{"id":151151,"date":"2023-06-11T23:07:32","date_gmt":"2023-06-11T21:07:32","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=151151"},"modified":"2023-06-11T23:07:32","modified_gmt":"2023-06-11T21:07:32","slug":"zvarritet-paga-minimale-sdihet-a-do-te-procedohet-ne-kuvend","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/zvarritet-paga-minimale-sdihet-a-do-te-procedohet-ne-kuvend\/","title":{"rendered":"Zvarritet paga minimale, s\u2019dihet a do t\u00eb procedohet n\u00eb Kuvend"},"content":{"rendered":"<p>Paga minimale vazhdon t\u00eb mbetet ende 130-170 euro. P\u00ebrkund\u00ebr premtimit t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr rritje t\u00eb pag\u00ebs mininale, ky projektligj po vazhdon t\u00eb zvarritet qe nj\u00eb vit nga pushteti. K\u00ebshtu vler\u00ebsojn\u00eb deputet\u00ebt opozitar\u00eb. LDK k\u00ebrkon q\u00eb paga minimale t\u00eb kthehet prapa me arsyetimin se \u00ebsht\u00eb jasht\u00eb kontekstit ekonomik e social n\u00eb vend. Nd\u00ebrsa, AAK konsideron se qeveria po d\u00ebshton t\u2019i miratoj\u00eb ligjet q\u00eb nuk i konvenojn\u00eb.<\/p>\n<p>Projektligji p\u00ebr pag\u00ebn minimale n\u00eb lexim t\u00eb dyt\u00eb ka kaluar ne Komisionin p\u00ebr Buxhet jav\u00ebn q\u00eb shkoi, mir\u00ebpo pushteti ende ka m\u00ebdyshje n\u00ebse do t\u00eb procedohet si i till\u00eb projektligji n\u00eb seanc\u00eb apo mund t\u00eb t\u00ebrhiqet nga Qeveria e Kosov\u00ebs. Nd\u00ebrkaq, njoh\u00ebsit e ekonomis\u00eb konsiderojn\u00eb se \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme m\u00ebnyra se si vjen te paga minimale, sipas tyre duhet t\u00eb shikohet mund\u00ebsia p\u00ebr rritjes s\u00eb shum\u00ebs nga ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb prezantuar.<\/p>\n<p>Shefja e Grupit Parlamentar t\u00eb L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje, Mimoza Kusari-Lila t\u00eb h\u00ebn\u00ebn, pas mbledhjes s\u00eb kryesis\u00eb deklaroi se projektligji p\u00ebr pag\u00ebn minimale n\u00eb lexim t\u00eb dyt\u00eb ka kaluar n\u00eb Komisionin p\u00ebr Buxhet jav\u00ebn q\u00eb shkoi, mir\u00ebpo ka theksuar se mbetet me nj\u00eb vendim t\u00eb qeveris\u00eb se a do t\u00eb procedohet si i till\u00eb projektligji n\u00eb seanc\u00eb apo mund t\u00eb t\u00ebrhiqet nga Qeveria e Kosov\u00ebs<\/p>\n<p>\u201cProjektligji p\u00ebr pag\u00ebn minimale n\u00eb lexim t\u00eb dyt\u00eb ka kaluar ne Komisionin p\u00ebr Buxhet jav\u00ebn q\u00eb shkoi dhe po ashtu amendamentet, t\u00eb cilit gati se e b\u00ebjn\u00eb t\u00eb pa zbatuesh\u00ebm ligjin p\u00ebr shkak t\u00eb norm\u00ebs, edhe t\u00eb pag\u00ebs minimale edhe t\u00eb disa provizioneve t\u00eb tjera, t\u00eb cilat kan\u00eb kaluar at\u00eb dit\u00eb. Mbetet tash me nj\u00eb vendim t\u00eb qeveris\u00eb se a do t\u00eb procedohet si i till\u00eb projektligji n\u00eb seanc\u00eb apo mund t\u00eb t\u00ebrhiqet nga Qeveria e Kosov\u00ebs\u201d, theksoi Kusari Lila.<\/p>\n<p>Se Ligji duhet t\u00eb t\u00ebrhiqet prapa e thot\u00eb edhe deputeti nga LDK, Avdullah Hoti. Sipas tij, Ligji \u00ebsht\u00eb diskutuar m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb vit p\u00ebrpara se t\u00eb hy n\u00eb kriz\u00ebn e rritjes s\u00eb \u00e7mimeve, me \u00e7\u2019rast, thot\u00eb se edhe paga minimale q\u00eb kan\u00eb propozuar \u00ebsht\u00eb jasht\u00eb kontekstit ekonomik dhe social n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Hoti k\u00ebrkon q\u00eb n\u00eb diskutim duhet t\u00eb p\u00ebrfshihen t\u00eb gjitha kategorit\u00eb q\u00eb marrin pensionet e tyre lidhen me pag\u00ebn minimale.