{"id":152315,"date":"2023-06-24T14:50:34","date_gmt":"2023-06-24T12:50:34","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=152315"},"modified":"2023-06-24T14:50:34","modified_gmt":"2023-06-24T12:50:34","slug":"eroniti16-vjecari-i-trapezit-enderrimtari-i-ambicieve-qe-te-bene-per-vete-papandehur","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/eroniti16-vjecari-i-trapezit-enderrimtari-i-ambicieve-qe-te-bene-per-vete-papandehur\/","title":{"rendered":"Eroniti,16-vje\u00e7ari i trapezit, \u201c\u00ebnd\u00ebrrimtari\u201d i ambicieve q\u00eb t\u00eb b\u00ebn\u00eb p\u00ebr vete papandehur!"},"content":{"rendered":"<p>  Fillimi<br \/>\n  Lajmet<br \/>\n  Sport<br \/>\n  Lifestyle<br \/>\n  Tech<br \/>\n  Opinione<br \/>\n  Showbiz<br \/>\n  Fun<\/p>\n<p>Eroniti,16-vje\u00e7ari i trapezit, \u201c\u00ebnd\u00ebrrimtari\u201d i ambicieve q\u00eb t\u00eb b\u00ebn\u00eb p\u00ebr vete papandehur!<br \/>\nE publikuar: 24\/06\/2023 12:01<\/p>\n<p>Ky artikull \u00ebsht\u00eb shkruar n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb projektit individual t\u00eb Bexhet Musliut &#038; tvgjilani.com. \u201cYjet 2023\u201d, i mb\u00ebshtetur nga Drejtoria p\u00ebr Kultur\u00eb, Rini e Sport e Komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Thirrjes Publike p\u00ebr \u201csubvencionim t\u00eb projekteve p\u00ebr OJQ dhe Individ\u00eb 2023\u201d. Portali 2LONLINE.com, sipas marr\u00ebveshjes me realizuesit e projektit ofron hap\u00ebsir\u00ebn p\u00ebr publikim t\u00eb k\u00ebtij artikulli\/<\/p>\n<p>Ua prezantojm\u00eb basketbollistin e ri, shpres\u00eb e s\u00eb ardhmes s\u00eb basketbollit t\u00eb Gjilanit dhe Kosov\u00ebs, 16-vje\u00e7ari, Eronit Rrahmani.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb i lindur n\u00eb vitin 2007, i mish\u00ebruar skajshm\u00ebrish me loj\u00ebn n\u00ebn trapez \u2013 basketbollin. \u2013 U dashurua me k\u00ebt\u00eb sport nga t\u00eb tjer\u00ebt teksa fillimisht i shikonte n\u00eb lagje, n\u00eb shkoll\u00eb e kudo tjet\u00ebr, e m\u00eb pas teksa filloi t\u00eb luante edhe vet.<\/p>\n<p>Fillimisht e d\u00ebshironte vet\u00ebm si aktivitet fizik, pa pasur ndonj\u00eb synim tjet\u00ebr, por me kalimin e koh\u00ebs u mish\u00ebruar gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb me k\u00ebt\u00eb sport, p\u00ebr t\u00eb vijuar aktivitetet e m\u00ebpastajme n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb profesionale p\u00ebrgatitore, te KB Drita.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse akoma 16-vje\u00e7ar dhe b\u00ebn\u00eb pjes\u00eb n\u00eb kategorin\u00eb e grup\u00ebmoshave, Eroniti her\u00eb-her\u00eb luan me kategori t\u00eb senior\u00ebve, p\u00ebr t\u00eb s\u2019provuar veten aty ku sukseset k\u00ebrkojn\u00eb tjet\u00ebr nivel p\u00ebrgatitor, tjet\u00ebr p\u00ebrkushtim, ku k\u00ebrkojn\u00eb mund e sakrific\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe!<\/p>\n<p>Tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb dhe e ditur se asnj\u00eb sportist kulminant nuk do t\u00eb arrinte majat e sukseseve pa pasur mb\u00ebshtetjen e parezerv\u00eb t\u00eb m\u00eb t\u00eb af\u00ebrmve \u2013 familjes, q\u00eb ia d\u00ebshirojn\u00eb pa kushte sukseset. \u2013 Nuk do t\u00eb thoshte m\u00eb kot legjenda e basketbollit t\u00eb NBA-s\u00eb Kobe Bryant se \u201cPrind\u00ebrit jan\u00eb kurrizi im. Jan\u00eb i vetmi grup njer\u00ebzish q\u00eb do t\u2019iu mb\u00ebshtesin n\u00ebse i sh\u00ebnoni 0 pik\u00eb apo n\u00ebse sh\u00ebnon 40 pik\u00eb!\u201d.<\/p>\n<p>E pik\u00ebrisht familja e Eronitit, prind\u00ebrit e t\u00eb af\u00ebrmit, jan\u00eb ata q\u00eb e kan\u00eb mb\u00ebshtetur parimisht, por q\u00eb vazhdojn\u00eb akoma ta mb\u00ebshtesin pa rezerv\u00eb, qoft\u00eb moralisht apo materialisht.<\/p>\n<p>\u201cEroniti ka dh\u00ebn\u00eb prova t\u00eb pafund q\u00eb meriton ta ket\u00eb mb\u00ebshtetjen e familjes, p\u00ebr ta kuror\u00ebzuar \u201c\u00ebndrr\u00ebn\u201d e tij\u201d, tha fillimisht babai i tij Fadili, teksa tregonte me delikates\u00eb p\u00ebr personalitetin e ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb Eronitit.<\/p>\n<p>\u201cNe si familje ia kemi plot\u00ebsuar t\u00eb gjitha nevojat, por ai ka d\u00ebshmuar sa e sa her\u00eb se \u00ebsht\u00eb aq i arsyesh\u00ebm n\u00eb k\u00ebrkesa, sa fare nuk brengosemi p\u00ebr to. Eroniti asnj\u00ebher\u00eb nuk e tepron, nd\u00ebrsa i ka t\u00eb paracaktuara mjetet mujore, t\u00eb cilat ai vet i administron, madje n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb mundshme\u201d, vijoi Fadil Rrahmani, teksa tregonte p\u00ebr cil\u00ebsit\u00eb e posa\u00e7me n\u00eb aspektin ekonomik q\u00eb e karakterizojn\u00eb si individualitet Eronitin.<\/p>\n<p>\u2013 E p\u00ebr t\u00eb jet\u00ebsuar \u00ebndrrat duhet m\u00ebsuar nga pararend\u00ebsit, p.sh. po nga legjendari Kobe Briyant, i cili p\u00ebrve\u00e7 q\u00eb la gjurm\u00eb ta pashlyeshme n\u00eb fush\u00eb, ka l\u00ebn\u00eb edhe fjal\u00eb t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr personalitetet e formuara dhe form\u00ebsuara, t\u00eb dashuruara n\u00eb loj\u00ebn e basketbollit, si\u00e7 ishte fjalia famoze: \u2013 \u201cFitorja ka p\u00ebrpar\u00ebsi mbi t\u00eb gjitha gj\u00ebrat tjera n\u00eb basketboll. Nuk ka zon\u00eb hiri. Nuk ka \u2018p\u00ebr pak\u2019 n\u00eb fitore!\u201d, apo, \u2013 \u201cN\u00eb momentin q\u00eb hiqni dor\u00eb, \u00ebsht\u00eb \u00e7asti kur ju definitivisht e lini dik\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb fitoj\u201d, ose, \u2013 \u201cUn\u00eb nuk nd\u00ebrlidhem me dembel\u00ebt. Nuk e flasim t\u00eb njejt\u00ebn gjuh\u00eb! Nuk ju kuptoj! Nuk dua t\u2019iu kuptoj!\u201d, ose akoma m\u00eb insistues kur thoshte para miliona shikuesve se \u2013 \u201cN\u00ebse frik\u00ebsoheni se do t\u00eb d\u00ebshtoni, at\u00ebher\u00eb me shum\u00eb siguri do t\u00eb d\u00ebshtoni!\u201d<\/p>\n<p>K\u00ebto pra ishin disa nga mesazhet e shumta t\u00eb basketbollistit legjendar amerikan, q\u00eb ua ka l\u00ebn\u00eb gjenerat\u00ebs s\u00eb tanishme e atyre pasuese, t\u00eb cilat th\u00ebnie vlejn\u00eb si nj\u00eb \u201cmbishkoll\u00eb profesionale motivuese\u201d, p\u00ebr ata t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrkushtuar q\u00eb karrier\u00ebn t\u2019ia atribuojn\u00eb sportit, e ve\u00e7mas basketbollit!