{"id":148459,"date":"2023-05-06T21:06:26","date_gmt":"2023-05-06T19:06:26","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=148459"},"modified":"2023-05-06T21:06:26","modified_gmt":"2023-05-06T19:06:26","slug":"si-synonte-serbia-ti-bente-per-vete-shqiptaret-e-gjilanit-dhe-rrethines-ne-prag-te-luftes-se-pare-ballkanike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/si-synonte-serbia-ti-bente-per-vete-shqiptaret-e-gjilanit-dhe-rrethines-ne-prag-te-luftes-se-pare-ballkanike\/","title":{"rendered":"Si synonte Serbia t\u2019i b\u00ebnte p\u00ebr vete shqiptar\u00ebt e Gjilanit dhe rrethin\u00ebs n\u00eb prag t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Ballkanike"},"content":{"rendered":"<p>Shkruan: Dr. Enver Sadiku<\/p>\n<p>Qeveria e Serbis\u00eb, e cila prej koh\u00ebsh synonte pushtimin e Kosov\u00ebs dhe territoreve t\u00eb tjera t\u00eb banuara me shqiptar\u00eb, qysh para shum\u00eb vitesh kishte d\u00ebrguar emisar\u00eb n\u00eb Vilajetin e Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrgatitur terrenin p\u00ebr pushtimin e Kosov\u00ebs dhe viseve tjera shqiptare. Nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb ajo e kishte b\u00ebr\u00eb edhe n\u00eb territorin e Gjilanit me rrethin\u00eb. Agjent\u00eb t\u00eb saj ishin tejet aktiv\u00eb n\u00eb terren, duke u munduar t\u00eb v\u00ebn\u00eb kontakte me krer\u00eb t\u00eb Gjilanit me rrethin\u00eb dhe me njer\u00ebz me ndikim.<\/p>\n<p>N\u00eb rajonin e Gjilanit me rrethin\u00eb, qeveria e Serbis\u00eb p\u00ebrpos futjes s\u00eb armatimit p\u00ebr komit\u00ebt dhe popullat\u00ebn serbe, tentonte t\u00eb p\u00ebrfitonte krer\u00ebt e kryengrit\u00ebsve shqiptar\u00eb, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb zbehte rezistenc\u00ebn e armatosur n\u00eb luft\u00ebn q\u00eb e kishin planifikuar. Edhe dokumentet e koh\u00ebs flasin mbi furnizimin ilegal t\u00eb serb\u00ebve me armatime, t\u00eb cil\u00ebt kuajt e ngarkuar me arm\u00eb i drejtonin kryesisht te fshatar\u00ebt serb\u00eb t\u00eb rrethit t\u00eb Prishtin\u00ebs e Gjilanit. Kur k\u00ebto arm\u00eb i zbulonin patrullat e xhandarmeris\u00eb osmane, si\u00e7 ndodhi n\u00eb Gra\u00e7anic\u00eb, serb\u00ebt deklaronin se pushk\u00ebt i bartnin me porosin\u00eb e ka\u00e7ak\u00ebve shqiptar\u00eb.[1] Vet\u00ebm prej 23 shtatorit 1904 deri m\u00eb 25 shkurt 1905, nga Serbia n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb viset per\u00ebndimore t\u00eb Maqedonis\u00eb jan\u00eb d\u00ebrguar n\u00ebnt\u00eb qeta komit\u00ebsh dhe material lufte m\u00eb se 2000 pushk\u00eb, 500 revole dhe shum\u00eb bomba e dinamit, kurse kjo shum\u00eb filloi t\u00eb rritet gjat\u00eb pranver\u00ebs s\u00eb vitit 1905.