{"id":148859,"date":"2023-05-14T10:50:47","date_gmt":"2023-05-14T08:50:47","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=148859"},"modified":"2023-05-14T10:50:47","modified_gmt":"2023-05-14T08:50:47","slug":"pergatitja-e-popullates-se-gjilanit-per-lufte-mbrojtese-kunder-serbise-ne-vitin-1912","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/pergatitja-e-popullates-se-gjilanit-per-lufte-mbrojtese-kunder-serbise-ne-vitin-1912\/","title":{"rendered":"P\u00ebrgatitja e popullat\u00ebs s\u00eb Gjilanit p\u00ebr luft\u00eb mbrojt\u00ebse kund\u00ebr Serbis\u00eb n\u00eb vitin 1912"},"content":{"rendered":"<p>Shkruan: Dr. Enver Sadiku<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb vitit 1912, shqiptar\u00ebt q\u00eb ishin t\u00eb lodhur nga luft\u00ebrat e vazhdueshme ndaj Perandoris\u00eb Osmane, ndodheshin para nj\u00eb rreziku t\u00eb ri, m\u00ebsymjes s\u00eb forcave serbe ndaj tokave t\u00eb tyre. T\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr p\u00ebrgatitjet serbe p\u00ebr t\u00eb sulmuar Vilajetin e Kosov\u00ebs, popullata e Gjilanit me rrethin\u00eb, nisi p\u00ebrgatitjet p\u00ebr nj\u00eb luft\u00eb mbrojt\u00ebse nga nj\u00eb pushtim i ri, k\u00ebt\u00eb radh\u00eb nga vendi fqinj, Serbia. Udh\u00ebheqja e Gjilanit e dinte se vendi duhet mbrojtur n\u00eb kufi, andaj u nd\u00ebrmor\u00ebn masat p\u00ebr mbrojtjen e kufirit e k\u00ebshtu ishin marr\u00eb vesh edhe n\u00eb takimin e Shkupit p\u00ebr organizimin e vullnetar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb mbrojtur vendin nga sulmet serbe. Trev\u00ebs s\u00eb Gjilanit me rrethin\u00eb, q\u00eb b\u00ebnte pjes\u00eb nd\u00ebr territoret lindore t\u00eb banuara me shqiptar\u00eb i ra q\u00eb nd\u00ebr t\u00eb par\u00ebt t\u00eb nis organizimin p\u00ebr luft\u00eb mbrojt\u00ebse si dhe p\u00ebrgatitjen e popullsis\u00eb p\u00ebr operacione luftarake.<\/p>\n<p>K\u00ebshilli i Gjilanit, q\u00eb ishte formuar pas hyrjes s\u00eb forcave kryengrit\u00ebse n\u00eb qytet, duke par\u00eb se situata ishte shum\u00eb serioze dhe se ndodhej para nj\u00eb rreziku t\u00eb madh, mori edhe masa p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrgatitur popullsin\u00eb. Nj\u00eb nga masat e marra ishte edhe pajtimi i ngat\u00ebrresave e hasm\u00ebrive n\u00eb gjith\u00eb Kazan\u00eb e Gjilanit. Nga fundi i shtatorit t\u00eb vitit 1912 u mbajt edhe nj\u00eb kuvend i gjith\u00eb prij\u00ebsve t\u00eb kazas\u00eb, n\u00eb t\u00eb cilin u lidh besa p\u00ebr nd\u00ebrprerjen e hakmarrjeve dhe faljen e gjaqeve. N\u00eb kazan\u00eb e Gjilanit, p\u00ebr sigurimin e bes\u00ebs u zgjodh\u00ebn kat\u00ebr njer\u00ebz t\u00eb shquar t\u00eb k\u00ebsaj ane: Idriz Seferi p\u00ebr Karadak, Ahmet Aga i Myftis\u00eb nga Sllatina dhe Tahir Budrika p\u00ebr Morav\u00ebn e Ep\u00ebrme, si dhe Murat Bilalli nga Bresalci p\u00ebr Morav\u00ebn e Poshtme.[1]<\/p>\n<p>Krer\u00ebt shqiptar\u00eb kishin parapar\u00eb se trojet e tyre duhej mbrojtur n\u00eb kufi, andaj para m\u00ebsymjes n\u00eb kufi n\u00eb nj\u00eb tubim, i cili u mbajt te Kulla e Sahatit n\u00eb Gjilan, pati shum\u00eb vullnetar\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb luftuar n\u00eb mbrojtje t\u00eb vendit. Idriz Seferi, n\u00eb krye t\u00eb vullnetar\u00ebve shqiptar\u00eb, duhej t\u00eb mbronte kufirin n\u00eb pjes\u00ebn veriore t\u00eb Kazas\u00eb, nd\u00ebrsa Salih Aga me 3000 vullnetar\u00eb t\u00eb Preshev\u00ebs e t\u00eb tjer\u00eb kufirin n\u00eb Ristofc. Idriz Seferi, q\u00eb morri p\u00ebrsip\u00ebr organizmin e forcave vullnetare n\u00eb Zon\u00ebn e Gjilanit, t\u00eb Morav\u00ebs e t\u00eb Karadakut ia arriti t\u00eb grumbulloj\u00eb rreth 6000 luft\u00ebtar\u00eb.