<\/p>\n<p>Planifikimi, mosha, koha, aktiviteti fizik, ushtrimet, m\u00ebsimet!<\/p>\n<p>I ka t\u00eb gjitha aktivitetet ditore t\u00eb planifikuara paraprakisht, nd\u00ebrsa st\u00ebrvitet tri her\u00eb gjat\u00eb jav\u00ebs, drejt majave t\u00eb sukseseve, pasi n\u00eb sport e ve\u00e7mas n\u00eb basketboll k\u00ebrkohet mund i madh e pun\u00eb intensive p\u00ebr t\u00eb send\u00ebrtuar \u201c\u00ebndrr\u00ebn\u201d q\u00eb nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb tejkalosh rutin\u00ebn e zakonshme t\u00eb rrafshit Komb\u00ebtar, e t\u00eb arrish majat e sukseseve si sportist, p\u00ebrtej k\u00ebtij rangu, n\u00eb rrafshin nd\u00ebrkomb\u00ebtar!<\/p>\n<p>Rruga deri atje nuk \u00ebsht\u00eb aspak e leht\u00eb, sidomos n\u00eb sport, e aq m\u00eb e pazakont\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb basketboll. Por Eroniti \u00ebsht\u00eb i vendosur, ndon\u00ebse deri m\u00eb tani ka pasur edhe momente delikate si rrjedhoj\u00eb e l\u00ebndimeve, t\u00eb cilave nuk ka mundur t\u2019u ik\u00eb madje as ai, e t\u00eb cilat l\u00ebndime jan\u00eb shkaktar\u00eb mbase kryesor\u00eb q\u00eb n\u00eb shum\u00eb raste sportist\u00ebt potencial i sjellin para aktit t\u00eb kryer, braktisjen e karrier\u00ebs dhe i detyrojn\u00eb t\u00eb dor\u00ebzohen!<\/p>\n<p>\u201cSfidat kryesore me t\u00eb cilat jam p\u00ebrballur gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe, kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb kryesisht me l\u00ebndimet, sepse nj\u00eb l\u00ebndim i k\u00ebmb\u00ebs mund t\u00eb ta humb\u00eb gati-gati nj\u00eb sezon. E l\u00ebndimet jan\u00eb aq t\u00eb shumta e aktive n\u00eb basketboll\u201d, tregon Eroniti teksa flet p\u00ebr ecurin\u00eb entuziaste t\u00eb filleve t\u00eb karrier\u00ebs s\u00eb tij, duke n\u00ebnvizuar se pik\u00ebrisht \u201cfillimet e karrier\u00ebs te basketbollisti mund t\u00eb jen\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira.<\/p>\n<p>\u201cMendoj q\u00eb me p\u00ebrkushtimin tim e pun\u00ebn q\u00eb e b\u00ebj\u00eb gati qe dy vite n\u00eb vazhdim\u00ebsi, por edhe me ushtrime individuale t\u00eb m\u00ebtejme, mund t\u00eb arrij t\u00eb b\u00ebhem pjes\u00eb e ekipit p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb Kosov\u00ebs\u201d, shprehet entuziast Eroniti.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht gjenerata U-16 e KB Drita \u00ebsht\u00eb gjenerata m\u00eb premtuese p\u00ebr t\u00eb realizuar me klubin aspirat\u00ebn kryesore \u2013 Lig\u00ebn elite t\u00eb basketbollit t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb t\u00eb ardhmen, e k\u00ebt\u00eb barr\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj grup-moshe e bartin bash\u00ebrisht pik\u00ebrisht k\u00ebta basketbollist\u00eb t\u00eb gjenerat\u00ebs s\u00eb Eronitit, t\u00eb cil\u00ebt vler\u00ebsohen si shpresa e basketbollit gjilanas, p\u00ebr t\u2019ia kthyer qytetit namin e dikursh\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb sport.