{"id":149358,"date":"2023-05-20T20:24:06","date_gmt":"2023-05-20T18:24:06","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=149358"},"modified":"2023-05-20T20:54:39","modified_gmt":"2023-05-20T18:54:39","slug":"kronologjia-qeverisese-dhe-zhvillimi-perendimor","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/kronologjia-qeverisese-dhe-zhvillimi-perendimor\/","title":{"rendered":"Kronologjia qeveris\u00ebse dhe zhvillimi per\u00ebndimor"},"content":{"rendered":"<p>Shkruan: Emrush T.Shkodra<\/p>\n<p>KAPTIN\u00cb I <\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb interesant fakti se n\u00eb bised\u00eb e sip\u00ebr nj\u00eb miku im kujton se: \u201cpara me shum\u00eb se 40 viteve, shqiptar\u00ebt shkonin n\u00eb per\u00ebndim n\u00ebp\u00ebr shtete t\u00eb ndryshme Evropiane e m\u00eb larg, vendoseshin dhe jetonin atje. Shihnin m\u00ebnyr\u00ebn e jetes\u00ebs se qytetar\u00ebve per\u00ebndimor nga af\u00ebr n\u00eb ato shtete ku vendosnin t\u00eb jetonin. P\u00ebrballeshin me kultur\u00ebn, m\u00ebnyr\u00ebn e jetes\u00ebs, sjelljet e gjith\u00e7ka q\u00eb lidhej menj\u00eb jet\u00eb normale t\u00eb njeriut n\u00eb per\u00ebndim.Nj\u00eb pjes\u00eb e atyre n\u00eb vend q\u00eb k\u00ebt\u00eb kultur\u00eb ta zhvendosnin n\u00eb vendin e tyre n\u00eb atdheun e tyre, atab\u00ebheshin edhe m\u00eb t\u00eb eg\u00ebr kur ktheheshin n\u00eb atdhe. Silleshin konform rregullave t\u00eb tipareve patriarkale q\u00eb ekzistonin n\u00eb trojet shqiptare, ndjeknin rregullat primitive pothuajse n\u00eb t\u00eb gjitha sferat sa ishin n\u00eb atdhe. Praktikisht ata nuk d\u00ebshironin q\u00eb nj\u00eb kultur\u00eb t\u00eb par\u00eb, t\u00eb fituar apo t\u00eb p\u00ebrjetuar ta sistemonin n\u00eb vendlindje e tyre. Thoshte nj\u00eb nd\u00ebrmarr\u00ebs q\u00eb kishte zhvilluar biznes p\u00ebrgjat\u00eb viteve t\u00eb 90-ta q\u00eb kishte nj\u00eb depo tjegullash, blloqe, qeramik\u00eb e k\u00ebsi materiale q\u00eb lidheshin me nd\u00ebrtimin e objekteve kur e pyesninat\u00eb se si po shkon puna? ai p\u00ebrgjigjej \u2018\u2019perfekt, shum\u00eb bukur! Ku mos me shkua bukur e mir\u00eb biznesi kur shqiptar\u00ebt 4 mij\u00eb bllok merrnin p\u00ebr muret e oborrit, 5 mij\u00eb bllok p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb, 4 mij\u00eb bllok p\u00ebr plemen dhe ahurin e kafsh\u00ebve, 500 bllok p\u00ebr bunarin, d\u00ebrrasat, llamperia e k\u00ebshtu me radh\u00eb\u2019\u2019!Pra, n\u00eb per\u00ebndim nuk shihte kurr\u00eb pothuajse mure t\u00eb tilla t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb izolonin sht\u00ebpit\u00eb edhe nga dielli se l\u00ebre m\u00eb nga njer\u00ebzit, p\u00ebr shkakun se shkonin mbi 2-3 metra lart\u00ebsi.Kudo dhe kah do q\u00eb viheshin n\u00eb kontakt me qytetar\u00ebt evropian, p\u00ebrballeshin m\u00eb nj\u00eb kultur\u00eb t\u00eb qet\u00eb, m\u00eb nj\u00eb sjellje qytetarie si n\u00eb rrug\u00eb, komun\u00eb, n\u00eb bank\u00eb, n\u00eb institucione shtet\u00ebrore, apo teat\u00ebr e koncerte t\u00eb ndryshme.Por, jo!Nuk shp\u00ebrfaqet e mira nd\u00ebr shqiptar\u00eb, ne vet\u00ebm v\u00ebllain (shqiptarin) nuk d\u00ebshirojm\u00eb ta shohim mir\u00eb, s\u2019ka gj\u00eb p\u00ebr tjer\u00ebt?Nejse!