{"id":151018,"date":"2023-06-10T09:54:37","date_gmt":"2023-06-10T07:54:37","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=151018"},"modified":"2023-06-10T09:54:37","modified_gmt":"2023-06-10T07:54:37","slug":"absolventja-nga-universiteti-i-prishtines-hasan-prishtina-del-me-analize-konkrete-per-organizatat-studentore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/absolventja-nga-universiteti-i-prishtines-hasan-prishtina-del-me-analize-konkrete-per-organizatat-studentore\/","title":{"rendered":"Absolventja nga Universiteti i Prishtin\u00ebs \u201cHasan Prishtina\u201d, del me analiz\u00eb konkrete p\u00ebr Organizatat Studentore"},"content":{"rendered":"<p>Absolventja nga Universiteti i Prishtin\u00ebs \u201cHasan Prishtina\u201d, p\u00ebrkat\u00ebsisht nga Dega e Gazetaris\u00eb, ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb p\u00ebr \u201cOrganizatat Studentore\u201d n\u00eb k\u00ebt\u00eb Universitet.<\/p>\n<p>Znjsh. Krasniqi ka treguar se si k\u00ebto Organizata veprojn\u00eb brenda Kampusit Universitar t\u00eb Prishtin\u00ebs, e gjithashtu sfidat, mang\u00ebsit, p\u00ebrpar\u00ebsit, e deri tek lidhja e tyre me partit politike n\u00eb vend.<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2023\/06\/IMG_5790.jpeg\"><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2023\/06\/IMG_5790.jpeg\" alt=\"\" width=\"888\" height=\"888\" class=\"alignnone size-full wp-image-151019\" srcset=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2023\/06\/IMG_5790.jpeg 888w, https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2023\/06\/IMG_5790-300x300.jpeg 300w, https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2023\/06\/IMG_5790-150x150.jpeg 150w, https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2023\/06\/IMG_5790-768x768.jpeg 768w, https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2023\/06\/IMG_5790-860x860.jpeg 860w\" sizes=\"auto, (max-width: 888px) 100vw, 888px\" \/><\/a><\/p>\n<p>Analiza e plot\u00eb:<\/p>\n<p>Organizatat Studentore si Forc\u00eb Politike n\u00eb Universitet<\/p>\n<p>Universiteti i Prishtin\u00ebs \u201cHasan Prishtina\u201d n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb qend\u00ebr e r\u00ebnd\u00ebsishme e arsimit dhe zhvillimit akademik n\u00eb vend. N\u00eb k\u00ebt\u00eb universitet, organizatat studentore luajn\u00eb nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb jet\u00ebn studentore dhe p\u00ebrmir\u00ebsimin e p\u00ebrvoj\u00ebs s\u00eb student\u00ebve. Por se sa \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet kjo p\u00ebr organizatat q\u00eb jan\u00eb brenda UP-s\u00eb, do ta v\u00ebrtetojm tani.<\/p>\n<p>Struktura organizative studentore n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs \u201cHasan Prishtina\u201d p\u00ebrfshin nj\u00eb hierarki t\u00eb caktuar t\u00eb nivelit t\u00eb organizimit. Kryesia e organizat\u00ebs studentore \u00ebsht\u00eb n\u00eb krye t\u00eb hierarkis\u00eb dhe p\u00ebrb\u00ebhet nga nj\u00eb grup student\u00ebsh t\u00eb zgjedhur demokratikisht nga student\u00ebt e universitetit. Kryesia p\u00ebrballet me p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e koordinimit t\u00eb aktiviteteve t\u00eb organizat\u00ebs studentore dhe p\u00ebrfaq\u00ebson interesat e student\u00ebve n\u00eb dialogun me administrat\u00ebn universitare dhe institucionet e tjera.