{"id":148511,"date":"2023-05-07T21:16:35","date_gmt":"2023-05-07T19:16:35","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=148511"},"modified":"2023-05-07T21:16:35","modified_gmt":"2023-05-07T19:16:35","slug":"new-york-times-shkruan-per-lidhjet-e-dyshuara-te-vuciqit-me-krimin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/new-york-times-shkruan-per-lidhjet-e-dyshuara-te-vuciqit-me-krimin\/","title":{"rendered":"New York Times shkruan p\u00ebr lidhjet e dyshuara t\u00eb Vu\u00e7iqit me krimin"},"content":{"rendered":"<p>Revista javore e gazet\u00ebs New York Times, ka botuar sot nj\u00eb artikull t\u00eb gjat\u00eb, ku zbulon lidhje t\u00eb pretenduara t\u00eb presidentit serb, Aleksand\u00ebr Vu\u00e7i\u00e7 me bot\u00ebn e krimit n\u00eb Serbi.<\/p>\n<p>Artikulli p\u00ebrmban holl\u00ebsi rreth krimeve t\u00eb kryera nga nj\u00eb grup kriminal, udh\u00ebheq\u00ebsi i t\u00eb cilit thot\u00eb se i ka sh\u00ebrbyer pushtetit t\u00eb presidentit Vu\u00e7i\u00e7. Kolegu Artan Haraqija bisedoi me autorin e artikullit, gazetarin Robert F. Worth dhe profesorin amerikan, njoh\u00ebsin e hersh\u00ebm t\u00eb zhvillimeve n\u00eb Ballkan, Daniel Serwer t\u00eb cil\u00ebt thon\u00eb\u00eb se Presidenti Vu\u00e7i\u00e7 ka v\u00ebn\u00eb n\u00ebn kontroll gjith\u00eb levat e pushtetit n\u00eb Serbi.<\/p>\n<p>Nj\u00eb artikull i gjat\u00eb, i publikuar fillimisht n\u00eb faqen e internetit t\u00eb gazet\u00ebs Nju Jork Tajms, ngre akuza t\u00eb shumta mbi lidhjet e presidentit serb, Aleksandar Vu\u00e7i\u00e7 me bot\u00ebn e krimit t\u00eb organizuar. Artikulli i gazetarit Robert F. Worth p\u00ebrshkruan me detaje krime t\u00eb kryera nga banda e Veljko Belivukut, kreu i grupit t\u00eb tifoz\u00ebve t\u00eb ekipit t\u00eb futbollit, Partizani i Beogradit. Ai dhe 29 pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb grupit u arrestuan m\u00eb 2021.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb nj\u00eb seanc\u00eb gjyq\u00ebsore me dyer t\u00eb mbyllura Veljko Belivuk tha se banda e tij ishte organizuar \u2018p\u00ebr nevojat dhe me urdh\u00ebr t\u00eb Aleksand\u00ebr Vu\u00e7iqit\u2019, sipas transkripteve t\u00eb gjykat\u00ebs\u201d, thuhet n\u00eb artikullin e New York Times.<\/p>\n<p>\u201cAi p\u00ebrshkroi disa nga pun\u00ebt q\u00eb banda pretendonte se i kishte b\u00ebr\u00eb p\u00ebr qeverin\u00eb, si frik\u00ebsimi i rival\u00ebve politik\u00eb\u201d dhe se ishte takuar personalisht edhe me presidentin Vu\u00e7iq. K\u00ebto akuza jan\u00eb hedhur posht\u00eb nga presidenti serb, i cili megjithat\u00eb refuzoi t\u00eb komentonte p\u00ebr akuzat me New York Times.<\/p>\n<p>Gazetari Worth thot\u00eb se ai nuk beson se Vu\u00e7iq i ka krijuar bandat kriminale nacionaliste serbe, por ai padyshim, i ka shfryt\u00ebzuar ato p\u00ebr forcimin e pushtetit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>\u201cNacionalizmi serb nxiti luft\u00ebn e Jugosllavis\u00eb n\u00eb vitet 1990. Pra, ajo ka ekzistuar p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb dhe e nj\u00ebjta gj\u00eb mund t\u00eb thuhet edhe p\u00ebr krimin e organizuar. Un\u00eb mendoj se ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb politikan oportunist q\u00eb d\u00ebshiron shum\u00eb t\u00eb jet\u00eb n\u00eb pushtet. Ai ka qen\u00eb shum\u00eb efektiv n\u00eb kontrollin e pothuajse t\u00eb gjitha levave t\u00eb pushtetit n\u00eb Serbi dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ai ka p\u00ebrdorur t\u00eb gjitha mund\u00ebsit\u00eb n\u00eb vend\u201d, thot\u00eb p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs, gazetari i New York Times Robert F. Worth.