{"id":154489,"date":"2023-07-16T10:35:48","date_gmt":"2023-07-16T08:35:48","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=154489"},"modified":"2023-07-16T10:35:48","modified_gmt":"2023-07-16T08:35:48","slug":"jasharaj-paralajmeron-greve-te-heshtur-i-frikesohet-largimit-masiv-te-mesimdhenesve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/jasharaj-paralajmeron-greve-te-heshtur-i-frikesohet-largimit-masiv-te-mesimdhenesve\/","title":{"rendered":"Jasharaj paralajm\u00ebron \u201cgrev\u00eb t\u00eb heshtur\u201d, i frik\u00ebsohet largimit masiv t\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsve"},"content":{"rendered":"<p>Ndon\u00ebse arsimi n\u00eb vend u p\u00ebrball\u00eb me grev\u00eb disa muajshe n\u00eb shtator t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, kryetari i Sindikat\u00ebs s\u00eb Bashkuar t\u00eb Arsimit, Shkenc\u00ebs (SBAShK), Rrahman Jasharaj, po paralajm\u00ebron nj\u00eb tjet\u00ebr \u201cgrev\u00eb\u201d. Por k\u00ebsaj radhe, ajo po quhet \u201cgrev\u00eb e heshtur\u201d.<\/p>\n<p>\u201cGreva e heshtur\u201d, sipas Jasharajt, n\u00ebnkupton munges\u00ebn e vullnetit t\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsve p\u00ebr shkak t\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsive me Ligjin e Pagave.<\/p>\n<p>Ai ka th\u00ebn\u00eb se m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsit po humbin koh\u00eb duke u munduar ta gjejn\u00eb fajtorin p\u00ebr situat\u00ebn aktuale.<\/p>\n<p>\u201c\u2026 kurdo her\u00eb kur kam punuar n\u00eb shkoll\u00eb, kur di\u00e7ka b\u00ebhej dhe pun\u00ebtor\u00ebt e arsimit nuk ishin t\u00eb k\u00ebnaqur, vinte n\u00eb shprehje ajo q\u00eb e quaj \u2018grev\u00eb e heshtur\u2019, ngase zgjidhja binte p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb klas\u00eb nd\u00ebrsa m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsit n\u00eb sall\u00ebn e arsimtar\u00ebve i humbnin edhe ca minuta duke debatuar dhe duke k\u00ebrkuar fajtorin, her\u00eb e gjuanin tek qeveria komunale e her\u00eb t\u00eb qeveria qendrore dhe kjo i humbte minutat e or\u00ebs q\u00eb duheshin mbajtur e aq m\u00eb shum\u00eb \u2018greva e heshtur\u2019 n\u00ebnkupton kur njer\u00ebzit kan\u00eb pritur m\u00eb shum\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nga Ligji i Pagave, kan\u00eb pritur edhe pun\u00ebtor\u00ebt e arsimit q\u00eb nga \u00e7erdhet e n\u00eb Universitet shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr dhe t\u00eb zhg\u00ebnjyer ata shkojn\u00eb n\u00eb klas\u00eb, por nuk jam i sigurt se e japin maksimumin e mundur sepse njer\u00ebzit e zhg\u00ebnjyer, njer\u00ebzit e l\u00ebnduar kan\u00eb pritur di\u00e7ka tjet\u00ebr, dhe t\u00eb pres\u00ebsh di\u00e7ka tjet\u00ebr dhe t\u00eb mos u jepet nga Qeveria, ata vetvetiu e humbin at\u00eb freskin\u00eb, at\u00eb elanin p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb 100 p\u00ebr qind nga vetja por punojn\u00eb t\u00eb d\u00ebshp\u00ebruar dhe kur njeriu \u00ebsht\u00eb i d\u00ebshp\u00ebruar frytet e pun\u00ebs jan\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb vogla\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Jasharaj.<\/p>\n<p>Sipas Jasharajt, pak\u00ebnaq\u00ebsia \u00ebsht\u00eb edhe n\u00eb institucione tjera. Rreziku tjet\u00ebr sipas tij \u00ebsht\u00eb edhe largimi i m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsve jasht\u00eb shtetit. Thot\u00eb se m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsit po e marrin nj\u00eb vit pushim pa pages\u00eb, q\u00eb n\u00ebnkupton mund\u00ebsin e largimit nga shteti.