{"id":149690,"date":"2023-05-25T18:09:38","date_gmt":"2023-05-25T16:09:38","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=149690"},"modified":"2023-05-25T18:09:38","modified_gmt":"2023-05-25T16:09:38","slug":"aksidenti-qe-ia-pergjysmoi-xhavit-ahmetit-rrugen-akademike-e-politike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/aksidenti-qe-ia-pergjysmoi-xhavit-ahmetit-rrugen-akademike-e-politike\/","title":{"rendered":"Aksidenti q\u00eb ia p\u00ebrgjysmoi Xhavit Ahmetit rrug\u00ebn akademike e politike"},"content":{"rendered":"<p>Shkruajn\u00eb: Florind\u00eb Abazi dhe Blerona Bahtiri<\/p>\n<p>Xhavit Ahmeti nuk arriti t\u00eb \u00e7oj\u00eb deri n\u00eb fund rrug\u00ebn e nisur n\u00eb shkenc\u00eb e politik\u00eb. Aksidenti ia ndali p\u00ebrgjysm\u00eb ambiciet gjilanasit q\u00eb kishte mb\u00ebrritur t\u00eb b\u00ebhej k\u00ebshilltar i Ibrahim Rugov\u00ebs p\u00ebr arsim. Si profesor, ai ndihmoi student\u00ebt e tij q\u00eb t\u00eb studionin jasht\u00eb Kosov\u00ebs dhe t\u00eb mb\u00ebrrinin majat e shkenc\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cIshte plot entuziaz\u00ebm p\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb majat e hulumtimeve shkencore\u201d. Ky \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsimi i Fatmir Sejdiut, ish-president i Kosov\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb ndjerin Xhavit Ahmeti.<\/p>\n<p>P\u00ebrpos detajeve n\u00eb aspektin profesional, ish-udh\u00ebheq\u00ebsi i Kosov\u00ebs tregon se ishte bashk\u00eb me Ahmetin kur ky i fundit vdiq n\u00eb n\u00ebntorin e 1996-\u00ebs n\u00eb nj\u00eb aksident trafiku teksa po shkonin n\u00eb Beograd, p\u00ebr t\u2019u pajisur me viz\u00eb gjermane.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebsuam nj\u00eb aksident jasht\u00ebzakonisht t\u00eb r\u00ebnd\u00eb. Ishte fatal p\u00ebr jet\u00ebn e tij\u201d, kujton Sejdiu koh\u00ebn kur vdiq Ahmeti.<\/p>\n<p>\u201cIshte nj\u00eb dijetar q\u00eb ishte n\u00eb list\u00ebn bot\u00ebrore t\u00eb kimist\u00ebve\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>N\u00eb aksidentin ku vdiq Ahmeti, pos Sejdiut ishin edhe Hydajet Hyseni e shoferi i makin\u00ebs, Agim Spanca.<\/p>\n<p>Ish-presidenti Sejdiu bashk\u00eb me koleg\u00ebt e tij ishin duke shkuar n\u00eb Beograd p\u00ebr t\u2019u pajisur me viz\u00eb pasi Kosova ishte pjes\u00eb e ish-Jugosllavis\u00eb dhe shtetet tjera nuk kan\u00eb pasur ambasada n\u00eb Prishtin\u00eb. At\u00ebkoh\u00eb, Serbia instensifikoi dhun\u00ebn, burgosjen dhe vrasjen e shqiptar\u00ebve q\u00eb prodhoi edhe luft\u00ebn ku u vran\u00eb mbi 13 mij\u00eb shqiptar\u00eb e u d\u00ebbuan m\u00eb shum\u00eb se 1 milion banor\u00eb nga Kosova.<\/p>\n<p>Fatmir Sejdiu kujton koh\u00ebn kur si gazetar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb e takoi Xhavit Ahmetin, studentin e dalluar, me t\u00eb cilin realizoi intervist\u00eb p\u00ebr nj\u00eb hulumtim shkencor.