{"id":150947,"date":"2023-06-09T10:08:43","date_gmt":"2023-06-09T08:08:43","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=150947"},"modified":"2023-06-09T10:08:43","modified_gmt":"2023-06-09T08:08:43","slug":"te-fundit-e-dergoi-shqiperia-sa-draft-statute-jane-hartuar-per-asociacionin-e-komunave-me-shumice-serbe-ne-kosove","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/te-fundit-e-dergoi-shqiperia-sa-draft-statute-jane-hartuar-per-asociacionin-e-komunave-me-shumice-serbe-ne-kosove\/","title":{"rendered":"T\u00eb fundit e d\u00ebrgoi Shqip\u00ebria, sa draft-statute jan\u00eb hartuar p\u00ebr Asociacionin e komunave me shumic\u00eb serbe n\u00eb Kosov\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>P\u00ebr jet\u00ebsimin e Marr\u00ebveshjes p\u00ebr Asociacionin e komunave me shumic\u00eb serbe n\u00eb Kosov\u00eb, q\u00eb Prishtina dhe Beogradi arrit\u00ebn dhjet\u00eb vjet m\u00eb par\u00eb, aktualisht ekzistojn\u00eb kat\u00ebr draft-statute dhe draft-vizione.<\/p>\n<p>Bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare insiston q\u00eb Kosova t\u00eb themeloj\u00eb Asociacionin \u2013 q\u00eb do t\u00eb mblidhte rreth vetes komunat n\u00eb Kosov\u00eb, t\u00eb banuara me shumic\u00eb serbe \u2013 dhe themelimi i tij, nga faktori nd\u00ebrkomb\u00ebtar \u00ebsht\u00eb par\u00eb si \u201ckusht mbi kushtet\u201d n\u00eb dialogun mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb p\u00ebr normalizimin e raporteve, q\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsohet nga blloku evropian.<\/p>\n<p>Qeveria e Kosov\u00ebs deri m\u00eb tani ka refuzuar q\u00eb ta themeloj\u00eb Asociacionin, me arsyetimin se kompetencat e gjera t\u00eb Asociacionit do ta k\u00ebrc\u00ebnonin funksionalitetin e brendsh\u00ebm t\u00eb shtetit. Megjithat\u00eb, kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti, ka paraqitur nj\u00eb draft-vizion p\u00ebr \u201cvet\u00ebmenaxhimin e komunitetit serb\u201d, raporton REL.<\/p>\n<p>Themelimi i Asociacionit \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkes\u00eb e vazhdueshme e Serbis\u00eb, por edhe t\u00eb List\u00ebs Serbe \u2013 partis\u00eb kryesore t\u00eb serb\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb, q\u00eb ka mb\u00ebshtetjen e Beogradit zyrtar.<\/p>\n<p>M\u00eb posht\u00eb mund t\u00eb m\u00ebsoni m\u00eb shum\u00eb lidhur me draft-statutet ekzistuese p\u00ebr themelimin e Asociacionit:<\/p>\n<p>Draft-statuti i Ekipit Menaxhues<\/p>\n<p>M\u00eb 2 maj, n\u00eb rundin e dialogut mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, Ekipi Menaxhues \u2013 i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga kat\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebsues serb\u00eb \u2013 paraqiti draft-statutin p\u00ebr themelimin e Asociacionit, q\u00eb menj\u00ebher\u00eb u refuzua nga kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti, i cili tha se dokumenti nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me kushtetutshm\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Ky dokument, n\u00eb t\u00eb cilin ka pasur qasje Radio Evropa e Lir\u00eb, ka 67 nene dhe n\u00ebnt\u00eb kapituj.<\/p>\n<p>Asociacioni, sipas k\u00ebtij draft-statuti, do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb \u201cform\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb organizimi, e themeluar me q\u00ebllim t\u00eb mbrojtjes s\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe t\u00eb pakicave\u201d t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb banor\u00ebve dhe komuniteteve q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb komunat q\u00eb jan\u00eb pjes\u00eb e Asociacionit.