<\/p>\n<p>K\u00ebtu fakultetet mund t\u00eb ken\u00eb edhe K\u00ebshille Studentore, ku k\u00ebto k\u00ebshille p\u00ebrb\u00ebhen nga vet\u00eb student\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb fituar mandatin e tyre nga po k\u00ebto zgjedhje. Numri i student\u00ebve nvaret nga p\u00ebrqindja e fituar e organizates studentore. Q\u00eb i bie, p\u00ebrqindja e b\u00ebn\u00eb llogarin e student\u00ebve fatlum q\u00eb do t\u00eb marrin mandatin p\u00ebr t\u00eb punuar n\u00eb k\u00ebto k\u00ebshille. N\u00eb k\u00ebto k\u00ebshille ideja \u00ebsht\u00eb t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsohen studentet, dhe t\u00eb merren parasysh problemet e tyre, por q\u00eb zakonisht nuk ndodh. Por edhe n\u00ebse do t\u00eb ndodhte, do t\u00eb merreshin parasysh vet\u00ebm ato q\u00eb do t\u00eb kishin perfitime peresonale edhe ata vet.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim t\u00eb hierarkis\u00eb s\u00eb organizatave studentore, organizatat zakonisht kan\u00eb nj\u00eb parlament studentor t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb fakulteteve t\u00eb ndryshme. Parlamenti studentor \u00ebsht\u00eb organi vendimmarr\u00ebs dhe mbledhjet e tij jan\u00eb platforma p\u00ebr diskutime, vendimmarrje dhe zbatimin e politikave t\u00eb organizat\u00ebs studentore. P\u00ebrfaq\u00ebsuesit e parlamentit studentor jan\u00eb zgjedhur nga student\u00ebt e secilit fakultet n\u00ebp\u00ebrmjet zgjedhjeve studentore t\u00eb p\u00ebrgjithshme.<\/p>\n<p>N\u00eb disa raste, organizatat studentore mund t\u00eb ken\u00eb edhe nj\u00eb struktur\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb quajtur senat studentor. Senati studentor \u00ebsht\u00eb organi m\u00eb i lart\u00eb i organizat\u00ebs studentore dhe p\u00ebrb\u00ebhet nga p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb fakulteteve dhe departamenteve t\u00eb ndryshme t\u00eb universitetit. Senati ka rolin e vendimmarrjes dhe p\u00ebrcaktimit t\u00eb politikave m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb organizat\u00ebs studentore. Ai mund t\u00eb ket\u00eb rolin e p\u00ebrkrahjes s\u00eb kryesis\u00eb, zhvillimit t\u00eb projekteve t\u00eb m\u00ebdha dhe lobimit p\u00ebr interesat e student\u00ebve n\u00eb nivel universitar dhe jasht\u00eb tij.<\/p>\n<p>Organizatat studentore brenda Universitetit t\u00eb Prishtin\u00ebs \u201cHasan Prishtina\u201d jan\u00eb edhe t\u00eb politizuara, k\u00ebtu mund t\u00eb p\u00ebrmendim organizaten studentore SKV-n\u00eb e cila dihet bot\u00ebrisht q\u00eb \u00ebsht\u00eb deg\u00eb nga L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje. K\u00ebto organizata punojn p\u00ebr t\u00eb ndryshuar dhe p\u00ebrmir\u00ebsuar kushtet e arsimit n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebrmes partive t\u00eb tyre. Organizimi i aktiviteteve dhe projekteve p\u00ebr t\u00eb adresuar \u00e7\u00ebshtjet e arsimit dhe t\u00eb drejtave t\u00eb student\u00ebve ndodh rrall her\u00eb, pasi q\u00eb ato as nuk merren parasysh por vet\u00ebm tejaklohen apo dhe injorohen.<\/p>\n<p>Nj\u00ebkoh\u00ebsisht k\u00ebto organizata q\u00ebllimet i kan\u00eb shum\u00eb t\u00eb mira, por q\u00eb monitorohen krejt nga dikush tjet\u00ebr nga jasht\u00eb. Thirren n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet si, t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojm interesat e student\u00ebve, t\u00eb promovojm demokracin\u00eb studentore, dhe t\u00eb marrim pjes\u00eb n\u00eb proceset vendimmarr\u00ebse n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs, por kjo fatkeq\u00ebsisht nuk ndodh. Studentet kujtohen vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb kur jan\u00eb fushatat zgjedhore dhe kur i\u2019u k\u00ebrkohet vota q\u00eb t\u00eb votojn p\u00ebr ta.