<\/p>\n<p>KAPTIN\u00cb II<\/p>\n<p>Kishim shkuar n\u00eb 2007-\u00ebn n\u00eb Vjen me Od\u00ebn Ekonomike. Vizita kishin karakter pune, afarist t\u00eb ndrysh\u00ebm, nd\u00ebrmarr\u00ebs dhe prodhues do t\u00eb q\u00ebndronin p\u00ebr 4 dit\u00eb me radh\u00eb n\u00eb Austri. Atje kishte rastisur t\u00eb shohim qytetin pothuajse krejt gati se. Kishim udh\u00ebtuar me tren, me taksi, me bus e po ashtu edhe me tramvaj. \u00c7far\u00eb t\u00eb themi nj\u00eb qytet me shum\u00eb ngjyra, me shum\u00eb stil dhe i hapur. Kultura t\u00eb ndryshme arkitekturale, njer\u00ebz q\u00eb shiheshin t\u00eb jetonin n\u00eb lumturin\u00eb e tyre q\u00eb kishin ofruar autoritetet n\u00eb nd\u00ebrtimin e qytetit.Nj\u00eb qytet ku jetonin n\u00eb harmoni klasika me modernen, vendi ku gjenin rehatin\u00eb t\u00eb gjitha etnit\u00eb e bot\u00ebs, e ve\u00e7an\u00ebrisht student\u00ebt q\u00eb gravitonin nga mbar\u00eb planeti.Nj\u00eb nd\u00ebrmarr\u00ebs q\u00eb shoq\u00ebronte grup\u00ebn disi na kujtoi koh\u00ebn kur ishin negociatat, bisedimet q\u00eb ishin zhvilluar n\u00eb Vjen\u00eb mbi pavar\u00ebsin\u00eb e kusht\u00ebzuar t\u00eb Kosov\u00ebs. \u201cOre thoshte ai, a thua ata prij\u00ebsit tan\u00eb a kan\u00eb shikuar kah kan\u00eb ecur qytetin apo jo? Si ka mund\u00ebsi q\u00eb nuk kan\u00eb importuar asnj\u00eb t\u00eb mir\u00eb nga ky qytet? \u00c7far\u00eb rregullie, \u00e7far\u00eb kushte p\u00ebr jetes\u00eb. \u00c7far\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb mira p\u00ebr t\u00eb zhvilluar biznes, e p\u00ebr t\u00eb kryer studimet.<\/p>\n<p>Si ka mund\u00ebsi, s\u00ebrish me habi pyeste miku yn\u00eb?Iknin nga qytetet ku reduktimet e rrym\u00ebs ishin 8 or\u00eb me terr dy or\u00eb me drit\u00eb. Balt\u00eb e pluhur n\u00eb t\u00eb gjitha an\u00ebt e vendit. Gropa rrug\u00ebve q\u00eb ishin n\u00eb at\u00eb koh\u00eb n\u00eb rrug\u00ebt e Kosov\u00ebs, pos me th\u00ebn\u00eb ishin n\u00eb Afrik\u00eb apo s\u2019di ku me th\u00ebn\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb diku keq!Shkonin n\u00eb nj\u00eb qytet ku ishte plot gjall\u00ebrim, drita 24 or\u00eb, rrug\u00eb t\u00eb ndri\u00e7uara e t\u00eb shtruara gjithandej, edhe arat i kishin b\u00ebr\u00eb me asfalt. Past\u00ebrtia n\u00eb nj\u00eb nivel shum\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00ebp\u00ebr rrug\u00ebt e qytetit dhe rrethin\u00ebs se tij.Bos\u00ebt nga autoritetet e vendit, q\u00ebndronin 7-10 dit\u00eb n\u00eb Vjen\u00eb, ktheheshin s\u00ebrish n\u00eb vendin ku qeverisnin vet, n\u00eb katrahur\u00ebn q\u00eb e kishin krijuar vet.Pra vet e qeverisnin vendin, vet e nd\u00ebrtonin dhe e lenin n\u00eb at\u00eb pozit\u00eb vendin e tyre kur dilnin jasht\u00eb kufijve, kurse vazhdonin t\u00eb krekoseshin n\u00ebp\u00ebr rrjetet sociale p\u00ebrmes fotove duke proklamuar jet\u00ebn e tyre prej xhent\u00eblmen\u00ebsh posa hipnin n\u00eb aeroplan.<\/p>\n<p>KAPTIN\u00cb III<\/p>\n<p>Po thuajse sot pas 15 viteve jemi n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin stad!?Autoritetet dalin, ecin, sh\u00ebtisnin me pun\u00eb e pa pun\u00eb gjithandej n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb. Evrop\u00eb, Amerik\u00eb, Japoni, Zvic\u00ebr, Gjermani, Franc\u00eb e ku jo?Shohin si punohet, shohin si kryhen pun\u00ebt profesionale edhe ato t\u00eb vrazhda n\u00ebp\u00ebr punishte t\u00eb ndryshme qoft\u00eb n\u00eb rrug\u00eb, kanalizime, uj\u00ebsjell\u00ebs, nd\u00ebrtim etj.Shohin po ashtu se si shtetet n\u00eb per\u00ebndim e kan\u00eb eliminuar po thuajse t\u00ebr\u00eb burokracin\u00eb n\u00ebp\u00ebr institucionet e shtetit, duke b\u00ebr\u00eb nj\u00eb njeri t\u00eb vet\u00ebm ti kryej shumic\u00ebn e pun\u00ebve q\u00eb lidhen me dokumentacionin dhe jet\u00ebn e qytetareve.N\u00eb shum\u00eb shtete nd\u00ebrrohen ministrat e nd\u00ebrrohet qeveria qoft\u00eb ajo lokale, qoft\u00eb ajo qendrore e as q\u00eb merret vesh te qytetar\u00ebt, sepse stadi i tyre tani