{"id":151798,"date":"2023-06-18T13:00:39","date_gmt":"2023-06-18T11:00:39","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=151798"},"modified":"2023-06-18T13:00:39","modified_gmt":"2023-06-18T11:00:39","slug":"te-gjithe-me-fluturen-e-lirise-se-mediave","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/te-gjithe-me-fluturen-e-lirise-se-mediave\/","title":{"rendered":"T\u00eb gjith\u00eb me Flutur\u00ebn e Liris\u00eb s\u00eb Mediave"},"content":{"rendered":"<p>Flutura Kusari, juriste e s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb mediave, q\u00eb nga mbr\u00ebm\u00eb u b\u00eb cak i qindra komenteve ofenduese, bullizuese e seksiste, nxitur kjo nga nj\u00eb koment q\u00eb analisti q\u00eb njihet si p\u00ebrkrah\u00ebs i pushtetit, Rron Gjinovci, b\u00ebri n\u00eb rrjetin e tij social Facebook.<\/p>\n<p>Gjinovci postoi nj\u00eb fotografi t\u00eb Kusarit nga nj\u00eb paraqitje e saj KTV, ku ajo po fliste p\u00ebr kushtet e r\u00ebnda e t\u00eb pasigurta n\u00eb t\u00eb cilat po raportojn\u00eb gazetar\u00ebt n\u00eb veri duke k\u00ebrkuar edhe nga shteti q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb n\u00eb mbrojtje t\u00eb gazetar\u00ebve. Por kjo kjo nuk i b\u00ebri p\u00ebrshtypje Gjinovcit i cili zgjodhi t\u00eb merrej me pamjen e saj, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7far\u00eb frizure\u201d, shkroi ai teksa postoi edhe nj\u00eb foto t\u00eb Kusarit nga emisioni televiziv n\u00eb fjal\u00eb, duke nxitur nj\u00eb \u201cmal\u201d me komente.<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2023\/06\/Screenshot_18.png\"><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2023\/06\/Screenshot_18-300x253.png\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"253\" class=\"alignnone size-medium wp-image-151800\" srcset=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2023\/06\/Screenshot_18-300x253.png 300w, https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2023\/06\/Screenshot_18.png 617w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a><\/p>\n<p>Reagimet q\u00eb pasuan ishin t\u00eb shumta. Gjuh\u00ebn e papranueshme t\u00eb Gjinovcit fillimisht e denoncoi gazetari Berat Buzhala, i cili b\u00ebri t\u00eb ditur se me k\u00ebt\u00eb veprim merr fund \u00e7do marr\u00ebdh\u00ebnie q\u00eb ai kishte me Gjinovcin. Buzhala njoftoi se i ka b\u00ebr\u00eb \u201cblock\u201d Gjinovcit, teksa u shpreh i habitur se si nj\u00eb pjes\u00ebtar i shoq\u00ebris\u00eb civile mund t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb nj\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb till\u00eb, duke nxitur edhe  qindra komente seksiste, mizogjeniste, shpifese, ofenduese dhe k\u00ebrc\u00ebnuese.<\/p>\n<p>\u201cQysh eshte e mundun nje pjestar i shoqerise civile, nje njeri qe pretendon qe eshte i kulturuar dhe civilizuar me e pase kete postim? Jane 80 komente perfundi, te te 80\u2019tat seksiste, mizogjeniste, shpifese, ofenduese dhe kercenuese. Fluturen ma shume e kam kundershtare, se sa mikeshe. Cdo dite me kritikon, ma ndale telefonin, m\u2019shane (privatisht), mirepo une vazhdoj me e pa si njeriun ma kredibil per gazetarine ne Kosove dhe rajon. Flutura eshte autoriteti ma i nalte i Kosoves, ne fushen e mediave, ne Evrope. Me e lin\u00e7u ne kete forme? Me i hape komentet e egeresirave per nje gru, nane, bashkeshorte, profesioniste, vec pse ty te shkon ne nerva? E papranueshme. Unfriend. Block\u201d, shkroi Buzhala nd\u00ebr t\u00eb tjera.<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2023\/06\/347401061_10159245163881479_3195318504793950133_n.jpg\"><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2023\/06\/347401061_10159245163881479_3195318504793950133_n-291x300.jpg\" alt=\"\" width=\"291\" height=\"300\" class=\"alignnone size-medium wp-image-151801\" srcset=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2023\/06\/347401061_10159245163881479_3195318504793950133_n-291x300.jpg 291w, https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2023\/06\/347401061_10159245163881479_3195318504793950133_n.jpg 523w\" sizes=\"auto, (max-width: 291px) 100vw, 291px\" \/><\/a><\/p>\n<p>E