{"id":151721,"date":"2023-06-17T15:19:50","date_gmt":"2023-06-17T13:19:50","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=151721"},"modified":"2023-06-17T15:19:50","modified_gmt":"2023-06-17T13:19:50","slug":"turqia-dyfishon-eksportin-me-kosoven-por-kerkohet-mbeshtetje-per-prodhuesit-vendore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/turqia-dyfishon-eksportin-me-kosoven-por-kerkohet-mbeshtetje-per-prodhuesit-vendore\/","title":{"rendered":"Turqia dyfishon eksportin me Kosov\u00ebn, por k\u00ebrkohet mb\u00ebshtetje p\u00ebr prodhuesit vendor\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Si rezultat i marr\u00ebveshjes tregtare Kosov\u00eb-Turqi p\u00ebr heqjen e tarifave doganore p\u00ebr nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh t\u00eb produkteve, kryesisht industriale, Turqia n\u00eb kat\u00ebr vitet e fundit ka dyfishuar eksportin n\u00eb Kosov\u00eb. Kjo marr\u00ebveshje q\u00eb ka hyr\u00eb n\u00eb fuqi n\u00eb vitin 2019 ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb Turqia t\u00eb tejkaloj\u00eb Gjermanin\u00eb si importuesi m\u00eb i madh n\u00eb vendin ton\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Agjencis\u00eb s\u00eb Statistikave t\u00eb Kosov\u00ebs, gjat\u00eb vitit 2022 Turqia ka qen\u00eb partneri kryesor tregtar i Kosov\u00ebs nd\u00ebrsa situata mbetet e nj\u00ebjt\u00eb edhe n\u00eb kat\u00ebr muajt e par\u00eb t\u00eb k\u00ebtij viti.<\/p>\n<p>N\u00eb dhjet\u00eb vitet e fundit, Kosova ka importuar mallra nga Turqia n\u00eb vler\u00eb rreth 4.5 miliard\u00eb euro, nd\u00ebrsa Kosova, p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb kohore, ka eksportuar n\u00eb drejtim t\u00eb shtetit turk rreth 120 milion\u00eb euro mallra.<\/p>\n<p>Importi i madh i mallrave mund t\u2019i v\u00eb n\u00eb pozit\u00eb t\u00eb pafavorshme prodhuesit vendor\u00eb, alarmojn\u00eb nga komuniteti i biznesit.<\/p>\n<p>Dhoma e Tregtis\u00eb, Industris\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb (DHTIK) vler\u00ebson se sa her\u00eb rritet importi, prodhuesi vendor nuk favorizohet. T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn e thon\u00eb edhe nga Oda Ekonomike e Kosov\u00ebs. Sipas tyre, duhet t\u2019i jep prioritet shtimit t\u00eb prodhimit n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Drejtoresha e DHTIK, Zana Beqiri thot\u00eb p\u00ebr KP se shteti duhet t\u00eb vij\u00eb me politika m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb subvencionimit t\u00eb produkteve vendore.<\/p>\n<p>\u201cProblemi \u00ebsht\u00eb se n\u00eb momentin q\u00eb rritet importi nga cilido vend, at\u00ebher\u00eb kjo nuk e ndihmon produktin vendor. N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi importi m\u00eb i madh n\u00ebse nuk \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrruar k\u00ebrkesa n\u00eb treg, at\u00ebher\u00eb importi ka fituar n\u00eb raport me produktin vendor. Si shtet duhet t\u00eb vijm\u00eb me politika m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb subvencionimit t\u00eb produkteve vendore, mir\u00ebpo edhe t\u00eb subvencionimit t\u00eb eksportit, sepse kemi nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb produkteve t\u00eb cilat eksportohen jasht\u00eb shtetit, mir\u00ebpo t\u00eb vetmen politik\u00eb favorizuese q\u00eb ia b\u00ebjm\u00eb \u00ebsht\u00eb zbritjet n\u00eb taksa, n\u00eb TVSH p\u00ebr eksport, gj\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb aspak e mjaftueshme\u2026 Sikur shtetet e tjera duhet q\u00eb shteti t\u00eb jap edhe subvencionet p\u00ebr bizneset q\u00eb eksportojn\u00eb e posa\u00e7\u00ebrisht ato q\u00eb e rritin prodhimin edhe pun\u00ebsimin vendor\u201d, thot\u00eb Beqiri.