{"id":14889,"date":"2018-04-26T12:57:16","date_gmt":"2018-04-26T12:57:16","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=14889"},"modified":"2018-04-26T12:57:16","modified_gmt":"2018-04-26T12:57:16","slug":"haziri-e-njofton-kuvendin-komunal-se-neser-do-ta-shpall-perberjen-e-ekzekutivit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/haziri-e-njofton-kuvendin-komunal-se-neser-do-ta-shpall-perberjen-e-ekzekutivit\/","title":{"rendered":"Haziri e njofton Kuvendin Komunal se nes\u00ebr do ta shpall p\u00ebrb\u00ebrjen e ekzekutivit"},"content":{"rendered":"<p>Kuvendi Komunal i Gjilanit, n\u00eb seanc\u00ebn e radh\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebn e ka kryesuar Shpresa Kurteshi \u2013 Emini, ka miratuar raportin financiar p\u00ebr periudh\u00ebn janar-mars 2018, iniciativ\u00ebn e kryetarit t\u00eb Komun\u00ebs p\u00ebr bashk\u00ebpunim me Komun\u00ebn Sioux City n\u00eb Ajova (SHBA), vendimin p\u00ebr ndarjen e bursave p\u00ebr student\u00eb t\u00eb dalluar t\u00eb komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit si dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht ka formuar komisionin p\u00ebr ndarjen e k\u00ebtyre bursave, pastaj vendimin p\u00ebr caktimin e lart\u00ebsis\u00eb s\u00eb kompensimit p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebt e komisionit statutar dhe akte tjera normative, nd\u00ebrkaq raportin financiar t\u00eb manifestimit \u201cFlaka e Janarit\u201d 2018 e ka thyer p\u00ebr plot\u00ebsim.<br \/>\nFillimisht kryetari i Komun\u00ebs, Lutfi Haziri \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur n\u00eb pyetjet dhe interesimet e k\u00ebshilltar\u00ebve komunal\u00eb: Burim Berisha, Riza Abdyli, Hevzi Xhelili, Ibish Ibishi, Nehat Osmani, Avdyl Aliu, Bujar Nevzati, Nevzad Isufi, Arijeta Rexhepi, Xhelal Hajrullahu, Arb\u00ebresha Hyseni, Arianit Sadiku, Arta Haziri, Festa Shabani, Milivoje Stojanoviq dhe t\u00eb tjer\u00eb, n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e ngritura rreth infrastruktur\u00ebs rrugore, disa konkurseve n\u00eb arsim, shujt\u00ebs s\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve, pastaj investimeve n\u00eb stadium, sht\u00ebpin\u00eb e kultur\u00ebs n\u00eb P\u00ebrlepnic\u00eb, vonesat n\u00eb formimin e qeverisjes s\u00eb re komunale dhe t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Kryetari Haziri ka th\u00ebn\u00eb se n\u00eb stadiumin e qytetit \u00ebsht\u00eb duke u kryer faza e par\u00eb e projektit, n\u00eb vler\u00eb 3.2 milion\u00eb euro dhe atje po punohet kujdessh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb mos e penguar rrjedh\u00ebn e kampionatit. Sa i p\u00ebrket rinovimit t\u00eb Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Kultur\u00ebs n\u00eb P\u00ebrlepnic\u00eb, ai ka sqaruar se vonesa ka ndodhur p\u00ebr shkak se projekti ishte n\u00ebn hetime, duke shtuar se shum\u00eb shpejt do t\u00eb vazhdojn\u00eb punimet, p\u00ebr t`ia dh\u00ebn\u00eb pastaj statusin q\u00eb meriton k\u00ebtij objekti t\u00eb kultur\u00ebs.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket nj\u00eb konkursi n\u00eb arsim, kryetari Haziri ka th\u00ebn\u00eb se procedurat jan\u00eb n\u00eb faz\u00ebn e p\u00ebrmbylljes dhe shum\u00eb shpejt do t\u00eb shpallen rezultatet, nd\u00ebrkaq nj\u00eb konkurs tjet\u00ebr ishte anuluar p\u00ebr shkak se nuk jan\u00eb paraqitur mjaftuesh\u00ebm kandidat\u00eb profesional\u00eb. Sipas kryetarit Haziri, shujta p\u00ebr nx\u00ebn\u00ebs pritet t\u00eb filloj\u00eb n\u00eb vitin shkollor 2018\/2019.<\/p>\n<p>Investime t\u00eb konsiderueshme do t\u00eb b\u00ebhen n\u00eb infrastruktur\u00ebn rrugore, si n\u00eb qytet, ashtu edhe n\u00eb fshatra, kudo q\u00eb ka nevoj\u00eb, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb dy projekteve, atij t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, q\u00eb ishte nd\u00ebrprer\u00eb p\u00ebrkoh\u00ebsisht, p\u00ebr shkak t\u00eb zgjedhjeve lokale si dhe kushteve atmosferike si dhe projektit t\u00eb k\u00ebtij viti, q\u00eb po ashtu do t\u00eb filloj\u00eb s\u00eb shpejti.