{"id":156617,"date":"2023-08-23T10:12:20","date_gmt":"2023-08-23T08:12:20","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=156617"},"modified":"2023-08-23T10:12:20","modified_gmt":"2023-08-23T08:12:20","slug":"rreth-75-euro-kushtojne-tekstet-shkollore-per-nje-nxenes-te-klases-se-pare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/rreth-75-euro-kushtojne-tekstet-shkollore-per-nje-nxenes-te-klases-se-pare\/","title":{"rendered":"Rreth 75 euro kushtojn\u00eb tekstet shkollore p\u00ebr nj\u00eb nx\u00ebn\u00ebs t\u00eb klas\u00ebs s\u00eb par\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Kostoja e teksteve shkollore p\u00ebr nj\u00eb nx\u00ebn\u00ebs t\u00eb klas\u00ebs s\u00eb par\u00eb, sipas \u00e7mimeve n\u00ebp\u00ebr librari, \u00ebsht\u00eb rreth 75 euro.<\/p>\n<p>Pas 15 vjet\u00ebsh, sivjet prind\u00ebrit do t\u00eb obligohen q\u00eb vet\u00eb t\u2019i blejn\u00eb tekstet, e Ministria \u00ebsht\u00eb zotuar se do t\u2019i rimbursoj\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, ka shkolla n\u00eb kryeqytet ku vullnetar\u00ebt jan\u00eb mobilizuar p\u00ebr t\u2019i ndihmuar rastet sociale q\u00eb t\u2019i sigurojn\u00eb tekstet p\u00ebr nx\u00ebn\u00ebsit.<\/p>\n<p>E nga partit\u00eb opozitare e k\u00ebrkuan dor\u00ebheqjen e ministres s\u00eb Arsimit, Arb\u00ebrie Nagavci, pasi vler\u00ebsuan se propozimi i saj p\u00ebrb\u00ebn paaft\u00ebsi n\u00eb menaxhimin me sistemin arsimor dhe se ka nj\u00eb kosto p\u00ebr 20 p\u00ebr qind m\u00eb t\u00eb lart\u00eb sesa me an\u00eb t\u00eb blerjes s\u00eb librave n\u00ebp\u00ebrmjet procedurave t\u00eb prokurimit<\/p>\n<p>Rreth 75 euro kushtojn\u00eb 16 tekstet shkollore t\u00eb n\u00ebnt\u00eb l\u00ebnd\u00ebve m\u00ebsimore p\u00ebr nj\u00eb nx\u00ebn\u00ebs t\u00eb klas\u00ebn s\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7mimet n\u00ebp\u00ebr librari p\u00ebr librin baz\u00eb variojn\u00eb nga 5 deri n\u00eb 6 euro, nd\u00ebrsa p\u00ebr fletore t\u00eb pun\u00ebs dhe tekstet e l\u00ebnd\u00ebve s\u00eb artit, t\u00eb muzik\u00ebs dhe t\u00eb edukat\u00ebs fizike jan\u00eb nga 4 euro. T\u00eb nj\u00ebjta \u00e7mime variojn\u00eb edhe p\u00ebr librat e klasave nga e dyta deri n\u00eb t\u00eb pest\u00ebn.<\/p>\n<p>Sivjet, pas 15 vjet\u00ebsh, obligimi p\u00ebr t\u2019i bler\u00eb tekstet shkollore \u00ebsht\u00eb duke u shqyrtuar q\u00eb t\u2019u bartet prind\u00ebrve, pasi q\u00eb vet\u00ebm 10 dit\u00eb para nisjes s\u00eb procesit m\u00ebsimor Ministria e Arsimit ka njoftuar se ka d\u00ebshtuar q\u00eb t\u00eb arrij\u00eb marr\u00ebveshje me sht\u00ebpit\u00eb botuese p\u00ebr furnizim t\u00eb shkollave me libra. Ajo i ka akuzuar sht\u00ebpit\u00eb botuese p\u00ebr ofertim t\u00eb \u00e7mimeve shum\u00eb m\u00eb t\u00eb larta se ato q\u00eb i vendosin n\u00eb librarit\u00eb e tyre.<\/p>\n<p>P\u00ebr kompensimin e blerjes s\u00eb librave, Ministria ka premtuar se do t\u2019i deponoj\u00eb mjetet n\u00eb xhirollogarit\u00eb e prind\u00ebrve. Por ish-kryetar i K\u00ebshillit t\u00eb Prind\u00ebrve t\u00eb Kosov\u00ebs, Jeton Demi, e ka vler\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb premtim si t\u00eb papranuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201cDeklarimi i fundit, p\u00ebr t\u00eb matur reagimin publik, q\u00eb librat t\u00eb mos blihen me prokurim publik, por t\u2019u rimbursohen shpenzimet e blerjes s\u00eb librave p\u00ebrmes transferimit t\u00eb mjeteve n\u00eb llogari t\u00eb qytetar\u00ebve \u00ebsht\u00eb i gabuar n\u00eb shum\u00eb dimensione\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Demi, i cili ka shtuar se me k\u00ebt\u00eb propozim krijohet praktika q\u00eb institucionet ta heqin barr\u00ebn e vendimmarrjes nga vetja, duke ua bartur at\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve.<\/p>\n<p>Praktika e shp\u00ebrndarjes s\u00eb librave falas nga Ministria e Arsimit p\u00ebr shkollat ka filluar q\u00eb nga vitit 2008. Sipas udh\u00ebzimit administrativ, t\u00eb publikuar n\u00eb vitin 2016, p\u00ebr pajisjen e nx\u00ebn\u00ebsve me tekste shkollore, ky obligim i takon ministris\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cMASHTI ka obligim q\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb pajisjen e nx\u00ebn\u00ebsve t\u00eb arsimit t\u00eb obliguar me tekste shkollore\u201d, shkruan n\u00eb nenin 2 t\u00eb udh\u00ebzimit, ku parashihen obligimet p\u00ebr MASHTI-in.<\/p>\n<p>Deri n\u00eb vitin 2021, Ministria e Arsimit ka p\u00ebrzgjedhur nga nj\u00eb sht\u00ebpi botuese p\u00ebr secil\u00ebn l\u00ebnd\u00eb dhe ato i ka shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb institucionet arsimore. Qe dy vjet, duke u thirrur n\u00eb luftim t\u00eb monopolit, Ministria ka vendosur q\u00eb p\u00ebr secil\u00ebn l\u00ebnd\u00eb t\u00eb ket\u00eb m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb sht\u00ebpi botuese, e pastaj m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsit t\u00eb vendosin se me cil\u00ebn lib\u00ebr d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb punojn\u00eb. E pastaj, Ministria ka pasur p\u00ebr obligim q\u00eb t\u00eb n\u00ebnshkruaj\u00eb tenderin me sht\u00ebpit\u00eb botuese p\u00ebr furnizimin e shkollave me tekste.<\/p>\n<p>Si rrjedhoj\u00eb e pasiguris\u00eb s\u00eb krijuar rreth pajisjes me tekste shkollore, n\u00eb shkolla kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se prind\u00ebrit kan\u00eb filluar q\u00eb t\u00eb mobilizohen p\u00ebr ndihmuar nj\u00ebri-tjetrit n\u00eb rast se ministria nuk i kryen obligimet e saj.<\/p>\n<p>\u201cKemi diku mbi 30 nx\u00ebn\u00ebs q\u00eb jan\u00eb me asistenc\u00eb sociale dhe \u00ebsht\u00eb lajm i mir\u00eb se prind\u00ebrit e shkoll\u00ebs, miqt\u00eb e shkoll\u00ebs kan\u00eb shprehur gatishm\u00ebri q\u00eb ato raste t\u2019iu ndihmojn\u00eb n\u00eb blerjen e librave n\u00eb rast se ka mund\u00ebsi, n\u00ebse vije puna deri te blerja e librave p\u00ebr nx\u00ebn\u00ebs, madje rimbursimi\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Visar Osmani, drejtor n\u00eb shkoll\u00ebn \u201cEmin Duraku\u201d n\u00eb kryeqytet.<\/p>\n<p>E n\u00eb Ministri t\u00eb mart\u00ebn \u00ebsht\u00eb mbajtur nj\u00eb takim midis Departamentit t\u00eb arsimit parauniversitar dhe sht\u00ebpive botuese. Sipas njoftimit nga MASHTI-i, p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e sht\u00ebpive botuese jan\u00eb zotuar se nuk do t\u2019i rrisin \u00e7mimet.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb takimeve t\u00eb rregullta, Departamenti p\u00ebr arsim parauniversitar n\u00eb MASHTI ka mbajtur takim me p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb sht\u00ebpive botuese rreth p\u00ebrgatitjeve p\u00ebr vitin shkollor, p\u00ebrkat\u00ebsisht furnizimin me tekste shkollore. N\u00eb k\u00ebt\u00eb takim, p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb sht\u00ebpive botuese jan\u00eb zotuar se ka tekste t\u00eb mjaftueshme shkollore dhe se nuk do t\u00eb ket\u00eb rritje t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb tyre\u201d, \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjigjen nga MASHTI-i.