{"id":153667,"date":"2023-07-08T10:41:28","date_gmt":"2023-07-08T08:41:28","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=153667"},"modified":"2023-07-08T10:41:28","modified_gmt":"2023-07-08T08:41:28","slug":"be-ne-do-ta-lehtesonte-shuarja-e-ballkanit-te-hapur","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/be-ne-do-ta-lehtesonte-shuarja-e-ballkanit-te-hapur\/","title":{"rendered":"BE-n\u00eb do ta leht\u00ebsonte shuarja e Ballkanit t\u00eb Hapur"},"content":{"rendered":"<p>Paralajm\u00ebrimi i kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Edi Rama, p\u00ebr shkrirjen e ideve t\u00eb nism\u00ebs Ballkani i Hapur n\u00eb Procesin e Berlinit do t\u00eb mir\u00ebpritej nga shum\u00eb qarqe n\u00eb Bashkimin Evropian.<\/p>\n<p>Deri m\u00eb tash, Rama \u00ebsht\u00eb shprehur vet\u00ebm n\u00eb media se Ballkani i Hapur \u201ce ka p\u00ebrmbyllur misionin e tij\u201d dhe se idet\u00eb e k\u00ebsaj nisme do t\u00eb barten n\u00eb Procesin e Berlinit.<\/p>\n<p>N\u00eb BE nuk ka pasur reagime zyrtare rreth k\u00ebtij paralajm\u00ebrimi, por, jozyrtarisht, disa diplomat\u00eb evropian\u00eb thon\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se \u201ckjo do t\u00eb mir\u00ebpritej\u201d dhe se \u201cdo t\u00eb ishte nj\u00eb leht\u00ebsim i madh p\u00ebr forcimin e Procesit t\u00eb Berlinit dhe t\u00eb proceseve tjera\u201d.<\/p>\n<p>Nisma Ballkani i Hapur, e cila fillimisht \u00ebsht\u00eb quajtur Mini Schengen, \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb m\u00eb 10 tetor 2019, n\u00eb Novi Sad, dhe \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar nga presidenti i Serbis\u00eb, Aleksandar Vu\u00e7iq, kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, Edi Rama dhe kryeministri i at\u00ebhersh\u00ebm i Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, Zoran Zaev.<\/p>\n<p>Nisma \u00ebsht\u00eb kund\u00ebrshtuar nga opozita n\u00eb Shqip\u00ebri dhe \u00ebsht\u00eb refuzuar nga Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje e Hercegovina.<\/p>\n<p>N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb saj jan\u00eb arritur disa marr\u00ebveshje, si p\u00ebr bashk\u00ebpunim ekonomik dhe l\u00ebvizje t\u00eb lir\u00eb.<\/p>\n<p>Lidhur me paralajm\u00ebrimin e Ram\u00ebs p\u00ebr shuarjen e saj, Vu\u00e7iq ka th\u00ebn\u00eb se \u201cnuk mund ta besoj\u00eb se ai [Rama] e ka th\u00ebn\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb\u201d. N\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut nuk ka pasur ndonj\u00eb reagim.<\/p>\n<p>Cili ka qen\u00eb q\u00ebndrimi i BE-s\u00eb?<\/p>\n<p>BE-ja ka qen\u00eb vazhdimisht e paqart\u00eb rreth k\u00ebsaj nisme.<\/p>\n<p>Formalisht, nuk \u00ebsht\u00eb shprehur kund\u00ebr, sepse, n\u00eb parim, mb\u00ebshtet \u00e7do nism\u00eb q\u00eb ka p\u00ebr q\u00ebllim forcimin e bashk\u00ebpunimit rajonal.<\/p>\n<p>Por, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, shum\u00eb qarqe n\u00eb BE e kan\u00eb par\u00eb at\u00eb si dublifikim i proceseve ekzistuese, si: Tregu i P\u00ebrbashk\u00ebt Rajonal, Procesi i Berlinit, K\u00ebshilli i Bashk\u00ebpunimit Rajonal, Marr\u00ebveshja p\u00ebr Tregti t\u00eb Lir\u00eb \u2013 CEFTA e t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>N\u00eb pyetjen se a e mb\u00ebshtesin nism\u00ebn Ballkani i Hapur, n\u00eb BE gjithmon\u00eb jan\u00eb p\u00ebrgjigjur duke th\u00ebn\u00eb se \u201cmb\u00ebshtesin \u00e7do nism\u00eb p\u00ebr bashk\u00ebpunim rajonal, e cila \u00ebsht\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse\u201d dhe n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn jan\u00eb \u201ct\u00eb gjasht\u00eb partner\u00ebt nga rajoni i Ballkanit Per\u00ebndimor\u201d.