<\/p>\n<p>Ekipi menaxhues ka parapar\u00eb q\u00eb qendra administrative e Asociacionit t\u00eb jet\u00eb n\u00eb Mitrovic\u00eb t\u00eb Veriut dhe \u00e7do komun\u00eb jothemeluese e tij mund t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsohet n\u00eb Asociacion, n\u00ebse Kuvendi i k\u00ebtij organi e miraton nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket struktur\u00ebs organizative, Asociacioni parashihet t\u00eb ket\u00eb Kuvend \u2013 q\u00eb zgjidhet nga komunat an\u00ebtare \u2013 q\u00eb \u00ebsht\u00eb organi suprem i Asociacionit. N\u00eb t\u00eb, \u00e7do komun\u00eb do t\u00eb kishte nga pes\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues. Po sipas k\u00ebtij drafti, Asociacioni parashihet t\u00eb ket\u00eb bord prej shtat\u00eb an\u00ebtar\u00ebsh, dhe ky bord \u00ebsht\u00eb organ ekzekutiv, i zgjedhur nga Kuvendi, institucion t\u00eb cilit i raporton.<\/p>\n<p>Kuvendi po ashtu zgjedh kryetarin e Asociacionit, nd\u00ebrkaq po ashtu \u00ebsht\u00eb parapar\u00eb t\u00eb ket\u00eb K\u00ebshill t\u00eb Asociacionit, si organ k\u00ebshillues.<\/p>\n<p>Gjithashtu \u00ebsht\u00eb parapar\u00eb q\u00eb Asociacioni ta ket\u00eb administrat\u00ebn e vet, e cila i raporton Bordit.<\/p>\n<p>Draft-statusi i hartuar nga Ekipi Menaxhues, parasheh q\u00eb Asociacioni t\u2019i ket\u00eb simbolet, himnin, flamurin dhe stem\u00ebn e vet.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket kompetencave, n\u00eb k\u00ebt\u00eb dokument thuhet se Asociacioni mund t\u00eb miratoj\u00eb vendime e rregullore t\u00eb Kuvendit, t\u00eb mbik\u00ebqyr\u00eb zbatimin e ligjeve, t\u00eb rregulloj\u00eb zgjedhjet, t\u00eb riorganizoj\u00eb dhe b\u00ebj\u00eb funksionimin e organeve, t\u00eb agjencive, nd\u00ebrmarrjeve publike si dhe t\u00eb b\u00ebj\u00eb mbledhjen dhe p\u00ebrpunimin e t\u00eb dh\u00ebnave statistikore. Asociacioni po ashtu mund t\u00eb propozoj\u00eb mbajtjen e referendumeve dhe t\u00eb shpall\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt me k\u00ebrkes\u00ebn e 10 p\u00ebr qind t\u00eb votuesve q\u00eb banojn\u00eb n\u00eb komunat q\u00eb jan\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtij organi.<\/p>\n<p>Po ashtu, ai mund t\u00eb vendos\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb hua, t\u00eb miratoj\u00eb buxhetin vjetor, t\u00eb themeloj\u00eb agjenci, organizata, nd\u00ebrmarrje dhe institucione publike financiare dhe fonde dhe t\u00eb mbik\u00ebqyr\u00eb pun\u00ebn e tyre.<\/p>\n<p>N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb kompetencave \u00ebsht\u00eb parapar\u00eb q\u00eb Asociacioni t\u00eb mund t\u00eb regjistroj\u00eb votuesit, t\u00eb mbaj\u00eb t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr regjistrat e lindjeve, martesave dhe vdekjeve.<\/p>\n<p>Sipas dokumentit t\u00eb siguruar nga REL-i, Asociacioni parashihet t\u00eb em\u00ebroj\u00eb komandantin rajonal policor\u00eb p\u00ebr kat\u00ebr komunat n\u00eb veri [Mitrovic\u00eb e Veriut, Zve\u00e7an, Leposaviq dhe Zubin Potok].<\/p>\n<p>Ekipi Menaxhues po ashtu ka parapar\u00eb n\u00eb draft-statut q\u00eb Asociacioni t\u00eb ket\u00eb status t\u00eb entiteti juridik, q\u00eb n\u00ebnkupton se ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb padis\u00eb dhe t\u00eb paditet dhe t\u00eb ket\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi pasuri t\u00eb luajtshme dhe t\u00eb paluajtshme.