[2]<\/p>\n<p>Para se t\u00eb fillonte luft\u00ebn, qeveria e Beogradit d\u00ebrgonte n\u00eb Kosov\u00eb grupe q\u00eb merreshin me veprimtari terroriste e diversioniste. K\u00ebto grupe qen\u00eb t\u00eb organizuara n\u00eb organizata t\u00eb fshehta, si\u00e7 ishin \u201cNarodna Odbrabna\u201d* (Mbrojtja Popullore), \u201cUjedinjenje ili smrt\u201d* (Bashkim ose vdekje) e organizata t\u00eb tjera. N\u00eb k\u00ebto organizata b\u00ebnin pjes\u00eb grupe t\u00eb varura e t\u00eb pavarura, nacionale, ushtarake e civile, persona t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, agjent\u00eb e diversant\u00eb. Ata mblidhnin e raportonin t\u00eb dh\u00ebna, vrisnin atdhetar\u00eb, mobilizonin e armatosnin serb\u00eb q\u00eb banonin n\u00eb Kosov\u00eb e i st\u00ebrvitnin e rekrutonin ata n\u00eb grupe paramilitare e p\u00ebr pun\u00eb subversive.[3]<\/p>\n<p>Qeveria e Serbis\u00eb kishte futur agjent\u00eb t\u00eb saj edhe n\u00eb rajonin e Gjilanit me rrethin\u00eb. I till\u00eb ishte kapiteni Bozhin Simiq, agjent serb, i cili paraqitej si boshnjak i fes\u00eb islame dhe falej n\u00eb xhami. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ai kishte fituar besimin te nj\u00eb pjes\u00eb e popullat\u00ebs, e cila at\u00eb e konsideronte si njeri t\u00eb fes\u00eb e njeri t\u00eb ndersh\u00ebm, por Bozhin Simiq kishte detyra krejt tjera e nj\u00ebra nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishmet ishte p\u00ebrgatitja e terrenit p\u00ebr pushtimin e m\u00ebvonsh\u00ebm t\u00eb k\u00ebtyre trojeve nga ushtria serbe dhe mbledhjen e arm\u00ebve nga shqiptar\u00ebt. Ai q\u00ebndroi n\u00eb fshatrat e Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Gollakut n\u00eb Roga\u00e7ic\u00eb e Hodonovc dhe mbante lidhje t\u00eb pand\u00ebrprera me punktet e p\u00ebrqendrimit t\u00eb komit\u00ebve dhe me vendin am\u00eb, duke p\u00ebrgatitur dep\u00ebrtimin sa m\u00eb t\u00eb leht\u00eb t\u00eb ushtris\u00eb serbe dhe duke u p\u00ebrpjekur q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb shqiptar\u00eb p\u00ebr q\u00ebllimet e ardhshme t\u00eb Serbis\u00eb.[4]<\/p>\n<p>Kapiteni Bozhin Simiq kishte si detyr\u00eb gjithashtu t\u00eb \u00e7oj n\u00eb vend p\u00ebrpjekjet e vazhdueshme t\u00eb qeveris\u00eb serbe p\u00ebr t\u00eb r\u00ebn\u00eb n\u00eb kontakt me figura t\u00eb shquara t\u00eb kryengrit\u00ebsve shqiptar\u00eb kund\u00ebr Perandoris\u00eb Osmane si\u00e7 ishin Idriz Seferi, Isa Boletini, Sali Aga e t\u00eb tjer\u00eb, p\u00ebr t\u00eb neutralizuar e paralizuar rezistenc\u00ebn e shqiptar\u00ebve kund\u00ebr Serbis\u00eb n\u00eb trevat e Gjilanit e m\u00eb gjer\u00eb. Ai i k\u00ebrkoi Idriz Seferit q\u00ebndrim neutral ndaj Serbis\u00eb n\u00eb rast lufte me Perandorin\u00eb Osmane, por n\u00eb k\u00ebt\u00eb ofert\u00eb t\u00eb Serbis\u00eb, Idriz Seferi do t\u00eb p\u00ebrgjigjej qart\u00eb se nuk synonte mbrojtjen e Perandoris\u00eb Osmane, ndaj t\u00eb cil\u00ebs kishte luftuar, por q\u00ebllim kishte mbrojtjen e tokave shqiptare.