{"id":150638,"date":"2023-06-05T09:14:36","date_gmt":"2023-06-05T07:14:36","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=150638"},"modified":"2023-06-05T09:14:36","modified_gmt":"2023-06-05T07:14:36","slug":"shtate-krojet-dhe-23-cezmat-e-pogragjes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/shtate-krojet-dhe-23-cezmat-e-pogragjes\/","title":{"rendered":"Shtat\u00eb krojet dhe 23 \u00e7ezmat e Pogragj\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Izeir Hyda<\/p>\n<p>(Toponimet e vendlindjes sime, Pogragj\u00eb)<\/p>\n<p>Kroi i fshatit ton\u00eb<\/p>\n<p>Kroi i fshatit ton\u00eb, uj\u00eb i kulluar<br \/>\n\u00e7\u2019na buron nga mali, duke m\u00ebrm\u00ebruar<\/p>\n<p>Ven\u00eb e mbushin uj\u00eb, vashat anemban\u00eb<br \/>\ncip\u00ebz\u00ebn me oja, lidhur menjan\u00eb.<\/p>\n<p>Kroi i fshatit ton\u00eb, ngjyr\u2019 ergjend i lyer<br \/>\nq\u00eb nga rrez\u2019 e malit, \u00e7\u2019na buron rr\u00ebmbyer<\/p>\n<p>Ven\u00eb e pin\u00eb uj\u00eb trimat anemban\u00eb<br \/>\ntakijen me lule, p\u00ebrmbi sy menjan\u00eb.<\/p>\n<p>Kush i k\u00ebndoi m\u00eb bukur kroit t\u00eb fshatit se Lasgushi yn\u00eb i madh. Kush ia derdhi perlat m\u00eb t\u2019bukura k\u00ebtij \u2018vendi\u2019 ku shuheshin dy etje: etja p\u00ebr t\u00eb pir\u00eb uj\u00eb dhe etja p\u00ebr tu takuar me nj\u00ebri-tjetrin, miku me mikun, shoku me shokun\u2026.<\/p>\n<p>Pogragja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fshat i pasur me burime t\u00eb shumta uji, me kroje e \u00e7ezma me uj\u00eb t\u00eb past\u00ebr e t\u00eb kulluar, t\u00eb ftoht\u00eb akull, q\u00eb rrjedhin e rrjedhin pa nd\u00ebrprer\u00eb.<\/p>\n<p>Jan\u00eb k\u00ebto vende ku pushojn\u00eb e freskohen jo vet\u00ebm banor\u00ebt e Pogragj\u00ebs, t\u00eb rrethin\u00ebs, por edhe shum\u00eb udhtar\u00eb q\u00eb kalojn\u00eb atypari.<\/p>\n<p>Krojet dhe \u00e7ezmat jo vet\u00ebm q\u00eb ishin burime uji, por ishin edhe vet jeta e Pogragjasve.<\/p>\n<p>Sa malsor\u00eb shtat\u00ebgjat\u00eb e udh\u00ebtar\u00eb t\u00eb lodhur, sa kostar\u00eb t\u00eb djersitur e barinj\u00eb, q\u00eb bartnin buk\u00ebn me vete, kan\u00eb shuar etjen n\u00eb k\u00ebto kroje e \u00e7ezma.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebto vendburime uji, ne p\u00ebrdorim dy fjal\u00eb t\u00eb ndryshme, krua dhe \u00e7ezma (\u00e7eshme). K\u00ebto dy fjal\u00eb jan\u00eb sinonime t\u00eb p\u00ebraf\u00ebrta. (Sinonimet jan\u00eb fjal\u00eb t\u00eb ndryshme q\u00eb kan\u00eb kuptim t\u00eb nj\u00ebj\u00ebt apo t\u00eb p\u00ebraf\u00ebrt).<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, mendoj, se krojet dallojn\u00eb nga \u00e7ezmat, si p\u00ebr nga shtrirja e tyre e po ashtu, edhe p\u00ebr nga nd\u00ebrtimi.<\/p>\n<p>Kroi formohet me m\u00eb pak p\u00ebrgatitje dhe po n\u00eb at\u00eb vend ku buron uji, nd\u00ebrsa \u00e7ezmat (fjala \u00ebsht\u00eb p\u00ebr \u00e7ezmat publike), mund t\u00eb nd\u00ebrtohen n\u00eb vend-burim, ose t\u00eb barten n\u00eb ndonj\u00eb vend m\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm ku frekuentohet m\u00eb shum\u00eb nga njer\u00ebzit, zakonisht, skaj rrug\u00ebve.