{"id":150594,"date":"2023-06-04T16:38:56","date_gmt":"2023-06-04T14:38:56","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=150594"},"modified":"2023-06-04T16:38:56","modified_gmt":"2023-06-04T14:38:56","slug":"lodra-toksike-ne-treg-rrezik-per-shendetin-e-femijeve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/lodra-toksike-ne-treg-rrezik-per-shendetin-e-femijeve\/","title":{"rendered":"Lodra toksike n\u00eb treg: Rrezik p\u00ebr sh\u00ebndetin e f\u00ebmij\u00ebve"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb shum\u00eb dyqane n\u00eb Kosov\u00eb mund t\u00eb gjenden lodra q\u00eb konsiderohen t\u00eb rrezikshme p\u00ebr sh\u00ebndetin e f\u00ebmij\u00ebve, por edhe t\u00eb personave tjer\u00eb q\u00eb bien n\u00eb kontakt me to.<\/p>\n<p>Dhjet\u00ebra produkte t\u00eb plastik\u00ebs, pambukut dhe xhelatin\u00ebs, q\u00eb nuk i plot\u00ebsojn\u00eb kriteret p\u00ebr t\u2019u plasuar n\u00eb treg, jan\u00eb identifikuar nga Radio Evropa e Lir\u00eb n\u00eb disa dyqane n\u00eb Prishtin\u00eb, q\u00eb shesin artikuj me \u00e7mime t\u00eb lira: nj\u00eb euro nj\u00eb lod\u00ebr.<\/p>\n<p>Lodrat e tilla rrisin rrezikun q\u00eb f\u00ebmij\u00ebt t\u00eb p\u00ebrballen me s\u00ebmundje t\u00eb ndryshme, p\u00ebrfshir\u00eb edhe d\u00ebmtim t\u00eb sh\u00ebndetit riprodhues, thon\u00eb ekspert\u00eb t\u00eb fush\u00ebs.<\/p>\n<p>Autoritetet, p\u00ebrfshir\u00eb Inspektoratin e Tregut, thon\u00eb se b\u00ebjn\u00eb kontrolle t\u00eb vazhdueshme.<\/p>\n<p>Sipas direktivave t\u00eb Bashkimit Evropian, jan\u00eb tri kritere baz\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb respektohen p\u00ebr t\u2019i importuar dhe vendosur lodrat n\u00eb treg.<\/p>\n<p>Ato duhet t\u00eb p\u00ebrmbajn\u00eb n\u00eb paketim ose t\u00eb ngjitur diku n\u00eb trup shenj\u00ebn \u201cCE\u201d, e cila tregon se prodhuesi ose importuesi konfirmon p\u00ebrshtatshm\u00ebrin\u00eb e mallrave me standardet evropiane t\u00eb siguris\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsore dhe mbrojtjes s\u00eb mjedisit, pastaj nj\u00eb let\u00ebr me p\u00ebrshkrimin dhe p\u00ebrdorimin e produktit, si dhe grup-mosh\u00ebn p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn jan\u00eb t\u00eb ndaluara.<\/p>\n<p>Kosova plot me lodra \u201ct\u00eb dyshimta\u201d<\/p>\n<p>Dhjet\u00ebra lodra q\u00eb ka identifikuar REL-i n\u00eb tregun e Kosov\u00ebs, nuk i plot\u00ebsojn\u00eb k\u00ebto kritere.<\/p>\n<p>Me 1 euro, REL-i ka bler\u00eb n\u00eb nj\u00eb dyqan n\u00eb Prishtin\u00eb nj\u00eb set shkollor fals t\u00eb prodhuesit t\u00eb njohur t\u00eb lodrave \u201cL.O.L. Surprise\u201d. Produkti origjinal n\u00eb ueb-faqe t\u00eb ndryshme shitet p\u00ebr nj\u00eb \u00e7mim q\u00eb sillet nga 15 deri n\u00eb 20 euro.<\/p>\n<p>Produkti fals i bler\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb nuk e ka mbishkrimin \u201cCE\u201d, nuk ka informacione t\u00eb p\u00ebrdorimit e as grup-mosh\u00ebn p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn nuk rekomandohet p\u00ebrdorimi.<\/p>\n<p>Produkti mban mbishkrimin \u201cMade in China\u201d, ose i b\u00ebr\u00eb n\u00eb Kin\u00eb, nd\u00ebrsa barkodi, q\u00eb p\u00ebrmban informacione mbi t\u00eb, lidhet me nj\u00eb qend\u00ebr tregtare n\u00eb shtetin e Libis\u00eb.