{"id":152984,"date":"2023-07-02T19:27:56","date_gmt":"2023-07-02T17:27:56","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=152984"},"modified":"2023-07-02T19:27:56","modified_gmt":"2023-07-02T17:27:56","slug":"pacolli-leter-te-hapur-kurtit-moskoordinimi-me-shba-ne-dhe-partneret-evropiane-eshte-ahistorik-per-kosoven","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/pacolli-leter-te-hapur-kurtit-moskoordinimi-me-shba-ne-dhe-partneret-evropiane-eshte-ahistorik-per-kosoven\/","title":{"rendered":"Pacolli let\u00ebr t\u00eb hapur Kurtit: Moskoordinimi me SHBA-n\u00eb dhe partner\u00ebt evropian\u00eb \u00ebsht\u00eb ahistorik p\u00ebr Kosov\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i AKR-s\u00eb, Behxhet Pacolli ka publikuar nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb hapur drejtuar Kryeministrit t\u00eb vendit Albin Kurti.<\/p>\n<p>Pacolli n\u00eb nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb gjat\u00eb t\u00eb publikuar n\u00eb rrjetin e tij social Facebook, ka shkruar gjer\u00eb e gjat\u00eb n\u00eb lidhje me situat\u00ebn n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn gjendet Kosova, si dhe mang\u00ebsit\u00eb e Qeveris\u00eb Kurti.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr t\u00eb tjera Pacolli ka th\u00ebn\u00eb se, \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm ta p\u00ebrkrah\u00eb Kurtin, por vet\u00ebm n\u00ebse Kurti nd\u00ebrron kurs.<\/p>\n<p>Letra e Plot\u00eb e Pacollit:<br \/>\nLeter e hapur Kryeministrit t\u0113 Kosov\u00ebs Albin Kurtit.<\/p>\n<p>I nderuar kryeminist\u00ebr Kurti,<\/p>\n<p>E shkruaj k\u00ebt\u00eb let\u00ebr me dashamir\u00ebsi, n\u00eb interes t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. E di q\u00eb shum\u00eb nga mb\u00ebshtet\u00ebsit tuaj, pa ndonj\u00eb arsye apo t\u00eb drejt\u00eb, do t\u00eb m\u00eb sulmojn\u00eb, do t\u00eb m\u00eb ofendojn\u00eb dhe do t\u00eb p\u00ebrpiqen t\u00eb m\u00eb posht\u00ebrojn\u00eb. Por kjo \u00ebsht\u00eb Kosova e sotme, ku populizmi mposht arsyen.<\/p>\n<p>Kosova u nd\u00ebrtua me mund dhe sakrifica. \u00cbsht\u00eb projekti m\u00eb i suksessh\u00ebm shtetformues i pasluft\u00ebs, projekti q\u00eb u realizua duke nd\u00ebrthurur vullnetin komb\u00ebtar dhe mb\u00ebshtetjen nd\u00ebrkomb\u00ebtare nga aleat\u00ebt dhe partner\u00ebt tan\u00eb amerikan\u00eb dhe evropian\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, besoj se politika juaj \u00ebsht\u00eb e gabuar dhe q\u00eb \u00e7on n\u00eb izolimin m\u00eb t\u00eb madh dhe munges\u00ebn m\u00eb t\u00eb theksuar t\u00eb mb\u00ebshtetjes nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb nga fillimi i rezistenc\u00ebs paq\u00ebsore t\u00eb udh\u00ebhequr nga presidenti Rugova n\u00eb fund t\u00eb viteve \u201980 dhe suprimimi e autonomis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs dhe vendosja e sundimit t\u00eb aparteidit n\u00eb Beograd. Kjo l\u00ebvizje paq\u00ebsore dhe ushtarake tani q\u00eb kulmoj me Ushtrin\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs, i arriti sukseset e saj pik\u00ebrisht sepse ishte n\u00eb kohezion me SHBA-n\u00eb dhe partner\u00ebt evropian\u00eb.