{"id":150495,"date":"2023-06-03T12:23:56","date_gmt":"2023-06-03T10:23:56","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=150495"},"modified":"2023-06-03T12:23:56","modified_gmt":"2023-06-03T10:23:56","slug":"zgjedhjet-e-reja-ne-veri-mundesi-per-de-eskalimin-e-situates","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/zgjedhjet-e-reja-ne-veri-mundesi-per-de-eskalimin-e-situates\/","title":{"rendered":"Zgjedhjet e reja n\u00eb veri, mund\u00ebsi p\u00ebr de-eskalimin e situat\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Propozimi evropian p\u00ebr organizmin e zgjedhjeve t\u00eb reja n\u00eb kat\u00ebr komunat veriore n\u00eb Kosov\u00eb, po konsiderohet si mund\u00ebsi e mir\u00eb p\u00ebr de-eskalimin e situat\u00ebs nga spektri politik\u00eb, por me kushtin q\u00eb edhe Lista Serbe garanton p\u00ebr pjes\u00ebmarrje n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces zgjedhor. Nga partia n\u00eb pushtet thon\u00eb se kjo nuk \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzim, por e drejt\u00eb ligjore q\u00eb qytetar\u00ebt atje mund t\u00eb p\u00ebrdorin p\u00ebr zgjedhje t\u00eb reja. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, n\u00eb partit\u00eb opozitare potencojn\u00eb nevoj\u00ebn p\u00ebr shtensionimin e situat\u00ebs n\u00eb veri, por kritikojn\u00eb Qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs se po prapakthen funksionimin e \u00e7do mekanizmi institucional n\u00eb veri.<\/p>\n<p>Deputeti i Grupit Parlamentar t\u00eb L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje nga Lista Guxo, Haxhi Avdyli thot\u00eb se Qeveria e Kosov\u00ebs, por edhe Presidenca jan\u00eb duke e b\u00ebr\u00eb t\u00eb pamundshmen p\u00ebr qet\u00ebsimin e situat\u00ebs n\u00eb veri dhe p\u00ebrfundimin e protestave n\u00eb tri komunat veriore, Zubin Potok, Zve\u00e7an dhe Leposaviq.<\/p>\n<p>Ai shton se pas diskutimeve t\u00eb fundit me aleat\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar, zgjedhjet e reja n\u00eb veri mund t\u00eb konsiderohet si opsion, por gjithmon\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me legjislacionin n\u00eb fuqi.<\/p>\n<p>\u201cKosova nuk ka pasur rrug\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7 q\u00eb t\u2019i mbaj\u00eb zgjedhjet dhe t\u2019i mbush\u00eb k\u00ebto institucione me p\u00ebrfaq\u00ebsues, sado q\u00eb ne e kuptojm\u00eb se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrqindje e daljes n\u00eb zgjedhje e ul\u00ebt, po ashtu duhet t\u00eb kuptojm\u00eb se \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb e qytetar\u00ebve q\u00eb t\u00eb ken\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e tyre legjitim. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, mendoj se qeveria \u00ebsht\u00eb duke b\u00ebr\u00eb t\u00eb pamundsh\u00ebm, po ashtu edhe presidenca p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb qet\u00ebsimin e situat\u00ebs. Por, \u00ebsht\u00eb e padrejt\u00eb q\u00eb t\u00ebr\u00eb presionin apo kritika t\u00eb drejtohet ndaj Kosov\u00ebs, pasi Kosova nuk \u00ebsht\u00eb shkaktare e k\u00ebsaj krize, Kosova nuk ka shkuar me i pushtuar komunat dhe me largu ask\u00ebnd prej komunave, por jan\u00eb vet ata q\u00eb i kan\u00eb l\u00ebshuar komunat\u2026 Gjithmon\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb ligjit, qytetar\u00ebt kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb ngritin nj\u00eb peticion dhe 20 p\u00ebr qind e votuese mund t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb zgjedhjet e reja. Institucionet tona vendimmarr\u00ebse kan\u00eb shprehur gatishm\u00ebri q\u00eb t\u2019i d\u00ebgjojn\u00eb me v\u00ebmendje k\u00ebto k\u00ebrkesa. Asesi kjo nuk \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzim por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb e drejt\u00eb shum\u00eb legjitime e qytetar\u00ebve\u201d, deklaron ai.<\/p>\n<p>Zgjidhjen e situat\u00ebs n\u00eb veri e quan emergjenc\u00eb edhe deputetja e Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, Blerta Deliu. Ajo thot\u00eb se qasja e nj\u00ebanshme e kryeministrit Kurti p\u00ebr t\u00eb shtrir\u00eb sovranitetin dhe integritetin n\u00eb veri, sado q\u00eb \u00ebsht\u00eb e ligjshme nuk mund t\u00eb b\u00ebhet pa nj\u00eb koordinim me nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt.<\/p>\n<p>\u201cNe jemi t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm q\u00eb n\u00eb veri funksionojn\u00eb ende strukturat kriminale dhe bandat q\u00eb jan\u00eb t\u00eb joshura dhe nxitura nga Serbia. Por, nj\u00eb qasje e till\u00eb e nj\u00ebanshme, e cila nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb koordinim me partner\u00ebt e zhvendos pozicionin e Kosov\u00ebs n\u00eb nj\u00eb pozicion, i cili nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje dhe harmoni me aleat\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt e kan\u00eb ndihmuar Kosov\u00ebn. Kjo qasje e nj\u00ebanshme e kryeministrit p\u00ebr t\u00eb shtrir\u00eb sovranitetin dhe integritetin n\u00eb veri sado q\u00eb \u00ebsht\u00eb e ligjshme dhe sado q\u00eb \u00ebsht\u00eb legjitime dhe kushtetuese nuk mund t\u00eb b\u00ebhet pa nj\u00eb koordinim\u2026 Bojkoti q\u00eb e ka b\u00ebr\u00eb Lista Serbe e ka pamund\u00ebsuar funksionimin e zgjedhjeve n\u00eb at\u00eb pjes\u00eb. Kosova \u00ebsht\u00eb prapakthyer n\u00eb funksionimin e \u00e7do mekanizmi institucional n\u00eb veri, sado q\u00eb \u00ebsht\u00eb dukur nj\u00eb fitore e vog\u00ebl kjo q\u00eb ka ndodhur p\u00ebr kryeministrin. Por, prapakthimi i Kosov\u00ebs n\u00eb shtrirjen e sovranitetit n\u00eb at\u00eb pjes\u00eb t\u00eb vendit po shihet \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb. Kur kjo b\u00ebhet edhe me ankesa ose sanksione t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta t\u00eb aleat\u00ebve tan\u00eb, si\u00e7 ishte deklarata e sekretarit Blinken, at\u00ebher\u00eb kjo ka pesh\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb madhe dhe \u00ebsht\u00eb e dhimbshme p\u00ebr Kosov\u00ebn\u201d, thekson Deliu.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, deputetja e Aleanc\u00ebs p\u00ebr Ardhm\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs, Time Kadrijaj deklaron se Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs i takon t\u00eb vendos\u00eb p\u00ebr mbajtjen e zgjedhjeve t\u00eb reja n\u00eb veri apo jo. Ajo shton se si parti opozitare do t\u00eb p\u00ebrkrahin at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cSa her\u00eb q\u00eb zot\u00ebri Kurti gjendet n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb vendimmarr\u00ebs p\u00ebr shkak se \u00ebsht\u00eb kryeminist\u00ebr i vendit, ai e b\u00ebn\u00eb nj\u00eb zhvillim t\u00eb till\u00eb q\u00eb dialogun t\u00eb kthej\u00eb n\u00eb pik\u00ebn zero\u2026 Kurti duhet t\u00eb konsultohet edhe me aleat\u00ebt tan\u00eb, ne e pam\u00eb edhe n\u00eb takimin q\u00eb e kishte presidentja e vendit me Macron dhe Scholz, ku ishte nj\u00eb propozim q\u00eb t\u00eb mbahen zgjedhjet e reja me pjes\u00ebmarrjen e komunitetit serb. Mbetet q\u00eb kjo qeveri t\u00eb vendos\u00eb dhe t\u2019i organizoj\u00eb. Ne do t\u00eb p\u00ebrkrahim at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn\u201d, deklaron ajo.<\/p>\n<p>Kurse, njoh\u00ebsi i zhvillimeve politike n\u00eb Kosov\u00eb, Seb Byty\u00e7i k\u00ebrkon nga Qeveria e Kosov\u00ebs t\u00eb koordinohet me aleat\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Kosov\u00ebs, p\u00ebr \u00e7far\u00ebdo zgjidhjeje t\u00eb shtensionimit t\u00eb situat\u00ebs n\u00eb veri.<\/p>\n<p>\u201cSituata n\u00eb veri \u00ebsht\u00eb nj\u00eb thirrje p\u00ebr v\u00ebmendje nga ana e Kosov\u00ebs, p\u00ebr shkak se jan\u00eb toleruar nga shtetet per\u00ebndimore deklaratat e Serbis\u00eb kund\u00ebr marr\u00ebveshjes dhe veprimet e marr\u00ebveshjes Bruksel-Oh\u00ebr. K\u00ebshtu q\u00eb, kjo gj\u00eb ka shkaktuar frustrime n\u00eb Kosov\u00eb dhe rrjedhimisht Kosova e ndjen se duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb di\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb m\u00eb shum\u00eb v\u00ebmendje nga shtetet per\u00ebndimore\u2026.Gjithashtu, \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb t\u00eb koordinoj\u00eb veprimet me miqt\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe t\u00eb punoj\u00eb q\u00eb vazhdimisht t\u2019i bind\u00eb ata q\u00eb t\u00eb mir\u00ebkuptojn\u00eb qasjen e Kosov\u00ebs\u201d, thot\u00eb Byty\u00e7i.