<\/p>\n<p>\u2018\u2019Si student e dija se ishte i p\u00ebrgatitur, me nj\u00eb not\u00eb mesatare t\u00eb lart\u00eb dhe nj\u00eb fjalor jasht\u00ebzakonisht t\u00eb pasur.\u2019\u2019, kujton ish-presidenti Sejdiu p\u00ebr mbresat q\u00eb i kishte l\u00ebn\u00eb studenti gjilanas.<\/p>\n<p>Sipas Sejdiut, k\u00ebto cil\u00ebsi t\u00eb tij, u kthyen n\u00eb shkak q\u00eb Xhavit Ahmeti pas p\u00ebrfundimit t\u00eb studimeve, t\u00eb marr\u00eb pozit\u00ebn e m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsit n\u00eb UP. Kontakti i tyre vazhdoi edhe disa vite m\u00eb pas, n\u00eb vitet e \u201990-ta, ku t\u00eb dy ishin nd\u00ebr themeluesit e par\u00eb t\u00eb l\u00ebvizjes politike t\u00eb asaj kohe q\u00eb u em\u00ebrtua si Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs (LDK). Madje, bashk\u00ebpunimi i tyre vet\u00ebm sa u thellua, kur profesori i Kimis\u00eb, u p\u00ebrzgjodh si k\u00ebshilltar p\u00ebr Arsim, nga presidenti i at\u00ebhersh\u00ebm Ibrahim Rugova.<\/p>\n<p>Kimisti q\u00eb u kthye n\u00eb udh\u00ebrr\u00ebfyes p\u00ebr student\u00ebt<\/p>\n<p>Xhavit Ahmeti i lindur n\u00eb fshatin P\u00ebrlepnic\u00eb t\u00eb Gjilanit, nd\u00ebrroi jet\u00eb nj\u00eb muaj pasi kishte mbushur 44 vjet.<\/p>\n<p>Ahmeti ishte f\u00ebmija i par\u00eb n\u00eb familje, e pas tij vijn\u00eb edhe dy v\u00ebllez\u00ebrit dhe dy motrat. V\u00ebllai i tij, Qemajli, thot\u00eb se Xhavitin e konsideronin edhe si prind.<\/p>\n<p>\u201cSepse neve na ka vdekur babai shum\u00eb her\u00ebt\u201d, rr\u00ebfen Qemajli, i cili , m\u00eb von\u00eb mori edhe pozit\u00eb t\u00eb lart\u00eb politike e shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>Profesori nga Gjilani, pavar\u00ebsisht p\u00ebrgjegj\u00ebsive q\u00eb mbante n\u00eb familje, politik\u00eb e profesion, ai ishte gjithmon\u00eb n\u00eb gjendje te mbante balancin e jet\u00ebs, e t\u00eb jepte vet\u00ebm pozitivitet. K\u00ebt\u00eb e thon\u00eb dy ish-student\u00ebt e tij, Fetah Podvorica e Ram\u00eb Vataj, t\u00eb cil\u00ebt tregojn\u00eb se profesori i tyre \u00e7doher\u00eb ishte i af\u00ebrt me student\u00eb.<\/p>\n<p>\u2018\u2019Ai nuk e ngriste z\u00ebrin ndaj student\u00ebve. Edhe kur student\u00ebt b\u00ebnin sjellje jo t\u00eb hij\u00ebshme, ai i tregonte me mesele, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ata t\u00eb merrnin mesazhin\u201d, thot\u00eb Ram\u00eb Vataj, tani profesor n\u00eb Departamentin e Kimis\u00eb.<\/p>\n<p>Profesori Vataj thot\u00eb se Xhavit Ahmeti ishte udh\u00ebrr\u00ebfyes dhe shembull p\u00ebr t\u00eb dhe student\u00ebt tjer\u00eb.<br \/>\n\u201cNga ai kam marr\u00eb gjith\u00e7ka\u201d, shtoi ai.<\/p>\n<p>Fetah Podvorica, nj\u00eb tjet\u00ebr ish-student, tashm\u00eb akademik dhe profesor i kimis\u00eb, tregon se p\u00ebrkrahja e ish-profesorit t\u00eb tyre nuk ka munguar asnj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr ta vdekja e Ahmetit, ishte humbje e madhe. Kjo p\u00ebr shkak se lidhja profesor-student, ishte gjithher\u00eb e fort\u00eb.