m\u00eb ka kaluar n\u00eb nj\u00eb pozicion tep\u00ebr l\u00ebverdis\u00ebsh p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb normale.N\u00eb Kosov\u00eb, vazhdon t\u00eb rritet burokracia, p\u00ebr nj\u00eb dokument t\u00eb thjesht\u00eb ke p\u00ebr ti kaluar 3-4 sportele. Ke p\u00ebr tu p\u00ebrballur me padrejt\u00ebsi e parregullsi duke par\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb futen p\u00ebr t\u00eb kryer pun\u00eb me t\u00eb njohsh\u00ebm, p\u00ebrmes mitos e formave tjera t\u00eb ndryshme antiligjore!Autoriteti vazhdon t\u00eb paraqes veten dominant para qytetarit. Autoriteti vazhdon t\u00eb injoron e n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmb\u00eb taksapaguesin, pra e shp\u00ebrfill e n\u00ebn\u00e7mon at\u00eb q\u00eb e paguan!T\u00eb gjitha hyrjet e qyteteve jan\u00eb b\u00ebr\u00eb tmerr p\u00ebr zhvillim normal t\u00eb trafikut, n\u00eb disa qytete duhet pres\u00ebsh me or\u00eb t\u00eb t\u00ebra n\u00ebp\u00ebr kolona p\u00ebr shkakun e hapjeve t\u00eb punimeve t\u00eb vrazhda, ku dep\u00ebrtimi i qytetar\u00ebve, bizneseve e vizitor\u00ebve n\u00eb shumic\u00ebn e qyteteve \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pothuajse e  pakalueshme. Shum\u00eb biznese jan\u00eb d\u00ebmtuar tej mase nga amortizimi i pajisjeve t\u00eb pun\u00ebs, t\u00eb transportit, vonesa n\u00eb porosi, humbje n\u00eb koh\u00eb etj.Por, m\u00eb brengos\u00ebse \u00ebsht\u00eb ajo pjesa kur t\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb me vesh n\u00eb krah si thuhet p\u00ebr shkakun e vonesave t\u00eb k\u00ebtyre punimeve n\u00eb sezonin e ver\u00ebs, at\u00ebher\u00eb kur pjesa d\u00ebrmuese e qytetar\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb e presin me padurim, e sidomos pjesa afariste.Mir\u00eb, k\u00ebtu normalisht n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebrfiton qeveria dhe autoritetet nga dyndja e remitancave, por tham\u00eb m\u00eb lart\u00eb, ata nuk frikohen nga populli, populli frikohet nga ta&#8230;Ata p\u00ebrdorin aparatin shtet\u00ebror p\u00ebr t\u00eb frikuar, p\u00ebr\u00e7ar\u00eb dhe mbajtur n\u00ebn kontroll pjes\u00ebt l\u00ebviz\u00ebse t\u00eb mundshme t\u00eb qytetar\u00ebve p\u00ebr ndryshim.K\u00ebshtu kishte ndodh edhe me qeverisjet e m\u00eb hershme, kjo mund t\u00eb shpjegohet leht\u00eb, vet\u00ebm n\u00ebse shohim kronologjin\u00eb e qeverisjeve n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend.<\/p>\n<p>Si\u00e7 thuhej nga presidenti i 3 amerikan\u00eb se : Kur populli ka frik\u00eb nga qeveria n\u00eb at\u00eb vend ka tirani,kur qeveria ka frik\u00eb nga populli n\u00eb at\u00eb vend ka liri\u201d, n\u00eb Kosov\u00eb duket q\u00eb autoriteti vazhdon t\u00eb mbaj\u00eb n\u00ebn trysni qytetar\u00ebt nga sejmen e segment t\u00eb caktuar.Nuk dihet ndoshta don\u00eb edhe pak koh\u00eb ky mentalitet t\u00eb balancohet, kjo do t\u00eb ndodh kur t\u00eb vet\u00ebdijesohet taksapaguesi.<\/p>\n<p>KAPTIN\u00cb IV<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb t\u00eb themi m\u00eb shum\u00eb?!P\u00ebrve\u00e7 q\u00eb t\u00eb pyesim edhe ne si ai miku yn\u00eb m\u00eb lart\u00eb?!\u201cA e shohin udh\u00ebheq\u00ebsit tan\u00eb k\u00ebt\u00eb rregull, k\u00ebt\u00eb organizim perfekt, k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb jetes\u00ebs s\u00eb qytetar\u00ebve Evropian, Amerikan?\u201d\u00c7far\u00eb shohin k\u00ebta njer\u00ebz q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb autoritetin e Kosov\u00ebs, cilin do nivel kur jan\u00eb jasht\u00eb Kosov\u00ebs?