[2] K\u00ebto dit\u00eb gazeta e Kajros \u201dAl-Mahrusa\u201d, kishte botuar lajmin se Idriz Seferi, komandant i shquar shqiptar, ka vendosur q\u00eb n\u00eb krye t\u00eb 6.000 luft\u00ebtar\u00ebve shqiptar\u00eb t\u00eb marshoj\u00eb n\u00eb kufirin serb.[3] Se shqiptar\u00ebt kan\u00eb vendosur t\u00eb marshojn\u00eb n\u00eb kufi dhe se atyre do t\u2019u prij\u00eb Idriz Seferi raportonte edhe gazeta \u201cLe temps\u201d, sipas s\u00eb cil\u00ebs shqiptar\u00ebt kan\u00eb vendosur t\u2019u kund\u00ebrvihen sllav\u00ebve.[4]<\/p>\n<p>Forcat mbrojt\u00ebse kishin marr\u00eb detyra q\u00eb duhej t\u2019i realizonin n\u00eb dy drejtime, n\u00eb eliminimin e ngat\u00ebrresave n\u00eb mes t\u00eb shqiptar\u00ebve dhe n\u00eb furnizimin me arm\u00eb dhe t\u00eb holla, p\u00ebr t\u00eb cilat kishte nevoj\u00eb kryengritja.[5] P\u00ebrgatitje p\u00ebr luft\u00eb po b\u00ebnte edhe Perandoria Osmane. M\u00eb 4 tetor t\u00eb vitit 1912, sulltani u b\u00ebri thirrje t\u00eb gjith\u00eb mysliman\u00ebve prej mosh\u00ebs 15- vje\u00e7are, deri n\u00eb at\u00eb 70- vje\u00e7are, t\u00eb bashkohen, si\u00e7 thoshte ai,  n\u00eb mbrojtjen e islamizmit dhe pas pes\u00eb dit\u00ebsh urdh\u00ebrohet mobilizimi i shqiptar\u00ebve dhe t\u00eb b\u00ebhen vendet e tubimit n\u00eb Gjilan, Prishtin\u00eb, Mitrovic\u00eb, Ferizaj e n\u00eb qytete t\u00eb tjera e pastaj fillon formimi i batalioneve t\u00eb redif\u00ebve.[6]<\/p>\n<p>Vullnetar\u00eb shqiptar\u00eb n\u00eb mbrojtje t\u00eb kufirit nga ushtria serbe.<\/p>\n<p>Thirrjes p\u00ebr mobilizim q\u00eb e kishte b\u00ebr\u00eb ushtria osmane nuk i ishin p\u00ebrgjigjur t\u00eb krishter\u00ebt, e nj\u00ebjt\u00eb kishin vepruar edhe shqiptar\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt nuk donin t\u00eb shkonin larg sht\u00ebpive t\u00eb tyre.[7] N\u00eb Gjilan, osman\u00ebt ia kishin dal\u00eb t\u00eb formojn\u00eb nj\u00eb aradhe p\u00ebr t\u00eb mbrojtur drejtimet n\u00ebp\u00ebr Karadak, me pes\u00eb batalione t\u00eb redif\u00ebve.[8] Faktor\u00ebt q\u00eb ndikuan q\u00eb shqiptar\u00ebt t\u00eb mos i p\u00ebrgjigjen thirrjes s\u00eb Perandoris\u00eb Osmane jan\u00eb t\u00eb shumt\u00eb, por nj\u00eb m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsishmi pa dyshim se ishte ai q\u00eb shqiptar\u00ebt nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb luftuan kund\u00ebr Perandoris\u00eb Osmane, p\u00ebr liri e pavar\u00ebsi. Ata nuk ishin n\u00eb k\u00ebto momente p\u00ebr mbrojtjen e Perandoris\u00eb Osmane nga shkat\u00ebrrimi dhe se k\u00ebto territore kurr\u00eb nuk i kan\u00eb konsideruar t\u00eb Perandoris\u00eb Osmane, por t\u00eb vetat. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb m\u00eb s\u00eb miri flet rezistenca e p\u00ebrhershme e shqiptar\u00ebve kund\u00ebr Perandoris\u00eb Osmane e posa\u00e7\u00ebrisht luft\u00ebrat e viteve 1908 \u2013 1912 q\u00eb ishte e mbushur me kryengritje t\u00eb pand\u00ebrprera.