<\/p>\n<p>Dyqani n\u00eb Prishtin\u00eb kishte dhjet\u00ebra produkte q\u00eb, pasi u testuan nga ekipi i REL-it, doli se p\u00ebrmbajn\u00eb barkode t\u00eb rreme.<\/p>\n<p>Nj\u00ebri nga shit\u00ebsit n\u00eb dyqan tha se lodrat vijn\u00eb nga Kina dhe se importohen nga nj\u00eb kompani p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn refuzoi t\u00eb ndante detaje.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb i blej nga nj\u00eb person k\u00ebtu n\u00eb Kosov\u00eb. Ai i merr n\u00eb Kin\u00eb dhe Turqi a Shqip\u00ebri, s\u2019jam i sigurt. A k\u00ebshtu, prej Kin\u00ebs jan\u00eb \u2013 me aq sa di un\u00eb\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Nga t\u00eb dh\u00ebnat e importit nga Dogana e Kosov\u00ebs, rezulton se nga 1 janari i vitit 2022 deri m\u00eb 31 dhjetor 2022, nga Kina jan\u00eb importuar lodra n\u00eb vler\u00eb prej mbi 9.7 milion\u00eb eurosh.<\/p>\n<p>Lodra t\u00eb dyshimta edhe n\u00eb rrug\u00eb e sheshe<\/p>\n<p>Albulena Nrecaj nga Prishtina, n\u00ebn\u00eb e nj\u00eb vajze dy vje\u00e7e, thot\u00eb se e ka t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u2019iu ik\u00eb lodrave q\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb dyshimta.<\/p>\n<p>\u201cGjithmon\u00eb para se t\u00eb blej lodra p\u00ebr vajz\u00ebn, ua lexoj p\u00ebrmbajtjen apo kart\u00ebn e marketingut. Por, fatkeq\u00ebsisht, lodrat q\u00eb plot\u00ebsojn\u00eb standardet e siguris\u00eb dhe at\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbajtjes s\u00eb materialeve jo t\u00eb d\u00ebmshme p\u00ebr sh\u00ebndetin, kan\u00eb kosto shum\u00eb t\u00eb lart\u00eb. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, lodrat e dyshimta pa sh\u00ebnimet e nevojshme, jan\u00eb prezent gjithkund, rrug\u00ebve dhe shesheve\u201d, thot\u00eb Nrecaj.<\/p>\n<p>\u201cVajza ime \u00ebsht\u00eb e ekspozuar ndaj tyre dhe \u00ebsht\u00eb e pamundur t\u2019ia shpjegoj se pse nuk mund ta ket\u00eb nj\u00eb lod\u00ebr t\u00eb caktuar, t\u00eb cil\u00ebn ajo e d\u00ebshiron, se e ka par\u00eb n\u00eb shesh t\u00eb ekspozuar\u201d, shton ajo.<\/p>\n<p>Rreziku q\u00eb paraqesin lodrat toksike, ka qen\u00eb tem\u00eb e madhe diskutimi n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb vitin 2018, kur at\u00ebbot\u00eb Ministria e Tregtis\u00eb dhe Industris\u00eb ka d\u00ebrguar 15 mostra lodrash n\u00eb nj\u00eb laborator n\u00eb Holand\u00eb dhe 12 prej tyre kan\u00eb rezultuar se kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb rrezikshme p\u00ebr sh\u00ebndetin e f\u00ebmij\u00ebve.<\/p>\n<p>Mes tjerash \u00ebsht\u00eb konstatuar se ato p\u00ebrmbajn\u00eb materie toksike, q\u00eb mund ta d\u00ebmtojn\u00eb organizmin e f\u00ebmij\u00ebve.<\/p>\n<p>Inspektorati i Tregut, asokohe, ka konfiskuar nj\u00eb sasi t\u00eb lodrave q\u00eb jan\u00eb konsideruar t\u00eb rrezikshme dhe, rrjedhimisht, \u00ebsht\u00eb ndaluar importi i tyre.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb me shkrim dh\u00ebn\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb, Inspektorati i Tregut thot\u00eb se angazhohet vazhdimisht q\u00eb t\u00eb mos lejoj\u00eb lodra t\u00eb rrezikshme t\u00eb qarkullojn\u00eb n\u00eb treg.<\/p>\n<p>Sipas k\u00ebtij institucioni, lodrat q\u00eb lejohen n\u00eb treg, duhet t\u2019i p\u00ebrmbushin disa parametra fizik\u00eb dhe disa kimik\u00eb, pra nuk duhet t\u00eb p\u00ebrmbajn\u00eb elemente kimike t\u00eb rrezikshme p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt.<\/p>\n<p>\u201cInspektorati i Tregut sigurohet q\u00eb t\u00eb gjitha lodrat q\u00eb qarkullojn\u00eb n\u00eb tregun e brendsh\u00ebm, t\u00eb jen\u00eb t\u00eb shoq\u00ebruara me dokumentacion teknik, t\u00eb l\u00ebshuar nga prodhuesi, por edhe nga laborator\u00ebt e akredituar, me t\u00eb cilin d\u00ebshmohet se lodrat, para se t\u00eb vendosen n\u00eb treg, jan\u00eb prodhuar dhe testuar konform standardeve p\u00ebrkat\u00ebse\u201d, thuhet n\u00eb deklarat\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe nga Ministria e Industris\u00eb, Nd\u00ebrmarr\u00ebsis\u00eb dhe Tregtis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb sigurojn\u00eb se b\u00ebjn\u00eb kontrolle t\u00eb vazhdueshme t\u00eb lodrave n\u00eb treg.<\/p>\n<p>\u201cNe garantojm\u00eb se n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb mandatit dhe kompetencave tona, rregullisht b\u00ebjm\u00eb kontrollin e lodrave, qoft\u00eb n\u00eb tregun e brendsh\u00ebm, qoft\u00eb n\u00eb pika doganore, para se ato t\u00eb futen n\u00eb treg\u201d, thon\u00eb nga kjo ministri dhe shtojn\u00eb se n\u00eb muajin prill jan\u00eb ndaluar gjasht\u00eb lloje lodrash q\u00eb nuk e kan\u00eb pasur dokumentacionin e nevojsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb kontaktoi edhe laboratorin \u201cSGS\u201d n\u00eb Holand\u00eb, me k\u00ebrkes\u00ebn q\u00eb t\u00eb lejoj\u00eb qasje n\u00eb rezultatet e analizave t\u00eb kryera me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb vitin 2018, por nga kjo kompani than\u00eb se nuk mund t\u2019i ndajn\u00eb rezultatet me pal\u00eb t\u00eb treta.<\/p>\n<p>Nga \u201cSGS\u201d nuk konfirmuan n\u00ebse institucionet e Kosov\u00ebs kan\u00eb d\u00ebrguar ndonj\u00eb most\u00ebr tjet\u00ebr p\u00ebr testim q\u00eb nga viti 2018.<\/p>\n<p>\u201cRrezik i lart\u00eb\u201d p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt<\/p>\n<p>Siguria e lodrave n\u00eb Kosov\u00eb rregullohet me Rregulloren p\u00ebr Sigurin\u00eb e Lodrave, e cila, mes tjerash, specifikon se lodrat duhet t\u00eb ken\u00eb shkronjat \u201cCE\u201d si dhe t\u00eb gjitha p\u00ebrshkrimet dhe detajet e nevojshme n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe.<\/p>\n<p>P\u00ebrkund\u00ebr k\u00ebsaj, tregu i Kosov\u00ebs vazhdon t\u00eb jet\u00eb i mbushur me lodra q\u00eb q\u00eb s\u2019u dihet as p\u00ebrmbajtja e as prejardhja dhe kjo paraqet \u201crrezik t\u00eb lart\u00eb\u201d p\u00ebr sh\u00ebndetin e f\u00ebmij\u00ebve, thot\u00eb drejtoresha e Klinik\u00ebs s\u00eb Pediatris\u00eb n\u00eb Qendr\u00ebn Klinike Universitare t\u00eb Kosov\u00ebs, Violeta Graj\u00e7evci-Uka.<\/p>\n<p>\u201cLodrat toksike shkaktojn\u00eb d\u00ebme te f\u00ebmij\u00ebt, sepse f\u00ebmija e prek me dor\u00eb lodr\u00ebn. Po ashtu, f\u00ebmij\u00ebt i vendosin lodrat edhe n\u00eb goj\u00eb \u2013 pra, jan\u00eb t\u00eb rrezikshme. Lodrat duhet t\u00eb testohen nga institucionet kompetente\u201d, thot\u00eb Graj\u00e7evci-Uka.<\/p>\n<p>Nga 15 maji, Radio Evropa e Lir\u00eb ka provuar t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrgjigje nga Dogana e Kosov\u00ebs se pse lejohet importi i k\u00ebtyre produkteve t\u00eb dyshimta, mir\u00ebpo pa sukses.