<\/p>\n<p>\u201cPra kjo \u00ebsht\u00eb \u2018greva e heshtur\u2019 q\u00eb e d\u00ebmton jo vet\u00ebm sektorin e arsimit, por un\u00eb jam e sigurt se edhe po biseduam me polic\u00ebt q\u00eb e kan\u00eb m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb shprehen sepse sanksionohen edhe me ligjin e grevave, por edhe mjek\u00ebt po shihet nj\u00ebri pas tjetrit po na dalin jasht\u00eb dhe ne do mbesim pa mjek\u00eb shqiptar\u00eb, pa personel sh\u00ebndet\u00ebsor\u00eb shqiptar\u00eb, pastaj dogana dhe t\u00eb gjith\u00eb. Po t\u00eb dilte Kurti me njer\u00ebzit e tij, jo me k\u00ebrc\u00ebnime, por t\u00eb bisedonte thjesht me popullin e vet\u00eb, do t\u00eb shihte se situata \u00ebsht\u00eb tmerr\u00ebsisht e keqe, do e shihte se edhe njer\u00ebzit q\u00eb jan\u00eb pun\u00ebsuar ne po marrim informacione se ve\u00e7 kan\u00eb filluar koleg\u00ebt e mi t\u00eb marrin pushim nga nj\u00eb vit pa pages\u00eb, dhe k\u00ebt\u00eb un\u00eb e lexoj se do t\u00eb shkojn\u00eb jasht\u00eb, po u rehatuan jasht\u00eb ata nuk do i kthehen m\u00eb sistemit arsimor, dhe po u b\u00eb veti, dukuri kjo, ne p\u00ebr nj\u00eb vit a dy do mbesim pa kuadro\u201d, u shpreh ai p\u00ebr EO.<\/p>\n<p>Teksa ka folur p\u00ebr largimin e profesionist\u00ebve nga Kosova, Jasharaj i frik\u00ebsohet mund\u00ebsis\u00eb p\u00ebr munges\u00eb kuadri n\u00eb arsim. Ai thot\u00eb se arsimi nuk mund t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsohet me t\u00eb huajt.<\/p>\n<p>\u201cFrika ime \u00ebsht\u00eb se edhe kuadri i ri q\u00eb del, kur e sheh se n\u00eb arsim ardhm\u00ebria e familjes s\u00eb tij me pag\u00ebn n\u00eb arsim nuk \u00ebsht\u00eb fort e sigurt, dhe se ai me pag\u00ebn q\u00eb e merr nuk do t\u2019i dal\u00eb t\u2019i mb\u00ebshtes\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e tij nes\u00ebr, ai edhe n\u00ebse nuk shkon jasht\u00eb do t\u00eb shikoj\u00eb t\u00eb pun\u00ebsohet n\u00eb sektorin privat ngase sektori privat, zot\u00ebri Azemi po e thot\u00eb vazhdimisht edhe pak dit\u00eb do mbetet pa pun\u00ebtor\u00eb. Sepse pun\u00ebtor\u00ebt nuk punojn\u00eb me pagat q\u00eb i kan\u00eb k\u00ebtu n\u00eb Kosov\u00eb por shkojn\u00eb jasht\u00eb sepse pagat jan\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha. Do t\u00eb thot\u00eb do t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb zinxhir i mungesave dhe po them n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb figurative, ndoshta n\u00eb sektor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb do mund t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsohen disi, n\u00eb media jo, n\u00eb polici jo, sepse neve na duhen djelmosha dhe vajza tona ta mbrojn\u00eb Kosov\u00ebn, edhe n\u00eb arsim, edhe po pat\u00ebm miliarda neve nuk marrim dot m\u00ebsues nga Greqia apo nga Gjermania sepse k\u00ebta f\u00ebmij\u00eb jan\u00eb shqiptar\u00eb dhe e duan m\u00ebsuesin n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe\u201d, thot\u00eb Jasharaj.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ndon\u00ebse arsimi n\u00eb vend u p\u00ebrball\u00eb me grev\u00eb disa muajshe n\u00eb shtator t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, kryetari i Sindikat\u00ebs s\u00eb Bashkuar t\u00eb Arsimit, Shkenc\u00ebs (SBAShK), Rrahman Jasharaj, po paralajm\u00ebron nj\u00eb tjet\u00ebr \u201cgrev\u00eb\u201d. Por k\u00ebsaj radhe, ajo po quhet \u201cgrev\u00eb e heshtur\u201d. \u201cGreva e heshtur\u201d, sipas Jasharajt, n\u00ebnkupton munges\u00ebn e vullnetit t\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsve p\u00ebr shkak t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":154490,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-154489","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/154489","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=154489"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/154489\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/154490"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=154489"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=154489"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=154489"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}