[9]<\/p>\n<p>Atdhetar\u00ebt shqiptar\u00eb organizuan mbledhjen n\u00eb Shkup m\u00eb 14 tetor 1912 me q\u00ebllim q\u00eb disi t\u00eb sigurohej t\u00ebr\u00ebsia e territoreve shqiptare. N\u00eb at\u00eb mbledhje u formua Komiteti Shqiptar me emrin \u201cShp\u00ebtimi\u201d. Mbledhje t\u00eb ngjashme u mbajt\u00ebn n\u00eb Pej\u00eb e Gjakov\u00eb e nj\u00eb mbledhje e till\u00eb u mbajt edhe n\u00eb Gjilan. T\u00eb gjitha k\u00ebto mbledhje pat\u00ebn p\u00ebr q\u00ebllim q\u00eb t\u2019ia b\u00ebjn\u00eb bot\u00ebs me dije se shqiptar\u00ebt po i rroknin arm\u00ebt p\u00ebr t\u00eb mbrojtur tokat e tyre, e jo p\u00ebr ta mbrojtur Perandorin\u00eb Osmane.[10] Perandoria Osmane, q\u00eb nuk ia arriti t\u00eb mobilizoj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh t\u00eb qytetar\u00ebve, mbrojtjen e Kosov\u00ebs gati n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi iu la shqiptar\u00ebve, nd\u00ebrsa ato nj\u00ebsi osmane q\u00eb ndodheshin n\u00eb Prishtin\u00eb e Mitrovic\u00eb u d\u00ebrguan kah Shkupi.[11]<\/p>\n<p>N\u00eb Gjilan e rrethin\u00eb, Idriz Seferi ishte i njohur me q\u00ebllimet pushtuese t\u00eb Serbis\u00eb, duke deklaruar se Serbia nuk po e mbante fjal\u00ebn e dh\u00ebn\u00eb, andaj tani kishte nisur p\u00ebrgatitjet e ngutshme p\u00ebr t\u00eb luftuar kund\u00ebr Serbis\u00eb. Ai pas nj\u00eb mbledhje t\u00eb shkurt\u00ebr n\u00eb Gjilan arriti t\u00eb grumbulloj\u00eb shum\u00eb vullnetar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebve n\u00eb rrug\u00eb p\u00ebr n\u00eb kufi, n\u00eb Svirc\u00eb iu bashk\u00ebngjit\u00ebn edhe shum\u00eb vullnetar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb.[12] Shumica e vullnetar\u00ebve q\u00eb kishin ardhur n\u00eb Svirc\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbrojtur kufirin ishin nga ana e Morav\u00ebs e sidomos nga Karadaku e figur\u00eb m\u00eb e dalluar nd\u00ebr ta ishte Idriz Seferi, paraqitjen e t\u00eb cilit e paralajm\u00ebroi boria.[13]<\/p>\n<p>N\u00eb Gjilan, Perandoria Osmane kishte nj\u00eb nj\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr mbrojtjen e kalimit n\u00ebp\u00ebr Karadak t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga pes\u00eb batalione redife. Osman\u00ebt n\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb nuk kishin trupa t\u00eb rregullta, p\u00ebrpos nj\u00ebsive t\u00eb kufirit dhe 4000 mij\u00eb shqiptar\u00ebve, t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb rajonet: Lisic\u00eb (rreth 1000), Svirc\u00eb (800), \u00c7uka e Novakut (200), Svirc\u00eb Teper (200), Velegllav\u00eb (400) dhe t\u00eb tjer\u00ebt n\u00eb Gjilan, rreth 1400. Pra, forcat osmane kishin rreth 16 \u2013 18 mij\u00eb njer\u00ebz dhe 18 topa, derisa Armata e Tret\u00eb q\u00eb po m\u00ebsynte k\u00ebto an\u00eb kishte 70 mij\u00eb njer\u00ebz dhe 96 topa.[14] Duke ditur numrin e ushtar\u00ebve dhe t\u00eb artileris\u00eb del se ato ishin m\u00eb n\u00eb num\u00ebr te forcat serbe n\u00eb raportin 4:1, n\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb ushtris\u00eb serbe n\u00eb k\u00ebmb\u00ebsori, kurse n\u00eb artileri 5:1 n\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb Armat\u00ebs s\u00eb Tret\u00eb t\u00eb ushtris\u00eb serbe.