<\/p>\n<p>N\u00eb draft-statut \u00ebsht\u00eb parapar\u00eb edhe raporti q\u00eb do t\u00eb ket\u00eb Asociacioni me autoritetet qendrore. Marr\u00ebdh\u00ebniet do t\u00eb jen\u00eb \u201ct\u00eb bazuara n\u00eb parimet e bashk\u00ebpunimit t\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb dhe shk\u00ebmbimit t\u00eb informacionit\u201d, \u201cduke promovuar interesat e komunitetit serb\u201d. Asociacioni po ashtu parashihet t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb propozoj\u00eb ndryshime n\u00eb ligje, si dhe t\u00eb propozoj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues n\u00eb organet dhe institucionet e organeve qendrore.<\/p>\n<p>Ky organ po ashtu duhet t\u00eb ket\u00eb buxhetin e vet dhe mund t\u00eb gjeneroj\u00eb t\u00eb ardhura bazuar n\u00eb pjes\u00ebmarrjen e komunave an\u00ebtare, nga sh\u00ebrbimet e ofruara, taksat dhe nga fondet e ndara nga buxheti i Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Drafti parasheh q\u00eb burimet natyrore q\u00eb gjenden n\u00eb territorin e komunave an\u00ebtare t\u00eb Asociacionit, t\u00eb menaxhohen nga Asociacioni, ashtu si edhe asetet me interes, si: tokat bujq\u00ebsore, pyjet dhe uj\u00ebrat tok\u00ebsore.<\/p>\n<p>Por, kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti, deklaroi m\u00eb 2 maj se an\u00ebtar\u00ebt e Ekipit Menaxhues, q\u00eb e kan\u00eb shkruar k\u00ebt\u00eb statut, \u201cqartazi\u201d kan\u00eb d\u00ebshir\u00eb t\u00eb krijojn\u00eb \u201cnj\u00eb Republik\u00eb S\u00ebrpska\u201d n\u00eb Kosov\u00eb \u2013 referenc\u00eb p\u00ebr entitetin me shumic\u00eb serbe n\u00eb Bosnje e Hercegovin\u00eb q\u00eb ka kompetenca q\u00eb sfidojn\u00eb pushtetin qendror.<\/p>\n<p>Draft-vizioni i Kurtit<\/p>\n<p>Pas refuzimit q\u00eb i b\u00ebri draft-statutit t\u00eb Ekipit Menaxhues \u2013 ekip t\u00eb cilin m\u00eb pas tha se e shkarkoi \u2013 kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti, n\u00eb Bruksel m\u00eb 2 maj paraqiti at\u00eb q\u00eb e quajti draft-vizion p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e rregullimit t\u00eb komuniteteve joshumic\u00eb, p\u00ebrkat\u00ebsisht t\u00eb komunitetit serb n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb draft-vizionin e Kurtit nuk p\u00ebrmendet specifikisht Asociacioni, por ai thirret n\u00eb nenin 7 t\u00eb Marr\u00ebveshjes drejt normalizimit t\u00eb raporteve mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb.<br \/>\nPal\u00ebt, m\u00eb 27 shkurt n\u00eb Bruksel arrit\u00ebn k\u00ebt\u00eb marr\u00ebveshje, dhe m\u00eb 18 mars n\u00eb Oh\u00ebr u pajtuan p\u00ebr Aneksin e zbatimit t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Ky nen i marr\u00ebveshjes k\u00ebrkon q\u00eb pal\u00ebt t\u00eb sigurojn\u00eb \u201cnj\u00eb nivel t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm t\u00eb vet\u00ebmenaxhimit t\u00eb komunitetit serb n\u00eb Kosov\u00eb\u201d. Vet\u00ebmenaxhimi, sipas BE-s\u00eb \u2013 q\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebson dialogun \u2013 \u00ebsht\u00eb referenc\u00eb p\u00ebr Asociacionin e komunave me shumic\u00eb serbe.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb marr\u00ebveshje, po ashtu n\u00eb nenin 10 thuhet se pal\u00ebt duhet t\u00eb zbatojn\u00eb t\u00eb gjitha marr\u00ebveshjet e arritura n\u00eb dialog, p\u00ebrfshir\u00eb edhe at\u00eb t\u00eb Asocaicionit.