<\/p>\n<p>Podvorica tregon se ish-k\u00ebshilltari i Rugov\u00ebs, ishte shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb imazh frym\u00ebzues p\u00ebr student\u00ebt e asaj kohe.<\/p>\n<p>\u2018\u2019Kushtimi i tij profesional ishte i nivelit v\u00ebrtet\u00eb superior\u201d, vler\u00ebson Podvoricia ish-profesorin e tij.<\/p>\n<p>Madje, ai thot\u00eb se Ahmeti ishte \u201cshp\u00ebtim\u2019\u2019 p\u00ebr student\u00ebt.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr tjerash, Podvorica shpreh se p\u00ebrkushtimi i Ahmetit ishte maksimal q\u00eb t\u00eb ndihmonte t\u00eb tjer\u00ebt, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb krijonte kuadro sa m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb kimis\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, Vataj e Podvorica, thon\u00eb se ish-profesori i tyre ishte k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebs q\u00eb t\u00eb ata t\u00eb vazhdonin studimet jasht\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb edhe e arrit\u00ebn. T\u00eb dy ish-student\u00ebt e Ahmetit doktoruan n\u00eb Franc\u00eb, ashtu edhe sikurse vet\u00eb Xhavit Ahmeti, i cili grad\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb shkencore e arriti n\u00eb Zagreb t\u00eb Kroacis\u00eb.<\/p>\n<p>Dy ish-student\u00ebt e tij zgjodh\u00ebn t\u00eb ndiqnin hapat e nj\u00ebjt\u00eb me profesorin e tyre, prandaj edhe fal\u00ebnderimet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rrug\u00ebtim i kan\u00eb p\u00ebr Ahmetin.<\/p>\n<p>T\u00eb dy tregojn\u00eb se vlera e profesor Ahmetit p\u00ebr ta ishte e madhe. Bile pavar\u00ebsisht faktit q\u00eb ata kishin mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb arsimimit ta kryenin jasht\u00eb vendit, deklarojn\u00eb se asnj\u00ebher\u00eb nuk kan\u00eb njohur nj\u00eb profesor t\u00eb till\u00eb. As brenda Kosov\u00ebs, e as jasht\u00eb saj.<br \/>\n\u201cP\u00ebrgatitjen, t\u00eb shprehurin\u00eb, angazhimin dhe p\u00ebrpikm\u00ebrin\u00eb e tij nuk e kam hasur tek askush tjet\u00ebr.\u2019\u2019, u shpreh akademiku Podvorica.<\/p>\n<p>Pas p\u00ebrfundimit t\u00eb studimeve n\u00eb Franc\u00eb, q\u00eb t\u00eb dy vendos\u00ebn ktheheshin n\u00eb vendlindje. Q\u00ebllimi ishte i qart\u00eb: t\u00eb kontribuojn\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e arsimit. Nd\u00ebrsa, shkaku ishte i njejt\u00eb: ndjenja e detyrimit dhe rrespektit ndaj ish-profesorit t\u00eb tyre, Xhavit Ahmeti.<\/p>\n<p>Rr\u00ebfimet e ish-presidentit Sejdiu, t\u00eb v\u00ebllait dhe t\u00eb dy student\u00ebve t\u00eb Ahmetit, bashkoheshin n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb. Kur flisnin p\u00ebr karakterin q\u00eb ish-deputeti posedonte. N\u00eb bised\u00eb e sip\u00ebr, ata than\u00eb se profesori Ahmeti ishte personalitet i \u00e7elikt\u00eb, i pathyesh\u00ebm dhe parimor.