{"id":149255,"date":"2023-05-19T13:16:11","date_gmt":"2023-05-19T11:16:11","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=149255"},"modified":"2023-05-19T13:16:11","modified_gmt":"2023-05-19T11:16:11","slug":"vdekja-e-pacientes-ne-spitalin-e-gjilanit-kujdestaria-me-specializant-te-anestezionit-pacientja-vdiq-pa-arritur-te-operohej","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/vdekja-e-pacientes-ne-spitalin-e-gjilanit-kujdestaria-me-specializant-te-anestezionit-pacientja-vdiq-pa-arritur-te-operohej\/","title":{"rendered":"Vdekja e pacientes: N\u00eb Spitalin e Gjilanit kujdestaria me specializant t\u00eb anestezionit, pacientja vdiq pa arritur t\u00eb operohej"},"content":{"rendered":"<p>Para nj\u00eb jave n\u00eb Spitalin e Gjilanit vdiq nj\u00eb paciente e cila u paraqit n\u00eb gjendje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb. Derisa pacientja po shtrihej n\u00eb spital nuk kishte specialist\u00eb t\u00eb anestezionit por vet\u00ebm specializant\u00eb. Sipas familjar\u00ebve mjeku ishte vonuar t\u00eb vinte n\u00eb spital, nd\u00ebrsa pacientja m\u00eb von\u00eb kishte nd\u00ebrruar jet\u00eb. Rasti po hetohet nga Prokuroria dhe Inspektorati Sh\u00ebndet\u00ebsor.<\/p>\n<p>Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs i ka dal pun\u00eb me Spitalin e Gjilanit n\u00eb muajin e fundit. Pas arrestimit t\u00eb dy mjek\u00ebve p\u00ebr korrupsion, para nj\u00eb jave Policia s\u00ebrish zbarkoi n\u00eb k\u00ebt\u00eb spital p\u00ebr shkak t\u00eb vdekjes s\u00eb nj\u00eb pacienteje, famljar\u00ebt e s\u00eb cil\u00ebs pretenduan se mjeku q\u00eb nevojitej p\u00ebr ta operuar n\u00ebn\u00ebn e tyre nuk gjendej n\u00eb spital dhe ishte vonuar, shkruan Gazeta Shneta.<\/p>\n<p>\u201cSipas deklarat\u00ebs nga ankuesi, ai thot\u00eb se aty ka pasur t\u00eb kryhet nj\u00eb operim, dhe sipas pretendimeve t\u00eb tij ai thot\u00eb se jan\u00eb vonu mjek\u00ebt dhe nuk kan\u00eb ardh\u00eb me koh\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb p\u00ebr mediat z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i Policis\u00eb p\u00ebr rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.<\/p>\n<p>Pacientja ishte pranuar n\u00eb spital n\u00eb gjendje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb n\u00ebn dyshimin me diagnoz\u00ebn \u201cAbdomen akut\u201d. N\u00eb koh\u00ebn kur u pranua e ndjera n\u00eb spital ishte i pranish\u00ebm vet\u00ebm specializanti i anestezionit, nd\u00ebrsa anesteziologu ishte n\u00eb gatishm\u00ebri. Sipas familjar\u00ebve, pacientja nuk ka arritur t\u00eb mbijetoj\u00eb dhe t\u00eb trajtohet n\u00eb sall\u00ebn e operacionit, p\u00ebr \u00e7ka edhe kan\u00eb hapur rastin n\u00eb Policin\u00eb e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Pse Spitali i Gjilanit i mban kujdestarit\u00eb vet\u00ebm me specializant\u00eb?<\/p>\n<p>Gazeta p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast ka pyetur drejtorin e Spitalit t\u00eb Gjilanit Arsim Emini, i cili me profesion \u00ebsht\u00eb vet anesteziolog. Ai thot\u00eb se m\u00eb dat\u00ebn 9-11 maj ka qen\u00eb n\u00eb nj\u00eb vizit\u00eb zyrtare n\u00eb Bursa t\u00eb Turqis\u00eb, ndon\u00ebse nuk ka treguar se cilin institucion e ka vizituar atje.<\/p>\n<p>\u201cPas ardhjes me dt 12 maj kemi shqyrtuar gjithe dokumentacionin te cilin e kishim ne dispozicion si dhe deklaratat e doktoreve te perfshire ne rastin ne fjale. Po ate dite kemi pasur edhe ekipin e ngarkuar nga Inspektoriati shendetesor per te marre deklaratat ne lidhje me rastin. Nga mediat kemi marre informaten se rasti ne fjale eshte duke u hetuar edhe nga Prokuroria e Shtetit si \u2018dyshim per mosdhenje te ndihmes\u2019\u201d, ka deklaruar Emini.<\/p>\n<p>Ai thot\u00eb se pacientja \u00ebsht\u00eb pranuar n\u00eb ora 14:30 n\u00eb emergjenc\u00ebn e spitalit dhe eshte trajtuar me diagnozen e punes : Abdomen ac.<\/p>\n<p>\u201cFillimisht sipas rregullit eshte marre me rastin mjeku kujdestar specialist i kirurgjise dr. Valon Beqiri i cili ka bere ekzaminimet e nevojshme , konsultat e nevojshme: rtg nativ i abdomenit, CT e abdomenit, konsulta e internistit kujdestar dhe konsulta e anesteziologut. Keto procedura si dhe monitorimi dhe trajtimi medikamentoz  i pacientes ne emergjence jane te evidentuara ne Listen e Emergjences, origjinalin e se ciles e kane marre ekipi i Institutit te mjekesise ligjore bashke me kufomen e pacientes\u201d.