{"id":151343,"date":"2023-06-13T20:02:14","date_gmt":"2023-06-13T18:02:14","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=151343"},"modified":"2023-06-13T20:02:14","modified_gmt":"2023-06-13T18:02:14","slug":"be-nuk-kemi-pare-hapa-vendimtare-nga-kurti-po-shqyrtohen-masa-kunder-kosoves","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/be-nuk-kemi-pare-hapa-vendimtare-nga-kurti-po-shqyrtohen-masa-kunder-kosoves\/","title":{"rendered":"BE: Nuk kemi par\u00eb hapa vendimtar\u00eb nga Kurti, po shqyrtohen masa kund\u00ebr Kosov\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Bashkimi Evropian ka konfirmuar se ka pranuar nj\u00eb let\u00ebr nga kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti, q\u00eb p\u00ebrmban planin e tij pes\u00ebpik\u00ebsh p\u00ebr uljen e tensioneve n\u00eb veri, por blloku evropian aktualisht tha se konsideron q\u00eb kryeministri kosovar \u201cnuk ka nd\u00ebrmarr\u00eb hapa t\u00eb duhur\u201d.<\/p>\n<p>Z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i BE-s, Peter Stano, tha p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se n\u00eb Bruksel se po vazhdojn\u00eb t\u00eb shqyrtohen masat e mundshme ndaj Kosov\u00ebs, n\u00ebse nd\u00ebrkoh\u00eb nuk merren hapat e duhur.<\/p>\n<p>\u201cDeri m\u00eb tani nuk kemi par\u00eb asnj\u00eb hap t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm dhe vendimtar\u00eb nga kryeministri Kurti. Zhvillimet e fundit n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs vet\u00ebm d\u00ebshmojn\u00eb se p\u00ebrshkall\u00ebzimi po vazhdon dhe kjo shkon kund\u00ebr interesave t\u00eb Kosov\u00ebs dhe t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzve n\u00eb Kosov\u00eb\u201d, tha Stano.<\/p>\n<p>M\u00eb 13 qershor, kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti, njoftoi se i ka d\u00ebrguar Borrellit nj\u00eb plan prej pes\u00eb pikash, q\u00eb sipas tij, do t\u00eb ndihmonte n\u00eb uljen e tensioneve n\u00eb veri. K\u00ebt\u00eb plan, ai e ka diskutuar edhe me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e shteteve t\u00eb QUINT-it.<\/p>\n<p>Stano tha se me shtetet an\u00ebtare t\u00eb bllokut jan\u00eb ndar\u00eb disa nga masat t\u00eb cilat do t\u00eb nd\u00ebrmerren ndaj Kosov\u00ebs, n\u00ebse sipas tij, Kurti nuk nd\u00ebrmerr hapat adekuat dhe menj\u00ebher\u00eb t\u00eb ul\u00eb tensionet n\u00eb veri.<\/p>\n<p>\u201cDiskutimet mes vendeve an\u00ebtare jan\u00eb duke vazhduar dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i lart\u00eb, Josep Borrell, \u00ebsht\u00eb n\u00eb kontakt t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm me lider\u00ebt e rajonit dhe ata t\u00eb vendeve an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb\u201d, tha Stano.<\/p>\n<p>Plani me pes\u00eb pika i kryeministrit Kurti, p\u00ebr t\u2019i ulur tensionet n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs:<\/p>\n<p>Hapi i par\u00eb: Sundimi i ligjit n\u00eb veri. Situata atje nuk \u00ebsht\u00eb normale qe nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, por eskalimi m\u00eb 21 maj e b\u00ebn t\u00eb domododoshme urgjent sjelljen para drejt\u00ebsis\u00eb t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb ushtruan dhun\u00eb ndaj policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs ushtar\u00ebve t\u00eb NATO-s dhe juve gazetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Hapi i dyt\u00eb: Kurti tha se \u00ebsht\u00eb t\u00ebrheqja e menj\u00ebhershme t\u00eb grupeve t\u00eb dhunshme dhe t\u00eb ndalen hapat kriminal\u00eb.<\/p>\n<p>Si hap tret\u00eb, Kurti tha se sipas propozimit t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, Policia e Kosov\u00ebs dhe KFOR-i apo EULEX-i do t\u00eb kryejn\u00eb vler\u00ebsime t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta t\u00eb siguris\u00eb \u00e7do 15 dit\u00eb.