[15]<\/p>\n<p>Rreziku p\u00ebr pushtimin e trojeve t\u00eb tyre ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb shqiptar\u00ebt t\u00eb mobilizohen e rrethi i Gjilanit, q\u00eb ishte nd\u00ebr territoret m\u00eb n\u00eb lindje t\u00eb banuar me shqiptar\u00eb u desh q\u00eb nd\u00ebr t\u00eb par\u00ebt t\u00eb dalin n\u00eb mbrojtje t\u00eb kufirit. N\u00eb krye t\u00eb vullnetar\u00ebve shqiptar\u00eb t\u00eb rrethit t\u00eb Gjilanit \u00ebsht\u00eb vu Idriz Seferi, i cili arriti t\u00eb grumbulloj\u00eb rreth 6000 vullnetar\u00eb e t\u00eb cil\u00ebve u ishin bashk\u00ebngjitur edhe vullnetar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb nga fshatrat kufitare. P\u00ebrgatitje p\u00ebr luft\u00eb, me forca duksh\u00ebm m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha dhe me armatimin m\u00eb modern t\u00eb koh\u00ebs kishte b\u00ebr\u00eb edhe Ushtria Serbe, e cila kishte organizuar nj\u00eb mobilizim t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm.<\/p>\n<p>[1] Selmani, A., Gjilani\u2026, f. 269.<\/p>\n<p>[2] Historia e Popullit Shqiptar-II\u2026, f. 506; Selmani, A., Gjilani\u2026, f. 269; Terziu, H. 2005. Gjenocidi serb 1912 \u2013 1956, Prishtin\u00eb, 2005, f. 28.<\/p>\n<p>[3] Selmani, A., Gjilani&#8230;, f. 275 \u2013 276.<\/p>\n<p>[4] \u201cLe temps\u201d. 15.10. 1912. f. 2.<\/p>\n<p>[5] Latifi, H. dhe Sermoxhaj, H. 2002. Hogoshti (monografi). Prishtin\u00eb: Grafoprint, f. 24 \u2013 25.<\/p>\n<p>[6] \u041f\u0440\u0432\u0438 \u0411\u0430\u043b\u043a\u043d\u0430\u0441\u043a\u0438 \u0420\u0430\u0442, c. 417.<\/p>\n<p>[7] \u0420\u0430\u0442\u043a\u043e\u0432\u0438\u045b, \u0411. 1997. \u041e\u0441\u043b\u043e\u0431\u043e\u0434\u0458\u0435\u045a\u0435 \u041a\u043e\u0441\u043e\u0432\u0430 \u0438 \u041c\u0435\u0442\u043e\u0445\u0438\u0458\u0435 1912. \u0411\u0435\u043e\u0433\u0440\u0430\u0434; Tetpa, c. 47.<\/p>\n<p>[8] Arkiv Vojnog Istorijskog Instituta, Kutija VIII, br. 2, Izve\u0161taj iz Gnjilana, 14.10.1912. godine.<\/p>\n<p>[9] Rushiti, L. Rrethanat\u2026, f. 16.<\/p>\n<p>[10] Brestovci S., art. i p\u00ebrm., f. 13.<\/p>\n<p>[11] \u041f\u0440\u0432\u0438 \u0411\u0430\u043b\u043a\u0430\u043d\u0441\u043a\u0438 \u0420\u0430\u0442, c. 419.<\/p>\n<p>[12] Brestovci, S., art. i p\u00ebrm., f. 13.<\/p>\n<p>[13] ASHK, Fondi i Sadullah Brestovcit, nr. i inv. 29, fasc.1 (Kujtime nga Osman aga Bi\u00e7ku (1885) nga Hogoshti (7.XI.1969).<\/p>\n<p>[14] \u0420\u0430\u0442\u043a\u043e\u0432\u0438\u045b, \u0411., vep. e p\u00ebrm., f. 71-72.<\/p>\n<p>[15] Rushiti, L., Rrethanat\u2026 f. 16.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkruan: Dr. Enver Sadiku N\u00eb fund t\u00eb vitit 1912, shqiptar\u00ebt q\u00eb ishin t\u00eb lodhur nga luft\u00ebrat e vazhdueshme ndaj Perandoris\u00eb Osmane, ndodheshin para nj\u00eb rreziku t\u00eb ri, m\u00ebsymjes s\u00eb forcave serbe ndaj tokave t\u00eb tyre. T\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr p\u00ebrgatitjet serbe p\u00ebr t\u00eb sulmuar Vilajetin e Kosov\u00ebs, popullata e Gjilanit me rrethin\u00eb, nisi p\u00ebrgatitjet p\u00ebr nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":148860,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-148859","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/148859","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=148859"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/148859\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/148860"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=148859"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=148859"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=148859"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}