Kryetari i AGK-s\u00eb, Xhemajl Rexha n\u00eb reagimin e tij  tha se Flutura Kusari \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetja m\u00eb e madhe e gazetar\u00ebve dhe AGK-s\u00eb p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb dekad\u00eb, si edhe z\u00ebri e p\u00ebrkrahja e fuqishme dhe e parreshtur e shum\u00eb grupeve tjera t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKontributi i saj brenda dhe jasht\u00eb vendit, \u00ebsht\u00eb i pamatsh\u00ebm, dhe k\u00ebt\u00eb nuk e ndryshon askush dhe asgj\u00eb\u201d, shkroi ai nd\u00ebr t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Gazetari dhe autori i emisionit \u201cPressing\u201d, Leonard K\u00ebr\u00e7uki tha se Flutura Kusari ka filluar t\u2019u pengoj\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebsve t\u00eb qeveris\u00eb m\u00eb shum\u00eb se vet\u00eb mediat.<\/p>\n<p>K\u00ebrquki tha se me kompetenc\u00eb Kusari i \u201cmban n\u00eb xhep t\u00eb vog\u00ebl\u201d krejt, si\u00e7 tha ai t\u00eb ashtuquajtur\u00ebn shoq\u00ebri civile, me faktin se  nuk e ka pasur asnj\u00ebher\u00eb asnj\u00eb njoll\u00eb n\u00eb karrier\u00ebn e saj.<\/p>\n<p>\u201cFlutura Kusari ka fillu me ju pengu mbeshtetesve te Qeverise ma shume se vete mediat. Arsyeja eshte e thjeshte; i mban ne xhep te vogel me kompetence krejt te ashtuquajturen shoqeri civile dhe s\u2019e ka asnje njolle ne karrieren e saj\u201d, shkroi K\u00ebrquki.<\/p>\n<p>E gazetari dhe autori i \u201cRubikonit\u201d, Adriatik Kelmendi e quajti Kusarin nj\u00eb nga grat\u00eb m\u00eb t\u00eb afta n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cDy presidente i ka pasur deri tash Kosova. Flutura Kusari e meriton t\u00eb jet\u00eb e treta. E kompletuar n\u00eb \u00e7do aspekt. Lum shoq\u00ebria jon\u00eb q\u00eb e kemi!\u201d shkroi ai.<\/p>\n<p>Kryeredaktori i Gazet\u00ebs Online Reporteri.net, Mentor Gjergjaj referuar edhe zhvillimeve t\u00eb fundit dhe gjahun e pushtetit ndaj mediave kritike, tha se \u201cFlutura, gazetar\u00ebt, mediat nuk frik\u00ebsohen, nuk hesht\u00ebn e as nuk ndalen\u201d.<\/p>\n<p>Gjergjaj tha se \u201cshoq\u00ebria jon\u00eb nuk e duron terrin, tendencat autoritare e regjimet autokrate q\u00eb po synohen te instalohen\u201d.<\/p>\n<p>\u201cSulmet e lin\u00e7imet e nj\u00ebpasnj\u00ebshme te fallangave para-terroriste ndaj liris\u00eb dhe kritik\u00ebs d\u00ebshmojn\u00eb se ata ve\u00e7 jan\u00eb n\u00eb panik. Se kjo shoq\u00ebri nuk duron terrin, tendencat autoritare e regjimet autokrate qe po synohen te instalohen. Kot e keni\u201d, shkroi ai.<\/p>\n<p>Kryeredaktorja e Periskopit, Dafina Demaku tha se Rron Gjinovci edhe publikisht b\u00ebn thirrje si aktivist i shoq\u00ebris\u00eb civile me u mshel\u00eb mediat, nd\u00ebrkaq Flutura si aktiviste lufton p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn e mediave dhe ka mij\u00ebra angazhime konkrete p\u00ebr k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cRroni edhe publikisht b\u00ebn thirrje si aktivist i shoq\u00ebris\u00eb civile me u mshel\u00eb mediat (\u2026sic! \u201cme iu mshel\u00eb si Erdogani\u201d), nd\u00ebrkaq Flutura si aktiviste lufton p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn e mediave dhe ka mij\u00ebra angazhime konkrete p\u00ebr k\u00ebt\u00eb\u201d, shkroi nd\u00ebr t\u00eb tjera ajo.<\/p>\n<p>E p\u00ebr gazetaren Saranda Rama, n\u00eb pozit\u00eb t\u00eb Flutura Kusarit gjinden edhe shum\u00eb gra tjera n\u00eb Kosov\u00eb, t\u00eb cilat si\u00e7 tha ajo shpesh refuzojn\u00eb me qen\u00eb pjese e emisioneve n\u00eb media p\u00ebr shkak qe publiku m\u00eb shum\u00eb i komenton p\u00ebr pamjen se p\u00ebr at\u00eb \u00e7ka deklarojn\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo tha se komentet e tilla jan\u00eb plot\u00ebsisht t\u00eb pavend, si dhe frik\u00ebsojn\u00eb grat\u00eb e tjera q\u00eb t\u00eb jen\u00eb pjes\u00eb e diskutimeve n\u00eb publik.