<\/p>\n<p>Kryetari i Od\u00ebs Ekonomike t\u00eb Kosov\u00ebs (OEK), Lulzim Rafuna thot\u00eb se duhet punuar m\u00eb shum\u00eb q\u00eb t\u00eb rritet prodhimi n\u00eb Kosov\u00eb. Sipas tij, nevojitet m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrkrahje nga shteti n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb prodhuesit vendor\u00eb t\u2019i rrisin kapacitetet e tyre.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7do import q\u00eb vjen, nuk \u00ebsht\u00eb i mir\u00eb p\u00ebr vendin ton\u00eb, p\u00ebr arsyeje se e mira kish me qen\u00eb q\u00eb t\u00eb shtojm\u00eb prodhimin dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsyeje t\u00eb gjitha institucionet p\u00ebrfshir\u00eb edhe Od\u00ebn Ekonomike si partner i institucioneve te qeveris\u00eb s\u00eb vendit, duhet t\u00eb luftojm\u00eb q\u00eb ta kemi sa m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb rritur prodhimin ton\u00eb dhe t\u00eb varemi sa m\u00eb pak prej importit. Mir\u00ebpo, jemi n\u00eb ekonomin\u00eb e tregut t\u00eb lir\u00eb dhe padyshim se ne nuk kemi mund\u00ebsi dhe kapacitete q\u00eb t\u2019i plot\u00ebsojm\u00eb k\u00ebrkesat e tregut ton\u00eb vet\u00ebm me prodhimet tona dhe k\u00ebt\u00eb pjes\u00ebn q\u00eb na mungon duhet ta plot\u00ebsojm\u00eb prej importit\u2026 Prodhuesit ton\u00eb duhet t\u2019i rrisin kapacitetet e prodhimit, e p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr ndihm\u00ebn e shtetit, kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr reformimin e politikave fiskale, kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr subvencione t\u00eb ndryshme, dhe p\u00ebr t\u2019ju ndihmuar q\u00eb t\u00eb gjejn\u00eb treg tjet\u00ebr jo vet\u00ebm rajonal por edhe evropian\u201d, thot\u00eb Rafuna.<\/p>\n<p>Se importi e d\u00ebmton ekonomin\u00eb e Kosov\u00ebs, e thot\u00eb edhe profesori n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs, Sejdi Rexhepi. Porse, sipas tij, premtimet nga qeverit\u00eb e kaluara dhe kjo aktuale po mbesin vet\u00ebm n\u00eb let\u00ebr, dhe nuk po realizohen.<\/p>\n<p>\u201cKoh\u00ebve t\u00eb fundit v\u00ebrehet nj\u00eb tendenc\u00eb n\u00eb rritjen e m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb importit nga Turqia. Realisht, ne kemi trash\u00ebguar nj\u00eb ekonomi t\u00eb shkat\u00ebrruar nga lufta dhe kemi filluar nga zero, periudha e m\u00eb pastajme ka qen\u00eb e shoq\u00ebruar me probleme edhe politike e n\u00eb rend t\u00eb dyt\u00eb ka qen\u00eb aspekti i zhvillimit ekonomik dhe n\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb jan\u00eb nd\u00ebrtuar disa strategji t\u00eb zhvillimit ekonomik t\u00eb Kosov\u00ebs, por t\u00eb cilat p\u00ebrpos q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb let\u00ebr, shum\u00eb pak prej tyre kan\u00eb arritur t\u00eb zbatohen n\u00eb praktik\u00eb. K\u00ebto jan\u00eb ato q\u00eb n\u00eb fund kan\u00eb reflektuar n\u00eb nj\u00eb