<\/p>\n<p>Kurti ka th\u00ebn\u00eb se nj\u00eb draft-statut p\u00ebr Asociacionin duhet t\u00eb plot\u00ebsoj\u00eb disa kushte. Ai n\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr ka theksuar se nj\u00eb organ i till\u00eb duhet \u201c t\u2019ua ofroj\u00eb pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb komunitetit serb n\u00eb Kosov\u00eb mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb promovuar dhe mbrojtur interesat e veta p\u00ebrmes nj\u00eb kornize vet\u00ebmenaxhimi\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb draft-vizionin e paraqitur nga kryeministri kosovar, parashihet \u2013 sikurse edhe n\u00eb dokumentin e Ekipit Menaxhues \u2013 mund\u00ebsia e bashk\u00ebpunimit me institucionet e Kosov\u00ebs si dhe t\u00eb \u201cnjihen plot\u00ebsisht karakteristikat kushtetuese\u201d t\u00eb Kosov\u00ebs, duke respektuar pavar\u00ebsin\u00eb dhe integritetin e saj territorial.<\/p>\n<p>Kurti n\u00eb draft-vizionin e tij ka par\u00eb q\u00eb komuniteti serb t\u00eb ket\u00eb kanal t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt komunikimi me ekzekutivin n\u00eb Prishtin\u00eb dhe t\u00eb ket\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb t\u00eb financohet nga Kosova dhe shtetet e tjera, p\u00ebrfshir\u00eb edhe Serbin\u00eb. Megjithat\u00eb, t\u00eb gjitha financimet, sipas dokumentit t\u00eb Kurtit, duhet t\u00eb kalojn\u00eb p\u00ebrmes procedurave dhe rregullave t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Financave t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb draft-vizion thuhet se do t\u00eb mund t\u00eb themelohen asociacione n\u00eb fush\u00ebn e kultur\u00ebs, artit, shkenc\u00ebs dhe arsimit, si dhe asociacione t\u00eb natyrave t\u00eb ndryshme p\u00ebr \u201cshprehjen, ushqyerjen dhe zhvillimin e identitetit serb\u201d, bazuar n\u00eb ligjet aktuale p\u00ebr ushtrimin e sh\u00ebrbimeve jofitimprur\u00ebse.<\/p>\n<p>Kurti ka deklaruar se \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm q\u00eb ta thelloj\u00eb k\u00ebt\u00eb draft-vizion, por ai ka th\u00ebn\u00eb se pal\u00ebt duhet t\u00eb pajtohen p\u00ebr parimet e Asociacionit.<\/p>\n<p>Kurti insiston q\u00eb nj\u00eb asociacion t\u00eb mos e cenoj\u00eb funksionalitetin e Kosov\u00ebs dhe t\u00eb jet\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me vendimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese t\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb vitit 2015, e cila gjeti q\u00eb Marr\u00ebveshja mbi parimet p\u00ebr themelimin e Asociacionit \u2013 q\u00eb Prishtina dhe Beogradi arrit\u00ebn m\u00eb 2015 \u2013 nuk ishte plot\u00ebsisht n\u00eb harmoni me aktin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb juridik t\u00eb shtetit, por q\u00eb k\u00ebto mosp\u00ebrputhje, sipas Kushtetueses, mund t\u00eb harmonizohen me akte ligjore.<\/p>\n<p>Draft-statuti i Ram\u00ebs<\/p>\n<p>N\u00eb 8 qershor, kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, Edi Rama, njoftoi opinionin se nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb her\u00ebt i kishte d\u00ebrguar presidentit t\u00eb Franc\u00ebs, Emmanuel Macron, dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz, nj\u00eb draft-statut p\u00ebr Asociacionin.<\/p>\n<p>Rama tha se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dokument ka v\u00ebn\u00eb \u201cn\u00eb dijeni edhe pal\u00ebn amerikane\u201d.<\/p>\n<p>Kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb tha se dokumenti \u00ebsht\u00eb konfidencial.