<\/p>\n<p>Njer\u00ebz t\u00eb till\u00eb qeveria serbe kishte futur edhe n\u00eb Gjilan, si\u00e7 ishte m\u00ebsuesi serb nga Gjilani, Zhivko Popoviq, q\u00eb ishte konfident me nofk\u00ebn \u201cMoravac\u201d, i cili d\u00ebrgonte shkresa n\u00ebp\u00ebr konsuj p\u00ebr gjendjen n\u00eb Gjilan e rrethin\u00eb. Edhe mbreti i Serbis\u00eb, Petar Karagjorgjeviq, b\u00ebri gjith\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb lidhje me Idriz Seferin dhe at\u00eb qysh n\u00eb fillim t\u00eb vitit 1912. P\u00ebrfaq\u00ebsuesit e qeveris\u00eb serbe, gjat\u00eb bisedimeve, n\u00eb asnj\u00eb rast nuk kishin treguar pretendime territoriale ndaj Vilajetit t\u00eb Kosov\u00ebs. Atyre edhe Idriz Seferi ua kishte b\u00ebr\u00eb me dije se shqiptar\u00ebt luftonin p\u00ebr autonomin\u00eb e tyre dhe se p\u00ebr liri do t\u00eb sakrifikonin \u00e7do gj\u00eb.[5] Sipas Zekeria Canajt, q\u00eb ka hulumtuar shum\u00eb n\u00ebp\u00ebr arkivat serbe, nga burimet serbe nuk del q\u00eb Idriz Seferi hyri n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb pushtetit serb, derisa sipas tij, edhe pohimet e konsullit austro-hungarez n\u00eb Shkup duhet marr\u00eb me rezerv\u00eb, ngase n\u00ebse Idriz Seferi para vitit 1912 mori kontakt me Serbin\u00eb p\u00ebr t\u2019u furnizuar me arm\u00eb dhe municion e m\u00eb pas pati edhe konsultime me prefektin e Shkupit, A. Cemovi\u00e7, ky nuk \u00ebsht\u00eb argument q\u00eb provon devijimin e tij.[6] Serbia pos Idriz Seferit kishte tentuar t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb edhe Bajram Currin, Isa Boletinin,  Hasan Prishtin\u00ebn e udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb shquar, duke p\u00ebrdorur lloj-lloj m\u00ebnyre, por nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb nuk e arriti, ngase shqiptar\u00ebt dhe krer\u00ebt e tyre ishin t\u00eb vendosur p\u00ebr t\u00eb luftuar p\u00ebr t\u00eb drejtat e veta.[7]<\/p>\n<p>Politika e Serbis\u00eb ishte dyfytyr\u00ebshe, ngase n\u00eb Beograd llogaritej se shqiptar\u00ebt sa m\u00eb shum\u00eb t\u00eb dob\u00ebsoheshin dhe se t\u00eb ishin n\u00eb pozit\u00eb sa m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, ata m\u00eb leht\u00eb do t\u00eb bashk\u00ebpunonin me Serbin\u00eb. Udh\u00ebheqja e Serbis\u00eb gjithashtu k\u00ebrkonte q\u00eb shqiptar\u00ebt q\u00eb kan\u00eb ikur n\u00eb Serbi e Mal t\u00eb Zi t\u00eb lirohen dhe t\u00eb kthehen me arm\u00eb n\u00eb Perandorin\u00eb Osmane dhe t\u2019u premtohet strehim.[8]<\/p>\n<p>N\u00eb prag t\u00eb Luft\u00ebrave Ballkanike, qeveria e Serbis\u00eb p\u00ebr ta zvog\u00ebluar rezistenc\u00ebn e shqiptar\u00ebve kund\u00ebr forcave t\u00eb tyre nxor\u00ebn proklamata dhe premtime boshe p\u00ebr barazi dhe drejt\u00ebsi. Gjithashtu edhe Porta e Lart\u00eb p\u00ebrpiqej q\u00eb t\u2019i p\u00ebrvet\u00ebsonte shqiptar\u00ebt me premtime p\u00ebr autonomi.