<\/p>\n<p>\u201cLigji \u00ebsht\u00eb diskutuar m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb vit p\u00ebrpara se t\u00eb hy n\u00eb kriz\u00ebn e rritjes s\u00eb \u00e7mimeve. Pra, edhe paga minimale q\u00eb kan\u00eb propozuar \u00ebsht\u00eb jasht\u00eb kontekstit ekonomik dhe social n\u00eb Kosov\u00eb. Prandaj, kam k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb kthehet prapa, t\u00eb zhvillohen konsultimet e nevojshme me k\u00ebshillin ekonomik social e t\u00eb b\u00ebhet vler\u00ebsimi sipas procedur\u00ebs q\u00eb k\u00ebrkon ligji dhe q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb konventa nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb organizat\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb pun\u00ebs. Propozimi i tyre nuk e kryen funksionin t\u00eb cilin e ka paga minimale, dhe jan\u00eb problemet e tjera politike q\u00eb lidhen me kategorit\u00eb e ndryshme q\u00eb marrin pensione ose asistenc\u00eb sociale, e cila mb\u00ebshtetje lidhet me pag\u00ebn minimale, p\u00ebr grupet si\u00e7 jan\u00eb veteran\u00ebt ose personat paraplegjik, q\u00eb pensionet e tyre lidhen me pag\u00ebn minimale, edhe me ata duhet t\u00eb diskutohet m\u00ebnyra sesi do t\u00eb ndikohen ata nga ky vendim i qeveris\u00eb\u201d, thot\u00eb Hoti.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkq, deputeti nga radh\u00ebt e AAK-s\u00eb, Pal Lekaj thot\u00eb se kjo qeveri ka d\u00ebshtuar sa i p\u00ebrket miratimit t\u00eb ligjeve. Sipas tij, qeveria e ka humbur arsyen p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb n\u00eb qeverisje dhe sa m\u00eb e para q\u00eb shkon aq m\u00eb mir\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebr qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cSa i p\u00ebrket Ligjit p\u00ebr pag\u00ebn minimale edhe n\u00eb aspektet tjera kjo qeveri ka d\u00ebshtuar dhe at\u00ebher\u00eb kur nuk i bie tamam edhe i prolongon ligjet. \u00cbsht\u00eb me t\u00eb ardh\u00eb keq q\u00eb ka kaluar ligji n\u00eb komision p\u00ebr buxhet dhe nuk procedohet n\u00eb Kuvend. Dhe tani si\u00e7 ka informacione, qeveria nuk \u00ebsht\u00eb e k\u00ebnaqur edhe me vot\u00ebn e deputet\u00ebve q\u00eb \u00ebsht\u00eb legjitime, autonome dhe q\u00eb duhet t\u00eb procedohet patjet\u00ebr. Mir\u00ebpo, n\u00ebse ndodh kjo, \u00ebsht\u00eb tjetra hap\u00ebsir\u00eb q\u00eb vet me iniciativ\u00ebn e deputet\u00ebve mund t\u00eb fillohet amandamentimi i ligjit. Mendoj se kjo qeveri e ka humbur arsyejen p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb n\u00eb qeverisje dhe sa m\u00eb e para q\u00eb shkon aq m\u00eb mir\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebr qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs\u201d, thot\u00eb Lekaj p\u00ebr KP.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, njoh\u00ebsit e ekonomis\u00eb b\u00ebjn\u00eb thirrje qeveris\u00eb q\u00eb t\u2019i b\u00ebjn\u00eb gjith\u00eb parametrat e nevojsh\u00ebm p\u00ebr pag\u00ebn minimale. Sipas tyre, krahasim me kriz\u00ebn e inflacionit n\u00eb vend, paga e propozuar nuk \u00ebsht\u00eb e mjaftueshme.<\/p>\n<p>Njoh\u00ebsi i ekonomis\u00eb, Besnik Avdiaj thot\u00eb se p\u00ebr pun\u00ebtor\u00ebt edhe 250 euro sot nuk \u00ebsht\u00eb e mjaftueshme, n\u00ebse merret parasysh rritja e \u00e7mimeve dhe kostot e jetes\u00ebs n\u00eb vend.