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ai tha se \u00ebsht\u00eb i bindur se ky draft-statut \u00ebsht\u00eb \u201cnj\u00eb dokument i nivelit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar q\u00eb merr n\u00eb konsiderat\u00eb t\u00eb gjitha arsyet p\u00ebr krijimin e Asociacionit dhe q\u00eb Asociacioni \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e organizimit t\u00eb jet\u00ebs p\u00ebr Kosov\u00ebn\u201d.<\/p>\n<p>Ky draft-statut, sipas Ram\u00ebs, \u00ebsht\u00eb hartuar nga ekspert\u00eb t\u00eb pavarur dhe se ai vet\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb kontribut n\u00eb t\u00eb. Megjithat\u00eb, kryeministri shqiptar e pranoi se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dokument nuk \u00ebsht\u00eb konsultuar me homologun e tij kosovar.<\/p>\n<p>Rama po ashtu tha se \u00ebsht\u00eb i shqet\u00ebsuar p\u00ebr situat\u00ebn n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ndodhet Kosova dhe ai nuk d\u00ebshiron q\u00eb situata t\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsohet edhe m\u00eb tej apo t\u00eb vendosen sanksione ndaj Prishtin\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb i pakuptimt\u00eb pozicioni i Kosov\u00ebs, se Serbia b\u00ebn at\u00eb q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb her\u00eb tjera. Pal\u00ebt nuk po merren vesh kush duhet ta shkruaj\u00eb k\u00ebt\u00eb tekst e jo m\u00eb se si duhet hartuar\u201d, shtoi Rama.<\/p>\n<p>Draft-statuti p\u00ebr Asociacionin i hartuar nga FES<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb janarit t\u00eb k\u00ebtij viti, organizata gjermane Friedrich-Ebert-Stiftung (FES), publikoi nj\u00eb draft-statut p\u00ebr themelimin e Asociacionit n\u00eb p\u00ebrputhje me Kushtetut\u00ebn dhe sistemin juridik t\u00eb Kosov\u00ebs, ashtu si\u00e7 insiston edhe Qeveria e kryeministrit Kurti.<\/p>\n<p>I p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga shtat\u00eb kapituj dhe 18 nene, ky draft-statut i hartuar nga FES, parasheh m\u00ebnyr\u00ebn e themelimit, struktur\u00ebn organizative, marr\u00ebdh\u00ebniet me autoritetet qendrore, rregullimin ligjor, buxhetin, si dhe aspekte t\u00eb tjera t\u00eb funksionimit t\u00eb Asociacionit, p\u00ebrfshir\u00eb simbolet.<\/p>\n<p>Sipas FES, Asociacioni mund t\u00eb ushtroj\u00eb edhe kompetenca shtes\u00eb, t\u00eb cilat mund t\u00eb delegohen nga autoritetet qendrore t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket struktur\u00ebs, ky draft-statut ka parapar\u00eb q\u00eb Asociacioni t\u00eb ket\u00eb: Kuvendin, kryetarin, n\u00ebnkryetarin, K\u00ebshillin dhe Bordin e Asociacionit.<\/p>\n<p>FES ka parapar\u00eb disa objektiva t\u00eb k\u00ebtij organi, sikurse forcimi i demokracis\u00eb lokale, duke leht\u00ebsuar, financuar ose promovuar aktivitete q\u00eb avancojn\u00eb pjes\u00ebmarrjen qytetare dhe praktikat demokratike, si dhe p\u00ebrfaq\u00ebsimin e interesave t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr demokracin\u00eb lokale.<\/p>\n<p>Sikurse edhe draft-statuti i hartuar nga Ekipi Menaxhues, edhe dokumenti i FES-it parasheh q\u00eb Asociacioni t\u00eb ket\u00eb statusin e subjektit juridik, t\u00eb cilin thuhet se duhet t\u2019ia jap\u00eb Qeveria e Kosov\u00ebs p\u00ebrmes nj\u00eb akti juridik.