<\/p>\n<p>Ministrja Arb\u00ebrie Nagavci, pati akuzuar t\u00eb h\u00ebn\u00ebn sht\u00ebpit\u00eb botuese se kan\u00eb ofertuar \u00e7mime t\u00eb larta p\u00ebr libra. Pas k\u00ebsaj akuze, nga Sht\u00ebpia Botuese \u201cDukagjini\u201d than\u00eb se kan\u00eb d\u00ebrguar ofert\u00eb p\u00ebr 4 p\u00ebr qind m\u00eb t\u00eb lir\u00eb se vitin paraprak.<\/p>\n<p>Shukri Klinaku, pronar i sht\u00ebpis\u00eb botuese \u201cLuarasi\u201d, ka th\u00ebn\u00eb p\u00ebr KOH\u00cbN se Nagavci ka g\u00ebnjyer, pasi kompania e sivjet nuk ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb tender, p\u00ebr shkak t\u00eb vonesave me procedura nga ministria.<\/p>\n<p>\u201cMeqen\u00ebse n\u00eb vitin 2023, n\u00eb korrik, e ka d\u00ebrguar me vones\u00eb tenderin, ne nuk kemi ofertuar fare. Nga ky aspekt \u00ebsht\u00eb e pandershme nga ana e ministres q\u00eb ne t\u00eb na p\u00ebrmend\u00eb n\u00eb kontekstin e k\u00ebtij viti, t\u00eb na p\u00ebrmend\u00eb si sht\u00ebpi botuese\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai.<\/p>\n<p>Sipas Ligjit p\u00ebr Botimin e Teksteve Shkollore, sht\u00ebpit\u00eb botuese materialet e tyre i d\u00ebrgojn\u00eb te Komisioni i recensent\u00ebve, i formuar nga MASHTI-i dhe pasi t\u00eb marrin aprovimin e, katalogu me librat e tyre d\u00ebrgohet n\u00eb shkolla p\u00ebr p\u00ebrzgjedhje.<\/p>\n<p>Krahas kritikave nga sht\u00ebpit\u00eb botuese, propozimi i Nagavcit q\u00eb prind\u00ebrit t\u2019i blejn\u00eb vet\u00eb librat p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e tyre, me rimbursim, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb me reagime edhe nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e partive opozitare.<\/p>\n<p>T\u00eb mart\u00ebn konferenca shtypi lidhur me \u00e7\u00ebshtjen kan\u00eb mbajtur n\u00eb Lidhjen Demokratike (LDK), n\u00eb Partin\u00eb Demokratike (PDK) dhe n\u00eb Aleanc\u00ebn p\u00ebr Ardhm\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs (AAK).<\/p>\n<p>Jehona Lushaku, an\u00ebtare e Kryesis\u00eb e LDK-s\u00eb, ka th\u00ebn\u00eb se Ministria ka treguar paaft\u00ebsi me propozimin q\u00eb blerjen e librave t\u2019ua bart\u00eb prind\u00ebrve. Ajo ka shtuar se kostoja e blerjes s\u00eb librave nga prind\u00ebrit do t\u00eb jet\u00eb 20 p\u00ebr qind m\u00eb e lart\u00eb se nga sigurimi i tyre me an\u00eb t\u00eb procedurave t\u00eb prokurimit.<\/p>\n<p>\u201cVarianti i Ministris\u00eb do t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb m\u00eb i kushtuesh\u00ebm. Nga kjo do t\u00eb d\u00ebshmohet se blerja me pakic\u00eb do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e shtrenjt\u00eb. K\u00ebtu nuk po e llogarisim edhe angazhimin e prind\u00ebrve p\u00ebr t\u2019i bler\u00eb. T\u00eb gjitha k\u00ebto nuk jan\u00eb llogaritur. \u00c7mimi i librave do t\u00eb jet\u00eb minimalisht 20 p\u00ebr qind m\u00eb i shtrenjt\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ajo.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, Lushtaku e ka k\u00ebrkuar dor\u00ebheqjen e ministres Nagavci.