<\/p>\n<p>\u201cGrate ne media gjykohen per peshen, veshjen, floket, jeten personale\u2026 E kam provuar vet dhe e kam pare kete gjykim edhe tek shume gra kolege. Gjykimi per pamjen e Flutura Kusari eshte plotesisht i pavend e qe si pasoje ka ndalimin e grave te tjera ne paraqitje publike. Eshte e rendesishme qe na me pa cdo dite gra ne media. Me devijime te hundes, me floke jo krejt te rregullta, me mbipeshe ose nenpeshe, me fustana firmato ose veshje te rendomta \u2013 nuk ka rendesi. Mjafton qe te flasin me kompetence. Fluturen nuk ka njeri ne Kosove qe e bullizon\u201d, shkroi nd\u00ebr t\u00eb tjera ajo.<\/p>\n<p>Edhe gazetarja Ardiana Tha\u00e7i se cil\u00ebsoi Flutura Kusarin si nj\u00eb nga grat\u00eb m\u00eb t\u00eb zonja n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cSikur pushteti ta kishte vec nje si Flutura Kusari, nuk i kishin bere gjithe keto gabime e se kishin shkaktu gjithe kete katrahur\u201d, shkroi ajo.<\/p>\n<p>Nj\u00eb zem\u00ebr t\u00eb madhe e cil\u00ebsoi gazetari dhe autori i emisionit Frontal, Arsim Lani.<\/p>\n<p>Si nj\u00eb nga profesionistet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb fush\u00ebn e saj, e cil\u00ebsoi edhe gazetarja dhe aktivistja p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut, Arta Avdiu. Ajo tha se n\u00eb pamund\u00ebsi t\u00eb argumenteve, burrat patriarkal, u v\u00ebrsulen grave duke  u marr\u00eb me pamjen e tyre fizike.<\/p>\n<p>\u201cFlutura Kusari eshte nder profesionistet me te mira qe e njoh. Grua me integritet, etike te punes e arritje te medha nderkombetare. Normal qe servilet dhe militantet partiak, nuk e durojne nje person te tille. Ne pamundesi me argumentu, burrat patriarkal i versulen grave duke ua komentuar pamjen fizike. Nuk duhet te kete vend ne media per seksistet recidiviste. Lufta e jone per nje shoqeri te barabarte, pa burra patriarkal, eshte e gjate. Por fitorja eshte e sigurte\u201d, shkroi ajo.<\/p>\n<p>N\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb Kusarit, reagoi edhe deputetja Blerta Deliu. \u201cT\u2019i du flok\u00ebt, syt\u00eb, mendjen e krejt \u00e7ka ti p\u00ebrfaq\u00ebson \u2013 oj Flutura\u201d, shkroi ajo.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, Leonida Molliqaj nga organizata \u201cQIKA\u201d, ka th\u00ebn\u00eb se komente t\u00eb tilla seksiste nuk duhet t\u00eb lejohen, derisa p\u00ebrmendi se ishte Gjinovci, i cili para disa dit\u00ebsh e quajti \u201ct\u00eb \u00e7mendur\u201d gazetaren Dafina Demaku.<\/p>\n<p>\u201cGjuha dhe sjellja e Rron Gjinovcit n\u00eb publik ka koh\u00eb q\u00eb ka marr\u00eb p\u00ebr mbrapsht. Komentet fyese ndaj grave q\u00eb guxojn\u00eb ta ngrisin z\u00ebrin e t\u00eb b\u00ebhen pjes\u00eb e jet\u00ebs publike jan\u00eb seksiste dhe nuk do t\u2019i lejojm\u00eb.\u201d \u2013 tha ajo.<\/p>\n<p>Flutura Kusari, juriste e medias, njihet si nj\u00eb nga profesionistet m\u00eb t\u00eb kompetente n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e saj, q\u00eb lufton vazhdimisht p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn e medias dhe gazetar\u00ebve, sidomos tani n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb sfiduese p\u00ebr gazetar\u00ebt n\u00eb Kosov\u00eb.  \/Reporteri.net\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Flutura Kusari, juriste e s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb mediave, q\u00eb nga mbr\u00ebm\u00eb u b\u00eb cak i qindra komenteve ofenduese, bullizuese e seksiste, nxitur kjo nga nj\u00eb koment q\u00eb analisti q\u00eb njihet si p\u00ebrkrah\u00ebs i pushtetit, Rron Gjinovci, b\u00ebri n\u00eb rrjetin e tij social Facebook. Gjinovci postoi nj\u00eb fotografi t\u00eb Kusarit nga nj\u00eb paraqitje e saj KTV, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":151799,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-151798","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/151798","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=151798"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/151798\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/151799"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=151798"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=151798"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=151798"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}