{"id":155434,"date":"2023-07-29T23:45:29","date_gmt":"2023-07-29T21:45:29","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=155434"},"modified":"2023-07-29T23:59:28","modified_gmt":"2023-07-29T21:59:28","slug":"kryetari-i-bordit-te-rtk-se-reagon-per-rastin-e-gazetarit-te-suspenduar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/kryetari-i-bordit-te-rtk-se-reagon-per-rastin-e-gazetarit-te-suspenduar\/","title":{"rendered":"Kryetari i Bordit t\u00eb RTK-s\u00eb reagon p\u00ebr rastin e gazetarit t\u00eb suspenduar"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i Bordit t\u00eb RTK-s\u00eb, Besnik Boletini ka reaguar pasi gazetari i k\u00ebtij mediumi, Asdren Agushi ka th\u00ebn\u00eb se pas pun\u00ebs 7 vje\u00e7are si gazetar dhe korrespodent, \u00ebsht\u00eb suspenduar nga puna. <\/p>\n<p>Agushi ka th\u00ebn\u00eb se suspendimi i tij lidhet me kritikat ndaj pushtetit.<\/p>\n<p>Boletini i ka vler\u00ebsuar t\u00eb nxituara dhe tendenc\u00eb p\u00ebr presion ndaj RTK-s\u00eb reagimet  lidhur me pezullimin nga puna t\u00eb gazetarit-korrespodent nga Gjilani, Asdren Agushi.<\/p>\n<p>Ai p\u00ebrmes nj\u00eb shkrimi n\u00eb \u201cFacebook\u201d ka th\u00ebn\u00eb se ka k\u00ebrkuar informacione nga menaxhmenti lidhur me k\u00ebt\u00eb rast dhe \u201ce v\u00ebrteta q\u00ebndron se gazetari \u00ebsht\u00eb suspenduar p\u00ebr shkak se e ka injoruar pun\u00ebn \u2013 nuk ka punuar, e jo p\u00ebr shkaqe tjera, apo p\u00ebr shkrime hulumtuese kritike.<\/p>\n<p>\u201cPra fatkeq\u00ebsisht gazetari Agushi nuk e ka th\u00ebn\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn n\u00eb statusin e tij dhe ka lajthitur me gjas\u00eb disa mediume, por edhe disa politikan\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt u nxituan n\u00eb reagime pa i pasur informacionet e duhura. Reagime t\u00eb tilla jan\u00eb tendenc\u00eb p\u00ebr presion ndaj RTK-s\u00eb, por sigurisht q\u00eb nuk kan\u00eb asnj\u00eb efekt. RTK do t\u00eb vazhdoj\u00eb pun\u00ebn me profesionaliz\u00ebm dhe objektivitet t\u00eb plot\u00eb\u201d, ka theksuar Boletini.<\/p>\n<p>Ai ka th\u00ebn\u00eb se nga t\u00eb dh\u00ebnat q\u00eb ka marr\u00eb n\u00eb menaxhmentin e RTK-s\u00eb, rezulton se gazetari Agushi nuk e ka kryer pun\u00ebn si\u00e7 duhet.<\/p>\n<p>\u201cAi nuk ka realizuar p\u00ebr disa dit\u00eb me radh\u00eb kronikat q\u00eb i jan\u00eb k\u00ebrkuar nga redaktor\u00ebt. P.sh sipas t\u00eb dh\u00ebnave rezulton se gjat\u00eb muajit qershor ai ka realizuar vet\u00ebm kat\u00ebr kronika. Nga 14 qershori deri me 30 qershor nuk ka realizuar asnj\u00eb raport\/kronik\u00eb. Nd\u00ebrsa nga data 1 korrik 2023 deri 19 korrik 2023 , korrespodenti Asdren Agushi ka realizuar nj\u00eb kronik\u00eb. N\u00ebse dikush mendon q\u00eb punonj\u00ebsit duhet t\u00eb paguhen pa punuar, \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka tjet\u00ebr, por e ka gabim. Ajo koh\u00eb ka p\u00ebrfunduar. Deri m\u00eb tani jan\u00eb larguar 25 punonj\u00ebs p\u00ebr shkak se nuk kan\u00eb ardhur n\u00eb pun\u00eb, apo nuk e kan\u00eb respektuar kontrat\u00ebn e pun\u00ebs\u201d, ka shtuar tutje kryetari i Bordit t\u00eb RTK-s\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Boletinit, tendenca p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb presion q\u00eb ndaj pun\u00ebtor\u00ebve q\u00eb nuk punojn\u00eb nuk duhet marr\u00eb masa \u00ebsht\u00eb q\u00ebllimkeqe dhe joracionale.<\/p>\n<p>\u201cSfida e probleme ka me boll\u00ebk, por RTK aktualisht e ka pavar\u00ebsin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe editoriale q\u00eb nga themelimi. RTK asnj\u00ebher\u00eb nuk ka funksionuar m\u00eb e pavarur. Kjo mund t\u00eb evidentohet, \u00e7do dit\u00eb e \u00e7do or\u00eb. Ideja e disa individ\u00ebve partiak p\u00ebr ta p\u00ebrdorur transmetuesin publik si \u2018terren\u2019 p\u00ebr beteja politike \u00ebsht\u00eb e gabuar. Betejat politike zhvilloni n\u00eb terrenet e juaja. E sfidoj publikisht z. Lutfi Haziri dhe znj. Valentina Bunjaku-Rexhepi q\u00eb t\u00eb ofrojn\u00eb d\u00ebshmi konkrete se korrespondenti i RTK-s\u00eb \u00ebsht\u00eb suspenduar p\u00ebr shkak se \u2018paska qen\u00eb kritik ndaj pushtetit. Cila storie? Cili hulumtim? Kur dhe nga kush \u00ebsht\u00eb ndaluar apo p\u00ebrndjekur? K\u00ebto gj\u00ebra jan\u00eb komplet t\u00eb papranueshme, n\u00ebse ofrohen k\u00ebto d\u00ebshmi, zotohem publikisht se do t\u00eb nd\u00ebrmarrim masa ndaj menaxhmentit. Le t\u00eb flasim dhe veprojm\u00eb me fakte. Le t\u00eb b\u00ebhemi p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr fjal\u00ebn publike\u201d, ka theksuar Boletini.<\/p>\n<p>Ai n\u00eb fund ka th\u00ebn\u00eb se korrespondenti i lartcekur e ka t\u00eb drejt\u00ebn e ankes\u00ebs n\u00eb shkall\u00ebn e dyt\u00eb dhe n\u00ebse p\u00ebr mosrespektim t\u00eb kontrat\u00ebs ka arsye objektive dhe i d\u00ebshmon me fakte, komisioni p\u00ebrkat\u00ebs e shqyrton me profesionaliz\u00ebm.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Bordit t\u00eb RTK-s\u00eb, Besnik Boletini ka reaguar pasi gazetari i k\u00ebtij mediumi, Asdren Agushi ka th\u00ebn\u00eb se pas pun\u00ebs 7 vje\u00e7are si gazetar dhe korrespodent, \u00ebsht\u00eb suspenduar nga puna. Agushi ka th\u00ebn\u00eb se suspendimi i tij lidhet me kritikat ndaj pushtetit. Boletini i ka vler\u00ebsuar t\u00eb nxituara dhe tendenc\u00eb p\u00ebr presion ndaj RTK-s\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":155435,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-155434","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/155434","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=155434"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/155434\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/155435"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=155434"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=155434"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=155434"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}