<\/p>\n<p>Profesori i Universitetit John Hopkins dhe v\u00ebzhguesi i hersh\u00ebm i zhvillimeve n\u00eb Ballkan, Daniel Serwer ndan t\u00eb njejtin mendim.<\/p>\n<p>\u201cNuk ka asnj\u00eb politikan, q\u00eb n\u00eb rrethanat aktuale mund t\u00eb ngrihet n\u00eb pushtet n\u00eb Beograd, pa nj\u00eb lloj p\u00ebrshtatjeje me krimin e organizuar dhe Sh\u00ebrbimin e tij Sekret. Kjo \u00ebsht\u00eb mjaft e qart\u00eb. Pyetja \u00ebsht\u00eb n\u00ebse Vu\u00e7i\u00e7 \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e problemit, apo pjes\u00eb e zgjidhjes. Dhe n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, jam i bindur se ai \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e problemit p\u00ebr shkak t\u00eb m\u00ebnyr\u00ebs se si sillet. Ai ka rivendosur autokracin\u00eb n\u00eb Serbi dhe ka toleruar jo vet\u00ebm bandat e futbollit, por edhe t\u00eb krimit t\u00eb organizuar\u201d, thot\u00eb p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs, profesori i Universitetit John Hopkins, Daniel Serwer.<\/p>\n<p>Grupi i Veljko Belivukut ishte arrestuar edhe m\u00eb par\u00eb, por n\u00eb t\u00eb gjitha rastet kishte arritur t\u00eb shmangte d\u00ebnimet p\u00ebr shkak t\u00eb lidhjeve q\u00eb deri n\u00eb vitin 2021 dyshohej se ekzistonin mes tij dhe shtetit serb.<\/p>\n<p>\u201cMb\u00ebshtetja q\u00eb Belivuk dhe miqt\u00eb e tij mor\u00ebn nga policia dhe ministria e brendshme gjat\u00eb dekad\u00ebs s\u00eb fundit \u00ebsht\u00eb dokumentuar n\u00eb d\u00ebshmit\u00eb e gjykat\u00ebs, p\u00ebrgjimet telefonike dhe fotografit\u00eb. Sugjerimi se e gjith\u00eb kjo mund t\u00eb kishte ndodhur pa dijenin\u00eb e Vu\u00e7iqit shkakton t\u00eb qeshura n\u00eb Beograd\u201d, shkuan New York Times.<\/p>\n<p>Zyrtarisht kund\u00ebr grupit t\u00eb Veljko Belivukut r\u00ebndojn\u00eb akuza p\u00ebr krime t\u00eb ndryshme p\u00ebrfshir\u00eb edhe disa krime monstruoze si prerja e gjymtyr\u00ebve t\u00eb viktimave, kryesisht pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb grupeve rivale kriminale. Pas masakrimit, pjes\u00ebt e trupave t\u00eb gjymtuar, si\u00e7 njofton artikulli i New York Times, jan\u00eb hedhur n\u00eb nj\u00eb makin\u00eb p\u00ebr grirje mishi.<\/p>\n<p>Ministria e Brendshme e Serbis\u00eb ka publikuar nj\u00eb video n\u00eb platform\u00ebn \u201cYouTube\u201d ku thot\u00eb se p\u00ebrpos arm\u00ebve dhe eksplozivit t\u00eb grupit t\u00eb Belivukut gjat\u00eb bastisjeve ka gjetur edhe makin\u00ebn e mishit me ADN-n\u00eb e viktimave q\u00eb dyshohet se jan\u00eb masakruar.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Vu\u00e7iqi, sipas artikullit t\u00eb New York Times, ushtron kontroll mbi pothuajse \u00e7do aspekt t\u00eb jet\u00ebs publike, arrestimi i grupit t\u00eb Belivukut mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb nga vendimet e pakta q\u00eb presidenti serb nuk e kontrolloi dot.