13 nga 25 komunat n\u00eb Mal t\u00eb Zi.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb duhet t\u00eb dini p\u00ebr Frontin Demokratik?<\/p>\n<p>Fronti Demokratik, i cili \u00ebsht\u00eb pjesa m\u00eb e madhe e shumic\u00ebs parlamentare, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb aleanc\u00eb politike, q\u00ebllimet kryesore t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jashtme t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs jan\u00eb heqja e sanksioneve kund\u00ebr Rusis\u00eb, dalja e Malit t\u00eb Zi nga aleanca e NATO-s dhe anulimi i njohjes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs. P\u00ebr Kosov\u00ebn pretendojn\u00eb se \u00ebsht\u00eb territor i pushtuar serb dhe e quajn\u00eb at\u00eb vend kuazi-shtet.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse m\u00eb par\u00eb kishte paralajm\u00ebruar se do t\u00eb ngrinte synimet e politik\u00ebs s\u00eb jashtme, Fronti Demokratik i riaktivizoi k\u00ebto k\u00ebrkesa me iniciativ\u00ebn p\u00ebr t\u00eb anuluar njohjen e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, Qeveria e Malit t\u00eb Zi nuk e vuri n\u00eb dyshim pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs.<br \/>\nFronti Demokratik p\u00ebrndryshe \u00ebsht\u00eb i af\u00ebrt me presidentin serb, Aleksandar Vu\u00e7iq, dhe Partin\u00eb e tij Progresive Serbe.<\/p>\n<p>Pasi Mali i Zi mb\u00ebshteti an\u00ebtar\u00ebsimin e Kosov\u00ebs n\u00eb K\u00ebshillin e Evrop\u00ebs, Fronti Demokratik, s\u00eb bashku me Deklarat\u00ebn n\u00eb Zet\u00eb, propozoi q\u00eb n\u00eb kishat dhe manastiret e Kosov\u00ebs t\u00eb filloj\u00eb nj\u00eb fushat\u00eb p\u00ebr mbledhjen e n\u00ebnshkrimeve p\u00ebr t\u00ebrheqjen e vendimit p\u00ebr njohjen e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Kisha serbe nuk iu p\u00ebrgjigj k\u00ebtij propozimi.\/REL<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deklarata p\u00ebr anulimin e vendimit p\u00ebr njohjen e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs nuk do t\u00eb ket\u00eb efekt juridik dhe as nuk mund t\u00eb jet\u00eb akt ligj\u00ebrisht obligues, thon\u00eb nga Qeveria e Malit t\u00eb Zi. Fronti Demokratik prorus, i cili ka pushtet absolut n\u00eb Zet\u00eb, komuna m\u00eb e re n\u00eb Mal t\u00eb Zi, mori vendim p\u00ebr miratimin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":148300,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-148299","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/148299","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=148299"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/148299\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/148300"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=148299"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=148299"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=148299"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}