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrcaktimi i pag\u00ebs minimale n\u00eb nj\u00eb vend \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kriter, i cili e ndihmon rritjen e dinjitetit t\u00eb pun\u00ebtor\u00ebve\u20262:10 Shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra se si vjen te paga minimale, n\u00ebse ata i kan\u00eb gjith\u00eb parametrat dhe i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb gjitha matjet e nevojsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb par\u00eb efektin e pag\u00ebs minimale n\u00eb ekonomi..2:45 P\u00ebr pun\u00ebtor\u00ebt edhe 250 euro sot nuk \u00ebsht\u00eb e mjaftueshme n\u00ebse marrim parasysh rritjen e \u00e7mimeve dhe kostot e jetes\u00ebs n\u00eb vend\u201d, shprehet Avdiaj.<\/p>\n<p>Se Ligji i pag\u00ebs minimale duhet t\u00eb rritet e thot\u00eb edhe kryetari i Od\u00ebs Ekonomike t\u00eb Kosov\u00ebs (OEK), Lulzim Rafuna.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi me pas Ligjin p\u00ebr pag\u00ebn minimale, \u00ebsht\u00eb me rendesi me pas t\u00eb p\u00ebrcaktuar pag\u00ebn minimale dhe t\u00eb rritet, pasi ka mbetur me nj\u00eb shum\u00eb t\u00eb ult\u00eb e q\u00eb nuk qon pesh\u00eb as p\u00ebr sektorin provat e publik, sepse sektori privat ka avancuar shum\u00eb n\u00eb rritjen e pagave. Kish me qen\u00eb shum\u00eb i mir\u00ebseardhur q\u00eb ta kemi s\u00eb paku nj\u00eb ligj dhe ta kemi nj\u00eb ngritje t\u00eb pag\u00ebs minimale sepse \u00ebsht\u00eb mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb inkuadrohen n\u00eb vendet e pun\u00ebs.\u201d, deklaron ai.<\/p>\n<p>Kujtojm\u00eb q\u00eb, Kuvendi i Kosov\u00ebs m\u00eb 14 qershor t\u00eb vitit t\u00eb kaluar ka votuar n\u00eb parim projektligjin, i cili hap rrug\u00eb p\u00ebr rritjen e pag\u00ebs minimale. Projektligji i miratuar parasheh rritjen e pag\u00ebs minimale n\u00eb 264 euro bruto, apo 250 euro neto, nga 130-170 sa \u00ebsht\u00eb aktualisht. Projektligji, megjithat\u00eb, nuk e parasheh lidhjen e pag\u00ebs minimale me pensionin e veteran\u00ebve, si\u00e7 ka qen\u00eb n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn. N\u00eb rast se miratohet edhe n\u00eb leximin e dyt\u00eb ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb, veteran\u00ebt do t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb marrin pension n\u00eb vler\u00eb 170 euro.\/GazetaSinjali\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Paga minimale vazhdon t\u00eb mbetet ende 130-170 euro. P\u00ebrkund\u00ebr premtimit t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr rritje t\u00eb pag\u00ebs mininale, ky projektligj po vazhdon t\u00eb zvarritet qe nj\u00eb vit nga pushteti. K\u00ebshtu vler\u00ebsojn\u00eb deputet\u00ebt opozitar\u00eb. LDK k\u00ebrkon q\u00eb paga minimale t\u00eb kthehet prapa me arsyetimin se \u00ebsht\u00eb jasht\u00eb kontekstit ekonomik e social n\u00eb vend. Nd\u00ebrsa, AAK [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":151152,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-151151","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/151151","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=151151"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/151151\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/151152"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=151151"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=151151"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=151151"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}