<\/p>\n<p>Si hap i kat\u00ebrt, Kurti tha se Qeveria e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs do t\u00eb koordinohet me t\u00eb gjith\u00eb akter\u00ebt dhe do t\u00eb shpall\u00eb zgjedhjet e parakohshme, q\u00eb do t\u00eb mbahen n\u00eb atmosfer\u00eb t\u00eb lir\u00eb dhe demokratike.<\/p>\n<p>Dhe si hap i pest\u00eb, Kurti tha se Kosova dhe Serbia duhet kthehen menj\u00ebher\u00eb n\u00eb tavolin\u00ebn e negociatave, BE-ja siguron nj\u00eb plan renditje t\u00eb drejt\u00eb dhe t\u00eb balancuar p\u00ebr zbatimin e marr\u00ebveshjes. Udh\u00ebheq\u00ebsit e t\u00eb dy shteteve takohen n\u00eb nj\u00eb takim t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb gjat\u00eb k\u00ebsaj jave n\u00eb Bruksel.<\/p>\n<p>Kurti tha se kjo \u00ebsht\u00eb oferta e tij dhe se pret p\u00ebrgjigje dhe diskutim t\u00eb m\u00ebtutjesh\u00ebm me Bruksel p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>\u201cNevojitet nj\u00eb proces zgjedhor ku kriminel\u00ebt p\u00ebrballen me drejt\u00ebsin\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb oferta ime duke u bazuar n\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb q\u00eb kam dhe pres nj\u00eb p\u00ebrgjigje dhe diskutim t\u00eb m\u00ebtutjesh\u00ebm me Brukselin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. Lulzim Hetemi nuk ka qen\u00eb fare i menduar se do t\u00eb b\u00ebhet kryetar i Leposaviqit. T\u00eb gjith\u00eb kemi pritur q\u00eb Aleksand\u00ebr Jabllanoviqi t\u00eb ishte kryetar\u201d, shtoi Kurti.<\/p>\n<p>Tensionet n\u00eb veriun e Kosov\u00ebs nis\u00ebn m\u00eb 26 maj, kur Policia e Kosov\u00ebs ndihmoi kryetar\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00eb komunave Zve\u00e7an, Zubin Potok dhe Leposaviq t\u00eb vendosen n\u00eb objektet komunale, me gjith\u00eb rezistenc\u00ebn e banor\u00ebve lokal\u00eb.<\/p>\n<p>Tensionet kulmuan m\u00eb 29 maj, kur serb\u00ebt lokal\u00eb u p\u00ebrlesh\u00ebn me ushtar\u00ebt e misionit t\u00eb NATO-s n\u00eb Kosov\u00eb, KFOR. Nga p\u00ebrleshjet mbet\u00ebn t\u00eb l\u00ebnduar dhjet\u00ebra persona nga t\u00eb dyja pal\u00ebt.<\/p>\n<p>K\u00ebta kryetar\u00eb u zgjodh\u00ebn m\u00eb 23 prill, votime q\u00eb u bojkotuan nga partit\u00eb dhe popullata lokale serbe.<\/p>\n<p>BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara i kan\u00eb paraqitur Kurtit tri k\u00ebrkesa: qet\u00ebsimin e situat\u00ebs n\u00eb veri, mbajtjen e zgjedhjeve t\u00eb reja n\u00eb kat\u00ebr komunat n\u00eb veri dhe kthimin n\u00eb dialogun p\u00ebr normalizimin e raporteve Kosov\u00eb-Serbi.<\/p>\n<p>Presidentja e Kosov\u00ebs, Vjosa Osmani, \u00ebsht\u00eb shprehur e hapur p\u00ebr mbajtjen e zgjedhjeve n\u00eb veri. Megjithat\u00eb, p\u00ebr t\u2019u shpallur zgjedhjet e reja, ajo ka th\u00ebn\u00eb se 20 p\u00ebr qind e personave n\u00eb list\u00ebn votuese n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs, duhet t\u00eb n\u00ebnshkruajn\u00eb nj\u00eb peticion me k\u00ebrkes\u00ebn q\u00eb t\u00eb mbahen votimet.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Bashkimi Evropian ka konfirmuar se ka pranuar nj\u00eb let\u00ebr nga kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti, q\u00eb p\u00ebrmban planin e tij pes\u00ebpik\u00ebsh p\u00ebr uljen e tensioneve n\u00eb veri, por blloku evropian aktualisht tha se konsideron q\u00eb kryeministri kosovar \u201cnuk ka nd\u00ebrmarr\u00eb hapa t\u00eb duhur\u201d. Z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i BE-s, Peter Stano, tha p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":151344,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-151343","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/151343","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=151343"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/151343\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/151344"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=151343"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=151343"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=151343"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}