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha organizatat studentore kan\u00eb q\u00ebllime dhe fusha t\u00eb ve\u00e7anta t\u00eb veprimtaris\u00eb, dhe t\u00eb gjitha synojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb interesat e student\u00ebve dhe t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsojn\u00eb jet\u00ebn studentore n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs. Por kjo ska ndodhur dhe nuk po ndodh ende! Disa organizata studentore n\u00eb Kosov\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb ndikim ose lidhje me parti politike t\u00eb caktuara. N\u00eb disa raste, organizatat studentore jan\u00eb t\u00eb detyruara q\u00eb t\u00eb punojn\u00eb p\u00ebr ta dhe t\u2019i p\u00ebrfaq\u00ebsojn interesat e partive politike n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb qe ata n\u00eb fund t\u00eb dit\u00ebs t\u00eb p\u00ebrfitojn dhe p\u00ebr vete.<\/p>\n<p>Organizatat studentore mund t\u00eb ken\u00eb lidhje t\u00eb ngushta me partit\u00eb politike t\u00eb caktuara ndoshta dhe p\u00ebr shkak t\u00eb orientimit politik t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb tyre, mb\u00ebshtetjes financiare ose marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb tjera. Kjo mund t\u00eb sjell\u00eb nj\u00eb ndikim t\u00eb caktuar politik n\u00eb veprimtarit\u00eb e tyre. Pra, p\u00ebr t\u00eb kuptuar se sa politizuara jan\u00eb organizatat studentore n\u00eb Kosov\u00eb, \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb shikojm marr\u00ebdh\u00ebniet dhe lidhjet e tyre me partit\u00eb politike, si dhe veprimtarin\u00eb dhe q\u00ebllimet e tyre t\u00eb deklaruara.<\/p>\n<p>Student\u00ebt n\u00eb zgjedhjet e fundit studentore t\u00eb gjith\u00eb kan\u00eb votuar me shpres\u00ebn se do t\u00eb ndodhin p\u00ebrmir\u00ebsime n\u00eb pun\u00ebn dhe kushtet n\u00eb secilin fakultet t\u00eb tyre. Sepse student\u00ebt p\u00ebrballen me shum\u00eb sfida, duke filluar nga mungesa e infrastruktur\u00ebs deri tek problemet me stafin akademik. N\u00eb fakt, disa profesor\u00eb jan\u00eb akuzuar p\u00ebr plagjiatur\u00eb dhe megjithat\u00eb ende vazhdojn\u00eb t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb n\u00eb k\u00ebto fakultete. Nj\u00eb problem tjet\u00ebr i madh \u00ebsht\u00eb mungesa e literatur\u00ebs, e cila \u00ebsht\u00eb nj\u00eb element ky\u00e7 n\u00eb procesin e arsimimit, dhe nuk ka njeri q\u00eb po merret me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, as organizatat studentore q\u00eb gjat\u00eb fushatave zgjedhore kan\u00eb b\u00ebr\u00eb mij\u00ebra premtime, ngjash\u00ebm me politikan\u00ebt tan\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00ebr\u00ebn prej anketave nga BIRN para zgjedhjeve studentore t\u00eb vitit 2016 kishin gjetur se student\u00ebve u mungonte entuziazmi dhe besimi n\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimin studentor. N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, student\u00ebt e Universitetit t\u00eb Prishtin\u00ebs shpesh ankohen se interesat dhe nevojat e tyre injorohen plot\u00ebsisht. Dhe fatkeq\u00ebsisht kjo ende vazhdon t\u00eb jet\u00eb prezente n\u00eb mesin ton\u00eb.