<\/p>\n<p>Prej shum\u00eb krojeve e \u00e7ezmave q\u00eb kishte Pogragja n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, disa kan\u00eb arritur, akoma t\u2019i mbijetojn\u00ebn koh\u00ebs.<\/p>\n<p>Shtat\u00eb krojet dhe nj\u00ebzet e tri \u00e7ezmat e Pogragj\u00ebs<\/p>\n<p>Pogragja ka nj\u00eb num\u00ebr shum\u00eb t\u00eb madh te burimeve natyrore t\u00eb ujit, e po ashtu edhe nj\u00eb num\u00ebr shum\u00eb t\u00eb madh t\u00eb krojeve.<\/p>\n<p>Ne do ti p\u00ebrmendim shtat\u00eb sosh dhe do t\u2019i sh\u00ebnoj ashtu si i ka em\u00ebrtuar populli:<\/p>\n<p>Kroni i Hasimes (Kroni i Q. Rashitit)<br \/>\nBellovoda<br \/>\nKroni i Bugarit<br \/>\nKroni i Dem\u00ebs<br \/>\nKroni i Hyd\u00ebs<br \/>\nKroni i Kish\u00ebs<br \/>\nKroni i Ibishit<\/p>\n<p>Kroni i Hasimes (Kroni i Q. Rashitit)<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn e majt\u00eb t\u00eb rrug\u00ebs Gjilan \u2013 Pogragj\u00eb, kah Lugu i Shkurt\u00eb, rr\u00ebnz\u00eb malit, ishte nj\u00eb krua me uj\u00eb akull, ku shuanin etjen barinj\u00ebt dhe kalimtar\u00ebt e rastit. Karakteristik\u00eb e k\u00ebtij kroi, sipas tregimeve ishte \u2018parashikimi stinor i motit\u2019.<\/p>\n<p>Kur kishte uj\u00eb ky kru, vera ishte e that\u00eb, nd\u00ebrsa kur e humbiste ujin paralajm\u00ebronte se vera do t\u00eb jet\u00eb me shi.<\/p>\n<p>Ky krua sot njihet me emrin Kroni i Qamili Rashitit.<\/p>\n<p>Bellovoda<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb krua q\u00eb gjendet n\u00eb Rras\u00ebn e Lipovic\u00ebs, disa metra m\u00eb lart\u00eb, n\u00eb an\u00ebn e majt\u00eb t\u00eb Lumit t\u00eb Llapushnic\u00ebs.<\/p>\n<p>Bellovoda \u2018 Uj\u00eb i bardh\u00eb\u2019 \u00ebsht\u00eb nj\u00eb burim me uj\u00eb akull q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga shum\u00eb krojet furnizuese t\u00eb lumit t\u00eb Llapushnic\u00ebs dhe nuk ka shterruar kurr\u00eb deri m\u00eb tash.<\/p>\n<p>Kroni i Bugarit<\/p>\n<p>Ky krua gjendet n\u00eb rrug\u00ebn e vjet\u00ebr t\u00eb Kalas\u00eb s\u00eb Pogragj\u00ebs q\u00eb quhej Kroni i Kalas\u00eb. M\u00eb von\u00eb pas pushtimit bullgar, kur u rind\u00ebrtua rruga e vjet\u00ebr q\u00eb lidhte fshatrat: Pogragj\u00eb, Uglar Pasjan, Llashtic\u00eb Zheg\u00ebr\u2026 e tutje, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, nga mjesht\u00ebr v\u00ebnd\u00ebs u rind\u00ebrtua edhe kroi (ka qen\u00eb i mbuluar me rrasa guri) dhe q\u00eb nga ajo koh\u00eb ruhet si hidronim me emrin Kroni i Bugarit.