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00ebkoh\u00ebsisht, pun\u00ebt jan\u00eb duke u zhvilluar edhe n\u00eb projektet e m\u00ebdha, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb rruga hyr\u00ebse-dal\u00ebse me kat\u00ebr krosi Gjilan-Livo\u00e7 i Posht\u00ebm, derisa jemi n\u00eb pritje edhe t\u00eb rrug\u00ebs s\u00eb nj\u00ebjt\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb Prishtin\u00ebs\u201d, ka th\u00ebn\u00eb kryetari Haziri.<\/p>\n<p>Pasi ka dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjigje n\u00eb t\u00eb gjitha \u00e7\u00ebshtjet e ngritura nga k\u00ebshilltar\u00ebt, Haziri i ka ftuar ata t\u00eb b\u00ebhen pjes\u00eb e nism\u00ebs p\u00ebr rregullimin dhe mir\u00ebmbajtjen e ambientit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, sa i p\u00ebrket formimit t\u00eb qeverisjes komunale, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb rezultateve t\u00eb zgjedhjeve lokale, kryetari Haziri ka paralajm\u00ebruar se nes\u00ebr do ta b\u00ebj\u00eb publik vendimin e tij, duke th\u00ebn\u00eb se ekzekutivi i ri do t\u00eb jet\u00eb i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga LDK-AAK-AKR dhe komunitetet, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kjo mund\u00ebsi i \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb edhe subjektit Nisma, me t\u00eb cil\u00ebn po ashtu jan\u00eb zhvilluar besime, q\u00eb deri nes\u00ebr n\u00eb ora 11:00 t`i d\u00ebrgoj\u00eb propozimet e veta, n\u00ebse d\u00ebshiron t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtij koalicioni. Pjes\u00eb e k\u00ebsaj qeverisje do t\u00eb jet\u00eb edhe shoq\u00ebria civile, e cila do t\u00eb udh\u00ebheq sektor\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, ka th\u00ebn\u00eb Haziri.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb kam dashur q\u00eb edhe LVV e PDK t\u00eb jen\u00eb pjes\u00eb e qeverisjes, por k\u00ebto dy subjekte nuk kan\u00eb pranuar t\u00eb jen\u00eb n\u00eb ekzekutiv dhe kan\u00eb vendosur t\u00eb mbeten n\u00eb opozit\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Haziri.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, PDK e LVV e kan\u00eb l\u00ebshuar seanc\u00ebn e Kuvendit, p\u00ebr shkak t\u00eb, si\u00e7 kan\u00eb th\u00ebn\u00eb Riza Abdyli e Nevzad Isufi, shefa t\u00eb grupeve t\u00eb k\u00ebshilltar\u00ebve t\u00eb k\u00ebtyre dy subjekteve, vonesave n\u00eb formimin e qeverisjes komunale si dhe themelimin e komiteteve.<\/p>\n<p>Shpresa Kurteshi-Emini, kryesuese e Kuvendit Komunal, ka th\u00ebn\u00eb se ikja nga p\u00ebrgjegj\u00ebsia, nuk \u00ebsht\u00eb sjellje pozitive, duke rikujtuar opozit\u00ebn se Kuvendi e ka agjend\u00ebn e vet\u00eb t\u00eb pun\u00ebs.<\/p>\n<p>Keqardhje p\u00ebr k\u00ebt\u00eb hap t\u00eb opozit\u00ebs shpreh\u00ebn edhe subjektet politike, n\u00ebp\u00ebrmjet shefave t\u00eb grupeve, Avdyl Aliu (LDK), Ibish Ibishi (AAK), Shemsedin Ramushi (AKR) dhe t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrndryshe, Kuvendi ka vazhduar pun\u00ebn me pikat e parapara t\u00eb rendit t\u00eb dit\u00ebs dhe fillimisht ka miratuar raportin buxhetor t\u00eb k\u00ebtij tremujori, t\u00eb cilin e ka paraqitur Ilmi Limoni nga Drejtoria p\u00ebr Financa, nd\u00ebrsa \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkrahur nga k\u00ebshilltar\u00ebt e pranish\u00ebm n\u00eb seanc\u00eb.<\/p>\n<p>Kuvendi ka miratuar edhe nism\u00ebn e kryetarit Lutfi Haziri p\u00ebr bashk\u00ebpunim me Komun\u00ebn Sioux City n\u00eb Ajova t\u00eb SHBA-s\u00eb, n\u00eb fushat p\u00ebrkat\u00ebse me karakter administrativ teknik n\u00eb fush\u00ebn arsimore, kulturore dhe n\u00eb agrobiznes, n\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb dy komuniteteve. Nj\u00eb arsyetim p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e k\u00ebtij bashk\u00ebpunimi e ka paraqitur Faton Bislimi (LDK).