{"id":152870,"date":"2023-06-30T20:15:31","date_gmt":"2023-06-30T18:15:31","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=152870"},"modified":"2023-06-30T20:15:31","modified_gmt":"2023-06-30T18:15:31","slug":"kushtetursja-e-shpall-te-pavlefshem-vendimin-e-supremes-ne-rastin-e-qytetarit-nga-gjilani","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/kushtetursja-e-shpall-te-pavlefshem-vendimin-e-supremes-ne-rastin-e-qytetarit-nga-gjilani\/","title":{"rendered":"Kushtetursja e shpall t\u00eb pavlefsh\u00ebm vendimin e Supremes n\u00eb rastin e qytetarit nga Gjilani"},"content":{"rendered":"<p>Gjykata Kushtetuese e ka shpallur t\u00eb pavlefsh\u00ebm vendimin e Gjykat\u00ebs Supreme, e cila kishte refuzuar k\u00ebrkes\u00ebn e B.E., p\u00ebr kompensim t\u00eb tok\u00ebs s\u00eb shpron\u00ebsuar nga Komuna e Gjilanit n\u00eb vitin 1995.<\/p>\n<p>Kushtetuesja konstatoi se propozuesit B.E iu mohua e drejta p\u00ebr nj\u00eb gjykim t\u00eb drejt\u00eb, t\u00eb paansh\u00ebm dhe mbrojtja e pron\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e marr\u00eb m\u00eb 22 maj 2023, Kushtetuesja ka konstatuar se Supremja nuk kishte juridiksion p\u00ebr t\u00eb vendosur lidhur me revizionin e parashtruar nga Komuna e Gjilanit dhe si rezultat vendimin e shkall\u00ebs s\u00eb tret\u00eb e ka shpallur t\u00eb pavlefsh\u00ebm, raporton \u201cBetimi p\u00ebr Drejt\u00ebsi\u201d.<\/p>\n<p>Sipas Kushtetueses, vendimi i Supremes nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me nenin 31, E Drejta p\u00ebr Gjykim t\u00eb Drejt\u00eb dhe t\u00eb Paansh\u00ebm t\u00eb Kushtetut\u00ebs, n\u00eb lidhje me paragrafin 1 t\u00eb nenit 6, E drejta p\u00ebr nj\u00eb proces t\u00eb rregullt t\u00eb Konvent\u00ebs Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut dhe me paragrafin 3 t\u00eb nenit 46, Mbrojtja e Pron\u00ebs t\u00eb Kushtetut\u00ebs n\u00eb lidhje me nenin 1, Mbrojtja e pron\u00ebs, t\u00eb Protokollit nr. 1 t\u00eb Konvent\u00ebs Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut.<\/p>\n<p>Historiku i rastit:<\/p>\n<p>Komuna e Gjilanit m\u00eb 29 qershor 1995, kishte vendosur p\u00ebr eksproprijimin- shpron\u00ebsimin me t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr kompensim t\u00eb paluajtshm\u00ebris\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb rruge qarkore n\u00eb Komun\u00ebn e Gjilanit, nj\u00eb pjes\u00eb e s\u00eb cil\u00ebs paluajtshm\u00ebri, kishte qen\u00eb n\u00eb posedim t\u00eb paraardh\u00ebsit ligjor t\u00eb B.E.<\/p>\n<p>Edhe pas dy proceseve t\u00eb zhvilluara n\u00eb Gjykat\u00ebn Themelore n\u00eb Gjilan, B.E., thuhet se nuk kishte mundur t\u00eb realizonte t\u00eb drejt\u00ebn e tij, t\u00eb kompensohej p\u00ebr shpron\u00ebsimin e paluajtshm\u00ebris\u00eb s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Nga procesi i par\u00eb, i zhvilluar n\u00eb Gjykat\u00ebn Themelore n\u00eb Gjilan, pas v\u00ebrtetimit t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb pron\u00ebsis\u00eb ndaj B.E lidhur me paluajtshm\u00ebrin\u00eb n\u00eb fjal\u00eb, kompensimi p\u00ebr t\u00eb ishte caktuar me vendimin e gjykat\u00ebs s\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb m\u00eb 11 mars 2014, n\u00eb shum\u00ebn prej 29 mij\u00eb e 520 euro.