<\/p>\n<p>\u2018\u2019Ai ka qen\u00eb njeri shum\u00eb i rrept\u00eb n\u00eb q\u00ebndrime, nuk ka lejuar q\u00eb gjith\u00e7ka t\u2019i ndal\u00eb prej dore\u2019\u2019, tregoi nd\u00ebr tjerash Podvorica.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, thon\u00eb se ka qen\u00eb shum\u00eb familjar, gazmor e i haresh\u00ebm.<\/p>\n<p>I v\u00ebllai i tij, tregon p\u00ebr kujdesin q\u00eb Ahmeti kishte kundrejt t\u00eb tjer\u00ebve dhe se si ishte i gjithansh\u00ebm n\u00eb komunikim me persona t\u00eb ndrysh\u00ebm.<\/p>\n<p>\u2018\u2019Ka qen\u00eb shum\u00eb i af\u00ebrt me njer\u00ebz, edhe si f\u00ebmij\u00eb, por edhe kur \u00ebsht\u00eb rrit\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>E p\u00ebr presidentin Sejdiu, Xhavit Ahmeti dallonte nga t\u00eb tjer\u00ebt.<\/p>\n<p>\u201cDallohej nga sharmi i tij. Ka qen\u00eb nj\u00eb djal\u00eb jasht\u00ebzakonisht i haresh\u00ebm\u2019\u2019, u shpreh Sejdiu.<\/p>\n<p>Kimisti Ahmeti, qasje t\u00eb njejt\u00eb kishte edhe me student\u00ebt e universitetit ku punonte, t\u00eb cil\u00ebt tregojn\u00eb se ai nuk ka shprehur asnj\u00ebher\u00eb autoritet ndaj tyre dhe ka qen\u00eb person shum\u00eb i thjesht\u00eb.<\/p>\n<p>\u2018\u2019Ishte njer\u00ebzor. Kurr\u00eb nuk e reflektonte m\u00ebrzin\u00eb dhe energjin\u00eb negative tek student\u00ebt\u2019\u2019, tha Vataj.<\/p>\n<p>Qemajl Ahmeti thot\u00eb se nga f\u00ebmij\u00ebria, Xhaviti \u00ebnd\u00ebrronte t\u00eb b\u00ebhej shkenc\u00ebtar. Madje, n\u00eb familje e th\u00ebrrisnin \u2018njeri i lapsit\u2019.<\/p>\n<p>Pos me kimi e politik\u00eb, Xhavit Ahmeti merrej edhe me art e let\u00ebrsi, duke l\u00ebn\u00eb pas vetes disa poezi e nj\u00eb v\u00ebllim prozash.<\/p>\n<p>Madje, kishte p\u00ebrgatitur edhe nj\u00eb v\u00ebllim prozash, por q\u00eb nuk arriti ta botonte, lib\u00ebr q\u00eb edhe sot ka mbetur i papublikuar.<\/p>\n<p>\u2018\u2019Ka dit\u00eb me vall\u00ebzu e me k\u00ebndu.\u2019\u2019, thot\u00eb v\u00ebllai i Ahmetit.<\/p>\n<p>Af\u00ebrsia q\u00eb ishte krijuar mes profesorit dhe student\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt m\u00eb pas ishin edhe asistent\u00eb e bashk\u00ebpuntor\u00eb t\u00eb tij, i kishte dh\u00ebn\u00eb hap\u00ebsir\u00eb q\u00eb ata t\u00eb formonin nj\u00eb lidhje q\u00eb kalonte p\u00ebrtej asaj profesionale. Vataj e Podvorica, shpjeguan se si njeriu i shkenc\u00ebs, kishte arritur t\u00eb m\u00ebsonte q\u00eb t\u00eb luante instrumentin e \u00e7iftelis\u00eb e mandolin\u00ebs n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb didakte.<br \/>\n\u2018\u2019Ka qen\u00eb njeri i thjesht\u00eb, artist!\u2019\u2019, shtoi Vataj.<\/p>\n<p>Ish-studenti Podvorica, tregoi se profesori Ahmeti posedonte aft\u00ebsi edhe n\u00eb p\u00ebrkthimin e gjuh\u00ebve t\u00eb huaja.