<\/p>\n<p>Kroi i Dem\u00ebs<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00eb e djatht\u00eb t\u00eb rrug\u00ebs Pogragj\u00eb \u2013 Sllubic\u00eb, mbi Fush\u00ebn e Lil\u00ebs gjendet Kodra e Gollogllav\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kod\u00ebr shkohet nga tri drejtimet: p\u00ebrmes rrug\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr (Rruga e Rab\u00ebs), q\u00eb kalon p\u00ebrmes Fush\u00ebs s\u00eb Lil\u00ebs dhe Kodr\u00ebs s\u00eb Nur\u00ebs dhe p\u00ebrmes dy rrug\u00ebve shum\u00eb m\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatshme; nga Rruga e Sllubic\u00ebs dhe nga Rruga e Llovc\u00ebs.<\/p>\n<p>Kjo kod\u00ebr-mal, n\u00eb sip\u00ebrfaq\u00ebn e saj ka edhe mjaft toka t\u00eb punuara, ku gjendet edhe Kroi i Dem\u00ebs.<\/p>\n<p>Ky krua \u2018hidronim p\u00ebrkat\u00ebsie\u2019 u shfryt\u00ebzua nga barinj\u00ebt dhe pogragjasit q\u00eb i punonin k\u00ebto ara.<\/p>\n<p>Koh\u00ebt e fundit, sidomos, pas hapjes s\u00eb plantacionit t\u00eb bashk\u00ebvend\u00ebsit ton\u00eb, Ramadan Fetahut; jo vet\u00ebm kroi (q\u00eb tani \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7ezme) po edhe arat, edhe mali, m\u00eb shpesh po quhen me emrin Kroi i Dem\u00ebs, em\u00ebr ky, q\u00eb po mir\u00ebpritet nga pogragjasit.<\/p>\n<p>Kroni i Hyd\u00ebs, Kroni i Kish\u00ebs dhe Kroni i Ibishit \u2013 tre krojet e Limaj\u00ebs<\/p>\n<p>Tre krojet tjer\u00eb me emra p\u00ebrkat\u00ebsie: Kroni i Hyd\u00ebs, Kroni i Kish\u00ebs dhe Kroni i Ibishit gjenden nd\u00ebrmjet arave t\u00eb Limaj\u00ebs dhe arave t\u00eb Meqav\u00ebs.<\/p>\n<p>K\u00ebto kroje i kan\u00eb shfryt\u00ebzuar barinj\u00ebt dhe bujq\u00ebt e Pogragj\u00ebs dhe Bukovikut n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt si dy fshatra fqinje.<\/p>\n<p>Toponimi m\u00eb i vjet\u00ebr, nga k\u00ebta, esht\u00eb Kroi i Kish\u00ebs q\u00eb furnizonte kish\u00ebn me uj\u00eb. K\u00ebtu e ka burimin Lugi i Kish\u00ebs q\u00eb derdhet n\u00eb lumin Morava.<\/p>\n<p>Nj\u00ebzet\u00eb \u00e7ezmat publike t\u00eb Pogragj\u00ebs<\/p>\n<p>\u00c7ezm\/\u00eb, em\u00ebr i gjinis\u00eb fem\u00ebrore, numri shum\u00ebs \u00e7ezma\/t, gyp a lug i ngusht\u00eb n\u00ebp\u00ebr t\u00eb cilin rrjedh uj\u00eb i pijsh\u00ebm, burim i mbuluar, ku uji del n\u00ebrp\u00ebr nj\u00eb gyp.<br \/>\n\u00c7ezm\u00eb e njom\u00eb me uj\u00eb.<br \/>\n\u00c7ezm\u00eb e that\u00eb pa uj\u00eb.<\/p>\n<p>(\u00c7ezmat e Pogragj\u00ebs do t\u2019i quaj \u00e7eshme-\u00e7eshmja- \u00e7eshmet, ashtu si i quan populli)<\/p>\n<p>Pogragja ka burime t\u00eb shumta uji, t\u00eb cilat i furnizojn\u00eb \u00e7eshmet e Pogragj\u00ebs, q\u00eb kryesisht ndodhen skaj rrug\u00ebve.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr \u00e7eshmet kryesore q\u00eb i kan\u00eb q\u00ebndruar koh\u00ebs, s\u00eb paku si nd\u00ebrtime, apo jan\u00eb renovuar e nd\u00ebrtuar s\u00ebrish t\u00eb reja jan\u00eb:<\/p>\n<p>\u00c7eshmja e Muharrem Shabanit<br \/>\n\u00c7eshmja e Ramiz Shabanit<br \/>\n\u00c7eshmja e vjet\u00ebr e Haxhis\u00eb<br \/>\n\u00c7eshmja e Re e Haxhis\u00eb<br \/>\n\u00c7eshmja n\u00eb memorialin e H. Salihut<br \/>\n\u00c7eshmja e Sherif Sheriit<br \/>\n\u00c7eshmja e Zahir Shabanit 1 te Kooperativa