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb vendim, e kishte v\u00ebrtetuar Gjykata e Apelit. Mir\u00ebpo, e pak\u00ebnaqur me t\u00eb nj\u00ebjtin, Komuna e Gjilanit kishte paraqitur revizion n\u00eb Gjykat\u00ebn Supreme.<\/p>\n<p>Si pasoj\u00eb e k\u00ebsaj, Supremja m\u00eb 20 prill 2015 ia kishte kthyer \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb rivendosje Gjykat\u00ebs Themelore, me rekomandimin p\u00ebr vler\u00ebsimin e shum\u00ebs nga nj\u00eb ekspertiz\u00eb p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n<p>N\u00eb rivendosje, Themelorja me aktvendimin e 24 shkurtit 2017, duke vepruar sipas rekomandimit t\u00eb Supremes, kishte caktuar vler\u00ebn e kompensimit p\u00ebr B.E., n\u00eb shum\u00ebn prej 39 mij\u00eb e 360 euro. T\u00eb nj\u00ebjtin vendim, e kishte v\u00ebrtetuar Gjykata e Apelit m\u00eb 24 maj 2021, e cila kishte vler\u00ebsuar se aktvendimi i Gjykat\u00ebs Themelore \u00ebsht\u00eb i drejt\u00eb dhe i bazuar n\u00eb ligj dhe se kjo e fundit po ashtu ka ofruar arsyetim konkret edhe p\u00ebr faktet vendimtare.<\/p>\n<p>P\u00ebrs\u00ebri, Komuna e Gjilanit e pak\u00ebnaqur me vendimet e fundit, p\u00ebrkat\u00ebsisht t\u00eb Gjykat\u00ebs Themelore dhe t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit, kishte parashtruar revizion n\u00eb Gjykat\u00ebn Supreme.<\/p>\n<p>K\u00ebsaj radhe, Supremja me vendimin e 22 shtatorit 2021, kishte aprovuar revizionin e parashtruar nga Komuna e Gjilanit, ku kishte ndryshuar vendimet e dy gjykatave m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta, duke refuzuar propozimin e B.E p\u00ebr kompensim, me arsyetimin se k\u00ebrkesa e parashtruesit t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs ishte parashkruar. K\u00ebt\u00eb konstatim, Gjykata Supreme e kishte mb\u00ebshtetur duke aplikuar edhe dispozitat e Ligjit p\u00ebr Marr\u00ebdh\u00ebniet e Detyrimeve.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebsaj, B.E i \u00ebsht\u00eb drejtuar Gjykat\u00ebs Kushtetuese, p\u00ebrmes s\u00eb cil\u00ebs kishte k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet vler\u00ebsimi i kushtetutshm\u00ebris\u00eb s\u00eb aktvendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Supreme, t\u00eb 22 shtatorit 2021.<\/p>\n<p>Vler\u00ebsimet e Gjykat\u00ebs Kushtetuese:<\/p>\n<p>Kushtetuesja ka vler\u00ebsuar se Gjykata Supreme nuk kishte juridiksion t\u00eb vendoste lidhur me revizionin e parashtruar nga Komuna e Gjilanit, pasi q\u00eb bazuar n\u00eb Ligjin mbi Eksproprijim revizioni nuk ishte i lejuar kund\u00ebr vendimit mbi caktimin e kompensimit.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb aplikimin e parimeve q\u00eb nd\u00ebrlidhen me t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb \u201cgjykat\u00eb t\u00eb themeluar me ligj\u201d, duke p\u00ebrfshir\u00eb praktik\u00ebn e vet Gjykat\u00ebs n\u00eb raste t\u00eb ngjashme, nd\u00ebr tjerash, u sqarua q\u00eb bazuar n\u00eb nenin 2b t\u00eb Ligjit mbi Eksproprijimin (Gazeta Zyrtare e KSAK 46\/86), kund\u00ebr vendimeve t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb mbi caktimin e kompensimit, revizioni nuk \u00ebsht\u00eb i lejuar dhe rrjedhimisht, Gjykata Supreme nuk kishte juridiksion p\u00ebr t\u00eb vendosur n\u00eb lidhje me revizionin e pal\u00ebs s\u00eb paditur\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Kjo