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e saj p\u00ebr vitin 2022 jan\u00eb disa kategori t\u00eb lodrave q\u00eb hyjn\u00eb nga Kina, t\u00eb tilla si: lodra prej plastik\u00ebs, kukulla, lodra q\u00eb paraqesin kafsh\u00eb ose figura njer\u00ebzore, tri\u00e7ikleta, skuter\u00eb, makina me pedale e t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Nga Dogana nuk ka informacione n\u00ebse \u00ebsht\u00eb ndaluar importi i ndonj\u00eb sasie apo lloji lodrash n\u00eb vitet e fundit.<\/p>\n<p>N\u00eb Kosov\u00eb nuk ka t\u00eb dh\u00ebna sa u takon rasteve t\u00eb s\u00ebmundjeve apo efekteve an\u00ebsore q\u00eb mund t\u2019i ken\u00eb shkaktuar lodrat toksike.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ka raste t\u00eb shpeshta q\u00eb f\u00ebmij\u00ebve u rrezikohet jeta pasi p\u00ebrpijn\u00eb pjes\u00eb t\u00eb lodrave.<\/p>\n<p>Drejtoresha e Klinik\u00ebs s\u00eb Pediatris\u00eb n\u00eb QKUK, Graj\u00e7evci-Uka, thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb e nevojshme q\u00eb gjat\u00eb importit, t\u00eb sigurohet se lodrat jan\u00eb t\u00eb sigurta, si nga materiet p\u00ebrb\u00ebr\u00ebse, por edhe nga aspekti fizik i krijimit t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>\u201cLodrat duhet t\u00eb vijn\u00eb prej vendeve t\u00eb sigurta\u201d, thot\u00eb ajo.<\/p>\n<p>Viteve t\u00eb fundit, dhjet\u00ebra shtete n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn kan\u00eb larguar nga tregjet qindra lloje t\u00eb lodrave t\u00eb rrezikshme.<\/p>\n<p>Nj\u00eb raport i publikuar k\u00ebt\u00eb vit ka gjetur se vet\u00ebm 10 nga 30 llojet m\u00eb t\u00eb shitura t\u00eb xhelatin\u00ebs, e njohur \u201cslime\u201d, p\u00ebrmbushnin standardet e Bashkimit Evropian.<\/p>\n<p>Te shumica prej tyre \u00ebsht\u00eb identifikuar nj\u00eb substanc\u00eb kimike, q\u00eb \u00ebsht\u00eb shtat\u00eb her\u00eb m\u00eb e lart\u00eb sesa standardet e BE-s\u00eb, \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb n\u00eb raportin q\u00eb ka publikuar \u201cToxics-Free Corps\u201d, nj\u00eb organizat\u00eb jofitimprur\u00ebse me baz\u00eb n\u00eb Kin\u00eb, e cila fokusohet n\u00eb sigurin\u00eb kimike dhe \u00e7\u00ebshtjet e sh\u00ebndetit publik.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb shum\u00eb dyqane n\u00eb Kosov\u00eb mund t\u00eb gjenden lodra q\u00eb konsiderohen t\u00eb rrezikshme p\u00ebr sh\u00ebndetin e f\u00ebmij\u00ebve, por edhe t\u00eb personave tjer\u00eb q\u00eb bien n\u00eb kontakt me to. Dhjet\u00ebra produkte t\u00eb plastik\u00ebs, pambukut dhe xhelatin\u00ebs, q\u00eb nuk i plot\u00ebsojn\u00eb kriteret p\u00ebr t\u2019u plasuar n\u00eb treg, jan\u00eb identifikuar nga Radio Evropa e Lir\u00eb n\u00eb disa dyqane [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":150595,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-150594","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/150594","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=150594"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/150594\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/150595"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=150594"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=150594"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=150594"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}