<\/p>\n<p>Ju jeni zgjedhur me nj\u00eb rezultat historik p\u00ebr nj\u00eb parti politike n\u00eb Kosov\u00eb. Rrug\u00ebtimi juaj politik \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar mbi parimin e p\u00ebrjashtimit dhe jo t\u00eb bashk\u00ebpunimit. N\u00eb vitin 1999 Kosova e kishte vitin zero, ju ishit n\u00eb burgjet e Serbis\u00eb, i burgosur politik, nuk shihnit d\u00ebmin q\u00eb kishte l\u00ebn\u00eb lufta. Kosova doli e vrar\u00eb, e d\u00ebbuar, e grabitur dhe e shkat\u00ebrruar nga lufta e fundit e shekullit t\u00eb 20-t\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb. Kosova n\u00eb 24 vitet e fundit ka p\u00ebrjetuar zhvillimin m\u00eb t\u00eb madh ekonomik, social dhe politik n\u00eb t\u00ebr\u00eb historin\u00eb e saj. Por p\u00ebr shkak t\u00eb argumentimit tuaj politik, ju vendos\u00ebt t\u00eb hidhni posht\u00eb \u00e7do arritje t\u00eb dy dekadave t\u00eb pasluft\u00ebs, duke i dh\u00ebn\u00eb vrull jo-racionales q\u00eb e merr si t\u00eb mir\u00ebqen\u00eb lirin\u00eb dhe mir\u00ebqenien e Kosov\u00ebs dhe mbi t\u00eb gjitha q\u00eb e merr si t\u00eb mir\u00ebqen\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb ton\u00eb. Sot ka nevoj\u00eb p\u00ebr kohezion dhe bashk\u00ebpunim mes t\u00eb gjitha grupeve politike dhe t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile, p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb nga izolimi nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe iluzioni i brendsh\u00ebm irracional q\u00eb po d\u00ebmton Kosov\u00ebn. Por ju nuk e b\u00ebt\u00eb t\u00eb mundur, nd\u00ebrtuat barriera ndaj bashk\u00ebpunit dhe etiketuat kriminel dhe t\u00eb korruptuar t\u00eb gjith\u00eb ata pa asnj\u00eb fakt q\u00eb dhan\u00eb kontribut n\u00eb rrug\u00ebn e Kosov\u00ebs drejt liris\u00eb, pavar\u00ebsis\u00eb dhe shtetnd\u00ebrtimit. Ju hodh\u00ebt posht\u00eb \u00e7do thirrje dhe vullnet p\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebpunuar mbi k\u00ebt\u00eb etiketim q\u00eb ngjan me gjyqet popullore n\u00eb rrug\u00eb q\u00eb nuk kan\u00eb vend n\u00eb demokracin\u00eb ton\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb refuzim t\u00eb bashk\u00ebpunimit e kam par\u00eb si deputet, por mbi t\u00eb gjitha si qytetar i Kosov\u00ebs, ku trajtimi juaj ndaj opozit\u00ebs dhe kujtdo q\u00eb nuk pajtohet me bindjet tuaja politike \u00ebsht\u00eb refuzuar dhe injoruar, shpesh \u00ebsht\u00eb p\u00ebrqeshur dhe sulmuar. Nuk pres q\u00eb ju t\u00eb reflektoni dhe t\u00eb merrni kahjen e bashk\u00ebpunimit dhe t\u00eb racionalitetit politik n\u00eb interes t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Republik\u00ebs son\u00eb, por m\u00eb vjen keq q\u00eb kemi ardhur si nj\u00eb shtet i ri dhe nj\u00eb shoq\u00ebri n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjendje ku polarizimi ka arritur n\u00eb shkall\u00ebn shqet\u00ebsuese q\u00eb \u00ebsht\u00eb e dhimbshme q\u00eb nuk mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb m\u00eb shum\u00eb bashk\u00eb si shtet p\u00ebr interesat jetike t\u00eb Kosov\u00ebs. P\u00ebrgjegj\u00ebsia p\u00ebr k\u00ebt\u00eb drejtim t\u00eb vendit \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb e mazhoranc\u00ebs dhe liderit t\u00eb saj, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast ju kryeminist\u00ebr Kurti.<\/p>\n<p>N\u00eb dy vitet e fundit kam par\u00eb mosfunksionim t\u00eb shtetit dhe t\u00eb institucioneve, duke refuzuar bashk\u00ebpunimin n\u00eb interes t\u00eb Kosov\u00ebs. P\u00ebr shkakun tuajin z. kryeminist\u00ebr u vonua hapja e Spitalit t\u00eb F\u00ebmij\u00ebve n\u00eb QKUK, ku u bllokuan instrumentet mjek\u00ebsore n\u00eb doganat e Kosov\u00ebs, t\u00eb cilat nuk ishin objekt doganor apo i taksav\u00eb, por adresimi i shum\u00eb letrave tek ju ra n\u00eb vesh t\u00eb shurdh\u00ebr, sepse nuk kishte asnj\u00eb rezultat apo p\u00ebrgjigje fare. Pajisjet ishin d\u00ebmtuar nga lag\u00ebshtia n\u00eb depot doganore dhe nd\u00ebrrimi i tyre ka qen\u00eb i kushtush\u00ebm dhe ka shkaktuar vonesa t\u00eb paarsyeshme.