pasi, B.E, n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e drejtuar para Gjykat\u00ebs Kushtetuese kishte paraqitur pretendimet e tij se i jan\u00eb shkelur t\u00eb drejtat dhe lirit\u00eb themelore t\u00eb garantuara me Kushtetut\u00eb dhe me Konvent\u00ebn Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut dhe Ligjit mbi Eksproprijimin<\/p>\n<p>Sipas Kushtetueses, procedura e kompensimit p\u00ebr shpron\u00ebsimin e paluajtshm\u00ebris\u00eb nuk ishte zhvilluar me urgjenc\u00ebn e k\u00ebrkuar sipas paragrafit 3 t\u00eb nenit 46 t\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe nenin 2b t\u00eb Ligjit p\u00ebr Plot\u00ebsimin dhe Ndryshimin e Ligjit mbi Eksproprijimin.<\/p>\n<p>Andaj, si rezultat i vones\u00ebs n\u00eb dh\u00ebnien e kompensimit t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm dhe adekuat p\u00ebr shpron\u00ebsimin e paluajtshm\u00ebris\u00eb s\u00eb tij, ishte prishur ekuilibri i drejt\u00eb midis mbrojtjes s\u00eb pron\u00ebs dhe k\u00ebrkesave t\u00eb interesit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb, Kushtetuesja ka vler\u00ebsuar se B.E i ishte cenuar e drejta n\u00eb pron\u00eb e garantuar me paragrafin 3 t\u00eb nenit 46 t\u00eb Kushtetut\u00ebs n\u00eb lidhje me nenin 1 t\u00eb Protokollit nr. 1 t\u00eb Konvent\u00ebs Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut.<\/p>\n<p>N\u00eb vler\u00ebsimin e pretendimeve t\u00eb parashtruesit t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs B.E, Gjykata kishte aplikuar parimet e p\u00ebrgjithshme t\u00eb praktik\u00ebs s\u00eb saj gjyq\u00ebsore dhe t\u00eb Gjykat\u00ebs Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut dhe garancit\u00eb e p\u00ebrcaktuara n\u00eb dispozitat kushtetuese dhe ligjore q\u00eb nd\u00ebrlidhen me t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr kompensim n\u00eb rast t\u00eb shpron\u00ebsimit t\u00eb pron\u00ebs.<\/p>\n<p>Si p\u00ebrfundim, Kushtetuesja ka shpallur t\u00eb pavlefsh\u00ebm aktvendimin e Gjykat\u00ebs Supremes dhe ka konstatuar se aktvendimi i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit i 24 majit 2021, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfundimtar dhe i detyruesh\u00ebm. \/Betimip\u00ebrDrejt\u00ebsi<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjykata Kushtetuese e ka shpallur t\u00eb pavlefsh\u00ebm vendimin e Gjykat\u00ebs Supreme, e cila kishte refuzuar k\u00ebrkes\u00ebn e B.E., p\u00ebr kompensim t\u00eb tok\u00ebs s\u00eb shpron\u00ebsuar nga Komuna e Gjilanit n\u00eb vitin 1995. Kushtetuesja konstatoi se propozuesit B.E iu mohua e drejta p\u00ebr nj\u00eb gjykim t\u00eb drejt\u00eb, t\u00eb paansh\u00ebm dhe mbrojtja e pron\u00ebs. N\u00eb vendimin e marr\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":152871,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-152870","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/152870","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=152870"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/152870\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/152871"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=152870"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=152870"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=152870"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}