Bijq\u00ebsore<br \/>\n\u00c7eashmja e Balovit\u00ebve (Qeshmja e Xhemis\u00eb)<br \/>\n\u00c7eshmja e Rrethit (Qeshmja e Hafizit)<br \/>\n\u00c7eshmja e Salla Arifit<br \/>\n\u00c7eshmja te Parku i fshatit<br \/>\n\u00c7eshmja Sherif Salihu<br \/>\n\u00c7eshmja 2 e Zahir Shabanit<br \/>\n\u00c7eshmja e Ali Aliut<br \/>\n\u00c7eshmja 3 e Zahir Shabanit<br \/>\n\u00c7eshmja e Shefki Xhemailit<br \/>\n\u00c7eshmja e Familjes Jashari<br \/>\n\u00c7shmja Hajrijes \u2013 Grahec\u00eb<br \/>\n\u00c7eshmja 1 e Grahec\u00ebs<br \/>\n\u00c7eshmja 2 e Grahec\u00ebs<br \/>\n\u00c7eshmja e Xhevat Sabedinit<br \/>\n\u00c7eshmja me dollap n\u00eb Grahec\u00eb dhe<br \/>\n\u00c7eshmja e R. Shefkiut nga Dobrosini n\u00eb Grahec\u00eb<\/p>\n<p>\u00c7eshmet e Muharrem Shabenit dhe Ramiz Shabanit<\/p>\n<p>Dy \u00e7eshmet, ajo e Muharrem Shabanit dhe Ramiz Shabnit, gjenden n\u00eb n\u00eb kilometrin e nj\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb t\u00eb rrug\u00ebs Gjilan-Pogragj\u00eb, n\u00eb an\u00ebn e majt\u00eb t\u00eb saj; nj\u00ebra, pasi ta kalosh Lugun e e Shkurt\u00eb dhe tjetra n\u00eb find t\u00eb Lugut t\u00eb fsheht\u00eb.<\/p>\n<p>Te dyja k\u00ebto \u00e7eshme funrizohen me uj\u00eb nga Rrasa e Guvenit dhe dhe hyn\u00eb n\u00eb llojin e qeshmeve t\u00eb njoma dhe kan\u00eb uj\u00eb n\u00eb \u00e7do stin\u00eb t\u00eb ver\u00ebs.<\/p>\n<p>Vlen t\u00eb theksohet se \u00c7eshmja e Ramiz Shabanit \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar rishtas, pak m\u00eb lart\u00eb se e vjetra, me mbuloj e gjelb\u00ebrim q\u00eb ka krijuar nj\u00eb ambient t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr freskim.<\/p>\n<p>\u00c7eshmja e Sherif Sherifit<\/p>\n<p>Kjo \u00e7eshme esht\u00eb e re. \u00cbsht\u00eb nd\u00ebrtuar p\u00ebrball\u00eb Varrezave t\u00eb Cenajve, n\u00eb an\u00ebn e djatht\u00eb t\u00eb rrug\u00ebs s\u00eb Kslas\u00eb. \u00cbsht\u00eb \u00e7eshme me mbuloj\u00eb. Mban\u00eb emrin Sherif Sherifi nga Lagjja e Cenajve.<\/p>\n<p>Tri variantet e \u00c7eshmes s\u00eb Haxhis\u00eb<\/p>\n<p>\u00c7shmja e Haxhis\u00eb e vjetra ka qen\u00eb m\u00eb posht\u00eb se ura e tashme (ura e tashme) n\u00eb an\u00ebn e majt\u00eb t\u00eb lumit Morava, skaj ur\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb Haxhis\u00eb, ur\u00eb q\u00eb nuk ekziston m\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb qeshme e kishte nd\u00ebrtuar bask\u00ebvend\u00ebsi yn\u00eb Haxhi Sali Salihu q\u00eb ra heroikisht n\u00eb luft\u00ebn e Kitk\u00ebs m\u00eb 1912.<\/p>\n<p>Nga kjo \u00e7eshme q\u00eb kishte uj\u00eb t\u00eb ftoht\u00eb e t\u00eb boll\u00ebsh\u00ebm, kan\u00eb mbet\u00eb vet\u00ebm muret, t\u00eb mbuluara nga bim\u00ebsia dhe shembja e dheut.<\/p>\n<p>Qeshmja e Haxhis\u00eb \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr Qeshmet m\u00eb t\u00eb vjetra.