\u00c7far\u00eb shohin kur jan\u00eb n\u00eb Vjen\u00eb, Munih, Zurih, Washington, Bruksel, Tokio, Shangai, Stamboll, Rom\u00eb, Paris, New York, Lond\u00ebr, Frankfurt etj.?\u00c7udit\u00ebrisht!Ne, akoma mundohemi ta ngush\u00ebllojm\u00eb veten ton\u00eb kinse po flasim p\u00ebr chatGPT kinse po dim\u00eb \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb AI (inteligjenca artificiale), \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb treni e tramvaji e si funksionon ai.Flasim p\u00ebr veturat me rrym\u00eb, bile po flasim edhe si n\u00eb t\u00eb ardhmen veturat do t\u00eb fluturojn\u00eb dhe sedo t\u00eb krijohet nj\u00eb ligj q\u00eb rregullon trafikun ajror se sa or\u00eb mundet t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb aj\u00ebr k\u00ebto makineri. Po shohim tek vijn\u00eb robot t\u00eb prodhuar nga kompani te m\u00ebdha, t\u00eb cilat pastaj k\u00ebto kompani furnizojn\u00eb me informata dhe po punohet  n\u00eb drejtimin e ecjes s\u00eb pavdek\u00ebsis\u00eb virtuale.Bile po shkojm\u00eb deri aty sa po flasim edhe si do t\u00eb p\u00ebrjetojm\u00eb nj\u00eb internet falas n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb, e k\u00ebt\u00eb do t\u00eb na mund\u00ebsoi rrjeti i energjis\u00eb elektrike q\u00eb do t\u00eb shp\u00ebrndahet p\u00ebrmes val\u00ebve (WIFI).Nejse, nejse!Vendi mbaroi nga pluhuri dhe balta. Vendi \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb udh\u00ebheqje nga nj\u00eb injoranc\u00eb e papar\u00eb e d\u00ebgjuar deri m\u00eb tani.Njer\u00ebz q\u00eb meditojn\u00eb narcizmin e duke luajtur rolin e t\u00eb gjith\u00eb dijshmit. E n\u2019 fakt n\u00eb momentin kur mendon se din di\u00e7ka, at\u00ebher\u00eb nuk din asgj\u00eb thuhet.Vendi kishte r\u00ebn\u00eb e vazhdon ti bien posht\u00eb si\u00e7 thuhet nga drejtues amator e t\u00eb padijsh\u00ebm q\u00eb kishin udh\u00ebhequr k\u00ebt\u00eb vend, e si duket po vazhdon e nj\u00ebjta rrug\u00eb, n\u00eb mos me th\u00ebn\u00eb edhe m\u00eb keq!Qeverisje me sjellje paditurie dhe mentalitet t\u00eb para 40 viteve, lexoje fillimin e artikullit.EPILOGU:S\u2019 kemi si t\u00eb mos e kujtojm\u00eb Azem Shkrelin n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast kur thoshte: \u201cSikur t\u00eb takoheshim me vetveten sy m\u00eb sy, do t\u00eb putheshim apo kishim p\u00ebr t\u2019u p\u00ebshty?\u201dDikush le ta kujton k\u00ebt\u00eb th\u00ebnie m\u00eb shpesh, sa m\u00eb shpesh!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkruan: Emrush T.Shkodra KAPTIN\u00cb I \u00cbsht\u00eb interesant fakti se n\u00eb bised\u00eb e sip\u00ebr nj\u00eb miku im kujton se: \u201cpara me shum\u00eb se 40 viteve, shqiptar\u00ebt shkonin n\u00eb per\u00ebndim n\u00ebp\u00ebr shtete t\u00eb ndryshme Evropiane e m\u00eb larg, vendoseshin dhe jetonin atje. Shihnin m\u00ebnyr\u00ebn e jetes\u00ebs se qytetar\u00ebve per\u00ebndimor nga af\u00ebr n\u00eb ato shtete ku vendosnin t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":149359,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":{"0":"post-149358","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-opinion"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/149358","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=149358"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/149358\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/149359"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=149358"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=149358"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=149358"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}