<\/p>\n<p>E padyshim q\u00eb Eroniti n\u00eb syt\u00eb e njoh\u00ebsve t\u00eb basketbollit vler\u00ebsohet si e ardhmja shpres\u00ebdh\u00ebn\u00ebse edhe p\u00ebr faktin se \u00ebsht\u00eb jasht\u00ebzakonisht i motivuar, por edhe i p\u00ebrkushtuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb permanente p\u00ebr klubin dhe vet basketbollin, sikurse p\u00ebr karrier\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cPo, \u00ebsht\u00eb e sakt\u00eb\u2026 p\u00ebr t\u00eb arritur suksese maksimale n\u00eb basketboll n\u00eb Kosov\u00eb duhet shum\u00eb pun\u00eb. Ajo \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtja kryesore e par\u00ebsore, kurse \u00e7\u00ebshtja e dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkushtimi i vet sportistit, nd\u00ebrsa e treta \u00ebsht\u00eb, bashk\u00ebpunimi dhe realizimi i rekomandimeve t\u00eb trajner\u00ebve, gjegj\u00ebsisht bashk\u00ebpunimi me ta\u201d, vijon Eroniti, teksa flet me entuziaz\u00ebm p\u00ebr aspiratat e tij.<\/p>\n<p>E ajo q\u00eb bie n\u00eb sy teksa mban\u00eb nj\u00eb korrespodenc\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb komunikimi me Eronitin, \u00ebsht\u00eb natyra e tij e qet\u00eb q\u00eb e karakterizon, nd\u00ebrsa shp\u00ebrfaq\u00eb nj\u00eb ndjesi dashamir\u00ebsie t\u00eb artikuluar rrjedhsh\u00ebm, me nj\u00eb ngjyr\u00eb z\u00ebri q\u00eb v\u00eb n\u00eb pah doemos vendosm\u00ebrin\u00eb e tij si atribut shtes\u00eb.<\/p>\n<p>Ai poashtu n\u00eb biseda spontane duket t\u00eb jet\u00eb i p\u00ebrkushtuar teksa flet p\u00ebr basketbollin, nd\u00ebrsa shihet tek ai qart\u00ebsisht se dashuria p\u00ebr k\u00ebt\u00eb sport i buron nga thell\u00ebsia e qenies s\u00eb tij, nd\u00ebrsa sqaron synimet q\u00eb ia ka dh\u00ebn\u00eb vetes. Ai nj\u00ebherit shp\u00ebrfaq\u00eb dashamir\u00ebsi e respekt t\u00eb n\u00ebnkuptuesh\u00ebm mes rreshtash ndaj bashk\u00ebbiseduesit, si dhe nj\u00eb s\u00ebr\u00eb atributesh tjera, t\u00eb cilat v\u00ebrtet\u00eb e b\u00ebjn\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb si personalitet fillimisht e tek pastaj si sportist e basketbollist.<\/p>\n<p>Potencialet e Eronitit sipas trajnerit<\/p>\n<p>E personaliteti i tij i dashur dhe i ve\u00e7ant\u00eb nuk ka sesi t\u00eb mos bie n\u00eb syt\u00eb e trajnerit Laurant Ibrahimi, i cili p\u00ebrve\u00e7 q\u00eb e vler\u00ebson si sportist e basketbollist, shprehet i bindur se do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardhme atraktive n\u00eb basketboll, nd\u00ebrsa e vler\u00ebson t\u00eb gatsh\u00ebm q\u00eb tani p\u00ebr t\u2019iu rrekur sfidave t\u00eb m\u00ebdha!<\/p>\n<p>\u201cEroniti potencialisht ka mundur t\u00eb jet\u00eb i ftuar n\u00eb reprezentacion, madje kam pritur t\u00eb ftohet deri m\u00eb tani, por \u00e7udit\u00ebrisht nuk \u00ebsht\u00eb ftuar akoma! \u2013 Ai, b\u00ebn\u00eb pjes\u00eb n\u00eb kategorin\u00eb e dhjet\u00eb lojtar\u00ebve m\u00eb potencial t\u00eb grupmosh\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb Kosov\u00eb\u201d, shtoi trajneri Ibrahimi.