{"id":152279,"date":"2023-06-24T08:37:58","date_gmt":"2023-06-24T06:37:58","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=152279"},"modified":"2023-06-24T08:37:58","modified_gmt":"2023-06-24T06:37:58","slug":"shba-kerkon-hapa-urgjent-ne-de-pershkallezimin-e-situates-kjo-perfshin-lirimin-pa-kushte-te-tre-policeve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/shba-kerkon-hapa-urgjent-ne-de-pershkallezimin-e-situates-kjo-perfshin-lirimin-pa-kushte-te-tre-policeve\/","title":{"rendered":"ShBA k\u00ebrkon hapa urgjent n\u00eb de-p\u00ebrshkall\u00ebzimin e situat\u00ebs: Kjo p\u00ebrfshin lirimin pa kushte t\u00eb tre polic\u00ebve"},"content":{"rendered":"<p>Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) s\u00ebrish ka k\u00ebrkuar nga Kosova dhe Serbia q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmarrin hapa urgjent dhe konkret n\u00eb dep\u00ebrshkall\u00ebzimin e situat\u00ebs, si dhe t\u2019i kthehen dialogut t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsuar nga Bashkimi Evropian.<\/p>\n<p>DASH ka th\u00ebn\u00eb se kjo p\u00ebrfshin lirimin pa kushte t\u00eb tre polic\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt u rr\u00ebmbyen nga forcat serbe para m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb jave, raporton Express.<\/p>\n<p>DASH ka theksuar se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr pritshm\u00ebrit\u00eb e tyre nga t\u00eb dyja pal\u00ebt.<\/p>\n<p>\u201cNe vazhdojm\u00eb t\u2019i b\u00ebjm\u00eb thirrje Serbis\u00eb dhe Kosov\u00ebs q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmarrin hapa urgjent, konkret\u00eb p\u00ebr t\u00eb de-p\u00ebrshkall\u00ebzuar tensionet. Kjo p\u00ebrfshin lirimin pa kushte t\u00eb tre polic\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb ndaluar n\u00eb Serbi\u201d, thuhet n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb DASH-it p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs (n\u00eb gjuh\u00ebn serbe).<\/p>\n<p>M\u00eb tej, Departamenti amerikan i Shtetit thot\u00eb se \u201ct\u00eb dyja pal\u00ebt duhet t\u00eb ndjekin planin e propozuar nga Bashkimi Evropian dhe t\u00eb kthehen pa vones\u00eb n\u00eb dialogun e nd\u00ebrmjet\u00ebsuar nga BE-ja\u201d.<\/p>\n<p>Shefi i Politik\u00ebs s\u00eb Jashtme t\u00eb BE-s\u00eb, Josep Borrell, ka th\u00ebn\u00eb dje se \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i alarmuar me situat\u00ebn n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Ai e ka kritikuar fuqish\u00ebm Kosov\u00ebn, duke reaguar pas arrestimeve t\u00eb reja nga Policia e Kosov\u00ebs ndaj t\u00eb dyshuarve p\u00ebr dhun\u00eb ndaj KFOR-it dhe pas marshimit t\u00eb rregullt Ushtris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Mitrovic\u00ebn jugore.<\/p>\n<p>Arrestimet e serb\u00ebve ai i ka konsideruar si arreste pa p\u00ebrfillje t\u00eb procedurave gjyq\u00ebsore.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, Borrell shkurtimisht ka kritikuar edhe Serbin\u00eb, p\u00ebr retorik\u00ebn e saj nxit\u00ebse.<\/p>\n<p>\u201cShum\u00eb i alarmuar p\u00ebr situat\u00ebn n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs: me arrestimet jasht\u00ebgjyq\u00ebsore t\u00eb serb\u00ebve &#038; dhe marshimin e Forc\u00ebs s\u00eb Siguris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Mitrovic\u00ebn jugore; p\u00ebrcjell\u00eb nga nj\u00eb retorik\u00eb e ashp\u00ebr nga Serbia\u201d, ka shkruar Borrell.<\/p>\n<p>Ai ka th\u00ebn\u00eb se ky eskalim n\u00eb rritje, nuk do t\u00eb tolerohet.