{"id":156458,"date":"2023-08-20T11:02:18","date_gmt":"2023-08-20T09:02:18","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=156458"},"modified":"2023-08-20T11:02:18","modified_gmt":"2023-08-20T09:02:18","slug":"reagim-i-keshillit-prokurorial-i-kosoves-ndaj-deklaratave-te-kryeministrit-te-kosoves-dhe-ministrave-te-kabinetit-qeveritar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/reagim-i-keshillit-prokurorial-i-kosoves-ndaj-deklaratave-te-kryeministrit-te-kosoves-dhe-ministrave-te-kabinetit-qeveritar\/","title":{"rendered":"Reagim i K\u00ebshillit Prokurorial i Kosov\u00ebs ndaj deklaratave t\u00eb Kryeministrit t\u00eb Kosov\u00ebs dhe ministrave t\u00eb kabinetit qeveritar"},"content":{"rendered":"<p>K\u00ebshilli Prokurorial i Kosov\u00ebs (KPK) reagon ashp\u00ebr ndaj deklaratave me p\u00ebrmbajtje tejet tendencioze, t\u00eb pav\u00ebrteta e lin\u00e7uese ndaj Institucionit t\u00eb Prokuroris\u00eb dhe prokuror\u00ebve t\u00eb saj, t\u00eb b\u00ebra dje dhe sot nga ana e Kryeministrit t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe ministrave t\u00eb kabinetit qeveritar, mbi baz\u00ebn e paragjykimeve dhe hamend\u00ebsive, duke tentuar t\u00eb godas\u00eb sistemin prokurorial n\u00eb \u00e7do m\u00ebnyr\u00eb dhe n\u00eb \u00e7do rast.<\/p>\n<p>KPK-ja i b\u00ebn\u00eb thirrje Kryeministrit dhe ministrave t\u00eb kabinetit t\u00eb tij qeveritar q\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbahen nga deklaratat e vazhdueshme shantazhuese dhe rrjedhimisht n\u00ebn\u00e7muese, ndaj sistemit prokurorial t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi dhe ndaj pun\u00ebs s\u00eb prokuror\u00ebve n\u00eb ve\u00e7anti, duke tentuar t\u00eb lin\u00e7ojn\u00eb publikisht \u00e7do gj\u00eb q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me sistemin prokurorial dhe pun\u00ebn e prokuror\u00ebve t\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>KPK-ja, thekson n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb qart\u00eb dhe t\u00eb pal\u00ebkundur se deklaratat dhe akuzat e tilla t\u00eb pabaza dhe qasja e till\u00eb e nj\u00eb pushteti tjet\u00ebr, duke sulmuar dhe lin\u00e7uar kryeprokuror\u00ebt dhe prokuror\u00ebt me emra dhe mbiemra, \u00ebsht\u00eb shkelje e patolerueshme dhe tentativ\u00eb e d\u00ebshtuar p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb pun\u00ebn e pavarur t\u00eb Prokurorit t\u00eb Shtetit.<\/p>\n<p>Gjithashtu, KPK-ja, deklaron se do t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb fuqish\u00ebm dhe do t\u00eb mbroj\u00eb me t\u00eb gjitha mjetet juridike-ligjore, q\u00eb ka n\u00eb dispozicion, pun\u00ebn profesionale t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb prokuror\u00ebve t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe, m\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, u b\u00ebn thirrje publike t\u00eb gjith\u00eb faktor\u00ebve, n\u00eb ve\u00e7anti, Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb larg deklaratave t\u00eb tilla, tentativave p\u00ebr nd\u00ebrhyrje dhe presione t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta dhe t\u00eb kota, q\u00eb bien n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjet n\u00eb fuqi dhe Kushtetut\u00ebn e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Prandaj, KPK-ja d\u00ebnon keqp\u00ebrdorimin e fjal\u00ebs s\u00eb lir\u00eb nga ana e Kryeministrit dhe ministrave t\u00eb tij, duke theksuar se k\u00ebto deklarata jan\u00eb krejt t\u00eb kota ndaj Prokurorit t\u00eb Shtetit, i cili nuk ndikohet nga qarqet politike dhe grupet e interesit, por si institucion i pavarur dhe i paansh\u00ebm n\u00eb ushtrimin e mandatit t\u00eb vet do t\u2019i shkoj\u00eb deri n\u00eb fund \u00e7do rasti me dyshim p\u00ebr keqp\u00ebrdorim t\u00eb paras\u00eb publike dhe n\u00eb d\u00ebm t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, pavar\u00ebsisht kush \u00ebsht\u00eb, n\u00eb \u00e7ka beson dhe \u00e7far\u00eb ka b\u00ebr\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebshilli Prokurorial \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrkushtuar me t\u00eb gjith\u00eb mekanizmat e tij q\u00eb t\u00eb punoj\u00eb, mbroj\u00eb dhe avancoj\u00eb \u00e7do vler\u00eb t\u00eb integritetit, dinjitetit dhe transparenc\u00ebs publike, si dhe t\u00eb luftoj\u00eb \u00e7do tendenc\u00eb p\u00ebr presion dhe nd\u00ebrhyrje nga ana e kujtdoqoft\u00eb.<\/p>\n<p>KPK-ja b\u00ebn thirrje q\u00eb Prokurori i Shtetit, puna dhe misioni i tij, t\u00eb jen\u00eb jasht\u00eb \u00e7do agjende t\u00eb politik\u00ebs ditore, sepse vler\u00ebsimi i pun\u00ebs s\u00eb prokuror\u00ebve nuk varet nga vullneti i individ\u00ebve, subjekteve dhe grupeve t\u00eb caktuara dhe as k\u00ebto deklarata dhe veprime jokorrekte, joetike dhe t\u00eb padinjitetshme nuk do t\u00eb arrijn\u00eb t\u00eb zbehin pun\u00ebn e prokuror\u00ebve.<\/p>\n<p>KPK-ja potencon se Prokurori i Shtetit, si pjes\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vendin ton\u00eb, do t\u00eb punoj\u00eb intensivisht p\u00ebr ndri\u00e7imin deri n\u00eb fund t\u00eb t\u00eb gjitha rasteve n\u00eb pun\u00eb, ndaj t\u00eb gjith\u00eb atyre zyrtar\u00ebve t\u00eb dyshuar dhe t\u00eb veshur me pushtet, pavar\u00ebsisht tentativave p\u00ebr nd\u00ebrhyrje, duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb pah p\u00ebrfundimisht dhe me konsekuenc\u00eb se pavar\u00ebsia e sistemit prokurorial \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsore dhe e r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb rrug\u00ebn q\u00eb kemi p\u00ebrpara.\u200b <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>K\u00ebshilli Prokurorial i Kosov\u00ebs (KPK) reagon ashp\u00ebr ndaj deklaratave me p\u00ebrmbajtje tejet tendencioze, t\u00eb pav\u00ebrteta e lin\u00e7uese ndaj Institucionit t\u00eb Prokuroris\u00eb dhe prokuror\u00ebve t\u00eb saj, t\u00eb b\u00ebra dje dhe sot nga ana e Kryeministrit t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe ministrave t\u00eb kabinetit qeveritar, mbi baz\u00ebn e paragjykimeve dhe hamend\u00ebsive, duke tentuar t\u00eb godas\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":156459,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-156458","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/156458","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=156458"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/156458\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/156459"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=156458"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=156458"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=156458"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}