[9] Serbia ka punuar shum\u00eb edhe n\u00eb drejtimin q\u00eb L\u00ebvizjen Shqiptare ta largoj\u00eb nga ndikimi austro-hungarez dhe ta v\u00eb n\u00ebn ndikimin e vet,[10] sikurse q\u00eb n\u00eb L\u00ebvizjen Komb\u00ebtare Shqiptare, Serbia shihte mjetin n\u00eb dob\u00ebsimin e Perandoris\u00eb Osmane,[11] derisa p\u00ebr konsum t\u00eb brendsh\u00ebm dhe n\u00eb planin nd\u00ebrkomb\u00ebtar q\u00ebllimet luftarake t\u00eb Serbis\u00eb m\u00eb 1912, n\u00eb gjuh\u00ebn serbe dhe at\u00eb angleze i shtjelloi Jovan Cvijiq, n\u00eb artikullin \u201cLufta Ballkanike dhe Serbia\u201d, t\u00eb botuar po at\u00eb vit. Sipas Cvijiqit, viktim\u00eb e dhun\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb ishin serb\u00ebt, kurse shkaktari i t\u00eb gjitha vuajtjeve t\u00eb serb\u00ebve ishin shqiptar\u00ebt, andaj ai th\u00ebrriste q\u00eb k\u00ebto territore t\u00eb \u00e7liroheshin. Ai gjithashtu k\u00ebrkonte edhe daljen e Serbis\u00eb n\u00eb det, p\u00ebr t\u00eb arritur \u00e7lirimin ekonomik nga Austro \u2013 Hungaria dhe p\u00ebr t\u2019i shp\u00ebtuar bllokad\u00ebs osmane.[12]<\/p>\n<p>Qeveria e Serbis\u00eb me t\u00eb madhe b\u00ebnte propagand\u00eb edhe n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare, ku para p\u00ebrfaq\u00ebsive t\u00eb m\u00ebdha paraqiste dhun\u00ebn q\u00eb gjoja shqiptar\u00ebt me bekimin e pushtetar\u00ebve ushtronin ndaj fshatar\u00ebve serb\u00eb. Kjo mund t\u00eb argumentohet edhe n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb letre konfidenciale nga Prishtina, t\u00eb shkruar n\u00eb gjuh\u00ebn fr\u00ebnge, d\u00ebrguar legat\u00ebs s\u00eb Serbis\u00eb n\u00eb Lond\u00ebr, ku shkruhej p\u00ebr gjoja krimet e shqiptar\u00ebve t\u00eb Kazas\u00eb s\u00eb Gjilanit q\u00eb kryenin kund\u00ebr popullat\u00ebs serbe n\u00ebp\u00ebr fshatra. N\u00eb k\u00ebt\u00eb let\u00ebr ishte p\u00ebrpiluar nj\u00eb list\u00eb me raste individuale t\u00eb banor\u00ebve serb\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt gjoja kishin p\u00ebsuar dhun\u00eb, keqtrajtime, vjedhje e deri n\u00eb vrasje edhe at\u00eb me dijenin\u00eb dhe n\u00ebn mbrojtjen e autoriteteve osmane.[13]<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb bindur shqiptar\u00ebt q\u00eb t\u00eb mos i rezistojn\u00eb ushtris\u00eb serbe, e cila planifikonte pushtimin e trevave t\u00eb banuara me shqiptar\u00eb, m\u00eb 18 n\u00ebntor 1912, mbreti Petar i Serbis\u00eb kishte l\u00ebshuar nj\u00eb kumtes\u00eb, sipas t\u00eb cil\u00ebs askush nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb i k\u00ebnaqur me gjendjen n\u00eb Perandorin\u00eb Osmane, andaj ai kishte urdh\u00ebruar ushtrin\u00eb q\u00eb t\u2019i hyj\u00eb k\u00ebsaj lufte t\u00eb shenjt\u00eb p\u00ebr lirin\u00eb e t\u00eb gjith\u00ebve dhe p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe se t\u00eb gjith\u00ebve do t\u2019u sjellin liri, v\u00ebllaz\u00ebri e barazi. \u201cGjysm\u00eb viti pasi ishte l\u00ebshuar kjo kumtes\u00eb, mij\u00ebra njer\u00ebz u vran\u00eb e torturuan p\u00ebr vdekje: burra, gra, f\u00ebmij\u00eb, pleq; katunde t\u00eb djegura e t\u00eb pla\u00e7kitura, gra e vajza t\u00eb p\u00ebrdhunuara, i gjith\u00eb vendi i shkat\u00ebrruar, i pla\u00e7kitur, i mbytur n\u00eb gjak e i p\u00ebrdhosur\u201d.