<\/p>\n<p>Marr\u00eb parasysh se n\u00eb nism\u00ebn Ballkani i Hapur, edhe pas disa vitesh, kan\u00eb mbetur vet\u00ebm tri vende an\u00ebtare: Shqip\u00ebria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, p\u00ebr t\u00eb nuk mund t\u00eb thuhet se \u00ebsht\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse.<\/p>\n<p>Prandaj, shum\u00eb diplomat\u00eb n\u00eb BE, jozyrtarisht, kan\u00eb shprehur q\u00ebndrimin se kjo nism\u00eb nuk e ka mb\u00ebshtetjen e plot\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vend t\u00eb k\u00ebsaj, nga BE-ja \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb thirrje q\u00eb vendet e rajonit t\u00eb fokusohen n\u00eb Procesin e Berlinit, edhe pse as ai proces formalisht nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb veprimit institucional t\u00eb Bashkimit Evropian.<\/p>\n<p>Nism\u00ebn Ballkani i Hapur, nd\u00ebrkoh\u00eb, e kan\u00eb mb\u00ebshtetur vende si: Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, Turqia dhe Hungaria, t\u00eb cilat kan\u00eb d\u00ebrguar edhe zyrtar\u00eb t\u00eb tyre n\u00eb takimet e saj, raporton REL.<\/p>\n<p>Edhe komisionari i BE-s\u00eb p\u00ebr Fqinj\u00ebsi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, ka folur n\u00eb disa takime t\u00eb Ballkanit t\u00eb Hapur.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, Procesi i Berlinit ka fituar nj\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb plot\u00eb nga t\u00eb gjasht\u00eb shtetet e rajonit t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor, ashtu si edhe mb\u00ebshtetje nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Q\u00ebllim i k\u00ebsaj nisme nd\u00ebrqeveritare \u00ebsht\u00eb t\u2019i lidh\u00eb vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor dhe Bashkimin Evropian dhe t\u2019i ndihmoj\u00eb ata t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb nd\u00ebrsjella mbi baz\u00ebn e vlerave evropiane.<\/p>\n<p>BE-ja ka qen\u00eb shum\u00eb aktive n\u00eb mb\u00ebshtetjen e k\u00ebtij procesi, duke u treguar e gatshme edhe p\u00ebr bashk\u00ebfinancimin e disa projekteve.<\/p>\n<p>Procesi i Berlinit p\u00ebrfshin t\u00eb gjasht\u00eb shtetet e rajonit t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor, duke i cil\u00ebsuar t\u00eb gjitha si shtete, p\u00ebr dallim nga disa procese t\u00eb tjera, ku BE-ja apo vendet e rajonit kan\u00eb rolin kryesor dhe ku \u2013 p\u00ebr shkak t\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb nuk njihet nga Serbia dhe Bosnja \u2013 ato quhen \u201cpartnere\u201d apo \u201cgjasht\u00ebshja e Ballkanit Per\u00ebndimor\u201d.<\/p>\n<p>Procesi i Berlinit \u00ebsht\u00eb nism\u00eb gjermane, e mb\u00ebshtetur edhe nga shum\u00eb shtete t\u00eb tjera t\u00eb BE-s\u00eb, si: Gjermania, Franca, Italia, Austria, Kroacia, Bullgaria, Sllovenia, Polonia dhe Greqia. Edhe pse nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb an\u00ebtare e BE-s\u00eb, pjes\u00eb e procesit vazhdon t\u00eb jet\u00eb edhe Britania e Madhe.