<\/p>\n<p>Provat n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast erdh\u00ebn nga nj\u00eb ekip belg i EUROPOL-it i cili pas dy vjet\u00ebsh p\u00ebrpjekjeje arriti t\u00eb d\u00ebshifroj\u00eb aplikacionin p\u00ebr mesazhe telefonike Sky \u2013 ECC, nj\u00eb mjet i preferuar komunikimi i trafikant\u00ebve t\u00eb kokain\u00ebs n\u00eb Evrop\u00eb. Aty u zbuluan t\u00eb gjitha t\u00eb dh\u00ebnat p\u00ebr grupin e Veljko Belivukut, nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb autoritetet n\u00eb Serbi nuk mund ta shmangin m\u00eb. Gazetari amerikan thot\u00eb se ai pret q\u00eb hetimi i EUROPOL-it i cili ende vazhdon, t\u00eb zbuloj\u00eb lidhje kriminale nd\u00ebr grupe t\u00eb ndryshme etnike n\u00eb Ballkan.<\/p>\n<p>\u201cKy hetim evropian i drejtuar nga Europoli zbuloi v\u00ebrtet k\u00ebto rrjete kriminale n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb nuk ishte b\u00ebr\u00eb kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb. Ata ende po i hetojn\u00eb mesazhet q\u00eb i deshifruan. Pra, mendoj se ka shum\u00eb t\u00eb tjera q\u00eb nuk jan\u00eb raportuar ende. Nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb vlen t\u00eb p\u00ebrmendet \u00ebsht\u00eb se k\u00ebto dallavere kriminale e tejkalojn\u00eb shpesh politik\u00ebn. Njer\u00ebzit mund t\u00eb jen\u00eb n\u00eb an\u00eb t\u00eb ndryshme etnike, por kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr para, ata do t\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb. Un\u00eb mendoj se ne do t\u00eb zbulojm\u00eb m\u00eb shum\u00eb me kalimin e koh\u00ebs p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si funksionojn\u00eb k\u00ebto rrjete kriminale\u201d, thot\u00eb gazetari Worth.<\/p>\n<p>Artikulli i tij thot\u00eb se deri m\u00eb tani shumica e t\u00eb dh\u00ebnave nga Ballkani kishin t\u00eb b\u00ebnin me grupin serb.<\/p>\n<p>Artikulli i Nju Jork Tajmsit disa her\u00eb p\u00ebrmend edhe rrezikun q\u00eb presidenti serb mund t\u00eb nxis\u00eb nj\u00eb luft\u00eb me q\u00ebllim krijimin e Bot\u00ebs Serbe, ideja nacionaliste e kontrollimit t\u00eb gjitha territoreve ku jetojn\u00eb serb\u00ebt. Kjo n\u00ebnkupton edhe d\u00ebrgimin e ushtris\u00eb p\u00ebr aneksimin e veriut t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas New York Times, ky shqet\u00ebsim mban zgjuar nat\u00ebn diplomat\u00ebt evropian\u00eb. Sidoqoft\u00eb, evropian\u00ebt, krahas zyrtar\u00ebve amerikan\u00eb, sipas analistit, Daniel Serwer, vazhdojn\u00eb t\u00eb ofrojn\u00eb p\u00ebrkrahje t\u00eb pal\u00ebkundur p\u00ebr qeverin\u00eb serbe dhe n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi autokrat\u00ebt n\u00eb Ballkan.<\/p>\n<p>\u201cZyrtar\u00ebt per\u00ebndimor\u00eb jan\u00eb duke mashtruar veten dhe k\u00ebt\u00eb po e b\u00ebjn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb q\u00ebllim. Ata kan\u00eb hequr dor\u00eb nga demokracia liberale n\u00eb Serbi, n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb Bosnje, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi n\u00eb Ballkan. Dhe ajo q\u00eb ata po b\u00ebjn\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb p\u00ebrpiqen t\u00eb p\u00ebrdorin nacionalist\u00ebt p\u00ebr t\u00eb ruajtur paqen, n\u00eb thelb, p\u00ebr t\u00eb stabilizuar rajonin. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ide q\u00eb ka ekzistuar gjithmon\u00eb n\u00eb Per\u00ebndim, por \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb shum\u00eb e spikatur n\u00eb administrat\u00ebn e presidentit Biden dhe ajo anon shum\u00eb drejt t\u00eb qenit pozitiv p\u00ebr Beogradin, pa marr\u00eb parasysh \u00e7far\u00eb ndodh\u201d, thot\u00eb p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs, profesori i Universitetit John Hopkins, Daniel Serwer.