[14]<\/p>\n<p>Pra, derisa shqiptar\u00ebt luftonin p\u00ebr t\u00eb larguar pas rreth 500 vjet\u00ebsh otoman\u00ebt nga tokat e tyre, fqinj\u00ebt n\u00eb heshtje p\u00ebrgatisnin planet p\u00ebr ndarjen e tokave shqiptare dhe masakrimin e popullsis\u00eb autoktone. Duhet pranuar, shqiptar\u00ebt e kishin nuhatur k\u00ebt\u00eb, por jo n\u00eb mas\u00ebn e duhur, dhe se nuk kishin b\u00ebr\u00eb t\u00eb gjitha p\u00ebrgatitjet p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur me sfidat tjera pas asaj me otoman\u00ebt.<\/p>\n<p>[1] Cana, Z., Politika\u2026, f. 20.<\/p>\n<p>[2] \u041f\u0440\u0432\u0438 \u0411\u0430\u043b\u043a\u0430\u043d\u0441\u043a\u0438 \u0420\u0430\u0442 1912 \u2013 1913, c. 33.<\/p>\n<p>* Narodna Odbrana (Mbrojtja Popullore). Formacion paraushtarak serb i formuar n\u00eb vitin 1908 n\u00eb koh\u00ebn e kriz\u00ebs aneksioniste q\u00eb kishte p\u00ebr q\u00ebllim bashk\u00ebngjitjen e Bosnj\u00eb-Hercegovin\u00ebs dhe Serbis\u00eb. Ky formacion nga Mbret\u00ebria e Serbis\u00eb n\u00eb Bosnje d\u00ebrgonte nj\u00ebsi \u00e7etnike kund\u00ebr Austro-Hungaris\u00eb. Gjat\u00eb Luft\u00ebrave Ballkanike n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebsaj organizate rekrutoheshin vullnetar\u00eb p\u00ebr luft\u00eb. Pas marrjes s\u00eb Maqedonis\u00eb, kjo organizat\u00eb ka b\u00ebr\u00eb presion n\u00eb popullat\u00ebn sllavomaqedonase q\u00eb t\u00eb deklarohen si serb\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb e kishin kund\u00ebrshtuar nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb ishin rrahur dhe torturuar. Sipas komisionit nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr luft\u00ebrat ballkanike, pjes\u00ebtar\u00ebt e Narodna Odbran\u00ebs kan\u00eb kryer krime t\u00eb r\u00ebnda luftarake ndaj popullat\u00ebs civile. Komiteti Qendror i \u201cNarodna Odbran\u00ebs\u201d gjendej n\u00eb Shkup, kurse nga popullata e Shkupit qendra e tyre quhej \u201csht\u00ebpia e zez\u00eb\u201d, sipas organizat\u00ebs fam\u00ebkeqe \u201cdora e zez\u00eb\u201d, e cila q\u00ebndronte prapa tyre. N\u00eb \u201csht\u00ebpin\u00eb e zez\u00eb\u201d d\u00ebrgoheshin t\u00eb gjith\u00eb personat q\u00eb ishin jolojal\u00eb dhe aty torturoheshin.<\/p>\n<p>* Ujedinjenje ili smrt (Bashkim ose vdekje). Ky formacion zyrtarisht mbante k\u00ebt\u00eb em\u00ebr, kurse njihej edhe si \u201cCrna Ruka\u201d (Dora e Zez\u00eb) dhe ishte si shoq\u00ebri e fsheht\u00eb e themeluar m 10 qershor 1910. \u201cDora e Zez\u00eb\u201d ka vepruar edhe para k\u00ebsaj date, duke b\u00ebr\u00eb shum\u00eb atentate. Udh\u00ebheq\u00ebs i saj ishte Dragutin Dimitrijeviq Apis dhe kjo organizat\u00eb kishte q\u00ebllime pansllaviste p\u00ebr krijimin e Serbis\u00eb s\u00eb Madhe. M\u00eb von\u00eb kjo organizat\u00eb ishte e ky\u00e7ur n\u00eb atentatin e Sarajev\u00ebs. N\u00eb dokumentet e gjetura p\u00ebr k\u00ebt\u00eb organizat\u00eb jan\u00eb gjetur plane p\u00ebr atentate n\u00eb personalitet e ndryshme me r\u00ebnd\u00ebsi, t\u00eb gjitha k\u00ebto p\u00ebr nj\u00eb q\u00ebllim \u2013 p\u00ebrmbushjen e planit t\u00eb Serbis\u00eb s\u00eb Madhe, gj\u00eb e cila ishte e shkruar edhe n\u00eb Statutin e k\u00ebsaj organizate.