<\/p>\n<p>\u2018\u2019Literatura e studimeve nuk ka qen\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, por n\u00eb gjuh\u00ebn kroate apo angleze dhe profesori Xhavit i ka p\u00ebrkthyer n\u00eb gjuh\u00ebn ton\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Si autor i librave, kimisti Vataj zbuloi se profesori Ahmeti sa ishte n\u00eb jet\u00eb, ka punuar disa libra q\u00eb lidheshin me studimet e kimis\u00eb, por t\u00eb cilat nuk mundi t\u2019i finalizonte.<\/p>\n<p>\u2018\u2019Librat e tij ai i filloi, un\u00eb i p\u00ebrfundova. Ende i kam tekste origjinale, si\u00e7 m\u2019i ka dor\u00ebzuar profesori.\u2019\u2019<\/p>\n<p>Politika, sfer\u00eb e imponuar p\u00ebr Ahmetin<\/p>\n<p>Dashuria p\u00ebr politik\u00ebn, nuk p\u00ebrkonte me at\u00eb q\u00eb kimisti Ahmeti e ndjente p\u00ebr shkenc\u00ebn.<\/p>\n<p>Rrethanat e v\u00ebshtira me t\u00eb cilat ishte p\u00ebrballur familja e tij n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, ishin kthyer n\u00eb shkak q\u00eb ai t\u00eb mos shprehte d\u00ebshir\u00ebn q\u00eb t\u2019i bashkohej ndonj\u00ebher\u00eb k\u00ebsaj fushe.<\/p>\n<p>Nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb e deklaroi i v\u00ebllai i profesorit, Qemajli, ku tutje tregoi se si u vra axha i tyre nga ish-pushteti jugosllav, pas p\u00ebrfundimit t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore. E gjitha kjo p\u00ebr shkaqe politike. Kjo edhe pati ndikuar q\u00eb n\u00eb vitin 1993, Xhavit Ahmeti t\u2019i bashkohej sken\u00ebs politike, ani pse me mosvullnetin e tij.<\/p>\n<p>\u2018\u2019Neve na \u00ebsht\u00eb imponu n\u00eb vitet e \u201990-ta, p\u00ebr shkak t\u00eb okupimit. \u00cbsht\u00eb dasht\u00eb me u marr\u00eb me politik\u00eb, thjesht\u00eb me u \u00e7liru\u201d, tregoi i v\u00ebllai i tij.<\/p>\n<p>N\u00eb LDK, ai iu bashkua deg\u00ebs s\u00eb kat\u00ebrt, n\u00eb Dardani t\u00eb Prishtin\u00ebs.<\/p>\n<p>Detajet se si e morri vesh p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb q\u00eb kryetari Rugova k\u00ebrkoi Xhavit Ahmetin si k\u00ebshilltar t\u00eb arsimit, ende i ka t\u00eb fresk\u00ebta Qemajli.<\/p>\n<p>Sipas tij, Rugova ishte n\u00eb dijeni nga t\u00eb tjer\u00ebt, se shkenc\u00ebtari nga Gjilani ishte nj\u00eb orator i mir\u00eb, bind\u00ebs e k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebs, me \u00e7\u2019rast kishte k\u00ebrkuar q\u00eb edhe t\u00eb takohej me t\u00eb.<\/p>\n<p>\u2018\u2019Kam nevoj\u00eb p\u00ebr ndihmes\u00eb\u2019\u2019, me k\u00ebto fjal\u00eb Rugova i k\u00ebrkoi Xhavit Ahmetit q\u00eb t\u00eb b\u00ebhej p\u00ebrfaq\u00ebsues i Kosov\u00ebs n\u00eb arsim, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e k\u00ebshilltarit. P\u00ebrgjigjen p\u00ebr k\u00ebt\u00eb post, Ahmeti n\u00eb ato koh\u00eb e tregoi n\u00eb po ato momente, duke th\u00ebn\u00eb se e pranon at\u00eb, ani pse Rugova i kishte dh\u00ebn\u00eb hap\u00ebsir\u00eb kohore prej tri dit\u00ebsh, q\u00eb t\u00eb mendohej rreth marrjes s\u00eb k\u00ebsaj detyre.