<\/p>\n<p>Nj\u00ebher\u00ebsh, Kuvendi ka miratuar vendimin p\u00ebr ndarjen e bursave p\u00ebr student\u00eb t\u00eb dalluar, p\u00ebr \u00e7ka Drejtoria e Arsimit ka ndar\u00eb 30 mij\u00eb euro. Bursat do t\u00eb ndahen p\u00ebr 57 student\u00eb t\u00eb dalluar t\u00eb Komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit, p\u00ebr vitin akademik 2017\/2018.<\/p>\n<p>Mimoza Kadriu (Nisma) tha se e mb\u00ebshtet vendimin, por k\u00ebrkoi q\u00eb paraprakisht t\u00eb caktohet formula e ndarjes s\u00eb bursave sipas profileve arsimore. Kryesuesja e Kuvendit, Kurteshi-Emini sqaroi se konkursi do t`i p\u00ebrmbaj\u00eb t\u00eb gjitha detajet e ndarjes s\u00eb bursave.<\/p>\n<p>Shumica e vendimeve jan\u00eb p\u00ebrkrahur me vot\u00eb edhe nga Festa Shabani, ish-p\u00ebrfaq\u00ebsuese e LVV, e cila \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb nga ky subjekt dhe tani e tutje do t\u00eb jet\u00eb k\u00ebshilltare e pavarur.<\/p>\n<p>Kuvendi e pranoi propozimin e Avdyl Aliut (LDK) q\u00eb komisioni p\u00ebr p\u00ebrzgjedhjen e p\u00ebrfituesve t\u00eb zgjerohet n\u00eb shtat\u00eb an\u00ebtar\u00eb, nga pes\u00eb sish sa ishte propozuar fillimisht, p\u00ebr t\u00eb siguruar nj\u00eb p\u00ebrfshirje sa m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb, nd\u00ebrkaq sa i p\u00ebrket kompensimit t\u00eb komisionit statutar dhe akte tjera normative, u vendos q\u00eb p\u00ebr pun\u00ebn e b\u00ebr\u00eb, secilit prej an\u00ebtar\u00ebve t`i ndahet nj\u00eb shum\u00eb prej 250 euro. Shuma e propozuar prej 400 euro, u vler\u00ebsua e lart\u00eb dhe nuk u pranua nga Kuvendi.<\/p>\n<p>Kuvendi ka miratuar edhe ndryshimet e propozuara n\u00eb K\u00ebshillin Komunal p\u00ebr Siguri n\u00eb Bashk\u00ebsi si dhe ka rishqyrtuar vendimin q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me p\u00ebrb\u00ebrjen e Komitetit p\u00ebr komunitete, sipas rekomandimit t\u00eb MAPL.<\/p>\n<p>Raporti financiar i manifestimit \u201cFlaka e Janarit 2018\u201d, i cili sivjet \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetur financiarisht nga MKRS-ja, \u00ebsht\u00eb kthyer p\u00ebr plot\u00ebsim.<\/p>\n<p>N\u00eb pik\u00ebn n\u00ebn t\u00eb ndryshme, kryesuesja e Kuvendit, Shpresa Kurteshi-Emini ka dh\u00ebn\u00eb sqarime rreth p\u00ebrfaq\u00ebsimit n\u00eb Asociacionin e Komunave t\u00eb Kosov\u00ebs si dhe udh\u00ebheqjes s\u00eb komiteteve komunale, t\u00eb cilat n\u00eb fillim t\u00eb seanc\u00ebs u ngrit\u00ebn si \u00e7\u00ebshtje nga opozita<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kuvendi Komunal i Gjilanit, n\u00eb seanc\u00ebn e radh\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebn e ka kryesuar Shpresa Kurteshi \u2013 Emini, ka miratuar raportin financiar p\u00ebr periudh\u00ebn janar-mars 2018, iniciativ\u00ebn e kryetarit t\u00eb Komun\u00ebs p\u00ebr bashk\u00ebpunim me Komun\u00ebn Sioux City n\u00eb Ajova (SHBA), vendimin p\u00ebr ndarjen e bursave p\u00ebr student\u00eb t\u00eb dalluar t\u00eb komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit si dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":14890,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-14889","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14889","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=14889"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14889\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/14890"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=14889"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=14889"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=14889"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}