{"id":155588,"date":"2023-08-01T23:48:19","date_gmt":"2023-08-01T21:48:19","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=155588"},"modified":"2023-08-01T23:48:19","modified_gmt":"2023-08-01T21:48:19","slug":"o-ma-jep-o-me-vrit-gruaja-e-agim-ramadanit-rrefen-momente-interesante-si-ia-kerkoi-doren","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/o-ma-jep-o-me-vrit-gruaja-e-agim-ramadanit-rrefen-momente-interesante-si-ia-kerkoi-doren\/","title":{"rendered":"\u201cO ma jep, o m\u00eb vrit\u201d \u2013 Gruaja e Agim Ramadanit rr\u00ebfen momente interesante, si ia k\u00ebrkoi dor\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p>Ndon\u00ebse jo rrall\u00ebher\u00eb kishte folur p\u00ebr heroin Agim Ramadani, bashk\u00ebshortja e tij Shukrija ka rr\u00ebfyer p\u00ebr ngjarje interesante q\u00eb nuk i kishte th\u00ebn\u00eb m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo tregon se si nj\u00eb let\u00ebr e Agimit e nisur nga Akademia Ushtarake, e kishte b\u00ebr\u00eb babain e saj t\u00eb kuptonte raportin me Agimin, ndon\u00ebse at\u00eb koh\u00eb ishte vet\u00ebm shoq\u00ebror.<\/p>\n<p>\u201cM\u00eb mungonte si shok. D\u00ebrgonim letra. \u201cI yti p\u00ebrgjithmon\u00eb\u201d, m\u00eb shkruante n\u00eb fund. Dhe ajo let\u00ebr p\u00ebr dreq i bie n\u00eb dor\u00eb babait tim. E hap, e shikon dhe m\u00eb pyet se kush \u00ebsht\u00eb. Thash e kam n\u00eb klas\u00eb. Tha \u00e7far\u00eb klase, me mesazhin \u201cyti p\u00ebrgjithmon\u00eb\u201d, tregon Shukrija n\u00eb Debat Plus t\u00eb RTV Dukagjini.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse e kishe kaluar disi, Shukrije Ramadani thot\u00eb se babai nuk e kishte pritur mir\u00eb nd\u00ebrsa Agimin, e njihte vet\u00ebm si bashk\u00ebfshatar, jo m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb vitin e parafundit t\u00eb shkoll\u00ebs s\u00eb mesme, ve\u00e7 filluan demostratat e student\u00ebve dhe ishim bashk\u00eb nj\u00eb grup ilegal, at\u00eb koh\u00eb erdhi nj\u00eb ofert\u00eb nga Akademia ushtarake dhe t\u00eb dy vendos\u00ebm t\u00eb shkojm\u00eb duke e ditur se ishim t\u00eb p\u00ebrgaditur emocionalisht dhe moralisht q\u00eb t\u00eb mbronim atdheun, vendos\u00ebm t\u00eb shkojm\u00eb. Ishim vet\u00ebm shok\u00eb dhe nga aty, b\u00ebhemi nj\u00eb strumbullar\u00eb ku do luftojm\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbrojtur atdheun ton\u00eb. Bashkimi i Kosov\u00ebs me Shqip\u00ebrin\u00eb, ideali yn\u00eb num\u00ebr nj\u00eb. U pranuam t\u00eb dy, nis\u00ebn demostratat, e humba t\u00eb drejt\u00ebn dhe ai shkoi atje. Un\u00eb isha n\u00eb demostrata, m\u00eb nd\u00ebshkuan ashtu at\u00eb koh\u00eb. M\u00eb p\u00ebrjashtuan edhe nga e mesmja, m\u00eb lan\u00eb t\u00eb p\u00ebrfundoja me intervenca\u201d, tregon ajo.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, letrat e Agimit nuk u ndal\u00ebn. T\u00eb nj\u00ebjtat vinin shpesh dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, Shukrije Ramadani i kishte treguar t\u00eb atit.<\/p>\n<p>\u201cNis\u00ebn t\u00eb vinin letra si shpesh dhe babai im u shqet\u00ebsua gjersa m\u00eb pyti. E pranova, thash e dua\u201d, tregon ajo gjersa i tregon p\u00ebr prejardhjen e Agimti dhe \u00e7far\u00eb b\u00ebn ai. \u201cNuk t\u00eb jap\u201d, m\u00eb tha babai. Un\u00eb i thash se e dua. K\u00ebshtu vazhdoi kat\u00ebr vite me radh\u00eb. Agimi n\u00eb akademi, takoheshim tin\u00ebz. Dilnim n\u00eb Gjilan, b\u00ebnte sikur s\u2019m\u00eb sheh. Vazhdoi si e till\u00eb deri sa erdhi hapi p\u00ebrfundimtar. Ai e pret babain tim te puna. \u201cJam Agimi\u201d, i ishte prezantuar. \u2018Dua t\u00eb ma jepni Shukrijen\u201d. \u201c\u00c7far\u00eb Shukrije, \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb aj llaf? S\u2019ta jap kurr\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>At\u00eb moment, si\u00e7 tregon bashk\u00ebshortja e tij, Agimi i kishte nxjerr\u00eb revolen babait t\u00eb saj n\u00eb preh\u00ebr.<\/p>\n<p>\u201cO ma jep, o m\u00eb vraj\u201d. \u201cBabai s\u2019pati tjet\u00ebr mund\u00ebsi\u2026ky ishte momenti i fejes\u00ebs\u201d., tregon ajo. \u2018M\u00eb soll\u00ebn tr\u00ebndafila, u trishtova. Thash m\u00eb paskan fejuar diku pa m\u00eb pyetur, se e disha mentalitetit ton\u00eb. Pyeta se \u00e7ka jan\u00eb ata tr\u00ebndafila e m\u00eb tha p\u00ebr fejes\u00ebn t\u00ebnde. Thash se e paskan knaq\u2026n\u00ebna tha p\u00ebr Agimin. I thash t\u00eb mos b\u00ebnte shaka. Babai nisi t\u00eb qante dhe doli jasht\u00eb\u2026aq shum\u00eb u trishtova as sdita t\u00eb g\u00ebzohesha. U habita dhe nuk dija t\u00eb g\u00ebzohesha, ai nuk ishte aty\u201d.