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb filloi puna dhe veprimtaria e Xhavit Ahmetit n\u00eb sfer\u00ebn e arsimit si politikan, e cila tashm\u00eb nuk p\u00ebrfshinte vet\u00ebm Universitetin n\u00eb t\u00eb cilin punonte, por mbar\u00eb vendin.<\/p>\n<p>Si k\u00ebshilltar i arsimit, Xhavit Ahmeti dha kontribut n\u00eb disa \u00e7\u00ebshtje. Aktivizmi i tij p\u00ebr mbar\u00ebvajtjen e m\u00ebsimit n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb-shkolla, thellimin e bashk\u00ebpunimit me Universitet tjera jasht\u00eb vendit, p\u00ebrpjekjet p\u00ebr rikthim n\u00eb objektet arsimore e mb\u00ebshtetja e vazhdueshme ndaj aktiviteteve studentore, ishin disa nga veprimtarit\u00eb q\u00eb Ahmeti ofroi p\u00ebrkrahjen e tij sa ishte n\u00eb detyr\u00ebn e k\u00ebshilltarit p\u00ebr arsim.<\/p>\n<p>\u2018\u2019Ka qen\u00eb etuziast me i mb\u00ebshtet student\u00ebt n\u00eb t\u00eb gjitha m\u00ebnyrat.\u2019\u2019, u shpreh Vataj, i cili gjithashtu tregoi se profesori Ahmeti p\u00ebrkrahte iden\u00eb q\u00eb problemet e at\u00ebhershme me arsimin t\u00eb zgjidheshin paq\u00ebsisht, e jo me dhun\u00eb.<\/p>\n<p>\u2018\u2019Prisni pak, kur fillon semestri i dyt\u00eb, n\u00ebse nuk kthehemi n\u00eb objekte, un\u00eb kam me i pri protest\u00ebs!\u2019\u2019, me an\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre fjal\u00ebve, kimisti Ahmeti mundohej t\u2019i qet\u00ebsonte student\u00ebt shqiptar\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb situata t\u00eb mos dal\u00eb jasht\u00eb kontrollit.<\/p>\n<p>Por, vet\u00eb profesor Ahmeti ishte ndjek\u00ebs i liris\u00eb. Ai u arrestua p\u00ebr dy muaj nga regjimi i at\u00ebhersh\u00ebm serb, p\u00ebr shkak t\u00eb bindjeve t\u00eb tij politike dhe veprimtaris\u00eb q\u00eb po zhvillonte n\u00eb l\u00ebvizjen e shqiptar\u00ebve p\u00ebr pavar\u00ebsi.<\/p>\n<p>\u2018\u2019Nuk ishte pishman p\u00ebr veprimet q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb.\u2019\u2019, tha Fatmir Sejdiu duke kujtuar situat\u00ebn pas lirimit t\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtorit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Ish-sekretari i LDK-s\u00eb, Fatmir Sejdiu, p\u00ebrmendi edhe entuziazmin dhe pun\u00ebn e palodhshme t\u00eb profesorit, n\u00eb funksionalizimin e sht\u00ebpive-shkolla.<\/p>\n<p>\u2018\u2019Kishim p\u00ebrpjekje q\u00eb t\u00eb organizohet sa m\u00eb mir\u00eb i gjith\u00eb sistemi i arsimit, i cili ishte ringjallur n\u00eb ato kushte t\u00eb v\u00ebshtira.\u2019\u2019<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, Ram\u00eb Vataj, ndau nj\u00eb situat\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn ishin p\u00ebrballur ai bashk\u00eb me profesorin Ahmeti, at\u00ebher\u00eb kur strukturat serbe kishin n\u00ebn administrim Universitetin e Prishtin\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas tij, Ahmeti kishte k\u00ebrkuar me ngulm q\u00eb dokumentet t\u00eb mbanin emrin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe t\u2019i p\u00ebrkisnin gjuh\u00ebs shqipe, e jo asaj serbe.