<\/p>\n<p>D\u00ebgjojm\u00eb shpesh se si jeni i p\u00ebrkushtuar n\u00eb betej\u00ebn diplomatike kund\u00ebr Serbis\u00eb, k\u00ebshtu duhet t\u00eb jet\u00eb p\u00ebr nj\u00eb kryeminist\u00ebr t\u00eb Kosov\u00ebs dhe k\u00ebshtu ka qen\u00eb gjithmon\u00eb. Por n\u00eb nj\u00eb rast kam sjell\u00eb nj\u00eb delegacion nga nj\u00eb vend q\u00eb kishte vendosur ta njoh\u00eb Kosov\u00ebn si shtet t\u00eb pavarur dhe sovran, ata u takuan me ju dhe Presidentin e Republik\u00ebs, por diplomacia p\u00ebr t\u00eb finalizuar njohjen e Kosov\u00ebs mungoi dhe asnj\u00eb hap veprim nuk u nd\u00ebrmor nga qeveria juaj p\u00ebr ta finalizuar at\u00eb. Nj\u00eb rast tjet\u00ebr ishte kur dy shtete, pas vizitave t\u00eb mia atje, njoh\u00ebn pasaport\u00ebn e Kosov\u00ebs si hapin e par\u00eb drejt njohjes s\u00eb Kosov\u00ebs dhe hap\u00ebn rrug\u00ebn p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Ju i pranuat letrat e dy president\u00ebve t\u00eb vendeve n\u00eb fjal\u00eb, por p\u00ebr inatin tuaj politik i shp\u00ebrfill\u00ebt dhe nuk u nd\u00ebrmor asnj\u00eb hap nga qeveria juaj p\u00ebr t\u00eb zyrtarizuar njohjen dhe bashk\u00ebpunimin diplomatik. N\u00ebse jeni i sinqert\u00eb p\u00ebr betej\u00ebn diplomatike ndaj Serbis\u00eb, ky \u00ebsht\u00eb terreni ku \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb dhe duhet b\u00ebr\u00eb, duke rritur njohjen e Kosov\u00ebs. Njohja e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb suksesi m\u00eb i madh i politik\u00ebs s\u00eb jashtme t\u00eb koordinuar me aleat\u00ebt tan\u00eb dhe q\u00eb i ka sjell\u00eb shum\u00eb dhimbje Beogradit. N\u00ebse hiqni dor\u00eb nga ky synim strategjik, nuk keni mund\u00ebsi t\u00eb b\u00ebni ndonj\u00eb fitore diplomatike ndaj Serbis\u00eb. Aktualisht jeni qeveria e par\u00eb dhe kryeministri i vet\u00ebm n\u00eb historin\u00eb e pas-pavar\u00ebsis\u00eb q\u00eb nuk keni arritur asnj\u00eb njohje t\u00eb vetme. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr vendin ton\u00eb dhe as p\u00ebr rezultatet e qeveris\u00eb suaj.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb kok\u00ebfort\u00ebsis\u00eb dhe munges\u00ebs s\u00eb vizionit tuaj politik dhe pragmatik, t\u00eb nd\u00ebrtuar historikisht mbi g\u00ebnjeshtrat politike t\u00eb dekadave t\u00eb fundit me kauza t\u00eb rreme politike p\u00ebr demarkacion, dialog me Serbin\u00eb dhe mbi t\u00eb gjitha p\u00ebr rrug\u00ebtimin shtetformues t\u00eb Kosov\u00ebs, sot Kosova \u00ebsht\u00eb sjell\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjendje. t\u00eb izolimit, polarizimit dhe frik\u00ebsimit autoritar. Veprimet tuaja t\u00eb pakoordinuara me aleat\u00ebt, term me t\u00eb cilin e keni b\u00ebr\u00eb shaka dhe keni sulmuar \u00e7do koh\u00eb, po e d\u00ebmtojn\u00eb Kosov\u00ebn. Kosova ka funksionuar mbi k\u00ebt\u00eb parim t\u00eb shenjt\u00eb t\u00eb kordinimit me aleat\u00ebt q\u00eb \u00ebsht\u00eb shtylla e pavar\u00ebsis\u00eb dhe liris\u00eb son\u00eb. Moskoordinimi me SHBA-n\u00eb dhe partner\u00ebt evropian\u00eb \u00ebsht\u00eb ahistorik p\u00ebr Kosov\u00ebn, \u00ebsht\u00eb e kund\u00ebrta e asaj q\u00eb \u00ebsht\u00eb ndertuar p\u00ebr mbi 3 dekada luft\u00eb p\u00ebr liri dhe pavar\u00ebsi. Sot, ju si kryeminist\u00ebr i shtetit m\u00eb t\u00eb ri n\u00eb Evrop\u00eb, veprimet tuaja ahistorike po e d\u00ebmtojn\u00eb Kosov\u00ebn n\u00eb perspektiv\u00eb afatgjat\u00eb.