<\/p>\n<p>Basketbollist\u00ebt duhet t\u00eb rrisin numrin e st\u00ebrvitjeve dhe ta shoq\u00ebrojn\u00eb me pjes\u00ebn e fitnesit, p\u00ebr q\u00ebndrueshm\u00ebri fizike m\u00eb t\u00eb madhe, vijon ai teksa vler\u00ebson potencialet aktuale t\u00eb gjeneratave t\u00eb grup-moshave t\u00eb Klubit t\u00eb Basketbollit Drita.<\/p>\n<p>\u201cKjo gjenerat\u00eb \u00ebsht\u00eb e jasht\u00ebzakonshme, e destinuar p\u00ebr suksese t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb s\u00eb ardhmes s\u00eb basketbollit t\u00eb Drit\u00ebs, nd\u00ebrsa Eroniti mendoj q\u00eb \u00ebsht\u00eb nga basketbollist\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb saj, dhe \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr basketbollist\u00ebt meritor p\u00ebr 12-shen e reprezentacionit t\u00eb Kosov\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>\u201cPerformancat e Eronitit jan\u00eb v\u00ebrejtur qysh nga mosha 14-vje\u00e7are, kur \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb jona n\u00eb ushtrime, nd\u00ebrsa vitin e kaluar kemi marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb kategorin\u00eb U-16, ku ai ka qen\u00eb nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb mir\u00ebt, duke u zgjedhur MVP e finales s\u00eb Play-off-it, sikurse edhe i Kup\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. Me pun\u00eb t\u00eb vazhdueshme e seriozitet, si\u00e7 e kemi pa deri m\u00eb tani, shpresojm\u00eb se do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardhme kulminante\u201d.<\/p>\n<p>\u201cEroniti \u00ebsht\u00eb i ve\u00e7ant sa i p\u00ebrket natyr\u00ebs s\u00eb tij, pasi \u00ebsht\u00eb shembull n\u00eb t\u00eb gjitha pik\u00ebpamjet. Nd\u00ebrsa sa i p\u00ebrket qet\u00ebsis\u00eb dhe maturis\u00eb, \u00ebsht\u00eb i mrekulluesh\u00ebm n\u00eb plot\u00ebnin\u00eb e kuptimit t\u00eb fjal\u00ebs. Shih p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, ai luan pozit\u00ebn e Playmaker, rol ky i cili \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb k\u00ebshilloj bashk\u00eblojtar\u00ebt q\u00eb t\u00eb jen\u00eb sa m\u00eb t\u00eb komponuar, e nj\u00ebherit t\u00eb mos ken\u00eb f\u00ebrkime mes vete, sikurse edhe me kund\u00ebrshtar\u00ebt tjer\u00eb. \u2013 E, Eroniti k\u00ebt\u00eb rol e luan n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrkryer pasi natyra e tij e qet\u00eb dhe individualiteti i tij i arsyesh\u00ebm, jan\u00eb karakteristika q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb edhe p\u00ebr at\u00eb rol t\u00eb liderit n\u00eb fush\u00eb, por jo vet\u00ebm n\u00eb fush\u00eb, sepse ai \u201clider\u201d i till\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe n\u00eb p\u00ebrditshm\u00ebri\u201d, p\u00ebrfundoi ai.