<\/p>\n<p>\u2018\u2019A p\u00ebr k\u00ebto kat\u00ebr S-ja jemi duke ndenj\u00eb podrumave, a?\u2019\u2019, ishte pyetja q\u00eb Xhavit Ahmeti i kishte parashtruar nj\u00ebr\u00ebs nga punonj\u00ebseve serbe n\u00eb administrat\u00ebn e Universitetit. E ish-studenti i tij Vataj thot\u00eb s\u00eb q\u00ebndrimi i kimistit ishte i prer\u00eb, prandaj kjo edhe ka mund\u00ebsuar q\u00eb vet ai sot n\u00eb dokumentet e Universitetit, ka vul\u00ebn e shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, p\u00ebrse pik\u00ebrisht k\u00ebshilltar p\u00ebr arsim dhe jo i ndonj\u00eb fushe tjet\u00ebr?<\/p>\n<p>Arsyeja se pse Ahmeti ishte zgjedhur k\u00ebshilltar p\u00ebr arsim, nuk ishte di\u00e7ka e rast\u00ebsishme. Ish-presidenti Sejdiu, p\u00ebrmend se profesori i kimis\u00eb, p\u00ebrfaq\u00ebsonte personin m\u00eb adekuat p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pozit\u00eb.<\/p>\n<p>\u2018\u2019Profesori Xhavit ka njohur problematik\u00ebn e arsimit n\u00eb thell\u00ebsi dhe kjo ka qen\u00eb arsyeja e p\u00ebrzgjedhjes s\u00eb tij n\u00eb at\u00eb fush\u00eb.\u2019\u2019<\/p>\n<p>N\u00ebntori i kobsh\u00ebm<\/p>\n<p>\u2018\u2019Thon\u00eb v\u00ebllau kur vdes ta k\u00ebput krahun, por mua m\u00eb ka kput n\u00eb kurriz.\u2019\u2019 K\u00ebshtu e p\u00ebrshkruan dhimbjen Qemajl Ahmeti, kur flet p\u00ebr humbjen e t\u00eb v\u00ebllait.<\/p>\n<p>Xhavit Ahmeti vdiq n\u00eb nj\u00eb aksident trafiku m\u00eb 21 n\u00ebntor 1996 , teksa po shkonin n\u00eb nj\u00eb udh\u00ebtim zyrtar n\u00eb Beograd. Bashk\u00eb me t\u00eb ishin edhe Fatmir Sejdiu, Hydajet Hyseni dhe shoferi i makin\u00ebs, Agim Spanca, t\u00eb cil\u00ebt kishin marr\u00eb l\u00ebndime t\u00eb r\u00ebnda trupore.<\/p>\n<p>Xhavit Ahmeti u varros n\u00eb lagjen Dragodan t\u00eb Prishtin\u00ebs dhe pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb varrimin e tij ishin mij\u00ebra persona.<\/p>\n<p>Vdekja e tij, asokohe u cil\u00ebsua si humbje e madhe jo vet\u00ebm p\u00ebr familjen dhe t\u00eb af\u00ebrmit e tij, por p\u00ebr mbar\u00eb Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>\u2018\u2019Kam humb nj\u00eb mik q\u00eb p\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb dhimbje shum\u00eb, shum\u00eb, shum\u00eb e madhe.\u2019\u2019, thot\u00eb ish-sekretari i LDK-s\u00eb, Fatmir Sejdiu, p\u00ebr vdekjen e mikut t\u00eb tij.<\/p>\n<p>T\u00eb tilla fjal\u00eb kishin th\u00ebn\u00eb edhe shum\u00eb njer\u00ebz q\u00eb arrit\u00ebn ta njihni nga af\u00ebr Xhavit Ahmetin, por jo vet\u00ebm. Humbja e ish-k\u00ebshilltarit t\u00eb Rugov\u00ebs, ishte disfat\u00eb dhe p\u00ebr familjar\u00ebt, student\u00ebt, bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt, e mbar\u00eb Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>Profesor\u00ebt Vataj e Podvorica, u shpreh\u00ebn se