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrkund\u00ebr takimit t\u00eb kriz\u00ebs dje, eskalimi po vazhdon dhe po b\u00ebhet m\u00eb i rreziksh\u00ebm. Nuk do ta tolerojm\u00eb\u201d, ka shkruar n\u00eb fund ai.<\/p>\n<p>Borrellit i ka reaguar edhe kryeministri Albin Kurti, i cili ka th\u00ebn\u00eb se marshimi i Forcave t\u00eb Armatosura t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Mitrovic\u00ebn e jugut sot, ishte vet\u00ebm st\u00ebrvitje rutinore, e planifikuar n\u00eb baz\u00eb vjetore, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb informuar edhe KFOR-i.<\/p>\n<p>Interpretimet se kjo ecje e FSK-s\u00eb n\u00eb Mitrovic\u00eb ishte nj\u00eb l\u00ebvizje drejt tensionimit t\u00eb situat\u00ebs, Kurti i ka quajtur dezinformata. Ai ka th\u00ebn\u00eb se k\u00ebto interpretime jan\u00eb dezinforma t\u00eb rrezikshme dhe t\u00eb papranueshme.<\/p>\n<p>\u201cSt\u00ebrvitjet e sotshme t\u00eb Regjimentit t\u00eb Tret\u00eb t\u00eb FSK-s\u00eb n\u00eb Mitrovic\u00ebn e Jugut jan\u00eb nj\u00eb rutin\u00eb e planifikuar n\u00eb baz\u00eb vjetore, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb i informuar plot\u00ebsisht KFOR-i. \u00cbsht\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb prej 215 ushtar\u00ebve q\u00eb kan\u00eb ecur nga Kazerma \u201cMinatori\u201d n\u00eb Frash\u00ebr dhe prapa. Dezinformatat jan\u00eb t\u00eb rrezikshme dhe t\u00eb papranueshme\u201d, ka shkruar kryeministri.<\/p>\n<p>Kurti ka folur edhe p\u00ebr serbin e arrestuar m\u00eb Mitrovic\u00ebn veriore, i njohur me nofk\u00ebn \u201cRusi\u201d, n\u00ebn dyshimet p\u00ebr sulme ndaj forcave t\u00eb KFOR-it.<\/p>\n<p>Ai e ka arsyetuar arrestimin dhe ka th\u00ebn\u00eb se nuk \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb arrestim.<\/p>\n<p>\u201cSi kryeminsit\u00ebr i nj\u00eb shteti demokratik, kam zero p\u00ebrfshirje n\u00eb hetimet e krimeve dhe arrestimeve\u201d, ka shkruar Kurti tutje.<\/p>\n<p> Duke iu referuar situat\u00ebs, Kurti ka b\u00ebr\u00eb thirrje q\u00eb t\u00eb verifikohen lajmet para reagimeve.<\/p>\n<p>\u201cShp\u00ebrndarja e panikut dhe e pretendimeve t\u00eb rreme vet\u00ebm sa ndez tensionet dhe ndihmon t\u00eb tjer\u00ebt q\u00eb e k\u00ebrkojn\u00eb eskalimin. Nj\u00eb thirrje p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb: Ju lutem konfirmoni burimet tuaja dhe prisni p\u00ebr informacione zyrtare nga institucionet e Kosov\u00ebs p\u00ebrpara se t\u00eb p\u00ebrfshiheni publikisht n\u00eb shp\u00ebrndarjen e lajmeve apo parashikimit t\u00eb ngjareve\u201d, ka shkruar Kurti.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) s\u00ebrish ka k\u00ebrkuar nga Kosova dhe Serbia q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmarrin hapa urgjent dhe konkret n\u00eb dep\u00ebrshkall\u00ebzimin e situat\u00ebs, si dhe t\u2019i kthehen dialogut t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsuar nga Bashkimi Evropian. DASH ka th\u00ebn\u00eb se kjo p\u00ebrfshin lirimin pa kushte t\u00eb tre polic\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt u rr\u00ebmbyen nga forcat serbe para [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":152280,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-152279","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/152279","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=152279"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/152279\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/152280"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=152279"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=152279"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=152279"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}