<\/p>\n<p>Udh\u00ebheq\u00ebsia studentore \u00ebsht\u00eb e p\u00ebr\u00e7ar\u00eb, ndon\u00ebse disa grupe kan\u00eb iniciativa dhe q\u00ebllime vetanake p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb jet\u00ebn studentore m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, student\u00ebt e zgjedhur p\u00ebr parlament gati kurr\u00eb nuk takohen si nj\u00eb grup. Udh\u00ebheq\u00ebsia studentore \u00ebsht\u00eb po ashtu nj\u00eb tem\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00ebse n\u00eb vetvete, kritik\u00ebt i akuzojn\u00eb organizator\u00ebt studentor\u00eb t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb ul\u00ebse n\u00eb organin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb vendimmarr\u00ebs t\u00eb universitetit q\u00eb punojn\u00eb n\u00eb interes t\u00eb politikan\u00ebve, nj\u00eb problem q\u00eb i brengos\u00eb edhe vet lider\u00ebt studentor\u00eb.<\/p>\n<p>Organizatat studentore n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs \u201cHasan Prishtina\u201d sh\u00ebrbejn\u00eb si nj\u00eb platform\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr p\u00ebrkrahjen dhe p\u00ebrfaq\u00ebsimin e interesave t\u00eb partive politike dhe jo t\u00eb studenteve. K\u00ebto organizata mund t\u00eb ofrojn\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr angazhim, zhvillim personal dhe aktivitete t\u00eb ndryshme n\u00eb fusha t\u00eb arsimit, kultur\u00ebs, politik\u00ebs dhe sh\u00ebrbimit ndaj komunitetit. N\u00ebp\u00ebrmjet struktur\u00ebs s\u00eb tyre hierarkike, duke filluar nga kryesia e organizat\u00ebs studentore, k\u00ebshillit studentor, parlamenti studentor dhe deri tek senati, student\u00ebt duhet t\u00eb kan\u00eb hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndikuar n\u00eb vendimmarrjen, t\u00eb promovojn\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme dhe t\u00eb b\u00ebhen z\u00ebri i tyre n\u00eb dialogun me institucionet e universitetit. Organizatat studentore jan\u00eb nj\u00eb burim i frytsh\u00ebm p\u00ebr zhvillimin e liderve t\u00eb rinj, p\u00ebr krijimin e kultur\u00ebs s\u00eb p\u00ebrkrahjes dhe p\u00ebr t\u00eb ndihmuar n\u00eb formimin e nj\u00eb bashk\u00ebsie akademike t\u00eb fort\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrgatitur p\u00ebr sfidat e ardhshme. Me angazhimin e tyre dhe kontributin n\u00eb jet\u00ebn universitare, organizatat studentore b\u00ebjn\u00eb ndryshime pozitive n\u00eb ambientin e m\u00ebsimdh\u00ebnies dhe n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb m\u00eb gjer\u00eb, por kjo duhet t\u00eb ndodh dhe me pjes\u00ebn tjeter t\u00eb studenteve pa i l\u00ebn\u00eb anash ose anashkaluar ata.<\/p>\n<p>Arjeta Krasniqi<\/p>\n<p>Prishtin\u00eb, 2023<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Absolventja nga Universiteti i Prishtin\u00ebs \u201cHasan Prishtina\u201d, p\u00ebrkat\u00ebsisht nga Dega e Gazetaris\u00eb, ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb p\u00ebr \u201cOrganizatat Studentore\u201d n\u00eb k\u00ebt\u00eb Universitet. Znjsh. Krasniqi ka treguar se si k\u00ebto Organizata veprojn\u00eb brenda Kampusit Universitar t\u00eb Prishtin\u00ebs, e gjithashtu sfidat, mang\u00ebsit, p\u00ebrpar\u00ebsit, e deri tek lidhja e tyre me partit politike n\u00eb vend. Analiza e plot\u00eb: [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":151020,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-151018","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/151018","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=151018"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/151018\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/151020"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=151018"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=151018"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=151018"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}