Kosov\u00ebs iu shua nj\u00eb personalitet i lart\u00eb, nj\u00eb kimist i dalluar e nj\u00eb shpirt artistik. Gjithashtu than\u00eb se p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb jetuar n\u00eb koh\u00ebn e veprimtaris\u00eb s\u00eb profesorit t\u00eb tyre, emri i tij do t\u00eb thot\u00eb shum\u00eb. Por, pas vdekjes s\u00eb tij, personaliteti i tij mbeti n\u00ebn hije t\u00eb koh\u00ebs, duke mos u p\u00ebrmendur aq sa duhet nga udh\u00ebheq\u00ebs e figura politike t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>\u2018\u2019Nuk e kan\u00eb respektuar e lart\u00ebsuar aq sa duhet figur\u00ebn e prof\u00ebs, ashtu si ai meriton.\u2019\u2019, potencoi Ram\u00eb Vataj.<\/p>\n<p>Nderimi ndaj Xhavit Ahmetit<\/p>\n<p>N\u00eb nderimi t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb vazhdueshme t\u00eb Xhavit Ahmetit sa ishte gjall\u00eb, disa rrug\u00eb dhe tri shkolla n\u00eb vend mbajn\u00eb emrin e tij, si dhe buste q\u00eb jan\u00eb ngritur, p\u00ebr rikujtimin e figur\u00ebs s\u00eb profesorit gjilanas.<\/p>\n<p>Pas vet\u00ebs, Xhavit Ahmeti la bashk\u00ebshorten dhe pes\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e tij.<\/p>\n<p>E krejt n\u00eb fund, kimisti e akademiku Fetah Podvorica, tha: \u2018\u2019Kosova nuk do ket\u00eb nj\u00eb Xhavit Ahmet tjet\u00ebr!\u2019\u2019<\/p>\n<p>Xhavit Ahmeti ka 24 punime shkencore, 27 kumtesa shkencore, 9 projekte shkencore dhe 8 tekste shkollore. Nd\u00ebrsa, n\u00eb veprimtarin\u00eb e tij si politikan, Xhavit Ahmeti ishte an\u00ebtar i LDK-s\u00eb, duke pasur pozita udh\u00ebheq\u00ebse n\u00eb deg\u00eb e kryesi. Ishte edhe deputet i parlamentit n\u00eb zgjedhjet e para presidenciale m\u00eb 1992.<\/p>\n<p>*Autoret jan\u00eb studente t\u00eb Fakultetit t\u00eb Gazetaris\u00eb n\u00eb UP<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkruajn\u00eb: Florind\u00eb Abazi dhe Blerona Bahtiri Xhavit Ahmeti nuk arriti t\u00eb \u00e7oj\u00eb deri n\u00eb fund rrug\u00ebn e nisur n\u00eb shkenc\u00eb e politik\u00eb. Aksidenti ia ndali p\u00ebrgjysm\u00eb ambiciet gjilanasit q\u00eb kishte mb\u00ebrritur t\u00eb b\u00ebhej k\u00ebshilltar i Ibrahim Rugov\u00ebs p\u00ebr arsim. Si profesor, ai ndihmoi student\u00ebt e tij q\u00eb t\u00eb studionin jasht\u00eb Kosov\u00ebs dhe t\u00eb mb\u00ebrrinin majat [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":149691,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-149690","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/149690","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=149690"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/149690\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/149691"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=149690"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=149690"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=149690"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}