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebrkojm\u00eb dor\u00ebheqjen e menj\u00ebhershme t\u00eb ministres Nagavci, p\u00ebr shkak t\u00eb keqmenaxhimit, shkeljeve sistematike t\u00eb ligjeve n\u00eb fuqi dhe anarkis\u00eb s\u00eb krijuar n\u00eb sistemin e arsimit. Kosova nuk meriton nj\u00eb ministre q\u00eb ka d\u00ebshtuar t\u00eb menaxhoj\u00eb \u00e7do nivel t\u00eb arsimit\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ajo.<\/p>\n<p>E Besian\u00eb Musmurati, drejtoresh\u00eb p\u00ebr Arsimi n\u00eb Komun\u00ebn e Prishtin\u00ebs dhe an\u00ebtare e PDK-s\u00eb, ka th\u00ebn\u00eb se propozimi i ministris\u00eb \u00ebsht\u00eb shembulli i keqqeverisjes n\u00eb arsim.<\/p>\n<p>\u201cTentativat p\u00ebr t\u00eb fshehur d\u00ebshtimin n\u00eb arsim me arsyetime e fshehje pas gabimeve t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs duhet t\u00eb marrin fund. Gabimet nuk p\u00ebrmir\u00ebsohen me gabime m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha. Prind\u00ebrit gjithandej n\u00ebp\u00ebr Kosov\u00eb jan\u00eb tejet t\u00eb shqet\u00ebsuar me situat\u00ebn e re, e cila pritet t\u00eb krijohet \u2013 ku edhe shtatori i dyt\u00eb n\u00ebn qeverisjen Kurti po i gjen nx\u00ebn\u00ebsit me probleme p\u00ebr t\u00eb nisur vitin shkollor\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ajo.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq Besnik Tahiri, shef i Grupit Parlamentar t\u00eb AAK-s\u00eb, e ka nd\u00ebrlidhur propozimin e fundit t\u00eb Ministris\u00eb me veprim p\u00ebr t\u00eb nxitur nisjen e grevave.<\/p>\n<p>\u201cKy vendim \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb provokuar greva, t\u00eb d\u00ebmtoj\u00eb arsimin publik dhe t\u00eb krijoj\u00eb edhe nj\u00eb kriz\u00eb dhe t\u00eb d\u00ebmtoj\u00eb financiarisht qytetarin. Kjo situat\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb dhe t\u00eb ndalet vet\u00ebm me shkarkimin e k\u00ebsaj qeveri\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai.<\/p>\n<p>Vitin e shkuar, procesi m\u00ebsimor pati nisur m\u00eb 1 tetor, si pasoj\u00eb e grev\u00ebs s\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsve p\u00ebr paga, t\u00eb nisur q\u00eb nga 25 gushti.\/GazetaSinjali\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kostoja e teksteve shkollore p\u00ebr nj\u00eb nx\u00ebn\u00ebs t\u00eb klas\u00ebs s\u00eb par\u00eb, sipas \u00e7mimeve n\u00ebp\u00ebr librari, \u00ebsht\u00eb rreth 75 euro. Pas 15 vjet\u00ebsh, sivjet prind\u00ebrit do t\u00eb obligohen q\u00eb vet\u00eb t\u2019i blejn\u00eb tekstet, e Ministria \u00ebsht\u00eb zotuar se do t\u2019i rimbursoj\u00eb. Nd\u00ebrkaq, ka shkolla n\u00eb kryeqytet ku vullnetar\u00ebt jan\u00eb mobilizuar p\u00ebr t\u2019i ndihmuar rastet sociale q\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":156618,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-156617","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/156617","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=156617"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/156617\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/156618"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=156617"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=156617"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=156617"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}