<\/p>\n<p>P\u00ebrndryshe, presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka th\u00ebn\u00eb se mund t\u00eb b\u00ebhen zgjedhjet n\u00eb veri, duke respektuar ligjet n\u00eb fuqi. Ajo ka treguar edhe disa procedura q\u00eb duhet p\u00ebrmbushur.<\/p>\n<p>\u201cKorniza jon\u00eb ligjore e lejon k\u00ebt\u00eb mund\u00ebsi dhe ne jemi t\u00eb gatsh\u00ebm ta konsiderojm\u00eb at\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin e Kosov\u00ebs p\u00ebr zgjedhjet. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se qytetar\u00ebt serb\u00eb, rreth 20% e tyre q\u00eb jan\u00eb n\u00eb listat zgjedhore, mund t\u00eb n\u00ebnshkruajn\u00eb nj\u00eb peticion dhe p\u00ebrmes k\u00ebsaj, ata mund t\u00eb inicojn\u00eb procesin e zgjedhjeve t\u00eb reja dhe ne jemi t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb zbatojm\u00eb ligjin. \u00cbsht\u00eb shum\u00eb e leht\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces shum\u00eb demokratik, ne i lejojm\u00eb qytetar\u00ebt tan\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb se kur duan zgjedhje t\u00eb reja dhe besoj se pa problem mund t\u00eb ecim p\u00ebrpara me k\u00ebt\u00eb, por duhet pjes\u00ebmarrje nga ana e tyre. Ata mund t\u00eb zgjedhin kryetarin e komun\u00ebs me nj\u00eb legjitimitet m\u00eb t\u00eb lart\u00eb, por duhet t\u00eb marrin pjes\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ajo p\u00ebr KP.<\/p>\n<p>Protestuesit serb\u00eb po kund\u00ebrshtojn\u00eb hyrjen e kryetar\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb nd\u00ebrtesat komunale. Situata n\u00eb k\u00ebto komuna \u00ebsht\u00eb tensionuar t\u00eb premten e 26 majit kur kryetar\u00ebt e betuar jan\u00eb detyruar t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb zyrat e tyre t\u00eb pun\u00ebs n\u00ebn asistenc\u00ebn e Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs. T\u00eb h\u00ebn\u00ebn (29) protestuesit me maska e edhe ata pa maska kan\u00eb ushtruar dhun\u00eb ndaj pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb KFOR-it, Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs dhe gazetar\u00ebve. Ata kan\u00eb hedhur gj\u00ebsende t\u00eb ndryshme n\u00eb drejtim t\u00eb paqeruajt\u00ebsve, derisa kan\u00eb d\u00ebmtuar e djegur vetura t\u00eb mediave.<\/p>\n<p>Si pasoj\u00eb e tensioneve atje, Bashkimi Evropian, p\u00ebrmes p\u00ebrfaq\u00ebsuesit t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr Politik\u00eb t\u00eb Jashtme, Josep Borrell ka paraqitur tri k\u00ebrkesa p\u00ebr de-eskalimin e situat\u00ebs n\u00eb veri.<\/p>\n<p>Ai ka k\u00ebrkuar mbajtjen e zgjedhjeve t\u00eb reja n\u00eb veri, sigurimin e pjes\u00ebmarrjes s\u00eb serb\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb to dhe t\u00eb nis\u00eb puna p\u00ebr themelimin e Asociacionit t\u00eb komunave me shumic\u00eb serbe<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Propozimi evropian p\u00ebr organizmin e zgjedhjeve t\u00eb reja n\u00eb kat\u00ebr komunat veriore n\u00eb Kosov\u00eb, po konsiderohet si mund\u00ebsi e mir\u00eb p\u00ebr de-eskalimin e situat\u00ebs nga spektri politik\u00eb, por me kushtin q\u00eb edhe Lista Serbe garanton p\u00ebr pjes\u00ebmarrje n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces zgjedhor. Nga partia n\u00eb pushtet thon\u00eb se kjo nuk \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzim, por e drejt\u00eb ligjore [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":150004,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-150495","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/150495","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=150495"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/150495\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/150004"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=150495"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=150495"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=150495"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}