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto vende jan\u00eb shprehur t\u00eb gatshme t\u00eb japin kontributin e tyre, p\u00ebr t\u2019i ndihmuar shtetet e Ballkanit Per\u00ebndimor n\u00eb p\u00ebrpjekjet e tyre p\u00ebr zhvillim dhe afrim me standardet e BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb samitet e Procesit t\u00eb Berlinit kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb edhe lider\u00ebt e institucioneve t\u00eb Bashkimit Evropian, p\u00ebrfshir\u00eb presidentin e K\u00ebshillit Evropian, Charles Michel, dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.<\/p>\n<p>Procesi i Berlinit ka nisur si ide e ish-kancelares gjermane, Angela Merkel. Por, edhe pasardh\u00ebsi i saj, Olaf Scholz, ka vendosur ta mbaj\u00eb k\u00ebt\u00eb proces si prioritet. Ai ka qen\u00eb mikprit\u00ebs dhe organizator i nj\u00eb samiti, ku jan\u00eb n\u00ebnshkruar disa marr\u00ebveshje ky\u00e7e mes gjasht\u00eb vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>Deklaratat e kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Edi Rama, i cili edhe do t\u00eb jet\u00eb mikprit\u00ebs i samitit t\u00eb radh\u00ebs t\u00eb Procesit t\u00eb Berlinit, shihen nga shum\u00eb diplomat\u00eb n\u00eb BE si mund\u00ebsi p\u00ebr \u201crrug\u00ebdalje t\u00eb ndershme\u201d.<\/p>\n<p>Sipas tyre, tri vendet e Ballkanit t\u00eb Hapur do t\u00eb mund t\u00eb thon\u00eb se kjo ide \u201cnuk ka qen\u00eb e kot\u00eb\u201d dhe se ajo \u201cdo ta begatoj\u00eb Procesin e Berlinit\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, si\u00e7 thon\u00eb diplomat\u00ebt, do t\u00eb hiqet edhe presioni ndaj Kosov\u00ebs, Malit t\u00eb Zi dhe Bosnje e Hercegovin\u00ebs q\u00eb t\u2019i bashkohen nj\u00eb procesi, t\u00eb cilit nuk i jan\u00eb bashkuar deri m\u00eb tash.<\/p>\n<p>N\u00eb Kosov\u00eb, t\u00eb gjitha qeverit\u00eb kan\u00eb qen\u00eb kund\u00ebr Ballkanit t\u00eb Hapur, nd\u00ebrsa n\u00eb Bosnje e Hercegovin\u00eb ka pasur mospajtime t\u00eb brendshme, p\u00ebr shkak t\u00eb t\u00eb cilave vendi nuk ka mundur t\u00eb b\u00ebhet pjes\u00eb.<\/p>\n<p>Qeveria e kaluar e Malit t\u00eb Zi ka qen\u00eb kund\u00ebr, nd\u00ebrsa fituesit e zgjedhjeve t\u00eb qershorit kan\u00eb shprehur gatishm\u00ebrin\u00eb q\u00eb ta shqyrtojn\u00eb pjes\u00ebmarrjen n\u00eb Ballkanin e Hapur. Megjithat\u00eb, edhe n\u00eb Mal t\u00eb Zi kjo \u00e7\u00ebshtje ka krijuar ndasi n\u00eb spektrin e brendsh\u00ebm politik.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Paralajm\u00ebrimi i kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Edi Rama, p\u00ebr shkrirjen e ideve t\u00eb nism\u00ebs Ballkani i Hapur n\u00eb Procesin e Berlinit do t\u00eb mir\u00ebpritej nga shum\u00eb qarqe n\u00eb Bashkimin Evropian. Deri m\u00eb tash, Rama \u00ebsht\u00eb shprehur vet\u00ebm n\u00eb media se Ballkani i Hapur \u201ce ka p\u00ebrmbyllur misionin e tij\u201d dhe se idet\u00eb e k\u00ebsaj nisme do [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":153668,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-153667","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/153667","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=153667"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/153667\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/153668"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=153667"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=153667"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=153667"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}