<\/p>\n<p>\u201cNe 16,58 h eshte thirrur mjeku specialist i anesteziologjise dr Selami Kurteshi  i cili ka qene i ngarkuar ne gadishmeri per te trajtuar keto raste. Anesteziologu kujdestar eshte thirrur nga kirurgu kujdestar per te pergatitur rastin per intervenim kirurgjik pasi qe kirurgu ka konfirmuar diagnozen definitive Abdomen akut me pneumoperitoneum dhe sasi mesatare te lengut te lire ne kavitetin abdominal ( raporti i CT te abdomenit). Menjehere brenda pak minutash anesteziologu ka ardhur ne emergjence dhe eshte marre me pacientin por gjendja e pacientes deri ne kete kohe ishte renduar. Eshte filluar menjehere me masa reanimuese, pacientja eshte intubuar dhe ne 17,40 pacientja nga Emergjenca eshte derguar ne traktin operativ por ende pa filluar intervenimi, pacientja ka nderruar jete\u201d, ka deklaruar Emini.<\/p>\n<p>Ai mohon se kolegu i tij anesteziolog \u00ebsht\u00eb vonuar teksa arsyeton se i pranish\u00ebm ka qen\u00eb specializanti.<\/p>\n<p>\u201cNuk mendoj qe anesteziologu eshte vonuar. Gjate gjithe kohes ne emergjence ka qene i pranishem mjeku specializant te cilin bashke me dy specializante tjere e kemi angazhuar ne kujdestari per shkak te gjendjes ne te cilen ndodhemi si ekip i anesteziologjise se SPGJ\u201d, ka th\u00ebn\u00eb drejtori i k\u00ebtij spitali.<\/p>\n<p>Spitali i Gjilanit disa prej kujdestarive i mban vet\u00ebm me specializant\u00eb t\u00eb anestezionit. N\u00eb pyetjen pse \u00ebsht\u00eb marr ky vendim duke pas parasysh\u00eb edhe rrezikun se mund t\u00eb p\u00ebrs\u00ebriten rastet e ngjashme, Emini thot\u00eb se jan\u00eb detyruar n\u00eb munges\u00eb t\u00eb nj\u00ebrit prej anesteziolog\u00ebve i cili \u00ebsht\u00eb arrestuar dit\u00eb m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNga rasti i arrestimit te dy mjekeve ne fund te muajit te kaluar, jemi detyruar qe te angazhojme 3 specializante te anesteziologjise te cilet jane ne perfundim te vitit te trete te specializimit. Ata jane te angazhuar nga 1 maji i keij viti per shkak te arsyeve te cekura me larte me nga dy kujdestari ne muaj. Secili prej tyre gjate kujdestarise e ka nje mjek specialist te anesteziologjise ne gadishmeri\u201d, ka dkelaruar Emini.<\/p>\n<p>Drejtori i spitalit thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb i vet\u00ebdijsh\u00ebm q\u00eb kjo nuk \u00ebsht\u00eb zgjidhja e duhur, por sipas tij \u00ebsht\u00eb zgjidhja m\u00eb e mundshme.<\/p>\n<p>\u201cJemi te vetedijshem qe  zgjidhja me specializante te anesteziologjise per 6 kujdestari ne muaj nuk eshte zgjidhja me e mire por ne rrethanat ekzistuese eshte zgjidhja me e mire e mundshme per momentin kur spitali funksionon me vetem 4 anesteziolog\u00eb. Jeta e pacienteve asnjehere nuk rrezikohet pasi qe ashtu siq e pershkrova me larte secili specializant e ka ne gadishmeri nje anesteziolog specialist. Per raste akute gjithmone i kemi te angazhuar edhe mjeket specialiste te emergjenc\u00ebs\u201d, ka deklaruar Emini.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb situat\u00eb n\u00eb spitalin e Gjilanit Gazeta ka k\u00ebrkuar sqarime edhe nga menaxhmenti i SHSKUK-s\u00eb, por t\u00eb nj\u00ebjtit nuk kan\u00eb kthyer p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa nga MSH kan\u00eb deklaruar se Inspektorati Sh\u00ebndet\u00ebsor \u00ebsht\u00eb n\u00eb proces t\u00eb raportit p\u00ebr rastin.<\/p>\n<p>Me rastin \u00ebsht\u00eb duke u marr\u00eb edhe Prokuroria Themelore e Gjilanit e cila ka urdh\u00ebruar q\u00eb trupi i pa jet\u00eb i t\u00eb moshuar\u00ebs t\u00eb d\u00ebrgohet p\u00ebr autopsi. \/Gazeta Shneta\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Para nj\u00eb jave n\u00eb Spitalin e Gjilanit vdiq nj\u00eb paciente e cila u paraqit n\u00eb gjendje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb. Derisa pacientja po shtrihej n\u00eb spital nuk kishte specialist\u00eb t\u00eb anestezionit por vet\u00ebm specializant\u00eb. Sipas familjar\u00ebve mjeku ishte vonuar t\u00eb vinte n\u00eb spital, nd\u00ebrsa pacientja m\u00eb von\u00eb kishte nd\u00ebrruar jet\u00eb. Rasti po hetohet nga Prokuroria dhe Inspektorati [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":149256,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[3],"tags":[],"class_list":{"0":"post-149255","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-shendetesi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/149255","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=149255"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/149255\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/149256"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=149255"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=149255"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=149255"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}