<\/p>\n<p>M\u00eb von\u00eb nga burimi i k\u00ebsaj qeshme, n\u00eb af\u00ebrsi ku ndalej autobusi, para se t\u00eb nd\u00ebrtohej ura e re, u nd\u00ebrtua nj\u00eb \u00e7eshme tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Dhe tani \u2018varianti i tret\u00eb\u2019 \u00e7eshmja m\u00eb e re esht\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb memorialit t\u00eb Haxhi Salihut.<\/p>\n<p>\u00c7eshmja e Rrethit (\u00c7eshmja e Hafizit)<\/p>\n<p>\u00c7eshmja e Rrethit gjendet n\u00eb an\u00ebn e majt\u00eb t\u00eb lumit Morava, te Arat e Rrethit, pik\u00ebrisht n\u00eb ar\u00ebn e Hafiz Durmishit dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb disa e quajn\u00eb Qeshmja e Hafizit.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb \u00e7eshme e kan\u00eb shfryt\u00ebzuar, kryesisht, bujq\u00ebt q\u00eb punon Arat e Sazit, Arat e Binakeve etj.<\/p>\n<p>Po ashtu kjo \u00e7ezme i ka sh\u00ebrbyer edhe kalimtar\u00ebt q\u00eb qarkullonin n\u00ebp\u00ebr rrug\u00ebn ndihm\u00ebse p\u00ebr k\u00ebmb\u00ebsor\u00eb, q\u00eb fillonte te Ura e Haxhis\u00eb bregut t\u00eb majt\u00eb t\u00eb lumit Morava, rrug\u00eb q\u00eb vazhdonte deri te Arat e Fundijave.<\/p>\n<p>Tri \u00e7eshmet e Ag\u00ebs Za<\/p>\n<p>Bashk\u00ebvend\u00ebsi yn\u00eb Zahir Shabani, nj\u00eb puntor i palodhsh\u00ebm, p\u00ebrve\u00e7 disa \u00e7eshmeve q\u00eb i punoi, t\u00eb financuara n\u00eb forma t\u00eb ndryshme, i punoi dhe tri \u00e7eshme me financa t\u00eb veta me mjete t\u00eb thjeshta kjasike \u2013 me nj\u00eb kazm\u00eb dhe nj\u00eb lopat\u00eb t\u00eb vog\u00ebl.<\/p>\n<p>\u00c7eshmen te ish Kooperativa Bujq\u00ebsore<br \/>\n\u00c7eshmen n\u00eb fund t\u00eb P\u00ebrronit t\u00eb Krekzave dhe<br \/>\n\u00c7eshmen te varrezat kryesore t\u00eb fshatit.<\/p>\n<p>\u00c7eshmja e Ali Musli Aliut<\/p>\n<p>Kjo \u00e7eshme gjendet n\u00eb an\u00eb e majt\u00eb t\u00eb rrug\u00ebs fushore q\u00eb t\u00eb \u00e7on n\u00eb Arat e Me\u00e7av\u00ebs. Furnizohet me uj\u00eb bga Lugi i Kish\u00ebs. \u00cbsht\u00eb \u00e7eshme e njom\u00eb me uj\u00eb t\u00eb mir\u00eb q\u00eb sh\u00ebrben p\u00ebr kalimtar\u00ebt dhe bujq\u00ebt q\u00eb punojn\u00eb n\u00eb k\u00ebto an\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7eshmja e Balovit\u00ebve (\u00c7eshmja e Xhamij\u00ebs)<\/p>\n<p>Kjo \u00e7eshme gjendet n\u00eb oborrin e Xhsmis\u00eb s\u00eb fshatit. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr \u00e7eshmet m\u00eb t\u00eb vjetra t\u00eb Pogragj\u00ebs. Ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr kalimter\u00ebt e rastit, p\u00ebr banor\u00ebt e Lagj\u00ebs s\u00eb Balovit\u00ebve, e m\u00eb gj\u00ebr\u00eb, por kryesisht, ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr xhematin e xhamis\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo \u00e7eshme burimin e ka rr\u00ebnz\u00eb Kodr\u00ebs s\u00eb Tum\u00ebs dhe uji deri te oborri i xhamis\u00eb n\u00eb fillim ishte sjell me gypa qeramike, t\u00eb cil\u00ebt m\u00eb von\u00eb jan\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuat me gypa plastike.