pozicion t\u00eb pafavorsh\u00ebm t\u00eb bizneseve prodhuese vendore, t\u00eb cilat jan\u00eb jo mjaftuesh\u00ebm, jan\u00eb zhvilluar me forca t\u00eb veta pa nj\u00eb politik\u00eb t\u00eb definuar qart\u00eb t\u00eb p\u00ebrkrahjes, sepse qeverit\u00eb kan\u00eb pasur p\u00ebrkrahje p\u00ebr bujq\u00ebsi e sektor t\u00eb caktuar, por nuk ka pas nj\u00eb strategji t\u00eb definuar qart\u00eb t\u00eb sektor\u00ebve strategjik, zhvillimor, q\u00eb p\u00ebrmes prodhimit vendor t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsohej importi\u201d, thot\u00eb Rexhepi.<\/p>\n<p>Mes tjerash, Rexhepi faj\u00ebson edhe prodhuesit vendor\u00eb, pasi sipas tij, \u00e7mimet e produkteve vendore nuk jan\u00eb t\u00eb arsyeshme.<\/p>\n<p>\u201cSa her\u00eb importojm\u00eb jasht\u00eb e demontojm\u00eb ekonomin\u00eb ton\u00eb, sepse parat\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb mbesin brenda, n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb dalin jasht\u00eb dhe e ndihmojn\u00eb zhvillimin ekonomik atje. Si rezultat i k\u00ebsaj ne duhet t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb politika q\u00eb importin e z\u00ebvend\u00ebsojm\u00eb me prodhim vendor\u2026 Po ashtu prodhuesit tan\u00eb q\u00eb nga shfaqja e pandemis\u00eb kan\u00eb qen\u00eb jo t\u00eb sinqert\u00eb me konsumator\u00ebt vendor\u00eb, i kan\u00eb rritur \u00e7mimet sesa ka qen\u00eb e arsyeshme dhe kjo ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb konsumatori t\u00eb jet\u00eb fleksibil, t\u00eb kaloj\u00eb nga produkti vendor n\u00eb produktet e huaja q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb m\u00eb t\u00eb lira\u201d, p\u00ebrfundon Rexehpi.<\/p>\n<p>Marr\u00ebveshja tregtare Kosov\u00eb-Turqi p\u00ebr heqjen e tarifave doganore ishte n\u00ebnshkruar n\u00eb vitin 2013 nga ish-ministrja e Tregtis\u00eb dhe Industris\u00eb e Kosov\u00ebs, Mimoza Kusari \u2013 Lila, dhe ish-ministri turk i Ekonomis\u00eb, Zafer Gjaglajan. Turqia kishte aprovuar marr\u00ebveshjen me Kosov\u00ebn qysh n\u00eb vitin 2015. Por, n\u00eb Prishtin\u00eb, ajo hyri n\u00eb fuqi gjasht\u00eb vjet pas n\u00ebnshkrimit. \/GazetaSinjali\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Si rezultat i marr\u00ebveshjes tregtare Kosov\u00eb-Turqi p\u00ebr heqjen e tarifave doganore p\u00ebr nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh t\u00eb produkteve, kryesisht industriale, Turqia n\u00eb kat\u00ebr vitet e fundit ka dyfishuar eksportin n\u00eb Kosov\u00eb. Kjo marr\u00ebveshje q\u00eb ka hyr\u00eb n\u00eb fuqi n\u00eb vitin 2019 ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb Turqia t\u00eb tejkaloj\u00eb Gjermanin\u00eb si importuesi m\u00eb i madh n\u00eb vendin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":151722,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-151721","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/151721","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=151721"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/151721\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/151722"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=151721"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=151721"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=151721"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}