<\/p>\n<p>Eroniti si nx\u00ebn\u00ebs i Shkoll\u00ebs s\u00eb Mesme t\u00eb Lart\u00eb \u201cXhavit Ahmeti\u201d \u2013 Gjilan<\/p>\n<p>Eronit Rrahmani, nx\u00ebn\u00ebs i dashur e i dalluar i Shkoll\u00ebs s\u00eb Mesme t\u00eb Lart\u00eb \u201cXhavit Ahmeti\u201d n\u00eb Gjilan<\/p>\n<p>E p\u00ebr t\u00eb kuptuar m\u00eb sakt\u00ebsisht natyr\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb k\u00ebtij sportisti t\u00eb vler\u00ebsuar si shpres\u00eb e s\u00eb ardhmes, gjat\u00eb vizit\u00ebs n\u00eb shkoll\u00ebn e tij ku vijon m\u00ebsimet, sakt\u00ebsisht n\u00eb klas\u00ebn e X-t\u00eb, befasit\u00eb s\u2019kishin fund! Kjo pasi n\u00eb mesin e shok\u00ebve e m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsve shihej qart\u00eb nj\u00eb vler\u00ebsim e respekt i ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr Eronitin, nd\u00ebrsa flitej me fjal\u00ebt m\u00eb t\u00eb zgjedhura p\u00ebr karakterin e tij, qoft\u00eb si nx\u00ebn\u00ebs fillmisht apo qoft\u00eb edhe si sportist i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm!<\/p>\n<p>Profesori i Kultur\u00ebs Fizike ia atribuon fjal\u00ebt m\u00eb zgjedhura<\/p>\n<p>\u201cEronitin, e vler\u00ebsoj si nj\u00eb lule aromatike, e cila lule, n\u00ebse shprehem me gjuh\u00ebn e figurave letrare stilistike, ka nevoj\u00eb t\u00eb ujitet p\u00ebr t\u00eb rritur shtatin e p\u00ebr t\u00eb l\u00ebshuar akoma m\u00eb shum\u00eb nektar, pasi \u00ebsht\u00eb djalosh q\u00eb e pret nj\u00eb perspektiv\u00eb e patjet\u00ebrsueshme\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>\u201c\u00ebsht\u00eb shembull tipik i nj\u00eb djali t\u00eb ri me shum\u00eb tipare, i cili ka personalitet sportiv, \u00ebsht\u00eb i \u201cg\u00ebdhendur\u201d si karakter e individualitet. Me nj\u00eb fjal\u00eb \u00ebsht\u00eb i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm, andaj, mendoj q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrzgjedhjen e vet t\u00eb duhur kur filloi t\u00eb merret me basketboll, ku e presin doemos sukseset\u201d, shtoi ai.<\/p>\n<p>Sipas profesorit, sporti yn\u00eb e kryesisht basketbolli ka \u00e7aluar nd\u00ebr vite dhe \u00ebsht\u00eb krijuar nj\u00eb vakuum n\u00eb munges\u00eb t\u00eb talent\u00ebve t\u00eb p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb son\u00eb nacionale, e ai boshll\u00ebk \u00ebsht\u00eb mbushur me basketbollist\u00eb t\u00eb nacionaliteteve t\u00eb huaja. Nd\u00ebrsa Eroniti sipas tij \u00ebsht\u00eb shembulli m\u00eb i mir\u00eb se si duhet t\u00eb krijojm\u00eb e form\u00ebsojm\u00eb sportist\u00ebt tan\u00eb kulmor\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt doemos duhet t\u2019i mb\u00ebshtesim dhe motivojm\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cGjilani ka pasur basketbollist\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm, si Besnik Kurteshi, i cili ka motivuar gjeneratat pasuese duke insistuar tek ta q\u00eb t\u00eb merren aktivisht me basketboll, duke dh\u00ebn\u00eb kontribut t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm, por m\u00eb pas kishte nj\u00eb r\u00ebnie t\u00eb madhe t\u00eb talent\u00ebve t\u00eb k\u00ebtij sporti n\u00eb qytet. Tani e kemi Eronitin, i cili p\u00ebrve\u00e7 q\u00eb \u00ebsht\u00eb djal\u00eb i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb edhe basketbollist i shk\u00eblqyesh\u00ebm\u201d, shtoi profesori \u2026 .