<\/p>\n<p>[3] Shala, Xh., Marr\u00ebdh\u00ebniet\u2026, f. 48.<\/p>\n<p>[4] ASHK, Prishtin\u00eb, Fondi i Sadullah Brestovcit, nr. i inv. 29, fasc.1 (Kujtime nga Osman aga Bi\u00e7ku (1885) nga Hogoshti (7.XI.1969): shih Brestovci, S. art. i p\u00ebrm., f. 9.<\/p>\n<p>[5] Brestovci, S., art. i p\u00ebrm., f. 13<\/p>\n<p>[6]Cana, Z., 1990. Populli shqiptar n\u00eb kap\u00ebrcyell t\u00eb shekullit XX. Prishtin\u00eb: Rilindja, f. 179.<\/p>\n<p>[7] Po aty., f. 15.<\/p>\n<p>[8] \u041f\u0440\u0432\u0438 \u0411\u0430\u043b\u043a\u043d\u0430\u0441\u043a\u0438 \u0420\u0430\u0442 I, c. 81.<\/p>\n<p>[9] Rexha, S., vep. e p\u00ebrm., f. 4.<\/p>\n<p>[10] \u041f\u0440\u0432\u0438 \u0411\u0430\u043b\u043a\u043d\u0430\u0441\u043a\u0438 \u0420\u0430\u0442 I, c. 136.<\/p>\n<p>[11]Martinovi\u0107, S. 1976. Srbi i Albanci u Balkanskim Ratovima (magistarski rad),  Pri\u0161tina, s.12.<\/p>\n<p>[12] Cviji\u0107, J. November 1912. War and Srbija, N\u00eb Review of reviews, London.<\/p>\n<p>[13]\u0414\u0440\u0436\u0430\u0432\u043d\u0438\u043e\u0442 A\u0440\u0445\u0438\u0432 \u043d\u0430 \u0420\u0435\u043f\u0443\u0431\u043b\u0438\u043a\u0430 \u041c\u0430\u043a\u0435\u0434\u043e\u043d\u0438\u0458\u0430 (DARM), \u0421\u043a\u043e\u043f\u0458\u0435, \u0444\u043e\u043d\u0434\u043e\u0442 \u043d\u0430 \u041c\u0438\u043d\u0438\u0441\u0442\u0435\u0440\u0441\u0442\u0432\u043e\u0442\u043e \u0437\u0430 H\u0430\u0434\u0432\u043e\u0440\u0435\u0448\u043d\u0438 P\u0430\u0431\u043e\u0442\u0438 (MNR), \u0431\u0440. \u0418\u043d\u0432\u0435\u043d\u0442\u0430\u0440, 1.18.3-30\/59-65.<\/p>\n<p>[14] Freundlich, L., vep. e p\u00ebrm., f. 8.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkruan: Dr. Enver Sadiku Qeveria e Serbis\u00eb, e cila prej koh\u00ebsh synonte pushtimin e Kosov\u00ebs dhe territoreve t\u00eb tjera t\u00eb banuara me shqiptar\u00eb, qysh para shum\u00eb vitesh kishte d\u00ebrguar emisar\u00eb n\u00eb Vilajetin e Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrgatitur terrenin p\u00ebr pushtimin e Kosov\u00ebs dhe viseve tjera shqiptare. Nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb ajo e kishte b\u00ebr\u00eb edhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":148460,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":{"0":"post-148459","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-opinion"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/148459","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=148459"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/148459\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/148460"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=148459"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=148459"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=148459"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}