<\/p>\n<p>Sipas dokumentit n\u00eb organizat\u00ebs gjermane, Asociacioni do t\u00eb financohet nga kontributet e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb tij, t\u00eb ardhurat nga sh\u00ebrbimet e ofruara nga Asociacioni, pasurit\u00eb e tij t\u00eb luajtshme ose t\u00eb paluajtshme, transferet nga autoritetet qendrore, grantet, donacionet, si dhe nga mb\u00ebshtetja financiare e shoqatave dhe organizatave t\u00eb tjera, vendase dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare, duke p\u00ebrfshir\u00eb Republik\u00ebn e Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, sa i p\u00ebrket buxhetit, n\u00eb k\u00ebt\u00eb draft-statut \u00ebsht\u00eb parapar\u00eb q\u00eb Asociacioni t\u00eb financohet nga kontributet e komunave pjes\u00ebmarr\u00ebse, nga t\u00eb ardhurat e sh\u00ebrbimeve q\u00eb ofron ky organ, pasurit\u00eb e luajtshme apo t\u00eb paluajtshme, trasferet nga autoritetet qendrore, grantet, donacionet, si dhe nga mb\u00ebshtetja financiare e organizata vendore dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare, p\u00ebrfshir\u00eb Serbin\u00eb.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb rishikimit t\u00eb buxhetit, sipas dokumentit, Qeveria e Kosov\u00ebs dhe Auditori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm mund t\u00eb ken\u00eb qasje. Auditori po ashtu \u00ebsht\u00eb parapar\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb kontrollet p\u00ebr shpenzimet e k\u00ebtij organi.<\/p>\n<p>Sipas draft-statutit t\u00eb FES-it, Asociacioni do t\u00eb p\u00ebrjashtohet nga detyrimet dhe taksat n\u00eb arritjen e objektivave t\u00eb tij, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb sikurse komunat pjes\u00ebmarr\u00ebse.<\/p>\n<p>Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara vazhdimisht k\u00ebrkojn\u00eb nga Qeveria e kryeministrit Kurti q\u00eb t\u00eb themeloj\u00eb Asociacionin. Blloku evropian ka th\u00ebn\u00eb se i ka ofruar Kosov\u00ebs disa modele ekzistuese evropiane p\u00ebr t\u00eb drejtat e pakicave komb\u00ebtare. Nd\u00ebrkaq, SHBA-ja ka p\u00ebrs\u00ebritur disa her\u00eb se nuk p\u00ebrkrah nj\u00eb asociacion q\u00eb do t\u00eb krijonte \u201cshtet brenda shtetit\u201d.<\/p>\n<p>S\u00eb fundi, Qeveria e Kosov\u00ebs ka th\u00ebn\u00eb se p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb nivel t\u00eb vet\u00ebmenaxhimit p\u00ebr komunitetin serb, do t\u00eb shtyj\u00eb p\u00ebrpara nj\u00eb model kroat p\u00ebr pakicat komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>\/GazetaSinjali\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebr jet\u00ebsimin e Marr\u00ebveshjes p\u00ebr Asociacionin e komunave me shumic\u00eb serbe n\u00eb Kosov\u00eb, q\u00eb Prishtina dhe Beogradi arrit\u00ebn dhjet\u00eb vjet m\u00eb par\u00eb, aktualisht ekzistojn\u00eb kat\u00ebr draft-statute dhe draft-vizione. Bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare insiston q\u00eb Kosova t\u00eb themeloj\u00eb Asociacionin \u2013 q\u00eb do t\u00eb mblidhte rreth vetes komunat n\u00eb Kosov\u00eb, t\u00eb banuara me shumic\u00eb serbe \u2013 dhe themelimi i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":150948,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-150947","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/150947","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=150947"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/150947\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/150948"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=150947"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=150947"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=150947"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}