<\/p>\n<p>\u201c\u00c7ka m\u00eb b\u00ebn\u00eb mua t\u00eb pres nga Eroniti? \u2013 Ai \u00ebsht\u00eb individualitet i posa\u00e7\u00ebm me shum\u00eb bagazh, \u00ebsht\u00eb i nd\u00ebrtuar si personalitet, nj\u00ebherit basketbollist shum\u00eb i disiplinuar, e nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe shum\u00eb energjik. Kjo t\u00eb b\u00ebn\u00eb t\u00eb pres\u00ebsh q\u00eb jo vet\u00ebm n\u00eb shkoll\u00eb e n\u00eb basketbollin e qytetit ton\u00eb, por edhe n\u00eb at\u00eb komb\u00ebtar e nd\u00ebrkomb\u00ebtar nj\u00eb basketbollist si Eroniti \u00ebsht\u00eb i rrall\u00eb. Ai nj\u00eb dit\u00eb do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb em\u00ebr i shquar dhe i admiruar\u201d, tha n\u00eb fund profesori i tij, \u2026 .<\/p>\n<p>E s\u2019ka se si t\u00eb shpjegohet ndryshe, natyra subtile e Eronitit, p\u00ebrkushtimi p\u00ebr aspiratat e tij n\u00ebn trapez, sikurse edhe tiparet e ve\u00e7anta si personalitet q\u00eb e ve\u00e7ojn\u00eb, e t\u00eb cilat tipare vet\u00ebm sa e \u201cvulosin\u201d individualitetin e tij si nj\u00eb storie e jasht\u00ebzakonshme suksesi. Pra, ai me t\u00eb drejt\u00eb pritet q\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardhme t\u00eb af\u00ebrt t\u00eb jet\u00eb referenc\u00eb admirimi p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb pasur fatin, por edhe n\u00eb t\u00eb ardhmen do t\u00eb ken\u00eb rastin ta njohin edhe nga af\u00ebr Eronitin, qoft\u00eb si nx\u00ebn\u00ebs i dashur e i dalluar n\u00eb shkoll\u00eb, qoft\u00eb si djalosh i ri e i preferuar n\u00eb qytet apo qoft\u00eb si sportist\u00eb n\u00ebn trapez \u2013 n\u00eb basket! <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Fillimi Lajmet Sport Lifestyle Tech Opinione Showbiz Fun Eroniti,16-vje\u00e7ari i trapezit, \u201c\u00ebnd\u00ebrrimtari\u201d i ambicieve q\u00eb t\u00eb b\u00ebn\u00eb p\u00ebr vete papandehur! E publikuar: 24\/06\/2023 12:01 Ky artikull \u00ebsht\u00eb shkruar n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb projektit individual t\u00eb Bexhet Musliut &#038; tvgjilani.com. \u201cYjet 2023\u201d, i mb\u00ebshtetur nga Drejtoria p\u00ebr Kultur\u00eb, Rini e Sport e Komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit, n\u00eb kuad\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":152316,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-152315","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/152315","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=152315"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/152315\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/152316"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=152315"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=152315"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=152315"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}