<\/p>\n<p>Shtyllat e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs jan\u00eb L\u00ebvizja Paq\u00ebsore e Presidentit Rugova, Ushtria \u00c7lirimtare e Kosov\u00ebs dhe partneriteti me SHBA-n\u00eb dhe bot\u00ebn per\u00ebndimore t\u00eb nd\u00ebrtuar mbi vullnetin e popullit t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr liri dhe pavar\u00ebsi. K\u00ebto tre shtylla jan\u00eb n\u00ebn k\u00ebrc\u00ebnim dhe sulm t\u00eb vazhduesh\u00ebm nga partia dhe qeveria juaj. Ju ishit kund\u00ebr k\u00ebtyre shtyllave n\u00eb 3 dekadat e fundit, por tani me kosto pasi jeni n\u00eb karrigen drejtuese t\u00eb vendit. Ne po kalojm\u00eb k\u00ebt\u00eb fruth populist dhe autokratik si shum\u00eb shoq\u00ebri, por dallimi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb se ne nuk jemi ende plot\u00ebsisht pjes\u00eb e sistemit nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe kemi nevoj\u00eb p\u00ebr bashk\u00ebpunim t\u00eb brendsh\u00ebm dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Ju sugjeroj t\u00eb konsultoheni me njer\u00ebz q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e luft\u00ebs son\u00eb p\u00ebr liri e pavar\u00ebsi dhe rrug\u00ebtimit drejt shtetnd\u00ebrtimit. Largohuni nga grupet anti-per\u00ebndimore dhe anti-historike q\u00eb e shohin Kosov\u00ebn si nj\u00eb eksperiment politik. Nuk kemi as luksin dhe as koh\u00ebn t\u00eb b\u00ebjm\u00eb eksperimente n\u00eb kurriz t\u00eb shtetit dhe historis\u00eb.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb dua t\u00eb theksoj se un\u00eb, si \u00e7do qytetar i k\u00ebtij vendi, jam i gatsh\u00ebm t\u00eb mb\u00ebshtes qeverisjen e vendit tuaj n\u00ebse ndiqni axhenda n\u00eb interes t\u00eb vendit. Un\u00eb ju kam mb\u00ebshtetur disa her\u00eb p\u00ebr njohjen nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Kosov\u00ebs dhe p\u00ebrkund\u00ebr refuzimit tuaj, ju them se un\u00eb jam k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur shtetin e Kosov\u00ebs. Mbi t\u00eb gjitha t\u00eb shohim Kosov\u00ebn dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb jam skeptik se do t\u00eb kemi nj\u00eb reflektim nga ana juaj.<\/p>\n<p>Sinqerisht i juaji,<\/p>\n<p>Behgjet Pacolli<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i AKR-s\u00eb, Behxhet Pacolli ka publikuar nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb hapur drejtuar Kryeministrit t\u00eb vendit Albin Kurti. Pacolli n\u00eb nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb gjat\u00eb t\u00eb publikuar n\u00eb rrjetin e tij social Facebook, ka shkruar gjer\u00eb e gjat\u00eb n\u00eb lidhje me situat\u00ebn n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn gjendet Kosova, si dhe mang\u00ebsit\u00eb e Qeveris\u00eb Kurti. Nd\u00ebr t\u00eb tjera Pacolli [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":152985,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-152984","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/152984","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=152984"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/152984\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/152985"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=152984"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=152984"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=152984"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}