<\/p>\n<p>Gazetari amerikan Robert F. Worth thot\u00eb se ka serb\u00eb q\u00eb mendojn\u00eb se situata n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb keq se sa n\u00eb koh\u00ebn e Slobodan Miloshevi\u00e7it.<\/p>\n<p>\u201cDisa serb\u00eb m\u00eb ka th\u00ebn\u00eb q\u00eb n\u00eb disa forma situata \u00ebsht\u00eb m\u00eb keq se si ishte n\u00eb koh\u00ebn e Milloshevi\u00e7it. Drejt\u00ebsia \u00ebsht\u00eb m\u00eb e politizuar se sa ishte n\u00eb at\u00eb koh\u00eb. Nuk ka luft\u00eb civile t\u00eb p\u00ebrgjakshme m\u00eb dhe kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e mir\u00eb, por Serbia tani \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend ku policia, n\u00eb disa nivele dhe n\u00eb koh\u00ebra t\u00eb ndryshme ka qen\u00eb e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb aktivitete kriminale\u201d, thot\u00eb zoti Worth.<\/p>\n<p>Gazetari thot\u00eb se ai nuk \u00ebsht\u00eb ndaluar asnj\u00ebher\u00eb sa ishte n\u00eb Serbi, ndon\u00ebse nuk e p\u00ebrjashton mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrgjuar pa e kuptuar.<\/p>\n<p>\u201cNuk e kam p\u00ebrmendur k\u00ebt\u00eb n\u00eb artikull, por kam patur nj\u00eb takim me nj\u00eb ish funksionar t\u00eb lart\u00eb t\u00eb policis\u00eb serbe, i cili donte t\u00eb m\u00eb jepte disa informacione, por ishte shum\u00eb i frik\u00ebsuar p\u00ebr pasojat. U takuam n\u00eb nj\u00eb kafeteri dhe brenda pak minutash ai tha se po na v\u00ebzhgojn\u00eb dhe nuk jemi t\u00eb sigurt\u00eb. B\u00ebra p\u00ebrpjekje ta kontaktoja s\u00ebrish dhe t&#8217;i ofroja siguri q\u00eb t\u00eb fliste, p\u00ebr t\u00eb m\u00eb treguar ato q\u00eb kishte p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb, por ai vendosi t\u00eb mos fliste m\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>T\u00eb njejt\u00ebn ndjenj\u00eb p\u00ebrgjimi, tregon gazetari, pati edhe ish presidenti Boris Tadi\u00e7 i cili n\u00eb nj\u00eb takim me t\u00eb, iu afrua pran\u00eb duke i p\u00ebrshp\u00ebritur &#8220;disa miq t\u00eb Belivukut mund t\u00eb jen\u00eb ulur pran\u00eb nesh\u201d.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Revista javore e gazet\u00ebs New York Times, ka botuar sot nj\u00eb artikull t\u00eb gjat\u00eb, ku zbulon lidhje t\u00eb pretenduara t\u00eb presidentit serb, Aleksand\u00ebr Vu\u00e7i\u00e7 me bot\u00ebn e krimit n\u00eb Serbi. Artikulli p\u00ebrmban holl\u00ebsi rreth krimeve t\u00eb kryera nga nj\u00eb grup kriminal, udh\u00ebheq\u00ebsi i t\u00eb cilit thot\u00eb se i ka sh\u00ebrbyer pushtetit t\u00eb presidentit Vu\u00e7i\u00e7. Kolegu [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":148512,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-148511","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/148511","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=148511"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/148511\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/148512"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=148511"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=148511"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=148511"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}