<\/p>\n<p>Pas renovimit t\u00eb fundit t\u00eb \u00e7eshmes \u00ebsht\u00eb punuar mbuloja, uji \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb n\u00eb disa \u00e7epa dhe ka marr\u00eb form\u00ebn e shad\u00ebrvanit.<\/p>\n<p>\u00c7eshmja e Salla Arifit dha \u00c7eshmja e Parkut<\/p>\n<p>Prej xhamis\u00eb deri te shkolla e fshatit, p\u00ebr gjat\u00eb rrug\u00ebs jan\u00eb edhe dy \u00e7eshme tjera. E para \u00ebsht\u00eb \u00e7eshmja e Salla Arifit q\u00eb gjendet n\u00eb an\u00ebn e majt\u00eb t\u00eb rrug\u00ebs se fshatit dhe tjetra gjendet te muri i Parkut kryesor t\u00eb fshatit.<\/p>\n<p>\u00c7eshmja e Sherif Salihut<\/p>\n<p>\u00c7eshmja \u2018Sherif Salihu\u2019 gjendet n\u00eb oborrin e Shkoll\u00ebs Fillore LIRIA t\u00eb Pogragj\u00ebs. Kjo \u00e7eshme mban emrin e nj\u00eb aksionisti t\u00eb madh, ish puntorit t\u00eb k\u00ebsaj shkolle, veteranit t\u00eb arsimit \u2013 Sherif Salihut.<\/p>\n<p>Kjo \u00e7eshme kishte r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e vet p\u00ebr furnizimin me uj\u00eb, jo vet\u00ebm t\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve e puntor\u00ebve t\u00eb k\u00ebsaj shkolle, por edhe kalimtar\u00ebve t\u00eb rastit, sidomos n\u00eb koh\u00ebn, kur mungonte uj\u00ebsjell\u00ebsi.<\/p>\n<p>\u00c7eshmja e Shefki Xhemailit<\/p>\n<p>N\u00eb kilometrin e tret\u00eb t\u00eb rrug\u00ebs Pogragj\u00eb \u2013 Dob\u00ebr\u00e7an n\u00eb an\u00ebn e djatht\u00eb t\u00eb saj, af\u00ebr P\u00ebrronit t\u00eb Tamacit gjendet \u00c7eshmja e Shefki Xhemailit.<\/p>\n<p>Kjo \u00e7eshme e bashk\u00ebvend\u00ebsit ton\u00eb furnizonte me uj\u00eb udhtar\u00ebt dhe bujq\u00ebt e arave t\u00eb k\u00ebsaj ane.<\/p>\n<p>\u00c7eshmja e Familjes Jashari<\/p>\n<p>Kjo \u00e7eshme e re gjendet n\u00eb an\u00ebn e majt\u00eb t\u00eb rrug\u00ebs Pogragj\u00eb \u2013 Dobrosin, karshi varrezave t\u00eb fshatit.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb \u00e7eshme e mbuluar dhe nj\u00eb vend i p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr pushim, q\u00eb freskon kalimtar\u00ebt e rastit njer\u00ebzit e funeraleve q\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb ndonj\u00eb varrim si dhe bujq\u00ebt q\u00eb punojn\u00eb arat p\u00ebrreth.<\/p>\n<p>Gjasht\u00eb \u00e7eshmet e Grahecave<\/p>\n<p>Livadhet e Grahec\u00ebs jan\u00eb livadhet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha dhe m\u00eb t\u00eb larg\u00ebta, t\u00eb cilat kositeshin nj\u00eb her\u00eb n\u00eb vit dhe pastaj ktheheshin n\u00eb kullosa p\u00ebr t\u00ebr vitin, p\u00ebr nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh bag\u00ebtish\u00eb nga tri fshatrat: Pogragj\u00ebs Stublin\u00ebs dhe Dobrosinit.<\/p>\n<p>K\u00ebto \u00e7eshme shfryt\u00ebzoheshin bashk\u00ebrisht nga barinj\u00ebt e k\u00ebtyre fshatrave dhe nga kostar\u00ebt n\u00eb koh\u00ebn e kositjes.