{"id":148506,"date":"2023-05-07T19:16:41","date_gmt":"2023-05-07T17:16:41","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=148506"},"modified":"2023-05-07T19:16:41","modified_gmt":"2023-05-07T17:16:41","slug":"kurti-ekipi-menaxhues-e-ka-perfunduar-misionin-edhe-funksionin-e-vet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/kurti-ekipi-menaxhues-e-ka-perfunduar-misionin-edhe-funksionin-e-vet\/","title":{"rendered":"Kurti: Ekipi menaxhues e ka p\u00ebrfunduar misionin edhe funksionin e vet"},"content":{"rendered":"<p>Kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti, ka th\u00ebn\u00eb se ekipi menaxhues p\u00ebr hartimin e draft-statutit t\u00eb Asociacionit t\u00eb komunave me shumic\u00eb serbe ka p\u00ebrfunduar misionin dhe funksionin e vet.<\/p>\n<p>Kurti ka th\u00ebn\u00eb se ekipit menaxhues i ka p\u00ebrfunduar puna, andaj edhe lirimi nga detyra \u00ebsht\u00eb gj\u00ebja m\u00eb e natyrshme dhe m\u00eb e logjikshme.<\/p>\n<p>\u201cEkipi menaxhues e ka p\u00ebrfunduar edhe misionin edhe funksionin e vet, andaj ne nuk kemi m\u00eb arsye q\u00eb ta d\u00ebgjojm\u00eb ekipin menaxhues q\u00eb \u00e7ka pati p\u00ebr t\u00eb thoshte e tha n\u00eb Bruksel m\u00eb 2 maj. Un\u00eb besoj q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb e kan\u00eb t\u00eb qart\u00eb se ekipit menaxhues i ka p\u00ebrfunduar puna andaj edhe lirimi nga detyra \u00ebsht\u00eb gj\u00ebja m\u00eb e natyrshme dhe m\u00eb e logjikshme\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb takim tjet\u00ebr mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, Kurti ka th\u00ebn\u00eb se pritet t\u00eb ket\u00eb gjat\u00eb k\u00ebtij muaji.<\/p>\n<p>\u201cHapat e radh\u00ebs besoj se do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb takim i yni me nd\u00ebrmjet\u00ebsit. Besoj se kjo do t\u00eb ndodh\u00eb gjat\u00eb k\u00ebtij muaji. Pas k\u00ebtij takimi do t\u00eb mund t\u00eb shohim cil\u00ebt do t\u00eb jen\u00eb hapat tjer\u00eb p\u00ebrpara dhe k\u00ebta hapa do t\u00eb jen\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr zbatimin dhe sekuencimin e zbatimit\u201d, tha kryeministri.<\/p>\n<p>\u201cNd\u00ebrmjet\u00ebsit nuk dhan\u00eb vler\u00ebsim p\u00ebr at\u00eb, mir\u00ebpo pala serbe nuk pranoi as ta marr\u00eb p\u00ebr lexim. Ne e kemi d\u00ebgjuar ekipin menaxhues, ne e kemi lexuar propozimin e tyre, ne kemi dh\u00ebn\u00eb mendimin ton\u00eb mospajtues, nd\u00ebrsa p\u00ebr propozimin ton\u00eb nuk kemi p\u00ebrgjigje nga nd\u00ebrmjet\u00ebsi. Ky draftvizion q\u00eb e kam prezantuar un\u00eb aty \u00ebsht\u00eb i inspiruar nga modeli i Kroacis\u00eb p\u00ebr pakicat komb\u00ebtare, p\u00ebrkat\u00ebsisht p\u00ebr pakic\u00ebn serbe\u2026 Marr\u00ebveshjen p\u00ebr modelin p\u00ebr mbrojtjen e pakic\u00ebs serbe n\u00eb Kroaci e ka pranuar edhe Serbia, prandaj ne kemi konsideruar q\u00eb ky \u00ebsht\u00eb vendi q\u00eb ne do t\u00eb mund t\u00eb marrim frym\u00ebzimin ton\u00eb. N\u00ebse Serbia e ka pranuar k\u00ebt\u00eb gj\u00eb me Kroacin\u00eb, konsiderojm\u00eb q\u00eb do t\u00eb duhet ta pranoj\u00eb edhe me ne. Nuk jam i interesuar as t\u2019i kontrolloj serb\u00ebt, as t\u2019ua shkel\u00eb t\u00eb drejtat as atyre, asnj\u00eb minoriteti, as nj\u00eb qytetari t\u00eb republik\u00ebs\u201d, ka th\u00ebn\u00eb mes tjerash Kurti para gazetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Tutje, Kurti ka th\u00ebn\u00eb se n\u00eb ve\u00e7anti p\u00ebr nenin 7 t\u00eb marr\u00ebveshjes baz\u00eb ka ofruar nj\u00eb draf-vizion, q\u00eb shpreson q\u00eb do ta marr\u00eb nj\u00eb vler\u00ebsim nga nd\u00ebrmjet\u00ebsuesit evropian\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithashtu, Kurti, ka th\u00ebn\u00eb se n\u00eb takimin e fundit q\u00eb pati n\u00eb Bruksel ka marr\u00eb garanci p\u00ebr marr\u00ebveshjen e arritur n\u00eb Oh\u00ebr.<\/p>\n<p>Kryeministri tha se aty u konfirmua se teksti i marr\u00ebveshjes mbetet i pandryshuesh\u00ebm dhe i panegociuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb takim u konfirmua se marr\u00ebveshja \u00ebsht\u00eb valide, se 27 shkurti i Brukselit dhe 18 marsi i Ohrit ka ndodhur, se teksti i marr\u00ebveshjes \u00ebsht\u00eb aty i pandryshuesh\u00ebm e panegociuesh\u00ebm dhe q\u00eb duhet t\u00eb zbatohet pa vonesa dhe n\u00eb p\u00ebrpik\u00ebri. Andaj ky zotim, ky garancion i nd\u00ebrmjet\u00ebsve evropian\u00eb natyrisht q\u00eb \u00ebsht\u00eb i domosdosh\u00ebm p\u00ebr ta mbajtur solid procesin e dialogut\u201d, shtoi ai.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti, ka th\u00ebn\u00eb se ekipi menaxhues p\u00ebr hartimin e draft-statutit t\u00eb Asociacionit t\u00eb komunave me shumic\u00eb serbe ka p\u00ebrfunduar misionin dhe funksionin e vet. Kurti ka th\u00ebn\u00eb se ekipit menaxhues i ka p\u00ebrfunduar puna, andaj edhe lirimi nga detyra \u00ebsht\u00eb gj\u00ebja m\u00eb e natyrshme dhe m\u00eb e logjikshme. \u201cEkipi menaxhues e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":148494,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-148506","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/148506","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=148506"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/148506\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/148494"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=148506"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=148506"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=148506"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}