<\/p>\n<p>Agimi dhe Shukrija njiheshin qysh nga f\u00ebmij\u00ebria.<\/p>\n<p>Si\u00e7 tregon ajo, t\u00eb dy kishin luajtur rolin e dashor\u00ebve n\u00eb shfaqjet teatrale gjersa nuk e mohon se n\u00eb pjes\u00eb t\u00eb caktuara t\u00eb raportit t\u00eb tyre, e kishte edhe zili.<\/p>\n<p>\u201cNuk e di se si mund t\u00eb mendoj njeriu kur q\u00eb nga f\u00ebmij\u00ebria e njoh. Jemi rritur n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin fshat, vet\u00ebm lumi na ndan sht\u00ebpit\u00eb tona dhe jemi rritur n\u00eb at\u00eb lum duke u lar\u00eb si f\u00ebmij\u00eb, duke luajtur dhe duke jetuar nj\u00eb jet\u00eb idilike q\u00eb s\u2019mund t\u2019a \u00ebnd\u00ebrroj askush\u2026.\u00cbsht\u00eb paska e \u00e7uditshme, Kemi qen\u00eb t\u00eb dy nx\u00ebn\u00ebsat m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb shkoll\u00ebs, \u00e7do here kam pasur xhelozi ndaj tij. E kam xhelozuar nj\u00eb koh\u00eb p\u00ebr t\u2019a urrejtur m\u00eb von\u00eb dhe gjith\u00eb ajo urrejtje u sh\u00ebndrrua n\u00eb nj\u00eb dashuri t\u00eb \u00e7mendur (e thot\u00eb duke qeshur). Ishte m\u00eb i miri, sidomos n\u00eb l\u00ebnd\u00eb ekzakte.<\/p>\n<p>N\u00eb \u00e7do gar\u00eb ishte i pari dhe un\u00eb p\u00ebrher\u00eb provoja q\u00eb ta kaloja dhe e kisha shum\u00eb v\u00ebshtir\u00eb. Kemi qen\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn klas\u00eb q\u00eb nga e mesmja nd\u00ebrsa n\u00eb shkoll\u00ebn fillore \u00e7do here na kan\u00eb ndar\u00eb ngase at\u00ebher\u00eb ishte koha kur nx\u00ebn\u00ebsat e mir\u00eb i ndanin n\u00eb koh\u00eb t\u00eb ndryshme q\u00eb t\u00eb ndikonin n\u00eb rrethin e tyre. \u00c7do her\u00eb n\u00eb pjes\u00ebt teatrale kemi luajtur rolin e dashnor\u00ebve, ishte e \u00e7uditshme kjo. Thuajse ata m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsit tan\u00eb ve\u00e7 e kishin parandjer\u00eb di\u00e7ka t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb kujtohen shum\u00eb role q\u00eb kemi luajtur bashkas kur ai m\u00eb ngacmonte ngase kishim rolin e dy dashnor\u00ebve\u2026\u00e7do here un\u00eb isha Hajrija, ai ishte Halili apo ndonj\u00eb rol tjet\u00ebr ka qen\u00eb n\u00eb klas\u00ebn e kat\u00ebrt, un\u00eb isha n\u00ebna, ai ishte djali im i cili b\u00ebnte sherre dhe un\u00eb duhej t\u00eb ia ngrihja veshin ngaq\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb ca shkelje t\u00eb rregullave sht\u00ebpiake. Kurr\u00eb se harroj, ishim n\u00eb sken\u00eb n\u00eb Gjilan, merrshim pjes\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb fshatit ton\u00eb, zhvillohej shum\u00eb jeta kulturore at\u00eb koh\u00eb\u2026sapo desha t\u00eb ia ngrihja veshin, ai m\u00eb shikoi shtremb\u00ebrt\u2026u morr\u00ebm vesh me shikim. Kur e kryem pjes\u00ebn teatrale tha pse nuk ia ngrehe veshin, thash se m\u00eb shikoi aq trembsh\u00ebm sa q\u00eb u frik\u00ebsova\u201d, ka treguar ajo.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ndon\u00ebse jo rrall\u00ebher\u00eb kishte folur p\u00ebr heroin Agim Ramadani, bashk\u00ebshortja e tij Shukrija ka rr\u00ebfyer p\u00ebr ngjarje interesante q\u00eb nuk i kishte th\u00ebn\u00eb m\u00eb par\u00eb. Ajo tregon se si nj\u00eb let\u00ebr e Agimit e nisur nga Akademia Ushtarake, e kishte b\u00ebr\u00eb babain e saj t\u00eb kuptonte raportin me Agimin, ndon\u00ebse at\u00eb koh\u00eb ishte vet\u00ebm shoq\u00ebror. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":155589,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-155588","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/155588","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=155588"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/155588\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/155589"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=155588"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=155588"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=155588"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}