<\/p>\n<p>Dy \u00e7eshmet m\u00eb t\u00eb vjetra kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb lugun kryesor q\u00eb i ndan livadhet p\u00ebrmes, nd\u00ebrsa kat\u00ebr \u00e7eshmet tjera jan\u00eb n\u00eb dy an\u00ebt e rrug\u00ebs \u2018Bulevardi i Lugin\u00ebs\u2019.<\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb livadheve n\u00eb an\u00ebn e majt\u00eb t\u00eb rrug\u00ebs ishe \u00c7eshmja e Hajrijes s\u00eb Islamit, bij\u00eb e Pogragj\u00ebs, ku \u00ebsht\u00eb tash \u00c7eshmja e Xhevat Sabedinit nga Stublina.<\/p>\n<p>Pak, m\u00eb lart\u00eb n\u00eb an\u00ebn e djatht\u00eb t\u00eb rrug\u00ebs ishte \u00c7eshmja me dollap, me rezervuar, pa \u00e7ep dhe uji nxirrej me tas. Af\u00ebr saj tani \u00ebsht\u00eb \u00e7eshmja e re e R. Shefkiut nga Dobrodini<\/p>\n<p>Bunar\u00ebt<\/p>\n<p>Pogragjasit ujin p\u00ebr pije dhe bujq\u00ebsi e kooshtari e kan\u00eb shfryt\u00ebzus n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt edhe nga bunar\u00ebt e shumt\u00eb n\u00eb fusha e ara.<\/p>\n<p>Ne do t\u2019i p\u00ebrmendim dy kryesor\u00ebt q\u00eb kan\u00eb ardh\u00eb si toponime t\u00eb ruajtura: Bunari i P\u00ebrronit t\u00eb Bunarit dhe Bunari i Borotinit.<\/p>\n<p>Bunari m\u00eb i vjet\u00ebr, Bunari i P\u00ebrronit t\u2019Bunarit, gjendet n\u00eb an\u00ebn e majt\u00eb t\u00eb rrug\u00ebs Pogragj\u00eb \u2013 Dob\u00ebr\u00e7an.<\/p>\n<p>Af\u00ebr k\u00ebtij bunari ka qen\u00eb e ngritur Karaulla e bullgar\u00ebve, gjat\u00eb sundimit bullgar.<\/p>\n<p>Bunari tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb n\u00eb an\u00eb e djatht\u00eb t\u00eb rrug\u00ebs, n\u00eb fund t\u00eb P\u00ebrronit t\u00eb Borotinit, nga i cili p\u00ebrrua e ka marr\u00eb emrin.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto burime uji, kroje, \u00e7ezma e bunare jan\u00eb jo vet\u00ebm nj\u00eb hidro-pasuri, por edhe nj\u00eb pasuri gjuh\u00ebsore p\u00ebr em\u00ebrvendet e Pogragj\u00ebs.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Izeir Hyda (Toponimet e vendlindjes sime, Pogragj\u00eb) Kroi i fshatit ton\u00eb Kroi i fshatit ton\u00eb, uj\u00eb i kulluar \u00e7\u2019na buron nga mali, duke m\u00ebrm\u00ebruar Ven\u00eb e mbushin uj\u00eb, vashat anemban\u00eb cip\u00ebz\u00ebn me oja, lidhur menjan\u00eb. Kroi i fshatit ton\u00eb, ngjyr\u2019 ergjend i lyer q\u00eb nga rrez\u2019 e malit, \u00e7\u2019na buron rr\u00ebmbyer Ven\u00eb e pin\u00eb uj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":150639,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-150638","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/150638","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=150638"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/150638\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/150639"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=150638"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=150638"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=150638"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}